Ahmed Mahmud Muhammed
Porosi drejtuar atij qe prishe agjerimin paarsye:
PERSE NUK AGJERON
_________________________________________________
Titulli ne origjinal:RISALETUN AXHILETUN
ILA MEN JUFTIR FI RAMADANE BIGAJRI
UDHRIN, LIMADHA LA TESUMU…?!
SHKRESE URGJENTE KUSHTUAR CDOKUJT QE
PRISH AGJERIMIN PAARSYE
PERSE NUK AGJERON
Pregaditi:Ahmed Mahmud Muhammed
Parathenia :Muhammed Husejn Ja'kub
Perktheu dhe pershtati:Sedat Islami
Pergaditja kompjuterike:Sedat Islami
_________________________________________________
Perkushtim…
Babait dhe Nenes sime qe sakrifikojne cdo gje vetem qe une te shkollohem e t'i sherbej ketij dini!…
_________________________________________________
Parathenie
Falenderimi i takon Allahut s.w.t ndersa pershendetjet qofshin mbi profetin me te nderuar ,shoket dhe familjen e tij gjer ne amshim…o Zot lehteso ,ndihmo e ploteso me te mira o Fisnik
Ramazani …a e di se ç'eshte ramazani…muaji i ramazanit bereqeti i tere vitit
Muaji i ramazanit me vecorite dhe cilesite me te cilat disponon llogaritet stacion qendrore.
Po.Ai eshte i ngjashem me kete stacion qendrore [shume te rendesishem] ne ditet e vitit… stacion i rendesishem per pergaditje shpireterore ,trupore e morale,[pergaditje] per te cilen ka nevoje tere ummeti ,madje tere njerzit [veq e veq]
Agjeruesi pergaditet per ibadete e vepra te lira siq vijon:
-drejtimi kah ibadetet
-shpeshtimi i te mirave
-largimi prej te keqiave
-vendosmeria ne te verteten qofte ne jete te lumtur, ne veshtiresi apo kohe te liga
-mbajtja ne kontrolle e se keqes dhe eliminimi i zullumit
-perballimi me vdekjen me trimeri e zemer te forte
-sakrifikimi dhe angazhimi ne perhapjen e drites [se imanit],drejtesise dhe islamit
Ndoshta ky eshte sekreti i fitoreve te shumta te cilat i fituan muslimanet gjate ketij muaji me kalimin e koherave.Muslimanet arriten te realizonin fitoret me te medha ndaj armiqve te tyre,te cilet ishin per shume fish me shume se ata ne numer.
E cfare beri ky muaj ne bijte tane ? Asgje..padyshim asgje! sepse ata nuk agjerojne siq agjeruan te paret e tyre dhe nuk perfillen aspektin pozitiv te ramazanit …jo negative.
Kjo eshte nje shkrese modeste,te cilen e shkroi vellau yne ne fe,i riu:Ahmed Mahmud Muhammed, per muajin e ramazanit.Eshte munduar qe te sjelle tematika te ndryshme[rreth lenies se agjerimit].
E shfletova shpejte dhe u mahita nga madhesia e vogel qe ka dhe tere ate permbajtje [te madhe]… shpresoj qe vepra te pranohet!..
E lusim Allahun qe te disponoje me ne per fitoren e ketij ummeti dhe te na furnizoje me sinqeritet ne fjale e vepra !vertet Ai ka force per dic te tille!
Falenderimi i takon Allahut ne fillim e mbarim ,ne brendi e dukshmeri…
E shkroi:Muhammed Husejn Ja'kub 25/8/1422 h
_________________________________________________
O Lenes i Agjerimit !!
O lenes i agjerimit !.. o ti qe e ke ngarkuar veten me mekate madje edhe ne kete muaj e lufton Allahun me ngrenie… o ti qe ke shkaterruar nje shtylle te madhe prej shtyllave te islamit…ky mesazh te perkushtohet ty ..pikerisht ty…pra lexoje me vemendje ka shprese te te udhezoje Allahu e te pendohesh para se te kaloje koha.Thote Allahu s.w.t"pergjigjuni thirrjes se Zotit tuaj para se te vije nje dite qe Allahu nuk e kthen me(pasi ta kete caktuar).Ate dite ju nuk do te gjeni strehim dhe as nuk do te mund ti mohoni mekatet". [shura 47]
O lenes i agjerimit … cudi me ty…si e kupton fjalen e Allahut"o ju qe besuat agjerimi u eshte bere obligim sikurse qe ishte obligim edhe i atyre qe ishin para jush ,keshtu qe te beheni te devotshem" .[bekare 183]
Sa thirrje e madhe ! nga Zoti i botrave...ndahen njerzit para Tij ne dy grupe:sa i perket besimtarit te sinqerte ai therret menjehere ;te jemi pergjegjur o Zot te jemi pergjegjur…tere e mira eshte ne doren Tende…degjuam dhe u nenshtruam .
Ndersa sa i perket besimtarit mekatar dhe te larguar nga e verteta e Zoti i vet, nuk i pergjigjet kesaj ftese,ia ekspozon veten e vet hidherimit te Allahut , Zotit te tokes e qiejve …andaj ka dallim shume te madh ne mes tyre"a eshte i njejte ai qe iu bind Allahut dhe kerkoi kenaqesine e Tij si ai qe terhoqi kunder vetes hidherim te madh nga Allahu dhe e ardhmja e tij eshte xhehennemi,qe eshte perfundim shume i keq" [ ali imran 162]
O lenes i agjerimit !
Pritej prej teje qe ta shfrytezoje shansen e Ramazanit e te pendoheje nga mekatet te cilat i ke bere gjate tere vitit…por ja fatkeqesisht edhe kesaj radhe me ty ndodhe e kunderta…Vetem sa i shtove ne te mekatet…madje e braktise edhe agjerimin, cilesi me e rendesishme me te cilen shquhet Ramazani?!!..
Cudi me ty! Kur do te pendohesh or neglizhent!
O ti qe s'te mjaftoi mekati ne rexheb
Por e kundershtove Zotin edhe ne shaban
Pas ketyre dyve do te te bej hije muaji ramazan
Andaj mos e shenderro ne mekat
Sa i njihje nga te paret qe agjeruan
Ne mesin e familjes ,fqinjeve dhe vellezerve
I mori vdekja e ty te la pas tyre
Eja se nuk eshte me afer i largeti sesa i afermi
Pastaj cudi mbi cudi me ty!..
Si e pengon veten nga tere ky hajr ne Ramazan.A nuk ta ka levizur aspak zemren fjala e Muhamedit a.s " cdo veper e njeriut shperblehet shumefish,nje e mire me dhjete e deri ne shtateqind sish,thote Allahu swt :perveq agjerimit ai eshte per Mua dhe Une shperblej per te,per Mua (robi besimtarë) e braktise epshin e ushqimin e vet,per agjeruesin ka dy gezime:nje kur te haje iftar e tjetrin kur ta takoje Zotin e vet dhe se era e gojes se agjeruesit eshte me e kendshme tek Allahu sesa era e miskut".[muslimi].
O ti qe han ne Ramazan paarsye…
A pajtohesh qe besimtaret e sinqerte te gezohen me Ramazan ?.. Per agjeruesin ka dy gezime ndersa ti cdo dite vetem sa largohesh nga Allahu dhe i afrohesh zjarrit e djallit?! Perse e shet veten me nje cmim kaq te ulet , e e pengon nga fqinjesia e Allahut…nga xhennetet e larta…a ke deshire te jesh i hedhur ne zjarre…(mos harro), veten tende je duke e terhequr zvarre per ne dyert e xhehennemit qe ta shijosh nxehtesine (e paperballuar) ne kohen kur agjeruesit thirren nga dera rejjan[sh.p dere e posaqme ne xhennet neper te cilen hyjne vetem agjeruesit] .Perse tere kjo humbje ?!!Per shkak te epshit shkaterrues apo shokut te keq e te paedukuar i cili te fton te hash ne ramazan?!!
Per Zotin ,ai (shoku yt) nuk do te bej dobi diten e gjykimit madje do te deshiroje qe ti te hyshe ne zjarre e ai te shpetoje.Thote Allahu swt "edhe pse ata shihen ndermjet vete(edhe njihen por ikin prej njeri tjetrit).Krimineli deshiron sikur te kishte paguar denimin e asaj dite me bijte e tij .Dhe me gruan e vet dhe me vellaun e vet.Edhe me te afermit e tij qe ai te ata mbeshtetej.Edhe me krejt cka ka ne toke ,e vetem te kishte shpetuar.Jo kurrsesi ,ajo (para) eshte ledh-dha flaka(emer i xhehennemit).Eshte qe heq kapaket e kokes .Qe e therret (terheq prej vetes) ate qe eshte zbrapsure larguar (prej besimit).Dhe qe ka tubuar (pasuri) dhe e ka ruajtur(fshehur).[mearixh 11-18] si dhe"ate dite shoket e ngushte do te jene armiq te njeri tjetrit perveq atyre qe ishin te sinqerte ne miqesi"[Zuhruf 67].
O lenes i agjerimit ..
A pajtohesh qe njerzit e therrasin Zotin e tyre :o Zot na e sjell Ramazanin ..Na e sjell ramazanin derisa ti or i mjere shpreson qe ky muaj te fshihet nga koha e te mos ekzistoje fare..ose shpreson qe te mbetet ramazani por ti ne te te jesh vella i shejtanit.
O lenes i agjerimit! A ke deshire qe diten e bajramit t'i shohish muslimanet e sinqerte te gezuar me "diten e shperblimit" ? Te gjithe jane te gezuar ,falenderues ndaj Allahut swt per ate se ua solli ramazanin e iu ndihmoi ta kryejne obligimin e agjerimit siq thote edhe Allahu swt"…( te agjeroni ditet e leshuara me vone) qe te plotesoni numrin ,te madheroni Allahun per se u udhezoi dhe qe te falenderoni".[bekare185]
Gjuha e tij thote"falenderimi te takon Ty o Zoti yne,Ty te falenderojme ,betohemi o Zot se nuk duam te na pengosh nga kjo begati edhe nese dunjaja dhe cka ka ne te te jete e jona.
A pajtohesh qe te sinqertit te jene te tille ndersa ti i humbur e i poshteruar… shihet ne dhembet tuaj nje buzqeshje mashtruese.Apo ndoshta ti gezohesh me ata sikurse ti je prej tyre ?!
Cudi me ty..si ke force qe fteses se Muhammedit as t'i pergjegjesh keshtu? Do te vdesish e do te hysh ne zjarre?!A nuk e di se Xhibrili a.s erdhi e i tha Muhammmedit as" O Muhammed ,kush e arrin muajin e ramazanit e vdes pa iu falur mekatet hyn ne zjarre dhe eshte larg Zotit,(me tha Xhibrili) thuaj :Amin.Tha Muhammedi as :amin .(sahihul xhamii).
AI QE PRISH AGJERIMIN PAARSYE NE RAMAZAN KA BERE MEKAT PREJ MEKATEVE TE MEDHA
Thote imam Edh-Dhehebiu ne librin e tij te njohur "el kebair-mekatet e medha":mekati i 10 (per nga pesha prej mekateve te medha eshte):ngrenia ne ramazan paarsye dhe leje". Pastaj cek hadithin "islami eshte i ndertuar mbi pese shtylla :deshmia ,namazi,zeqati,agjerimi dhe haxhi"(buhariu & muslimi).
Poashtu imam edh-Dhehebiu cek mendimin e ibni Abbasit r.a i cili thote"nyjet[lidhja] e islamit dhe rregullat e fese jane tri:deshmia se nuk ka Zot tjeter perveq Allahut ,namazi dhe agjerimi i ramazanit andaj kush e braktise njeren prej ketyre tri parimeve ai ka bere kufer(ka rene ne mosbesim)" e pastaj thote Dhehebiu ;kjo eshte e vertet.
Ka thene Muhammedi as"e ka poshteruar Allahu njeriun ,i cili e perjeton ramazanin dhe kalon pa iu falur mekatet"[sahihul xhamii]
Transmetohet nga ibni Mes'udi dhe te tjeret prej sahabeve se:kush e prishe nje dite paarsye nuk mund ta kompenzoje edhe po te kete agjeruar tere vitin ( e kane transmetuar te pestit por nuk eshte vertetuar nga Muhammedi as).
Nese ky mendim eshte nga sahabet e nderuar ,atehere qellimi me te eshte verejtje e fuqishme ndaj atyre qe hane ne ramazan paarsye dhe nuk ka per qellim moskompenzimin e asaj dite qe nuk e ka agjeruar sepse ai e ka obligim kompenzimin.
Lenesi i agjerimit eshte me mekatar sesa laviri dhe konsumuesi i alkoolit
Thote Dhehebiu :muslimanet jane te dakorduar se lenesi i agjerimit pa qene i semure dhe paarsye te shendoshe eshte me mekatar sesa laviri,tatimmarresi me dhune dhe konsumuesi i alkoolit madje dyshohet ne islamin e tij .Mendojne se eshte zindik ( i dalur prej feje) dhe prishes i fese.
DENIMI PER ATE QE PRISHE AGJERIMIN PAARSYE
O lenes i agjerimit
Vertet denimet e parapara per mekatet ne kete dhe ne boten tjeter jane te ndryshme duke patur parasysh llojllojshmerine dhe peshen e ndryshme te mekateve.Ti,lenes i agjerimit ke braktisur nje çeshtje te madhe sa gati askush nga muslimanet nuk e ka braktisur.Ke braktisur nje shtylle prej shtyllave te islamit…e ke luftuar Allahun ne muajin e Tij te shenjte.
Pas tere ketyre mekateve cfare mendon te jete ndeshkimi yt tek Allahu nese nuk pendohesh dhe nuk fillon te agjerosh me agjeruesit?
Per Zotin ai i cili prish agjerimin paarsye ka denim te dhembshem!!
Ndeshkimi Ne Dunja
O lenes i agjerimit..a ke degjuar per denimet e kesaj bote per ate qe prishe agjerimin paarsye? Nese nuk ke degjuar atehere ja keto jane disa nga ndeshkimet e kesaj bote duke mos harruar se ndeshkimi ne ahiret eshte me i madh.
1) ndalimi i bereqetit ne rizk,shendet e jete
Imam Ahmedi transmeton se Muhammedi a.s ka thene "vertet robit do ti ndalet rizku per shkak te mekatit qe e ben"
Pra lenes i agjerimit prite shkaterrimin e pasurise sate ose humbjen e bereqetit te saj.
Ndoshta thua:une megjithate e kam prishur agjerimin por Allahu me ka begatuar ne rizk!..(te them) a nuk e din or i humbur se kjo jete eshte mashtrim[sprove] nga Allahu s.w.t?..Ne hadithin qe transmeton imam Ahmedi ,Muhammedi as ka thene "nese shef se Allahu i ka dhene robit cfare te doje prej kesaj bote me gjithe mekatet qe i ka dije se ajo eshte humbje (mashtrim)"pastaj lexoi Muhammedi as ajetin "meqe lane pas dore ate me cka u keshilluan(qe ti drejtohen Zotit),Ne ua hapem dyert e cdo gjeje (begatie) derisa kur u gezuan per ate qe iu kishte dhene ,i kapem befas e ata mbeten te zhgenjyer"[en' am44]
Ndodhe vella qe Allahu te te ndeshkoje ne shendetin tend ,me te cilin i beje mekat,te sprovon Allahu me semundje te ndryshme dhe te ben qe te agjerosh i detyruar e jo me deshire.Ndalohesh nga mjeku prej shume ushqimeve dhe pijeve me te cilat e luftoje Allahun ne muajin e ramazanit ose sprovohesh me semundje per te cilat mjeket ta ndalojne agjerimin dhe keshtu perhere mbetesh i privuar nga ky nimet i madh i Allahut s.w.t.
O lenes i agjerimit a nuk turpërohesh nga vetvetja qe ti duke qene i shendoshe prishe agjerimin ne kohen kur besimtaret e sinqerte shpresojne apo vuajne te agjerojne por semundja i ka penguar .Ndoshta ndonjeri prej tyre han e lotet i perzihen me barerat te cilat i perdore,(qan) i merzitur per shkak se ai nuk agjeron me vellezerit e tij agjerues!! Gjuha e tij thote:o Zot une jam i semure ,nuk kam force per agjerim ..te lutem o Zot dhe Ty te mbeshtetem qe te ma pranosh arsyen time dhe te me sherosh qe te agjeroj nje dite para se te takoj Ty! Ma prano lutjen o Zot i botrave!!!
2) ngushtimi i gjoksit dhe merzitja e shpirtit
Nuk ka dyshim se personi qe prish agjerimin ben jete te shthurur sado qe perpiqet t'ia zbukuroje ate vetvetes apo shejtani ia zbukuron ate …ndoshta e shef kete njeri duke qeshur por ai kur te shkon ne shtratin e tij apo kur te zgjohet nga gjumi ndien sikurse nje koder te tere e ka mbi gjoks.Ja ky eshte rezultati i pritur .Nje fjale e urte thote "ai qe mbjelle therra nuk vjele rrushe".
Pra ai i cili mbjelle mekate nuk korre lumturi.Lumturia nuk i takon atij i cili ia kthen shpinen Allahut .Thote Allahu swt "kush i permbahet udhezimit Tim ai nuk ka per te humbur (ne dunja ) e as nuk ka per te deshtuar ne Ahiret.E kush ia kthen shpinen udhezimit Tim do te kete jete te veshtire dhe ne diten e kijametit do ta ringjallim te verber"[taha 123-124].
3) nencmimi se bashku me nxirjen e zemres e te fytyres
Thote ibni Abbasi ra"vertet njeriu (si shperblim )per veprat e mira ka drite ne fytyrë ,nur ne zemer ,gjeresi ne rizk,force ne trup,dashuri (behet i dashur) ne zemrat e njerzve. (poashtu edhe) Per te keqiat ka nxirje ne fytyre ,erresire ne varr e zemer ,dobesim ne trup ,ndalje te furnizimit dhe berja i urrejtur ne zemrat e njerzve".
Per Zotin nuk do te mund te gjesh aske i cili han gjate dites ne ramazan paarsye e te mos veresh ne fytyren e tij pikellim e nxirje .E shef kete kush e shef …dhe e le pasdore ai qe e le pas dore ..
4) pengimi nga ramazani
O lenes i agjerimit .. o ti qe deshiron te pushosh nga lodhja e agjerimit ,uria dhe etja e tij! A nuk frikesohesh qe te te pengoj Allahu nga agjerimi me vdekje ?!po ,me vdekje ..vdes e pengohesh nga agjerimi derisa edhe ti vet e kerkoje nje gje te tille.
Degjo per kete tregim te vertet qe te jete mesim dhe keshille per ty .Tregimi eshte i kushtohet nje te riu, i cili jetoi ne kohen e Harun err-RReshidit .I ri,mendjelehte ,e urrente agjerimin keshtu qe kur vinte ramazani filloi edhe te thurte vargje perqeshese kunder agjerimit .Thoshte:
Me thirri muaji i agjerimit he mos qofte
E mos agjerofsha pas tij me kurre
Ah po te me ndihmonin njerzit me force
Per kete muaj, do ta ndihmoja popullin tim ndaj ketij muaji
Kuptimi i ketyre vargjeve eshte:po te kishin mundesi njerzit te me ndihmonin qe ta luftoja kete muaj do ta beja ..Allahu na ruajt!
Por c'ndodhi me kete te ri te c'mendur? U godit me semundje koke ,kishte dhimbje te medha .Kishte infrakt disa here gjate dites .Keshtu vazhdoi deri kah mbremja e vdiq para se te pendohet e te agjeroj.
5) shafitja dhe transformimi i zemrave te tyre
Sa i perket shafitjes:shafitet zemra e lenesit te agjerimit ne ndytesire dhe amoral dhe nuk ndalet se shetituri rreth paturpesive (vendeve amorale) dhe epsheve ,fetarisht (sheriatikisht) te ndaluara.Disa prej selefit thonin"vertet keto zemra shetisin ,prej tyre ka qe shetisin rreth arshit(fronit te Allahut) e prej tyre ka qe shetisin rreth vendeve te keqia dhe paturpesive".
Ndersa sa i perket transformimit : po…zemra transformohet prej nje gjendje ne tjetren sikuse te ishte foto e qarte.Transformohet zemra ne zemer kafsheje ,te ciles i ka ngjare ne edukate dhe vepra .Allahu na ruajt !
Ka thene ibnul Kajjimi "Sufjan ibni Ujejnete ajetin:nuk ka asnje gjallese ne toke dhe as shpende qe fluturojne me dy krahe e qe nuk jane te ndare ne grupe( te ndryshme)..[en'am 38] ,e komenton:prej tyre [njerzve] ka qe jane me moral te ngjashem me egersirat e zakonshme ,prej tyre ka qe sipas moralit jane ne shkalle te njejte me qene ,derra e gomare..".
Dhe ate, te cilin epshi i organeve e i barkut e ka shpier deri ne ate gjendje saqe prish edhe agjerimin ne ramazan paarsye nuk ka dyshim se morali , te cilit i ngjason morali i tij eshte morali i kafsheve ,te cilat nuk dine gje tjeter perveq ngrenies,pirjes dhe knaqesise epshore.Ka thene ibnul Kajjimi ra"sa iu perket mekateve shtazore jane sikurse sherehi(grykesi - i pangopuri) dhe pasioni per te plotesuar epshet e barkut(ngrenia dhe pirja)dhe te organeve seksuale".Argument per kete eshte ajeti"..e ata qe nuk besuan ,perjetojne knaqesi (ne kete jete) dhe hane ashtu si hane kafshet,e vendi i tyre eshte zjarri"[muhamed 12] ,dhe"..ata nuk trajtohen ndryshe por vetem si kafshet ,bile jane dhe me te humbur nga e verteta".[furkan 44.]
Pra lenes i agjerimit a ke deshire qe t'u ngjashe atyre (shtazeve) dhe qe zemra jote te transformohet ne zemer kafsheje ose gomari? Madje c'eshte edhe me e rrezikshme se kjo se ngjasimi ne mes tyre dhe kafsheve ne veprat e brendshme sa vjen e shtohet derisa te merr forme te qarte te padukshme (sepse behet fjale per ngjasim shpirterore shenim i perkthyesit).
Dijetaret e fizionomise (physiogonomy) e shohin fytyren e ketij njeriu me zemer te transformuar ,madje kjo verehet qarte ne veprat e tij ,cdonjeri e shef…dhe nuk ndalet se perforcuari ky ngjasim derisa t'i deformohet fizionomia e ta shenderroje Allahu swt fizionomine e ketij mekatari ne kafshe te vertete siq beri me jehudet , te cilet i shenderroi ne majmune "Allahu ka force mbi cdo gje"[bekare 284].
TREGIMI PER POPULLIN TE CILET EPSHI I NGRENIES I SHTYRI TE NEPERKEMBIN NDALESAT E ALLAHUT …E ALLAHU I SHENDERROI NE MAJMUNE
Ky eshte tregimi per nje popull te beni Israileve (jehudeve) te cilet banonin afer bregdetit.Peshqit u vinin vetem diten e shtunde e ata i gjuajten diten e shtune fshehurazi dhe i hane megjithe dijen se Allahu ua kishte ndaluar punen ne diten e shtune qe te vecoheshin vetem me ibadet…Allahu nuk ua pershpejtoi ndeshkimin derisa filluan te peshkonin haptazi dhe t'i shitnin neper tregje…i penguan nje grup prej vepermireve nga kjo ,i keshilluan keta shkeles te ligjit te Allahut ..por meqe nuk hasen ne mirekuptim dhe nuk ua vune veshin keshillave Allahu swt i shenderroi ne majmune .. shkuan vepermiret nje dite tek ata dhe i gjeten te transformuar ne majmune .Vinte njeriu i shenderruar ne majmune tek fqinji i tij i devotshem dhei merrte ere rrobave te tij e qante …nuk kishte mundesi te fliste sepse ishte shenderruar ne majmune…fqinji ia kthente duke e qortuar:a nuk te kam ndaluar nga kjo? luhatte koken ne shenje pohimi:po me ke ndaluar por nuk e perfilla keshillen tende…(per hollesira te tjera shiko tefsirin e kaptines A'rafe nga komenti i Kurtubiut).
Ka thene Hasan el Basriu"kane ngrene per Zotin ushqimin me te keq,i cili barte deshprimin me te madh ne dunja dhe ndeshkimin me te gjate ne ahiret".
Andaj ti qe han haptazi gjate dites se ramazanit ke ngrene ushqimin me te keq .. a je i sigurte se Allahu nuk do te te shenderroj ne majmune ose kafshe tjeter per shkak te ketij mekati? A je i sigurt se ky ushqim neser ,ne diten e gjykimit nuk do te te shenderrohet ne zjarre( nese nuk pendohesh)…kthehu e pendohu para se te kaloje koha…
NDESHKIMI I TIJ NE VARR DHE NE DITEN E GJYKIMIT
1] LIDHET PER LAKUT TE KEMBES DHE PREJ TIJ RRJEDHE GJAK
Lexoje kete hadith me vemendje .Ka thene Muhammedi a.s "derisa isha fjetur me erdhen dy njerez dhe me kapen per kraheve e me shpien tek nje koder e veshtire (per t'u ngjitur).U thashe :s'kam force per t'u ngjitur.Thane ne ta lehtesojme .U ngjita derisa arrita ne mes te kodres ku degjova zera te tmerrshem .Thashe :cfare jane keta zera? Thane: te qajturit dhe bertima e banoreve te zjarrit.Pastaj u nisem dhe ja une e gjeta veten ne mesin e nje populli te lidhur per lakut (nyjes ) se kembes ,te prera[cara] gushat e tyre,prej te cilave rridhte gjak.Thashe :kush jane keta ? thane :ata qe hane para se te perendoje dielli".[transmeton ibni huzejme dhe ibni hibbani ne koleksionet e tyre te verteta].
Nese ky denim tmerrues eshte per ata qe agjerojne por nga moskujdesi hane para perendimit te diellit atehere si eshte denimi per ata qe fare nuk agjerojne?
Perveq kesaj kush ka deshire te lidhet per kembe si kafshe e prere ne therrtore,te ciles i prehet gusha derisa ti derdhet gjaku .Kush ka deshire te shijoje kete denim te keq le ta prishe agjerimin paarsye ne ramazan.
2] KJO NUK ESHTE E TERA..
Cekem me pare se dijetaret islam jane unik se ai i cili prish agjerimin paarsye eshte me mekatar se laviri,zullumcari dhe konsumuesi i alkoolit.
Deshiron te dish se cfare eshte denimi i lavirit ?Denimi i lavirit dhe lavires ne varr eshte se ata jane ne te sikurse ne furre,pjesa e larte e se ciles eshte e ngushte ndersa ajo e poshtmja eshte e gjere.Ata jane lakuriq[burra e gra] e zjarri u vie nga ana e poshte.Kur t'u vie kjo flake klithin dhembshem[tmerrshem].[Me kete kuptim transmeton buhariu& muslimi].
Ky pra eshte nje prej denimeve te shumta te lavirit e lavires e ai qe prish agjerimin paarsye eshte edhe me mekatar [andaj denimi i tij eshte shumefish me i rende].
Sa i perket zullumqarit ,per te ka denim te dhembshem sepse ai ben pjese ne grupin per te cilet thote Allahu "pergjegjesia [ndeshkimi]eshte vetem kunder atyre qe u bejne njerzve padrejtesi dhe kunder atyre qe pafare arsye bejne crregullime [fesad] ne toke.Per te tillet eshte nje denim i dhembshem".[shuura 42].
Ibnul Kajjimi cek se nje shok i tij i ka thene"pasi qe ishte afruar koha e perendimit te diellit u ula ne mes varreve kur ja prej nje varri dilnin shkendija zjarri sikurse ibrik i vogel qelqi.I vdekuri ishte ne te [varr].Fillova t'i ferkoj syte e te them a jam fjetur apo zgjuar?Pastaj u ktheva kah muret e qytetit e thashe :per Zotin une nuk jam fjetur.Pastaj ,i habitur u ktheva te familja ime.Me sollen ushqim por nuk mund te haja.Dola ne qytet dhe pyeta per te vdekurin .Kur ja ai ishte nje zullumqar i cili ishte vorrosur po kete dite.
Ndersa sa i perket konsumuesit te alkoolit ,per te Muhammedi as thote"vertet Allahu eshte besatuar se ai qe pin pije alkoolike do ti jape te pije na TINETUL HABAL-i.Thane:o i derguar i Allahut c'eshte tinetul habali?Tha:djerset ose uji qe rrjedhe prej banoreve te zjarrit.[muslimi].
Pra ti lenes i agjerimit paarsye nese keto ndeshkime jane te parapara per ata ,mekatet e te cileve jane me te lehta se tuat atehere cfare mendon te jete ndeshkimi yt ne dunja ,varr dhe ahiret ?
SHKAQET QE QENDROJNE PAS KETIJ MEKATI TE MADH
SHKAQE TE TILLA KA SHUME POR SI ME KRYESORET JANE:
1]dobesimi i besimit ne Allahun dhe melaiket e Tij
Ai i cili beson bindshem se Allahu eshte"AZIZ-i plotfuqishem","XHEBBAR-mbizotrues","EL-MUTEKEBBIR-i madherishem", nuk do ta perdhose shenjterine e muajit te Allahut.Tek ai, bindja e te cilit eshte e forte se Allahu eshte "ALIIM-i gjithedijshem","HABIIR-i njohur hollesisht",nuk ka mundesi qe te fshehet nga shiqimet e njerzve qe ta prishe agjerimin duke ngrene ose pire ose masturbuar.[nuk ia lejon vetes ] qe ta bej Allahun shiquesin me te rendomte ne te.
Allahu s.w.t per munafiket thote"ata fshihen [turperohen ]prej njerzve e nuk turperohen prej Allahut ,e Ai eshte me ta edhe kur planifikojne fshehtas thenie me te cilat nuk eshte i knaqur Ai. Allahut nuk mund ti shpetojne veprimet e tyre"[nisa 108]
Ai i cili e ben kete mekat te madh a turperohet prej melaikeve ,te cilat shkruajne cdo gje me te cilen prishe agjerimin?Allahu thote"kurse ndaj jush jane percjellesit.Jane shkrues te ndershem te Allahu.Ata e dine se cka punoni"[infitar 10-12].
Disa sahabe kane thene"vertet me ju jane ata qe nuk u ndahen [kurre],turperohuni prej tyre dhe nderoni ata[melaiket].
2]humbja e interesimit per fe
Nuk duhet harruar se ndjenja fetare eshte ajo qe e shtyen njeriun te friksohet prej Allahut dhe te agjeroj ,te kryej obligimet fetare dhe t'i braktis haramet [ndalesat].
Ne vijim personi , feja tek i cili eshte e dobet nuk do te agjeroj qe ta ruaj fene e tij ,dhe nuk ben durim ndaj lodhjeve te agjerimit per hir te fese se tij ;sepse ai per fat te keq nuk din vleren e fese se tij dhe nuk e din se kjo fe eshte dhuntia me e madhe dhe dhurata me e madhe qe na eshte dhene…ka thene Allahu "…sot persosa per ju fene tuaj,plotsova ndaj jush dhuntine Time,zgjodha per ju islamin fe…"[maide3].
Hasan el Basriu ka thene " o biri i Ademit [o njeri] …feja jote …feja jote[ kujdesu per fene tende] ngase ajo eshte mishi dhe gjaku yt ", andaj ti qe e humbe agjerimin a ke mundesi ta humbasesh gjakun dhe mishin tende?.
3]mosshenjterimi i shenjave dhe ndalesave te Allahut
Ai qe prishe agjerimin paarsye , ai eshte person qe tallet me ndalesat e Allahut ,[eshte person] qe nuk i respekton shenjat [argumentet ] e Allahut dhe fese se Tij.
Sekreti i ketij problemi eshte prishja e zemres se tij dhe zhdukja e devotshmerise nga qenia e tij sepse Allahu thote"kjo eshte keshtu e kush madheron dispozitat e Allahut ajo eshte shenje e devotshmerise se zemrave".[haxh-xh 32],gjithashtu thote"pra ,keshtu kush madheron ate qe Allahu e beri te shenjte ,ajo eshte me e dobishme per te tek Zoti i vet..".[haxh-xh30].
4]harrimi i vdekjes,ndeshkimitt te varrit dhe gjendjeve te kijametit
Do te gjesh ate qe prish agjerimin paarsye duke mos u interesuar per tjeter perveq dunjas , arritjen e knaqesive[epshore] dhe tubimin e pasurise… e shef vrapon per kete bote sikurse kafshe e eger nuk njef fe e as nuk mban ritet fetare..
Nuk eshte larg mendsh qe te jete sikurse ai per te cilin thuhet"ngordhesire naten ,gomar diten" nuk ka preokupim tjeter perveq epshit te tij. Thote Allahu swt"edhe ate qe dine nga jeta e kesaj bote eshte dije e ceket por ndaj jetes se perhershme [ahiretit] ata jane plotesisht te verberuar[ te painteresuar]".[rrum 7].
5]shtimi i sprovave dhe epsheve
Sprova nga femrat eshte prej sprovave me te medha qe i godasin zemrat e njerzve…dhe shumicen e atyre qe paaryse nuk agjerojne do ti gjesh te zhytyr ne kete fatkeqesi direkt ose indirekt psh:do ta gjesh se ka lidhje te keqia [femra] ose shiqon ne fotografi apo revista te shemtuara ose ne ekrane te cilat shkaterrojne fene e moralin [turpin]ne zemrate njerzve.
Nese zemra e njeriut mbushet me foto dhe shiqime fetarisht te ndaluara,zemra e tij do te semuret dhe do te vdes andaj njeriu i tille refuzon agjerimin ne vecanti e veprat e tjera te mira ne pergjithesi e me kete humb ne kete dhe boten tjeter per shkak te nje knaqesie kalimtare e cila perfundon e mbetet denimi i dhemshem ..sado qe te jete knaqesia e madhe ne kete haram ajo assesi nuk krahasohet me nje zhytje ne zjarrin e xhehennemit.Te verteten e ka thene Muhammedi as kur thote"nuk kam lene sprove me te madhe per meshkujt e ummetit tim sesa femrat.[buhariu&muslimi].
Gjithashtu thote""vertet dunjaja eshte embelsire e verdhe[emer me te cilin arabet emertojne dunjane] dhe se Allahu u ka bere ju si halife [rregullues dhe sistematizues] ne toke .Shiqon sesi punoni. Pra frikesojuni dunjas,frikesojuni grave ngase sprova e pare e beni israileve [jehudeve ] ishte ne gra".[muslimi].
Sa humbje e madhe per nje te ri qe e leshon agjerimin dhe e shet fene e tij per shkak te sproves se nje krijese nga e cila [sprove] nuk ka dobi aspak..as ne dunja e as ne ahiret.
6]shkaterrimi i moralit dhe humbja e rolit te familjes dhe shoqerise
Ky eshte problemi i problemeve…shumica e bijve te muslimaneve nuk jane te pajisur me edukate fetare ..as ne shtepi as ne shkolle e as ne universitet…madje as ne xhami.
Kur do te edukohen te tillet qe ti respektojne urdheresat dhe ndalesat e Allahut swt ,kur do te edukohen ta duan fene ?!kur do ta beje shprehi biri qe te agjeroj apo ndoshta prinderit e tij kane qene ata qe e kane urdheruar per te ngrene dhe e kane ndaluar nga agjerimi.Kjo[pengese] ndodhe me gjithe faktin se agjerimi nuk i shkakton ndonje problem serioz.Sahabet [shoket e pejgamberit a.s] ishin ata qe i urdheronin femijet e tyre te vegjel te agjeronin dhe i ngarkonin me dic[si detyre qe tua marre kohen ] qe te mos hane…
Allahu swt thote"O ju qe besuat ,ruane veten dhe familjen tuaj prej nje zjarri ,lenda djegese e te cilit jane njerzit dhe guret .Ate[zjarrin]e mbikcyrin engjuj te rrepte e te ashper qe nuk e kundershtojne Allahun per asgje qe Ai i urdheron dhe punojne ate qe jane te urdheruara"[tahrim 6].
Ndersa Muhammedi a.s thote"te gjithe jeni kujdestar [coban]dhe te gjithe jeni pergjegjes per ate qe u eshte dhene ne pergjegjesi".
Ne librin e Duvejshit" esh-shebabu elemun ve emelun',citohet te kete thene nje i ri:vertet kujdestaret -mbikcyresit tane jane pergjegjes me kryesore [per ne], dhe une nuk e shoh babain tim te me pyes mua :ku ishe ,me ke shkon, cfare shokesh ke ,andaj per keqardhje gjen prinder qe jane te preokupuar ne fitimin e pasurise sikurse kjo eshte pergjegjesia e vetme ndaj bijve te tyre .
7] distancimi nga te miret dhe shoqerimi i te marreve
Ne shumicen e rasteve kur njeriu e shoqeron ate qe e prish agjerimin edhe e imiton [nuk agjeron]..ia ofron nje cigare e e prish agjeriin apo e therret ne kafe ne ndonje pijetore!!apo e nxite shoku epshor shokun e tij qe te masturboj gjate dites se ramazanit.Ne hadithin qe e transmeton Tirmidhiu ,Muhammedi a.s thote"njeriu ka moralin e atij qe e shoqeron andaj shiqoni se ke po e shoqeroni".
Njeriu i shtrember zakonisht ka deshire ti shtremberoj edhe shoket e vet ashtu siq eshte vet dhe keshtu se bashku te jene ne zjarre.Gjuha e tij thote:
Shoku yt ne dunja e edhe ne hashr pas saj
Ti je shoku im ne cdo vend
nese jam ne vater te deshperimit [xhehennem],
une dhe ti do te jemi se bashku ne deshperim e ne nencmim
Te verteten e thote Allahu kur thote"e kur te vije ai [jobesimtari]para Nesh do te thote;ah te kishim qene larg mes vete sa lindja me perendimin ,sa shok i keq je ti!dhe sot per shkak se ishit zullumqare shoqerimi juaj nuk do t'ju beje dobi ne vuajtjet tuaja".[zuhruf 38-39].
8]shprehia e keqe ndaj gjerave te ndaluara apo te lejuara:prej ketyre gjerave vecojme:
1-pirja e duhanit:
Prej gjerave te keqia te ndaluara te cilat i shtyejne disa njerez te prishin agjerimin eshte pirja e duhanit ,semundje per ndalimin e se ciles jane publikar decizione te dijetareve.Ne decizionin [fetvane] e fundit shteterore te publikuar nga sektori i decizioneve [fetvave] te Egjiptit,te publikuar me 14 nentor 2000 [18 sha'ban1421] potencohet se pirja e duhanit ne cdo peshoje sheriatike eshte e ndaluar.
Dispozita e pirjes se duhanit gjate agjerimit
Eshte pyetur dijetari i njohur Muhammed bin Salih el Uthejmin se meqe duhani nuk eshte ushqim e as pije dhe nuk arrin ne bark a llogaritet kjo prej gjerave qe e prishin agjerimin ? Dijetari u pergjegj:dije se pirja e duhanit te eshte ndaluar ty qofsh ne ramazan apo jashte tij,diten apo naten .T'ia kesh friken Allahut per veten tende dhe hjek dore nga konsumimi i tij ,ruaje shendetin ,dhembet,pasurine,femijet dhe forcen tende shtytese[aktivitetin] ne familje tende derisa te te begatoje Allahu me shendet,ndersa sa i perket fjales se ai [duhani ] nuk eshte pije i them atij ;a thuhet filani pin duhan?[natyrisht se] thuhet po , ai pin duhan dhe pirja e cdo gjeje me mundesine [pelqimin ] e tij padyshim se llogaritet pije por ajo qe e vecon kete pije nga te tjerat eshte se kjo perveq qe eshte e demshme eshte edhe e ndaluar.Keshilla ime per te [pyetesin dhe cdo ke qe prish agjerimin ]eshte t'ia keshe frike Allahut per vete ,per pasurine,femijet,dhe familjen tende ngase te gjitha keto gjera te cilat ne vete ngerthejne dem jane te shkaktuara nga duhani dhe me kete na u behet e qarte se duhani megjithe mekatin qe ka[per pirjen e tij] prish agjerimin.
2] masturbimi
Prej gjerave te pahijshme qe i shtyejne njerzit t'i neperkembin dispozitat e Allahut eshte edhe masturbimi,i cili si gjest eshte i ndaluar ngase Allahu swt thote"dhe ata te cilet e ruajne nderin [sa i perket jetes intime]. Me perjashtim ndaj grave te veta[me kurore]dhe ndaj atyre [robereshave] qe i kane ne pronesine e vet,per te cilat nuk jane te qortuar.E kush kerkon pertej tyre [defrim nga te ndaluarat],te tillet jane ata qe kane shkele normat e caktuara" [muminun5-7].
Dispozita e masturbimit gjaate agjerimit
Kush masturbon gjate dites se ramazanit me dic qofte prekje apo shiqim i vazhdueshem[ne dic] duhet te pendohet para Allahut dhe pjesen e mbetur te dites ta agjeroj.Pas ramazanit kete dite e ben kaza[kompenzon me nje dite tjeter].Nese fillon me kete gjest por heq dore para se te ejakuloje,i obligohet pendimi dhe jo kazaja.Agjeruesi duhet te largohet nga cdo lloj shtytesi epshor dhe te evitoje rreziqet e veshtira e shkaterrimtare ndersa sa i perket daljes se medhjit [leng i bardhe qe del nga organi sex-ual qe nuk eshte as sperme e as urine] sipas mendimit me te sakte nuk duhet prishur agjerimi [shif 70 ceshtje rreth agjerimit te MUNEXHXHIDIT]
3] vazhdimi me caj dhe kafe
Prej zakoneve qe bejne qe ndjenjat e njeriut te lidhen forte me ushqim [ngrenie gjate dites]ne ramazan eshte edhe :vazhdimi me caj dhe kafe,e sidomos ne oret e para te mengjesit ose "ne esëll"…edhe nese caji dhe kafja -ne kuptim te pergjithshem-jane prej te lejuarave por kur ti shenderroje njeriu keto lengje [kafen,cajin e te ngjashme]ne helm ,me te cilin njeriu e shkaterron fene e tij dhe prish agjerimin atehere nje pike e vetme e e vogel e cila eshte ne medhesi te kokes se mizes prej ketyre pijeve eshte me e rende sesa kodrat e kesaj bote ne peshojen sheriatike per te ndaluaren-haramin.
9]argumente [arsye]te dobeta te disa njerzve
1]argumeni i atyre qe thone:une nuk agjeroj ngase une ne realitet nuk falem?! ketij njeriu i pergjigjet fjala e urte popullore"arsye me e keqe se mekati"!!
Nese ky person e ka per qellim se agjerimi i tij nuk pranohet ngase ky nuk eshte musliman [sipas asaj qe disa dijetare gjykojne me kufer-mosbesim per ate qe nuk falet nga pertacia ]pergjegja per te eshte lehte dhe e qarte:e ke obligim te falesh qe te jesh musliman ,te agjerosh e te ta pranoj Allahu agjerimin tend me nderin e tij ,i pastert eshte Ai dhe i lartesuar!!..
Thote Muhammedi a.s "Allahu e fale ate qe kerkon falje"
[buhariu&muslimi].{ketu nen fusnote duhet te jete kjo shtese"kjo na e perkujton tregimin e zgjedhur , ne te cilin rrefehet se nje femije e kishte futur doren e tij ne nje ene ne te cilin kishte bajame.Kur e mbushi doren me bajama nuk mundin ta nxirte nga gryka e enes.Meqe gryka e saj ishte e ngushte dhe nuk mund ta nxirnin tha dikush:prejani doren e tjetri tha:jo ,por thejeni enen.[atebote]nje njeri i mencur tha:as ate e as ate[as mos ia preni doren e asmos e theni ] por le te leshoje nga dora femiu ate qe ka e pastaj le ta nxjerre doren}.
E nese nuk e ka per qellim kete kuptim sepse disa dijetare te sinqerte dhe te besueshem kane gjykuar jo me kufer per lenesin e namazeve nga pertacia por e ka per qellim:e se ai patjeter duhet te punoje sipas islamit ne teresi ose ta lere ate ne teresi: pergjegja ndaj tij eshte se"duhet qe cdo musliman ti kryej farzet te cilat ia ka obliguar Allahu derisa ta arrije knaqesine e plote nga Allahu dhe meshiren e Tij dhe derisa te afrimi i tij me afer r Allahut e shtimi i te mirave dhe pranohimi[i tyre tek Allahu] te jene me te plota se te atyre qe disa i kryejen e disa i braktisin dhe lidhja ne mes tij e Zotit te jete e forte.
Nuk ka lidhje ne mes renies [se obligimit] te farzeve te cilat i kryen dhe farzeve ,rendesine e te cilave nuk e perfille gjate kryerjes se tyre sepse cdonjeri ka shperblim dhe cdonjeri ka ndeshkim andaj ai qe agjeron e nuk falet bie nga ai obligmi i agjerimit dhe per te nuk ndeshkohet tek Allahu, sikurse qe ai bart barren e leshimit te namazit, shperblimin [e keq] e te cilit do ta gjej tek Allahu.
Ne ate qe ska dyshim se sevapi i agjeruesit ,i cili kryen te gjitha farzet dhe i ruan kufinjt e Allahut[nuk hyn ne harame]eshte me i vlefshem se te tjeret ,te parit i bie pergjegjeisia tek Allahu per farzet[nuk pyetet] dhe per te ka shprese se do te shperblehet me shperblim meritore[i premtuar] si rezultat i lidhjes se knaqshme ne mes tij e Zotit,ndersa sa i perket te dytit ai nuk arrin nga agjerimi i tij asgje perveq mosdhenia llogari per ate obligim[agjerimin],per te nuk ka shperblim perveq ata qe Allahu i meshirone!!
Se fundi i themi ketij personi ,i cili as nuk falet e as nuk agjeron :perse tere kjo arrogance ndaj Allahut as nuk agjeron e as nuk falesh ?!!perse e mira e Allahut te te zbres ty e e keqja jote tek Ai te ngritet?!" ju njerez ju keni nevoje per Allahun e Allahu nuk ka nevoje per ju;Ai eshte i falenderuari.16.Po te doje Ai juve ju zhduke e sjelle krijese te re.17 E per Allahun ajo nuk eshte e veshtire18.Dhe asnje mekatar nuk do te barte mekatin e tjetrit ,po edhe nese mekatari therret per t'ia bartur ate ,ajo nuk do ti bartet atij,edhe nese ai[qe therret] eshte i afert i tij.Ti mund tua terheqesh verejtjen vetem atyre qe i kane friken Zotit te tyre edhe pse nuk shohin dhe qe e falin namazin.E kush pastron veten ,ai ka bere pastrimin per te miren e vet,se vetem te Allahu eshte e ardhmja".[fatir 15-18]
2]Argumenti i atij qe thote:une do te agjeroje kur Allahu te me udhezoje
Ketij personi mund t'ia lansojme nje sere reagimesh -kundershtimesh,prej tyre:perse nuk interesohesh per udhezimin ashtu siq interesohesh per furnizimin tend dhe te familjes sate? a ulesh ti ne shtepi e te thuash:Allahu eshte Furnizues? natyrisht se jo;ngase njeriut i duhet te kapet per shkaqeve[qe te punoje etj]…
Pokeshtu kalon neper mekate e fare nuk merzitesh ,hane ne ramazan [gjate dites] e thua: Allahu eshte Udhezues!!..po..eshte e vertet se Alahu eshte Udhezues por ty te mbetet kapja per shkaqet e tij [udhezimit] sikurse ishte puna tek rizku [furnizimi].Argument per kete eshte fjala e Allahut te cilen e regjistroi kur'ani ne suren shura 13"…dhe e udhezon ne te [besim te drejte] ate qe i drejtohet atij".
Pra, Allahu e udhezon ate i cili kthehet tek Ai dhe i drejtohet Atij.Te njejten gje e pohon edhe ajeti"kurse ata qe gjeten rrugen e drejte Ai atyre u shton edhe me udhezimin ne rrugen e drejte dhe u ofron mundesi te jene edhe me te matur "[muhammed17]
Pra mos harro e ke obligim te kapesh per shkaqet e udhezimit …dhe prej ketyre [shkaqeve] eshte qe ta besh nefsin [shpirtin] tend te duroje per agjerim dhe te kerkosh ndihmen e Allahut ne fillim e ne fund dhe lute [kerko] qe te te udhezoje.
3]argumenti i atij qe thote: mua nuk me ben dobi agjerimi !!ngase une jam i ngutshem dhe ndoshta shaj duke qene agjerueshem sikurse qe genjej , pergojoj , ua perhapi te keqiat njerzve dhe i bej mekat Allahut!!..
Pergjejgja : perse deshiron or i marre qe te jesh prej njerzve me te poshteruar …a nuk ke degjuar se Muhammedi a.s thote"sharja e muslimanit eshte hipokrizi"[buhariu&muslimi].
Allahu swt thote"o ju qe keni besuar largohuni prej dyshimeve te shumta meqe disa dyshime jane mekat dhe mos hulumtoni per zbulimin e te metave te njeri tjetrit ,dhe mos pergojoni njeri tjetrin:a mos ndonjeri prej jush deshiron te haje mishin e vellait te vet te vdekur?ate pra e urreni !kini frike nga ndeshkimi i Allahut e Allahu eshte meshirues,Ai pranon shume pendimin"[huxhurate 12].
Muhammedi as thote"ai i cili nuk i len[braktise] shpifjet dhe punen me to [gjate agjerimit nuk ka arrite asgje ngase] Allahu nuk ka nevoje qe ai[agjeruesi] ta le ushqimin e pijen"[buhariu ].
Ky hadith nuk argumenton se shpifja e prish agjerimin por kuptimi eshte se i humbe sevapet e agjerimit.Pra e ke obligim te agjerosh qe ta vertetosh kete shtylle te islamit sikurse qe e ke obligim te largohesh nga keto mekate te keqia andaj qendrimi yt ne mekatet e tilla nuk mund te merret si arsyetim per te mos agjeruar ne Ramazan!..pokeshtu e ke obligim ti shmangesh hidherimit aq sa ke mundesi ngase njeri i forte eshte ai qe e permban veten ne hidherim e nese dikush te hidheron thuaji:une jam agjerues.
4]disa studentë argumentohen e thone : tash eshte koha e provimeve, me duhet te perserise mesimet?
Eshte pyetur Keshilli i Perhershem per kerkime shkencore dhe fetva [decizione]:a eshte provimi arsye qe lejon ngrenien ne Ramazan [gjate dites] ?
Eshte pergjegjur komisioni:provimi shkollor dhe te ngjashme nuk llogariten arsye te cilat lejojne prishjen e agjerimit .[poashtu] nuk eshte i lejuar respektimi i prinderve nese te keshilojne qe ta prishesh agjerimin per shkak te provimit ngase"nuk ka respekt per krijesen kur ta kundershtoje Krijuesin",por respekti eshte ne te mire siq eshte transmetuar per kete hadithi i vertet nga Muhammedi a.s.
Pra nga Allahu swt eshte bekimi ndersa salavatet [pershendetjet] tona qofshin mbi Muhammedin a.s,familjen dhe shoket e tij.[fetvaja nr:9601]".
Pra te obligohet ty vella student ta dish se tere hajri,bereqeti dhe bekimi jane nga Allahu i vetem..Sa prej njerzve qe i jane mbeshtetur zgjuarsise ,intelegjences se tyre por Allahu i mundi [i beri qe te humbin]…pra
behu me Zotin tend ,ne doren e te Cilit eshte cdo gje dhe knaqu me ate do te jesh me i lumturi njeri…e lus Allahun swt per ty bekim ne cdo gje qe Ai eshte i knaqur.
5]prej arsyeve me te pakapshme per logjiken eshte edhe ajo e disa njerzve te cilet thone :une nuk e kam bere shprehi agjerimin ,agjerimi me shkakton nje lloj mundimi ne kohen kur feja eshte lehtesim!!
Pergjeja:sa i perket asaj se feja eshte e lehte dhe ne te nuk ka veshtiresi kjo teze eshe nje realitet i padyshimte .Thote Allahu swt "Allahu deshiron per ju lehtesim e nuk deshiron per ju veshtiresi".[bekare 185]
Por cila eshte ajo veshtiresi e cila nuk gjendet ne fe?!! Veshtiresia eshte dy llojesh:
Lloji i pare:veshtiresi e paperballuar dhe per nje gje te tille s'ka force njeriu . Si i tille ky lloj nuk gjendet ne islam.
Lloji i dyte:veshtiresi e perballuar,e cila eshte dic natyrore thuajse ne cdo obligim ,si ne ato te dunjase[ sikurse interesimi per rizk,mesime,provime…etj].Ne te gjitha keto ka veshtiresi por njeriu ka mundesi t'iu perballoje ; pa kete lloj te veshtiresise do te shkaterroheshin te mirat e dunjas e te ahiretit… a mendojne ata se islami ka ardhe per nje grup te papuneve [pertacave] dhe te dobeteve?!kjo eshte e pakapshme per mendjen.Ka thene Allahu swt"a mos menduat ju se do te hyni ne xhennet e Allahu pa i ditur[pa u vertetua ne familje] se cilet prej jush kane luftuar ,dhe pa u ditur cilet prej jush ishin te durueshem".[ali imran 142]
O ju lenes te agjerimit…[u therras ]qe te mos ndieni etje..a nuk e di se etja e dunjas sado qe te jete e madhe eshte gjithsesi me e lehte ne krahasim me etjen e Ahiretit?! [mendoni] Kur dielli do te afrohet tek koka e krijesave e do te kputen qafat nga etja.
O lenes i agjerimit ..a e din se shperblimi eshte sipas mundimit ?! duke e ditur se ai qe i frikesohet Allahut dhe agjeron ramazanin ,Allahu swt do t'ia lehtesoje atij ngase Allahu swt thote"e kush i frikesohet Allahut ,Ai atij ia leheteson punen "[talak 4].
Disa njerez -nga shtresa te ndryshme te shoqerise- argumentohen se nuk e kane bere shprehi [agjerimin] dhe se ndiejne veshtiresi per te;sepse humbin shume nga burreria e forca per te perballuar [agjerimin],te tillet nuk vlejne per asgje siq thote poeti:
Lere zemerbardhesine e fisnikerine
Mos udheto per te
Ulu se ti je
I ushqyer e i veshur
[Vertet fisnikeria e bujaria] eshte larg per te riun ,defrimi dhe knaqesia e te cilit perkufizohet ne nje [sandvic apo hamburger] te cilin e hane,dhe tere interesimi i te cilit eshte ne rrobat [ me moderne] te cilat i veshe…e gjera apo vullnete tjera te pavlera.
BARI[ILAQI] PER KETE SEMUNDJE TE NGRENIES PAARSYE GJATE DITES NE RAMAZAN
Vertet njohja e shkaqeve te problemit eshte rruga [me e sigurte]e sherimit ndersa eliminimi i ketyre shkaqeve
do te thote sherim!!..
Ne me pare pame disa shkaqe te shumta te ketij mekati te madh e te perhapur andaj ajo cka kerkohet [prej nesh eshte] shkaterrimi i tyre.
Ne vijim po japim nje sere barerash te rendesishme dhe te dobishme
BARI [ILAQI] I PARE:Perforcimi i lidhjeve me Allahun dhe ndjenja se Allahu i vezhgon roberit e Tij.
O ju qe po e braktisni agjerimin…a e dini se kujt po i beni mekat?ju po i beni mekat Atij qe u ka krijuar ne faza te ndryshme derisa u bete burra qe ta luftoni Allahun swt me ngrenie [gjate dites] ne ramazan.Ju e kundershtoni Allahun, Sundimtarin , te Madhin, te Madherishmin ,e te Cilit jane toka e qiejt …ku eshte respekti juaj per Allahun Krenar "ç'eshte me ju qe Allahut nuk i shprehni madherimin qe e meriton? kur Ai ju krijoi ne disa etapa .A nuk e keni pare se si Allahu krijoi shtate pale qiej [ne kate].Dhe ne ta henen e beri drite ,diellin e beri ndricues".[nuh 13-16]
I lartesuar qofte Ai, i lartesuar qofte Ai..[ i lartesuar qofte Ai i Cili eshte]"es-semii -Degjuesi absolut" i Cili degjon te gjithe zerat megjithe perzierjen,gershetimin dhe ndryshueshmerine e tyre, AI[poashtu] eshte "besiir- Shiquesi " , i Cili e shef buburrecin e zi ne shkretetiren e qete ne naten e erret" a nuk e di Ai qe ka krijuar ,kur dihet se Ai deperton ne thellesi te sekreteve,i njeh hollesite".[mulk 14]
TREGIM:njehere nje fshatar e ka takuar naten nje grua vetem ne shkretetire.U perpoq ta bente per vete por ajo refuzoi…tha fshatari:perse[nuk pranon] askush nuk na shef perpos yjeve?! Tha[gruaja] ku eshte MUKEVKIBI[dtth ku eshte Allahu i Cili i ka krijuar yjet…Ai na shef].
Cudi me ate ,i cili vetmohet e han gjate dites ne ramamzan " a nuk e din ai se Allahu e sheh"[alak 14]
BARI I DYTE: drejtimi kah feja: me te mesuar,kuptuar e te pasuar [praktikuar]… dhe ndjenja per madheshtine e fese.Thote Allahu swt"perqendro veten tende sinqerisht ne fene,i larguar prej cdo te kote,[e ajo fe],feja e Allahut ne te cilen i krijoi njerzit ,s'ka ndryshim[mos ndryshoni] te asaj natyrshmerie te krijuar nga Allahu ,ajo eshte feja e drejte por shumica e njerzve nuk e dine".[rrum 30]
A e ka krijuar Allahu dunjane e ahiretin vetem per hire te kesaj feje ,thote Allahu"Une nuk i krijova njerzit dhe xhinet per tjeter pos qe te me adhurojne.Une nuk kerkoj prej tyre ndonje furnizim e as [qe] deshiroj te me ushqejne ata.Allahu eshte furnizues i madh,Ai fuqiforti".[dharijate 56-58].
Degjo porosine e njerit prej sahabeve kur thote"nese te godasin bela [ fatkeqesi e sprova] jipe pasurine e jo fene tende .Nese te shtohen edhe me shume belate atehere jipe pasurine dhe veten tende e mos e ip fene tende sepse i shkaterruar eshte ai qe i eshte prishur feja dhe se i plackitur eshte ai qe i eshte vjedhe feja,dhe dije se nuk ka varferi pas xhennetit dhe se nuk ka pasuri pas xhehennemit [sh.p dtth nuk ka me mundime pasi qe te hysh ne xhennet dhe se nuk te vlen pasuri kur te hysh ne zjarre].
BARI [ILAQI]I TRETE:perkujtimi i vdekjes ,ahiretit si dhe frika nga perfundimi i keq [ne zjarre]
Thote Muhammedi a.s"shpeshtojeni perkujtimin e shkateruesit te epsheve"-dtth vdekjes ".[sahihul xhamii]
O lenes i agjerimit..kush agjeron per ty pas vdekjes sate ? kush falet per ty pas vdekjes sate? Kush do ta beje Zotin tend te knaqur me ty pas vdekjes sate …a nuk qan per veten tende? A nuk pendohesh para vdekjes sate?
O lenes i agjerimit..a ke degjuar per keto tregime te verteta e kercenuese per perfundim te keq-Allahu na ruajt- e ka permnedur [kete tregim] nje pastrues i xhenazeve se ai kur e kishte lare nje xhenaze kishte degjura ere te rende e cila dilte nga organi gjenital i kufomes!! Nje kufome tjeter ishte shenderruar [ne dic] sikurse te ishte thengjill i zi e para kesaj[se te vdiste] ishte me i bardhi njeri.Kur e pyeten babin e tij per te…i lajmeroi se ai nuk falej!![per keto tregime dhe te tjera ua referojme librin "kujdes nga perfundimi i keq-et tahdhir min suui el hatimeti", te Sexhistanit]
Tregon ibni Rexheb el Hanbeliu se atij i kishte thene Abdul Aziz bin ebi Revvadi : prezentova tek nje njeri gjate vdekjes se tij duke iu shqipptuar shehadeti [la i lahe il-la Allah],tha ne fund cka tha : ai eshte mohues i asaj qe thua e vdiq ne kete gjendje.Thote[ky njeri]pyeta per te kur ja ai ishte konsumues alkooli.Thoshte Abdul Azizi"frikesojuni mekateve ngase ato jane ajo cka e ka gjetur-goditur ate".
O ju qe e prishni agjerimin paarsye:ju beni mekat me te madh sesa pirja e alkoolit.A pajtohesh me veten tende qe te vdesesh duke mos qene ne islam, ku do ta humbasesh pergjithmone ahiretin tend.Thote Allahu s.w.t"Allahu i ka mallkuar jobesimtaret dhe per ta ka pergaditur zjarre te ndezur fort.Aty do te mbesin pergjithmone dhe nuk do te gjejne ke do ti mbroje apo do ti ndihmoje.Diten kur fytyrat e tyre do te permbysen ne zjarre e thone"te mjeret ne,ta kishim adhuruar Allahun e respektuar te derguarin!".[ahzab 64-66]
Gjithashtu thote"keta jane dy kundershtare[grupe kundershtaresh;besimtare dhe jobesimtare]qe jane zene rreth Zotit te tyre;e atyre qe nuk besuan u qepen rroba prej zjarri e u hudhet uji i vale mbi kokat e tyre.Qe me ate u shkrihet krejt c'ka ne barqet e tyre e edhe lekurat.Per ata jane edhe kamxhiket e hekurt.Sa here qe perpiqen te dalin prej tij nga vuajtjet e padurueshme ,kthehen me dhune ne te perseri [e u thuhet];"vuane denimin me diegie!".[haxh 19-22]
Or neglizhent!Degjo per kete tregim .Tregon nje puntor ne nje shkritore se si babai i tij kishte rene ne nje kazan me temperature te madhe e ishte shkrire pa lene asnje gjurme.Andaj ti vella qe han gjate dites se ramazanit[pa leje] ky eshte ndeshkim i dunjas andaj a ke force ti perballosh zjarrit ta ahiretit qe eshte 70 here me i ashper?! O ZOTI YNE NA RUAJ!!
ILAQI I KATERTE: largimi nga sprovat dhe epshet
Duhet per ate qe deshiron pendim tek Allahu per ngrenien pa leje gjate dites ne ramazan : te largohet nga gjerat qe e shtyejne te haje siq eshte shoqerimi me ata qe nuk agjerojne,qendrimi ne mesin e tyre apo shiqimi ne gra ose te menduarit rreth tyre…apo te qendruarit ne kuzhine ose vende ne te cilat ka ushqim e pije te cilat te nxisin nga lakmia te hash ndersa ai qe eshte duhanxhi le te kete kujdes e le te mos ulet me ata qe pijne duhan apo ti perkujtoje cigaret apo t'i barte me vete e te ngjashme…
Nje rregull i pergjithshem islam thote"cdo gje qe te shpie ne haram eshte haram".
Po keshtu u obligohet te rinjve dhe te rejave qe veten e tyre ta ruajne nga epshet e ndaluara; dhe kete duke e pasuar fjalen e Muhammedit a.s" o turme e te rinjve kush ka mundesi prej jush te martohet le te martohet ngase[martesa] eshte ruajtje nga shiqimi dhe mbrojtje per organet e ai qe nuk ka mundesi martese le te agjeroj ngase agjerimi per te eshte mbrojtje"[buhariu&muslimi]
ILAQI I PESTE:te menduarit ne realitetin e ushqimit dhe pijeve O ti qe han [paleje] ne ramazan:vertet ushqimet me te dashura dhe pijet me te kendshme te cilat i pregadite gjate dites se ramazanit do t'ua ndish shijen dhe lezetin e tyre vetem atehere kur kalojne neper gjuhen tende!! Dhe posa te hyjne ne barkun tend shenderrohen ne lende te neveritura dhe nese ti p.sh:e vjell kete ushqim apo pije a do te kishe mundesi ta haje apo ta pije perseri?!!pastaj mendo se si del ne formen e teprices fiziologjike!!..pastaj mendo se me cfare ushqimi apo pije ,epshi apo duhani keni prishur agjerimin me pare …ku eshte knaqesia e tyre tash ?!ka shkuar e tera e ka mbetur vetem ndeshkimi per ate krim
Mbarojne lezetet e atij qe arriti lartesine[kulmin] e tyre
prej harami,e mbetet mekati dhe poshterimi
mbetet ndeshkimi i keq si perfundim
nuk ka knaqesi ne lezetin
pas te cilit vie zjarri
Ky eshte realiteti i ushqimit e pijeve ne dunja.Thote Allahus.w.t"ajo qe e keni prane vetes eshte e perkohshme e ajo qe eshte te Allahu eshte e perjetshme…".[Nahl 96]
ILAQI I GJASHTE:marrja - kapja per shkaqet e caktuara te agjerimit
Prej atyre shkaqeve me te rendesishmet jane:
1]vonimi i syfyrit dhe ngutja me iftar
2]berja shprehi e agjerimit qysh nga femijeria
3]pregaditja [e organizmit] me agjerim para ramazanit siq jane ca dite nga muaji sha'ban
4]largimi nga ata/ato qe nuk agjerojne
5]hedhja e ujit ne koke ose trup kur ke deshire per kete ngase kjo nuk e prish agjerimin[me kusht qe uji te mos depertoje ne bark]
6]ndihmimi i nefsit[shpirtit] ne ate qe eshte e mire ndersa gjeja me me vlere per ndihmimin e nefsit eshte te perkujtuarit e Allahut s.w.t dhe durimin per premtimin e Allahut s.w.t me xhennetet [per vepermiret].
ILAQI I SHTATE: riaktualizimi i rolit te familjes dhe shoqerise
Patjeter duhet ta kemi nenkontrolle dhe llogaritje familjen dhe se nuk duhet [lejuar vetes ] t'u japim para te shumta nje te riu te paformuar mentalisht [ te papjekur] qe ta prish agjerimin ose t'i shpenzoje ne drogera ,cigare etj andaj patjeter duhet perdore metoden e shperblimit dhe ndeshkimit me ta , interesimi per shembujt -personalitet e mira ,ringjallja e riteve islame ne shtepite tona me pasionin per mesimin e kur'anit dhe shkencave islame.
NGRENIA HAPTAS GJATE DITES NE RAMAZAN
Vertet ceshtja e paraqitjes"haptazi"me mekatin eshte problematikë e rrezikshme madje qofte edhe nese behet me mekatin me te vogel se ngrenia pa leje e si qendron puna nese paraqitja behet me mekat te madh ,i cili shkaterron nje shtylle prej shtyllave te islamit dhe[shkakton] shperberjen e nje riti bukur te madh ne mesin e muslimaneve?
Muhammedi a.s thote "tere ummeti im eshte i falur perveq atyre qe bejne mekate haptazi "[buhariu &muslimi].
Allahu s.w.t nuk te fal e as nuk te shpeton o ti qe han ne ramazan pa leje…Ti nuk mjaftove me ate se prishe agjerimin por nxite edhe shpirterat e dobet te bejne sikurse bere ti e ndoshta bart edhe ti sikurse barrat[pergjegjesite] e tyre.
Fatkeqesi edhe me e madhe se kjo eshte atehere kur njerzit i bashkone[nje mekat] -ne nje shoqeri apo rreth- sikurse ky mekat i madh dhe ata heshtin …atehere denimi i Allahut do te zbres mbi te gjithe ,qofshin ata qe e kane prishe agjerimin apo ata qe heshtin per kete mekat te shemtuar!..Thote Allahu s.w.t" ruajuni nga e keqja [nga denimi]qe nuk i godet vetem ata qe bene mizori prej jush [por edhe te miret],dhe ta dini se Allahu eshte ndeshkues i rrepte".[enfal 25]
Njera nga grate e Muhammedit a.s po e pyet Muhammedin a.s e po i thote"o i derguar i Allahut a do te shkaterrohemi derisa ne mesin tone ka te mire?tha:po, kur te shtohen te keqiat".[buhariu &muslimi]
Omer ibn Abdul Aziz ka thene: kane thene se Allahu nuk e ndeshkon shumicen per shkak te mekatit te nje pakice por nese behet e keqja haptas atehere te gjithe e meritojne denimin [transmeton:imam maliku].
Shoqerise i obligohet ta mbaje nen kontrolle gjendjen e atyre qe hane haptazi dhe me qellim.Poashtu edhe imamët ne xhamija dhe da'vetxhite [thirresit ne rrugen e Allahut] duhet t'ua shpjegojne njerzve qarte keto tema. [poashtu i obligohet] shumices se popullates qe te ndihmohen ndermjet vete ne sherimin e ketij problemi,ngase Muhammedi a.s ka thene"feja eshte keshille.Thane per ke o i derguar i Allahut ? Tha:per Zotin,librin e Tij ,te derguarin eTij ,per prijesit e muslimaneve dhe te tjeret ne pergjithesi ".
FJALE RASTI PER PRONARET E LOKACIONEVE TE USHQIMIT DHE PIJEVE
T'ia keni friken Allahut o pronare te lokacioneve te tilla ,keni kujdes qe t'iu shitni apo pregaditni pije ose ushqim atyre qe nuk agjerojne [pa leje].Ka thene Allahu"…mos u ndihmoni ne te keqia dhe te liga …".[maide 2]
Mos u knaqni me pasurine te cilen e fitoni nga nje pune e tille ngase Allahu nuk e bekon pasurine ne te cilen ka haram…ndersa ju shitesa kur u shitni pije e ushqim atyre qe nuk agjerojne u ngjani atyre qe shesin pije alkoolike dhe drogera te rinjeve qe ti devijojne e degjenerojne sepse te dy ceshtjet tek Allahu jane mekat dhe fesad i madh!!
LENESI I AGJERIMIT A ESHTE MUSLIAN APO JO?
Kush prish agjerimin si shkak i pergenjeshtrimit te obligueshmerise se tij e thote-p.sh-"agjerimi i ramazanit nuk eshte obligim":ky padyshim eshte jobesimtar-Allahu na ruajt-!.
Pokeshtu edhe nese e braktise agjerimin duke treguar kryelartesi dhe se ai e refuzon dispoziten e Allahut per obligueshmerine e agjerimit apo tallet me agjerim e thote p.sh:agjerimi eshte prapambeturi dhe tradite e mbetur nga e kaluara ose thote se agjerimi nuk na duhet ne kohen tone ose te ngjashme ky,s'ka dyshim se ka zgjedhe kufrin dhe e ka braktise fene e tij te pastert.Thote Allahu s.w.t"per Zotin tend jo,ata nuk jane besimtare[te asaj qe te zbriti ty e as te asaj para teje] derisa te mos zgjedhin ty per te gjykuar ne ate konflikt mes tyre,e pastaj [pas gjykimit tend]te mos ndiejne paknaqesi nga gjykimi yt dhe [derisa] mos binden sinqerisht"[nisa 65]
Per kete qe e thame nuk ka polemike mes dijetareve .Ka thene imami i nderuar XHADUL HAKK,udheheqes i meparshem i AZ-HARIT" jane dakorduar muslimanet se kush e mohon ate ,obligimi i se ciles eshte i vertetuar[sikurse namazi,zekati]apo ndalimi [sikurse mbytja,zinaja] me tekst te sheriatit ne menyre te prere, nga ana e Allahut s.w.t dhe ne argumentimin e tij [qofte ajet apo hadith sh.p ] per nje dispozite[ te vecante] dhe paraqitjen e tij te gjithe muslimaneve ,ka dale nga hallka e islamit dhe atij nuk i zbatohen dispozitat e islamit dhe njeherit nuk llogaritet prej ithtareve te islamit.[fetva e publikuar me 2/8/1402 h]
Ndersa kush han paleje per shkak tjeter ,jo te atyre dy shkaqeve te permendura ,dijetaret kane polemizuar rreth islamit te tij .Nje grup dijetaresh mendojne se ai gjithashtu eshte kafir ndersa nje grup tjeter nuk gjykojne me kufer per te …por te gjithe dijetaret jane te mendimit se ai ka rene ne mekat te madh ,me te demshem se zinaja e pirja e alkoolit siq e cekem edhe ne.Me kete mekat i mjafton qe ceshtja e tij te jete polemike ne mesin e dijetreve se a eshte musliman apo jo!
Shqyrtoje kete ceshtje mire o lenes i agjerimit : per Zotin nese e humbe fene tende nuk do te fitosh kurre…
Thote Allahu s.w.t"e kush kerkon fe tjeter perveq fese islame atij kurrsesi nuk i pranohet dhe ai ne boten tjeter eshte nga te deshperuarit"[ali imran 85]
SI VEPROHET ME TE NE ISLAM
Nga ajo qe transmetohet per kete eshte se Omeri r.a urdheroi per rrahjen e nje njeriu qe kishte pire alkool ne ramazan me 80 kamgjik.Poashtu urdheroi qe te denohet me internim- arratisje nga vendi i tij ne vend tjeter.Transmetohet se Aliu r.a, personin qe ia kishin sjellur , i akuzuar per pirjen e alkoolit ne ramazan e kishte rrahur me 80 kamgjik , pastaj kishte urdheruar te burgoset. Te nesermen e nxorri dhe e rrahu edhe me 20 kamgjik e tha:80 per alkoolin e 20 per te te nxitur tek Allahu ne ramazan[shiqo librin e agjerimit nga SHERHUL UMDEH te shejhul islamit]
CFARE I OBLIGOHET ATIJ I CILI PRISH NJE DITE PAARSYE GJATE RAMAZANIT
Kush prish agjerimin per shkak te mardhenive seksuale atij i obligohet shpagim i rende:lirim i robit e nese nuk ka rob agjerimi i dy muajve pandeprere e nese nuk mundet i obligohet qe te ushqeje 60 te varfer.
Sa i perket atij qe prish agjerimin per shkak tjeter jashte mardhenieve seksuale[si ngrenie apo pirje me qellim apo masturbim duke qene zgjuar] disa dijetare ua obligojne te njejtin shpagim me te mardhenieve seksuale sikurse qendron edhe ne fetvane e shejhut te perparme te az-harit XHADUL HAKKUT te publikuar me 2/8/1402h,ndersa disa dijetare thone se nuk i obligohet ky shpagim siq qendron edhe ne fetvane e komisionit te perhershem per hulumtime shkencore dhe fetva ,nr 7890.
Ndoshta mendimi me i sigurte do te ishte-e Allahu e di me se miri- se nuk obligohet shpagim [nese nuk ka bere mardhenie seksuale] sepse Muhammedi a.s nuk e urdheroi ate ,i cili vjelli me qellim ne diten e ramazanit me kete shpagim.
Ne te gjitha gjendjet …i obligohen atij tri ceshtje[duke shtuar edhe shpagimin e cekur per ate qe ben mardhenie seksuale]:
CESHTJA E PARE:pjesen e mbetur te dites ta agjeroj [prej aty ku e ka prishe] megjithe dijen se agjerimi i tij eshte i pavlere por ky vazhdon agjerimin respekt ndaj muajit te shenjte te Allahut
CESHTJA E DYTE:i obligohet pendimi tek Allahu s.w.t prej ketij krimi te keq ,ne te cilin ka rene dhe me te cilin e ka sulmuar shenjterine e ketij muaji,dhe
CESHTJA E TRETE:ta kompenzoje diten ne te cilen e ka prishur agjerimin dhe se fundi dera e pendimit vazhdon te jete e hapur
ende ka ne toke shesh e hapesire
qe te miren ta arrije ai qe perpiqet ta kerkoje
dhe nuk ka perfunduar ne shpirterat e njerzve mendja
e nenshtruar,e banuar me frike e trishtim
dhe nuk ka perfunduar pema e islamit duke qene e ngritur
e mbushur me tufa[kalavesh]te hurmave dhe rutabit
Po ,nuk eshte mbylle dera e pendimit.Thote Allahu s.w.t"Thuaj:"o roberit e Mi,te cilet e keni ngarkuar veten me shume gabime,mos e humbni shpresen ndaj meshires se Allahut,pse vertet,Allahu i fale te gjitha mekatet,Ai eshte qe shume fale dhe eshte meshirues".[zumer 53].
Muhammedi a.s e ka permend nje dere te pendimit e gjate ne distance kohore 70 vjet ,nuk mbyllet derisa te lind dielli ga perendimi[tirmidhiu].
Ja pra ajo eshte e hapur...por mbyllet ne fytyren e mekatarit kur te vie momenti i daljes se shpirtit!.. a je ti prej hyresve para se te kaloje koha?!..
Kthehu tek Zoti yt qe t'a shijosh embelsine e ibadetit…ibadetit te agjerimit…ibadetit te namazit….ibadetit te namazit te teraviheve,dhikrit dhe nenshtrimit Allahut s.w.t…ibadet pas ibadeti…shperblim pas shperblimi..shlyej mekatet tua me abdes dhe hyn ne shtepine e Allahut duke mos u luhatur ne udhezim..
Perse luhatje?!!a nuk pajtohesh se ti je ne rrugen e gabuar dhe se rrugedalja e vetme eshte kthimi[pendimi] tek Allahu s.w.t?!!Pra behu trim dhe vendos te kthehesh tek Allahu…
Vella deri kur do ta shyesh kete vendim ?!deri kur zemra jote do te jete ne kete agresivitet? Zemren e pameshirshme nese nuk e shkrin zjarrri i keshilles ne kete dunja do ta shkrij zjarri i xhehennemit ne Ahiret".. te mjere jane ata qe nga zemerfortesia e tyre nuk permendin Allahun,te tillet jane ne nje humbje te qarte"[zumer 22]
Vertet shejtanet prej njerzve dhe exhineve perpiqen te te largojne nga tevbeja dhe te ta veshtiresojne ate.Ne ty mundohen ta mbjellin ndjenjen e deshprimit nga rruga e kthimit tek Allahu s.w.t,qe te jesh me ta ne zjarrin e xhehennemit.Sa vendim i keq!..meshiroje veten e mos i degjo te tjeret por degjoje Zotin tend te meshirshem,te dashur i Cili te keshillon e thote"o ju njerez ska dyshim se premtimi i Allahut eshte i vertet,per ate mos t'u mashtroje juve jeta e kesaj bote dhe te mos u mashtroje juve ndaj Allahut ai i mashtruari[djalli].Djalli eshte armik juaji pra edhe ju konsideronie armik,ai e therret ate grupin e vet,vetem per ti bere banues te zjarrit".[fatir 5-6]
E nese ke vendosur te ikesh nga udhezimi dhe fjala e Allahut vlen per ty kjo"…pse ne te vertet syte nuk verberohen por verberohen zemrat ne kraherore"[haxh 46].,atehere dil nga sundimi i Allahut…a ke deshire ta kundershtosh Allahun ne sundimin e Tij?!..mos prish agjerimin ne ramazan nga rizku i Allahut …a ke deshire ta kundershtosh Allahun ne rizkun e Tij?!e nese nuk gjen or i marre para vetes asgje perpos sundimit te Allahut dhe rizkut te Tij -ngase cdo gje eshte e Tij- dije se nuk ka Zot dhe te adhuruar tjeter per ty perveq Tij ..largoje kokefortesine e kthehu tek Allahu se do ta gjesh te kthyer tek ti ..te merr prane meshirese se Tij dhe t'i pastron njollat e mekateve …kthehu me tere qenien"vetem Ty te adhurojme dhe vetem prej Teje ndihme kerkojme"[fatiha 5], dhe thuaju te gjithe ithtareve te sherrit nese te pengojne"e cka une qe te mos e adhuroj Ate qe me krijoi dhe te Ai kthehemi"[jasin 23].
O ju qe prishni agjerimin pa leje dhe me qellim ..kjo thirrje eshte verejtje per ju"pra ikni e mbeshtetnu tek Allahu ,une prej Tij jam nje qortues i hapet.E mos i shoqeroni Allahut edhe ndonje zot tjeter, edhe per kete une jam i derguar prej Tij qe t'iu terheq haptazi verejtjen"[dharijate 50-51]
Kjo ishte prej nesh ndersa Allahu e di te verteten .Cdo gje qe ka qene prej suksesit eshte nga Allahut i vetem..ndersa cdo gabim e leshim eventual eshte prej nesh e shejtanit..e Allahu dhe i derguari i Tij jane te pastert..Allahu e shperbleft ate qe ndihmon perhapjen e hajrit ne mesin e njerzve ..pershendetjet qofshin mbi Muhammedin as dhe pasuesit e tij gjere ne diten e fundit..dhe se fundi falenderimi i takon Allahut te boterave
Sedat Gani Islami
17.7.2002
e merkure
Vushtrri