Mirsevini në Celularë Pançi - Servis

Me poshte do te gjeni informacione te nevojshme per telefonine celulare

Koncepte te pergjithshme:

Telefonia celulare eshte komunikim me radio ne regjimin full-dubleks (transmetim dhe marrje ne te njejten kohe) ne frekuenca te larta te rendit Megaherc (Mhz). Frekuencat qe perdor telefonia celulare ndahen ne 3 grupe kryesore qe quhen Bandat e operatoreve. Banda e pare eshte Banda GSM me frekuence 900 Mhz, banda e dyte eshte Banda DCS 1800 Mhz, dhe Banda e trete eshte banda WCDMA 2100 Mhz. Operatoret Amerikane kane spostuar fekuencat baze te bandes se pare dhe te dyte perkatesisht ne 850 Mhz dhe 1900 Mhz.

Ne Shqiperi shfrytezohen vetem 2 bandat e para GSM-900 Mhz dhe DSC-1800 Mhz. Banda e trete WCDMA eshte bande e gjere qe e shfrytezon telefonia celulare e generates se 3-te qe transmeton edhe figure bashke me zerin. Ky eshte nje sherbim i ri qe eshte vene ne shfrytezim me sukses ne disa vende te zhvilluara te botes dhe qe shpejt do te jete prezent edhe ne vendet e tjera ne zhvillim.

Aparatet telefonike celulare projektohen qe te punojne ne nje ose me shume banda pune. Ju kujtojme qe te beni kujdes ne perzgjedhjen e aparateve tuaj celulare kur ato i blini jashte Shqiperise, qe aparati qe pelqeni ju, te suportoje (te perfshije) njeren ose te dyja nga bandat qe shfrytezon Shqiperia, perndryshe telefoni juaj nuk mund te perdoret ne Shqiperi. Te dhena mbi bandet qe mbulojne telefonat celulare, si dhe te dhena te tjera te rendesishme per shumicen e llojeve te aparateve celulareve mund te gjeni ne kete lidhje.

Hosted by www.Geocities.ws

1