NATYRA QELIZORE E SISTEMIT NERVOR


Me nje peshe prej vetem 2 kg, rreth 3% e mases totale trupore, sistemi nervor eshte nje nga sistemet me te vogla dhe me komplekse nga 11 sistemet e trupit te njeriut. *
Sistemi nervor (Fig. 1-1) eshte nje rrjete komplekse neuronesh dhe qelizave neurogliale (greq. glia, ngjites),  me nje organizim te larte funsional. Neuronet jane qeliza me diferencim te larte celular, jane ekcitabile (gjenerojne potencial aksional/impuls nervor) dhe kane aftesine e pranimit, integrimit, transformimit dhe percjelljes se informatave ne forme te potencialit aksional. Pra sistemi nervor funksionon mbi bazen e aktivitetit elektrik. Truri i njeriut perbehet nga 10 ne te 11 neurone dhe 10-50 fish me teper qel. gliale, dhe cdo neuron ka aftesine qe te kontaktoje me 10,000 neurone te tjera. Kompleksiteti i sistemit nervor nuk rrjedh nga numri i madh i neuroneve por nga numri i lidhjeve te specializuara-sinapsave ne mes te tyre. Nga fakti qe cdo neuron eshte nje njesi funksionale ne vehte, rrjedh dhe
doktrina  neuronale e cila thote: �Qeliza nervore individuale (neuroni) paraqet njesine gjenetike, anatomike, trofike, dhe funksionale te sistemit nervor�.** Te gjithe rruget nervore, harqet refleksive apo qarqet neuronale jane te ndertuara nga neuronet. Per themelimin e kesaj doktrine eshte nevoitur nje kohe dhe mund i madh intelektual nga shkencetare si Waldeyer, Wilhem His, August Forel, Ramon y Cajal, Schleiden dhe Theodor Schwan etj.
Fig. 1.1 Neurone kortikale se bashku me nje qelize neurogliale (astrocit-ngjyre e gjelbert). Neuronet komunikojne nepermjet te zgjatimeve te tyre duke formuar nje strukture rrjetore.
(Copyright � 2005 Dennis Kunkel Microscopy, Inc. www.denniskunkel.com)
_____________________________
* Vlerat jane nxjere nga Gerard Tortora & Sandra Grabowski. Principles of Human Anatomy & Physiology 10th ed.. 2003 John Wiley&Sons; (faq. 386).
** Vlerat dhe doktrina neuronale jane nxjere nga A. Par�nt. Carpenter Human Neuroanatomy. 1995 Williams&Wilkins; (faq.131). dhe nga William F. Ganong: Review of Medical Physiology 20th edition. 2001 Lange Medical Books/Mc Graw-Hill (faq.49).
Hosted by www.Geocities.ws

1