| Duke komentuar nje thenie te Profetit Muhamed AS ,"Kush ka njohur veten e vet,ka njohur Perendine" Haxhi Bektashi tha: "Ne baze te kesaj thenieje mund te thuhet se kushdo qe e njohu Zotin me cilesimin e Perendishem, njohu veten e vet me cilesine e Perunjsit,domethene se njohu varferimin e Tij,njohu pasurine e Perendise. Kushdo qe njohu veten plot mundime,njohu Zotin me vendosmeri.Kushdo qe njohu veten me te meta,njohu Perendine te persosur.Kushdo qe njohu veten me ndricim,njohu Zotin te Shkelqyer dhe kushdo qe njohu veten duke u zhdukur,e njohu Perendine ne mbetje te perjetshme. * * * Haxhi Bektashi ka thene: "Jane pese gjera qe eshte mekate te ndodhin: e para- edhte drita qe ndizet ne mes te qiellit e dyta- eshte paraqitja e gjese se bukur perpara te verberit e treta- eshte renia shi nje token qe eshte lluce e katerta-eshte paraqitja e nje gjelle te mire nje njeriu qe eshte i ngopur e pesta -eshte te thuash fjale te larta perpara injorantit." * * * Haxhi Bektashi tregon nje ngjarje nga Profeti Mojsi AS se Zoti i madh i ka thene Profetit Mojsi keto fjale: Une kam ndertuar nje shtepi prej drite dhe e lashe amanet ne brendshmerine e njeriut.Emrin ia ngjita zemer.Ajo eshte ne nje gjendje te tille hyjnore qe eshte me e gjere nga cdo gje ne bote.Dhenia e asaj shtepie eshte njohuria.Qielli i saj eshte Besimi.Dielli i saj eshte deshira.Hena e saj eshte dashuria.Yjet e saj jane njohurite.Malet e saj jane lutjet.Pema e saj eshte sherbimi.Gjethet e saj jane qendrimi.Fruti i saj eshte kuptimi.Kjo shtepi ka kater porta : e para eshte DIJA,e dyta eshte BUTESIA e treta eshte DURIMI e katerta eshte FALENDERIMI. |