| Nje here Haxhi Bektashin e pyeten se cila ishte gjeja me e mire ne bote dhe Ai u pergjigj: "Gjeja me e mire ne bote eshte zemra e dervishit,qe permend Zotin". Pastaj shtoi : "Ai qe e shkon kohen kot,por dashuron Zotin eshte me i mire nga ai qe kendon Kuranin,por mendjen dhe zemren nuk i ka tek Zoti". Kur e pyeten ne nje rast tjeter Haxhi Bektashin se kush ishte me te vertete i "kuptuar"1) ,Ai u pergjigj: "I kuptuar,apo i persosur,eshte ai qe sdo tja dije fare nga kjo bote se cka e ku ka dhe jo ai qe vesh hirka te grisura e ri me sixhade ne dore,por qe zemren e ka te zbrazet." Nje dite nje Dervish i kerkoi leje Haxhi Bektashit te udhetonte. Pse kerkon te udhetosh -e pyeti Haxhi Bektashi dervishin Burre i vertete!Uji po nuk eci,bie ere te keqe-u pergjigj Dervishi Atehere Haxhi Bektashi ju pergjigj: Pse nuk behe det,qe as te mos rjedhesh,e as te mbash ere.Zogjte qe fluturojne nuk mund te arrijne qiellin,por ngrihen aq lart sa per ti mos ti kapur kembet neper caqet qe ngrehin njerezit per ti kapur.Keshtu edhe nje Dervish,edhe sikur te mos ta arije shkallen e persosmerise,kur largohet nga bota e trubullirave i lehtesohet pak barra dhe shpeton nga ajo brenge.Pse te miret kane thene :"Kush qendron ne nje vend behet burre dhe kush udheton gjen burra." 1) Ketu ka kuptimin i persosur,njeri qe ka kuptuar gjithcka |