KF."DRENICA" Skenderaj   
 
HISTORIKU
Iniciativa pėr formimin e njė klubi te futbollit nė Skėnderaj lindi qė nė vitin 1956 nga disa entuziastė tė sportit, siē ishin: YMER TAHIRI, RAMADAN DAUTAJ, ISĖ IBISHI, HAJRULLA ASLLANI etj. Dy vite mė vonė u formua klubi i cili u quajt sipas Fabrikės sė tjegullave KF."BUDUQNOSTI" nga Skënderaj, i cili filloi garat nė Nėnlidhjen e Mitrovicės.Pėrkundėr kushteve tė vėshtira, mė 1961/62 u krijua njė formacion me futbollist tė rinjė dhe tė talentuar. Nė kėtė kohė Kryetar i Kryesisė u zgjodh UKĖ DAJAKU, ndėrsa trajner ishte AZIZ ABAZI.  Ekipi garoi 14 vite nė Qarkun e Mitrovicės dhe nė sezonin 1977/78 si kampion i kėtij qarku hyn nė Ligėn e Dytė tė Kosovės. E meriton qė tė cekim formacionin e kėtij sezoni, i cili siguroi hyrjen nė ligė:

Sinan BEHRAMI, Fadil RAMA, Mehmet MEHMETI, Hajriz HAJDINI, Ramadan OSMANI, Haki PAJAZITI, Agim BOLETINI, Burhan HAMITI, Ibrahim DERVISHI, Veli HYSENI, Zymer HASANI, Alush HETEMI, Faik HAZIRI, Xhafer DOBRA, Imer LUSHTAKU, Fadil FEJZA, Xhavit SEJDIU, Sadik SHALA.

 Ekipi ishte i papėrvojė dhe nė fund tė kampionatit tė parė bie nga Liga e Dytė. Pas njė pune tė madhe, klubi u rikthye nė ligė pas 5 vitesh, pikėrisht nė sezonin 1983/84.Formacioni nė kėtė vit kishte kėtė pėrbėrje: Imer LUSHTAKU (trajner), Burim NDRESHAJ, Rexhep VESELI, Mehmet MEHMETI, Fadil RAMA, Xhafer DOBRA, Ukė DAJAKU, Bashkim IDRIZI, Hashim AJETI, Halim VELIQI, Agim Berisha, Haki PAJAZITI, Bahri RUKOLLI.

Pėr dallim nga gjeneratat e mėhershme, kjo gjeneratė me plot sukses ruajti statusin e antarit tė Ligės sė Dytė dhe ishte edhe pretendent pėr titull. Pas shkuarjes sė lojtarėve kyē nė klube tjera, si: Burhan Hamiti, Ismajl Gucati, Veli Hyseni, Bashkim Idrizi, Bahri Rukolli etj. klubi i zbehu gjasat pėr hyrje nė rang mė tė lartė, por u stabilizua nė Ligėn e Dytė. Pasi qė numri i lojtarėve sa vinte e shtohej, u formua klubi tjetėr nga Skėnderaj- KF."Drenica" qė garonte nė Qarkun e Mitrovicės. Ky klub u formua nga disa ish-lojtarė tė KF."Buduqnostit", kurse kryesia ishte nė kėtė pėrbėrje: Hajriz Hajdini (kryetar), Idriz Salihu, Enver Nuredini, Kadri Nuredini, Gani Hajdari etj. Ekipi u formua nė sezonin 1987/88. Pas kalimit tė njė numri tė madh tė lojtarėve nga KF."Buduqnosti", klubi i ri garonte me plot sukses nė qarkun e Mitrovicės dhe po nė atė vit qė u formua, kaloi nė rang mė tė lart, nė Ligėn e Dytė tė Kosovės. Gjenerata qė e formoi KF."Drenica" dhe e cila hyri nė Ligėn e Dytė tė Kosovės ishte:

Hashim AJETI (trajner), Burhan HAMITI, Gani HAJDARI, Fadil RAMA, Xhafer DOBRA, Florim FAZLIU, Arif IBISHI, Sylejman HAMZA, Arif SALIHU, Bashkim BEHRAMI, Murat IBISHI, Nehat HAMITI, Hazir NUREDINI, Ismet ZYMBERI, Naser SHAQIRI, Skėnder ZYMBERI, Musa MURTEZI.

Ky klub qė nė vitin e parė tė garave nė Ligėn e Dytė siguroi kualifikimin pėr nė Ligėn e Parė, pra nė sezonin 1989/90 klubi arriti suksesin mė tė madh nė historikun e vet. Formacioni mė i shpeshtė nė kėtė sezon, qė e arriti kėtė sukses historik, ishte:

Hashim AJETI (trajner), Afrim BERISHA, Hilmi GASHI, Xhafer DOBRA, Ragip BEHRAMI, Burim NDRESHAJ, Agim BERISHA, Hajdin AJETI (trajner) Fadil BEHRAMI, Besim MIFTARI, Nehat HAMITI, Fatmir DERVISHI, Burhan HAMITI etj.

Liga e Parė ishte shumė cilėsore nė vitin 1990/91 andaj kryesia e KF."Drenica" angazhoi pėrforcime nė klub. Erdhėn nė klub kėta futbollist: Bashkim IDRIZI nga KF"Trepca", Xhavit Tahiri nga KF. "Rudari", Afrim Jashari dhe Fadil Fejza nga KF."Buduqnosti". Nė vitin historik 1991 u bė edhe pavarėsimi i futbollit kosovar nga ai serb dhe nė kėtė kohė KF."Drenica" ishte nė mesin e tabelės sė klasifikimit. Nė Ligėn e Parė garuan :

Hashim AJETI (trajner), BASHKIM IDRIZI, BURIM NDRESHAJ, XHAFER DOBRA, HAZIR NUREDINI, NASER SHAQIRI, FADIL BEHRAMI, Hajdin AJETI (trajner), AFRIM JASHARI, XHAVIT TAHIRI, NEHAT HAMITI, FADIL FEJZA, BURHAN HAMITI.

Pėr shkak tė vėshtirėsive tė krijuara nga okupatori serb, KF." Drenica" nė kapionatin e pavarur tė Kosovės i zhvilloi vetėm tri ndeshje nė Skėnderaj dhe pas largimit nga policia serbe, ndeshjet tjera i zhvilloi nė njė fushė nė malet e Klinės sė Ulėt. Nė kėtė periudhė formacioni i KF."Drenica" ishte ky: Xhafer DOBRA, Sadik VELIU, Bashkim IDRIZI, Sylejman SELIMI-Sulltani, Hazir NUREDINI, Naser SHAQIRI, Tahir LUSHTAKU, Nehat HAMITI, Xhavit TAHIRI, Hysni GJINOVCI, Faton TAHIRI, Hashim AJETI (trajner).

Nė vitin 1992/93 FFK vendosi qė garat e futbollit nė Kosovė tė zhvillohen nė katėr grupe: grupi i prishtinės, i Ferizajt, i Gjakovės dhe i Mitrovicės. Nė fund zhvillohej gara nga kampionėt e grupeve pėr t'u ditur kampioni i Kosovės. Skėnderaj kishte dy ekipe nė grupin e Mitrovicės: KF."Drenica" dhe KF."Skėnderaj".Mė 1995/96 KF."Skėnderaj ishte kampion i grupit tė Mitrovicės dhe nė vendin e dytė nė garat e kampionėve tė katėr grupeve. Ekipi i asaj periudhe ishte nė kėtė pėrbėrje:

Imer LUSHTAKU (trajner), Sami BEQIRI, Afrim JASHARI, Bajram ALIU (tani dėshmor), Xhevdet DERVISHI, Besnik KAĒKINI, Sami GECI, Besim BAJRAKTARI, Enver VOJVODA, Nexhmedin JASHARI, Brahim VOJVODA, Arsim IDRIZI, Daut GECI, Hajdin GECI (kryetar).

Pasi KF."Skėnderaj" u bė antar i Ligės Unike tė Kosovės, aty garoi vetėm njė vit dhe pėr shkak tė kushteve tė vėshtira financiare nuk arriti ta ruaj statusin e antarit tė kėsaj lige. Kėshtu, prapė ra nė ligėn e dytė dhe tani garonte bashkė me KF."Drenica" nė Ligėn e Dytė-grupin e Mitrovicės. Pėr shkak tė vėshtirėsive tė ndryshme dhe duke parė potencialin e tė dy ekipeve, tė dy kryesitė vendosin qė tė dy ekipet tė shkrihen nė njė ekip tė vetėm qė do tė garojė nė Ligėn e Dytė-grupi i Mitrovicės. Klubi qė u formua pas kėtij bashkimi u quajt K.F."VĖLLAZĖRIA" dhe u formua nė sezonin 1997/98. Nė stinorin e parė klubi u radhit nė kreun e tabelės sė grupit tė Mitrovicės. Mirėpo, pas fillimit tė luftės ēlirimtare, klubi pushoi aktivitetin dhe nė vend tė fanelave sportive, lojtarėt veshėn uniformėn e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Pas mbarimit tė luftės sė lavdishme ēlirimtare, KF."VĖLLAZĖRIA" ndėrroi pėrsėri emrin nė KF."DRENICA". Pėr riorganizimin e kėtij klubi pas luftės, kontribut tė veēantė kanė dhėnė: Sylejman Selimi-Sulltani, Sami Lushtaku, Bashkim Jashari, Nuredin Lushtaku, Musa Jashari, tė gjithė kėta eprorė tė lartė tė UĒK-sė si dhe antarėt e vjetėr tė kryesisė: Bashkim Rushiti, Hajdin Geci etj. Formacioi i pasluftės ishte:

Bashkim IDRIZI (trajner), Bekim XANI, Sabit MIFTARI, Xhevdet DERVISHI, Brahim VOJVODA, Sami GECI, Daut GECI, Afrim JASHARI, Tahir LUSHTAKU, Nehat HAMITI, Selman DURMISHI, Arsim IDRIZI.

Menjėherė pas lufte, nė sezonin 2000/2001 KF."Drenica" u kualifikua pėrsėri nė Ligėn e Parė tė Kosovės, ku me mjaft sukses garon edhe tani. Ekipi qė u kualifikua pėr nė Ligėn e Parė tė Kosovės ishte:

Bashkim IDRIZI, Bekim XANI, Xhevdet DERVISHI, Sami GECI, Brahim VOJVODA, Arsim IDRIZI, Mehmet KURDA, Afrim JASHARI, Jusuf JUSUFI, Tahir LUSHTAKU, Sadik Rrahmani, Afrim ARIFI, Ramadan CIMILI (trajner) Xhafer DOBRA.

Viti 2000/2001 ishte vit kur klubi me mjaft vėshtirėsi arriti tė ruaj statusin e antarit tė Ligės sė Parė tė Kosovės. Mbetjes nė elitėn e futbollit kosovar i kontriboi shumė edhe pėrkrahja nga grupi i tifozėve tė flaktė tė klubit, tė ashtuquajturit "SHQIPONJAT E ZEZA", tė cilėt e pėrkrahėn klubin nė ē lojė. Nė kėtė vit nė klub filloi punėn edhe shkolla e futbollit, si formė e re e punės nė klub. Klubi tanimė ėshtė stabilizuar nė elitėn e futbollit dhe nė dy sezonat e fundit ishte nė mesin e tabelės. Duhet cekur se KF."DRENICA" ka dhėnė shumė futbollist tė shquar, prej tyre edhe tė tillė qė kanė luajtur nė liga evropiane, siē ėshtė rasti i Zenun SELIMIT, futbollist i tanishėm nė KF."Delemont" tė Zvicrės. Poashtu, klubi i futbollit "Drenica" pėrveē kualitetit tė lojės, ėshtė njė prej klubeve mė tė disiplinuara nė Kosovė, nė bazė tė statistikave.

********

                                                                                                                                                                                                                                                                                                           
Hosted by www.Geocities.ws

1