|
|
|
Qyteti i Kaēanikut - Shteti i Kosovės |
|
« Kreu |
Shqip | Anglisht | Spanjollisht | Frėngjisht | Gjermanisht | Italisht | Hollandisht | Portugalisht | Norvegjisht | Rrusisht | Turqisht | Arabisht | Greqisht | Suedisht | Indonezisht | Hungarisht |
|
| Rreth Kaēanikut: |
Kaēaniku ėshtė qytezė nė jugė tė
Kosovės dhe ka njė sipėrfaqe prej 306 km katrorė (2,8% e sipėrfaqes sė
tėrėsishme tė Kosovės). Nga sipėrfaqja e tėrėsishme e komunės 65,6% ėshtė
tokė e papunuar, kurse 34,4% ėshtė tokė e punuar. Nėpėr Kaēanik kalon magjistralja Shkup-Prishtinė, si edhe hekurudha Selanik Fushė Kosovė (e ndėrtuar nė vitin 1879). Nė kėtė komunė janė edhe dy vendkalime kufitare me Maqedoninė: njėri nė Han tė Elezit dhe tjetri nė fshatin Qafėshqipe (ish Glloboēicė). |
||||
| Historiku: |
Kaēaniku si qendėr
administrative-qytezė, daton qysh nga fundi i shekullit XVI. Deri nė vitin
1891 ishte nahije e Sanxhakut tė Shkupit tė Vilajetit tė Kosovės. Themelues i qytezės Kaēanik ėshtė Koxha Sinan Pasha, njė pasha turk me origjinė shqiptare. Sinan Pasha ndėrtoi xhaminė (e cila edhe sot ekziston), njė imaret (kuzhinė publike), njė shkollė nė afėrsi tė xhamisė, dy hane (bujtina), njė hamam (banjo publike), kalanė dhe disa mullinj mbi lumin Lepenc. |
||||
| Gjeografia: |
Kaēaniku dallohet me faktin se pėrmes tij kalojnė 2 lumenj, Lepenci dhe
Nerodimja, tė cilėt nė fund tė qytetit bashkohen. Veē 2 lumenjėve, i ka
edhe 2 zona klimatike. Klimatologėt qysh para Luftės sė Dytė Botėrore
kishin konstatuar se nė juglindje tė Kaēanikut takohen klima e ngrohtė
mesdhetare dhe ajo e ftohtė kontinentale. Sipas eksepertėve shėndetėsorė
kjo klimė (takimi i 2 klimave), ėshtė e preferueshme pėr tė sėmurėt nga
tuberkulozi (sidomos ajo e eshtrave). Mu pėr kėtė, njė kohė nė lindje tė
Kaēanikut ka qenė sanatoriumi pėr tė sėmurė nga tuberkulozi. Rezervat e konstatuara tė mineraleve janė deri 15 mil. tonė mergele nė Hanė tė Elezit dhe 30 mil. tonė afėr fshatit Paldonicė. Rezervat e gurit gėlqeror nė Kepin e Kaēanikut janė nė sasi prej 127 mil. tonė, ndėrsa rezerva tė konsiderueshme ka edhe nė afėrsi tė fshatit Ivajė. Kaēaniku ka edhe pasuri natyore tė pyjeve, tokės dhe ujėrave. Fondi i sipėrfaqes sė pyjeve pėrfshinė 17.302 hektarė (58,08% tė sipėrfaqes sė pėrgjithshme). Ndėrkaq, fondi i tokės bujqėsore ėshtė 10.516 hektarė (34,74% e territorit tė komunės). Pjesa e shpatijeve tė Sharrit ka resurse tė mjaftueshme tė burimeve tė ujit tė pijshėm dhe pikėrisht nga kėto vendburime furnizohet me ujė pėrqindja mė e madhe e banorėve tė komunės. Maja e Lubotenit dhe shpatijet pitoreske tė Sharrit ofrojnė mundėsi tė mėdha pėr zhvillimin e turizmit malor (atij veror e dimėror). |
||||
| Popullsia: | 53,000 banorė | ||||
| Dendėsia: | 140.5 banorė/km² |
| Sipėrfaqja: | 306 km² |
| Shteti: | Kosova |
| Posta: | 71000 |
| Pozita nė hartė: |
|
| Flamuri: |
|
|
Lutu pėr kėtė vend! Zoti ju bekoftė! |
| Mė tepėr rreth Kaēanikut | Galeria e Kaēanikut | Guestbook | Contact |