Si të vizatoni Sailor Moon-in
Doni të vizatoni? Këtu mund të mësoni aq sa di unë, se as shkollë s'kam bërë dhe as njeri s'më ka thënë si vizatohet. Ajo që është e nevojshme është dëshira, durimi dhe vështrimi. Dy të parat nuk janë të vështira puna është e treta. Tani, nga të fillojmë...Çdo gjë sado e vështirë të duket, thellë-thellë është një objekt gjeometrik prandaj sido që të jetë, dikush duhet të ketë një përvojë nga objektet 3D. Por mos ta zgjasim dhe të fillojmë nga koka:
Koka ngado që të merret
është një rreth dhe formohet forma si në figurën
1. Largesa nga rrethi deri te pika e bashkimit është afërsisht
një rreze e gjatë, por nuk jam shumë e sigurtë për
këtë. Flokët janë simetrike, ashtu si gjithë fytyra,
dhe bëhen si hark deri te lartësia e syve sikur të formonin
një zemër. Sytë fillojnë direkt poshtë fundit
të flokëve dhe zgjasin deri pak para faqeve. Drejt me faqet poshtë
syve janë dy pika. Veshët janë të gjata pak a shumë
si sytë vetëm se janë më të zhvendosura për
poshtë. Bishtalecat janë dy rretha që vendosen te "gropa"
e flokëve. Goja mund të jetë dy vija ose "trekëndësh
me kokë mbrapç" (pak a shumë), ose elips. Hunda është
pak më lart se goja [shpresoj të gjeni vendin e duhur!!:-)]
Sytë janë një elips
+ një elips më të vogël (bebja e syrit) që anash
ka një rreth dhe dy vija të pjerrëta ( \ ) Bebja ka një
elips të bardhë më të vogël në pjesën
e sipërme. Poshtë syri ka një hark të vogël kurse
sipër dy të mëdhenj. Njëri, i poshtmi është
më i trashë dhe ka qerpikët kurse tjetri është
i hollë.

Koka siç thashë më sipër sido që të merret ka të njëjtin konstrukt vetëm se duhet të dini ku tamam është vendosja e gjërave. Për këtë ndihmojnë figurat. Hija në çdo lloj pozicioni sipas anës së dritës është kështu: Fillon në mes të mjekrës dhe merr pak hark deri te syri vazhdon te pjesa e sipërme e syrit dhe poshtë vetullave. Gjithashtu poshtë qafës dhe anash saj.