Dashuroj?!!

I urrej lotet,
ashtu si urrej dallget e detit,
ashtu si urrej malet e larta,
se me kujtojne vitet e kurbetit.

I urrej kujtimet,
dhe dua te harroj.
Te jem gjithmone I paster,
Pa kujtime te jetoj.

E ti moj vajze e bukur,
ta dish se do te te harroj.
Dhe gjithe bukurine tende,
prapa kraheve do ta qoj.

E ta dish se s�te shijova,
por dhe ti se bere dot.
Se zemra ime moj vajze,
larg gezimit s�dashuron dot

Mallkim???

Lot dhe vaj
me solle si kujtim.
Sa shume me lendove
ti o vendi im.

Por sa lot te nxehta
malli mi leshove,
e me shpirtin tim,
ne kete jete u ndave.

Kujdes

Edhe pse duhemi
jemi te ndryshem,
Nuk undem te jetoj me ty,
e jeten ta le te vyshket.

Dhe pse bukuria me verbon,
s� mundem te jetoj me ty.
Se ndjenjat e mia te paralizuara,
nuk mendojne aspak per ty.

E kujtimi im me gerryen,
te tashmen s� me le ta gezoj.
Se besa qe ia pata dhene asaj,
asnjehere s�me le ta harroj.

Nga jeta dicka mesova
se jeta gezohet vec ne rini.
E kurre mos e deno,
se ajo te mallkon ty.

Pendohu!.

O terr I djallit,
nga buron keshtu papritur.
Si burimi I zjarrit,
ecen duke u zvarritur

O jete e sketerre,
Perse e humbe shpresen.
e di se tani s� ka kthim,
Por do ta kujtojme mbresen.

O shpirt I djallezuar,
perse su pajtove me zotin.
Te na lije te lire,
pranvera te bente motin.

O djall ti qofsh mallkuar.
Ne ate sketerre zemren tende,
a s�ka nje pike drite,
qe per nje cast ta pushonte.

E njerezit e djallezuar,
ti hapnin syte e se vertetes.
Te shikonin realitetin,
e ti besonin pendeses.
Mendoj.

Hijet e nates vijne ngadale,
dhe mendimi im vjen pas teje.
Kerkon e kerkon ne mehalle,
e me ne fund eshte prane meje.

Dhe nata zvarritet zvarre zvarre,
Mendimi im kerkon ti ruhet.
Dhe jetes i kerkoj ndihme t�me marre,
por vete ajo prej nates struket.

Kjo nate kaq e djallezuar,
ndoshta hijen e ka prej zjarri.
Dhe jeta qe ia ka nevojen,
e ka frike se eshte vete djalli.

E burimi i nates je ti,
se aq shume mendjen mashtrove.
E syte atu do ta kerkojne,
dashurine qe se shijove.

Gezimi mu tha ne zemer.

Gezimi mu tha ne zemer,
e loti mu tha ne sy.
Kur ika me shiun e, vjeshtes
kur u ndava nga ti.

E jeten e mallkova,
qe me dha kete shans te zi.
Qe s�me la te gezoja,
kete jete me ty.

E kenga e heshtur mbaroi,
e pa kenaqur nga padrejtesia.
Se jeta ate se degjoi,
prandaj e kish pllakosur merzia

Gozhde ne zemren e shqipetarit!!!!

Ah moj kosove.
Je gozhde ne zemren e shqipetarit,
je plage e pa sheruar.
Je uje ne zemren e djallit.

Ato rrudhat e tua mbi balle,
tregojne vuajtjet e tua.
E sa deshmore u vrane,
loti po derdhet krua.

Ai flamuri kuq e zi,
kerkon qe ti lahet haku.
Se perhere ka qene ne krye,
e ka pare si derdhet gjaku.

Prandaj vellezer shqipetare.
Qohuni ja vdekje ja liri.
Me kujtesen e deshmoreve,
dhe me flamurin ne gji.

Ta c�lirojme kosoven moter,
se shume ka vuajtur ne vetmi.
Qohuni djema se s�durojme me,
ja vdekje ja liri.

Lendimi.

Si shpetova mallkimit te dores,
se shume ajo u pikellua.
I bera shoqe dhe ores,
por nje dite ajo u gezua.

Por nje tjeter dite nga gezimi,
u dhurova te dyjave nje tjeter.
Nje unaze mora nga deshtimi.
kujtim nga dashuria e vjeter.

Dhe nje dite kjo ore pushoi.
Dhe kujtimin qe me la se pranova,
vetem dora atehere shpetoi.
Nje pjese te jetes dem e qova.

Dhe zemra qe i mendon keto,
eshte gati duke pushuar.
Pret nje dite qe ti thote fillo,
E te filloje duke renkuar.
Hosted by www.Geocities.ws

1