HOME

REDAKSIA

Alma Bektashi: Kurrė mė nė festival!

Zvenitja e “Netėve Magjike”

Linda Poda…ēapkėnia e parė e dancit-sportiv nė Shqipėri

Shkodrani qė synon tė bėhet fotomodel

Vrasja e Prindit: Shmangie e refuzimit, zhgėnjimit dhe konflikteve tė paszgjidhura

Nė duel tė pazėshėm me Bashkim Hoxhėn

Tom Clancy: Ja sekretet e luftėrave amerikane

Perėndimi, vetėm njė ėndėrr

Ju jeni vizitori nr: i kesaj faqjeje qe nga data 12/3/2001

 

Perėndimi, vetėm njė ėndėrr

Shelteret, aty ku jetojne azilkėrkuesit kosovarė, me shpresėn se njė ditė do tė udhėtojnė drejt Perėndimit.
E ndėrsa shumė shqiptarė duke u paraqitur si kosovarė, kanė mundur tė udhėtojnė drejt anės tjetėr tė globit, asnjėri nga azilkėrkuesit nuk ka mundur tė kalojė procedurat administrative tė marrjes sė njė vize.

Ēdo ditė, nga mėngjesi deri nė darkė, e sheh Meritėn tė shesė kėpucė dhe rroba tek hyrja e shelterit diku pas Ministrisė sė Jashtme. Nė dorė mban ēelėsat e shtėpisė dhe ngadalė e hap derėn pėr tė treguar se ku ka pėrfunduar. ”Ja, shes rroba, siē thoni edhe ju, si tek ”Gabi”,- shprehet ajo. Nė tė majtė tė derės sheh njė tavolinė, qė mezi mbahet nė kėmbė, ndėrsa dhoma mobilim tė vetėm ka vetėm njė raft rrobash. Mė tej, njė krevat bashkėshortor, i braktisur prej vitesh. Vendin e tij e kanė zėnė fėmijėt, Ardiana, Gentiana dhe Elvisi! Kėtu jeton Merita Vula nga Kosova. Mė 3 qershor tė vitit 1998, ajo vjen nė Shqipėri. Pas ”hetimeve” paraprake asaj i jepet statusi i refugjatit. Por dhimbja e saj nuk ėshtė fukarrallėku. Ishte fillim-viti i 1998 kur ajo bllokohet nė qytetin e Gjakovės sė bashku me tre fėmijtė e saj. Kishte nisur lufta! Mundi t’i shpėtojė rrethimit tė serbėve dhe niset drejt Shqipėrisė. Gjashtė muaj mė pas, ajo merr njė telefonatė nga burri i saj ( ndodhej nė Amerikė!) ku me njė zė tė thatė i thotė: ”Nuk mė intereson mė ti dhe as fėmijėt e mi!”. Qė prej asaj kohe Merita ndodhet nė Shqipėri nėn mbrojtjen e organizatave humanitare, tė cilat e kanė strehuar nė njė shtėpi pritėse, pranė komisariatit numur 1 tė policisė.
Sot Merita jeton me 14.800 lekė nė muaj sė bashku me tre fėmijėt e saj. Jeta nė shelter pėr tė, kohė mė parė, ishte ndryshe, pasi ajo merrte njė shumė tė ardhurash (kesh) nga motra e saj nga Amerika. Ndėrsa tani jeton vetėm me shpresėn se njė ditė do tė mund tė udhėtojė drejt Amerikės

Ėndėrr e tokės sė premtuar
Megjithėse prej pesė vitesh Merita jeton nė Shqipėri ajo ėndėrron tė udhėtojė drejt tokės sė premtuar, Amerikės. Ēdo ditė, pasi shet ca rroba, ajo merr rrugėn drejt organizatave qė mbrojnė refugjatėt, nė kėrkim tė njė vize.
”Megjithėse jam ndarė nga burri, unė nuk jam njė kriminele, siē mė trajtojnė. Organizatat nuk na kanė dhėnė asnjė rrugėzgjidhje se ēfarė po ndodh me garancitė e mia. As po dhe as jo!”- tregon Merita duke shtuar se e motra i ka dėrguar disa garanci. Konsullata amerikane nė shtator 2001 i ka thėnė tė presė. Sipas saj, ”Garancia e parė ka ardhur qė nė vitin 2000, dhe mė pas kanė vijuar dy garanci tė tjera”.
Pas aktit terrorist tė dy kullave binjake nė Amerikė, Ambasada Amerikane nė Shqipėri, ndėrpreu dhėnien e vizave ndėrsa Merita thotė se: ”Nuk di ēfarė duhet tė bėj. Tė pres, po deri kur?! Nuk dihen se ku kanė shkuar garancitė, nė xhepat e kujt kanė shkuar, pasi kam dėgjuar se kanė ikur njerėz me emrat tanė, me garancitė qė i dėrgojnė nė emrat tanė ?!. Kam dėgjuar se me ato abuzohet. Shiten nga 4-10.000 dollarė. Jeta nė Shqipėri ėshtė tepėr e vėshtirė!”-thotė ajo.

Frika e zakoneve tė vjetra
Merita ka arsyet e saj tė qėndrimit nė Shqipėri. Nuk mund tė kthehet nė vendlindje pasi shtėpia ku jetonte ishte e ish-burrit tė saj. Ndėrsa tani, pas lufte atje jeton vjehrra e saj. Pėr mė tepėr edhe zakonet nuk lejojnė qė gruaja 39- vjeēare tė kthehet nė shtėpinė e saj. Prindėrit e Meritės nuk kanė qenė dakord me martesėn e saj. ”Nė qoftė se tė braktis burri, nuk tė mban familja! Ata mund tė mė mbajnė mua por jo fėmijėt e mi”,-thotė Merita. Kėshtu mundėsinė e vetme pėr tė vazhduar jetėn gruaja kosovare sheh Amerikėn.

Refugjatė tė tjerė kėrkojnė garancitė…

Kanė kaluar mė shumė se pesė vjet qė rreth 20 familje kosovare, tė ardhura fill pas luftės nė Kosovė, “shtyjnė ditėt” me njė status fluid ende tė paqartė. Herė pas herė ata kanė akuzuar organizatat humanitare, UNHCR (Komisioneri Ndėrkombėtar pėr Refugjatėt), ICMC (Komisioni Ndėrkombėtar Katolik pėr Migrimin), CICA dhe ACHO “pėr lėnie pas dore” dhe nuk i kanė pranuar deklaratat e tyre se ata “i mbajnė mirė dhe i trajtojnė mė mirė se shqiptarėt!”. Mbi pesė familje kosovare kanė kohė qė presin pėrgjigjen nga kėto organizata pėr akomodimin e tyre nė vendet europiane.
Rasti i Merita Vulės na vė nė dije se pėr tė kanė ardhur tre garanci nga Amerika. E ndėrsa shumė shqiptarė duke u paraqitur si kosovarė, kanė mundur tė udhėtojnė drejt anės tjetėr tė globit, asnjėri prej tyre nuk ka mundur tė kalojė procedurat administrative tė marrjes sė njė vize
Familja e Bali Saliut jeton nė njė prej shelterave nė afėrsi tė Komisariatit tė Policisė numur 1 nė Tiranė. Janė gjithsej pesė persona tė cilėt e shtyjnė muajin me 18.000 lekė nė muaj.Gruaja e tij, Hajrie Baliu ka tė vėllain e saj nė Amerikė, ndėrsa nė Shqipėri punon si “babysiter” nė njė nga familjet tiranase. Nuk kthehen nė vendin e tyre me shpresėn se do tė largohen pėr njė vend tė tretė.
Malazezi Leka Marashevic jeton nė njė prej shelterave nė afėrsi tė qytetit studenti. Ėshtė nga komuna e Podgoricės (Mali i Zi) dhe ka dezertuar nga ushtria. Qė nga 1 korriku i vitit 1998 ai ndodhet nė Shqipėri. Ėshtė i vetmi ndėr azilkėrkuesit kosovarė, i cili ka pėrfituar statusin politik. Dhe Leka ėshtė nė pritje tė procedurave pėr nė Amerikė.
Kastriot Etemi 27 vjeē nga Krasaliqi, (Komuna Skėnderaj) ndodhet nė Shqipėri qė prej 25 nėntorit 1999. Banon nė njė nga shelterat pranė Rrugės sė Kavajės. E gjithė familja e tij jeton nė Amerikė. Edhe Kastrioti qėndron nė Tiranė me shpresėn se njė ditė do tė iki nė Amerikė.

Refugjatėt, nėn mbrojtjen e ”ligjit”!
Pranimi i azilkėrkuesve mbėshtetet nė ligjin ”E mbrojtjes sė pėrkohshme” mbi bazėn e tė cilit tė gjithė personat qė u nevojitet ju ofrohet mbrojtje ndėrkombėtare. Nė bazė tė kėtij ligji kanė pėrfituar edhe kosovarėt qė ndodhen momentalisht nė Shqipėri.
Konventa e vitit 1951, ”Pėr statusin e refugjatit”, i pėrcakton ata si ”njė person i cili pėr shkak tė frikės sė bazuar tė persekutimit pėr arsye tė racės, besimit dhe kombėsisė, anėtarėsisė sė njė grupi tė caktuar shoqėror ose njė bindjeje politike, ka tė drejtė tė kėrkojė mbrojtjen e njė vendi tė dytė”. Ndėrsa Bledar Andona avokat nė klinikėn ligjore pėr Refugjatėt, (Financuar nga UNHCR-ja) thotė se : ”Pretendimet e refugjatėve janė tė pabazuara pasi nuk e dinė a kanė ardhur me tė vėrtetė garancitė. UNHCR-ja ėshtė hallka qė ia jep atyre garancitė, dhe nė qoftė se ato mbėrrijnė ato janė tė sigurta atje!”. Ndėrsa zėdhėnėsia e UNHCR-sė Mariola Xhunga thotė se : ”Zyra jonė po asiston qė ata tė bėhen tė pavarur, duke bėrė tė mundur integrimin lokal nė Shqipėri pa u varur nė asistencėn e jashtme. Pėr kėtė do tė nisim njė skemė trajnimesh pėr kualifikimin personal tė kėtyre personave. Megjithatė, integrimi lokal mbetet i vėshtirė pėr ta, pasi ata nuk kanė kontaktet ekonomike dhe sociale, tė cilat vetė shqiptarėt i kanė ngritur nėpėr breza. Ka raste qė disa prej tyre kanė bėrė aplikime tė cilat janė mbėshtetur nga UNHCR. Ne jemi nė pritje tė vendimit tė pėrfaqėsive lokale tė ambasadave. Ne po vazhdojmė tė punojmė pėr tė marrė njė zgjidhje pozitive tė kėtyre rasteve nė nevojė tė vendosjes nė vende tė treta. Por janė kėto pėrfaqėsi qė vendosin pėr tė pranuar apo refuzuar njė kėrkesė pėr t’u vendosur nė njė vend tė tretė”,- pėrfundon zėdhėnėsja e UNHCR-sė.

Nga Edmond PRIFTI


Chat

Chat nė revistėn
SPEKTER

Personazh
Dasma
Turizem
Libri
Monumente
Internet
Personazh
Shtėpia
Estetika
Vipat
Shėndeti
Hosted by www.Geocities.ws

1