Vėshtrim Pėrmasat
e krimit shtetėror serb nė Kosovė Shaip
Emėrllahu, Ahmet Selmani dhe Salajdin Salihu
edhe ne dėshmojmė,
"Ditėt e Naimit",
2000, Tetovė Xhelal ZEJNELI
Pėrmasat e krimeve makabre serbe nė Kosovė, nuk mund tė kuptohen mirė pa e lexuar librin edhe ne dėshmojmė tė autorėve Shaip Emėrllahu, Ahmet Selmani e Salajdin Salihu. Libri ėshtė dėshmi e gjallė e kalvarit apo e golgotės shqiptare tė viteve tė fundit tė shekullit XX. Vitet e fundit tė shekullit XX ishin tė kobshme pėr shqiptarėt e Kosovės. Nė ato vite, kuēedra serbe para se tė jepte shpirt, u pėrpoq tė shkaktonte gjakderdhjen e fundit nė Dardani. Ia lidha shaminė time nė kokė dhe fundin tim, qė tė mos dallohej nga policia, nga paramilitarėt. Jo, mė tha, nuk mund ta mbaj shaminė nė kokė; e zgjidhi, e hoqi nga koka. Djali, ndonėse ende si kishte 14 vjeē, kishte hedhur shtat. Pėr tė mos e hetuar pushtuesit e uniformuar, shumė prej tyre me maska nė fytyrė, i thashė tim biri qė ta ulte kokėn. Por, ai nuk u pajtua. Kolona e njerėzve, me zemra tė ngrira shkonte drejt vdekjes. Paramilitari ia nguli sytė e egėr pikėrisht Albanit tim. Urdhėroi qė ai tė delte nga kolona. Unė ia shtrėngova krahun. Paramilitari edhe njėherė uluriti me sa zė qė kishte. Unė e shtrėngova tim birin Albanin akoma mė shumė. Paramilitari, me helmetė mbi kokė, me ēizme tė mbathura, me kėmishė antiplumb, me tytėn e automatikut drejtuar mbi mua, me bajonetėn frikėsuese tė ngjeshur nė tytė, iu afrua kolonės sė njerėzve dhe u pėrpoq tė ma rrėmbente djalin nga dora. Unė se lėshova dot. Paramilitari mi zgurdulloi sytė, mi ngėrdheshi dhėmbėt, ma ngjiti bajonetėn nė fyt, mė shau nė gjuhėn e vet. Qė tė mos pėsoja unė, Albani mė tha: Nėnė, lėshomė! Paramilitari, i shoqėruar nga rreth 30 policė e paramilitarė tė tjerė, ma shkėputi prej dore djalin. Albani shkoi drejt murit tė vdekjes pa bėzajtur fare. Unė fillova tė bėrtas, dola nga kolona, iu afrova murit tė ekzekutimit, ku priste breshėrinė im bir. Ai, pėr tė mė kursyer, mė tha: Vazhdo rrugėn nėnė, bashkėngjitju kolonės. Ndonėse para ēastit tė vdekjes, mė pyeti pėr Albertin, djalin tim, tjetrin; mė pyeti dhe pėr gjyshin e vet. Pa ia dhėnė pėrgjigjen, njė goditje e tmerrshme me kundakun e pushkės mė kishte pėrplasur pėr toke. Arrita tė shoh Albanin ti delte para paramilitarit, me duart e njoma tė fėmijės. Iu bashkangjita kolonės sė fėmijėve, tė grave, tė pleqve, tė tė sėmurėve. Sapo i bėra ca hapa, dėgjova breshėrinė e plumbave. Mėsova se Albanin tim 13-14 vjeēar e kishin vrarė. Kjo ėshtė njė prej dėshmive tė shumta tė gjalla pėr tragjedinė kosovare nė vitet e fundit tė shekullit XX, tė mbarimit tė mijėvjeēarit tė dytė, qė jepen nė librin edhe ne dėshmojmė tė Shaip Emėrllahut, Ahmet Selmanit e Salajdin Salihut. Fėmija 13-14 vjeēar, i vetėdijshėm se nuk mund tė ballafaqohet me helmetat e hekurta, me ēizmet ushtarake, me kėmishat antiplumb, me tytat e automatikut, me bajonetat me vetėdije shkon drejt vdekjes, drejt murit tė pushkatimit, murit tė ekzekutimit. Pėr tė mos pėsuar edhe e ėma, asaj i thotė: Lėshomė nėnė, le tė mė marrin. Ti shko. Ndonėse ballė pėr ballė me vdekjen, Albani 13-14 vjeēar nuk harroi ta pyeste tė ėmėn pėr tė vėllanė Albertin dhe pėr gjyshin. Ende pa e marrė pėrgjigjen e sė ėmės, breshėria e plumbave e ndėrpreu pranverėn kosovare. Ishte ky marsi i thyer. Banka e Albanit nė shkollė pėrgjithmonė mbeti e zbrazėt. Libri edhe ne dėshmojmė flet mbi krimet e ushtrisė, tė policisė dhe tė paramilitarėve serbė tė armatosur deri nė dhėmbė, tė veshur, tė mbathur e tė pajisur me helmeta tė hekurta, me kėmisha antiplumb, me ēizme ushtarake, me tyta automatiku drejtuar drejt njeriut tė pambrojtur, me bajoneta frikėsuese. Kjo soldateskė dhe kjo fallangė e lemerishme serbe ėshtė e mbėshtetur nga kėmbėsoria tmerrndjellėse, nga topat, autoblindat, tanket, helikopterėt ushtarakė, nga aeroplanėt bombardues, nga granatimet, raketimet Dėshmitė flasin pėr fshatra tė rrethuara, pėr shtetrrethim, pėr bastisje shtėpish. Njerėz tė pambrojtur, tė paarmatosur, tė strukur nėpėr tavanet e shtėpive, nėpėr stalla e bodrume, pėr tu shpėtuar bastisjeve tė pushtuesve serbė. Dėshmitė flasin pėr nxjerrjen e njerėzve prej shtėpive tė tyre, pėr ndarjen e burrave prej fėmijėve e grave, pėr kolonėn e njerėzve tė pafuqishėm, tė fėmijėve, tė grave shtatzėna, tė tė sėmurėve, tė pleqve, tė njerėzve tė paralizuar. Dėshmitarėt e gjallė tė golgotės shqiptare flasin pėr sharje, fyerje, ofendime, rrahje, lėndime, gjakosje, plagosje, tortura, djegie me shufra tė skuqura, pėrdhunime, vrasje, ekzekutime me gjakftohtėsi, pushkatime masive, breshėri automatiku. Ky libėr na jep tė dhėna pėr djegien e shtėpive, tė lagjeve, tė fshatrave; pėr djegien e njerėzve tė gjallė, pėr djegien e kufomave. Rrahjet, torturat, lėndimet, plagosjet, vrasjet bėhen nė dhomė, nė stallė, nė bodrum, nė oborr tė shtėpisė, nė prag tė derės, nė rrugė, nė sheshin e katundit, nėpėr kodra ku i grumbullonin fshatarėt, skaj brigjeve tė pėrrenjve, tė lumenjve. Kufomat hedhen nėpėr lumenj, nėpėr puse. Brenda nė pus hedhen kufomat, mbi ta hedhet lėnda shpėrthyese. Armiku ua vė zjarrin, jo vetėm kufomave, por edhe tė plagosurve. Pushtuesi pėrdor plumba dum-dum. Fėmijėn e vrasin para nėnės, para prindėrve, babanė e rrahin, e torturojnė, e vrasin para fėmijėve. Armiku nuk vret menjėherė. Njėherė torturon, masakron, pastaj vret. Vėllanė e vrasin para vėllait, para motrės. Dy djem tė njė prindi, i vrasin para syve tė babait, tė nėnės. Katėr djem i vrasin para syve tė prindit. Armiku, pushtuesi serb plaēkit, kėrkon para, ar dhe marka gjermane. Ti ia jep, por ai, i pangopur pėrsėri kėrkon. Ti pėrsėri i jep, por ai, i deformuar nė kokė, nė atė ēast tė vret nė vend, para tė gjithė anėtarėve tė pafuqishėm tė familjes. Paramilitarėt, policėt, dėshmon libri edhe ne dėshmojmė i kėtyre tre autorėve tė sipėrthėnė, flasin edhe shqip, njė shqipe tė pasigurt. Nga kjo del se shumė prej tyre ishin serbė tė Kosovės. Fqiu serb vret fqiun e vet shqiptar. Paramilitarėt, policėt dhe ushtarėt pushtues serbė shajnė UĒK-nė, I. Rugovėn, NATO-n, Uiliam Vokerin, Bill Klintonin. Nėpėr vendet e pushkatimeve masive gjen pjesė trupi tė njeriut, veshė, tru njeriu, gishta, duar, krahė, gjymtyrė tė ndryshme, koka tė ndara nga trupi. Aty gjen edhe sende tė tė vrarėve: dorėza, kėpucė, orė dore, kuleta etj. Ky ėshtė libėr i varrimeve, i zhvarrimeve dhe i rivarrimeve. Nėpėr varre sheh kufomė pa kokė, nė ndonjė varr tjetėr sheh vetėm pjesėn e poshtme tė trupit. Tė vrarėt janė tė moshave dhe tė gjinive tė ndryshme: fėmijė nė bark tė nėnės, fėmijė dyvjeēar, plak 100 vjeēar. Vriten edhe tė paralizuarit. Nėna e ushtarit tė UĒK-sė pritet copa-copa. Nė librin edhe ne dėshmojmė mu si nė veprat e Markesit, lumi mbart kufomat, njerėzit e pambrojtur ikin tė shpėtojnė kokėn, pa ditur se ku ikin, pa ditur se ku shkojnė. Kolona e njerėzve shkon nė Shqipėri, nė Maqedoni, kudo nė trojet shqiptare. Dėshmitė flasin pėr Prishtinėn tė rrethuar nga soldateska dhe nga fallanga e regjimit tė Beogradit. Paramilitarėt, policėt dhe ushtarėt serbė janė tė shfrenuar. Shpesh janė tė dehur. Dėshmitarėt okularė thonė se disa mbase duhet tė kenė qenė edhe tė droguar. Vrasjet ndodhin nė tė gjitha kohėt e ditės: nė mėngjes, nė drekė, pasdreke, nė mbrėmje, nė mesnatė.. Vrasjet kryhen edhe duke e goditur njeriun me gurė nė kokė, duke e sharruar njeriun me motosharrė pėrgjysmė. Masakrat ndodhin sidomos nė vitin 1998-99, nė fshatra dhe qytete, nė Likoshan e Male tė Gropės, nė Poklek e Kotlinė, nė Bella Cerkė e Celinė, nė Krushė tė Madhe e Krushė tė Vogėl, nė Matiēan e Llukarė, nė Makoc e Lybeniq, nė Llabjan e Studimė, nė Rahovec e Reēak, nė Rogovė e Prekaz. Masakėr nė Makoc, Llukare, Grashticė, Qirez, Reēak Disa skena nė kėtė libėr pėrshkruhen si nė romanet gotike, serbėt e vrasin burrin. Gruaja orvatet ti ndihmojė burrit. E vrasin dhe gruan. Fėmija i vogėl mbetet duke qarė pranė prindėrve tė vrarė. Kudo gjen kufoma pa njėrėn kėmbė, pa dy krahė, njerėz tė therur nė fyt. Kudo has nė kufoma qė i kanė ngrėnė qentė, eshtra tė djegur. Gazetarė nga bota: nga Holanda, Turqia, Brazili, Spanja pėrpiqen tė njoftojnė botėn pėr kėtė Natė Bartolomeu, tė lemerishme, mynxyrėmadhe, tė gjatė mbi njė shekull, pėr kėtė Natė tė Kristaltė qė zgjat ēprej vitit 1877 nga koha e luftės ruso-turke, pėr kėtė eksod biblik, pėr kėtė kalvar, golgotė, holokaust. Por Kosova, si njė mal i vetmuar pėrballė historisė, e patundur qėndroi. Fėmijėn dyvjeēar, Dibranin, e gjetėn tė gjallė pėrmbi kufomėn e sė ėmės, tė vrarė, tė masakruar, tė hedhur nė lumė. Libri edhe ne dėshmojmė i autorėve Shaip Emėrllahu, Ahmet Selmani dhe Salajdin Salihu pėrmban edhe fotografi rrėqethėse kufomash. Nė faqen 50 tė librit ėshtė fotografia e varrit tė Bledarit shtatėvjeēar, e mbi varr ndodhet lapsi, fletorja, abetarja dhe njė gomė. Njė pranverė e ndėrprerė, njė mars i thyer, njė karrige e zbrazėt nė klasėn e parė fillore. Pėrse e vranė, kujt i pat borxh ky vogėlush qė sapo kishte filluar ti mėsonte germat!? Familje tė tėra tė shfarrosura: familja Sejdiu, familja Nebiu, familja 24-anėtarėshe e Ahmetajve; familjes Zeqiri mė 25 mars 1999 ia vranė 16 anėtarė; Alma dy vjeēe, Albani 5 vjeē, Bledari 7-8 vjeē, Albulena 10 vjeēe, Altini 10 vjeēar, Besarti 11 vjeē, Burbuqja 14 vjeēe, Nazlia 17 vjeēe, Elbasanja 19 vjeēare, Suzana 21 vjeēare etj. Nė Krushė tė Madhe u vranė 207 vetė. Nė Krushė tė Vogėl serbėt gjuajtėn mbi 112 vetė. Prej tyre shpėtuan vetėm 6. Nė Lybeniq tė Pejės ata qėlluan me breshėri kundėr 70 vetėve. Prej tyre shpėtuan vetėm 9 vetė. Nė Lybeniq u vranė shumė anėtarė tė familjes Alimehaj, tė familjes Bobi, tė familjes Haskaj, Avdullahaj, Bushati, Hamzaj etj. Nė Lybeniq tė Pejės u bėnė 3 masakra. Nė fshatin Studime e Ulėt tė Vushtrisė, mė 2 maj 1999 forcat policore dhe paramilitare serbe e kanė vrarė krejt familjen 12-anėtarėshe tė Nexhbedin Gėrxhaliut. Libri edhe ne dėshmojmė tė tre autorėve tė mirėnjohur dėshmon se populli shqiptar pėrkundėr shtetrrethimit, dhunės e krimit, ėshtė njė popull i paepur, i pamposhtur, i pazhdukshėm, ėshtė popull vital, i fortė sa guri, sa shkėmbi, me rrėnjė tė futura thellė nė tokė, popull qė e karakterizon qėndresa epike. Ndonėse i rrethuar, i goditur, i qėlluar, ai nuk u dha, nuk ra, nuk u shtri, nuk u pėrul, nuk u dorėzua. Ky popull mbijetoi. Gjithkund mbizotėroi solidariteti, ndjenja njerėzore, ndėrgjegjja e lartė kombėtare, dėshira pėr lirinė, ndjenja e sakrificės pėr liri. Krimi serb nė Kosovė ėshtė i paramenduar, i organizuar, i planifikuar. Ėshtė dhunė shtetėrore qė e ka historinė e vet. Nė historinė politike tė kohės sė re, fillon me Naēertanien (1844) tė I. Garashaninit, vazhdon nė fillim tė shekullit XX me Jovan Cvijiqin, me Aleksandar Beliqin, me Vlladan Gjorgjeviqin, autor i librit Arnauti i Velike sile, Beograd, 1913. Kjo politikė vazhdon mė pas me Pashiqin dhe me karagjorgjeviqėt. E njėjta vijė politike e ngritur mbi antishqiptarizmin gjallėrohet mė 1937 nė Klubin kulturor serb nė Beograd me Elaboratin pėr shpėrnguljen e shqiptarėve, tė historianit dhe tė akademikut Vasa Ēubrilloviq, mė vonė me projektin e Ivo Andriqit pėr ndarjen e Shqipėrisė ndėrmjet Serbisė e Italisė. E njėjta politikė vazhdon edhe pas Luftės sė Dytė Botėrore me Elaboratin e dytė tė Ēubrilloviqit pėr zgjidhjen e problemeve tė pakicave kombėtare nė Jugosllavi. Ideologjia serbomadhe, nacionaliste, anakronike, retrograde dhe antihistorike vazhdon me politikėn e Aleksandar Rankoviqit rankoviqizmi, dorė e hekurt, sinonim i antishqiptarizmit. E njėjta politikė rimėkėmbet mė 1986 nė SANU (ASSHA) kur u publikua Memorandumi i pseudoakademikėve serbė, i mbiquajtur nekrolog i Jugosllavisė. Ky memorandum solli nė skenė triumviratin ultranacionalist serb S. Millosheviqin, V. Sheshelin dhe V. Drashkoviqin, tė cilėt restauruan periudhėn famėkeqe tė Rankoviqit. Antishqiptarizmi ishte politikė kombėtare e Serbisė. Kjo ėshtė ideologji politike obskurante, mesjetare, anakronike, retrograde, antidemokratike, johistorike nė kundėrshti me tendencėn historike. Politika kombėtare serbe, ideologjia dhe filozofia politike serbe ndaj shqiptarėve ngėrthen nė thelbin e vet: krimin e organizuar, burgosjet, arrestimet, hetimet, torturat, proceset gjyqėsore, dėnimet drakonike, kazamatet, qelitė, birucėt, gjyqtarėt, prokurorėt, gardianėt, dėshmitarėt e rrejshėm, proceset e montuara, largimin nga puna, pėrndjekjen e intelektualėve, shpronėsimin, reformėn agrare qėllimkeqe, kolonizimin e Kosovės e tė viseve tė tjera shqiptare, tė ashtuquajturin grumbullim tė armėve, dėbimet, shpėrnguljet dhe deportimet masive pėr nė Anatoli, politikėn e tokės sė djegur Njė politikė si kjo daton qysh nga koha e Krizės sė parė lindore nė mes tė shekullit XIX, pėr tė marrė pėrmasa tė mėdha mė 1876-77 nė kohėn e luftės ruso-turke, kur fillon dėbimi me forcė i shqiptarėve nga Kazaja e Nishit, nga Prokupla, Leskovci, Toplica, Kurshumlia. Kjo ėshtė njė histori e krimit. Nė dhjetėvjeēarin e fundit tė shekullit XX (1989-1999) krimi serb mbi Kosovėn arrin pėrmasa marramendėse. Kemi tė bėjmė me njė politikė irracionale, ultranacionaliste, ksenofobike, antishqiptare. Fjala ėshtė pėr njė ideologji unitariste, centraliste, hegjemoniste, etatiste, dominuese, kolonialiste, ekspansioniste serbomadhe. Kjo filozofi politike u ndėrtua, u ndoq e zbatua nga strukturat mė tė larta shtetėrore serbe dhe serbosllave: nga institucionet kulturore, shkencore dhe arsimore serbe, sikundėr janė: SANU (ASSHA); Universiteti i Beogradit, Lidhja e Shkrimtarėve tė Serbisė; institucionet fetare serbe, kleri dhe kisha serbe, sikundėr ėshtė SPC-ja (Kisha Ortodokse Serbe); institucionet shkencore shoqėrore; strukturat ushtarake serbe e serbosllave dhe institucionet, pėrkatėsisht strukturat politike shtetėrore serbe dhe serbosllave. E tėrė kjo ideologji u mboll edhe nė popull, nėpėr fabrika, ndėrmarrje, rrugė, shkolla, ndėr nxėnės, nėpėr tekste shkollore. Kjo ėshtė nė thelb njė politikė bolshevike, kominterniste, sllavo-ortodokse, pansllaviste dhe bizantine, nė kundėrshti tė plotė me vlerat e qytetėrimit perėndimor, nė kolizion me demokracinė evro-atlantike. Kjo ėshtė politikė e forcės, e dominimit, e shfrytėzimit dhe e shtypjes. Etėrit shpirtėrorė tė kėsaj ideologjie johistorike ishin pseudoakademikėt serbė, nė krye me babain e kombit Dobrica Qosiqin, akademikun me shkollė tė mesme bujqėsore, vajtuesin e tė ashtuquajturės ēėshtje kombėtare serbe, kėsaj murtaje tė zezė tė Ballkanit. Shtigjeve tė tij shkojnė dishepujt e verbuar nga nacionalizmi cardushanist, garashaninist, pashiqist, sikundėr janė: pseudoakademikėt, hartues tė Memorandumit tė SANU-s (1986): Antonie Isakoviq, filozofi Mihaillo Markoviq, historiani Desimir Kresiq, demografi Millosh Macura, poeti Matija Beēkoviq. Grupit tė tyre i pėrkasin pseudoshkrimtari Miodrag Bullatoviq (i ndjerė), pseudopoeti Gojko Gjogo, pseudoshkrimtari Moma Kapor. Intelektuali kroat Predrag Matvejeviq para do kohe botoi njė artikull nė Zagreb nė tė cilin me tė drejtė kėrkonte nxjerrjen para gjyqit, qoftė atij tė Hagės, qoftė para ndonjė gjykate tjetėr, tė etėrve shpirtėrorė tė tragjedisė nė BH, nė Kosovė, nė Kroaci. Populli serb, pėr krimet e bėra nė Kosovė qė pasqyrohen edhe nė librin edhe ne dėshmojmė tė Shaip Emėrllahut, Ahmet Selmanit dhe Salajdin Salihut, pėr krimet nė BH dhe nė Kroaci duhet tė kėrkojė falje publike. Parlamenti serb duhet tė miratojė dokument me tė cilin do tė kėrkonte falje prej shqiptarėve, prej myslimanėve dhe prej kroatėve. Serbėt ndodhen larg asaj qė tė nxjerrin njė Vili Brant i cili do tė pėrulej para viktimave tė krimit shtetėror serb. Koshtunica, i fotografuar nė Kosovė me kallashnikov, nuk mund ta bėjė kėtė. E as qė duhet ta bėjė. Askush nga shqiptarėt nuk mund ta shtrijė dorėn e pajtimit me fqinjėt serbė, pa e marrė bekimin nga thellėsitė e tokės, tė martirėve tė kombit me moshė prej 2-3 muaj e deri 100 vjeē, pa e marrė bekimin e Violetės dyvjeēare, nėnės sė tė cilės, duke e goditur me breshėri nė ballė, ia derdhėn trutė; pa e marrėn lejen e Dibranit dyvjeēar, tė cilin e gjetėn tė gjallė mbi kufomėn e sė ėmės, tė masakruar e tė hudhur nė lumė; pa e marrė nga thellėsia e tokės bekimin e Albanit 13-14 vjeēar, i cili, i vetėdijshėm se ballafaqohet me helmetat e hekurta, me kėmishat antiplumb, me ēizmet ushtarake, me tytat e automatikėve, me bajonetat, i tha sė ėmės, pėr ta shpėtuar tė paktėn atė: Lermė nėnė, le tė mė marrin, ti shko, pa e marrė nga barku i tokės sė Kosovės martire lejen e Bledarit, nxėnėsit tė klasės sė parė fillore, mbi varrin e tė cilit ka njė laps e njė fletore, njė gomė e njė abetare. E ka vėshtirė shqiptari tė shtrijė dorėn e pajtimit, njashtu siē kėrkojnė ndėrkombėtarėt, pa e pėrkujtuar Venharin 6-vjeēar, Egzonėn 7 vjeēe, Arzėn 11 vjeēe, Visarin vogėlush, tė gjithė vėlla e motra. Tė tillė ka me qindra, me mijėra. Kėtė na e dėshmon libri monumental edhe ne dėshmojmė tė autorėve Sh. Emėrllahu, A. Selmani dhe S. Salihu, libėr ky qė do tė mund tu shėrbente autoriteteve tė Tribunalit tė Hagės si njė dėshmi kundėr kasapit tė Ballkanit S. Millosheviqit dhe ideologjisė serbomadhe. Serbia gjatė sundimit shekullor tė saj nė Kosovė bėri devitalizimin e saj. Shkaktoi erozionin ekonomik tė saj. Nė dhjetėvjeēarin e fundit tė qindvjeēarit XX, politika serbe e forcės, e dominimit, e apartheidit, shkaktoi krizė humanitare, krizėn e popullsisė civile, krizė refugjatėsh. Serbia nė Kosovė shkeli tė drejtat e njeriut, shkeli tė drejtat kolektive, u pėrpoq tė shlyente kujtesėn historike tė popullit shqiptar, dėboi nga vatrat e veta rreth 1 milion njerėz. Kjo ishte edhe arsyeja e ndėrhyrjes humanitare tė Aleancės Veriatlantike (NATO-s) kundėr makinės ushtrako-policore tė regjimit tė Millosheviqit. edhe ne dėshmojmė tė autorėve tė sipėrpėrmendur dėshmon pėr vitalitetin madhėshtor tė popullit shqiptar, pėr qėndresėn biblike tė tij, pėr forcėn e tij prej guri e shkėmbi, pėr rrėnjėt qė i ka tė futura thellė nė thellėsitė e tokės dardane.
|