NAIM FRASHĖRI:

BEKTASHIZMI DHE KOMBĖTARIZMI

 

(Sesioni shkencor i mbajtur mė datėn 20 tetor 2000, nė kuadėr tė MLN “Ditėt e Naimit 2000“, nė Tetovė)

 

100 vjetori i vdekjes sė Naim Frashėrit

 

    Kėshilli botues

      Akademik Alfred UĒI

     Dr. Sali BASHOTA

      Ahmet SELMANI

      Ferit RAMADANI

       Shaip EMĖRLLAHU

 

        *********

 

 

Pėrmbajtja

 

Akademik Alfred UĒI: FILOZOFIA  E PĖRGJĖRIMIT NDAJ NJERIUT DHE LIRISĖ

 

Moikom ZEQO: BEKTASHIZMI DHE SHQIPTARIZMI

 

Akademik Shaban DEMIRAJ:ROLI I NAIM FRASHĖRIT NĖ ZHVILLIMIN E SHQIPES LETRARE

 

Dr. Sali BASHOTA: HIMNIZIMI NAIMIAN DHE NAIMI I HIMNIZUAR

 

Fatos ARAPI: NAIM FRASHĖRI DHE ĖNDRRA E SHQIPTARĖVE

 

Vahed FARMAND: NĖ PĖRKUJTIM TĖ NAIM FRASHĖRIT

 

Prof. as. dr. Alfred ĒAPALIKU: RILEXIMI I NJĖ TEKSTI POETIK, "FJALĖT E QIRIRIT" TĖ NAIM FRASHĖRIT

     

Dr. Rozeta UĒI: NAIMI - POETI DHE MĖSUESI

 

Ahmet SELMANI: KONTEKSTI I NAIMOLOGJISĖ

 

Dr. Vehbi BEXHETI: PANTEIZMI DHE BEKTASHIZMI NAIMIAN NĖ SHĖRBIM TĖ KOMBIT

 

Nexhip P. ALPAN: FIGURA PEDAGOGJIKE E NAIM FRASHĖRIT

 

Arian LEKA: INTELEKTUALĖT SHQIPTARĖ DHE BEKTASHIZMI

 

Thoma KACORRI: LIDHJET E NAIM FRASHĖRIT ME KOLONINĖ SHQIPARĖ TĖ SOFJES

 

Prof. Dr. Ali VISHKO: RACIONALIZMI, PANTEIZMI E MISTICIZMI FILOZOFIK I NAIMIT

 

 

 

Akademik Alfred UĒI

 

FILOZOFIA  E PĖRGJĖRIMIT NDAJ NJERIUT DHE LIRISĖ

 

Tema e Sesionit shkencor ėshtė "Bektashizmi dhe Shqiptarizmi" i Naimit, por unė mendoj se sqarimi i pėrmbajtjes tė saj ėshtė i lidhur me raportin e bektashizmit me botėkuptimin filozofik tė Poetit, sepse bektashizmi, ashtu siē paraqitet jo nė tekste sakrale, por nė shkrimet e Naimit, pėrfaqėson njė lloj teosofie, tė kryqėzuar me njė lloj panteizmi, qė herė ėshtė quajtur perėndimor e herė oriental. Edhe nė tė tilla pėrcaktime ne shohim orvatjet qė janė bėrė e qė vazhdojnė pėr tė hetuar jo vetėm vlerat estetike tė poezisė meditativo-filozofike tė Naimit, por edhe ravizimin e kontureve tė pikpamjeve tė tij filozofike si sistem. Problemi ėshtė i njė rėndėsie tė madhe nga qė ėshtė vėnė nė dukje lidhja e ngushtė e poezisė dhe e filozofisė nė veprėn letrare tė Naimit, aq sa na duket e drejtė tė pohojmė se si, si poet, ishte filozof dhe si filozof, ishte poet.

Nė pėrpjekjet pėr tė pėrcaktuar kornizėn e botėkuptimit filozofik tė Naimit, ėshtė treguar kujdes pėr tė njohur burimet ideore duke kujtuar emrat e atyre mendimtarėve qė i pat pėr zemre e i pat pėrmendur poeti ynė - Platonin, Aristotelin, Senekėn, Spinozėn, Lajbinicin etj., por sado e rėndėsishme tė jetė njohja e kėtyre burimeve, vetėm me to nuk mund tė vlerėsohet drejt origjinaliteti i mendimit tė tij filozofik, sepse ai s'ka qenė vetėm nxėnės, por edhe mėsues.

Nė piksynimin pėr tė konturuar fizionominė e botėkuptimit filozofik tė Naimit, janė arritur mjaft rezultate interesante edhe duke e krahėsuar me sistemet e drejtimet kryesore tė filozofisė botėrore-idealizmin materializimin, dualizmin, teizin ateizmin, sensualizmin, racionalizmin, natyralizmin, spiritualizmin, panteizmin, misticizmin etj. - duke i krahėsuar lindin disa vėshtirėsi tė pakapėrcyeshme porsa pėrpiqemi ta inkuadrojmė atė brenda kornizės sė ndonjėrit prej kėtyre drejtimeve krysore tė mendimit filozofik botėror. Prandaj ne kemi zgjedhur njė rrugė tjetėr nė rivlerėsimin e bindjeve filozofike tė frashėriotit tonė.

Sado tė rėndėsishme qė tė jenė kriteret pėr tė diferencuar drejtimet e sistemet e ndryshme filozofike, nuk janė ato qė e patėn udhhequr Naimin. Ai nisej nga kritere tė tjera. Ai ishte i bindur se nė pikpamjet filozofike tė orientimeve e kohėve tė ndryshme, mund tė gjesh edhe ide tė drejta edhe kufizime, prandaj ai tė njėjtėt mendimtarė edhe i kritikon, edhe i ēmon lart. Atė nuk e kėnaqnin disa ide tė filozofėve tė lashtėsisė, por nė doktrinat e tyre ai gjente edhe mjaft ide tė vyera. Edhe pėr mendimtarė tė epokave tė tjera, tė orientimit materialist, idealist, dualist, partnerist ose teist, ai mban tė njėjtin qėndrim. Qė kėtej buron mendimi, nė vėshtrim tė parė kontradiktor, se me disa mendime Naimi na duket materialist, me tė tjerat dualist ose mistik etj. Duke hequr dorė nga synimi i paarritshėm pėr ta ndėrsuazuar filozofinė e tij nė kronizat e kėsaj apo asaj izme, ėshtė mė produktive tė zgjedhim atė qark problemesh e idesh, qė nuk ngatėrrohen me remineshenca pėrsėritėse e  tė vonuara tė se kaluarės.

Naimi jetoi nė njė kohė kur prestigji intelektual i filozofisė nuk ishte nė rritje; rrethana tė ndryshme e patėn lėkundur dukshėm besimin nė plotfuqi shumėrinė njohėse tė saj, kurse Naimi kish bindje tė thellė pėr vitalitetin e filozofisė. Pėr tė, filozofia ishte kuintencė e kulturės dhe e arsimit bashkėkohor. Veē kesaj, nė veprėn e Naimit spikat prirja pėr ta afruar filozofinė me dijet e reja shkencore, pa tė cilėt filozofia do tė mbetej shterpė dhe do tė ngushtohej brenda kornizash spekulative.

Por nė lidhje me rolin dhe vendin qė u caktonte dijeni shkencore nė botėkuptimin filozofik, Naimi shmangu dy qėndrime tė njanėshme: sė pari, ai nuk besonte se funksioni i filozofisė do tė zėvendėsohej nga dijet konkrete shkencore, siē besonin shumė mendimtarė tė asaj kohe. Sė dyti, duke mos qenė nė ujdi me mite e paragjykime mesjetare ai besonte se filozofisė do t'i mbetej njė vend i rėndėsishėm nė sistemin e shkencave, sepse pa tė vėrtetat filozofike shumė probleme shkencore mbeten tė pashpjeguar.

Por cilėt ishin problemet, qė Naimi i vendoste nė qendėr tė arsyetimeve filozofike? Po t'i hetonim me kujdes veprat e tij, do tė vinim re se kanė qenė problemet ekzistenciale, tė jetės njerėzore ato, tė cilave s'kish kush t'iu jepte zgjidhje veē filozofisė. Edhe sikur tė njihen makro dhe mikrobota, trupat  kozmikė e mikrothėrmiat mė elementare tė materies, me dijet pėr tė s'mund t'u jepet pėrgjigja e saktė pyetjeve: Ē'ėshtė njeriu dhe cili ėshtė fati i tij nė botė? Cila ėshtė pėrmbajtja e jetės njerėzore brenda dy skajeve-e lindjes e vdekjes? A mund tė jetė i lirė dhe i lumtur njeriu? Dhe shumė pyetje tė tjera tė kėtij lloji.

Pėrveēimi i kėsaj problematike si kryesore nė botėkuptimin e Naimit ka rėndėsi, veē tė tjerash, sepse na shpjegon edhe shkakun e asaj lidhje tė ngushtė tė poezisė sė tij me filozofinė, ngaqė si arti ashtu edhe filozofia kanė e duhet tė kenė karakter komocentrik, domethėnė nė qendėr tė hulumtimeve tė tyre vendosin njeriun, jetėn, shpirtin e forcėn e tij, aspiratat, vuajtjet e lumtėrinė e tij. Kujtoni poemėn "Bagėti e Bujqėsi" dhe do tė vini re se patosi kryesor i hymnizmit tė natyrės shqiptare buron nga shqetėsimet poetike tė Naimit pėr fatin e shqiptarit, e kombit tė tij. Nga ana tjetėr, gjithė vepra e tij letrare me kah filozofiko-meditativ bėhet poetike, sepse nė tė mbizotėrojnė po tė tilla shqetėsime. Ėshtė me tė vėrtet interesante se si Naimi, prej kėndevėshtrimit tė tij ekzistencial, ēdo aresyetim filozofik e transformon nė pėrjetim poetik e anasjelltas.

Kėtu ėshtė rasti tė pėrmendim nevojėn pėr tė hequr dorė nga njė mendim (me prejardhje qysh nga kohė e iluminizmit) se vetėm njė filozofi "materialiste", "safi shkencore" mund tė ish estetikisht produktive nė art, nė poezi. Ky mendim pranohej si aksiomė, qė s'kish nevojė tė argumentohej; si paragjykim dogmatik ai pat penguar edhe vlerėsimin e drejtė tė pikpamjeve filozofike tė Naimit nė poezinė e tij, por po ta shikosh esėll, pa paragjykime, historinė e kulturės artistike, nuk mund tė mos vemė re artifakte tė shumtė, qė bien ndesh me kėtė pikpamje dhe qė provojnė se edhe njė filozofi idealiste, madje mistike mund tė jetė shkas pėr frymėzime tė larta poetike, si nė rastin edhe tė poezisė sė Naimit. Atė forcė mbihistorike dhe atė bukuri tė pashoqe mjaft poezi tė tij do ta humbisnin sikur tė kishin qenė tė zhveshur nga ndikime filozofike e ideliste, panteiste, qė e ushqenin kėrshėrinė e tij pėr tė depėrtuar nė thellėsitė e shpirtit njerėzor e tė pėrjetimeve tė tij estetike, ashtu siē i ndriēonin rrugėt talentit tė tij poetik edhe idetė e iluminizmit e tė racionalizmit, se gjithsesi poeti e ndjen intuitivisht, nė qoftėse nuk e kupton, se mund tė pėrfitojė nga ēdo filozofi e menēur, e urtė, mjafton qė ajo tė mos mbetet nė krijimet poetikė mish i huaj. Ja sa bindshėm provojnė kėtė lidhje tė mundėshme tė poezisė me filozofinė dy copėza nga magjia sugjestionuese poetike e Naimit:

Zot i vėrtetė!                    Gush'e krahruar

Ke mbledhur dritėn,               Faqezė e ballė,

Diellin, ditėn,                   Dhe pulp-a llėrė,

Ndė gjithė jetė,                  Sy e qepallė,

Edhe'e ke bėrė                    Dhe kėmb'e duar!

 

Zemra jote nė krahror tėnt        Dielli zenė me rezė,         

Ėshtė hekur brenda n'argjent;     Vera nė qelqe tė zezė,

Dhe nė linj'ajy karuar,          Shpirti brenda nė qivure,

Si ndė dhe gur'i paēmuar.       Zot'i madh nėr katėr mure!

Nė studimet tona ėshtė pėrmendur se trajtimi i problemit tė njeriut i ka dhėnė botėkuptimit tė Naimit karakter abstrakt.

Por ka dy rrethana qė e ngushtojnė vlerėn e kėtij pohimi. Vetė specifika e filozofisė e nėnkupton qė ajo tė shtrojė e t'u japė pėrgjigje problemeve me karakter universal tė jetės njerėzore ("Gjithė nga njė baltė jemi,/ Kemi njė shpirt, njė vetijė,/ Jemi gjithė njė fėmijė,/ Njė mėm'e njė atė kemi,/ Nė njė fytyrė po jemi"). Sepse Naimi u dha pėrgjigjen e tij kėtyre problemeve universale, prandaj mendimi i tij ka peshė tė rėndėsishme filozofike, fiton jo vetėm vlerė historike, kalimtare, por edhe tė pėrherėshme.

Rrethana e dytė ka tė bėjė me faktin se duke trajtuar gjėrėsisht njė problematikė ekzistenciale. N. Frashėri ishte pėr njė filozofi jete dhe jo pėr njė filozofi qė trajton probleme thjesht metafizike ose natyraliste, pat synuar tė mbrojė njė filozofi qė u pėrgjigjej preokupimeve njerėzore. Botėkuptimi i tij u bė faktor pėr zgjimin e vetėdijes sė dinjitetit tė individit dhe tė ndėrgjegjes kombėtare, tė pėrgjegjėsisė pėr fatet e Atdheut. Ai i jepte njė kuptim tė ri jetės sė shqiptarit, i dhuroi dinjitetin e pėrkatėsisė kombėtare, i kultivoi krenarinė humane universale dhe kombėtare, qė i kėndoi: "Ti Shqipėri mė ep ndėr, mė ep emrin shqipėtar".

Problematika ekzistenciale i afroi mendimin e Naimit me njė prirje nga mė tė rėndėsishmet tė filozofisė moderne, e cila, nga gjysma e dytė e shek. 19 filloi tė aksentojė pėrherė e mė tepėr kėtė problematikė, duke parandjerė krizat e dramat e pritme qė pėrcillnin qytetėrimin. Shqetėsimet e Naimit nuk lindin thjesht nga ndonjė arsyetim abstrakt fillozofik, por, para sė gjithash, nga situata konkrete historike e Atdheut, me fatin e sė cilit jeta e vepra e tij intelektuale ishin tė shkrira nė njė mėnyrė tė pandarė. Nė strukturėn e botės Naimi pėrfshinte organikisht edhe hapėsirat e botės shqiptare.

Sa e rėndėsishme ishte pėr filozofinė e tij t'i pėrgjigjej pyetjes: Cili ėshtė fati i njeriut nė kozmos?, po aq i mprehtė ishte pėr tė t'i jepej pėrgjigje edhe pyetjes: cili ėshtė fati i kombit shqiptar nė botėn bashkėkohore? Naimi e ēmonte prirjen e filozofisė moderne pėr t'u mbėshtetur pėrherė e mė tepėr nė tė dhėnat shkencore; ai e mbronte idenė e lindjes natyrore tė njeriut me botėn (edhe pėr nga origjina, edhe pėr nga ekzistenca). Por pėr tė kuptuar rėndėsinė e kėtij tipari tė filozofisė sė Naimit, nuk mund tė mos na shkojė nė mendje edhe kufizimi i materializmit mekanicist, tek i cili natyra mbeti e jashtme, e  ftohtė, e tė huajtur ndaj njeriut, mbeti si substancė e vdekur dhe, pėr kėtė arsye, mbėshtjellė me njė vello misterioze. Naimi e konceptonte natyrėn ndryshe tė gjallė, plot jetė e levizje; prania e njeriut nė tė e dėshmon edhe mė mirė kėtė cilėsi. Bota pėr Naimin ka kuptim vetėm e pandarė nga njeriu, e pėrjetuar emocionalisht, si lumturi ose dhimbje, si gėzim ose brengė, si liri ose pa liri etj. ("rrėshqet kroi me tė qeshur, me tė qarė"). Ky konceptim poetik i natyrės merr nė botėkuptimin e tij filozofik trajtat panteiste.  ("Qelqi verė e verė qelq u bė tashti, Shpirti trup dhe trupi shqpirt, u bė, u shkri"./ Se njė trup dhe njė shpirt ėshtė gjithėsia, qė s'ka anė"; "Gjė s'vdes, sepse gjithsesia ėshtė gjithnjė e gjallė"). Naimi nuk e ndante rerazi natyrėn, si substrancė materiale, nga zoti si substancė shpirtėrore dhe nga njeriu, si sintezė e forcave mė tė larta tė botės. Prandaj njohja e njeriut pėr tė ishte edhe njohja e botės.

Mė tė drejtė nė studimet tona ėshtė theksuar se ngjyrimi panteist i ideve filozofike i shėrbeu Naimit pėr t'i vėnė njė bazė teorike dhe pėr tė argumentuar filozofikisht unitetin kombėtar, bashkimin e kombit, pavarėsisht nga ndasitė fetare. Por kėto ide e ndihmuan atė, gjithashtu, qė tė pėrfillte edhe subjektivitetin (botėn shpirtėrore) tė njeriut, shpirtin dhe intelektualin e tij, njė substrancė sa "misterioze" aq edhe e fuqishme. Ėshtė provuar tashmė nė historinė e filozofisė sė nėnvlerėsimi i subjektivitetit njerėzor mjell varfėrimin e filozofisė. Naimi, pėrkundrazi, e quante detyre tė rėndėsishme qė nė shpjegimin e botės, tė pėrfshihej edhe shpjegimi i subjektivitetit njerėzor. Kėtė ai nuk e lidhte vetėm me format e njohjes (shqisat, arėsyeja, gjykimi etj.), por sidomos me aspektet e ekzistencės njerėzore. Njeriu, sipas tij, mbetet njė trup i vdekur, njė forcė inserte dhe e pafuqishme, pa subjektivitetin. Pėr kėtė arėsye Naimi u kushtoi vemendje tė madhe problemeve etike, jetės shpirtėrore, nevojave intelektuale dhe krijuese tė njeriut. Ky subjektivitet e ngre njeriun mbi gjithė dukuritė e tjera tė natyrės, e bėn "zot tė vėrtetė tė gjithėsisė". Qė kėtej vjen pėrkujdesja e veēantė e tij pėr tė drejtat njerėzore, pėr virtytet e lartėsimin intelektual, shpirtėror e moral tė njeriut. Nga intelekti ėshtė bėrė "deti i diturisė, - thosh ai, - i kthjellėt e i kulluar; mendja e njeriut, qė ėshtė zonjė e kėtij deti, bėn kot nė tė e ēpelahet nga fėliqėsitė, po zbukurohet e dritohetė dhe zemrėn e gėzon e shpirtin e lartėson dhe i bije njerėzisė qytetėrinė".

Naimi me tė tilla pohime nuk ishte i njėanshėm; ai i pėrfillte edhe nevojat e kėrkesat materiale. Me dhimbje tė thellė pėrjetonte gjendjen e mjeruar, varfėrinė e moskamjen, qė ishin pasojė e robėrisė. Nė nocionin e progresit, mbrothėsisė, ai nėnkuptonte edhe mėnjanimin e kėtyre plagėve, por kėto nuk bėn tė errėsojnė virtytet shpirtėrore-nderin, drejtėsinė, besėn, mirėsinė, lirinė, vėllazėrimin, miqėsinė etj. Si kryefjalė tė kėtij kompleksi, e kėsaj karte kėrkesash ideale ai vinte lirinė e Atdheut ("Se njeriu e njėrėzia/  Ushqehen nga liria"; - Njėriu lind i liruar/  Pastaj e kanė penguar").

Humanizmi pėrbėn njė tipar qensor tė botkuptimit tė N. Frashėrit qė ėshtė evidentuar mirė nė studimet tona. Fryma humane ndjehet e fuqishme nė veprat filozofike tė Naimit: "Tė tretem pėr ndjerinė", Njėri! Tė qofsha falė!, "S'ka mė tė lartė nė jetė/  Nga njeriu,'ėshtė i vėrtetė", "Tė ndėrojė njeriu njerinė". Poeti ēmonte njeriun me botė tė pasur shpirtėrore, me etjen  e papėrmbajtur pėr liri dhe tė plotfuqishėm me aftėsitė e tij njohėse; sipėr botės tjetėr, sipas tij, njeriun e ngrė arėsyeja, qė i lejon tė depėrtojė nė tė fshehtat e natyrės e tė jetės, qė e bėn tė lirė dhe zot tė tyre. Humanizmi i tij shkrihej organikisht me idetė iluministe ("Dhe drita e diturisė pėr para do na shpjerė"). Nė kėtė kuptim edhe predikimet e tij filozofike, Naimi i shihte si mjet qė e aftėson intelektualisht njeriun, si njė ushqim e gjimnastikė e vetėdijes sė tij.

Por, ndryshė nga humanizmi europian rilindas, qė pėrshkohej nga fryma e individualizmit, Naimi theksonte nevojėn e formimit shpirtėror vetjak tė njeriut nė lidhje tė ngushtė me formimin shoqėror. Kjo ide e tij buronte edhe nga fakti se filozofinė ai nuk e shkonte vetėm si dije, por edhe si urtėsi, domethėnė si aftėsi jo vetėm pėr tė arėsyetuar drejt dhe pėr tė marrė vendime tė drejta, por edhe pėr tė vepruar nė pėrputhje me kėrkesat e njė morali shoqėror tė pėrparuar. S'mjafton, sipas Naimit, tė jesh i ditur, duhet tė jesh edhe i mirė, i drejtė, i urtė.

Nė vazhdėn e humanizmit rilindas dhe tė iluminizmit europian Naimi e kishte pėr zemėr atė optimizėm, qė rrjedh nga forca e arėsyes dhe e urtėsisė njerėzore, nga forca e dijeve shkencore dhe e vlerave tė moralit ("Sa e duam gjithė jetėn", "Gjithė bota ėshtė e qeshur, s'tė sheh syri njė tė metė"). Por optimizmi i Naimit nuk ishte aq i cekėt, nuk ishte i ngarkuar me ato iluzione tė humanizmit e iluminizmit europian tė shek. 15-16, qė pėsuan zhgėnjim. Nė studimet tona ėshtė vėnė nė dukje se, krahas frymės optimiste, nė veprat e Naimit ndeshen edhe plot mendime, qė janė vlerėsuar si njė shpjegim pesimist i jetės. ("Bota e gatuar me burim e vuajtjeve", "O moj kohė e kaluar, je lėndim").

Si t'i pajtosh kėto dy qėndrime kontradiktore? Kjo vėshtirėsi do tė mund tė kalohej nėqoftėse do tė njohim, se Naimi njeriun e shihte si qenie komplekse e problemeve. Ndryshe nga humanizmi rilindas, qė e paraqiste njeriun si qėnie titanike, tė plotfuqishme e tė pamposhtur, Naimi, i pasuruar me pėrvojė tė reja, jo vetėm entuziaste, por edhe tė hidhura, nė njė kontekst tjetėr social-historik, optimizmin s'e ndante nga vetėdija fatkeqe e njerėzore. Pėr Naimin, njeriu ėshtė edhe titan i plotėfuqishėm, por edhe njė qelq i thyeshėm lehtėsisht, njė qėnie e brishtė; njeriu pėrbėhet nga ajo lėndė e pavdekshme qė quhet materie, por nuk ėshtė gur pa zemėr, pa shpirt. Prandaj ekzistenca njerėzore, sipas Naimit, shfaqet brenda dy skajeve tė jetės - (lindjes e vdekjes,), si ligjsori e qėndrueshmėrisė dhe e lėvizjes sė pėrjetėshme tė Qenies, manifestohet si lumturi ose fatkeqėsi, si gėzim ose dhimbje, si shėndet ose sėmundje, si rini ose pleqėri, trimėri ose frikė, dashuri ose dėshirė, si mirėsi ose ligėsi, si liri ose robėri, si fitore ose humbje, vėllazėri ose armiqėsi, drejtėsi ose padrejtėsi, dhimbsuri e miqėsi etj. Pra, ekzistencėn njerėzore Naimi e shikon me njė strukturė dramatike, tė tensionuar sė brendshėmi; jeta pėr tė ėshtė serioze e problemore. Ky koncept nuk mund tė identifikohet thjesht me pesimizmin, madje me njė pesimizėm qė rrjedh nga arėsyetime abstratke filozofike. Ai ishte fryt i atyre pėrvojave qė dėshmonin pėr karakterin tejet kontradiktor tė qytetėrimit nė shek. 19 dhe sidomos tė asaj situate tė vėshtirė, qė karakterizonte vendin tonė, kur, nga njėra anė, po vepronte nė arenėn historike forca tė rėndėsishme e tė vetėdijshme shoqėrore, qė shpallėn projektin e Shqipėrisė sė lirė e tė pavarur, dhe, nga ana tjetėr, qėndronte njė mori e tėrė pengesash e vėshtirėsish pėr realizimin e kėtij projekti pėr shkak tė zgjedhjės sė huaj. Prandaj, nė vend qė t'i shohim optimizmin e pesimizmin si njė antonimi tė papajtueshme nė botėkuptimin e Naimit, lypset tė vemė re njė qėndrim serioz e realist ndaj jetės, e cila ka poezinė e vet, por edhe drama e tensione.

Nga ky qėndrim serioz ndaj ekzistencės njerėzore Naimi nxirrte vetėdijen e pėrgjegjesisė, qė ka individi ndaj vetvetes e ndaj shoqėrisė. Kjo ndjenjė pėrgjejgėsie, sipas Naimit, shprehet si angazhim aktiv pėr zgjidhjen e problemeve qė shtron koha dhe qė qėndronin para kombit e ēdo shqiptari. Vetėm me kėtė angazhim njeriu mund tė mposhtė edhe njė vetėdije fatkeqe e tragjike pėr jetėn dhe tė vepronte me besim nė fitoren e progresit. Nė kėtė mesazh fisnik, urtėsie me pėrgjėrimin ndaj njeriut e lirisė, mendimi filozofik i Naim Frashėrit ka kalaur nėpėr shumė breza tė kombit tonė dhe na vjen nė pėrkujtim tė 100 vjetorit tė vdekjes sė tij i gjallė, i freskėt e frymėzues: "Nė mes tuaj kam qėndruar/E jam duke pėrvėluar./ Qė t'u ap pakėzė dritė/ Natėnė t'ua bėj ditė".

 

..........................

Moikom ZEQO

 

BEKTASHIZMI DHE SHQIPTARIZMI

 

Rrallė herė qė dy fjalė tė tilla, qė pėrfaqėsojnė nocione shumė tė gjera dhe universale, mund tė jenė kaq tė lidhura me njėra­tjetrėn. Arsyet janė tė shumta, kryesisht historike, por edhe esencialisht shpirtėrore.

Dihet qė bektashizmi ėshtė ideuar dhe konstruktuar nga njė njeri i jashtėzakonshėm, me aftėsi intelektuale tė shkėlqyera, profet dhe poet, i quajtur Haxhi Bektashi. Me tė drejtė Haxhi Bektashi, ka luajtur njė rol tė veēantė nė ndriēimin e botės lindore islamike, tė ngjashėm me atė qė ka luajtur Franēesku i Asisit pėr iluminizmin dhe shkėlqimin e ri tė kishės katolike perėndimore. Natyrisht ky krahasim nuk ėshtė i plotė dhe, vetėm ėshtė njė ngjashmėri e rastit, por tregon qartė rolin reformator tė njerėzve tė shenjtė nė reformimin njerėzor dhe konceptual tė dy feve tė mėdha tė njerėzimit.

Haxhi Bektashi (i paharruar qoftė emri i tij) krijoi bektashizmin nė formėn e njė sekti ose tė njė rryme shpirtėrore fetare pėr t’u afruar mė afėr interesave tė njerėzve dhe popujve nė suazėn e islamizmit botėror. Jetėshkrimi i Haxhi Bektashit tregon gjenialitetin e tij, formėn proverbiale tė fjalėve dhe poezitė e mrekullueshme. Haxhi Bektashi bėri njė epokė dhe fryma e tij mbijeton e do tė mbijetojė.

Ėshtė fakt qė shqiptarėt, qė nė kohėn e apostulimit tė Haxhi Bektashit u bėnė pėrkrahės tė tij. Mendohet qė nė atė kohė tė paktėn qė nga shekulli XVI, misionarėt e Haxhi Bektashit kanė pėrhapur idetė e bektashizmit nė Shqipėri. Kėshtu poezitė e famshme tė poetit Jonuz Emre, qė bartin idetė e bektashizmit, janė pėrhapur qė herėt nė Shqipėri.

Nė shek. XV ka njė fakt tė jashtėzakonshėm, qė ēuditėrisht nuk pėrmendet nė historinė zyrtare tė Gjergj Kastriotit Skėnderbeut. Ka dėshmi tė sigurta se Skėnderbeu gjatė kohės qė ishte nė trupėn e jeniēerėve nė pallatin perandorak tė sulltanit, u konvertua nė bektashizėm sė bashku me nipin e tij Hamzanė.

Dua tė publokoj pėr herė tė parė disa fakte, qė nuk janė pėrmendur nė asnjė histori zyrtare tė Gjergj Kastriotit Skėnderbeut. Shėnimi i parė nė kėtė hulli ndodhet nė “Librin e bektashizmit” me autor Ali Tomorrin, botuar mė 1929 nė Tiranė, fq. 27. Baba Ali Tomorri ka qenė njė nga bektashianėt mė tė ditur tė Shqipėrisė. Ai ėshtė autor i shumė librave, kryesisht me kėtė kryesubjekt. Baba Ali Tomorri, shkruan e zezė mbi tė bardhė, se nė shekullin XV udhėrrėfenjės, d.m.th. baba shpirtėror bektashian i korpusit tė jeniēerėve ka qenė “njė njeri fort i squet me emėr Ali ­ Al ­ Ula, i mbiquajtur Baba, i cili kishte bėrė Myhyb (ithtar) edhe princėrit shqiptarė Skėnderbeun dhe nipin e tij Hamza Kastriotin”. Mbas rebelizmit qė bėri Skėnderbeu nė vitin 1443 sulltani, Murati II, duke ditur sekretet e bektashinjve, e urdhėroi udhėrrėfyesin Ali ­ Al ­ Ula, qė ta urdhėronte myhypin Skėnderbeun, qė tė hiqte dorė nga rebelizmi kundėr Perandorisė dhe tė kthehej nė Andrianopojė. Por, urdhėrrrėfenjėsi nė fjalė, qė kishte pushtet tė madh nė kėtė korpus tė jeniēerėve, nuk pranoi ta bėnte kėtė akt dhe pėr kėtė arsye, sipas autorit Baba Ali Tomorri, ai u ekzekutua, iu pre koka nga sulltani. Kur e kam lexuar kėtė gjė nga ky autor shqiptar kam patur njė mėdyshje, duke menduar se kemi tė bėjmė me njė mitizim pėr tė futur nė historinė e bektashizmit botėror gati me pėrdhunė edhe emrin e Gjergj Kastriotit Skėnderbeut, por mė vonė kam lexuar dy autoritete tė mėdha shkencore nė fushėn e historisė, tė cilat gati direkt tė ēojnė tek e zeza se me tė vėrtetė gjatė kohės qė ka qenė nė korpusin e jeniēerėve Skėnderbeu ka aderuar nė bektashizėm. Kėshtu historiani gjerman, ndėr mė tė mėdhenjtė e shek. XIX, Shloseri, nė librin e tij “Histori e pėrbotshme” tregon se kur turqit pushtuan qytetin e Lezhės dhe hapėn varrin e Skėnderbeut nė Katedralen e Shėn Nikollės, ku ai ishte varrosur, jeniēerėt i morėn eshtrat e ktryetrimit shqiptar, i mbėshtollėn me flori dhe argjend pėr t’i pėrdodur si hajmali mbrojtėse, e madje e shpallėn Skėnderbeun “shenjtor tė tyre”. Ky pasazh i Shloserit duket paksa paradoksal, sepse dihet se ata qenė armiq tė tėrbuar tė Skėnderbeut dhe gjithmonė tingėllon e ēuditshme, sesi korpusi i jeniēerėve, mė luftaraku i perandorisė tė kishte brenda vetes parime tė ndryshme fetare, konkretisht bektashizmin shiit dhe brenda kėtij botėkuptimi, qė pėrpiqej tė bashkonte parimet e krishterimit me islamizmin, nė njė mėnyrė krejt origjinale, me ndikime tė dukshme tė panteizmit budist si dhe dualizmit zaratustrian tė Lindjes sė Largėt, tė nderonin nė mėnyrė sekrete brendapėrbrenda radhėve tė tyre kundėrshtarin e perandorisė, Gjergj Kastriotin Skėnderbeun.

Pasazhi i dytė, qė mė ka bėrė pėrshtypje ndodhet nė kryeveprėn e orientalistit mė tė madh tė shek. XX dhe albanologut gjerman Franc Babinger, i quajtur "Mehmet Pushtuesi dhe koha e tij", libėr i pėrkthyer nė gjuhėn shqipe nga kosovari Ali Hasan Llunji dhe botuar nga Shtėpia botuese “Rilindja” e Prishtinės mė 1989. Unė po i referohem kėsaj kryevepre shkencore. Nė fq. 10 tė librit flitet konkretisht pėr trazirat nė punėt e Perandorisė Osmane dhe tė ndikimit rebel, qė ka nė trupat e korpusit tė jeniēerėve pėr Ali ­ Al­ Ulan, apostull i hyjrifive, sekt shiit, i identifikueshėm me bektashinjtė, me njė botėkuptim fetar tė pėrhapur nga Persia nė Anadoll dhe qė, sipas Babingerit, “ishte i lidhur shumė ngusht me dervishėt bektashinj”. Sipas Babingerit, bektashizmi konsiderohej herezi nė raport me kuranizmin ortodoks nė kėtė kohė dhe se “forca dhe ndikimi i dervishėve bektashinj apo dhe dervishėve tė tjerė, tarikatet e tė cilėve nė tė shumtėn e rasteve gėrshetoheshin me karakterin universal shiit, pėrbėnin njė mundėsi qė nxiste rezistencėn kundėr rregullit ekzistues shtetėror osman dhe siē duket gjatė sundimit tė sulltan Miratit II, ky ndikim rebel i kapėrcente kufijtė e krahinave lindore tė Anadollit dhe se “ndikimi i dervishėve ka qenė shumė i rrezikshėm dhe nė kundėrthėnie me shtetin osman”. Kjo pikė e biografisė sė Skėnderbeut nė rininė e tij, kur ai ka qenė i lidhur me bektashizmin e jeniēerėve veēse e pasuron historinė e tij tė mėvonshme dhe shpjegon nė fund tė fundit se veprėn prej botėkuptimit bektashian Skėnderbeu do tė ēlirohej pėrfundimisht prej islamizmit dhe do tė rikthehej pėrfundimisht nė krishterimin shqiptar tė prindėrve dhe tė popullit tė vet. Nuk mendoj se ėshtė e tepruar qė tė hulumtohet nė kėtė drejtim dhe pikėrisht kėtu qėndron sekreti i madh dhe kryesor sesi njė poet kaq i madh bektashian si Naim Frashėri, kur shkruan eposin e tij pėr Gjergj Kastriotin Skėnderbeun, lehtėsisht gjen njė identifikim me vetė Skėnderbeun, pikėrisht nė bazė tė sintezės sė koncepteve themelore shpirtėrore tė krishterimit me islamizmin. Naim Frashėri, duke qenė zyrtar me Perandorinė Osmane nė Stamboll, nuk ka ndroje dhe frikė tė botojė eposin e tij skėnderbejan, kur dihet se Skėnderbeu qe simbol i madh jo vetėm shqiptar, por edhe evropian kundėr Perandorisė Osmane. Kjo ėshtė nė opozitė tė hapur me islamizmin ortodoks dhe kjo shpjegon pse Naim frashėri ka botuar dhe njė poezi tė shkėlqyer pėr Jezu Krishtin.

Dihet qė bektashizmi e pati institucionin kryesor tė tij te trupat e zgjedhura tė jeniēerėve. Jeniēerėt formoheshin nga djem tė krishterė, tė rrėmbyer nga turqit, tė cilėt i konvertonin nė fenė e tyre, por pėr arsye se origjina e tyre e mėparshme fetare nuk qe e lehtė tė harrohej, vetėm bektashizmi krijonte njė sintezė dhe njė modus vivendi, qė ata tė bėnin njė bashkėjetesė kuptimore dhe tė pranueshme pėr konceptet e tyre nė shėrbimin special qė kryenin gati nė formėn e njė sekti fetar tė veēantė. Dihet qė jeniēerėve u qe ndaluar tė martoheshin dhe duhej tė manifestonin moral dhe disiplinė shumė tė lartė. Pra, jo rastėsisht edhe Gjergj Kstriot Skėnderbeu, qė nė shekullin XV aderoi nė Urdhrin e Bektashianėve. Kjo gjė kėrkon studime dhe hulumtime tė hollėsishme.

Nė shekujt e mėvonshėm, misionarėt bektashianė u shpėrndanė nė gjithė Shqipėrinė dhe Shqipėria u bė njė nga kėshtjellat e bektashizmit botėror. Lum kush do tė jetė ai njeri me fat, qė do tė shkruajė ndonjėherė historinė e bektashizmit tė lidhur me Historinė e Shqipėrisė. Ėshtė njė material kolosal i jashtėzakonshėm, me pėrfitime tė mėdha shkencore dhe historike. Jeniēerėt, siē e tregojnė shumė historianė, midis tyre edhe vetė Marin Barleti, kur u hap varri i Gjergj Kastriotit Skėnderbeut nė Katedralen e Shėn Nikollės nė Lezhė, i morėn eshtrat e heroit dhe duke i mbėshtjellė me ar dhe argjend i ruajtėn si hajmalira e fuqi tė madhe mrekullibėrėse, madje njė historian gjerman Shloseri thotė se jeniēerėt e kanė nderuar nė mėnyrė sekrete Skėnderbeun si njė shenjtor tė tyre. Jeniēerėt kanė luajtur rol opozitar nė Perandorinė Osmane dhe kjo shpjegon se shpesh sulltanėt kanė bėrė raprezalje dhe kanė dashur tė zhdukin nga faqja e dheut bektashizmin.

Figura e dytė e madhe historikė e Shqipėrisė, Ali Pashė Tepelena, gjithashtu qe njė nga figurat kryesore tė bektashizmit. Nė tė gjitha pikturat e piktorėve tė huaj, qė e kanė takuar Ali Pashė Tepelenėn e paraqesin atė me taēin karakteristik bektashian.

Pėr fat tė mirė, taēi i Ali Pashė Tepelenės ndodhet dhe ruhet sot nė fondet e Muzeut Historik Kombėtar si njė nga reliktet mė tė ēmueshme dhe mė origjinale tė bektashizmit.

Figura e tretė jashtėzakonisht e madhe e bektashizmit ėshtė babai i letėrsisė moderne shqiptare dhe i Rilindjes Kombėtare, gjeiu i mendimit dhe i poezisė, Naim Frashėri i pavdekshėm. Naim Frashėri mund tė quhet mbas Haxhi Bektashit njė nga teoricienėt dhe formuluesit e doktrinės sė bektashizmit. Naim Frashėri ėshtė i pari reformator shpirtėror dhe fetar, qė e lidh bektashizmin dhe shqiptarizmin, por pa i cenuar karakterin universal botėror bektashist.

Mbas viteve ‘20 kur Ataturku e shkaėrroi bektashizmin nė Turqi, qendra botėrore e bektashizmit u bė Shqipėria.

Shqipėria sot ėshtė kryeqendėr e tėrė bektashizmit botėror. Ky ėshtė njė nder jashtėzakonisht i madh dhe njė nga mrekullitė mė tė habitshme tė kombit shqiptar nė rrafshin e gjithė njerėzimit.

Bektashizmi i lidhur me shqiptarizmin ka njė kontribut themelor nė lirinė e pavarėsinė e Shqipėrisė, sepse bektashianėt kanė qenė atdhetarė nga mė tė shkėlqyerit nė tė gjitha kohėt. Feja e tyre universale me parime shumė tė larta morale i ka bėrė ata qė tė jenė shumė tė qartė dhe tė mrekullueshėm nė luftėn pėr ta ringjallur dhe pėr ta ndriēuar mendėrisht e shpirtėrisht Shqipėrinė. Por, bektashianėt jo vetėm qė krijojnė tė vetmen rrugė bashkimi pėr tė tėrė shqiptarėt qė kanė fe tė ndryshme, ēka nuk e bėn dot asnjė fe tjetėr nė Shqipėri, nga ana tjetėr janė komuniteti fetar, qė krijon lidhjet pa asnjė paragjykim nė mėnyrė tė barabartė me besimin te Zoti pėr tė gjitha fetė e tjera tė njerėzimit.

Bektashizmi botėror i qendėrzuar nė Shqipėri i ka tė gjitha kushtet e premisat e hapura nė tė gjithė botėn dhe sot nė kushtet e ndryshimeve kolosale politike tė hapjes sė kufijve dhe tė krijimit tė njerėzimit si njė e tėrė bektashizmi u ka dhėnė njė atu tė pallogaritshme nga vlerat qė tė gjithėve, jo tė mbyllen, por tė hapen me botėn. Mua mė vjen keq qė politikanėt shqiptarė nuk e kanė kuptuar nė thellėsi dhe sa duhet fuqinė dhe mundėsinė e pakufishme tė kėsaj atuje.

Pėr bektashizmin shqiptar dhe atė botėror kanė shkruar me admirim tėrė studiuesit mė tė mėdhenj, tė cilėve u ka interesuar feja njerėzore dhe shpresėdhėnėse e komunitetit bektashian. Me mijėra janė librat studimorė pėr kėtė ēėshtje dhe ėshtė e habitshme se tė gjithė librat janė afirmativė dhe entuziastė pėr bektashizmin.

Dua tė theksoj kėtu njė fakt qė ėshtė lėnė nė harresė padrejtėsisht. Janė mijėra poetė dhe intelektualė shqiptarė nga shekulli XVI dhe deri mė sot qė kanė shkruar poezi, traktate, meditime, pėrsiatje mistike pėr bektashizmin. por kėto mijėra dorėshkrime, pėr fat tė keq, nuk kanė gjetur dritėn e botimit. Kėto dorėshkrime janė njė thesar kulturor i njerėzimit.

Dua tė pėrmend kėtu vetėm njė poet tė madh bektashian: Hasan Zyko Kamberin, qė pėr fatin tonė tė mirė i ruhet tyrbja nė fshatin Starje tė Kolonjės. Ka dorėshkrime tė pabotuara tė tij. Tėrė poetėt, qė ne i kemi quajtur bejtexhinj, tė shekujve XVI ­ XIX, zotėrojnė letėrsinė shqipe dhe nė esencė janė poetė tė mėdhenj dhe tė shquar, por kritika letrare me mediokritetet dhe nė mėnyrė pezhorative, i ka quajtur thjesht si bejtexhinj dhe nuk ka mundur realisht tė shohė jo vetėm vlerat e mėdha artistike, por nė substancė nuk ka parė as atdhetarizmin e tyre tė shkėlqyer.

Sė fundi prej kohėsh kam shprehur njė mendim pėr tė cilin ngul kėmbė: komuniteti bektashian, qendra botėrore e tė cilit ėshtė nė Shqipėri, ėshtė njė pasuri e njerėzimit dhe duhet ndėrhyrė pranė organizmave ndėrkombėtare tė Evropės sė bashkuar pranė UNESCO­s qė ashtu siē ėshtė shpallur pasuri e njerėzimit dhe mbrohet me ligj e financohet pėr tė mbijetuar feja e Tibetit e Dalaj Lamės, ashtu duhet trajtuar me tė njėjtin status si pasuri e njerėzimit edhe bektashizmi. Historia do tė provojė nė tė ardhmen qė bektashizmi qė ka rrėnjė tė thella nė kombin shqiptar do tė lulėzojė dhe do tė ketė gjithashtu ringjallje tė vazhdueshme.

Nuk ėshtė e rastit qė kryeprijėsi ynė shpirtėror i bektashizmit Naim Frashėri e ka lėnė tė amshuar testamentin e tij pėr tė gjithė ne.

………………

Akademik Shaban DEMIRAJ

 

ROLI I NAIM FRASHĖRIT NĖ ZHVILLIMIN E SHQIPES LETRARE

 

 Nė periudha tė caktuara historike, qė kanė shėnuar kthesa vendimtare pėr tė ardhmen e kėtij apo tė atij populli, kanė dalė kurdoherė njerėz tė shquar, tė cilėt me veprimtarinė e tyre janė bėrė pėrfaqėsuesit mė tė spikatur tė atyre kthesave historike. Kėta njerėz tė shquar kanė qenė edhe pjellė edhe aktorė tė lėvizjeve tė rėndėsishme historike tė popujve pėrkatės. Ata, natyrisht, kanė luajtur njė rol tė dorės sė parė nė sendėrtimin e idealeve, qė kanė karakterizuar lėvizjet historike tė popujve tė tyre pėr ēlirim, zhvillim e pėrparim, por nė tė njėjtėn kohė veprimtaria e tyre ka marrė shkas dhe ėshtė frymėzuar nga rrethanat historike, nė tė cilat ata kanė jetuar.

Kjo konsideratė e pėrgjithshme duhet mbajtur parasysh edhe kur shqyrtohet puna e pėrfaqėsuesve tė shquar tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare tė gjysmės sė dytė tė shekullit XIX, qė njihet zakonisht me emrin Rilindja Shqiptare. Kam parasysh ata shkrimtarė tė shekullit XIX, tė cilėt, tė nxitur nga gjendja e rėndė e popullit shqiptar nėn sundimin e huaj, i vunė vetes si detyrė t'i pėrqėndronin energjitė e tyre pėr ta bėrė popullin tonė gjithnjė e mė tė vetėdijshėm nė pėrpjekjet e tij pėr zhvillim, pėprarim dhe ēlirim nga zgjedha e huaj shekullore.

E njė nga mjetet e fuqishme, qė pėrdorėn ata shkrimtarė pėr sendėrtimin e idealeve tė tyre, ishte pikėrisht gjuha amtare, qė i dallonte shqiptarėt nga sunduesit e huaj dhe nga popujt e tjerė. Prandaj nuk ėshtė gjė e rastit qė pjesa mė e madhe e shkrimtarėve shqiptarė tė shekullit XIX treguan njė pėrkujdesje tė veēantė pėr lėvrimin dhe zhvillimin e gjuhės shqipe. Ėshtė e vėrtetė se kujdėsi pėr gjuhėn shqipe vihet re qysh te Buzuku dhe te shkritmarėt e tjerė pas tij, sidomos te Bogdani. Por, nė shekullin XIX, kjo dukuri mori pėrmasa tė reja, si tė ishte njė lėvizje e  organizuar, megjithėse nė tė vėrtetė qe njė lėvizje spontane e frymėzuar nga rrethanat e reja historike tė popullit shqiptar. Prandaj s'ishte e papritur qė pėrfaqėsuesit mė tė ndritur tė letrave shqipe tė shekullit XIX mbajtėn tė njėjtin qėndrim ndaj gjuhės amtare dhe ndoqėn tė njėjtėn rrugė pėr zhvillimin e saj dhe pikėrisht mėnjanimin e fjalėve tė huaja tė panevojshme dhe krijimin e fjalėve tė reja, pėr ta bėrė gjuhėn shqipe sa mė tė pasur e mė tė zhvilluar.

Siē dihet, kjo punė, qė nė shekullin XIX nisi me Naum Veqilharxhin, mori pėrmasa mė tė mėdha dhe mė frytdhėnėse me Konstandin Kristoforidhin, Naim Frashėrin, Sami Frashėrin, Jani Vreton etj., tė cilėt mund tė konsiderohen me tė drejtė si nismėtarėt e atyre pėrpjekjeve, qė pak nga pak e shndėrruan shqipen nė njė gjuhė tė zhvilluar, nė tė cilėn mė vonė u pėrkthyen edhe kryevepra tė tilla si ato tė Shakespeare-it, Cervantesit etj., dhe u hartuan vepra letrare e shkencore me vlerė.

Kur lexon veprat e Kristoforidhit, Naimit, Samiut, Vretos dhe tė rilindėsve tė tjerė, nuk ėshtė e vėshtirė tė vėresh se tė gjithė ata kanė dhėnė ndihmesa shumė tė ēmuara pėr ta bėrė shqipen njė gjuhė tė pasur e tė zhvilluar, qė tė mund t'i plotėsonte gjithnjė e mė mirė kėrkesat e shumanshme tė njė gjuhė kulture. Por, nė kėtė rast nuk ėshtė e vėshtirė gjithashtu tė konstatosh se ai qė luajti njė rol mė tė madh nė pėrhapjen e kėsaj rryme tė fuqishme tė qėndrimit ndaj gjuhės shqipe si edhe tė fjalėvė tė reja tė krijuara gjatė gjysmės sė dytė tė shekulit XIX, ka qenė pikėrisht Naim Frashėri, veprat e tė cilit kanė qenė mė tė pėrhapura dhe mė tė lexuara ndėr shqitparėt. E pėr kėtė dėshmojnė, ndėr tė tjera, ribotimet e herėpashershme jo vetėm tė veprave tė tij me karakter letrar, si Bagėti e Bujqėsija, Lulet e Verės, Istori e Skėnderbeut, por edhe tė librave tė tij me karakter diturak, qė ai hartoi pėr shkollat e para shqipe.

Naimi nuk ishte vetėm njė post i talentuar dhe atdhetar i vendosur, por edhe njė njohės shumė i mirė i gjuhės shqipe. E nė pėrputhje me rrymėn e pėrgjithshme tė Rilindjes, ai iu pėrvėsh njė pune sistematike pėr zhvillimin dhe pasurimin e gjuhės amtare. Ashtu si rilindėsit e tjerė tė mėdhenj, ai e kuptoi se gjuha shqipe kishte nevojė tė zhvillohej nė dy drejtime: tė pastrohej nga fjalėt e huaja tė panevojshme, qė kishin depėrtuar nė tė gjatė shekujve, dhe nė tė njėjtėn kohė tė pasurohej me sa mė shumė fjalė tė reja sidomos tė karakterit diturak. Por, pėr kėtė punė tė dyanshme nevojitej njė njohje e mirė e gjuhės amtare dhe jė pėrgatitje kulturore po aq e mirė pėr t'ia dalė mb'anė njė qėllimi tė tillė largvajtės. Qė Naimi e njihte me themel gjuhėn amtare, pėr kėtė dėshmojnė jo vetėm fjalori i pasur dhe saktėsia e ndėrtimeve sintaksore, por edhe pėrdorimi i drejtė i mjeteve tė gjuhės popullore pėr fjalėt e reja tė shumta, qė ai krijoi.

Gjithsesi, kėsaj pune Naimi i hyri me njė vetėdijshmėri dhe pėrkushtim tė plotė, pėr ēka na dėshmon edhe ajo qė ai vetė ka thėnė nė Paradhėnien e Kėngės sė parė tė Iliadės sė Omerit, tė pėrkthyer prej tij. Nė fund tė kėsaj parathėnie, pasi vlerėson vjershat e Hasan Zyko Kamberit, tė Nezim Frakullės etj., si shton: "Po tė gjithė kanė bėrė faj, qė s'faletė, e tė metė qė s'ndjehetė kurrė. Kanė pėrzjerė gjuhėn e bukurė shqipe me fjalė tė huaja! Gjuha jonė duhetė shkruarė fjeshtė shqip, se fjalėt e huaja e shėmtojnė shumė.

Ėshtė' e gjerė gjuha jonė dhe'e bukurė shumė, ka fort fjalė tė mira pėr tė vėnė nė vėnt tė fjalėvė tė huaja".

Edhe nė librin Istoria e Shqipėrisė, f. 39, ai shkruan: "gjuha shqipe ėshtė mjaft e gjerė pėr ata q'e dinė mirė, pa ka dhe lehtėsinė, qė bashkon dy fjalė, si: vetė-dije, mėmė-dhe punė-mbarė, bukė-dhėnės etj. etj".

Por, si Naimi, ashtu edhe rilindėsit e tjerė ishin  tė vetėdijshėm se gjuha shqipe pėr arsye tė rrethanave tė njohura historike kishte mbetur e pazhvilluar se duhej dhe nuk mund t'i plotėsonte tė gjitha kėrkesat e njė gjuhe kulturore, sidomos nga mungesa e fjalėve tė karakterit kulturor e shkencor. E kėtė mungesė ata e ndjenė sidomos kur iu pėrvėshėn punės pėr tė hartuar vepra me karakter diturak, si tekste mėsimore pėr shkollat e para shqipe, qė u hapėn nė dhjetėvjeēarėt e fundit tė shekullit XIX, siē janė, ndėr tė tjera, botimet e Naimit:

  E kėndimit tė ēunave kėndonjėtoreja, I, II. Bukuresht 1886. Istori e pėrgjithshme pėr mėsonjėtoret tė para. Bukuresht 1886. Vjersha pėr mėsonjtorėt tė para. Bukuresht 1886. Dituritė pėr mėsonjėtoret tė para. Bukuresht 188. Istori e Shqipėrisė. Bukuresht 1889.

Pėr hartimin e librave tė tillė, si edhe tė veprave letrare mund tė pėrdoreshin edhe fjalė tė huaja nga ato qė kishin hyrė prej kohėsh nė gjuhėn shqipe, ose mund tė merreshin huazime tė reja sidomos nga gjuhėt pėrėndimore. Por, Naimi, nė pėrputhje me parimet e tij dhe tė rilindėsve tė tjerė, nuk ndoqi kėtė rrugė. Ai shkroi nė njė shqipe tė pastėr dhe, pėr tė plotėsuar nevojat leksikore nė shkrimet e tij, ashtu si rilindėsit e tjerė, ose pėrdori fjalė tė gjuhės shqipe me kuptime tė reja (kalke gjuhėsore), ose krijoi fjalė tė reja gjithnjė nė pėrputhje me rregullsitė e fjalėformimit tė gjuhės shqipe. Kėshtu p.sh. nė librat e tij me karakter diturak gjejmė shumė fjalė shqipe tė pėrdorura me kuptime tė reja, si  bosht (pėr ask) lėmh'i dheut (pėr glob) erė (pėr klimė), tė holla  (pėr minuta) etj. etj. Natyrisht, jo tė gjitha kėto pėrodrime i qėndruan kohės.

Naimi u tregua mė dorėmbarė nė krijimin e fjalėve tė reja, sidomos nėpėrmjet prapashtesave mė prodhimtare tė gjuhės popullore, si edhe nėpėrmjet  fjalėve tė pėrbėra prej dy temash. Tė tilla janė, ndėr tė tjera: fjalėt e prejardhura cilėsi, sasi, gjithėsi, veti *jė), mirėsi, fatbardhėsi, papunėsi, paudhėsi, fletore (1 = libėr - sot me njė kuptim disi tė ndryshėm), gjykatės, qytetėroj eth. Etj., si dhe fjalėt e pėrbėra mėmėdhe, vetedije, shitblerės etj.

Nė veprat e Naimit gjejmė tė pėrdorura edhe fjalė tė reja tė krijuara nga rilindės tė tjerė, sidomos nga Sami Frashėri, ēka dėshmon se ata, duke punuar pėr njė qėllim tė pėrbashkėt, shfrytėzonin edhe ndihmesat e njėri-tjetrit.

Naimi i ka shfrytėzuar me mjeshtėri mjetet e gjuhės popullore edhe pėr qėllime stilistike-emocionuese. Kėtu ėshtė fjala pėr prapashtesat e zvogėlimit e tė pėrkedhelisė -th dhe -zė, tė cilat ai i ka pėrdorur aq bukur sidomos nė krijimet e tij poetike. Dhe mund tė pohohet pa asnjė mėdyshje se shumė nga vargjet, ku ai i ka pėrdorur kėto prapashtesa, nuk do tė kishin dalė aq tė bukur dhe aq emocionues pa pėrdorimin e tyre. Pėr kėtė mjafton tė pėrmendim disa prej atyre vargjeve si pėr shembull:

 

Vashė bukurosh'e bariut, qė vjen me llėrė pėrveshur,

me zėmėrė tė dėfryer e mė buzėzė tė qeshur me dy shqerrėza ndėr duar,

tė bukura si dhe vetė, nė sythit tėnt e shoh gazė, qė s'e kam gjetur ndė jetė

 

            (Bagėti e bujqėsija, vargjet 33-36)

 

Kur shqyrton qėndrimin e Naimit ndaj gjuhės amtare dhe punėn e madhe, qė bėri ai pėr pasurimin dhe zhvillimin e saj, lind vetiu pyetja: Ē'e shtyti atė tė ndiqte njė rrugė tė tillė? Natyrisht, njė pyetje e tillė shtrohet edhe pėr rilindėsit e tjerė shqiptarė. Por, nė kėtė rast do tė kufizohemi tė Naimi. Lidhur me kėtė ēėshtje Norbert Jokli nė studimin e tij „Naim Be Frashėri dhe pasunimi i gjuhės shqipe“ tė botuar  mė 1925 (shih shėnimin 1) bėn aluzion pėr njė ndikim tė mundshėm tė Naimit nga dijetari i mirėnjohur gjerman Leibniz (1846-1716), i cili bėri njė punė tė madhe pėr zhvillimin e gjuhės gjermane nė kohėn e tij. Jokli vė nė dukje se Naimi duhet ta ketė njohur Leibniz-in, sepse e pėrmend atė nė librin e tij „Istori e Shqipėrisė“ botuar mė 1899. Nė faqen 36 tė atij libri Naimi shkruan:

"Kish tė drejtė i gjori Laipniē qė thosh: 'M'epni shkronja tė mira, t'u ap gjuhė tė bukurė; m'epni gjuhė tė bukurė, t'u ap qytetėri tė mbaruarė!'"

Mundėsia qė Naimi tė jetė ndikuar nga mendimet e Laibnizit, nuk pėrjashtohet, e kjo vėrejtje vlen edhe pėr rilindėsit e tjerė. Gjithashtu nuk pėrjashtohet mundėsia qė ata tė kenė pasur parasysh edhe punėn e bėrė nga pėrfaqėsues tė shquar tė popujve tė tjerė pėr zhvillimin e gjuhėve tė tyre. Nė tė njėjtėn vepėr tė porsacituar Naimi shkruan gjithashtu: "Nė ditėt tona u bėnė gjuhėt' e Evropėse. Ashtu edhe gjuhėt' e Sllavėret."

Gjithsesi, nė kėtė rast duhet mbajtur parasysh se, edhe po tė pranohet pa asnjė rezervė njė ndikim i tillė, prapė mbetet pėr tė shpjeguar se ē'i shtyti Naimin dhe rilindėsit e tjerė tė ndiqnin atė rrugė, qė ndoqėn, pėr zhvillimin e gjuhės shqipe. Dhe po tė shqyrtohet me kujdes puna e tyre, nuk ėshtė vėshtirė tė arrihet nė pėrfundimin qė ata mbajtėn njė qėndrim tė tillė pėr zhvillimin e gjuhės shqipe, sepse ishin tė nxitur nė radhė tė parė nga dashuria pėr gjuhėn amtare, lėvrimin e sė cilės ata e shikonin si njė mjet shumė tė fuqishėm pėr tė ringjallur e pėr tė forcuar mė tej ndjenjat e atdhedashurisė dhe tė lirisė midis popullit shqiptar. Pėr mė tepėr, nuk mungonte edhe ndonjė paraardhės shqiptar, qė kishte ndjekur njė rrugė tė ngjashme, si p.sh. Naum Veqilharxhi.

Pothuaj tė gjithė ata qė kanė shkruar pėr Naim Frashėrin, krahas vlerės artistike tė veprave tė tij, kanė vėnė nė dukje edhe bukurinė e gjuhės sė kėtyre veprave. Kėtu nuk ėshtė rasti tė vihen nė dukje tė gjitha vlerėsimet, qė i janė bėrė gjuhės sė kėtij poeti tė talentuar nga studiues tė ndryshėm. Por, nuk mund tė lėmė pa vėnė nė dukje se gjuha e veprave tė Naimit ka shėrbyer si model pėr njė varg shkrimtarėsh pas tij, sepse ato kanė qenė mė tė pėrhapura dhe mė tė lexuara edhe pas vdekjes sė tij, pėr ēka dėshmojnė ribotimet e shpeshta tė njė pjesė tė mirė tė tyre. Pra, edhe nga ky kėndvėshtrim Naimi ka dhėnė njė ndihmesė tė rėndėsishme nė lėvrimin dhe zhvillimin e mėtejshėm tė gjuhės shqipe.

Por ndihmesa e Naimit pėr zhvillimin e gjuhės letrare shqipe nuk duhet parė e shkėputur nga ndihmesat e bashkėkohėsve tė tij, sidomos tė Kristoforidhit e tė Samiut. Tė gjithė kėta atdhetarė tė palodhur vunė themele tė shėndosha pėr pėrpunimin dhe zhvillimin e mėtejshėm tė shqipes si njė gjuhė kulture, si njė gjuhė letrare.

 

1) Shih mė hollėsisht pėr kėto sidomos studimin e Norbert Joklit, Naim Be Frashėri dhe pasunimi i gjuhės shqipe, nė librin „Naim Frashėrit, vjershėtorit dhe'edukatorit kombėtar“, botuar nga njė grup studentėsh shqiptarė tė Austrisė nė Grac, mė 1925, me rastin e 25-vjetorit tė vdekjes sė Poetit.

2) Shih pėr kėto vleresime: Jakup Kastrati, Naimi pėr gjuhėn shqipe. "Studime filologjike" 1971/3.

...........................

 

..........................

 

Dr. Sali BASHOTA

HIMNIZIMI NAIMIAN DHE NAIMI I HIMNIZUAR

 

Ē’mund tė shkruajmė, tė themi, tė debatojmė 100 vjet pas pėr Naimin? Tė pėrfillim mendimin e Ēabejt se Naimi ishte para sė gjithash edukator dhe se poeti qėndron pas patriotit. Apo? Pikėshikimi mund tė spikasė sfodin historik, ndėrsa pikėpamja kritike ende ėshtė e plotė pėr vlerėsimin letrar. Problemi mund tė shihet edhe nė rrafshin tjetėr, derisa studimet dhe monografitė letrare janė shkruar e botuar, botimi kritik i veprės sė Naimit ende mungon. A kemi tė bėjmė kėtu me historinė njėshekullore tė madhėshtisė apo Naimin tashti duhet lexuar e studiuar nga njė pozicioin tjetėr. A ėshtė Naimi origjinal? A ėshtė Naimi i pėrsosur? A ėshtė Naimi kryepoet i pėrveēėm i kombit. Po De Rada, Fishta, Lasgushi...? A do tė mbetet edhe mė tutje atdhetarizmi letrar vlerė reprezentative qė e pėrcakton kreun e elitizmin? Shumėēka ėshtė e paqartė, e padefinuar, qė pret pėrgjigje konkrete shkencore, nė tekste studimore dhe nė historinė e ardhshme tė letėrsisė shqipe.

Duke u nisur nga realiteti dhe kodi estetik pranues pėr madhėshtinė e Naim Frashėrit domethėnia kritike pėrqėndrohet te fama tejkohore e artit tė tij qė ka tė bėjė me lexueshmėrinė masive si njė libėr udhėrrėfyes pėr natyrėn, krenarinė, heroizmin shqiptar. Prandaj, specifika e kėrkimit tė elementeve substanciale nė veprėn e Naimit mbėshtetet te tema e zgjedhur, te gjuha poetike, te shkėlqimi i fjalės shqipe ku parapėlqehet kodi ligjėrimor qė e sipėrthekson himnizimin.

Ghithkund nė veprėn e tij, Naimi e synon himnizimin. Nė temėn romantike zgjidhet modeli qė e pėrfaqėson atė: atdheu (Shqipėria), dashuria (vasha), heroi kombėtar (Skėnderbeu). Kėso mėnyre, mbi bazėn e ligjėrimit lirik romantik pasionant funksionalizohet teoria e madhėshtisė dhe teoria e sė bukurės. Sidoqoftė, fusha fatlume pėr ngritjen e Naimit nė piedestalin e letėrsisė shqipe, para sė gjithash, ėshtė lirika atdhetare. Bėhet pyetja: Ē’ndodhi me tipet e tjera tė lirikės?

Thelbi, substanca e veprės naimiane qėndron nė besimin e ideve burimore tė cilat shtresohen fuqishėm nė dialektikėn e ligjėrimit tė tij. Formulimi i mendimeve poetike pėr tėrėsinė e botės shqiptare i ka ushqyer simbolet e tij, tė cilat e vėnė nė lėvizje harmoninė njerėzore dhe humanizmin. Prandaj, Naimi ėshtė edukator. Naimi ėshtė besimtar. Naimi ėshtė ideolog i bektashizmit. Ai me artin e tij poetik e formėson imazhin suprem tė Shqipėrisė. Naimi u kėndon gjėrave tė thjeshta, shkruan nė mėnyrė mallėngjyese, nuk e admiron si temė­dilemė krijuese mjerimin, por lavdinė, heroizmin, mirėsinė. Prandaj Naimi ideolog dhe atdhetar, para sė gjithash ėshtė shkrimtar i lavdishėm nacional, i cili e ka ndėrtuar filozofinė e tij letrare e besimore pikėrisht nė ato tekste poetike tė admirueshme, ku mbase shpirti i njeriut ėshtė i barabartė me Zotin.

Poeti e vizionon atdheun, mrekullohet me hyjnoren, e lartėson tė bukurėn, e pėrsos dashurinė njerėzore duke shkruar vepra pėr tė gjithė shqiptarėt. Dhe rėndia qėndron prapė te tema. Nė kuptimin poetik aty shtegton shpirti i poetit, kur ėshtė ėndėrrues, projektues, besimtar, moralizues, himnizues, edukues apo njeri i vetmuar i cili e pėrballon dhembjen, vuajtjen, sėmundjen, por jo edhe robėrinė.

Mund tė flasim pėr idetė, pėr aktin e inspirimit, pėr vizionet, pėr mendimet filozofike, pėr doktrinėn bektashiane, pėr rilindjen e shpirtit njerėzor, pėr teorinė e receptimit e pėr referenca tė tjera, por prapė esenca qėndron te pėrmasa e himnizimit. Kėshtu ndodh sepse rezultanta e ligjėrimit naimian e shtreson imazhin mrekullitar tė shpirtit njerėzor pėr tė mbėrritur absoluten e pėrfytyrimit (nga njė lloj traktati) atė botė imagjinare, pėrfytyruese si Shqipėria ideale, qė te Naimi ynė bėhet hiperbolė e letėrsisė sė formacionit stilistik tė romantizmit.

Fuqia e himnizimit naimian e nxiti pasionin krijues pėr tė pėrkryerėn, pėr tė pėrsosurėn, pėr tė pėrjetshmen, duke e funksionalizuar edhe kujtesėn, edhe vizionin. Ndjenja ėshtė e pacėnuar, ajo ėshtė e ngazėllyer dhe e trazuar herėn tjetėr, dhe mundėsia e shprehjes poetike qarkullon drejt identitetit. Naimi nuk e kėrkon lojėn e figurave tė letėrsisė duke dėnesur mbi realitetin e vrazhdė, edhe pse atdheu i tij ėshtė i pushtuar. Vlera pėrcaktuese e misionit tė tij krijues ėshtė liria, ndėrsa vlera pėrcaktuese e misionit tė tij ėshtė mirėsia. Dhe himnizimi naimian prapė i rikthehet burimit ku thuret himni pėr atdheun, pėr dashurinė, pėr heroin kombėtar. Mirėpo, pėrmasa e himnizimit riciklohet pėr tė fuqizuar gjithnjė imazhin suprem pėr Shqipėrinė, prandaj thelbi i emocioneve tė tij valėvitet nėpėr shkallėt e ligjėrimit thirrmor e lavdėrues.

Motivet e tekstit naimian nuk i referohen iluzionit as pesimizmit, por besimit, vullnetit, virtytit njerėzor. Kėshtu ndodh me teorinė e ligjėrimit lirik e cila fuqizohet nė trajtėn mė tė admirueshme tė ndjenjėsimit romantik, pikėrisht te veprat “Bagėtij e Bujqėsija”, “Luletė e verėsė” dhe “Istori e Skėnderbeut”. Sipas Naimit, gjithēka ėshtė magjepsėse dhe mrekullitare: njeriu, natyra, dashuria, perėndia etj. Bota imagjinare e tij perceptohet nė fushėn ku lėvizin ndjenjat kryetipore qė kanė tė bėjnė me tematikėn e preferuar. Aty ngadhėnjen meditimi filozofik. Aty shihen efektet estetike tė njė doktrine letrare, filozofike apo fetare e cila e saktėson burimėsinė e saj, panteizmin, idealizmin apo beaktashizmin qė hulumtohen pėrmes artit poetik.

Himnizimi naimian sprovohet nė variacione ligjėrimore, jo vetėm kur pėrmendet atdheu, por edhe kur flitet pėr bukurinė, dashurinė, perėndinė. Konceptet krijuese nxiten nga histeria dhe emocionaliteti dhe fjala poetike funksionalizohet pėrmes ėndrrės, gėzimit, shpresės, ndėrkaq profetizmi ėshtė ēast lumturie dhe pėrsitatje tjetėr shkrimore e filozofike qė i ngjan ceremonisė sė lavdeve. Kjo ka tė bėjė jo vetėm me atdhetarizmin, por edhe me bektashizmin dhe frymėn filozofike.

Nė kėtė kontekst, nė veprėn e Naimit himnizimi bėhet vlerė pėrcaktuese e shfaqjes sė ndjenjave optimiste dhe mesazh edukativ e etik ku zotėron imazhi ideal dhe vizioni i Shqipėrisė. Herėn e parė ėshtė glorifikues, herėn e dytė harmonizues, herėn tjetėr bėhet, doemos, mitizues. Nė tė gjitha nivelet e ligjėrimit parapėlqehet zgjimi, ringjallja e njeriut dhe e natyrės. Fund e krye, Naimi e shtreson lirizmin e tij magjepsės duke e fuqizuar gjithmonė formėn gjuhėsore dhe frymėzimin e zjarrtė qė bashkarisht bėhen shpėrblim i madhėshtisė.

Vargu poetik i Naimit nuk e krijon misterin e mosnjohjes, por aftėsinė komunikuese deri nė largpamėsi. Naimi projekton duke parashikuar. Ky modalitet e simbolizon inteligjencėn e tij dhe vetė misionin prej poeti. Prandaj, ėshtė e kuptueshme domethėnia e njė fantazie tė thjeshtė dhe nėse flitet pėr vizionaritetin si parabolė romantike.

Naimi e krijon mitin fatlum pėr njeriun shqiptar. Prapė parapėlqehet himnizimi si prosede, kur poeti e vazhdon pėrshkrimin pėr atdheun, dashurinė, heroin kombėtar, bukurinė, perėndinė. Duke bėrė zbulimin poetik pėr njė jetė tjetėr parajsore, Naimi gjithmonė detyrohet t’i rikthehet vetvetes, frymėzimit dhe ndjenjės shpirtėrore pėr t’u identifikuar me tė bukurėn dhe idealen. Prandaj iluminizmi i tij ėshtė dritė qė triumfon mbi errėsirėn.

Mos vallė njė shekull ėshtė folur e shkruar mė shumė pėr shėmbėlltyrėn e Naimit, madje pėr atdhetarizmin e artit tė tij apo pėr dritėsimin e ideve sesa pėr vlerėn konkrete tė veprės. Kėsisoj, atdhetarizmi ėshtė detyrimisht vlerė pėrcaktuese, kur dihet se nė pjesėn tjetėr tė lirikės, Naimi ėshtė po aq i rėndėsishėm. Duke u mbėshtetur nė teorinė e receptimit, ai ėshtė shndėrruar shpejt nė mitin e kryepoetit. Gjithsesi, nga kjo formė e studimit edhe vetė Naimi ėshtė himnizuar. Kuptohet, kėnaqėsia e studiuesit gjithnjė ėshtė ekzagjeruar nga misioni krijues i poetit pėr fatin e kombit. Naimi, prandaj i pėrket ligjėrimit tė njė realiteti tė ėndėrruar dhe bėhet mishėrim i dijes, prijės shpirtėror i kombit dhe prijės i poetėve pėr tė ardhmen parashikuese.

Naimi e ka pasuruar traditėn poetike duke e favorizuar ruralen e duke kėnduar kėngėn e lavdit pėr natyrėn e bukur, veēanėrisht pėr Shqipėrinė. Prandaj, morali i poezisė atdhetare i ka ngritur famėn. Gjitashtu, shkaktėsia e ngjarjeve historike dhe pozicioni i kombit, jo rrallė janė bėrė tregues i vizionaritetit intelektual e krijues naimian, ndėrkaq identifikimi me lėvizjes kulturore arsimore tė Rilindjes Kombėtare e ka kompletuar universin e krij krijues.

Synimi i Naimit ishte himnizimi. Ėshtėrrimtaria poetike e Naimit ka nevojė tė rimerret nga njė kėnd i ri i vlerėsimit letrar. Naimi i glorifikuar deri sot do tė nxirrte rregulla tė reja tė analizės kritike e historiko­letrare nesėr. Rrjedhimisht, vepra e tij funksionon nė fondin e traditės mė tė ēmuar poetike shqipe, veēanėrisht sa u pėrket efekteve nismėtare gjuhėsore, rolit edukativ dhe funksionit dituror.

Dikush mund tė ēuditet, por edhe mbas njė shekulli kėrkimi i kuptimit tė veprės sė Naimit dhe dialogu me tė ende nuk ka mbaruar. Duke mėsuar shumė nga studiuesit pararendės Midhat Frashėri, Krist Maloki, Eqrem Ēabej, Namik Resuli, Faik Konica, Lasgush Poradeci, Dhimitėr Shuteriqi, Rexhep Qosja, Zija Xholi, Latif Berisha, Sabri Hamiti, Ali Aliu, Jorgo Bulo, Fran Altimari, Aurel Plasari, sigurisht pasrendėsit do ta shohin Naimin mė tė plotė dhe nė njė dritė tjetėr, me njė shumėsi metodash tė tjera.

……………….

Fatos ARAPI

 

NAIM FRASHĖRI DHE ĖNDRRA E SHQIPTARĖVE

 

Nė jetėn e popujve ndodh jo rrallė qė njerėz tė shquar, figura tė ndritura tė pėrdoren si ikona pėr levėrdi tė burokracisė politike apo edhe asaj intelektuale. Por vijnė ēaste kur trysnia historike e bėn tė vetėn, kornizat e ikonave shqyhen dhe prej tyre zbresin tė gjallė nė zemrėn e popujve apostujt e vėrtetė tė lirisė.

Naim Frashėri ėshtė atje, ai na pret atje nė tė ardhmen tonė, do ta takojmė patjetėr nė atė udhėkryq tė pėrpjetės sė vėshtirė, qė na duhet domosdoshmėrisht sot dhe nesėr ta pėrshkojmė. Naim Frashėri ėshtė frymė, lėvizje, ecje pėrpara, domosdoshmėri pėr tė shkuar pėrpara nė jetėn tonė, nė mendėsinė tonė, nė artin e kulturėn tonė. Naim Frashėri ėshtė kujtesė historike nė veprim, e cila fatmirėsisht nuk mund tė shkatėrrohet, nuk mund tė zhduket, nuk mund tė braktiset. Nė kushte e rrethana tė tjera, ashtu si prindėrit tanė dje, gjeneratat e reja tė shqiptarėve sot e nesėr, duke e pėrlindur Rilindjen tonė Kombėtare, shkojnė drejt ėndrrės sė Naimit qė ėshtė edhe ėndrra e tė gjithė shqiptarėve.

Shqiptarėt si popull e si komb nuk kanė ardhur gjer kėtu nė mijėvjeēarin e tretė si njė trill i pavetėdijshėm i historisė, as kanė ardhur gjer kėtu nga mėshira e pamėshirshme e politikave ballkanike, evropiane apo nga dashuria e supershteteve tė ndryshme qė lindnin e zhdukeshin epokave tė historisė. Shqiptarėt kanė ardhur gjer kėtu e do tė shkojnė mė tej, pėr forcė tė asaj logjike tė thellė tė jetės qė i bėn popujt tė rrojnė e tė mos vdesin. Ata nuk kanė kėrkuar asnjėherė dhe nuk duan asgjė mė shumė e asgjė mė pak nga popujt e tjerė, duan vetėm tė jetojnė tė lirė, tė barabartė, nė paqe e dashuri me tė gjithė. Ne e dimė se edhe popujt e tjerė kėtė e duan, ėndėrrojnė e meritojnė tė gjithė njė jetė tė denjė e tė bukur pėr njeriun. Meritojnė njė ėndėrr.

Nė kėto dhjetė vjetėt e fundit Shqipėria ka pėrjetuar ēast pas ēasti tė gjalla, tė kapshme, tmerrėsisht tė vėrteta gati tė gjitha fazat qė ka pėrshkuar nė historinė e saj tė gjatė. Nė asnjė vend tjetėr tė Lindjes Komuniste tranzicioni nuk ka qenė aq i pėrgjakshėm, kaotik e i pamėshirshėm si nė Shqipėri. Njė tranzicion tragjik me mijėra tė vrarė, me eksode biblike, dhe me varreza jashtė ēdo imagjinate mu nė mes tė deteve (kujtoni Gjirin e Otrantos). U tradhtuan keq e u vranė shpresat e ėndrrave tona.

Janė tė papranueshme e tė neveritshme pėrpjekjet qė bėhen sot, brenda e jashtė Shqipėrisė, pėr t'u shpėrlarė sa mė shpejt kujtesa jonė e tė harrohet ky tranzicion i pėrgjakshėm. Historia, edhe kur atė e shkruajnė "tė fortėt e fitimtarėt", pėrsėri ajo ngulmon e i mbetet besnike gjykimit tė ftohtė tė drejtėsisė. Shpejt a vonė ajo do tė japė verdiktin e vet, edhe mbi kėto bėma tė pėrgjakshme tė tranzicionit shqiptar.

Nė qoftė se do ta studiojmė gjakftohtė, me menēuri dhe larg pasioneve e retorikave mashtruese kėtė segment tė ngushtė tė historisė sonė kontemporane, aherė nga problematika e shumtė, na duhet tė ndalemi te dy ēaste:

E para, jo vetėm ky dhjetėvjeēar, por sidomos ky dhjetėvjeēar, tregoi se shqiptarėt akoma vazhdojnė ta kuptojnė tė ardhmen e tyre si njė ėndėrr tė vagullt, pa trajtė, njė farė kėrkese, tė cilėn nesėr do tė na e dhurojė, do tė na e ndėrtojė dikush. Ėshtė mė tepėr dėshirė e njė njeriu tė pafuqishėm, tė paformuar e tė paaftė pėr tė pėrballuar detyrat historike. Popujt e pjekur e konceptojnė tė ardhmen e tyre vetėm si vepėr e veprim tė vet, konkrete, reale e tė prekshme. Ata e ndėrtojnė tė ardhmen ēdo ēast, ēdo ditė, i japin asaj trajtė e frymė, e lėndėzojnė, pra e kthejnė nė njė realitet duke pėrjetuar tė gjitha dhimbjet e gėzimet e lindjes sė saj.

E dyta, ky dhjetėvjeēar tregoi shkoqur se shqiptari e Shqipėria kanė lėvizur vetėm paksa nga ajo vijėz qė e kishin vėrejtur nė kohėn e vet Faik Konica e Mid'hat Frashėri, d.m.th. qė egoizmi e individualizmi ende nuk lejojnė qė nė shpirtin e shqiptarit tė zhvillohet ndjenja e kolektivitetit. Sot, njeriu ynė ndodhet nė mėdyshjen, nė dilemėn, nėse duhet ta hedh hapin e tė krijojė prej vetes njeriun-komb, njeriun-shtet.

Ky ėshtė urdhėr historik i domosdoshėm sot, qė duhet tė kalohet. Kombet moderne krijohen prej qytetarėve tė lirė, tė cilėt nė ēdo ēast ndėrtojnė veten, shtetin, kombin e tyre.

Tė mos na e rrejė mendja se kjo do tė jetė lehtė. Ėshtė e qartė se nuk mund tė jetohet mė si nė tė kaluarėn, por bota politike shqiptare sot ėshtė dėshpėrimisht e varfėr nė personalitete qė me pėrmbajtjen e tyre kulturore e morale tė tė frymėzojė. Ti mund ta ngresh partinė, por e ngre pėr vete; ti mund ta ngresh shtetin, por e ngre atė pėr vete. Kjo ka qenė e mbetet edhe sot e kėsaj dite plaga mė e rėndėe botės shqiptare. Nė jetėn time tė gjatė e tė trishtuar, nuk e kam ndier veten time mė keq, nuk jam ndier aq i fyer, sa kur kam dėgjuar nga goja e politikanėve tė huaj, t'u thonė shtetarėve tanė: "mendoni pak mė tepėr pėr popullin tuaj, mė pak pėr partitė…", qė do tė thotė mė pak pėr veten tuaj. Imperativi tė ndėrtojmė veten, qėndron sot sa para qytetarit tė thjeshtė, aq edhe para shtetarit mė tė lartė tė shtetit.

Duke u nisur prej rrėnjėve historike tė popullit shqiptar, Naim Frashėri u end nėpėr kulturat e Lindjes e tė Perėndimit, krijoi atdheun poetik, njė Shqipėri tė lirė e tė lulėzuar midis popujve tė pėrparuar tė Evopės. Popujt e kombet krijohen nėpėr shekuj, me sakrifica e flijime tė mėdha, shpesh mbinjerėzore. Tė ėndėrrosh, do tė thotė tė dish si tė veprosh, si tė ecėsh pėrpara, tė mundėsh ta vendosėsh veten nė ato lartėsi tė politikės, tė mendimit ekonomik, kulturės bashkėkohore, nga ku hapen perspektiva reale zhvillimi edhe pėr popullin tonė. E kjo arrihet vetėm atėherė kur pushteti politik heq dorė nga manipulimi e keqpėrdorimi i intelektualėve, kur njerėzit e punės mendore nuk mendojnė pėr bukėn e gojės, por janė vėrtet tė lirė ta pėrdorin pushtetin intelektual pėr ngritjen dhe emancipimin e shoqėrisė dhe tė demokracisė shqiptare. Kėshtu e takojmė sot, dhe do ta takojmė nesėr, nė tė ardhmen tonė, Naim Frashėrin.

………………

 

Vahed FARMAND

 

NĖ PĖRKUJTIM TĖ NAIM FRASHĖRIT

 

Tė gjithė ata qė tė paktėn njėherė kanė shikuar nė qiellin e kulturės dhe tė letėrsisė shqiptare me siguri e kanė vėrejtur Naim Frashėrin si yllin mė tė shėndritshėm nė atė qiell. Ai ėshtė poeti i fundit dhe mė i madhi qė shkroi poezi nė gjuhėn perse.

Naim Frashėri u lind nė shek. XIX, pėrkatėsisht nė vitin 1846 nė fshatin Frashėr, nė jug tė Shqipėrisė nė gjirin e njė familjeje tė shquar. Mėsimin fillor e kreu nė vendlindje, ndėrsa mė vonė kaloi nė qytetin e Janinės, qė asokohe ishte nė pushtetin osman, pėr ta plotėsuar dijen dhe pėr ta vazhduar arsimimin e vet.

Vendin kryesor nė prezentimin e personalitetit dhe veprės sė Naim Frashėrit nė shoqėrinė iraniane e zė profesori iranian dr. Abdulkerim Gulshani, i cili nė Sesionin e parė kėrkimor qė u mbajt nė vitin 1970 nė Universitetin e Teheranit, u paraqit me ligjėratėn e tij tė titulluar “Ndikimi i letėrsisė persiane nė Ballkan dhe mbi poetin Naim Frashėri”. Sipas prof. Gulshanit, Naimi asokohe, pėr shkak tė veprimtarisė sė tij politike dhe pjesėmarrjes nė lėvizjen ēlirimtare tė Rilindjes Kombėtare, qe i detyruar ta braktiste vendlindjen dhe tė vendosej nė Stamboll. Gjatė qėndrimit tė tij atje, ai shfaqi talentin e vet nė fushėn e shkrimit origjinal dhe tė pėrkthimit tė veprave tė huaja. Pėr shkak tė kėsaj aftėsie tė tij ai qe emėruar si atashe pranė Ministrisė sė Fesė nė Perandorinė Osmane, ku qėndroi deri nė fund tė jetės sė tij.

Veprimtarinė letrare tė Naimit mund ta ndajmė nė tri kategori: 1) Poezi kuptimore, lumturire si p.sh. pėrmbledhja e poezive “Luletė e Verėsė”; 2) Poemat sensitive si “Qerbelaja” dhe “Istori e Skėnderbeut” dhe 3) Poezi edukuese, si librat pėrgatitorė pėr bektashizmin.

Nė pėrgjithėsi duhet thėnė se e tėrė veprimtaria e tij polzike dhe kulturore sillej rreth njė strumbullari, e qė ishte dashuria e jashtėzakonshme pėr atdheun dhe arritja e lirisė dhe pavarėsisė pėr atdheun e tij ­ Shqipėrinė. Ai pėrpiqej ta ngrinte vetėdijen e popullit tė tij, duke krijuar letėrsi autoreske dhe pėrgatitje kontekstuale, me qėllim qė ta ngrinte gjuhėn shqipe nė nivelin e njė gjuhe letrare dhe botimi. Nė kėtė mėnyrė nė tė gjitha veprat e tij, qoftė si poet, qoftė si prozator, ai flet me gjuhė tė thjeshtė dhe popullore.

Poezia persiane e Naimit ishte nėn ndikimin e fuqishėm tė poezisė dhe poetėve klasikė persianė si Attar Neishaburiut, Xhelaludin Rumiut dhe Shejh Saadi Shiraziut. Ndikimi tė cilin e kishin ata mbi veprėn e Naim Frashėrit shihet edhe nė faktin se brenda pėrmbledhjes “Luletė e Verėsė” ka njė poezi qė titullohet “Fyelli”, e cila ėshtė mjaft e ngjashme me poezinė e Mevlana Rumiut “Tregimi i nejit”. Veprimtarėt kulturorė dhe mjeshtrit e fjalės persiane thonė se vėshtirė mund tė gjendet nė historinė e letėrsisė dhe kulturės botėrore ndonjė poet i cili pėrmes studimit tė njė letėrsie tė caktuar tė huaj tė mund tė pėrshkruajė atė dhe tė shkruajė poezi cilėsore nė njė gjuhė tjetėr, e cila pėr nga tiparet e saj dallon shumė nga gjuha e tij amtare.

Bukuria dhe vlera e poezisė sė Naimit, jo pse ėshtė e shkruar nga njė i huaj, mahnit nga vetė fakti se ai ka njohuri tė thellė tė teknikės sė poezisė persiane, dhe kjo e bėn Naimin mjeshtėr tė pakapėrcyeshėm tė letrave persiane. Poezia e tij nuk ėshtė e pėrshkruar nga lavdi pėr asnjė njeri, e aq mė pak pėr vetveten. Poezia e tij ėshtė e thjeshtė dhe ka qėllim tė lartė, qė e bėn atė baba tė urtėsisė.

Poezia e Naim Frashėrit nė Perėndim dhe ajo e Muhamed Ikbal Lahoriut nė Lindje nga fundi i shekullit XX ishin lėndė studimi qė nga Gadishulli Ballkanik e deri nė Gadishullin Indian. Qė tė dy kėta ishin ura pėr lidhjen e mendimtarėve tė kėtyre hapėsirave.

..........................

Prof. as. dr. Alfred ĒAPALIKU

 

 

RILEXIMI I NJĖ TEKSTI POETIK, "FJALĖT E QIRIRIT" TĖ NAIM FRASHĖRIT

 

Vlerėsimi i tė lexuarit duhet parė nė lidhje tė ngushtė me atė tė rilexuarit, mbasi interferenca nė mes tyre ėshtė sa e ngushtė, aq edhe e gjerė, sa e ēastit, aq edhe e gjithė jetės. Nė "Fjalorin e gjuhės sė sotme shqipe", botim i Akademisė sė Shkencave, Tiranė, 1980, nė faqen 1662, pėr zėrin "RILEXOJ", jepet ky shpjegim: "Lexoj pėrsėri diēka qė e kam lexuar". S'dua tė ndalem te vlerėsimi tepėr i saktė leksikografik. Ajo qė dua tė shtoj ėshtė se:

Sė pari, i njėjti tekst poetik, "Fjalėt e qiririt", i ėshtė dhėnė lexuesit shqiptar nė kohė tė ndryshme. Para pavarėsisė, kur shqiptarėt ishin tė privuar nga tė lexuarit (shqip) dhe sot, kur tė lexuarit (jo veē nė shqip) shpallet si njė e drejtė humane. Siē shihet, rileximi i fjalėve te qiririt, pas shpalljes sė pavarėsisė ka komoditet, gjė qė ka munguar gjatė leximit nė kushtet e njė terrori psikologjik aziatik. Kritika e viteve '30 vuri nė dukje rileximin e vazhdueshėm tė Naimit, pėrmes parametrit tė ribotimit: "Janė tė paktė ata shkrimtarė tonė qė u janė shitė botimet e bame, prandaj pak e aspak na bjen rasa, me pamė ribotime librash, qė mos jenė shkollorė. Nė gjuhėn shqipe janė ribotuem veprat e Naim Frashėrit dhe t'At Fishtės, ketyre dy poetėnve qė na nderojnė me prodhimet e veta letrare dhe qi janė baballarėt e poezis shqipe".

Sė dyti, i njėjti tekst poetik, "Fjalėt e qiririt" u jepet pėr lexim e rilexim, brenda njė harku relativisht tė shkurtėr kohor, nxėnėsit tė tetėvjeēares, atij tė shkollės sė mesme, studentit e mė tej lexuesit pa kufizim moshe, qė inkuadrohet nė tė lexuarit nė shoqėri.

Pėr t'ua bėrė sa mė tė lehtė e sa mė tė rrjedhshėm leximin me shkurtime, si dhe ėshtė renditur nė strofa katėrvargėshe, qė trembėdhjetėvjeēarėt tė shijojnė me sy dhe me veshė rimat foljore, ndajfoljore, emėrore dhe mbiemėrore, shpikur nga Naimi. Vjersha shoqėrohet me njė shėnim tė shkurtėr pėr historikun e botimit nė njė revistė pėr publikun e rritur, pastaj nė njė tekst pėr mėsonjėtoret e para, nga shtypshkronja e Stambollit, nė atė tė Bukureshtit, pėrmes kumtit "dashuria e madhe pėr njeriun", pėrmes spikatjes pėr "ēmimin dhe pėrparimin kombėtar". Dhėnia veē dy fjalėve pėr shpjegimin nė fjalorin e tekstit shkollor tregon afėrsinė e Naimit me gjuhėn e sotme letrare kombėtare. Duke analizuar atė ēka kuptojmė nė zėrin LEXOJ:

"Jam i aftė tė kuptoj diēka tė shkruar tė di se 'mund tė shtrohet", autorėt e tekstit "Leximi letrar 7" zbulojnė pėrmes pyetjeve, mbresat dhe shijet estetike, qė vargu naimian gdhend nė mendjen dhe nė zemrat e fėmijėve. Metodikisht, drejt kėrkohet, qė pėrgjigjet tė ilustrohen me vargjet e poetit. Kėshtu leximi i tekstit poetik "Fjalėt e qiririt" nga befasi, kthehet nė pėrvojė. Qė leximi tė pėrfundojė si proces, bashkautorėt janė pėrkujdesur ta shoqėrojnė atė me detyra shtėpie me karakter vrojtues, krijues e riprodhues.

Nga leximi fjalė pėr fjalė, varg pėr varg me zė dhe i pėrsėritur, qė bėn shkollari i tetėvjeēares, te gjimnazisti, rileximi i variatit sėrish tė shkurtėr prej 16 vargjesh, bėhet njė copė, zgjat veē njė herė, bile edhe atėherė pa zė, duke i kushtuar mė tepėr vėmendje aparatit pedagogjik tė tekstit, sesa vetė vargjeve, qė tė pėrthyera tashmė nė botėn e tij shpirtėrore, janė mėsuar pėrmendėsh, natyrshėm, si njė testament. Pesė pyetjet dhe detyrat qė grupi i autorėve tė "Antologjisė sė letėrsisė shqiptare" I jep pėr vjershėn - manifest "Fjalėt e qiririt" qėllojnė nė shenjė. Pra: misioni i poetit, bota e brendshme e tij, funksioni i mjeteve letrare tė pėrdorura me finesė, roli ndriēues i veprės dhe jehona e pafund qė pėrfton, bėjnė qė rileximi i porosisė sė madhe tė fjalėve tė qiririt tė funksionojė si njė "perpetum modile". Kėtij qėllimi ngulitės i shėrbejnė edhe asteriksi nė titull tė poezisė, ku njė qiri dhe njė yll japin vite drite njėri-tjetrit; edhe shpjegimi i zgjeruar atdhetar e kulturor, edhe fusnota "poeti nuk do tė kursejė asgjė nga mendja dhe zemra, nga frymėzimi dhe dijet e tij". Nė universitarin e Fakultetit Filologjik problemi shtrohet mė gjerė. I ndeshur pėr tė tretėn herė me "Fjalėt e qiririt", ai e lexon tashmė poezinė tė plotė, nė 74 vargje. Rizbulon kėshtu vlerat e njė poezie trefish mė tė gjatė, shoqėruar me sqarime tė imėta pėr tetėrrokėshat, siē ndodh nė botimin luksos tė Akademisė sė Shkencave, Tiranė, 1980, "Naim Frashėri", vepra tė zgjedhura, vėllimi i parė. Studenti, kėtė poezi mund ta ēmojė edhe pėrmes vlerėsimeve me peshė tė kritikėve, nė studimet a monografitė pėr Naimin. Me gjithė kėtė punė tė kualifikuar tė tė tjerėve, pėr tė pėrgatitur rileximin e studetit, universitari e lexon thuajse si pėr herė tė parė tekstin "Fjalėt e qiririt", nė kontekstin e opusit naimian, si "vepėr e hapur" me horizont tė gjatė pritjeje, apo e rilexon "sipas tij". Ashtu si qiriri qė vendoset nė mes dhomės, pėr t'i ndriēuar tė katėr anėt njėlloj, edhe Naimi e zgjedh vendin nė mes tė njerėzve, pėr t'i ndriēuar sė jashtmi e sė brendshmi, nė mėnyrė tė barabartė. Demiurgu i Shqipėrisė pa terr e kryen me modesti misionin "…qė t'ju jap pakėz dritė". Pėrvėlimi i qiririt sjell sosjen. Pėrvėlimi i Naimit arrin mbijetesėn. Aty nga fundi i vjershės simboli shkrihet pėr t'u ndezur metaforat e epitetet, pėrmes tė cilave Naimi vjen drejtpėrdrejt "…nė dritė tė vėrtetė". Rileximi nė njė mėnyrė afėrsisht tė tillė bėn qė tė kapen vlera hipertekstuale dhe intertekstuale, si guximi promotejan dhe vuajtja asketike e krijuesit nė lindjen e artit tė madh.

Pėr lexuesit e ēdo moshe problemi paraqitet mė i kompletuar. Shpesh ata e aktualizojnė frashėrlliun e pamort, qė vazhdon t'u flasė gjatė gjithė jetės sė tyre, pėrmes rileximit. Por shpesh e mė shpesh ata janė nė pozitat e spektatorėve, qė e shohin pėr tė katėrtėn herė tė njėjtin film. Pas njohjes nė detaje tė skenarit, herė veēojnė lojėn e aktorėve, herė vlerat regjisoriale, herė mrekullitė e kamerės, herė kolonėn zanore. Duke bėrė veprime krahasuese mjaft tė holla me "Fjalėt e qiririt" ata shohin se si kjo vjershė e thjeshtė madhėshtorė, nga shkollė poetike kthehet nė shkollė formimi qytetar.

Por edhe mbas gjithė kėtyre rileximeve, Naimi mbetet sėrish i panjohur nė njė sens:

"Unė jam nė shpirtin tuaj".

Me anėn e kėtij vargu profetik, Naimi kthehet nga I LEXUAR prej shqiptarėve, nė LEXUES tė mendjes dhe zemrės sė tyre, qė nga 12 gushti i 1884-tės, kur poezia "Fjalėt e qiririt" u botua pėr herė tė parė, gjer nė tė gjitha ditėt, muajt e vitet.

- - - - - - - - - -

Dr. Rozeta UĒI

 

NAIMI - POETI DHE MĖSUESI

 

Pėr tre pėrbėrėsit kryesorė tė strukturės intelektuale tė personalitetit tė Naim Frashėrit, pėr Poetin, Filozofin, Atdhetarin, ėshtė shkruar e folur meritueshėm mjaft, por ne mendojmė se vlen tė ēmohet edhe njė pėrbėrės i katėrt, po aq i rėndėsishėm sa tre tė sipėrpėrmendurit, Naimi Mėsues. Duam tė theksojmė dy anė tė personalitetit tė Naimit, si mėsues: e para ka tė bėjė me harmoninė, shkrirjen e vokacionit tė tij si poet, si filozof, si atdhetar me vokacionin si Mėsues. Naimi nuk ka qenė ēfarėdo poeti, ai ka qenė Mėsues i Poezisė. Ata qė sot lėvrojnė poezinė shqipe, e kanė mė tė lehtė tė krijojnė pa qenė aq sa tė mbeten mėsues tė poezisė, por kur hidhet nė letėr fjalėt e zjarrta, kur lindte vargun e magjishėm poeti, Naimi ka qenė nė Ditėn e parė demiurgjike tė Zotit, Perėndisė, kur ky krijoi Dheun Botėn, zhbironte nė thellėsitė e gjuhės shqipe tė zbulonte ca nga ato thesare tė fshehura, me tė cilėt krijoi njė nga modelet e para tė njė poezie tė pėrjetėshme, huli nėpėr tė cilėn  kanė gjetur veten e tyre si poetė-Ēajupi, Lasgushi, Agolli, Arapi, Podrimja, Shkreli, Spahiu, Mehmeti, Haliti, Zhiti, Ēapriqi etj., gjedhė qė do tė mbetet e pėrjetėshme nė tė ardhmen, e poezisė shqipe. Gurra mėsimdhėnėse pėr njė poezi tė tillė ėshtė Naimi.

Shoh Naimin Mėsues edhe si mendimtar filozof. Fjala "filozof" tradicionalisht ka pasė shėnuar njė mendimtar tė mbyllur kabineti, qė mendimet e tij i vesh me gjuhė tė pakuptueshme, tė errėt, hermetike, kurse nė gojėn e Naimit fjala filozofike gjen artin e mėsuesit qė din t'ua kumtojė nxėnėsve tė tė gjithė brezave, duke e bėrė kėtė fjalė tė rėndė, - tė lehtė, tė kuptueshme, tė urtė, tė menēur.

Naimi ishte edhe mėsuesi i Atdhedashurisė; po pėr tė mos u  bėrė e mėrzitėshme, duke u pėrmendur gjithė ato qė i dimė tė gjithė, dua ta provoj kėtė vetėm me togfjalėn poetike, tė shenjtė, biblike: "Ti Shqipėri mė jėp nderė, mė jep emrin shqipėtar!". Kėtė mund ta quajmė njė zbulim tė madh qė tė kujton sentencėn e Sokratit: "Njih vetveten!", sepse domethėnia e kėtij togfjalėshi tė paktėn u hapi sytė shqiptarėve tė shohin veten e tė kuptojnė ē'janė.

Ana tjetėr e personalitetit tė Naimit Mėsues e ka vendosur atė nė njė radhė me mėsuesit e tjerė rilindės, themeluesit e parė tė Abetares, tė Mėsimit, tė Shkollės shqipe - N. Veqilharxhin, K. Kristoforidhin, J. Vreton, S. Frashėrin, Pashko Vasėn, K. Hoxhin. P. N. Luarasin etj. Pėrpjekjet pėr tė krijuar shkollėn, jo ēfarėdo shkolle, po shkollėn shqipe, tė ndėrtuar mbi platformėn e Rilindjes sonė Kombėtare, janė kryer edhe nga tė tjerė, por Naimi ėshtė Dekani, Rektori, i kėsaj shkolle.

Tė mos harrojmė se lejėn pėr tė hapur shkollėn shqipe tė Korēės e siguroi Naimi, ai pėrgatiti abetaret e librat e mėsimit si njė pedagog i rrallė, dhe po ai i hodhi degėn mė tė bukur tė dafinės Korēės, ku e ēel shkolla e parė shqipe, qė punoi me platformėn e Rilindjes Kombėtare:

Naimi mėsues, qė punonte pėr t'i arėsimuar shqiptarėt, sipas idealit tė iluministėve tė Lindjes e tė Perėndimit, qė besonte se "drita e diturisė pėrpara do ta shpjerė", ishte ai flakadan qė ndriēon edhe pėrpjekjet pėr arėsimin shqip kėtu nė Tetovė e mė gjėrė.

Lumja ti, o Korē'o lule,

Qė le pas shoqet e tua,

Si trimi nė ballė u sule,

Ta paēim pėr jetė hua.

Naimi mėsus, qė punonte pėr t'i arėsimuar shqiptarėt, sipas idealit tė iluministėve tė Lindjes e tė Perėndimit qė besonte se "drita e diturisė pėrpara do na shpjerė", ishte ai flakadan qė ndriēon edhe pėrpjekjet pėr arėsimin shqip kėtu nė Tetovė e mė gjėrė.

Nuk ėshtė e vėshtirė tė dallosh tek Naimi ndikimin e pedagogėve e filozofėve iluministė si Ruso, Didro, Helvetius, Pestaloci, por koncepti i Naimit mbi idealin e edukatės u pėrcaktua para sė gjithash, nga kushtet historike tė Shqipėrisė nė gjysmėn e dytė tė shek. 19, qė i dhanė atij njė vlerė tė paēmuar kombėtare. Gėrshetimi i ideve iluministe me idetė atdhetare pėrbėn njė tipar me tė vėrtetė origjinal tė idealit naimjan tė edukatės; qė si sistem pedagogjik mishėrohet nė veprėn e tij "Mėsimet", tė botuar mė 1894. Edhe mė origjinale ėshtė ndihmesa e tij pėr t'i shndėrruar idetė pedagogjike nė njė pjesė tė pandarė, organike tė pėrmbajtjes sė Bektashizmit, duke u dhėnė kėtyre ideve edhe fuqinė e njė feje tė shenjtė.

Ndėr konceptet pedagogjike tė Naimit shquhen karakteri demokratik e popullor i edukimit e i arėsimimit. Edhe shtėrparin majė malit desh ta shihte tė ditur, tė arėsimuar; si askush ai theksonte me tė madhe nevojėn e arėsimimit, sidomos tė femrės, qė ka qenė edukatorja e natyrshme, brez pas brezi, nė familje. "Gruaja - thotė Naimi, duhet tė jetė mė e mėsuar nga burri, se fėmijėt sėpari nga nėna i marrin mėsimet"; "simund tė vejė mbroth njė komb, kur gratė domethėnė gjysma e njerėzisė, rrinė mbyllur si nė kuvli"; dhe e thekson fort Naimi se edukata, mėsimi duhet tė merren sėpari nė gjuhėn amėtare, gėrmat e sė cilės u shkruan me gjakun e mėsuesve rilindės.

Naimi i jepte pėrparėsi metodės sė bindjes nė edukim: "Nuk arėsimohen fėmijėt, thotė Naimi, duke sharrė e duke rrahur, por me tė mirė, me tė urtė, me butėsi"; ai ishte kundėr moralizimeve tė thata dhe i jepte rėndėsi tė veēantė shėmbullit tė tė rriturve: "Njė mijė fjalė tė mira tė mėmės e tė atit, nuk vlejnė mė shumė sa vlen njė punė e mirė, qė e shohin me sytė e vet". Shkallėzimi i mėsimit, sipas Naimit, lypset tė kalojė nga e paka tek e shuma, nga e thjeshta tek mė e vėshtira. Dhe sa largpamėse tingėllon kėshilla pedagogjike e Naimit: arėseje e mesoje fėmijėn mė shumė nga vetja jotė, se ai ėshtė pėr njė kohė, e cila ėshtė mė tej nga koha jote". Naimi beson, ashtu si edhe Samiu, se Shqipėria do tė zhvillohej e begatohej kryesisht nga brezi i ri i arėsimuar shumė mė tepėr nga prindėrit.

Naimi kishte njė vizion modern pėr edukatėn, nuk e vulgarizonte e nuk e thjeshtėsonte, por e shihte si njė punė tė pandėrprerė e tė shumėanėshme, ku gėrshetohen edukata mendore, intelektuale me edukatėn morale, edukatėn e punės, edukatėn shėndetėsore dhe estetike dhe, mbi tė gjitha, me edukatėn patriotike. Ndėrsa elementėt e edukatės mendore i pėrēoi nėpėrmjet veprave "Dituritė", "Istoria e Pėrgjithėshme", "Istoria e Shqipėrisė", nė tė cilat parashtron njohuri tė mirėfillta shkencore nga historia gjeografia, anatomia, fizika, kimia, astronomia, arithmetika etj. Elementet e edukatės patriotike, morale e estetike kumtohen nėpėrmjet gjithė veprės sė tij poetike. Ato bartin njė forcė tė jashtėzakonėshme ekspresive e emocionale, qė na pushton e na bėn pėr vete edhe ne, edhe gjithė shqiptarėt qė do tė vijnė e qė do tė jenė, si ne, tė dashuruar me fjalėn e gjallė, tė pavyshkėshme shqipe tė Naimit tė pavdekshėm.

………………

Ahmet SELMANI

 

KONTEKSTI I NAIMOLOGJISĖ

 

Sa mė shumė qė kalon koha, disa shėmbėlltyra tė mėdha qė i pėrkasin letėrsisė dhe kulturės, bėhen aq mė tė pranishme nė jetėn e njė kombi, ngaqė ndikimin i tyre rritet gjithnjė e mė tepėr, qoftė duke rrezatuar me idetė e nduarnduarshme, qoftė duke trazuar ndėrdijen nė situata tė veēanta. Pa dyshim kjo do tė thotė se ato nė secilėn kohė luajnė njė rol tė pazėvendėsueshėm, frymėzojnė brezni tė shumta pėr tė ecur mė tej me njė vetėdije tė lakmueshme, pėr tė menduar dhe gjykuar lidhur me ēėshtjet thelbėsore, pėr t’i pėrcaktuar drejt ato nė kontekstin kohor dhe hapėsinor, pėr t’i pėrkufizuar sipas bindjes dhe arsyes sė shėndoshė etj. Nė kėtė aspekt, sidomos po tė merren parasysh kthesat e mėdha shoqėrore dhe historike, atėherė kur shumė gjėra pėrmbysen nė mėnyrė tė pėrdhunshme ose tė natyrshme, ėshtė shumė e qartė se edhe riaktivizimi i tyre ose rikėrkimi i tyre ėshtė edhe mė i madh, mbase pėr shkak tė sigurisė sė ngulitur, jetėgjatėsisė sė ideve, udhėrrėfimit tė drejtė, tejpamėsisė sė plotė. Duke mos gjetur asnjė zhgėnjim, por largpamėsi tė vėrtetė, veprat e tyre vazhdojnė t’i hapin shtigjet e mėvetėsimit individual tė njeriut, pėr tė besuar nė tė drejtėn e tij jetėsore e ekzistenciale si njė parakusht themelor, qė pastaj tė ngjitet edhe nėpėr shkallėt e tjera tė ndėrtimit tė subjektivitetit tė tij individual e kolektiv. E gjithė kjo na bėn tė kuptojmė se emrat e mėdhenj tė letėrsisė dhe tė kulturės shfaqen e rishfaqen me njė dinamikė tė ēuditshme, jo vetėm kur njėmendėsia ėshtė e ashpėr dhe kur tė ballafaqon gati si me trysni, por edhe atėherė kur mbretėron njė qetėsi relative nė rrafshin shoqėror e politik, si dhe kur raktivizohen rastėsisht.

Prandaj, figurat e kėtilla sado qė i nėnshtrohen njė trajtimi e studimi tė vazhdueshėm, gjithnjė duke u folur e shkruar pėr to, njėherėsh bėhen gjithnjė e mė tė pashtershme, sepse shqyrtohen nė njė rrafsh jashtėzakonisht tė gjerė e shumėpėrmasor, ku kapen tė gjitha veēoritė dhe tiparet ndėrtimore, tematike, artistike, kulturore, gjuhėsore, filozofike, edukative, iluministe etj., domethėnė edhe nė rrafshin horizontal, edhe nė atė vertikal, me tėrė ndėrlikueshmėrinė e tyre. Kjo ėshtė njė pėrpjekje e pafund, madje edhe shumė tėrheqėse pėr studiuesit e ndryshėm, tė cilėt janė nxitur nga tė tjerėt pėr tė hyrė aty, ose nga interesimi vetjak pėr t’i ripėrkufizuar estetikisht fenomenet qė i ndeshin, duke u futur kėshtu thellė e mė thellė, pėrmes metodologjive tė ndryshme bashkėkohore. Madje, pikėrisht nė kėtė drejtim, ata pothuajse edhe specializohen me studimin e gjithanshėm tė ndonjėrės nga shėmbėlltyrat e tilla, thjesht duke e bėrė atė si ekskluzivitet shkencor, si orientim i vetėm gjatė karrierės hulumtuese e shkencore. Sigurisht qė rastet e kėtilla nuk janė tė panjohura, pėr arsye se deri tani janė botuar mijėra e mijėra studime tė ndryshme lidhur me figurat e veēanta kulturore e letrare, tė cilat vazhdojnė ta ndėrlidhen me hallka tė tjera zinxhirore nė fushėn e studimeve.

Nė qoftė se kėtu pėr njė ēast e kujtojmė figurėn e madhe tė Homerit qė i pėrket letėrsisė antike, me siguri do tė na bien ndėr mend ato mijėra studime qė janė bėrė pėr tė, si nė tė kaluarėn, ashtu edhe sot. Dhe, ėshtė shumė e qartė se nėpėr periudha tė ndryshme kohore interesimi pėr tė ėshtė rritur tej mundėsive tė pritshme. Prandaj, edhe pėrkundėr atyre studimeve tė shumta, sot prapėseprapė asnjėri nga ata qė janė marrė me kėtė nuk mėton se e ka shteruar veprėn e tij, por vetėm qė ka hedhur pak dritė nė gjithnajėn e gjerė dhe tė thellė tė ēėshtjes homerike.

Nisur nga kjo, nė bazė tė traditės studimore qė ėshtė krijuar deri mė sot pėr veprėn e kėtij gjeniu tė letėrsisė sė lashtė, ėshtė krijuar njė shkencė e tėrė, e cila tanimė ėshtė quajtur homerologji. Dhe rrjedhimisht sot mund tė thuhet se ēdo popull i qytetėruar, qė ka krijuar njė standard shkencor e kulturor, i ka edhe homerologėt e vet, tė cilėt e  kanė dhėnė ndihmesėn e tyre nė kėtė drejtim, qoftė pėrmes studimeve historike, letrare, sociologjike, gjuhėsore, mitologjike, krahasimtare, qoftė edhe pėrkthimeve tė veprės sė tij nė gjuhė tė ndryshme tė botės. Studiuesit qė janė marrė me kėtė ēėshtje, siē janė: G. M. Bolling, C. R. Gordon, G. S. Kirg, A. B. Lord, J. V. Luce, J. L. Myers, M. P. Nilson, D. L. Page, L. G. Pocock, Ch. Vellay, T. B. L. VVebster, C. H. Vvhitman, R. S. Price etj., sot zėnė njė vend tė rėndėsishėm nė panteonin e studimeve homerologjike botėrore. Natyrisht, kėtu nuk mund t'i harrojmė as homerologėt shqiptarė tė cilėt po ashtu dhanė njė ndihmesė tė rėndėsishme, duke filluar qė nga Naim Frashėri i cili i pari nisi ta pėrkthente njė pjesė tė "Iliadės", si dhe duke shkruar rreth saj, e deri te Engjėll Mashi, Gjon Skiroi, Spiro Ēomora, Gjon Shllaku, Engjėll Sedaj, Zef Krispi, Aristidh Kola, Spiro N. Konda, Muzafer Korkuti, Andrea Varfi, Xhavit Aliēkaj etj.

Njė rast tjetėr, qė po ashtu mori pėrmasa tė gjera nė botė, pa dyshim ėshtė edhe ai qė lidhet me figurėn e madhe tė U. Shekspirit. Edhe pėr kėtė janė shkruar mijėra e mijėra studime nga mė tė ndryshmet, duke filluar nga ato tė pėrgjithshmet ku flitet pėr jetėn dhe veprėn e tij, e deri te ato tė veēantat ku flitet pėr ndonjė aspekt qė ka tė bėjė me tė. Sipas disa tė dhėnave, vetėm pėr kryepersonazhin e tij, Hamletin, janė bėrė 25 mijė studime tė ndryshme. Nė mesin e tyre ndodhen edhe mjaft emra tė njohur siē janė. K. L. Barber, J. V. Gėte, A. V. Shlegel, A. C. Bradli, S. T. Kolrixh, F. Niēe, L. N. Tolstoj, B. Shou, Volter etj. Prandaj ėshtė krejt afėr mendsh qė kjo traditė studimore qė lidhet me shėmbėlltyrėn e U. Shekspirit tė quhet shekspirologji, ku janė radhitur qindra e mijėra emra studiuesish nga mbarė bota, gjithsesi edhe nga shqiptarėt, siē janė: Faik Konica, Fan Noli, Skėnder Luarasi, Alfred Uēi etj.

Kur i marrim parasysh kėto gjėra, gjithsesi na shkon mendja edhe te figurat e mėdha tė kulturės dhe letėrsisė shqiptare, tė cilat po ashtu zėnė njė vend tė theksuar nė jetėn e pėrgjithshme kombėtare, sepse kurdoherė kanė luajtur rol mbizotėrues nė vijėn e ndikimit shpirtėror, nė ringjalljen e vlerave tė larmishme, lartėsimin e idealeve etj. Pavarėsisht nga rrethanat dhe kushtet historike shumė tė pavolitshme, figurat e tilla nuk kanė munguar asnjėherė, por janė shfaqur me tėrė energjinė e madhe tė tyre, duke shkruar deri nė vetėflijim shpirtėror dhe fizik njėkohėsisht. Bie fjala, emrat e njohur, siē janė: Marin Barleti, Gjon Buzuku, Pjetėr Bogdani, Jeronim de Rada, Naim Frashėri, Gjergj Fishta, Faik Konica etj., kurdoherė e kanė tėrhequr vėmendjen e studiuesve dhe tė historianėve tė ndryshėm, kuptohet duke ndriēuar aspekte tė shumta nga veprat e tyre, kuptohet si njė botė e ndėrlikuar dhe e ngjeshur, e cila ngėrthen ēėshtje tė mėdha qė kanė tė bėjnė me qenien njerėzore.

Kėndej, nė qoftė se e veēojmė Naim Frashėrin, pa dyshim duhet thėnė se ka qenė preokupim i pėrhershėm i njė numri tė madh studiuesish, tė cilėt kanė prekur ēėshtje tė larmishme qė kanė tė bėjnė me jetėn, veprėn dhe shėmbėlltyrėn e tij nė pėrgjithėsi. Si i tillė, N. Frashėri sot ėshtė bėrė njė simbol i veēantė kombėtar, qė vazhdon tė jetojė nė kujtesėn e shqiptarėve kudo qė janė, nė vetėdijen e shumė breznive tė lexuesve, studiuesve, kritikėve, jetėshkruesve, historianėve, estetėve etj. Edhe njė qind vjet pas vdekjes sė tij, ai jeton shpirtėrisht, ashtu siē thoshte edhe vetė: "Kur mė shihni se jam tretur, mos pandehni se kam vdekur". Madje, tani ndikimin e tij shpirtėror e bėn mė mirė sesa kur ishte i gjallė fizikisht.

Pra, pėr sa i pėrket emrit tė tij, kėndej duhet theksuar faktin se sa mė shumė qė ecėn koha, ai aq mė i pashtershėm bėhet; pėrtėrihet nė kohė dhe hapėsirė, rrezaton me idetė e tij, me fuqinė e madhe artistike, kthjellon bindjen dhe arsyen e shqiptarėve, ushqen ndėrgjegjen e tyre. Kėshtu vepra e tij tė lė pėrshtypjen sikur ringjallet me tėrė magjinė e vet tė veēantė, e cila ėshtė e kapshme pėr tė gjithė shqiptarėt, sepse ėshtė e urtė dhe e butė, e qartė dhe e fuqishme, shpresėdhėnse dhe e paluhatshme.

Studimet e gjertanishme qė janė bėrė pėr jetėn dhe veprėn e tij tashmė dėshmojnė qartė se ėshtė krijuar njė traditė e lakmueshme, aq mė tepėr kur tė merret parasysh edhe fakti se krahas shumė emrave tė studiuesve shqiptarė siē janė: Mali Kokojka, Jup Kastrati, Dhimitėr Shuteriqi, Qemal Haxhihasani, Shaban Demiraj, Rexhep Qosja, Ali Aliu, Nasho Jorgaqi, Sabri Hamiti, Ibrahim Rugova, Sali Bashota etj., aty ndodhen edhe mjaft emra tė studiuesve tė huaj, siē janė: Norbert Jokli, Nexhip Alpan, Agnia Desnickaja, Robert Elsie etj.

Gjykuar sipas kėsaj, kėndej mund tė marrim guximin e tė themi se nė kėtė mėnyrė nė kulturėn dhe letėrsinė shqiptare ėshtė krijuar njė traditė e veēantė e studimeve pėr N. Frashėrin. Ndaj pak nga pak nė kėtė mėnyrė po hidhet guri themeltar i naimologjisė, ngjashmėrisht si me popujt e tjerė, tė cilėt kanė krijuar tradita tė veēanta studimore lidhur me shėmbėlltyrat e mėdha tė tyre. Rrjedhimisht, tė gjithė ata studiues tė jetės dhe tė veprės sė N. Frashėrit, mbase kėndej do tė kemi tė drejtė t'i quajmė naimologė ngaqė, nė fund tė fundit, disa janė marrė me tė nė mėnyrė tė veēantė, kryekėput duke ia kushtuar tėrė jetėn atij, si njė temė a objekt i vazhdueshėm i trajtimit dhe shqyrtimit shkencor.

Nė kėtė rast qėllimi im nuk ėshtė tė pėruroj njė shkencė tė re, sepse do tė ishte njė naivitet i madh dhe njė veprim qesharak, kur dihet se ato nuk lindin me akte pagėzuese a emėrtuese, siē mund t'i duket ndokujt, por nė bazė tė traditės qė krijohet lidhur me njė ēėshtje tė caktuar, megjithatė dėshiroj tė ritheksoj rėndėsinė e jashtėzakonshme qė ka figura e Naim Frashėrit pėr letėrsinė dhe kulturėn shqiptare, ngase tanimė ėshtė shndėrruar nė njė simbol tė gjithėkohshėm, madje ka arritur tė bėhet figura qendrore nė rrafshin e preokupimit tė studiuesve. Vetė fakti se pėr tė edhe pas njėqind vjetėsh flitet e shkruhet nė mėnyrė tė pandėrprerė, madje me intensitet edhe mė tė madh se kurdoherė tjetėr, flet qartė se ai ėshtė njė galeri e pashtershme, nė tė cilėn do tė futen edhe shumė emra tė tjerė studiuesish tė sotėm dhe tė ardhshėm.

Disa aspekte qė lidhen me veprėn e Naim Frashėrit, siē janė krijimtaria poetike e tij, veprimtaria pedagogjike, botėkuptimi panteist, filozofik, fetar, kombėtar, ndihmesa nė fushėn e gjuhės, nė fushėn e pėrkthimit, lidhjet ndėrkulturore, pėrmasat humaniste, iluministe, ndikimi i krijimtarisė gojore etj., janė vetėm disa shtylla kyē pėr tė cilat vazhdimisht sillen studiuesit e ndryshėm. Dhe sado qė rreth tyre janė shkruar dhjetėra e qindra studime, pėrsėri nuk janė ndriēuar nė tėrėsi. Pra vepra e Naim Frashėrit vazhdon tė trajtohet e ritrajtohet edhe mė tej, kuptohet nga emrat e studiuesve tė rinj, tė cilėt pėrdorin edhe metodologji tė reja shkencore, duke e kundruar shėmbėlltyrėn e N. Frashėrit edhe si njė fenomen bashkėkohor, qė bashkėjeton me kohėn dhe njeriun e sotėm. Kėshtu kjo figurė e kulturės shqiptare gjithnjė e mė tepėr madhėrohet, bėhet gjithėkohore dhe gjithėjetėsore.

Nė ēdo pėrvjetor qė lidhet me Naim Frashėrit ēėshtjet e kėtilla aq mė tepėr hapen, madje nė mėnyrė institucionale dhe tė organizuar, pėr t'u shqyrtuar apo rishqyrtuar, jo pėr shkaqe formaliste, por pėr shkaqe shkencore. Dhe, kėshtu ndihmesat e kėtilla krijojnė njė traditė edhe mė tė qėndrueshme, e cila gjithsesi na shpie drejt konceptimit dhe konsolidimit tė studimeve naimiane. Thėnė thjesht, tani besoj se ka ardhur koha qė tė gjitha kėto t'i shohim nė kontestin e naimologjisė, ngaqė vėrtet paraqesin njė ekskluzivitet tė rėndėsishėm nė letėrsinė shqiptare nė pėrgjithėsi. Nė qoftė se jo diēka mė tepėr, atėherė tė paktėn kėtė ēėshtje duhet parė si njė kontekst tė naimologjisė.

 

- - - - - -

 

Dr. Vehbi BEXHETI

 

PANTEIZMI DHE BEKTASHIZMI NAIMIAN NĖ SHĖRBIM TĖ KOMBIT

 

Figura mė e shquar dhe mė e ndritur e Rilindjes sonė Kombėtare ėshtė poeti, mendimtari dhe atdhetari i madh, Naim Frashėri. Ai me tėrė qenien dhe fuqinė kreative intelektuale u vu nėshėrbim tė kombit. Vepra e tij ishte dhe ėshtė udhėrrėfyese pėr popullin shqiptar. Kjo fuqi krijuese luajti rol tė madh historik e kulturor sepse ėshtė kuptimplote, e gjallė dhe e fuqishme. Krijimtaria e tij qė u shqua gjatė kohės sė Rilindjes, e qė mbeti e freskėt dhe frytdhėnėse edhe sot, ėshtė nxitėse dhe burim i pashtershėm pėr ngritjen e ndėrgjegjes kombėtare. Vepra e tij nė radhė tė parė i kushtohet atdheut dhe popullit tė vet, por ajo ndonjėherė i kalon kornizat kombėtare dhe i takon njerėzimit nė tėrėsi. Naimi ėshtė para sė gjithash humanist, qė pėr tė mirėn e popullit flijon dhe digjet si qiriri pėr t’i bėrė dritė tjetrit. Edhe bindja fetare e Naimit ėshtė nė shėrbim tė njeriut dhe njerėzimit. Si njeri qė ka fituar dije bashkėkohore nėn ndikimin e shkrimtarėve dhe filozofėve tė racionalizmit dhe iluminizmit nė njėrėn anė, dhe atyre tė Lindjes me besim islam tė sektės bektashiane.Naimi ka qėndrimin e vet edhe ndaj fesė, sidomos kur ajo mund tė ndikojė nė pėrēarjen midis njerėzve. Te Naimi qėndron edhe vetėdija pėr vėllazėrinė e njerėzinė pa dallim feje,prandaj edhe thotė:

 

                “Ēdo njeri vėlla e kemi,

                gjithė nga njė balė jemi,

                kemi njė shpirt njė vetijė,

                jemi gjithė njė fėmijė,

                njė mėmė e njė atė kemi,

                me njė fytyrė po jemi”.

 

Pas bejtexhinjve, Naimi qe poeti i parė mysliman qė e ngriti zėrin aq ashpėr ndaj sunduesve osmanė. Njė vjershė e Naimit i tronditi dhe i magjepsi zemrat e shumė shkrimtarėve shqiptarė tė krishterė qė atė kohė gjendeshin nė Bukuresht. Pėr Naimin ēėshtja kombėtare ishte mbi tė gjitha. Ndasia fetare pėr tė ishte e papranueshme, prandaj pėr tė mė fatlum ishte besimi panteist qė do tė ndikonte nė unitetin e shqiptarėve qė ishin me tre besime (                             ).

Nė shumėllojshmėrinė e veprės sė Naimit ndikoi ambienti familjar, besimi bektashian, letėrsia antike greke e romake dhe idetė e iluminizmit dhe tė romantizmit evropian. Kur i kemi parasysh tė gjitha kėto, e kemi lehtė tė konstatojmė pse Naimi u gjend nė njė udhėkryq midis civilizimeve e kulturave, nė atė tė Perėndimit dhe tė Lindjes. Mendimi iluminist rrezatoi dukshėm te njė pjesė e madhe e mendimtarėve shqiptarė, madje u bė sundues edhe nė botėkuptimin e tyre. Kėto ndikime qė vijnė nga Perėndimi depėrtuan edhe nė botėn shpirtėrore nėpėrmjet veprave tė Naim Frashėrit. Aspektet filozofike mbi jetėn dhe vdekjen, tė bazuara gjithashtu nė filozofitė pozitiviste evropiane, edhe pėr Naimin ishin mėsime se si njerėzimi duhej tė shpėtojė nga kotėsitė e filozofive tė vjetra. Nga ana tjetėr, Naimi nuk mundi e as qė deshi tė shkėputet nga botėkuptimi fetar islam pa besimin monoteist duke e pėrkrahur bektashizmin. Kėtė e dėshmon me poemėn “Qerbelaja” dhe pėrmbledhjen poetike “Fletore e baktashinjėt”, apo ndonjė krijim tjetėr.

                Deri mė tani shumė studiues tė veprės sė Naimit u angazhuan tė vijnė nė njė pėrfundim lidhur me atė se a ishte Naimi nėn ndikimin e filozofisė materialiste, a kishte pikėpamje ateiste, monoteiste apo panteiste. Pati edhe tė atillė qė dhanė vlerėsime se Naimi nė disa vepra tė tij prezenton vetėm pikėpamjet fetare islame tė bazuara nė ajetet kuranore. Lidhur me kėto, mendojmė se pėr Naimin vlen vetėm njė e vėrtetė kryesore. Tė gjitha angazhimet e tij pėr tė prezentuar frymėn romantike, qė padyshim u ndikua nga ai evropian, dhe pikėpamjet iluministe e racionaliste qė nėpėrmjet panteizmit tė tij tė kalojnė te njė besim qoftė edhe thjesht islam, ishin nė interes tė kombit dhe tė atdheut tė tij. Vetėm duke u nisur nga kjo e vėrtetė mė lehtė mund t’i kuptojmė edhe pikėpamjet racionaliste, iluministe e panteiste qė vijnė nga Perėndimi dhe ato tė ngjashme me parimet fetare islame tė sektės bektashiane dhe tė filozofisė sė Lindjes nė pėrgjithėsi. Elementi fetar bektashian dhe ai panteist ishin nė shėrbim tė formimit moral e shpirtėror tė shqiptarėve. Kjo ėshtė me rėndėsi pėr Naimin dhe veprėn e tij. Edhe vlerėsimet se Naimi ishte njė besimtar qė u bazua nė parimet kuranore, por qė qenka infektuar nga pikėpamjet racionaliste e iluministe tė Dekartit, tė Volterit e tė Rusoit, deri te ekstremi tjetėr se ai qenka bile edhe ateist. Kėto dilema, qė edhe sot  janė ndonjėherė aktuale, nuk e luhasin tė vėrtetėn pėr tė konstatuar se Naimi ishte dhe mbetet me rėndėsi historike pėr kombin. S’ka dyshim se Naimi ėshtė religjioz, ėshtė deist, por feja nė kuptimin e tij nuk ėshtė kurrfarė veēantie e kombit dhe kėrkon me ngulm zhdukjen e ndasisė fetare ndėr shqiptarėt,thotė Rexhep Qosja.

(Naim Frashėri – Vepra l, Prishtinė, 1978, fq.18).                                                                      

Duke u nisur nga ky konstatim lehtė vijmė nė pėrfundim se panteizmi naimian si mishėrim i natyrės me zotin ėshtė aq i pranishėm nė veprėn e kėtij poeti. Vetėm  njė prezentim i kėtillė i natyrės do tė mjaftonte pėr tė shprehur edhe kultin fetar mysliman, edhe atė tė krishterė nga njėra anė, dhe dashurinė e shqiptarit pėr trojet e veta qė pėr tė janė tė dashura ashtu siē ėshtė edhe vetė zoti, ai zot qė gjendet edhe nė malet e Shqipėrisė:

 

“Nat’ atje ėshtė tjatėr natė dhe dita tjatėr ditė,

Nė pyjet e gjelbėruar, atje rrijnė Perėnditė”

(N.F., Vepra 1, 1978, Prishtinė, fq.146).

 

Naimi edhe kur shpreh besimin nė njė zot, ai zot pėr tė nuk ėshtė allahu qė e krijoi njeriun dhe gjithėsinė, ai qė do t’i gjykojė gjynahēarėt nė botėn e amshueshme. Ai ėshtė herė perėndi, e herė zot. Dashuria e tij ndaj asaj perėndie nuk ėshtė mė e fuqishme se ndaj pyjeve, shkėmbinjve dhe lumenjve tė Shqipėrisė. Edhe njeriun, edhe bagėtinė ai i do njėlloj sikurse perėndinė.

 

“Dhe njerinė dhe bagėtinė,

Dhe gjithė ē’ėshtė nė jetė

I dua si perėndinė

Se nga do qė kėthejnė sytė

Shoh atje zotin e vėrtetė

Ē’ėshtė njė e s’ka tė dytė”

(N.F,. Vepra 1, “Jeta”, Prishtinė 1978, fq.76).

 

Naimi herė e konsideron zotin si krijues i ēdo gjėje, e herė atė e paraqet me fizionominė e ēdo gjėje tė bukur tė natyrės.

 

“Emrin e atij ēdo lule e ka nė ballė,

Gjithė gjėrat qė nuk numėrohen dot

Shqipėrojnė emrin e Krijuesit Zot”

(N.F. Vepra l, “Zoti”, Prishtinė 1978, fq.179).

 

“Ēdo gjė qė shohim ėshtė zoti i vėrtetė, e ēdo gjė qė dėgjohet ėshtė zėri i tij”, thotė Naimi nė poezinė  “Perėndia”, ndėrsa nė poezinė “Besojmė”, poeti kėtė e dėshmon me vargjet:

 

“Besojmė Zotnė ē’ėsht i vėrtetė,

Se gjith ē’shohim ėshtė ay vetė”.

 

Siē shihet, e vėrteta pėr zotin pėr Naimin nuk ėshtė asnjėherė e dyshimtė, sepse atė poeti e konkretizon me diēka qė duket, a ajo ėshtė ēdo gjė qė e rrethon njeriun.

Aspektin fetar naimian duhet shikuar gjithanshėm duke i analizuar tė gjitha pikėpamjet e tij qė kanė tė bėjnė me fenė dhe kombin. Kur t’i kemi parasysh tė gjitha kėto, edhe ēėshtja e besimit nė veprėn e tij, si ēėshtje mė e ndieshme e mė komplekse, do tė mund tė kuptohet shumė lehtė nga lexuesit, e sidomos nga studiuesit e kėsaj vepre. Ky konstatim aspak nuk e pėrjashton edhe ndikimin e librit tė shenjtė – Kuranit nė disa vepra tė poetit, e sidomos nė atė “Mėsime”. Edhe nė kėtė vepėr, ku elementi fetar ėshtė mė islam ėshtė mė i dukshėm, Naimi nuk paraqitet njė fetar aq i disiplinuar. Ai e porosit popullin ta duan dhe t’i luten zotit tė madh e tė vėrtetė, por ai gjithashtu e porosit shqiptarin ta dojė mė tepėr atdheun dhe gjuhėn amtare:

                “Duaj zotn’ e madh e tė vėrtetė dhe falju duke i bėrė mirė njerėzisė.

                Duaj mė shumė nga gjithė Mėmėdhenė, mėmėdhetarėt dhe gjuhėn tėnde”

(N.Frashėri Vepra 5, “Mėsime”, Prishtinė, 1978, fq.39).

 

Pikėrisht nga kėto qėndrime tė Naimit mbi fenė dhe besimin, qė nuk paraqiten vetėm bardhezi, e kuptojmė mė lehtė edhe praninė e panteizmit qė paraqitet aq dendur nė disa vepra tė tij. Adhurimi i natyrės, por edhe bukuria e hėnės, e diellit dhe e yjeve pėr Naimin janė vetė zoti, sepse pa to nuk ka jetė, qė do tė thotė se zoti i Naimit ėshtė padyshim krijues edhe i gjithėsisė por njėkohėsisht ajo gjithėsi ėshtė edhe vetė zoti.

 

                “Ėshtė nė shesh Perėndia,

                I verbėri s’mund ta shoh,

                Ajo ėshtė gjithėsia,

                I dituri mund ta njohė” (………

 

Nė panteizmin naimian, qoftė ai i mishėrimit tė zotit me natyrėn apo me gjithėsinė, ėshtė i pranishėm edhe elementi i krishterė, dukuri kjo qė ėshtė normale edhe pėr njė poet tė pėrkatėsisė fetare myslimane siē ishte Naimi, pėr tė cilin mbi tė gjitha ishte atdheu dhe kombi e nė atė atdhe jetonin edhe shqiptarėt e krishterė. Ky prezentim i njė realiteti me gjuhėn e njė romantiku bie ndesh me konstatimet se panteizmi i Naimit paska shėrbyer si paravan pėr tė mos u thelluar nė ēėshtjen e besimit tė tij, qė do tė thotė ky panteizėm nuk qenka i pranishėm fare nė vargjet:

 “Kish’ e vėrtetė e Zotit math ėshtė hapsir’ e paanė

E shenjtėruar libr’ e tij e Gjithėsia e tėrė ē’janė

Shkronjėt e saj tė bukura, lėmshet e qiellit lartė

Ē’do na sheh syri qė lėvrin ē’do yll qė ndrin i zjarrtė”                                                              

(N.Frashėri, Vepra 2 “, Dėshirė e vėrtetėe shqiptarėve”, Prishtinė 1978, fq. 161).    

                  

Naimi edhe njė herė pikėpamjet panteiste i shpreh nėpėrmjet elementit tė krishterė sepse nė kėtė rast hapėsira e paanė nuk ėshtė vetė zoti por ėshtė kisha e vėrtetė e tij dhe se libri i shenjtė ėshtė gjithėsia, e shkrimet e atij libri janė yjet dhe trupat tjerė qiellorė.

Nga kėto vargje dhe shumė tė tjera kėsisoj tė veprave tė  Naimit shohim se panteizmi si bindje intime ėshtė edhe  nevojė e ndjenjės romantike tė tij. Me tė drejtė akademik Rexhep Qosja, lidhur me pikėpamjet panteiste tė Naimit, konstaton: “Mbasi perėndia ishte njė trajtė e shfaqjes sė bukurisė sė ligjeve tė natyrės, s’ėshtė pėr t’u ēuditur pse Naimi nė vend qė tė thotė se njeriu duke u ngritur e arsimuar njeh botėn e natyrėn, thotė se njeriu duke u ngritur e arsimuar, i afrohet zotit.

                                (N.Frashėri, Vepra 1, Prishtinė, 1987, fq. 20).

 

Ky konstatim bazohet gjithsesi nė njėsimin e gjithėsisė dhe natyrės, e nga kjo del se nuk ėshtė me rėndėsi se cilit i beson njeriu zotit, natyrės, gjithėsisė apo edhe vetė njeriut, por ėshtė me rėndėsi se pėr tė besuar duhet tė jesh i arsimuar, i edukuar sepse i verbėti, siē e quan Naimi tė paditurin, nuk ėshtė nė gjendje ta njohė edhe zotin:

               

“Ėshtė nė shesh Perėndija,

Sicili do mund ta njoh

Po se mbuloi padija

Njeri tek do mund ta shoh”

(Naim Frashėri, Vepra 1 “Perėndia”, Prishtinė, 1978, fq.117).

 

Siē vėrehet nė shumė vargje tė Naimit ku shprehet besimi panteist, krahas ideve racionaliste, ku duhet kėrkuar arsyen e tė qenit tė botės, tė njerėzimit e tė gjithėsisė, paraqiten edhe idetė iluministe qė pėr Naimin ishin mė tė fuqishme dhe mė tė pranueshme.

Krahas panteizmit, qė ėshtė aq i shprehur nė veprėn e Naimit e qė buronte nga romantizmi, racionalizmi evropian dhe iluminizmi, njė element tjetėr shumė karakteristik i veprės sė tij ėshtė edhe filozofia bektashiane qė ndėrlidhet me panteizmin, sepse edhe kjo sektė e besimit islam ėshtė e lidhur me zotin, natyrėn dhe njeriun. Kėtė sekt tė drejtimit shiit, si mė tė pėrparuar tė besimit islam, Naimi e pėrkrahu nga dy arsye, se i takonte familjarisht e tradicionalisht kėtij besimi dhe pse u ndikua nga filozofia e kultura e Lindjes, sidomos nga ajo persiane. Edhe kėto ndikime, qė me vullnet u pėrqafuan nga Naimi, veprės sė tij i sollėn njė freski dhe baraspeshė qė ajo tė jetė nė shėrbim tė kombit dhe atdheut.

Nė epin heroik fetar “Qerbelaja”, shkrimtari, pėrveē dėshirės pėr tė paraqitur njė faqe tė historisė sė islamizmit dhe bektashizmit, deshi tė tregojė se si luftohet e keqja e tė ngadhėnjejė e mira dhe e vėrteta. Naimi duke e njohur mirė kėtė filozofi bektashiane qė karakterizohej me tolerancėn ndaj feve dhe sekteve tjera fetare, e qė nė plan tė parė e ka humanizmin, tolerancėn  dhe dashurinė njerėzore e hyjnore, u pėrcaktua edhe nė krijimtarinė me kėtė temė. Ashtu si “Historia e Skėnderbeut” edhe “Qerbelaja” por edhe njė varg poezishė tjera lirike shprehen me zjarrin e fjalės kundėr tė keqes, kundėr pushtuesit si shkaktar i tė gjitha tė kėqijave, (Naim Frashėri, Vepra 1, Prishtinė, 1978, fq. 25), e kjo gjė gjithsesi ishte nė interes tė shqiptarėve qė luftonin kundėr robėrisė osmane.

Nė kėngėn e  XV dhe tė fundit tė “Qerbelasė”, Naimi flet pėr shqiptarin trim me fletė, pėr dashurinė e tij qė ka ndaj Shqipėrisė dhe pėr gatishmėrinė qė tė flijojė jetėn ashtu si shumė personazhe tjerė pozitivė tė kėsaj vepre qė ranė dėshmorė nė betejėn e Qerbelasė:

 

“Shqipėtari trim me fletė,

Si ka qenė le tė jetė,

Tė ketė gjithė urtėsinė,

E tė dojė Shqipėrinė,

Tė vdes pėr Mėmėdhenė,

Si myhtarė pėr hysenė,

Tė ngjajė me ibrahimnė,

Dhe me Eba Myslimnė”

(N.Frashėri, Vepra 4, “Qerbelaja”, Prishtinė, 1978, fq. 49).

 

Nė veprėn “Fletore e Bektashinjėt”, ashtu si te “Qerbeleja”, idetė pėrparimtare tė bektashizmit shprehen nėpėrmjet panteizmit. Nė shumė poezi tė kėsaj pėrmbledhjeje poeti me theks tė posaēėm flet pėr mirėsinė, bujarinė, vėllezėrinė, miqėsinė dhe tolerancėn ndėrnjerėzore e ndėrfetare:

 

“Pa njė gjė nukė mohojmė,

Gjithė besėt i nderojmė,

Pse kemi vėllazėrinė,

Me tė gjithė njerėzinė”

(N.Frashėri, Vepra 2, “Besa”, Prishtinė,1978, fq.26).

 

Se bektashizmi filozofik ėshtė mė pėrparimtare nė krahasim me synimin , tregojnė edhe kėto vargje tė poezisė “Njeriu”:

 

“Parajsa edhe Skėterra

E gjithė ē’janė tė tjera,

Edhe engjėlli edhe djalli,

Janė gjithė tek i gjalli,

Kush njohi vethen e tija

E di ē’ėshtė Perėndia”.

 

Siē shihet, Naimi konceptin mbi mėkatin pėr  mosbesimin nuk e sheh te dėnimi i njeriut pas vdekjes, i cili pėr kėtė duhet tė vuaj nė ferr e kjo vuajtje do tė jetė e pėrhershme nė botėn tjetėr. Kėtu edhe qėndron rėndėsia e filozofisė bektashiane qė nuk do tė ishte e pranueshme pėr ndonjė tjetėr sekt tė besimit islam. Ky njeri i Naimit dhe i konceptit tė tij qė bazohet nė bektashizėm s’ka pse tė brengoset aq shumė pėr fatin e vet nė botėn tjetėr. Ai e ka me vete parajsėn ose ferrin, nė brendinė e shpirtit tė tij, tė shpirtit qė ende nuk ėshtė shkėputur nga trupi, ai e ka me vete engjėllin ose djallin, qė do tė thotė ai e njeh vetveten, e nėse atė e njeh mirė, e di ē’ėshtė edhe perėndia.

Elementi bektashian shtrihet edhe nė vepra tjera tė Naimit sepse botėkuptimi i tij mėton gjithmonė mė pėrparimtaren, duke e dėnuar ēdo gjė qė nuk i siguron njeriut, e nė kėtė rast shqiptarit, perspektivė e lumturi nė kėtė botė se me tjetrėn as qė do tė merret. Nė poezinė “Abaz Aliu”, nė variantin shumė mė tė shkurtėr e paraqet gjithashtu fushėn e Qerbelasė dhe ngjarjen tragjike qė ndodhi aty, kėtė ngjarje qė tė pėrkujton krahas trimėrisė edhe viktimizimin. Vargjet:

 

                “Engjėll qė m’u qase pranė

                Nga i madhi Ziot,

                Pse mė rrėfen Qerbelanė?

                A do tė derdh lotė?”

 

Janė shumė tė ngjashme me ato tė fillimit tė poemės “Kėnga e sprasme e Balės” tė Gavril Darės tė Riut, ku poeti nėpėrmjet personazhit tė vet nuk do tė kthejė e ta pėrkujtojė kohėn e shkuar, atė kohė tė lavdishme tė luftėtarėve tė Skėnderbeut, por nė ndonjė moment edhe tė kobshėm pėr luftėtarėt qė vdesin nė fushėn e betejės. Tė pėrkujtohemi nė kėto vargje qė janė aq tė ngjashme me ato qė i shėnuam mė lart pėr tė konstatuar aforinė e historisė sė Qerbelasė dhe tė betejės sė saj me betejėn e Beratit:

 

                                “Mori bijė, bijė e Lalės,

                                Moj e bukur e trishtuar,

                                Pse mė kthen nė monė e shkuar?”

 

Motivi qė e nxiti krijimin e poezisė “Abaz Aliu” dhe atė tė epit “Qerbelaja” pėrveē dėshirės pėr tė shėnuar kėtė faqe tė historisė bektashiane vjen edhe nga ndjenja humane liridashėse pėr t’u kėnduar trimave qė flijojnė pėr tė mirėn e njeriut dhe tė njerėzimit:

 

                                “Hysejni desh njerėzinė,

                                Dhe pėr tė u vra,

                                Pėr tė shpėtuar njerėzinė

Ra ndė Qerbela”

(N.F.Vepra 1, “Abaz-Aliu”,  Prishtinė, 1978, fq.94).

 

Pėrveē frymėzimit qė nė vete pėrmban edhe elemente qė vijnė nga fati i kombit dhe atdheut, Naimi ndonjėherė e afron kėtė ngjarje heroike dhe heronjtė e saj me malet e Shqipėrisė pėr t’i ndihmuar qė tė fitojė liri. Kjo ndihmesė Shqipėrisė mė tepėr ėshtė e karakterit moral e hyjnor:

                               

“Abaz Aliu zu’Tomorė,

 Erdhi afėr nesh,

Shqipėria s’mbetet e gjorė,

Se Zoti e desh”

(N.F. Vepra 1, “A.Aliu”, Prishtinė, 1978, fq.94).

 

Festat e motmotit, si festa pagane qė edhe sot e kėsaj dite festohen ndėr shqiptarėt, siē janė Dita e pranverės, Dita e shėngjergjit etj., e qė nuk preferohen tė festohen bile edhe ndalohet nga besimi islam, nė atė bektashian respektohen duke me manifestime fetare ku ėshtė i pranishėm edhe elementi panteist. Kėshtu e fillon poeti poezinė “Edhe dit e re”:

 

                “Sot ėshtė njė ditė e rezė qė pėrsėritet moti,

                Lind vera, lind ngrohtėsia, lind Aliu, vetė Zoti”.

 

Nga e tėrė ajo qė u tha mund tė konkludojmė se Naimi ėshtė njė figurė komplekse pėr tė cilin edhe pas 100 vjetėsh nga vdekja ka pėr t’u thėnė edhe shumėēka qė s’ėshtė thėnė, ose nė ndonjėfarė mėnyre tė korrigjohet ajo qė ėshtė thėnė duke u bazuar nė pėrpunimin e veprės sė tij qė dalin si rezultat i seleksionimit tė saj varėsisht nga pozitat dhe rrethanat kohore historike si rezultat i tė cilave viktimizohet ndonjėherė edhe shkenca. Se ėshtė kėshtu mund tė citojmė njė mendim tė njėrit nga autorėt e Historisė sė Letėrsisė Shqiptare tė botuar nė Prishtinė, mė 1989 qė gjendet nė faqen 185.

 

                “Naimi humanist e identifikonte fenė me njerėzinė, ishte kundėr obskurantizmit, paragjykimeve, absurditeteve fetare duke dhėnė kėshtu njė tjetėr ndihmesė me vlerė qė mė vonė do tė ēelte udhėn e afetarizmit dhe tė ateizmit nė mendimin pėrparimtar shqiptar. Njė pjesė e kėtij mendimi jep vlerėsime reale por qė rezulton me njė konstatim joshkencor kur thuhet se Naimi do tė ēelte udhėn e afetarizmit dhe tė ateizmit nė mendimin pėrparimtar shqiptar, qė do tė thotė se njė mendim sado tė jetė pėrparimtar do tė vareshka me atė se sa do tė jetė antifetar. Naimi nuk e ēeli rrugėn e pėrparimit tė kombit pse ishte antifetar, sepse i kėtillė as qė ishte, ashtu si nuk ishte edhe njė fetar i shkėlqyeshėm i besimit mysliman.

- - - - -

 

Nexhip P. ALPAN

 

FIGURA PEDAGOGJIKE E NAIM FRASHĖRIT

 

Para 100 vjetėsh, mė 19 tetor tė vitit 1900, Naim Frashėri kishte mbyllur sytė dhe na kishte lėnė shėndetin. Nuk them dot se “vdiq”, sepse njerėzit e mėdhenj nuk vdesin;  shpirti i tyre dhe trutė jetojnė brez pas brezi. Bashkėkohėsi i tij, poeti turk Tevfik Fikret (1867­1915) ka thėnė: “Vdekja do tė thotė rilindje”. Gjithashtu edhe francezėt thonė: “Ne po jetojmė nė saje tė burrave tė mėdhenj qė pushojnė nė Panteon” (Nous vivons grace a Grandes Hommes qui se reposent dans le Pantheon).

Prandaj, edhe Naim Frashėri (i lindur mė 23 maj tė vitit 1846), nga pikėpamja shpirtėrore nuk ka vdekur, po vazhdon tė na riedukojė dhe tė na e kalitė vullnetin atdhetar.

Naim Frashėri ėshtė poet lirik, ka thurur vjersha epike, por ai ka hartuar edhe vjersha e proza me karakter moral, didaktik, kulturor, shkencor. Naimi nuk ka kėnduar vetėm si bilbil pėr tė na e gėzuar zemrėn. “Fyelli” bile na jep dijeni!

Pa dėgjoje Fyellin ē’thotė,

Tregon mėrgimet e shkretė,

Qahet nga e zeza botė

Me fjalėza tė vėrtetė!...

Prandaj, s’ka poezi qė mos tė na japė dituri, edhe poemat, edhe prozat na ndriēojnė trutė. Vjersha dhe proza letrare nuk janė synime, por janė mjete pėr tė realizuar idealet njerėzore.

Naim Frashėri qė njihet si poet patriot, pėrgjithėsisht ėshtė trajtuar vetėm nė letėrsi. Mirėpo ai nga pikėpamja mendore ėshtė njė nga pedagogėt e shquar tė Rilindjes Shqiptare. Njė pjesė tė madhe tė veprave tė tij i takon problemet shkollore, mėsimet arsimore dhe temat socio­morale kombėtare. Por nė fakt edhe poemat e tij lirike synojnė edukimin atdhetar.

Naim Frashėri qė ka filluar tė merret me botime dhe me letėrsi nė moshėn e pjekurisė 25­30 vjeēare, vjershat dhe shkrimet i ka hartuar me njė ideal tė lartė.

Siē dihet botėrisht shek. XIX kalonte periudhėn e nacionalizmit. Po edhe Perandoria kozmopolite Otomane kishte zėnė rrugėn fatale, ecte tatėpjetė. Popujt e Ballkanit tė sunduar prej Portės sė Lartė me qendėr nė stamboll, si grekėt, bullgarėt, rumunėt etj., kishin nisur fushatat e pavėrėsisė. Ndėrsa shqiptarėt, megjithėse kėtė fushatė e kishin nisur qė nė Pashallėkun e Shkodrės (1775­1830) dhe Pashallėkut tė Janinės (1787­1822), vonuan sepse pengoheshin nga osmanllinjtė dhe prej Kishės Ortodokse tė Fanarit me qendėr nė Stamboll. Patrikana Bizantine shqiptarėt i pėrēante duke pretenduar se “shqiptarėt ortodoksė qenkėshin grekė; shqiptarėt katolikė qenkėshin latinė (italianė); shqiptarėt myslimanė qenkėshin turq...”

Prandaj, rreth viteve ‘70 kishte ardhur koha qė edhe shqiptarėt tė thonin: “Ne jemi shqiptarė!”, duke themeluar organizata ose vatra gjuhėsore.

Intelektualėt shqiptarė si Ismail Qemal Vlora, Ferit Vlora, Hoxhė H. Tahsin Filati, Kostandin Kristoforidhi Elbasanasi qysh nga vitet ‘60 tė shekullit XIX qenė mbledhur nė Stamboll dhe shqyrtonin ēėshjten shqiptare. Pėr shembull cila rrugė do tė jetė mė e mira qė do ta ēonte popullin shqiptar te Pavarėsia. U preferua shkolla, shtypi dhe kultura qė do ta zgjonte nga gjumi popullin shqiptar.

Shpallja e Kushtetutės parlamentare e shtetit osman nė vitin 1876, rilindėsve shqiptarė u dha zemėr. Vėllai i madh, Abdyl Frashėri qė kishte mundur tė hynte me disa shokė shqiptarė nė Domėn e Deputetėve, Asamblesė sė Pėgjithshme mė 15 janar tė vitit 1878, kishte paraqitur njė Projekt­reformė pėr arsimin, ku thoshte: “... shteti dhe kombi mbahet nė kėmbė dhe zhvillohet prej arsimit tė plotė, nga lidhjet e drejta dhe na nėpunėsit qė do tė zbatojnė kanunet.. Tek ne nuk ekziston asnjė! Jam i bindur se edhe Anadolli gjendet i mjerė sa Rumelia (Viset e Ballkanit). Nė Shqipėri s’ka asnjė fshat qė tė ketė shkollė. Pėr kėtė populli derėzi, nėse do, tė kėrkohet njė shenjė identiteti, vetėm emrat myslimanė kanė. Ju lutem, mėshirė! Me kėtė inkorancė, si do tė bėhemi populli i qytetėruar?! Kur do tė zgjohemi nga gjumi i thellė? Nė Stamboll kemi vetėm njė shkollė pėr vajza, por vetėm njė nxėnėse vazhdon mėsimet. Jashtė stambollit nuk ka asnjė shkollė pėr vajza. Edukimi i meshkujve varet tek edukimi me anė tė nėnave... Kur nėna ėshtė xhahile, ē’kemi tė presim nga edukata familjare? Mendoni sesa do prishtet morali dhe karakteri i njeriut?.. (Lidhja e Prizrenit dhe shqiptarėt, Prof. Nexhip P. Alpan, Ankara, 1978). Po edhe Naimi e Samiu kėto vėzhgime, mbresa dhe pikėpamje kishin.

Naim Frashėri qė shėrbeu edhe nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit, bashkėpunoi edhe me Shoqatėn Kulturore “Vatra pėr tė shtypur libra shqip”, tė themeluar nė Stamboll mė 12 tetor 1879 nėn kryesi tė Sami Frashėrit. Shoqėria e tė Shtypur Libra Shqip vendos tė hartohej edhe alfabetin latin i gjuhės shqipe. Nė kėtė komision vetash, nė radhė tė parė punuan Samiu dhe Naimi.

Alfabeti ėshtė njė mjet pėr tė mėsuar shqipen e shkruar nė shkolla. Mirėpo ku qenė ato shkolla? Nuk kishte as njė! Ndėrsa grekėt, bullgarėt dhe serbosllavėt, kishin hapur shkolla edhe nė katundet shqiptare... Meqenėse Kushtetuta e vitit 1876 lejonte tė hapeshin shkolla pėr ēdo komb tė Ballkanit, edhe shqiptarėt filluan pėrēapje pėr tė hapur shkolla shqip, laik. Mirėpo edhe shkolla ka nevojė pėr gramatika, abetare, fjalorė, libra leximi etj.

Kėto mjete shkollore qenė hartuar nga Kostandin Kristoforidhi Elbasanasi, qė nė vitin 1870 kishte filluar tė hartonte “Fjalorin e gjuhės shqipe” dhe “dramatikėn shqip tė dialektit jugor”, qė u botua mė 1882 dhe mė 1895­1904. Vaso Pashė Shkodrani, mė 1887 botoi frėngjisht nė Londėr “Gramatikėn e gjuhės shqipe pėr ata qė duan ta mėsojnė kėtė gjuhė”. Sami Frashėri, mė 1886 botoi “Shkronjtėoren e gjuhės shqip” dhe “Gjuha shqipe dhe gjeografia” nė alfabetin e Stambollit (1880). Nė kėtė alfabet (Abetare) Vaso Pashė Shkodrani kishte punuar dhe temėn “Histori e Shqipėrisė”, qė nga pellazgėt deri te Skėnderbeu. Jani M. Postenuni kishte shkruar temėn “Disa ēėshtje gjuhėsore, pedagogjike dhe morale”.

Krahas kėtyre veprimtarive tė lartpėrmendura, edhe naimi botonte vepra letrare dhe pedagogjike si:

a) “Vjershat pėr mėsonjėtoret e para” (pėr shkollat fillore) sė pari u botua nė revistėn “Drita”, 1884, pastaj mė 1886 ­ Bukuresht.

b) “Dituritė pėr mėsonjėtoret e para” (nė prozė, tekste shkollash, 1886) sė pari u botua mė 1885 nė revistėn “Dituria”.

c) “Histori e pėrgjithshme pėr mėsonjėtoret e para”, Bukuresht ­ 1886, nė prozė.

ē) “Histori e Shqipėrisė” nė prozė, 1888­1898

d) “Katėr stinat”, prozė, pėrkthim nga frėngjishtja, 1864.

dh) “Bagėtij dhe Bujqėsija”, vjershė lirike, 1886, Bukuresht.

e) “Dėshirė e vėrtetė e shqiptarėve”, poemė shkruar greqisht me qėllim patriotik pėr shqiptarėt qė jetojnė nė Greqi, Bukuresht ­ 1886... etj.

Vlen tė theksohet se gjithė veprat e Naimit kanė cilėsi mėsimore, didaktike, pedagogjike dhe kanė kryer njė shėrbim pėr nxėnėsit dhe pėr popullin qė s’ka patur shkollim sistemor.

Naim frashėri qė u meritua nga populli shqiptar si “Mėsues i popullit” ėshtė njė pedagog demokrat dhe intelektual pėrparimtar, laik, humanitar dhe atdhetar i shquar, Jo vetėm me botime, por edhe si nėpunės shteti, i ka shėrbyer kauzės kombėtare shqiptare.

Siē po dihet, Naimi qė kishte mbetur pa punė, duke u pėrkrahur nga vėllai i tij, Samiu, nga poeti pėrparimtar me origjinė shqiptare Na Kemali dhe nga Gazi Osman Pasha ­ hero i Betejės Pilevne (Plovdiv), u emėrua kryetar i Kėshillit tė lartė pranė Ministrisė sė Arsimit, dhe kjo detyrė qysh nga viti 1882 vazhdoi derisa ndėrroi jetėn. Naimi nė kėtė periudhė kritike, duke ndjekur njė taktikė dhe politikė fisnike qė drejtonte punimet e botimeve dhe tė censurės, luajti njė rol tė rėndėsishėm pėr veprimtari kulturore, arsimore shqiptare. Mesa kuptohet, po tė mos gjendej Naim frashėri nė arsimin e shtetit osman, mė vėshtirė do tė lejoheshin librat, revistat dhe shkollat shqipe. Naimi ėshtė nga tė parėt qė pajisi me libra mėsimi edhe shkollėn e parė shqipe, tė pėruruar mė 7 maras 1887 nė Korēė, dhe pėr shkollėn e parė pėr vajza, hapur mė 1892, po nė atė qytet.

Shkurtimisht: Naim frashėri qė e donte dhe e mallėngjente aq shumė atdheun dhe bashkatdhetarėt e tij, gjysmėn e jetės e kaloi nė mėrgim dhe u tret si qiriu i ndezur. Ja se si kėndon:

Nė mes tuaj kam qėndruar

E jam duke pėrvėluar,

Qė t’u ap pakėzė dritė,

Natėnė t’ua bėj dritė!

 

Do tė tretem, do kullohem

Do digjem, do pėrvėlohem,

Qė t’u ndrinj mirė tė shihni

Njėri­tjatrinė tė njihni!

 

Pėr ju do tė rri tė tretem

Asnjė ēikė tė mos mbetem!

Tė digjem tė qaj me lot,

Se mallin s’e duroj dot!

 

Kur mė shihni se jam tretur

Mos quani se kam vdekur!

Jam i gjallė, jam nė jetė

Jam nė dritė tė vėrtetė!

 

- - - - - - - - - - -

Arian LEKA

 

INTELEKTUALĖT SHQIPTARĖ DHE BEKTASHIZMI

 

Janė tė shumtė, tė shquar e tė ndritur emrat e atyre punėtorėve tė mendjes, besimtarė apo laikė, shqiptarė apo tė huaj, qė nė veprėn dhe krijimtarinė e tyre shkruan mes tė tjerash, apo nė mėnyrė tė veēantė edhe pėr bektashizmin dhe baktashianėt, pėr besimin dhe cilėsitė, pėr vlerat dhe kontributet e tyre nė vite.

Mjafton ta nisim me korifeun - Naim Frashėrin e me me Samiun, me Gjysh Ali Gjirokastrėn e me Abdyl Frashėrin, me Mit’hat Frashėrin e me Evlia Ēelebiun, me Natali Claire e me Hafėz Ali Korēėn, me Syrja Vlorėn e me Edėin Jacques e me Faik Konicėn e me bijėn e Gjirokastrės, Musine Kokalarin.

Gjithė kėto mendje tė larta panė dhe gjetėn tek bektashizmi shprehjen mė tė ēlirėt tė dėshirės se atdheu ėshtė mbi tė gjitha, se atdheu ėshtė mėmė e atė, ėshtė gjuhė dhe vetvete, ėshtė besim dhe fe.

Pikėrish kėto shenja pa “toska i madh”, Abdyl Frashėri, kur pėrpjekjet pėr mėvehtėsi i mbėshteti nė “babatė bektashjanė”  tė teqeve nė tė cilat u shtrua si mik e si bir pėrkrah tė mirit baba Alush Frashėri; kėto gjurmė bektashiane ndoqi edhe Edwin Jacques kur theksoi se ishin krerėt bektashianė ata qė dolėn haptas nė pėrdorimin e gjuhės shqipe. 2. Ishte vetė Baba Ali Tomorri qė nė kohėn kur ndalohej e pėrndiqej gjuha shqipe dhe ata qė e pėrhapnin atė, pohoi se qe nė praktikėn bektashiane ta shkruanin letėrsinė e tyre fetare, poezitė dhe himnet nė gjuhėn e popullit. Shumė nga dervishėt dhe baballarėt e teqeve udhėtuan nga fshati nė fshat, nga jugu nė veri duke shpėrndarė libra pėr rilindjen e Shqipėrisė. 3. Jo mė kot poeti i madh, shpirti i kombit, Naimi “iu qas, kesaj feje me gjithė zemrė; shkruajti libra e vjersha, qė baballarėt i kanė nė nder tė madh, e meritoi tė quhet si njė nėr themeluesit e kėsaj feje nė Shqipėri. Me atė mėnyrė, gjithė bektashizmin e solli e e mbajti, nė qark tė kombėsisė, tė dashur.” 4. dhe shkroi pėr kėtė qėllim edhe disa nga faqet e tij mė tė shkėlqyera nė Fletoren e Bektashinjvet nė Qerbelanė dhe Mėsimet.

Nė frymėn dhe nėn fytyrėn e bektashizmės lindėn poetė, e gojėtarė tė rrallė, sofra bektashianė, e ēlirė, e hapur dhe nderuese ndaj besimeve tė tjera tė botės fali shpirtėra tė ndėrtuar mirė, zemra tė gatuara me mirėsi e mbrothtėsi. “Pra nė njė koncert si Bektashizmi, ku dalin heronj dhe bjenė dėshmorė njėrėz me idera tė nalta, poeti i ynė gjente lulishten ku do tė ēfrente mė vonė si Bilbili i Majit. Gjithė sa ia ndjente shpirti dhe ia pėlqente syri, Naim Frashėri e gjeti tė begatėshme nė kėtė lulishte. I frymėzuar nga “Hadika”ja shkruajti “Qerbela”-nė; i mbushur me dėshirė dhe dashuri nga poemat e Nesimiut, Tyrabi-Aliut dhe Nijaziut me shokė, ndezi ato drita tė bukura tė librės sė tij “Lulet e Verės”; duke marė shembuj nga Kajgusėzi dhe Viraniu me shokė, bėri “Fletore e Bektashinjvet”, Thelbin e Kuranit, ’Fjalėt fluturake’ dhe vjershat e ndryshme.” 5, shkruan Gjysh Ali Gjirokastra.

Radha e emrave qė janė shprehur kėsisoj ėshtė tepėr e gjatė dhe pėr tė bėrė kėtė do tė duhej njė punė qė i tejkalon qėllimet e kėsaj kumtese. Kėsisoj, do tė ndalesha e do tė veēoja pėr t’i shtjelluar pak mė gjatė disa prej shkrimeve tė Faik Konicės dhe tė Musine Kokalarit nė lidhje me bektashizmin.

Jo vetėm njė herė dhe jo shkarazi, mjeshtėri i madh Konica i ėshtė kthyer e ka rimarrė nė shkrimet e tij temėn e bektashizmit si doktrinė dhe tė bektashianėve si shfaqje e besimit. Mund tė pėrmendim tė paktėn tre artikuj mes sė cilėve njėri ėshtė i drejtpėrdrejtė dhe enkas pėr bektashizmin dhe dy tė tjerėt e trajtojnė kėtė temė tė ngėrthyer brenda temave tė tjera, gjithėsesi tė pa shkėputura nga objekti i referimit tonė.

Nė kėtė sėrė, shkrimi i parė i takon vitit 1897 dhe titullohet “Shėnim mbi metafizikėn e bektashinjve”. Ky tekst i trajtuar nė formė tė lirė eseje ėshtė shkruar nė frengjisht dhe ėshtė botuar pėr herė tė parė nė Bruksel, tek Albania, vj 1, nr.8.

Ėshtė interesante tė vėrehet se ky shkrim i Faik Konicės mbi bektashizmin, ėshtė shkruar vetėm njė vit pasi Naim Frashėri kishte botuar “ndė shtypshkronjė tė shqiptarėve nė Bukuresht – 1896 “Fletorja e Bektashinjėt” me po tė njejtėn vetėdijė si Buzukut sepse nė gjuhėn tonė nuk kishte ende diēka tė shkruar pėr bektashizmin.

Nuk ka gjasa qė Konica tė ketė pasur dijeni pėr botimin e “Fletores...” sė Naimit, pasi nė esenė e vet Konica pėrmend vetėm vėllimin poetik “Lulet e verės” sė 1890 mbi tė cilin ai bėn dhe komentet mbi bektashizmin. Tė tėrheq vėmendjen dhe tė bėn tė theksosh faktin se si kėto dy mendje tė larta, thuajse nė tė njejtėn kohė mendojnė gati tė njejtėn gjė, por me njė ndryshim. Ky ndryshim ėshtė nė kahje dhe nė destinacion.

Naimi u pėrpoq t’u jepte shqiptarėve bektashianė librin e tyre tė shenjtė, libėr nė tė cilin atdheu dhe besimi ecin barabar. Ai donte t’u dhuronte bashkėatdhetarėve tė vet librin e ritualeve, lutėsoren, uratėn dhe shėrbesat, librin e tė lejuarave dhe tė tė penguarave, duke u pėrcaktuar atyre njė famijle mė tė madhe ku klerikėt janė tė afėrm, janė, varfė,  baballarė e gjyshė.

“Fletorja e bektashinjėt” ishte libėr si tė gjithė librat e shenjtėruar: mistikė e besim, poezi dhe mėsime. Kėtė u dha Naim Frashėri shqiptarėve mė 1896.

Nė tė njejtėn kohė qė Naimi punonte “sė brendshmi” me shqiptarė, mendja e ndriēuar e Konicės mendonte tjetėr gjė: ai u pėrpoq qė kėtė besim, tashmė i ngulitur ndėr bashkėatdhetarėt e tij, kėtė vlerė shiprtėrore ta njihte edhe bota. Ndaj dhe Konica, ky mjeshtėr i pashoq i shqipes e shkroi esenė e tij nė frėngjisht dhe ėshtė mbase i pari qė bėri pėrpjekjen qė kėtė besim tė shqiptarėve ta paraqisė nė dritė pėr ta bėrė tė njohur.

Kėtu nuk ėshtė rasti tė analizojmė me hollėsi tendencat e Konicės nė kėtė ese katėr-pesė faqėshe, por tė vlerėsojmė pėrpjekjen e tij pėr tė lėnė nė kartė diēka tė shkruar edhe pėr teologjinė e bektashinjve.

“Shėnim mbi metafizikėn e bektashinjve” ėshtė njė skicim i shpejtė dhe tipik i disa prej veēantive tė besimit bektashian. Nė tė, ndonėse pėrciptasi, jepen tė dhėnė mbi transmigrimin (pėrbartjen e shpirtrave), tek i cili bektashianėt besojnė, mbi panteizmin, ritualin bektashian, festat e shenjta, dėshmorėt dhe shenjtorėt e kėtij besimi.

Por nga njė kėndvėshtrim tjetėr nė “Shėnim mbi metafizikėn e bektashinjve” ne gjejmė pėr herė tė parė pėrkthimin nė frengjisht tė disa prej vargjeve tė Naim Frashėrit tė vėllimit poetik “Lulet e verės”.

Artikulli tjetėr ku Faik Konica flet pėr bektashizmin ėshtė njė portret qė ai i bėn Naim Frashėrit nė rreth dy faqe. Artikulli titullohet “Naim H. Frashėri” dhe ėshtė shkruar mė 1901, njė vit pas vdekjes sė poetit.

Nė kėtė artikull Konica veēon dy bigėzime tė figurės sė Naimit: nga njėra anė si mėsues – vjershėtor qė do tė kishte mundur e dėshironte tė shkruajė gjėra mė pak tė nevojshme e mė shumė tė bukura dhe nga ana tjetėr njeh se Naim bej Frashėri pati edhe njė tjetėr nder: kuptoi dobinė qė mund tė nxjerrė kombsia nga bektashizmi. Nė kėtė pasazh si dhe ato nė vazhdim, Konica ngre lart vlerėn dhe rolin e kėtij besimi ndėr shqiptarė dhe kontributin e Naimit si njė nga themelonjėsit e bektashizmės nė Shqipėri.

Punimi i tretė, mė i zgjeruari, mė i ploti dhe mė i rėndėsishmi i Konicės mbi kėtė temė ėshtė “Parashkresė mbi lėvizjen kombėtare shqiptare”.

Edhe ky punim i Faik Konicės ėshtė shkruar nė gjuhėn frėnge dhe ėshtė i ndarė nė pesė pjesė, sipas fazave historike qė ndoqi kjo lėvizje dhe qė merr pėrsipėr tė shtjellojė autori. Siē dhe e shpall qė nė titull, Konica bėn njė paradė tė ngjarjeve dhe fytyrave mė tė shquara tė kohės qė nga viti 1877 deri mė 1899, sidomos nė Shqipėrinė e Jugut, nė ngulimet shqiptare nė botė dhe nė kėrkesat e tyre pėr t’u organizuar nė shoqėri dhe pėr t’u shprehur nė gazeta, revista e libra shqip. Dihet se nė kėto ngjarje njė rol tė rėndėsishėm kanė luajtur edhe klerikėt bektashianė si dhe besimtarė tė grigjės sė tyre.

Kėshtu nė kėtė   “Parashkresė...” gjen tė bashkuar nėn thirrjen e atdheut bektashianė e tė krishterė qė nga Abdyl Frashėri, Kullorioti, Vretoja, Mit’hat Frashėri, Ismail bej Vlora, Visar Dodani etj. Por pjesa mė interesante e kėsaj “Parashkrese ...” ėshtė pjesa e fundit, e ashtutitulluara “Tabelė alfabetike e patriotėve kryesorė dhe e atyre qė quhen tė tillė”.

Ėshtė njė befasi nga ato qė jemi mėsuar t’i presim dhe i kėrkojmė e i gjijmė pėrherė tek penda e Faik Konicės. Ėshta zanafilla, embrioni i njė fjalori tė parė kategorish njerėzore me persona tė vėrtetė, realė dhe ku kriter i vetėm matės ėshtė atdhedashuria dhe kontributi ndaj vendit tėnd. Ndoshta njė libėr i kėtillė ėshtė unik dhe patėshoq edhe gjetiu. Ėshtė si njė Who is Who i ditėve tė shkuara.

Nė kėtė pjesė tė fundit tė “Parashkresės...” jepen tė dhėna dhe skicime edhe pėr disa figura bektashiane tė kohės ku Faik Konica skicon herė me vija tė trasha e me karbon e herė me laps tė hollė e linja tė kujdesshme.

Gjejmė nė kėtė fragment tė dhėna mjaft interesante pėr Baba Ahmetin e Koshtenit pėr tė cilin Konica thotė se ėshtė murg bektashi dhe patriot i shkėlqyer, duke dhėnė njėherazi dhe njė shėnim telegrafik mbi mėnyrėn e rrallė tė veshjes sė tij.

Mė pas vijohet me skicimin e shehut bektashi tė Tepelenės, Dautit, i cili ka ndjenja patriotike, siē thotė Konica. Ca radhė mė tej gjen tė dhėna mbi karakterin dhe gjendjen e Mit’hat Frashėrit dhe pėrmendjen mes dhuntive tė tjera edhe faktin se ky djalosh ka pėrkthyer nė shqip jetėn e Vilhem Telit. Po kėshtu, nė kėtė  tabelė alfabetike ka shėnime e tė dhėna tė shkurtra edhe pėr pjestarė tė tjerė tė familjes bektashiane.

Siē e theksuam qė nė fillim, krahas shumė e shumė figurave tė tjera qė trajtuan nė letra bektashizmin ishte edhe bija e Gjirokastrės, Musine Kokalari.

Nė temėn e mbrojtjes sė diplomės sė saj, Romė 1941, temė studimore mbi poetin kombėtar Naim Frashėri, Musineja i kushton njė vend tė rėndėsishėm dy problemeve:

- problemit tė doktrinės bektashiane,

- ēėshtjes sė ndikimit tė kėsaj doktrine tek Naimi.

Kapitulli i I, pjesa II, e kėtij punimi mban titullin “Storia e dottrina dei bectashi”.

Qė nė krye autorja thekson faktin se e ndien tė nevojshme qė pėr tė paraqitur mendimin e Naim Frashėrit tė bėjė njė historik tė shkurtėr, nė rreth 7 faqe tė daktilografuara rreth bektashizmit qė frymėzoi shumė nga veprat e poetit.

Kėtė kapitull, Musine Kokalari e trajton sa nė rrafshin e pėrgjithshėm, - atė tė historisė sė bektashizmit botėror, - aq edhe nė pėrfaqėsimin e tij nė Shqipėri.

Padyshim qė, pėr efektin e kohės kur u shkrua ky punim, - qė pėr fat tė keq nuk ėshtė pėrkthyer dhe nuk ėshtė botuar ende nė shqip, - pengesat qė rendit autorja pėr sistemimin e lėndės dhe mospasjes sė njė historie tė plotė, veē disa teksteve tė shkurtėra e fragmentare, tashmė janė kapėrcyer.

Kėshtu, po tė kapėrcejmė pengesėn qė kjo vepėr e shkruar herėt, por e lexuar vonė, 60 vjet pas hartimit tė saj, do tė gjenim nė kėtė punim mjaft tė dhėna tė vyera. Musine Kokalari bėn njė panoramim dhe sistemim tė drejtė tė njohurive duke na dhėnė herė - herė edhe tė dhėna interesante mbi figura tė shquara tė besimit bektashian, qė nga Haxhi Bektashi, Baba Ballėmi, Ali Pasha Tepelena, Baba Shemimi, Baba Nasibi, Baba Alushin, etj., si dhe tė ndodhive madhore qė e kanė shoqėruar kėtė besim qė kulmon me Qerbelanė.

Autorja na bėn tė ditur tė dhėna bigrafike rreth Haxhi Bektashit dhe pelegrinazheve tė tij qė nga Qerbelaja ku vizitoi varrin e Huseinit e deri nė Jeruzalem, ku vizitoi edhe varrin e Jezu Krishtit. Gjithashtu nė kėtė punim gjejmė edhe shėnime mbi misionin e dishepullit mė tė zgjedhur tė bektashizmit, Sari Salltėkut nė Ballkan ku ai pėrhapi kėtė besim tė ri dhe ngriti teqetė e para nė Budapest, Bosnjė, Shkup, Ohėr, Janinė, Edené dhe Krujė, ku, siē shkruan Musineja, “gjer dhe sot besohet se ėshtė varrosur ky shenjt.”

Gjithashu nė kėtė punim gjejmė tė dhėna edhe pėr pėrkatėsinė bektashiane tė besimit tė Skėnderbeut si dhe disa nga vlerat e ēmuara tė kėtij besimi qė nga misticizma, toleranca, mirėsia e gjer tek tė drejtat dhe respekti ndaj gruas. Mes kėtyre rreshtave gjejmė edhe njė herė rastin tė konfirmojmė tė dhėnėn e Konicės rreth mbėshtejes qė bektashianėt i bėnė Abdyl Frashėrit nė pėrpjekjeve tė tij pėr ta bėrė Shqipėrinė. “Mė 1877, pas traktatit tė Sh. Stefanit... vėllai i madh i Naimit, Abdyli, thirri nė Frashėr krerėt ė bektashizmit shqiptar pėr tė mbrojtur idenė kombėtre”, shkruan autorja.

Nė fund, Musine Kokalari e mbyll kėtė historik tė shkurtėr duke veshur doktrinėn bektashiane me vargjet dhe prozėn e Naimit rreth dritės, vallazėrisė, mirėsisė, mbrothtėsisė, dashurisė njerėzore, - pika mjaft tė rėndėsishme kėto tė themelit tė besimit bektashian, i cili dikur, sot, dhe gjithmonė ka qenė dhe do jetė, po nė ato pozita siē i pohon Musine Kokalari nė fund tė punimit: “Pėr nga kėndvėshtrimi social, bektashizmi mbron barazinė mes burrit dhe gruas, kundėr dogmave tė vjetra tė besimeve tė tjera. Nga kėnvėshtrimi politik bektashizmi ėshtė shprehur pėr njė nacionalizėm tė zjarrtė qė vė mbi ēdo gjė idenė sublime tė atdheut.”

 

Literatura:

Edwin Jacques, Shqiptarėt, Vėll 1, f.326-329

Gjysh Ali Gjirokastra, “Naimit”, Sh. B. ‘Naim Frasheri’, 2000

Faik Konica, “Naim H. Frashėri”, 1901, “Shėnim mbi metafizikėn e bektashinjve”, 1897, “Parashtresė mbi lėvizjen kombėtare shqiptare”

Mit’hat Frashėri (Mali Kokojka) “Naim Be Frashėri”, Sofje, 1901.

Musine Kokalari, “Naim Frashėri”, Romė, 1941, dorėshkrim

- - - - - -

Thoma KACORRI

LIDHJET E NAIM FRASHĖRIT ME KOLONINĖ SHQIPTARE TĖ SOFJES

 

Kolonia shqiptare e Sofjes, e cila themeloi mė 1893 shoqėrinė "Dėshira" ishte lidhur drejtpėrdrejt me "Shoqėrinė e Stambollit". Menjėherė pas themelimit tė saj, mė 1894, ajo dėrgoi atje njė nga anėtarėt e saj mė tė shquar Spiro Garon pėr t'i njoftuar pėr themelimin e Shoqėrisė, pėr programin e saj dhe pėr t'u lidhur drejtpėrdrejt me ta e pėr tė marrė udhėzime.

Spiro Garoja u kthye e entusiazmuar prej andej nga takimet qė kishte bėrė mė Samiun, Naimin, Jani Vreton e tė tjerė. Qė andej ai solli edhe libra, gazeta e revista, tė cilat edhe mė tepėr u ndezėn shpirtrat tė gjithėve anėtarėve tė Shoqėrisė.

Naim Frashėri ka patur lidhje tė ngushta me Shoqėrinė "Dėshira" dhe me shumė anėtarė tė saj, ka patur dhe letėrkėmbim personal. Ja se ē'shkruan Kostė Jani Trebicka nė kujtimet e tij. "Kam patur letėrkėmbim personal me udheheqėsit e luftės kombėtare sidomos me Naim Frashėrin nė Stamboll, me shqiptarėt e Bukureshtit, me Faik Konicėn nė Bruksel, ku ay botonte tė pėrkohėshmen "Albania" nė gjuhėn shqipe etj. Kostė Jani Trebicka kishte qenė shumė herė kryetar i Shoqėrisė "Dėshira", njė nga botuesit e parė tė Ditėrrėfenjėsit (Kalendarit) kombiar, bashkė me Kristo Luarasin, i cili u botua mė 1897. Nga fjalėt e sė shoqes sė tij, plakės Baba Donka, e cila ishte e gjallė aty nga vitet 1949-1950, njė fletore me korrespondencėn e kopjuar tė xha Kostė Jani Trebickės, ia pat dhėnė Dhimo Dhimės, njė studenti shqiptar, i cili banonte te plaka. Ky student mbaroi drejtėsi dhe pėr njė farė kohe punoi si jurist nė kryeministri, por fatkeqėsisht vdiq i ri. Duke ditur kėtė informacion kam pyetur tė shoqen e tij Donika Dhima, e cila qe nėnpunėse nė Bibliotekėn Kombėtare, pėrmbi kėtė ēėshtje, por ajo m'u pėrgjigj se nuk di gjė. Prandaj besoj se fletorja ekziston gjėkundi ose nė Bibliotekėn Kombėtare ose nė Arkivin e Shtetit. Po tė gjindet kjo fletore, do t'i hidhet edhe mė tepėr dritė Rilindjes sonė Kombėtare.

Stambolli qe nė atė kohė si Meka e tė gjithė shqiptarėve. Mė 1898 vete atje dhe shkrimtari Josif Bageri, pėr t'u takuar posaēėrisht me Naim Frashėrin. Siē e dini Josif Bageri, ish nga Nistrova e Dibrės, i cili mė 1909, botoi nė Sofje gazetėn "Shqypeja e Shqypnis" dhe mė 1910 po aty pėrmbledhjen me vjersha "Kopėsht Malėsori". Takimin tronditės dhe tė mallėngjyer qė ai pati me Naim Frashėrin na e pėrshkruan te "Shqypeja e Shqypnis" nė Nr. 16 tė vitit 1910.

Ja si na e kumton vetė Jofi Bageri:

"Nė vitin 1898 mė 12 tė Vjeshtės par, patėm fatin e mir tė ndeshemi me shpirt ndriturin e pa harruet kurri, Naim bejė Frashėrin, cili at'kohė ishte shumė i sėmun, po na priti si fėmin e vet dhe u muerrm vesh fort shum mir tuj u marr vetėm pėr ēėshtjen kombėtare d.m.th. kuvendi yn ishte vetėm pėr ēėshtje kombėtare.

Mbasi si erdhi ora pėr me marr njė lug bar (ilaē), cilėn s'desht ta pinte, se ishtė shum i idhun, - po e piu dhe u drodh kur e pi - dhe tha "Ja, kėshtu o bir kungohemi pėrdit me idhėrimet e me helmet, si pėr shėndetin ton, ashtu dhe pėr shpėtimin e vėllezėrvet ton, shqyptarėt, tė cilėt s'po mirren vesht ndėrvedi prej fanatizmit, pėr shpėtimin e tyrej.

Shum na ka kėnda, tha vjershėtori i degjuet Naim beu, tė dalin shkronjės e tė shkruen gjuhė shqype, shqyptar, cilėt kuvėndojnė kėshtu si ti, o bir dhe na kthej kujdesėn, tuj na ngarkue nė detyrėn tė shkruejm e kurri tė mos pėrtojm pėr tė mirėn e kombit shqyptar. Ne kemi shkrue sa kemi mund, tha shpirt ndrituni Naim bejė por kemi shkrue vetėm nė atė dialekt, cili nuk asht i njohur gjithkund nė Shqypni, pėrveē se nė nahiet Korēės, pėrande lypen tė dalėn nė fushė botojsvet shqyptar pėrme e pasurue gjuhėn dhe me e shumue literarurėn, cilėn mjerisht e kemi fort pak. Librat qė kemi shtypun numėrohen me gishtat, e kėta mundėn me i lėēit njė lėēits, pėr dy a tri dit, pėrveē ksaj gjithkush s'i pėlqen, si jan tė shkrueta thash nė njė dialekt, cilėn fort pak shqyptar e marrėn vesht.

Si fundoj sė folmi shpirti ndrituni Naim Bejė, Ju pėrgjigjem dhe i tham se librat qė ka aftorue aji vet, jon ė mira, dhe kėta libra na shqyptaruen dhenderuan kombin shqyptar, cili kurri s'ka me i harrue emrin edhe t'mirin e tij. Nxuerm librin "Lulet e Verės" prej xhepit dhe lėēitėm nė faqen 43 vjershėn "Gjuha jon", pėr tė cilėn na pyeti a e marrėm vesh mirė? Ju pėrgjigjėm se kuptojm ēdomethėn aftori i vjershės, por me kjon se ne kishim edhe njė shok me ne, ky s'i kuptoj mir dhe pyeti pėr disa fjal cilat ja ēkoqitėm. Atėherė u pėrgjigj shpirt ndrituni Naim bejė dhe tha kėto fjal: "A shihni se kemi nevojė pėr shkronjės, prej cilėvet dalėn nė shesht fjal, cilat na duhen.Ja un tani mėsova dy fjal prej jush, cilat do t'i shkruaj nė fjalorin e im dhe dot'i pėrdori n'qofsha i gjall".

Naim bejė Frashėri nuk ishte egoist, as monopolist, por  ishte burrė me vend dhe dėshironte me pa shkronjės, cilėt t'i vinin nė ndihmė se shum u kishte lodh tuj punue pėr kombin shqiptar, Naim beu i bindej se vėrtetės dhe ipte dorėn atij qė e mundte, po shkronjėsit e sotshėm as "pak s'dom me ma ja dit, kur u u tretgonin udhėn e drejt, nė tė cilėn tė ēojn kombin dhe t'a stėrvitin nė lėēitje tuj u shkruan drejt gjuhėn e bukur".

Kėto janė disa nga mendimet e Josif Bagerit nga takimi qė ka patur me Naim Frashėrin. Nga kėto mendime mund tė nxjerrim si pėrfundim se sa shpirtmadh dhe shpirtgjerė ka qenė Naim Frashėri dhe nė fjalėt e tij ndihet njė humanizėm i thellė dhe njė dashuri e madhe pėr gjuhėn dhe pėr shkrimtarėt e atėhershėm dhe tė ardhshėm. Aty ndihet dhe njė, gjė, kujdesi, pėr gjuhėn, nė do tė thoshim tani pse gjuhėn e pėrbashkėt kombėtare, pėr gjuhėn letrare tė njėsuar.

Nė pėrfundim do t'ju japim dhe njė poezi tė Josif Bagerit qė ai ka shkruar, ndofta kur ka marrė vesh pėr vdekjen e Naim Frashėrit. Vjersha ėshtė botuar te "Shqypeja e Shqypnisė", nė numrin 4, 1 korrik 1908.

Parė fėtyrės Naim Frashėrit

Fėtyr, o fėtyr, hie gjeniu!

Ti s'kei mish, as kie gjak...

As qė je mvesh nė korp njeriu,

pėrme hap gojėn e me m'fol pak.

 

Unė tė kjemi ma, ah! Nuk gjallon;

Oh! Keq tė ndrypi mordja e zezė!

Po Shqypėnia kurri s'tė harron.

Se me t'vėrtet Ti e ki ndezė...

 

Kush mund me msheh shėrbimin Tėnd?

Librate vjersha, Ty predykojn:

Ton Shqypėnia me kta u trond!...

Dhe Ty gjithnja kėnk dot kėndojn...

 

Ka me u hup, doba tradhtor;

Po emni yt, kurri s'harrohet;

Vjershat ē'ke shkru, ti, o vjershtor!

Dhe trathtori sot pendohet...

 

Nė kėtė kumtesė duam tė pėrmendim dhe "Kalendarin Kombiar" qė filloi tė dalė nė Sofje qė nga viti 1987 dhe qė e drejtonte Midhat Frashėri, qė mbante dhe pseudonimin Lumo Skendo, njė nga vepritmarėt mė tė shquar tė gjuhės shqipe. Nė numrin e kalendarit tė vitit 1901, qė i kushtoj kryesisht Naim Frashėrit, me rastin e vdekjes sė tij njė vit mė parė, gjejmė analiza tė ndryshme tė trashėgimisė sė tij letrare dhe iluministe. Po kėtu hasim dhe njė artikull shumė interesant qė i ka dėrguar kalendarit mėsuesi i mėsonjėtores sė parė shqipe nė Korēė, Nuēi Naēi. Nė kėtė artikull, Nuēi Naēi jep pėrshtypjet e tij nga njė udhėtim qė ka bėrė nė Opar. Dimė qė Nuēi Naēi ėshtė i pari qė ka pėrshkruar Korēėn dhe fshatrat qė e rrethojnė nė librin "Korēa dhe fshatrat pėrqark". Nė kėtė artikull qė do t'jua lexojmė shkurtimisht, del dhe vepritmaria patriotike e bektashizmit, puna pėr ruajtjen e gjuhės shqipe, puna mirėbėrėse e tij, si dhe pėrpjekjet pėr ruajtjen e zakoneve shqiptare. Tek artikulli del dhe toleranca e madhe shqiptare qė ka ekzistuar qysh ahere, aq sa njė besimtar i njė feje tjetėr ndeshet shumė shumė rrallė qė tė lėvdojė  fenė e kundėrt. Por mė mirė le tė dėgjojmė se ē'thotė vetė Nuēi Naēi pėr ta dhe pėr Naimin.

Nė Opar pashė njė teqe fort tė mirė, tė madhe e tė bukur, qė quhet e Vrepckės; Babaj na priti me tė madhe nder, me fjalė fort t'ėmbla; ēudi e madhe m'u duk kur e pyeta nė dijpak dituri, mė tha se nuk di? Po ku e gjet gjith atė urtėsi ky njeri? Ėshtė ēudi qė me tė vėrtetė qė Bektashinjtė shqiptarė, janė mė tė lartė shumė nga ne tė krishterėtė. U lutem shumė kllogjerėvet tė marrin ca mėsim nga kėta njerėz, tė cilėt pa parė shkollė me sy bahen kaq tė urtė, e tė butė, e tė dashur, sa dhe egėrsirat xbuten nė duart e tyre. nėpėr malet e nepėr pyjet, e nėpėr stanet e Oparit pashė tė vėrtetė nė vjershė tė z. N.H.F. (Bagėti e Bujqėsinė) tė gjallė me sy, pa shkronja, po mė sy duke parė e kėndonja sikundėr ėshtė shkruar nga ay Frymė larti Vjershėtor i Shqipėrisė. U thashė cave Bagėti e Bujqėsinė, dhe tepėr barinjtė (ēobenjtė) kur e dėgjonin habiteshin pėr ē'u thosha edhe shumė nga ata muarė zell tė madh tė mėsojnė gjuhėn shqipe. Opari qenka njė lule e vėrtetė e po fishkur pak nga dimėri q'e ka mbuluarė. Mesonjės i shkollės shqipe nė Korēė - Nuēi Naēi.

- - - - - -

 

Prof. Dr. Ali VISHKO

 

RACIONALIZMI, PANTEIZMI E MISTICIZMI FILOZOFIK I NAIMIT

 

 

Rrethanat e reja qė u krijuan  nga procesi i shkatėrrimit tė marrėdhėnieve feudale nė viset shqiptare dhe zhvillimi i ngadalshėm i atyre kapitaliste nėpėr qendrat, ndikuan qė nė radhėt e borgjezisė sė ultė tė vendit tė paraqiten dhe ideologėt e Lėvizjet Kombėtare Shqiptare dhe ilumunistėt shqiptarė, ndėr tė cilėt ishte dhe Naim Frashėri.

Naimi lindi nė Frashėr tė Pėrmetit mė 13 maj 1846 nė nė familjen e bejlerėve tė njohur tė vendit - Halid Beut, familje me traditė tė kulturore. Nė vendlindje ai kreu dhe shkllimin fillor, ku u njoh me gjuhėt klasike orientale - me arabishten, persishten e osmanishten; sidomos zotėrimi mirė i mėtejshėm i persishtes u bė vendimtar nė caktimin e tij si poet e mendimtar dhe, ndihmoj atij nė studimet nga sfera e filozofisė, letėrsisė, shkencės, teologjisė islame e veēanėrisht tė bektashizmit: ndėrkohė ai, veē tjerash, i njohu dhe krijuesit e mėdhenj tė kulturės islame e me tė dhe ata tė krijmtarisė islame shiite tė sektit bektashian, siē ishin Haxhi Bektash Veliu, Ballėm Sulltani, Sejid Ali Sulltani, Sersen Ali Baba (Dede) etj. Nga krijuesit e mėdhenj tė Lindjes, pėrveē Pirdusiut, Gazaliut, Mujiddin Arabiut, Shiraziut etj., qė ai i  njohi, duhet veēuar Fuzuliun, poetin mė tė madh klasik tė letėrsinė osmane, i cili pati ndikim tė madh nė krijimtarinė e Naimit, sidomos nė veprėn "Qerbelaja", ku Naimi ėshtė inspiruar nga kryeveprat e Fuzuliut siē janė "Hadikatus Suada", ejt. Nėn ndikimin e letėrsisė persiane Naimi shkroi dhe poezi tė bukura, siē janė ato nė pėrmbledhjet me titut "Lulet e verės", "Ėndėrrime", "Fletorja e Bektashinjėt" etj.

Nė shkollimin e mesėm qė bėri nė shkollėn e njohur mirė tė Zosimesė nė Janinė, Naimi e njohi mirė dhe letėrsinė klasike greke e frenge, greqishten e frengjishten dhe drejtimet filozofike evropiane tė kohės qė mėsoheshin.

Ndikimet e kulturės sė orientit - e letėrsisė, filozofisė, fesė, gjuhės etj. te Naimi ėshtė i dukshėm qysh nė fillimet e tė thururit e vargjeve tė para tė kohės sė fėminisė tė moshės dhjetėvjeēare, tė cilėt vargje poetike ai fillon nė persishten, me fjalėt "Synbyli zade-i ahmak", qė dmth. "I plakur njeri-u i molisur", pastaj vepra e parė e krijimtarė sė tij e shkruar dhe e botuar, siē ishte "Tehajjulat", gjithashtu ishte nė persishte.

Naimi ndonėse i pėrket periudhės sė krijuesve romantikė shqiptarė, nė pikėpamjet e veta filizofike anon nga racionalizmi, panteizmi, misticizmi, rusoizmi, materializmi etj., gjė qė deri diku na duket si anakronizėm, por ėshtė e vėrtetė.

Naimi, sikurse dhe filozofi i njohur freng-Rene Dekart, besonte nė ekzistimin e Zotit, sipas tė cilit e gjen "Arsyenė" e tė qenit tė botės dhe tė ēdo gjėje. Por, derisa Rene Dekart mbėshtetur nė arsyen, u ēua kundėr filozofisė mesjetare me botėkuptime tė errėt tė klerit katolik, Naimi u ngrit kundėr klasės feudale nė Shqipėri, ku thėnė nė gjuhėn, nė frymėn e nė etikėn naimiane, nė tė njėjtėn kohė te ai - Naimi "Arsyeja", "Urtia", dhe "Besa" qenė tri porta, nėpėr tė cilat ai kolos i dijes, erudit i penės e mistik i shquar kaloi, pėr tė dalur nė rrugėn e hyjnisė. Ky ishte  nė esencė dhe bektashizmi i Naimit.

Sipas pikėpamjeve tė veta  filozofike racionaliste Naimi kėrkonte qė filozofia t‘i shėrbente njeriut, qė nėpėrmjet tė kėsaj - tė filozofisė njeriut tė njihte botėn, me qėllim qė tė bėhet zotėruesi i natyrės e i shoqėrisė njerėzore.

Naimi me anė tė krijimtarisė sė vet idealiste pėrpiqej qė tė pėrhapte njė fe islame tė dlirė, thellėsisht tė estiluar, duke pėrjashtuar prej asaj ēdo gjė qė pengon pėrparimin e njeriut si dhe unitetin kombėtar tė shqiptarėve; Naimi kėtu ndiqte devizėn e rilindasve, tė cilėt  nė kohėn e vet, nė kėngėt, mes tjerash, kėndonin: "...Bes' e fenė kemi - Kombin shqipėtar..."; Naimi dhe vetė pėr besėn nė njė kontekst tjetėr, mes tjerash thotė: "Besa 'shtė vetėm njė fjalė... E shtuan ata qė s'dinė....", gjė qė duket nė vjershėn "Tė mirėtė" nga vepra "Fletorja e bektashinjėt". Sipas Naimit, Zoti e ka pajisur njeriun  me arsye, me mend e me ndėrgjegjje dhe ia ka falur njeriut fuqinė e nderin mbi faqe si dhe besėn nė zemėr. Njeriu sipas Naimit ėshtė mbret mbi faqen e dheut dhe Zoti mbi gjithė kafshėt, ku peshoja e sjelljeve tė tij duhet tė jetė ndėrgjegja.

Jehona e ideve racionaliste tė Naimit gjindet nė pjesė tė madhe nė veprėn e tij "Mėsime", ku  ky, duke folur pėr njeriun, pėr pėrparimin e tij, ngritjen etj., paraqitet si racionalist i vėrtetė, me cilin rast ai edhe e cakton dhe relacionin ose qėndrimin e vet ndaj shoqėrisė njerėzore, ndaj natyrės e ndaj gjithėsisė. Sipas etikės sė tij aktiviste del se arsyeja e shkenca janė fuqitė mė tė  mėdha tė njeriut; edhe botėkuptimi fetar i tij mban vulėn e racionalizmit, sepse sipas tij dhe nė punė tė fesė arsyeja ėshtė gjykatėsi epror i njė instance tė Universit tė arsyes sė pėrgjithshme dhe tė Intelektit tė pėrgjithshėm. Racionalizmi i Naimit gjenė mbėshtetje:

Sė pari nė pėrpjekjet e tij pėr pėrhapjen e arsimit nė meset e popullit tė prapambetur shqiptar, me anė tė hapjes sė shkollave, botimit tė  librave nė gjuhėn shqipe, nė luftėn kundėr errėsirės ku ndodheshin shqiptarėt nė atė kohė, nė pėrpjekjet pėr ēlirimin e femrės shqiptare e barazimin e saj me burrin nė familje, nė pėrcaktimin e rolit tė nėnės nė familjen shqiptare e nė shoqėri etj.

Sė dyti gjithashtu nė studimet ndaj Natyrės dhe Njeriut, nė interpretimet, nė tė kuptuarit e fenomeneve nė natyrė e nė shoqėri, ai i drejtohej arsyes.

-Sė treti edhe nė studimet, nė intepretimet e njohurive fetare, nė spjegimin e tyre, siē ėshtė thėnė dhe diēka edhe mė parė, Naimi mbėshtetej nė arsyen, ku arsyeja ėshtė gjykatėsi epror, ndodhur ndėr universet hyjnore, siē janė Universi i arsyes e ai i Intelektit tė pėrgjithshėm, quajtur ndryshe dhe "R u h", ose nė gjuhėn popullore shqipe "Frymė". Idetė, mendimet e pikėpamjet racionaliste tė Naimit, pėrveē veprės "Mėsime", gjejmė dhe nė veprat "Lulet e verės", "Ėndėrrime", "Fletorja e bektashinjėt" e tė tjera.

Nė misticizmin e Naimit, pėrpos botėkuptimeve me karakter religjioz, gjinden dhe pikėpamje tė karakterit social, politik etj. Por, dersia opinioni fetar i mistikėve romantik evropianė ishte i errėt, i paqartė, ku religjioni ishte njė vėshtrim pasiv ndaj gjithėsisė, kosmosit, qėndrimi i Naimit nė kėtė ēėshtje ndryshon. Burimet, qėndrimet e pikėpamjet e Naimit nė kėtė sferė tė njohurive nė pjesė tė madhe lidhen me ato tė Lindjes ose kanė tė bėjnė jo me ato tė perėndimit; ato pikėpamje janė nė lidhje me misticizmin lindor.

I rritur nė njė rreth me kulturė e botėkuptime orientale, Naimi me kohė e pėrqafoi besimin Islam tė drejtimit Shiit tė sektit Bektashian. Me bektashizmin te ai erdhėn nė shprehje dhe idetė filozofike panteiste tė njė panteizmi idealistik lindor.

 Panteizmi idealistik i Naimit rrėnjėt i ka nė filozofinė e lashtė persiane, elemente e sė cilės filozofi janė pranuar deri-diku dhe nga drejtimi islam shiit tė sektit bektashian etj. Me kėto pikėpamje bektashiane Naimi njihet nėpėrmjet pėrfaqėsueve bektashianė mirė tė njohur, tė pėrmendur nė kėtė kumtesė dhe mė parė, me anė tė krijuesve bektashinj tė rrethit tė vet siē  ishin Dalip e Shahin Frashėri etj.

Botėkuptimet filozofike e realigjioze tė Naimit kanė tė bėjnė me vėshtrimin aktiv e jo pasiv tė njeriut ndaj GJITHĖSISĖ, ndaj NATYRĖS, JETĖS etj. Sipas kėtyre botėkuptimeve, detyra themelore e njeriut nė botė e nė jetė ėshtė tė hulumtuarit, ku aty njeriu mė parė duhet tė njohė vehten e, me atė - duke e njohur vehten, ai arrin qė tė njohė edhe botėn e natyrėn, pjesė e tė cilave ėshtė edhe vetė. Sipas misticizmit tė tij, njeriu duke e njohur vehten si dėshmi e pjesė tė ndikimit hyjnor, ai nė tė njėjtėn kohė e zbulon veprimtarinė e fuqisė sė Zotit nė qenien e vet tė brendshme, mė ēka arrinė qė t'i njohė dhe manifestimet e karateristikat e asaj fuqie; me atė rast njeriu njėkohėsisht arrinė qė tė zbulojė edhe kornizėn universale shkencore tė njohurive njerėzore. Sipas Naimit, Perėndia si imanencė ose qenie universale qė do tė dėshmonte vehten e Tij, e ka krijuar njeriun si krijesė mė tė pėrsposur tė natyrės ose tė gjithėsisė, dėshminė mė konkrete pėr kreatyrėn e vet tė amshueshme, ku njeriut Zoti ia ka falur diēka nga tiparet e veta mė tė ndritura perėndie, siē janė intelekti, bukuria etj. Sipas Naimit, njeriu duke i zbuluar sekretet e gjithėsisė, e sidomos tė planetit tonė, mund tė fitojė dhe jetėn e amshueshme, respektivisht intelekti ose "ruhu" i tij, thėnė arabisht.

Nė panteizmin e Naimit NJERIU respektvisht INTELEKTI i tij, NATYRA e ZOTIT gėrshetohen nė njė tėrėsi tė pandashme. Ai si panteist mendonte se ligjet e kėsaj bote janė vėnė njėherė e pėrgjithmonė nga njė fuqi ekzistuese hyjnore, e cila fuqi i ka caktuar ligjet e lėvizjes, tė ndryshimeve, tė dukurive, manifestimit tė tyre etj. Kėto mendime, ide tė Naimit kuptohen mirė dhe nga poezitė e tij nė veprat "Lulet e Verės" si ėshtė poezia "Perėndia", nė veprėn "Tehajjulat" ose "Ėndėrrime" me vjershėn "Qielli" etj.; nė vjershėn e pėrmendur - "Perėndia" ai mes tjerash thotė:

 

Mė ēdo anė e kėrkova                Paskėtaj, o shokė, kurrė

Thashė: ku ėshtė' Perėndija         Mos kėrkoni Perėndinė

Po mė pastaj e mėsova               Nėpėr mur' e nėpėr gurė

Qenka ndaj meje s'e dija.           Po shihni mirė njerinė.

 

Sipas misticizmit tė Naimit, burimi i ēdo gjėje, lėvizjeje, manifestimi krijues etj. ėshtė zjarri hyjnor; ai ėshtė i mendimit se pasi u bėnė kaq yje e diej, pasi nga Zoti u krijua gjithėsia, kosmosi  me yjet, me trupat qiellore, Perėndia tė gjitha kėto i mban ndėr duar e, me kėto dhe  dirgjon, mbanė harmoni mes tyre, ekzistnecėn e tė tjera, gjė qė kuptohet dhe prej vjershės sė tij "Fyelli" nga vepra "Lulet e Verės", ku  mes tjerash, thuhet:

 

Ai zjarr ra dhe nė qiej         Nga ky zjarr Zot'i vėrtetė

Edhe duke pėrvėluar             Qė ka ngrehur gjithėsinė

U bėnė kaq yj' e diej           Hoth njė shkėndijė nė jetė

Qė i mban Zoti ndėr duar.       Dhe bėri soje njerinė...

 

Naimi si mistik, synonte nga URTIA, nga e DREJTA  e nga VERTETA, ku zbulimi i sė vėrtetės ishte qėllimi imediat  i tij, diēka qė hasim dhe  nė bektashizmin e tij; ty manifestohen sjelljet hmane, tė tolernacės, tė fisnikėrisė, dashurisė njerėzore e hyjnore, me qėllim tė krijimit tė njeriut si qenie universale, te i cili njeri do tė vijnė nė shprehje ndjenjat e tij tė thella e besimi ndaj Zotot e ndaj interpretuesit tė shenjtė tė veprės sė Perėndisė; synime tė tilla mendime e ide tė tij gjejmė nė veprėn e  tij "FLETORJA E BEKTASHINJĖT" etj.

Sipas misticizmit naimian, bektashizmės filozofike tė tij, NJERIU respektivisht INTELEKTI i tij, NATYRA dhe ZOTI identifikohen si qenie e pėrbashkėt dhe ato gėrshetohen ndėr vedi.

Bektashizma e Naimit ka tė bėjė me filozofinė, teologjinė e letėrsinė e teqeve bektashiane, mbėshtetur nė krijimtarinė, traditėn e interpretimet e Pirit ose Hyut Haxhi Bektash Veli-u, Ballėm Sulltani - sistematizues, interpretues etj. tė doktrinės, tė traditės bektashiane, Sejjid Ali Sulltani, Sersem Ali Baba e tė tjerė, e jo sipas tė njė doktrine "Alevi-Bektashiane" Bedrinojane qė ėshtė njė pėrzierje shiite - sunite tė kohės sė sundimit.

Pjesė nga ritet tė shiizmit e sunizmit si pėrzierje gjinden edhe nė sektin islam tė  alvetive, ku ndjekėsit, anėtarėt e bashkėsive alveti kremtojnė si festat bektashiane, ashtu dhe ato tė sekteve sunite, mbajnė agjerime tė tė dyja llojeve e tė tjera.

- - - - -

 

 

Hosted by www.Geocities.ws

1