Si t'i mbrojmė vlerat tona nga vandalistė nė Tetovė



Shtatoren e Naim Frashėrit do ta ruajė policia?



"Kam biseduar me kryeshefin e policisė sė Tetovės, Zemri Qamili, qė policėt lokalė tė bėjnė sigurimin e shtatores sė Naimit pas pėrmbysjes qė ndodhi tė shtunėn nė mbrėmje", ka thėnė Shaip Emėrllahu, drejtor i MNL "Ditėt e Naimit"


Tetovė, 29 tetor - Pas pėrmbysjes sė shtatores sė Naim Frashėrit, qė ishte vendosur nė platonė para Pallatit tė Kulturės nė Tetovė, me rastin e manifestimit "Ditėt e Naimit 2002", kjo figurė e rilindjes sonė kombėtare rrezikohet edhe mė tej nga vandalistėt dhe kundėrshtarėt e kulturės shqiptare.
"Kam biseduar me kryeshefin e policisė sė Tetovės, Zemri Qamili, qė policėt lokalė tė bėjnė sigurimin e shtatores sė Naimit pas pėrmbysjes qė ndodhi tė shtunėn nė mbrėmje", ka thėnė Shaip Emėrllahu, drejtor I MNL "Ditėt e Naimit". Ai ka thėnė se ata qė kanė bėrė njė vepėr tė tillė tė shėmtuar janė gati ta bėjnė edhe njė herė, ndėrkohė qė policia duhet nė kohė t'i kapė aktorėt e njė gjesti tė kėtillė.
Persona tė panjohur kishin pėrmbysur shtatoren natėn e sė shtunės, ndėrkohė qė ishin larguar pa gjurmė, thonė burimet policore. Ndonėse shtatorja tė dielėn nė mėngjes sėrish ishte ngritur nė vendin e vet. Njė dėshmitar okular, qė deshi tė mbetet anonim, ka thėnė se shtatoren e ka pėrmbysur njė grup maqedonasish, pasi qė edhe vetė i kishte parė. Kėto
prova i janė tė njohura policisė, por deri mė sot nuk ka kurnjė veprim konkret nė bardhjen e rastit.
"Tre vjet jemi duke kėrkuar leje pėr vendosjen e shtatores tė poetit tonė tė madh, Naim Frashėri, por deri mė tash nuk kemi pasur pėrgjigje", thotė Emėrllahu, duke shtuar se KK i Tetovės duhet tė miratojė kėrkesėn tonė, tė cilėn ia kemi bėrė para dy vjetėsh, kurse mė vonė pėr kėtė duhet tė deklarohen edhe institucionet e tjera pėrgjegjėse.
"Mendojmė se shtatorja e Naim Frashėrit nuk duhet t'i pengojė askujt, sepse ai ka pėrhapur mesazhet e fqinjėsisė sė mirė dhe ka vlera universale", pėrfundon Emėrllahu.
A. A.

                                                                                               

 

 

 

 

Hosted by www.Geocities.ws

1