Manifestimi Letrar Ndėrkombėtar „Ditėt e Naimit 2002“ - Tetovė

 

Kur takohen Naimi dhe Kadare

 

Pesė ditė plot me frymėzim, tri mbrėmje poetike, katėr libra tė reja fringo: Poete dhe poetė nga e gjithė bota, mes tyre kandidati pėr ēmimin Nobel, Ismail Kadare, u takuan nė Tetovė nė emėr tė Naim Frashėrit, qė kėtė vit kishte ardhur para Pallatit tė Kulturės i bronxuar e i lartė siē ėshtė vepra e tij

Shkruan: Silke BLUMBACH

Vjershat e Naim Frashėrit recitohen prej mbi njėqind viteve nėpėr shkollat dhe odat shqiptare. Pjesė tė poemave tė njohura si „Fjalėt e Qiririt“ dhe „Bagėti e Bujqėsi“ janė vėnė nė melodi popullore. Atdhedashuria e tij i ka rrėnjėt mbi njė dashuri pėr njerėzimin, e cila shkrihej vetė nė njė panteizėm mistik. Naimi, njėri prej tre vėllezėrve tė famshėm qė ushtronin njė ndikim gjurmėlėnės mbi jetėn shpirtėrore tė Rilindjes shqiptare, e ka kėnduar edhe Tetovėn.

Atje, prej 17 deri mė 21 tetor, nėn drejtimin e Shaip Emėrllahut u mbajt pėr herė tė gjashtė Festivali Letrar Ndėrkombėtar „Ditėt e Naimit“.

 

Frymėzim nė shumė gjuhė

 

Shkrimtarė shqiptarė nga Franca, Italia, Gjermania, India, Danimarka, Karaibet dhe natyrisht nga Shqipėria, Kosova dhe Maqedonia ishin bashkuar nė Tetovė pėr tė recituar krijimet e tyre nė tė tri mbrėmjet letrare. Nga Kosova kishin ardhur, ndėr tė tjerė, Ali Podrimja, Din Mehmeti, Adem Gashi, Basri Ēapriqi... si dhe Eqrem Basha, i cili u nderua me ēmimin „Qiriri i Naimit“. Nga Maqedonia morėn pjesė poetė nga pothuaj tė gjitha grupet etnike: Mes kolegėve tė saj shqiptarė dhe maqedonas, poetja turke Biba Ismail recitoi „Letrėn e saj pėr Diellin“, dhe vllahja Vanghea Mihanj-Steryu magjepsi me poezinė e lexuar nė gjuhėn e saj amtare, qė i ngjan rumunishtes. Krejtėsisht ndėrkombėtare u bė ngjarja me Erik Stinusin nga Danimarka, mikun e kafshėve, i cili e mori ēmimin „Menada“, dhe me bashkėshorten e tij indiane Sara, e cila nė mbrėmjen e fundit doli nė skenė e veshur nė njė „sari“ indian. Shikuesit i rrėmbeu laureatja e ēmimit „Oeneumi“, Nicole Kazhė - Florentiny nga Martiniku, qė kėndoi „Rekuiemin“ e vet dhe imitoi daulle karibe.

 

Promovime dhe pejsazhe

 

Nė „Ditėt e Naimit 2002“ u promovua libri i dytė i gjermanes Silke Blumbach me poezi nė shqip, „Karavela e fundosur“. Njė poezi plot metafora, dhimbje ekzistenciale kalon nė dashuri pėr botėn shqiptare (Agron Tufa). Libra tė tjera tė reja, tė promovuara kėtu, kanė qenė njė libėr me studime pėr Naim Frashėrin, si dhe Antologjia e festivalit „Fshehtėsia e lirisė“.

„Liria e thellė nuk ndodhet nė asnjė kushtetutė dhe nuk do tė thotė ta mposhtėsh lirinė e tė tjerėve“, komentoi shkrimtari Visar Zhiti nga Shqipėria, „por ėshtė liria t’i kuptosh tė tjerėt“.

Por, programi nuk ngritej vetėm mbi letėrsi. Gjatė „Ditėve tė Naimit“ tė vitit tė kaluar, ku lufta sapo kishte heshtur, poetėt shkonin dhe ktheheshin vetėm mes Pallatit tė Kulturės dhe hotelit „Makedonija“. Kėsaj herė dy furgonė udhėtuan nėpėr malet e luginat, pranė liqeneve dhe deri nė vendgėrmimet arkeologjike Scupi dhe Heraclea.

Nė Tetovė ishin mbresėlėnėse ura prej guri qė tė kujton Prizrenin, xhamia e lyrė ngryrashumė me ornamente bimore dhe pejsazhe qytetesh, si dhe teqja e bektashinjve – sipas Baba Tahirit, drejtuesit mjekėrgjatė tė urdhrės tolerante dervishėsh, teqja mė e bukur nė Ballkan.

 

„Populli shqiptar meriton njė letėrsi tė klasės sė parė“

 

Mirėpo, pika kulmore e „Ditėve tė Naimit“ ka qenė vizita e „kolosit tė letėrsisė shqipe“ Ismail Kadare. Nga Tirana, ai kishte ardhur me bashkėshorten Helena nė festėn letrare, kishte ardhur pėr tu takuar me shqiptarėt e Maqedonisė,  nė pėrurimin e romanit tė tij tė ri „Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut“, pėr t’i vizituar universitetet nė Tetovė dhe pėr tiu pėrgjigjur pyetjeve tė lexuesve tė entuziazmuar.

„Populli shqiptar meriton njė letėrsi tė klasės sė parė“, deklaroi Kadare, „dhe letėrsia shqipe mund tė matet me sukses me letėrsinė e vendeve tė mėdha evropiane“. Sipas tij, duhet lexuar Naim Frashėrin pėr tė parė se sa shumė dritė paska nė kulturėn shqiptare; dhe tani qenka detyra e shqiptarėve ta bėjnė tė njohur kėtė dritė nė botė.   

 

 

Hosted by www.Geocities.ws

1