MANIFESTIMI LETRAR NDĖRKOMBĖTAR

INTERNACIONAL LITERARY MANIFESTATION

Pallati i Kulturės-TETOVĖ

Celular: ++38970 321 851

Tel: ++38944 368 468

     [email protected]

[email protected]


Komunikatė

Dje, pėr tė dytėn herė ėshtė rrėzuar shtatorja e poetit tonė kombėtar, Naim Frashėri, qė ishte vendosur vitin e shkuar para Shtėpisė sė Kulturės nė Tetovė nga Drejtoria e Manifestimit Letrar Ndėrkombėtar “Ditė e Naimit”. Shtatorja ka shtuar plasaritjen nė vendin ku qe care herėn e parė. Akti i ulėt i rrėzimit tė kėsaj shtatoreje ka ndodhur sipas burimeve te policė sė Tetovės nė orėn 2 e 5 minuta tė natės sė shtunė. Njė vozitės taksie, i cili nė vendin e ngjarjes ka parė duke ikur katėr persona, e ka njoftuar policinė.

Drejtoria e MLN “Ditėt e Naimit” e dėnon kėtė akt barbar dhe kėrkon nga organet gjegjėse qė tė kapen autorėt e tė dėnohėn. Pėrsėritja e njė veprimi tė tillė prek ndjenjėn e atdhetarisė dhe dėshires pėr nxėnie dije tė ēdo shqiptari. Ajo tenton tė ndalojė njė nismė tė fisme pėr vlerėsimin dhe nderimin nė kėtė formė tė figurave tona kombėtare nė kėtė gjeografi shqiptare tė harruar pėr shume vite nė tė shkuarėn. Realizimi i ēfardo interesi nga kushdoqoftė pėrmes kėsaj gjuhe ėshtė poshtėrues dhe fyes, dhe nuk ia zbeh aspak vlerėn e qėllimin shumė human dhe kombėtarė ngritjes sė shtatores dhe vendosjes sė saj nė qendėr tė Tetovės nė kėto kohėra kur ne kemi mė sė shumti nevojė pėr njė figurė tė tillė si Naimi.

Indifirenca kaq e thellė e institucioneve vendore dhe qėndrore karshi njė vepre kaq tė madhe pėr qytetin e Tetovės dhe pėr kulturėn e popullin tonė ėshtė po aq e dėnueshme sa vetė akti i rrėzimit tė shtatores. Ėshtė koha fundit qė organet gjegjėse dhe vetė klasa politike shqiptare permes mekanizmave qė posedon tė mbyllė pjesėn e vetė tė kėsaj ēėshtjeje.

 

Tetovė, 15.IX.2003                                            Drejtoria e MLN “Ditėt e Naimit”

                                                                                      Shaip Emėrllahu

 

Hosted by www.Geocities.ws

1