Botime

 

Doli nga shtypi libri “Fshehtėsia e lirisė”

 

Ashtu siē ishte paralajmėruar, nė kuadėr tė Edicionit tė Gjashtė tė Manifestimit Letrar Ndėrkombėtar Ditėt e Naimit, qė u mbajt nė Tetovė prej 17 – 21 tetor, doli edhe libri me titull “Fshehtėsia e lirisė”, libėr ky me poezitė e autorėve pjesėmarrės. Pėrmbledhjes nė fjalė i prin parathėnia qė mban titullin “Poezia – njė mundėsi e komunikimit ndėrkulturor”, tė shkruar nga Ahmet Selmani, i cili njėherėsh ėshtė edhe pėrpilues i librit.

Nė tė janė pėrfshirė gjithsej 62 autorė, me nga tri poezi, si dhe me nga njė jetėshkrim tė shkurtėr. Pra, aty renditen poetė shqiptarė dhe tė huaj, por edhe poetė nga nacionalitetet e tjera qė jetojnė nė Maqedoni.

Nė kėtė mėnyrė brenda librit “Fheshtėsia e lirisė” i gjejmė poetėt siē janė: Flutura Aēka (Shqipėri), Abd El-Karim Al-Khalqi (Tunis), Fatos Arapi (Shqipėri), Teuta Arifi (Maqedoni), Mario Belici (Itali), Silke Blumbach (Gjermani), Eqrem Basha (Maqedoni), Flora Brovina (Kosovė), Sali Bashota (Kosovė), Ibrahim Berisha (Kosovė), Sigrun Casper (Gjermani), Basri Ēapriqi (Mali i Zi), Latif Demir (Maqedoni), Alberto Estima de Oliveira (Portugali), Skiro di Maxho (Itali), Shaip Emėrllahu (Maqedoni), Ioan Flora (Rumani), Nikolė Kazhė Florentini (Martinik – Ishujt e Karaibeve), Adem Gashi (Kosovė), Ivan Golubnici (Federata Ruse), Myftar Gjana (Shqipėri), Demir Gjergji (Shqipėri), Lulėzim Haziri (Maqedoni), Klodinė Helf (Francė), Mun Ēung Hi (Koreja e Jugut), Biba Ismail (Maqedoni), Abdylazis Islami (Maqedoni), Murat Isaku (Maqedoni), Dushica Ilin (Serbi), Svetllana Hristova Jociq (Maqedoni), Anders Johanson (Suedi), Kama Kamanda (Kongo), Ismail Kadare (Shqipėri), Milianov Kallupi (Shqipėri), Milazim Krasniqi (Kosovė), Bardhyl Londo (Shqipėri), Natasha Lako (Shqipėri), Maria Lenti (Itali), Pavlina Klimkar Meanxhieva (Maqedoni), Roberto Markoni (Itali), Zyhdi Morava (Shqipėri), Din Mehmeti (Kosovė), Shazim Mehmeti (Maqedoni), Vojsava Nelo (Shqipėri), Paulina Popa (Rumani), Hristo Petreski (Maqedoni), Ali Podrimja (Kosovė), Radhia Riahi (Tunis), Kasian Maria Spiridon (Rumani), Vanja Shterju (Maqedoni), Sara Mathai Stinus (Indi), Erik Stinus (Dnaimarkė), Salajdin Salihu (Maqedoni), Luan Starova (Maqedoni), Rizah Sheqiri (Suedi), Haxhi Shabani (Mali i Zi), Vasil Tocinovski (Maqedoni), Agron Tufa (Shqipėri), Kate Xukaro (Itali), Metin Xhelal (Turqi), Puntorie Muēa Ziba (Maqedoni) dhe Visar Zhiti (Shqipėri).

Pėrgjithėsisht, nė suaza tė kėtij libri gėrshetohet njė botė e gjerė motivore e poetike, e cila ndonėse vjen nga sfera tė ndryshme shpirtėrore e gjeografike, madje edhe ekzotike, prapėseprapė qėndron si njė tėrėsi e natyrshme dinamike, e cila megjithatė rrezaton drithma dhe shqetėsime lirike. Nė fakt, libri “Fshehtėsia e lirisė” dėshmon qartė se poezia, pavarėsisht se ku krijohet dhe ku botohet, komunikon natyrshėm nė ēdo pjesė tė botės, sepse gjuha e saj ėshtė specifike, kuptohet njė gjuhė qė bart peshėn shpirtėrore tė njeriut. Prandaj, si i tillė ky libėr paraqet njė sintezė artistike interesante, njė mundėsi tė hapur pėr ta receptuar lexuesi etj.

 

 

                                                                                               

 

 

 

 

Hosted by www.Geocities.ws

1