SPELEOLOGJI DHE ALPINIZEM
BOGE E THETH (Alpet e SHQIPERISE)
Vendi i maleve madheshtore dhe labirinteve nentokesore.
Boga dhe Thethi ndodhen 50 deri 70 km ne veri te Shkodres. Kjo zone perbehet nga shkembenj karbonatike, kryesisht gelqerore dhe gelqerore dolomitike te periudhes midis Terciarit dhe Kretakut te Siperm dhe paraqet morfologji te habitshme karstike, me maja dhe depresione te shumta qe alternohen me njera tjetren.
Masivet malore qe rrethojne Bogen dhe Thethin duken si amfiteatro te medha, me faqe qe ngrihen ne lartesi mbi 2000 m. Ne keto male madheshtore eshte i fshehur nje potencial i madh speleologjik: Shpella me galeri ne disa kate, puse te thelle dhe te shkallezuar, perrenj nentokesore qe gjarperojne disa qindra metra dhe formojne liqene dhe sifone, organizma kavernikole, etj.
Thethi perben nje nga qendrat klasike te alpinizmit ne Evrope. Ne kete zone jane 236 itinerare te piketuara nga Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe nga Shoqata e Speleologeve te Shqiperise.
Boga dhe Thethi ftojne speleologet dhe alpinistet e pregatitur, te gjejne ketu gezimin dhe kenaqesine e zbulimit.
1. Datat: Korrik, Gusht.
2. Numri i pjesemarresve:
10 deri 12 persona.
3. Numri i diteve:
10 (9 nete).
4. Vendi i Pritjes:
Porti i Durresit
5. Tipi i akomodimit:
Nata e pare dhe e fundit ne Hotel "Rozafa", Shkoder, netet e tjera (Boge, Theth) ne kamping ose ne shtepite e fshatareve.
6. Transporti:
Transport kolektiv me mikrobus.
7. Inkuadrimi:
Nje perkthyes dhe nje shoqerues, speleolog i konfirmuar.
8. Cmimi:
350 USD per person. Ky çmim perfshin fjetjen ne dhome dyshe me banje dhe dush,ushqimin me pije, pagesen per vizitat, shoqeruesin, perkthyesin dhe siguracionin.
9. Organizmi pergjegjes:
Shoqata Shqiptare e Speleologjise.
Adresa: Rruga "Daut Borici", Nr.1265, Shkoder.
Tel/fax.:
Personi kontaktit: Prof. Gezim Uruci, President.
PROGRAMI
Dita 1.
Mbritja ne Tirane ose ne portin e Durresit dhe transferimi ne Shkoder. Kontakti i pare me zonen. Prezantimi gjeografik i zones me projektim diapozitivash.
Dita 2.
Nisja per ne Boge. Ngritja e kampingut (ose sistemimi ne shtepi). Njohja me terrenin dhe hartimi i planit te levizjes.
Dita 3-5.
Mundesi eksplorimi i tre prej shpellave me interesante te zones:
1. Shpella e Gjek Markut,nje nga me te medhate vertikale ne Shqiperi (-230 metra).
2. Shpella e Pucit, me nje zhvillim hapsinor prej 5000 metrash dhe disnivel rreth 355 metrash.
3. Shpella e Cilikokave, nje nga shpellat me te thella ne Evrope, (-550 metra), e pa eksploruar deri ne fund, me nje koloni jashtzakonisht te madhe lakuriq nate.
Dita 6-8.
Mundesi eksplorimi ne tre nga shpellat ne afersi te Thethit:
1. Shpella e Rratheve,kryesisht horizontale, me interes biospeleologjik.
2. Shpella e Kataraktit,prej nga formohet katarakti i Thethit. Me sifone ne disa kate,nga te cilat jane eksploruar kater.
3. Shpella e Majes se Arapit, nje nder shpellat me te medha te Ballkanit,rreth 13 km galeri dhe 3 sifone te eksploruara.
Maja e Arapit, ne formen e nje torre (2200m), nje nga faqet e se ciles ngrihet mbi 900m vertikal,eshte nje nga pikat me terheqese per ngjitje shkembore.
Dita 9.
Kthimi ne Shkoder. Vizite ne shpellen e Gajtanit (gjurme prehistorike te aktivitetit njerezor). Vizite ne Keshtjellen Mesjetare te Rozafes, ndertuar mbi mure ilire.
Dita 10.
Nisja nga Shkodra per ne aeroportin e Rinasit/Portin e Durresit. Rruges: Vizite ne qytetin e Lezhes: Vendvarrimi i Skenderbeut.Vizite ne qytetin e Krujes: Muzeu Mesjetar i Skenderbeut.