Ekskursione ne natyre

 

SHKODER (SHQIPERI E VERIUT)

Vendi i kontrasteve natyrore: nga deti deri ne Alpet e Veriut.

 

Shkodra eshte zona me veriore e Shqiperise, ku jeton nje popull i varfer, por me tradita te shquara historike dhe kulturore.

Eshte vendi i resurseve te medha ujore: lumenjve te mbrekullueshem malore, liqeneve artificiale dhe liqenit me te madh ne Ballkan, Liqenit te Shkodres (Lacus Labeatis i romakeve)

 

Vetem 32km. nga qyteti ndodhet Velipoja, fshat bregdetar,me nje plazh 14km. te gjate. Aty prane ju mund te shikoni nje kompleks mjedisesh te lageshta: keneten e Domnit, lagunen e Vilunit, delten e lumit Buna me Rezervatin e Gjuetise.

 

Pas rreth 60km. rruge nga qyteti, ju mund te shijoni bukurite e pakrahasueshme te luginave ne zemer te Alpeve shqiptare, relievin e ashper te maleve madheshtore gelqerore, freskine e pyjeve te ahut dhe burimet e ftohta.

Shkodra ju fton te thithni nektarin e natyres shqiptare. Kjo jave do te jete per ju nje eksperience e paperseriteshme.

1. Datat:

Qershor,Korrik,Shtator.

2. Numri i pjesemarresve:

Nga 8 deri 12 persona. Gjuhet e komunikimit: anglisht, italisht, shqip.

3. Numri i diteve:

8 (7 nete)

4. Vendi i pritjes:

Aeroporti i Rinasit (Tirane). Per ata qe udhetojne me traget, porti i Durresit.

5. Tipi i akomodimit:

Ne qytet (Shkoder), ne Hotel Rozafa, dhoma dyshe, me banje dhe dush. Ne Alpe (2 nete) ne shtepite e banoreve, dhoma dyshe.

6. Mjetet e transportit gjate vizites:

Transport kolektiv (minibus). Largesia nga aeroporti i Rinasit dhe nga porti i Durresit eshte rreth 100km.

7. Inkuadrimi:

3 shoqerues sipas gjuheve (anglisht, italisht, shqip).

8. Cmimi:

400 USD per person. Ky cmim perfshin fjetjen ne dhoma dyshe, ushqimin me pijet, pagesat vizitat dhe per shoqeruesin specialist dhe siguracionin. Shtesa per dhome teke eshte 10 USD.

9. Organizmi pergjegjes:

Agjensia Turistike Rozafa

Adresa: Hotel Rozafa,Rruga"Vasil Shanto",Shkoder.

Tel/Fax.: (-355)224 3590, tel.(-355)224 3767

N° llogarise bankare: Banka Kombetare Tregtare,Nr.4056/7102

Personi kontaktit (pergjegjes): Luan Dervishi

 

 

PROGRAMI

 

Dita 1.

Mbritja ne aeroportin e Rinasit (ose ne portin e Durresit) dhe transferimi ne Shkodrer, ne Hotel Rozafa.Kontakti i pare me zonen. Vizite ne qytet. Prezantim historik dhe gjeografik i zones me projektim diapozitivash.

 

Dita 2. Ngjitje ne Keshtjellen Rozafa. Pike dominuese nga mund te shihen pamje natyrore te vecanta: Liqeni i Shkodres, lumejte Buna dhe Drini dhe bashkimi i tyre, malet rreth liqenit dhe qytetit.

Vizite ne 2 fshatra, Shiroke dhe Zogaj, me tradita peshkimi. Shetitje me lunder ne Liqenin e Shkodres.

 

Dita 3. Ekskursion natyror ne zone lagunore dhe delte.

Vizite ne Velipoje: nje kenete e vogel (k. e Domnit), plazhi i Velipojes, Rezervati i Gjuetise, laguna e Vilunit.

 

Dita 4 deri 7. Ekskursion kater ditor ne Alpe.

Dita 4 dhe 5.

Vizite ne Theth (Park Kombetar). Fjetje ne Theth (1 nate ).

Rruges per ne Theth: fusha e bimeve aromatike (Postopoje), kanion ne Perroin e Thate, bime endemike dhe te rralla, lugina akullnajore e Boges.

Ne Theth: burimet e lumit te Thethit, ujvara e Grunasit, Gryka e Kaprese (kanion), vende per banja dhe peshkim, kulla e ngujimit.

 

Dita 6 dhe 7.

Vizite ne Lepushe dhe Vermosh. Fjetje ne Lepushe (1 nate). Peisazhe te mbrekullueshme malore, lugina e lumit te Cemit, kanione, burime qe shperthejne ne faqe shkembore, ujvara, flore alpine, lugina akullnajore e Lepushes, lumi i Vermoshit (i vetmi ne Shqiperi qe ben pjese ne pellgun e Danubit), pyje madheshtore ahu, shtepi karakteristike, jete blegtorale.

 

Dita 8.

Nisja nga Shkodra per ne aeroportin e Rinasit/ Portin e Durresit. Gjate rruges:vizite ne Lezhe: Varri i Skenderbeut (Hero kombetar). Vizite ne Kruje: Muzeu Mesjetar i Skenderbeut.

 
Hosted by www.Geocities.ws

1