Vizite kulturore
SHKODER (SHQIPERI E VERIUT)
Trashegimi historiko-kulturore ne "djepin e Kultures shqiptare"
Shkodra eshte nje qytet i lashte, i mbushur me ngjarje historike dhe monumente te kultures.
Historia e Shkodres "lexohet" ne tumat ilire, ne rrenojat e fortifikimeve dhe te keshtjellave, ne kostumet popullore dhe ne folklorin e pasur, ne shtepite karakteristike, ne traditen e punimit te sermit, te drurit, bakrit...
Shkodra eshte quajtur "djepi i kultures shqiptare". Ajo ka nxjerre figura te shquara si historiane, poete, piktore, kompozitore etj.
Ne zonat malore mund te degjosh fragmente nga "Cikli i Kreshnikeve",te shoqeruara me "lahute" apo te shohesh "xhubleten" veshje grash e vjeter, rreth 4000 vjecare.
1. Datat: Maj-Shtator
2. Numri i pjesemaresve:
Nga 10 deri 12 persona. Gjuha e komunikimit: italisht, anglisht, gjermanisht, shqip.
3. Numri i diteve te vizites:
8 (7 nete).
4. Vendi i pritjes:
Aeroporti i Rinasit (Tirane). Per ata qe udhetojne me traget, Porti i Durresit.
5. Tipi i akomodimit:
Hotel Rozafa ne Shkoder, dhoma dyshe me banje dhe dush.
Ne zonen alpine (1 nate), ne shtepite e banoreve.
6. Mjetet e transportit gjate vizites:
Transport kolektiv (mini bus). Largesia nga aeroporti i Rinasit dhe nga porti i Durresit eshte rreth 100km.
7. Inkuadrimi:
3 shoqerues sipas gjuheve.
8. Cmimi:
400 USD per person. Ky cmim perfshin fjetjen ne dhome dyshe me banje dhe dush, ushqimin me pije, pagesen per vizitat dhe shoqeruesin specialist dhe siguracionin. Shtesa per dhome teke eshte 10 USD.
9. Organizmi pergjegjes:
Agjensia Turistike Rozafa
Adresa: Hotel Rozafa, Rruga "Vasil Shanto", Shkoder.
Tel/Fax.:(-355) 224 3590,tel.(-355) 224 3767
N° llogarise bankare: Banka Kombetare Tregtare,Nr.4056/7102
Personi i kontaktit (Pergjegjes): Luan Dervishi
PROGRAMI
Dita 1.
Mbrritje ne aeroportin e Rinasit/Porti i Durresit dhe transferim ne Shkoder, ne Hotel Rozafa. Kontakti i pare me zonen. Prezantim historik dhe gjeografik i zones se Shkodres me projektim diapozitivash.
Dita 2.Vizite ne kryeqytetin e vjeter te Mbreterise Ilire te Gentit.
Vizite ne Keshtjellen Rozafa: e periudhes veneciane, ndertuar mbi mure ilire 2400 vjecare
Legjenda e murrosjes (e Rozafes). Murre rrethues te periudhes romake (shek. IV). Muzeu i Keshtjelles. Rrenoja te kishes se Shen Stefanit (shek. XIII), e shndruar me vone ne xhami.
Kisha e Zojes se Shkodres, e rindertuar per te treten here. Heren e pare eshte ndertuar para viti 1467.
Fshati Ajasem, vend ku u themelua Shkodra, ne shek. IV p.K.
Xhamia e Plumbit (1774).
Dita3. Zbulime te trashegimise kulturore ne dy fshatra: Mes dhe Drisht.
Tuma ilire (te pa zbuluara). Vendbanim i fortifikuar i Kratulit (shek.II-I).Ura e Mesit (shek. XVIII). Keshtjella mesjetare e Drishtit (Drivastum), rrenoje.
Dita 4. Njohje me kulturen e Shkodres
Muzeu i qytetit: materiale arkeologjike,historike,etnografike.
Shtepia muze "Luigj Gurakuqi". Shtepi karakteristike te shek. XVIII-XIX. Hamami (banjat turke, shek. XVIII), sot bar.
Fototeka Marubi, me mbi 300.0000 negativa, duke filluar qe ne vitin 1858.
Prodhime artizanale ne serm, dru, baker, tekstil.
Dita 5 dhe 6. Njohje me etnologjine e Malesise.
Vizite ne fshatrat e zones alpine: Lepushe, Vermosh (110km.) Njerez te varfer por me karakter te forte dhe shume mikprites. Shtepi karakteristike tip kulle. Jete blegtorale.
Njohje me veshje (xhubleta, tirqe) dhe zakone te vjetra, folklor te pasur, punime ne dru, sixhade. Natyre e mrekullueshme.
Dita 7. Kultura dhe Kulti.
Vizite ne qytet. Katedralja(shek. XIX), Kolegji Saverian (shek.XIX), Xhamia , Kisha ortodokse.
Universiteti "Luigj gurakuqi", Biblioteka " Marin Barleti", Teatri "Migjeni," Galeria e Arteve.
Vizite ne 2 fshatra ne breg te liqenit: Shiroke dhe Zogaj.
Dita 8.
Nisja nga Shkodra per ne aeroportin e Rinasit/Portin e Durresit. Rruges: Vizite ne qytetin e Lezhes: Vendvarrimi i Skenderbeut.Vizite ne qytetin e Krujes: Muzeu Mesjetar i Skenderbeut.