ÇIKLIZEM MALOR NE ALPET E SHQIPERISE
Shkodra eshte zona me veriore e Shqiperise, ku jeton nje popull i varfer, por me tradita te shquara historike dhe kulturore. Eshte vendi i resurseve te medha ujore: lumenjve te mrekullueshem malore, liqeneve artificial dhe liqenit me te madh ne Ballkan, Liqenit te Shkodres.
Pas rreth 60 km rruge nga qyteti, ju mund te shijoni bukurite e pakrahasueshme te luginave ne zemer te Alpeve shqiptare, reljevin e ashper te maleve madheshtore gelqerore, freskine e pyjeve te ahut dhe burimet e ftohta.
Turi qe ju propozojme eshte nje nga me terheqesit per ata qe duan te shijojne bukurine e ashper te maleve, kontrastin e madh te reljevit, pergjate nje rruge malore qe shpesh kalon afer lumenjve, ne nje zone te njohur per traditat dhe zakonet te trasheguara brez pas brezi.
Shkodra ju fton te thithni nektarin e natyres shqiptare. Kjo jave do te jete per ju nje pervoje e paperseritshme.
Itinerari eshte rreth 150 km, duke filluar nga Kopliku. Ketu perfshihen dhe udhetimet rreth qytetit.
1. Datat:
Qershor - Shtator
2. Numri i pjesemarresve:
10 deri 12 persona; gjuhet: italisht, anglisht, gjermanisht, shqip.
3. Ditet e vizites:
8 (7 nete)
4. Vendi i pritjes:
Aeroporti i Rinasit/Porti i Durresit. Ne qofte se do te sillni me vete biçikletat, rruga me e mire
eshte te udhetoni me traget.
5. Akomodimi:
Hotel "Rozafa" ne Shkoder (nata e pare dhe e fundit), dhome dyshe me banje e dush. Ne Alpe
(pese nete), ne shtepite e fshatareve ose ne hotel (Theth).
6. Transporti:
Transport kolektiv (mikrobus). Jane rreth 100 km nga Aeroporti i Rinasit dhe nga Porti i Durresit.
7. Inkuadrimi:
Nje shoqerues sipas gjuhes qe do te perdoret.
8. Çmimet:
350 USD per person. Ne kete çmim perfshihet: fjetja, ushqimi me pijet, pagesat per vizitat dhe
per shoqeruesin, sigurimi.
9. Organizmi pergjegjes:
Agjensia Turistike "Rozafa".
Adresa: Hotel "Rozafa", Rruga: Vasil Shanto, Shkoder.
Tel/Fax.: (+355) 224 435 90, Tel. (+355) 224 437 67
Llogaria bankare: Banka Tregtare Kombetare, nr. 4056/7102
Personi i kontatktit: Luan Dervishi
Grupi duhet te njoftoje nese do te sjelle me vete pajimet apo do t'i marre me para ne Shqiperi. Ne rastin e fundit duhet te kontaktoje me Agjensine per çmimet
PROGRAMI
Dita 1. Mbrritja ne Portin e Durresit dhe transferimi ne Shkoder., ne Hotel "Rozafa". Kontakti i pare me vendin. Prezantimi historik dhe gjeografik i zones, neprmjet diapozitivave.
Dita 2. Vizite ne dy simbole te qytetit, ne Keshtjelle dhe ne Liqen. Vizite ne Keshtjellen Rozafa: Keshtjelle mesjetare e ndertuar mbi rrenoja te mureve ilire. Nga kjo pike dominante shihen pejsazhe te bukura: Liqeni i Shkodres, lumenjte Drin e Buna dhe bashkimi i tyre, malet rreth qytetit e liqenit. Vizite ne dy fshatra me tradita ne peshkim, Shiroke dhe Zogaj. Shetitje ne liqen.
Dita 3. Koplik --- Dedaj --- Boge (36 km). Rruge e paasfaltuar pergjate lugines se Perroit te Thate, ku mund te shihni disa kanione.
Dita 4. Boge --- Theth (17 km). Itinerar i veshtire, qe kalon nga Buni i Thores (1700m), neper nje pyll ahu dhe pishe.
Dita 5. Theth. Njohje me traditat dhe natyren e zones. Kulla e ngujimit, ujvara, kanione, vende per banja dhe peshkim ne Lumin e Shales.
Dita 6. Theth --- Nicaj ---Kir (29 km). Itinerari mjaft terheqes neper kanione e qafa malesh.
Dita 7. Kir --- Shkoder (45 km). Rruge ne zbritje pergjate lugines se Lumit Kir.
Dita 8. Nisja nga Shkodra per ne Portin e Durresit. Gjate rruges: vizite ne qytetin e Lezhes ne vendvarrimin e Skenderbeut (Hero Kombetar); vizite ne qytetin e Krujes, ne Muzeun Mesjetar.