AVENTURE
Udhetime aventure ne Alpet e Shqiperise
- Alpet e Veriut karakterizohen nga nje kontrast i theksuar i reljevit, qe shprehet ne diferencat midis luginave dhe majave qe i rrethojne, diferenca qe shkojne deri ne 2000m. Maja me e larte eshte Jezerca 2694m. Ne lugina ndodhen fshatra me nje bukuri te vecante, qe lidhen midis tyre me rruge automobilistike.
- Per ata qe kane pergatitje te mire fizike, eshte nje jave me mundesi te pafundme per marshime, speleologji, alpinizem, not dhe peshkim.
- Gjate ketij udhetimi keni mundesi te zbuloni luginat e mrekullueshme te Cemit e te Shales dhe kulturen e pasur, materiale dhe shpirterore te malesoreve te ruajtur, pothuaj te paprekur, brez pas brezi.
Ejani ne Alpet tona. Ne çdo hap ju do te ndesheni me surpriza te kendshme. Keto zona jane pothuajse te panjohura per te huajt.
1. Datat:
Qershor - Shtator
2. Numri i pjesemarresve:
10 deri 12 persona; gjuhet: italisht, anglisht, gjermanisht, shqip.
3. Ditet e vizites:
8 (7 nete)
4. Vendi i pritjes:
Aeroporti i Rinasit (Tirane). Per ata qe udhetojne me traget, Porti i Durresit.
5. Tipi i akomodimi:
Hotel "Rozafa" ne Shkoder (nata e pare dhe e fundit), dhome dyshe me banje e dush. Ne Alpe
(pese nete), ne shtepite e fshatareve ose ne kamping.
6. Transporti:
Transport kolektiv (mikrobus). Jane rreth 100 km nga Aeroporti i Rinasit dhe nga Porti i Durresit.
7. Inkuadrimi:
Nje shoqerues sipas gjuhes qe do te perdoret.
8. Çmimet:
350 USD per person. Ne kete çmim perfshihet: fjetja, ushqimi me pijet, pagesat per vizitat dhe
per shoqeruesin, sigurimi.
9. Organizmi pergjegjes:
Agjensia Turistike "Rozafa".
Adresa: Hotel "Rozafa", Rruga: Vasil Shanto, Shkoder.
Tel/Fax.: (+355) 224 435 90, Tel. (+355) 224 437 67
Llogaria bankare: Banka Tregtare Kombetare, nr. 4056/7102
Personi i kontaktit: Luan Dervishi
PROGRAMI
Ju mund te zgjidhni nje nga dy variantet e meposhteme. Udhetimet ne kembe zgjatin 6-7 ore ne dite
Varianti i pare Varianti i dyte
Dita 1. Mbrritja ne Shkoder Dita 1. Mbrritja ne Shkoder
Dita 2. Shkoder --- Vermosh Dita 2. Shkoder --- Vermosh
Dita 3. Vermosh --- Tamare --- Nikç Dita 3. Vermosh --- Lepushe
Dita 4. Nikç --- Bjeshket e Namuna Dita 4. Lepushe --- Tamare --- Nikç
Dita 5. Bjeshket e Namuna --- Qafe e Pejes--- Dita 5. Nikç --- Bjeshket e Namuna
--- Okol --- Theth
Dita 6. Theth --- Nicaj --- Nanplep Dita 6. Bjeshket e Namuna --- Boge
Dita 7. Nanplep --- Koman (me anije) --- Dita 7. Boge --- Shkoder
--- Shkoder (me makine)
Dita 8. Nisja nga Shkodra Dita 8. Nisja nga Shkodra
Disa nga veçorite me terheqese te vendeve ku do te kalohet:
Rrapsh: Pike dominuese nga shihet Lugina e mrekullueshme e Cemit, 800m poshte.
Tamare: Qender administrative e Kelmendit, Ura e Tamares, bashkimi i Cemit te Selces me Cemin e Vuklit, ku mund te peshkohet trofta.
Tamare - Qafe e Bordolecit (afer Lepushes): Male te larta, kanione, shtepi karakteristike, pyll ahu, flore alpine, kullota.
Lepushe: Lugine e mrekullueshme akullnajore, pejsazh tipik alpin, mikpritje.
Tamare - Nikç: Burimet e Cemit te Vuklit, fshat i bukur mes maleve te larta (Sheniku, 2554m).
Bjeshket e Namuna: Nje nga masivet malore me te bukura e me madheshtore te Shqiperise, pejsazh alpin, maja malesh 2000-2500m , qafa, kullota, dhi te egra.
Thethi: Park Kombetar, jete blektorale, kulla e ngujimit, lumenj malor, Ujvara e Grunasit, Kanioni i Kaprese, vende per banje dhe peshkim, shpella.
Boge: Lugine gjigante me origjine akullnajore, e rrethuara nga male te larta ku ndodhen disa nga shpellat me te medha te Shqiperise.
Liqeni i Komanit: Udhetim me anije ne nje liqen shume te bukur artificial, permes maleve e pyjeve.