VĖLLAZĖRIA
NĖ ISLAM
Me
emrin e Allahut
tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit
Falėnderimi
i takon vetėm Allahut, qė me anė tė Muhammedit
solli dritėn dhe fenė e vėrtetė, udhėzoi me anė
tė tij njerėzit dhe ua hapi atyre sytė, i bashkoi
pasi ishin tė pėrēarė, i bėri miq pasi ishin
armiq.
E falėnderojmė
Allahun qė na urdhėron neve, besimtarėve, ta duam
njėri-tjetrin dhe ta forcojmė gjithnjė besimin duke
forcuar dashurinė pėr njėri-tjetrin.
O njerėz,
kijeni frikė Allahun, pėrmbajuni urdhrave tė Tij
dhe urdhrave tė tė Dėrguarit tė Tij, sepse vetėm
nė kėtė mėnyrė mund tė arrini lumturinė e vėrtetė.
I Dėrguari
i Allahut, Muhammedi (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij
qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Mos kini smirė
pėr njėri-tjetrin, mos mashtroni, mos urreni njėri-tjetrin,
mos ia ktheni shpinėn njėri-tjetrit dhe mos ndėrhyni
nė shitblerjen e njėri-tjetrit. Jini vėllezėr, siē
i ka hije robve tė Allahut. Muslimani ėshtė vėlla
i muslimanit, nuk i bėn padrejtėsi, nuk e lė nė
baltė, nuk e gėnjen dhe nuk e pėrēmon atė.
Devotshmėria ėshtė kėtu (e tha kėtė tri herė,
duke bėrė me shenjė nga zemra e tij). Pėr njė
njeri ėshtė shumė keq qė ta pėrēmojė vėllanė
e tij musliman." (Marrė nga Muslimi)
Nė njė
hadith tjetėr ai thotė: "Atij qė i largon
muslimanit njė brengė, Allahu ia largon brengėn Ditėn
e Kijametit; Atij qė i mbulon muslimanit njė tė metė,
Allahu do tia mbulojė Ditėn e Kijametit."
Nė
hadithin qė e pėrmendėm mė lart, Pejgamberi (Paqja
e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi tė!) thotė: "Jini
vėllezėr, siē i ka hije robve tė Allahut".
Vėllazėria,
pėr tė cilėn na porosit Pejgamberi ynė i dashur,
nuk ėshtė sipėrfaqėsore, ajo duhet tė jetė e
fortė dhe duhet ta ketė vendin nė shpirt e nė zemėr.
Ajo nuk duhet tė jetė me qėllime interesi, por njė
dashuri e vėrtetė, qė shprehet me fjalė e vepra tė
mira. Vėllazėri e vėrtetė ėshtė kur ti do pėr
vėllanė atė qė do pėr vete, kur dėshiron qė ai
tė jetė besimtar i pėrpiktė, tė jetė krenar, i
fortė, i pasur, e tė sillet mirė, kur e kėshillon
atė dhe i mėson si tė jetė nė rrugė tė drejtė,
duke pėrdorur metodat mė tė favorshme, pėr tia
arritur qėllimit.
Gjithashtu,
kur nuk do pėr vėllanė atė qė nuk e do pėr vete,
kur tė shqetėson fakti qė ai mund tė jetė i
shthurur, i poshtėruar, i varfėr, i dobėt dhe asnjėherė
nuk pajtohesh me sjelljet e tij tė kėqija, kur i bėhesh
krah gjithnjė dhe nuk mjaftohesh vetėm duke iu lutur
Allahut pėr tė, nėse e sheh qė ka nevojė, por
ti vetė pėrpiqesh ta ndihmosh me sa ke mundėsi.
Dijetari
i nderuar Ibnu Kudame el-Makdesi nė njė nga
shkrimet e tij, ka pėrmendur disa nga detyrimet qė
ka secili prej nesh ndaj vėllait tė tij musliman. Ai
thotė:
1.
Plotėsimi i nevojave tė vėllait tėnd musliman,
ndėrkohė qė shpėrblimi i Allahut pėr ty, varet
nga fakti se nė cilėn kategori tė poshtėshėnuar bėn
pjesė:
Tia
plotėsosh nevojat kur ai ta kėrkon njė gjė tė
tillė dhe ti je nė gjendje pėr ta ndihmuar. Kjo tė
bėhet me dėshirė dhe mundėsisht me buzėqeshje.
Tia
plotėsosh nevojat kur nuk tė kėrkohet njė gjė e
tillė, por ti vetė e ndjen nevojėn e tij pėr ty.
Tė
plotėsosh nevojat e vėllait para tuajave. Qenė
sahabėt ata, qė e praktikuan tė parėt kėtė lloj
veprimi, prandaj, Allahu i Madhėruar i ka lavdėruar
nė Kuran, duke thėnė: "Ata u japin pėrparėsi
tė tjerėve para vetes edhe nėse ėshtė diēka
personale."
2.
Gjuha duhet tė heshtė.
Kėtė
gjė mund ta sqaronim nė kėtė mėnyrė: duhet tė
heshtė dhe tė mos pėrmendė tė metat e vėllait
musliman, nė prani a nė mungesė tė tij. Duhet tė
mos pyesėsh pėr ato gjėra qė ai nuk dėshiron
ti tregojė, tė ruash sekretet e tij edhe nėse
ndahesh prej tij. Duhet tė mos fyesh shokėt e tij,
pjesėtarėt e familjes, madje edhe nėse dėgjon dike
duke i bėrė kėto veprime, tė mos i tregosh vėllait,
pėr tė mos shkaktuar grindje.
3.
Gjuha duhet tė flasė
Kėtė
mund ta sqaronim kėshtu: ashtu siē pėrmendėm mė
lart faktin se nuk duhet tė themi atė qė vėllait
nuk i pėlqen, po kėshtu duhet qė gjuha tashmė tė
zgjidhet, pėr tė folur pėr anėt e tij tė mira.
Duhet qė
me fjalė e vepra tė pėrpiqesh tė fitosh zemrėn e
tij, ta pyesėsh pėr ndonjė hall qė mund tė ketė
dhe gjithnjė, kur je me tė, tė pėrpiqesh tė jesh
i gėzuar dhe i qeshur. I Dėrguari i Allahut (paqja e
Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi tė!) thotė nė
njė hadith: "Nėse dikush prej jush e do vėllain
e tij musliman, le tia shprehė." (Kumtoi
Tirmidhiu)
Kėtu
mund tė pėrmendim se ėshtė detyrė qė vėllanė
ta thėrrasim me emrin apo pseudonimin qė ai pėlqen.
Umer ibn Hattabi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!)
ka thėnė:
"Dashurinė
e vėllait tėnd musliman mund ta fitosh me anė tė
tri gjėrave: ta pėrshėndesėsh kur e takon, ti bėsh
vend kur jeni ulur pėr tė kuvenduar dhe ta thėrrasėsh
me emrin qė ai pėlqen mė shumė."
4.
Lutu pėr vėllanė kur ėshtė gjallė dhe kur ka
vdekur
Lutjet
duhet tė jenė tė njėjtat ato qė bėn pėr veten tėnde
(pėrveē rastit kur ke diēka fare personale). Ebu
Derda kumton se i Dėrguari i Allahut (Paqja e Allahut
dhe bekimi i Tij qofshin mbi tė!), ka thėnė: "Kur
muslimani lutet pėr vėllanė e tij, pa ditur gjė (ky
i fundit), lutja pranohet. Tek koka e lutėsit qėndron
njė engjėll i ngarkuar tė thotė, pas ēdo lutejeje
tė mirė pėr vėllanė musliman, Amin, tė dhėntė
Allahu edhe ty tė njėjtėn gjė!" (Kumtoi
Muslimi)
5.
Besnikėria dhe sinqeriteti
Besnikėri
do tė thotė ta duash vėllanė musliman deri nė
vdekje dhe pas saj, tu qėndrosh besnik fėmijėve
dhe miqve tė tij. I Dėrguari i Allahut (Paqja e
Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi tė!), njė herė,
pasi ka nderuar siē duhet njė tė moshuar, tha: "Ajo
vinte tek ne shpesh, kur Hatixheja ishte gjallė.
Ruajtja e marrėdhėnieve tė tilla ėshtė pjesė e
besimit." (Kumtoi Hakimi)
Qė tė
tregohesh besnik i vėrtetė me vėllanė tėnd, duhet
qė marrėdhėniet e tua me tė tė mos ndryshojnė
edhe nėse rritesh nė post, tė shtohet pasuria etj.
Duhet gjithashtu qė tė mos u vėsh veshin fjalėve qė
mund tė tė thotė dikush pėr vėllanė, dhe tė mos
mbash shok e mik armikun e tij.
6.
Lehtėsim dhe jo stėrmundim
Duhet tė
mos e stėrmundosh vėllanė tėnd duke i kėrkuar tė
bėjė atė qė nuk ka mundėsi, apo ti kėrkosh tė
ti zgjidhė hallet, tė tė shėrbejė, etj. Nė
lidhjet e tua me tė, duhet qė qėllimet e tua
kryesore tė jenė: arritja e kėnaqėsisė sė
Allahut, kėnaqėsia dhe shlodhja kur takohesh me tė,
ta kesh si ndihmė pėr tė forcuar besimin pėr tu
afruar edhe mė shumė me Allahun, duke zbatuar
detyrimet qė ke ndaj vėllait tėnd musliman.
Si
mendoni ju, vallė ėshtė shenjė e vėllazėrisė qė
tė pėrvetėsosh pa tė drejtė pasurinė e tjetrit,
tė kalosh kufijtė e tė drejtave reciproke, ti
heqėsh riskun vėllait tėnd, ti ndėrhysh nė
tregėti (pėr ti prishur punė), tė fejohesh a tė
martohesh me atė vajzė qė ai e ka kėrkuar para
teje dhe pret tė marrė pėrgjigje (nga familja e
vajzės), ta mashtrosh vėllanė tėnd, ta presėsh nė
besė, tė flasėsh pėr tė metat e tij dhe tė
harrosh anėt pozitive qė ka ai, ta pėrgojosh duke
folur pas krahėve?!
Duhet tė
mos harrohet se pėrgojimi i tjetrit ėshtė njė nga
mėkatet e mėdha. O muslimanė, kijeni frikė Allahun
dhe mos harroni se jeni vėllezėr tė njė feje dhe
marrėdhėniet vėllazėrore qė keni, janė pėr hir
tė Allahut. Kjo ėshtė lidhja mė e fortė se tė
gjitha, si nė kėtė botė, ashtu edhe Ditėn e
Gjykimit.
Allahu
nė Kuran thotė:
"Atė
ditė, miqtė e ngushtė do tė jenė armiq tė njėri-tjetrit,
pėrveē tė devotshmėve (besimtarėve)."
(Zuhruf, 67)
Allahu
i Madhėruar dhe i Dėrguari i Tij (Paqja e Allahut
dhe bekimi i Tij qofshin mbi tė!), na kanė dhėnė
disa rregulla bazė qė rrisin dhe forcojnė dashurinė
vėllazėrore, na afrojnė mė shumė me njėri-tjetrin
dhe i japin fund njėherė e pėrgjithmonė pėrēarjes
dhe armiqėsisė midis nesh. Prej tyre mund tė pėrmendim
pėrshėndetjen (kryesisht selamin).
Nė njė
hadith Muhammedi (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij
qofshin mbi tė!) porosit ata qė janė grindur me njėri-tjetrin
dhe thotė: "Nuk i lejohet askujt qė tė mbajė
mėri me vėllanė e tij, mė shumė se tri ditė. Mė
i mirė prej tyre ėshtė ai qė e pėrshėndet i pari
tjetrin (i jep selam)".
Ėshtė
detyrė e atij qė dėgjon selamin, qė tė pėrgjigjet
nė tė njėjtėn mėnyrė ose mė mirė, duke shoqėruar
pėrshėndetjen me buzėqeshje, ēiltėrsi dhe me zė,
qė tė dėgjohet.
Nė njė
hadith, i Dėrguari i Allahut, Muhammedi (Paqja e
Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi tė!) porosit njėrin
prej shokėve tė tij (Ebu Ejubin): "Tė tė
tregoj njė tregėti tė suksesshme?"
"Po", - ia ktheu Ebu Ejubi. "Nėse
dy vetė janė tė grindur, - vazhdoi Pejgamberi (Paqja
e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi tė!), pajtoji
dhe afroji!"