BESIMI NĖ PĖRCAKTIMIN E ALL-LLAHUT XH.SH.


 

Besimi nė pėrcaktimin e All-llahut XH.SH. ėshtė njė nga bazat e akidesė dhe baza e gjashtė e imanit. Andaj kush e mohon kaderin (pėrcaktimin e All-llahut XH.SH.), ai ka dalur nga feja e All-llahut XH.SH..

Qė nė fillim e kemi cituar Hadithin e Ibni Umerit r. a, prej tė cilit transmetohet se, Resulull-llahu e, kur e pat vizituar Xhibrili dhe e pat pyetur pėr imanin, ka thėnė: "Tė besosh All-llahun, engjėjt e Tij, Librat e Tij, Pejgamberėt e Tij, botėn e ardhshme dhe se ēdo gjė qė ndodh (e mirė a e keqe), ndodh sipas pėrcaktimit tė All-llahut."

Definicioni i kadaasė dhe i kaderit

Dijetarėt islamė kanė qėndrime divergjente pėrkitazi me definicionin e kadaasė dhe kaderit. Disa kėto i konsiderojnė si sinonime pėr njė gjė tė njėjtė, kurse disa tė tjerė kaderin e definojnė ndryshe nga kadaaja, duke thėnė: "Kaderi ėshtė dituria e All-llahut XH.SH. mbi atė se ēka do tė bėjnė krijesat e Tij nė tė ardhmen.218 Ndėrsa kadaa ėshtė krijimi i krijesave nga ana e All-llahut XH.SH. nė pajtueshmėri me diturinė dhe me vullnetin Tij."

Disa tė tjerė e thonė tė kundėrtėn, e definicionin e kadaasė ia pėrshkruajnė kaderit, kurse definicionin e kaderit kadaasė, gjė qė ėshtė e mundur.219

E, disa i definojnė me definicion tė njėjtė duke thėnė: "Kadaaja dhe kaderi janė pikėrisht ky sistem preciz tė cilin All-llahu XH.SH. e ka vendosur nė kėtė botė, Ligjet dhe ligjshmėritė e pėrgjithshme (natyrore) me tė cilat i ka ndėrlidhė shkaqet dhe pasojat."220 Kėtė domethėnie e pėrmend edhe Kur’ani, kur flet pėr Kaderin, siē qėndron nė kėtė ajet:

"... Dhe, ēdo gjė tek Ai ėshtė me masė." (Er-Ra’d: 8)

"Nuk ekziston asnjė send, e qė tė mos gjendet ajo nė thesarin Tonė, e nga ajo Ne japim vetėm aq sa ėshtė e nevojshme." (El-Hixhėr: 21)

"Ne, ēdo send e kemi krijuar me masė tė caktuar." (El-Kamer: 49)

Sa bukur ėshtė pėrgjigjur imam Ahmedi, kur ėshtė pyetur pėr kaderin: "Kaderi ėshtė kudretur-Rahman (fuqia e Mėshirėplotit)." Ibni Kajjimi, nė kasidėn e vet, thotė:

E vėrteta mbi kaderin, i cili shumė veta i ka hutuar, ėshtė se ai ėshtė kudretur-Rahman.

Ibni Akili e ka lavdėrua kėtė, kur ka dėgjua se Ahmedi - All-llahu qoftė i kėnaqur me tė - e ka thėnė kėtė. Definicioni i Ahmedit ėshtė, nė tė vėrtet, i tėrėsishėm dhe i mjaftueshėm, sepse kaderi do tė thotė ajo qė All-llahu XH.SH. konfirmon me fjalėt:

"Thuaj (o Muhammed!): "Pėr tė gjitha vendos vetėm All-llahu!." (Ali Imran: 154)

"Dhe ēdo gjė kthehet tek Ai." (Hud: 123)

"... Nė duart e tė Cilit ėshtė pushteti mbi ēdo gjė!." (Ja Sin: 83)

"... S’ka ndėrmjetės tek Ai, pėrpos me lejen e Tij." (Junus: 3)

Janė tė shumtė ajetet qė flasin se nė Gjithėsi nuk mund tė ndodhė asgjė pa lejen dhe vullnetin e All-llahut XH.SH..

Tema e kaderit bazohet nė tė besuarit e cilėsive tė pėrsosura tė All-llahut XH.SH. dhe nė emrat e Tij tė bukur, siē janė dituria, fuqia dhe vullneti. All-llahu XH.SH. thotė:

"... Ai di ēdo gjė." (El-Bekare: 29)

"Ai ėshtė mė i dijshmi pėr ēdo gjė." (El-Hadid: 2)

"Ai punon ēka dėshiron Vet." (El-Buruxh: 16)

Tahaviu thotė: "Ēdo gjė zhvillohet sipas pėrcaktimit dhe dėshirės sė Tij. Dėshira e Tij realizohet, e jo dėshira e njerėzve, pėrpos ēka dėshiron Ai. Prandaj ajo qė Ai u dėshiron, ajo edhe do t’u ndodhė, e ajo qė Ai nuk u dėshiron, ajo as qė do t’u ndodhė. Askush nuk ėshtė nė gjendje t’i kundėrvihet urdhrit tė Tij, e as ta ndryshojė atė apo nė ēfarėdo mėnyrė tė ndikojė nė tė dhe askush nuk mund ta zmbrapsė urdhrin e All-llahu XH.SH. me urdhrin e dikujt tjetėr."221

Domethėnia e imanit nė kaderin

Ēdo myslimanė ėshtė i obliguar tė besojė nė pėrcaktimin e All-llahut XH.SH. dhe se ēdo gjė qė ndodhė, e mirė apo e keqe, e kėndshme apo e hidhėt, ndodhė mė pėrcaktimin e Tij. Me besimin nė kader nėnkuptohet tė besuarit nė diturinė e amshueshme tė All-llahut XH.SH., nė vullnetin e All-llahut XH.SH., i cili realizohet dhe nė plotfuqinė e Tij tė tėrėsishme. Duke sqaruar kėtė, shejhul-islam Ibni Tejmiu, thotė: "Besimi nė kader pėrfshinė dy shkallė, e ēdo shkallė pėrfshinė nga dy gjėra:

Shkalla e parė:

Tė besuarit nė atė se All-llahu XH.SH., me diturinė e Tij tė pafillimtė, me tė cilėn ėshtė i stolisur pėrherė, e ka ditur se ēka do tė bėjnė krijesat e Tij. Se i ka ditur tė gjitha punėt e tyre, veprat e mira dhe mėkatet, nafakėn e tyre dhe ēastin e vdekjes sė tyre. Pastaj All-llahu XH.SH. i ka shkruar nė Lehvi Mahvudh pėrcaktimet e tė gjitha krijesave. Sė pari e ka krijuar pendėn (lapsin), e i ka thėnė: "Shkruaj!" Penda pyeti: "ēka tė shkruaj?" "Shkruaj ēdo gjė qė do tė ndodhė gjer nė Ditėn e Kiametit!" Prandaj, ēdo gjė qė i ndodh njeriut, le ta dijė se assesi nuk ka mundur t’i shmanget asaj, e ēdoherė qė iu ėshtė shmangur diēkaje, le ta dijė se ajo assesi nuk ka mundur t’i ndodh. Pendat janė tharė, ndėrsa librat janė mbyllur. Pėrkitazi me kėtė, All-llahu XH.SH., thotė:

"A nuk e di ti, se All-llahut - i ėshtė e njohur ēdo gjė qė gjendet nė qiej e nė Tokė? Tė gjitha kėto janė (shėnuar) nė Libėr. Me tė vėrtetė, tė gjitha kėto, pėr All-llahun janė lehtė." (El-Haxhxh: 70)

"S’ka mjerim (fatkeqėsi) qė e godet Tokėn dhe juve, pėrveē asaj qė ėshtė shėnuar mė parė nė Libėr (Lehvi Mahvudh) - kjo pėr All-llahun, me tė vėrtetė, ėshtė lehtė!" (El-Hadid: 22)

Shkalla e dytė:

Tė besuarit nė vullnetin e All-llahut XH.SH., i cili realizohet nė tėrėsi dhe nė plotfuqinė e pakufishme tė Tij. Pra, tė besuarit se ēdo gjė ndodh, ndodh sipas dėshirės sė All-llahut XH.SH., e ajo qė nuk dėshiron Ai, as qė mund tė ndodhė. Se, ēdo lėvizje, sado e vogėl qė tė jetė ajo, nė qiej apo nė Tokė, apo tė prajturit (tė moslėvizurit), ndodh sipas vullnetit tė All-llahut XH.SH.. Se nė mbretėrinė e Tij, nuk mund tė ndodhė asgjė, qė nuk dėshiron Ai. Se All-llahu XH.SH. ėshtė i Plotfuqishėm tė bėjė ēdo gjė dhe se nuk ekziston kurrnjė krijesė as nė qiej, e as nė Tokė, e qė All-llahu XH.SH. tė mos e ketė krijuar atė, sepse tjetėr Krijues dhe Sundues nuk ekziston. Krahas tė gjitha kėtyre, All-llahu XH.SH. i ka urdhėruar njerėzit qė t’i binden Atij dhe Pejgamberėve tė Tij, dhe ua ka ndaluar mėkatet. Ai i do mutekijėt (tė devotshmit), mirėbėrėsit dhe tė drejtėt. Ėshtė i kėnaqur me ata tė cilėt besojnė dhe bėjnė vepra tė mira. E, nuk i do jobesimtarėt, e as qė ėshtė i kėnaqur me mėkatarėt. Nuk urdhėron vepra tė shėmtuara, e as qė u lejon kufrin robėrve tė Vet, dhe nuk i pėlqen trazirat (fesad). Dhe, njerėzit bėjnė vepra, por nė realitet, All-llahu XH.SH. ėshtė Krijues i veprave tė tyre. Njeriu ėshtė besimtar apo jobesimtar, i mirė apo i keq, ai falė namazin dhe agjėron dhe posedon fuqinė e vet me tė cilėn vepron dhe posedon vullnetin, por All-llahu XH.SH. i ka krijuar edhe ata, edhe fuqinė e tij, edhe vullnetin e tij. 222

Nga fjalėt e Ibni Tejmiut - rahimehullahi te’ala - konkludohet se kaderi pėrfshinė katėr shkallė:

Shkalla e parė: Besimi nė diturinė e pafillimtė tė All-llahut XH.SH., dhe se Ai e ka ditur ēka do tė bėjnė njerėzit para se tė bėjnė diē;

Shkalla e dytė: Tė shkruarit e tė gjitha kėtyre nė Lehvi Mahvudh;

Shkalla e tretė: Vullneti i All-llahut XH.SH. i cili realizohet dhe Plotfuqia e tij e pakufishme;

Shkalla e katėrt: Krijimi i tė gjitha krijesave nga ana e All-llahut XH.SH. dhe se Ai ėshtė Krijuesi i vetėm, e ēdo gjė tjetėr ėshtė e krijuar.

Ndarja e kaderit, tė cilit jemi tė obliguar t’i besojmė, nė kader tė mirė dhe nė kader tė keq, bėhet vetėm nė raport tė njeriut me krijesa e tjera, e, pėr sa i pėrket kaderit nė raport me All-llahun XH.SH., nė tėrėsinė e tij, ai ėshtė vetėm kader i mirė, sepse e keqja nuk i pėrshkruhet All-llahut XH.SH..223 Dituria e All-llahut XH.SH., vullneti i tij, shkruarja, krijimi i tė gjitha krijesave dhe i tė gjitha ngjarjeve - tė gjitha kėto janė urtėsi, drejtėsi, mėshirė dhe e mirė, sepse e keqja nuk bėn pjesė nė kurrnjė cilėsi dhe vepėr tė All-llahut XH.SH.. Atij nuk mund t’i ngjajė kurrnjė mangėsi apo e keqe dhe Ai ėshtė plotėsisht i pėrkryer dhe i paarritshėm nė Lartmadhėrinė e Vet.224 Prandaj, nuk ėshtė e lejuar qė vetė e keqja t’i pėrshkruhet All-llahut XH.SH., por ėshtė e lejuar qė e keqja tė jetė nė strukturėn e tėrėsisė, e cila i pėrshkruhet All-llahut XH.SH., siē thotė All-llahu XH.SH.:

"All-llahu ėshtė Krijues i ēdo gjėje." (Ez-Zumer: 62)

Dhe ėshtė e lejuar qė e keqja tė lidhet me shkakun e saj, siē thotė All-llahu XH.SH.:

"Thuaj: "I mbėshtetem Zotit tė agimit, prej dėmit tė ēdo krijese, qė Ai e krijoi." (El-Felek: 1-2)

Dhe ėshtė e lejuar qė e keqja tė pėrmendet pėr pa e emėruar bėrėsin e saj, siē thotė All-llahu XH.SH. se xhinnėt kanė thėnė:

"Dhe ne - nuk dimė, se e keqja u ėshtė kushtuar atyre qė janė nė Tokė, apo Zoti i tyre don t’i udhėzojė ata nė rrugė tė mirė."(ElXhinn:10)

Nė realitet, All-llahu XH.SH. nuk ka krijuar tė keqe tė pastėr, e cila nė vete nuk pėrmbanė aspak tė mirė, ngase urtėsia e Tij nuk e lejon kėtė. Nuk ėshtė e mundur qė All-llahu XH.SH. tė dėshirojė diē, ku ekziston e keqja totale dhe qė nė krijimtarinė e tij tė mos ketė kurrfarė dobie. Nė duart e All-llahut XH.SH. janė tė gjitha tė mirat, kurse e keqja nuk i pėrshkruhet Atij, por e tėrė ajo qė i pėrshkruhet Atij ėshtė e mira, e keqja ndodh ngase kjo nuk i pėrshkruhet Atij, sepse sikur t’i ishte pėrshkruar Atij, atėherė kjo nuk do tė ishte e keqe. E, tė pėrshkruarit All-llahut XH.SH. e keqja, sipas krijimit dhe lejimit, nuk ėshtė e keqe. 225

Sėmundja, bie fjala, pėr njeriun ėshtė mynxyrė momentale, por hajri, duke shikuar nė ardhmėri dhe nė raport me All-llahun XH.SH., ėshtė gjithsesi hajr, duke pasur parasysh se All-llahu XH.SH. i falė mėkatet dhe i pastron njerėzit me anė tė sėmundjes, tė cilėn ua jep atyre. Gjithashtu burgosja e besimtarėve nga ana e armiqve tė All-llahut XH.SH., nė shikim tė parė, ėshtė e keqe, pėr shkak tė dhembjeve dhe sprovimeve qė e pėrcjellin atė, por kjo ėshtė pastrim i nefsit tė njeriut, pastrim i radhėve tė njerėzve dhe kultivim i shpirtit tė njeriut, duke ia shtuar kėsaj edhe shpėrblimin e madh, mirėsinė e pakufishme tek All-llahu XH.SH.. Krijimi i Iblisit, gjithashtu, nė vete mbanė urtėsi tė dukshme, siē ėshtė: pendimi i njerėzve pas gabimeve, realizimi i adhurimit ndaj All-llahut XH.SH. pėrmes luftės kundėr shejtanit dhe ndihmėsve tė tij, mbėshtetja nė All-llahun XH.SH. dhe kėrkimi i mbrojtjes tek Ai.226

Ēdo e keqe ėshtė relative, sepse e mira ėshtė lidhur me veprat e All-llahut XH.SH. dhe me lejimin e Tij tė sė njėjtės, ndėrsa e keqja ėshtė lidhur me atė qė me tė vėrtetė paraqet tė keqe. Pra, e keqja i ka dy anė, njėra prej tyre ėshtė e mira, e kjo ėshtė ana e cila ndėrlidhet me All-llahun XH.SH., i Cili e ka krijuar dhe e ka lejuar atė pėr shkak urtėsisė sė caktuar dhe dobisė sė saj, tė cilėn vetėm Ai e di dhe i tregon kujt tė dojė prej robėrve tė Vet.227

Arsyetimi i jobesimtarėve me kaderin

Jobesimtarėt do tė dėshironin qė mosbesimin e tyre ta arsyetojnė nė atė mėnyrė, qė konfirmojnė se, All-llahu XH.SH. ka dashur qė ata tė jenė jobesimtarė dhe se Ai e ka pėrcaktuar kėtė, sepse, sikur tė mos dėshironte Ai kėshtu, ata nuk do tė mund tė ishin tė kėtillė. All-llahu XH.SH. e demanton dhe e pėrgėnjeshtron kėtė arsyetim tė tyre nė kėto ajete:

"Idhujtarėt do tė thonė: "Sikur tė donte All-llahu, nuk do T’i bėnim shok Atij, as ne as baballarėt tanė, dhe nuk do tė punonim asgjė tė ndaluar". Kėshtu mohonin edhe ata para tyre, derisa e shijuan dėnimin Tonė. Thuaj: "A keni ju ndonjė argument tė na paraqitni? Ju mbėshteteni vetėm nė hamendje dhe jeni vetėm gėnjeshtarė". Thuaj: "All-llahu ka argument tė qartė dhe po tė donte Ai, tė gjithėve do t’u udhėzonte (me forcė) nė rrugė tė drejtė!" (El-En’am: 148-149)

Kjo ėshtė pėrgjigjja e All-llahut XH.SH. pėr atė qė i arsyeton mėkatet e veta. Pėr mbrojtjen e tij All-llahu XH.SH. posedon argumentin mė tė fortė. Pėrgjigjja e All-llahut XH.SH. ėshtė plotėsisht e qartė, sepse ajo bazohet nė dy gjėra tė ditura nga tė gjithė dhe tė pranuara nga tė gjithė, nė tė cilat nuk ka aspak dyshim dhe mbi tė cilat mund tė polemizojė vetėm ai qė e ka zgjedhur lajthitjen dhe kėshtu i ka kontribuar shkatėrrimit tė vet. Kėto dy gjėra janė:

E para: All-llahu XH.SH. jobesimtarėt e mėhershėm i ka dėnuar me ndėshkim tė ashpėr. Po qe se ata nuk do tė ishin tė lirė qė tė zgjidhnin atė qė kanė bėrė nga mėkatet, nga veprat e kėqija, nga mohimi dhe shirku, atėherė Ai nuk do t’i dėnonte ata, sepse All-llahu XH.SH. ėshtė i drejtė dhe askujt nuk i bėnė padrejtėsi. Ai i cili mėkatet e veta dhe mosbesimin e vet, e arsyeton me kader, ėshtė njėri prej dy vetave: ose besimtar i All-llahut, ose mohues. E, nėse ėshtė besimtarė, atėherė duhet tė besojė nė drejtėsinė e All-llahut XH.SH. dhe pastėrtinė e qenies sė Tij nga ēdo padrejtėsi, ngase padrejtėsia ėshtė negativitet i cili nuk i ka hije Krijuesit, ndėrsa All-llahu XH.SH. ėshtė larg ēdo tė mete nga ēdo pikėpamje. S’ka dyshim se, tė ndėshkuarit e atij, qė ka qenė i detyruar tė bėjė diē, ėshtė padrejtėsi e madhe. Prandaj, arsyetimi i mėkatit me kader, me gjithė ndėshkimin e mėkatarit, paraqet pėrshkrimin e padrejtėsisė All-llahut XH.SH., qė gjithsesi ėshtė nė kundėrshtim me besimin e tij nė Tė. E, nėse njeriu i cili arsyetohet me kader, ėshtė jobesimtar, atėherė arsyetimi i tij ėshtė kontradiktė dhe marrėzi e kulluar.

E dyta: Ai i cili mosbesimin dhe mėkatimin e vet e arsyeton me kader, ai pėr All-llahun flet pa kurrfarė dijenie dhe pa bazė. Si mund tė ndodhė qė, jobesimtari apo mėkatari, tė arsyetohet me kader para se ta bėjė mėkatin apo kufrin, duke qenė se pėrcaktimi i All-llahut, para se tė ndodhė, ėshtė gajb tė cilin askush nuk e di pėrpos All-llahut XH.SH.? E dimė se ēdo njeriu, para se tė nisej tė bėjė ndonjė mėkat apo kufėr, i ėshtė urdhėruar qė t’i bindet All-llahut XH.SH. dhe t’i kryejė urdhrat e Tij. Thėnė ndryshe: si mund tė thotė njeriu: All-llahu ka caktuar qė unė tė vjedhi, prandaj unė vajta ta kryejė pėrcaktimin e All-llahut? A mos vallė, ai ka vėshtruar nė Lehvi Mahvudh dhe ka lexuar se ēka shkruan nė tė, e nė kėtė mėnyrė ka kuptuar se ēka i ėshtė pėrcaktuar, pėrderisa njėkohėsisht ėshtė i thirrur qė tė mos bėjė kurrnjė mėkat, vjedhje apo diē tjetėr?

Kėsi pėrgjigje tė qartė All-llahu XH.SH. ua kthen atyre qė arsyetohen me kader edhe nė disa vende nė Kur’an:

"E kur tė punojnė vepra tė shėmtuara, thonė: "Na i kemi gjetur prindėrit tanė nė to; por edhe All-llahu na ka urdhėruar me kėtė". Thuaj: "All-llahu nuk urdhėron tė punohen vepra tė shėmtuara! Pėrse flisni pėr All-llahun atė qė nuk e dini?" (El-Araf: 28)

Kjo metodė kur’anore gjatė pėrgjigjjes nė kėsi lloj konfirmimesh, ka ardhur pėr ta pėrmirėsuar mėnyrė e tė menduarit dhe tė analizimit njerėzor, dhe t’u shpjegohet njerėzve se All-llahu XH.SH. kėrkon prej tyre qė t’i zbatojnė urdhrat e All-llahu XH.SH. dhe tė shmangen nga ndalesat e Tij, e jo ta hulumtojnė gajbin e fshehur tė Tij, nė mėnyrė qė t’i adaptohen atij.

Profesor Sejjid Kutbi, duke komentuar ajetin e pėrmendur, thotė: "Pjesa e dytė e ajetit udhėzon nė pėrmirėsimin e mėnyrės sė mendimit dhe tė shqyrtimit njerėzor. All-llahu XH.SH. i ka obliguar ata me urdhra tė caktuar dhe ua ka ndaluar disa gjėra tė caktuara, dhe ata me siguri mund tė mėsojnė pėr kėtė. E, pėr sa i pėrket vullnetit dhe pėrcaktimit tė All-llahut XH.SH., kjo ėshtė gajb (fshehtėsi) dhe ata nuk kanė kurrfarė mėnyre qė ta mėsojnė kėtė, e atėherė si mund ta perceptojnė kėtė? E, nėse nuk e njohin, atėherė si mund tė thirren nė tė? Ekzistojnė urdhra dhe ndalesa tė All-llahut XH.SH. tė cilat janė tėrėsisht tė njohura, atėherė pėrse ata i braktisin kėto informata tė sigurta, e jepen pas supozimeve dhe hamendjeve nė fushėn, tė cilėn aspak nuk e njohin?!

Esenca e kėtij problemi ėshtė kjo: All-llahu XH.SH. nuk i ka obliguar njerėzit qė tė dinė pėr vullnetin dhe kaderin (pėrcaktimin) e Tij, nė mėnyrė qė t’u adaptohen atyre. Por i ka obliguar qė t’i perceptojnė urdhėresat dhe ndalesat e Tij, nė mėnyrė qė tė veprojnė sipas tyre. E, kur ata pėrpiqen qė ta bėjnė kėtė, atėherė All-llahu XH.SH. i udhėzon dhe ua zgjeron kraharorin qė ta pranojnė Islamin. Dhe kjo u mjafton njerėzve pėr sa i pėrket kėsaj teme, e cila nė kėtė mėnyrė, nė praktikė, bėhet shumė e thjeshtė dhe e qartė, pa kurrfarė paqartėsish tė cilat paraqiten gjatė diskutimeve tė panevojshme lidhur me tė.

All-llahu XH.SH. ėshtė nė gjendje tė krijojė njerėz qė, sipas natyrės sė tyre, tė gjithė tė bėhen besimtarė, apo t’i detyrojė qė tė gjithė tė besojnė, apo tė gjithėve t’ua fut imanin nė zemėr, e qė tė gjithė ta pranojnė Udhėzimin e Tij. Por, All-llahu XH.SH. ka dashur diē krejtėsisht tjetėr. Ka dashur qė t’i sprovojė njerėzit nė atė mėnyrė qė i ka lėnė plotėsisht tė lirė dhe ua ka mundėsuar ta pranojnė Udhėzimin apo lajthitjen, e Ai do ta ndihmojė atė qė pėrcaktohet pėr Udhėzim, ndėrsa atė qė pėrcaktohet pėr lajthitje, do ta lė qė edhe mė shumė tė devijojė dhe tė verbėrohet. Dhe, ėshtė bėrė ashtu siē ka dashur All-llahu XH.SH..

Pra, ēėshtja ėshtė tėrėsisht e qartė, dhe ėshtė prezentuar nė mėnyrėn mė tė lehtė, tė cilėn mendja e njeriut mund ta kuptojė lehtė. E, pėr sa i pėrket diskutimit dhe polemizimit lidhur me kėtė ēėshtje, kjo ėshtė tėrėsisht e huaj pėr etikėn dhe stilin e Islamit. Polemika nė kėtė temė, nė cilėndo filozofi dhe religjion, nuk ka rezultuar me ndonjė zgjidhje tė kėnaqshme, ngase kjo ėshtė polemikė qė merret me tematikė e cila assesi nuk i nėnshtrohet polemizimit e as qė i pėrgjigjet natyrės sė saj.

Kjo fe ka ardhur nė mėnyrė qė tė krijojė njė model tė caktuar nė shoqėri, tė cilėn e kufizojnė urdhėresat dhe ndalesat e qarta. Prandaj, tė drejtuarit kah vullneti i panjohur, paraqet labirint nėpėr tė cilin bredh arsyeja e njeriut pa kurrfarė orientimi dhe humbje kohe e cila pėr ndryshe do tė duhej tė shpenzohej nė punėt pozitive dhe kreative."228

Prandaj, vėlla i dashur, dije se prej teje kėrkohet qė t’i kryesh urdhrat e All-llahut XH.SH. dhe tė largohesh nga ndalesat e Tij, para se tė bėsh ēkado qoftė tjetėr. E, pasi qė e ke bėrė ndonjė vepėr: nėse ke bėrė diē tė mirė, me tė cilėn All-llahu XH.SH. ėshtė i kėnaqur, je i obliguar qė ta falėnderosh Atė pėr udhėzimin qė ta ka mundėsuar, e nėse ke bėrė ndonjė mėkat, je i obliguar tė pendohesh e t’i kthehesh All-llahut XH.SH., pastaj tė mbėshtetesh nė All-llahun XH.SH. duke shpresuar qė do tė tė falė, i bindur nė drejtėsinė dhe nė urtėsinė e Tij. Duhet ta urreshė mėkatimin para se tė mėkatosh, nė mėnyrė qė tė tė shmang nga mėkati, e nėse megjithatė bėnė ndonjė mėkat, kjo duhet tė inkurajojė tė pendohesh dhe t’i kthehesh All-llahut XH.SH.. Dhe, dije se urrejtja jote ndaj mėkateve, nuk do tė thotė edhe urrejtja ndaj pėrcaktimit tė All-llahut XH.SH., por prej teje kėrkohet qė ta urresh atė qė e urrenė All-llahu XH.SH., dhe ta duash atė qė e do Ai. Tė jesh i kėnaqur me atė qė ėshtė i kėnaqur Zoti yt dhe tė hidhėrohesh pėr atė qė hidhėrohet Ai. Dhe dije se All-llahu XH.SH. nuk e do kufrin, e as qė ua lejon kėtė robėrve tė Vet, dhe nuk e do mėkatin, e as qė ua lejon kėtė robėrve tė Vet. All-llahu XH.SH. thotė: "Nėse ju e mohoni (Atė), me tė vėrtetė, All-llahu ėshtė i pavarur prej jush, Por Ai nuk ėshtė i kėnaqur me mohimin e robėrve tė Tij; e ėshtė i kėnaqur me ju, nėse e falėnderoni." (Ez-Zumer: 7)

 

 

 faqja 1 nga 2 

 




                                                                        

copyright © Albanian Islamic Pages
pyetjet apo kerkesat tuaja mund ti dergoni ne adresen [email protected]
apo duke plotesuar kete forme

Hosted by www.Geocities.ws

1