SHQYRTIMI MBI ILAĒIN E FRIKES NGA
VDEKJA DHE SHERIMIN NGA SHQETESIMI QE SJELL AJO

nga: Ibni Sina
artikulli eshte marre nga Thirrja Islame, New York


Falenderimi i qoftė All-llahut, Zotit tė gjithėsisė; bekimi dhe paqja e Zotit qofshin per Muhammedit dhe farefisit tė tij!

Meqenėse friga mė e madhe qė mund tė kaplojė njeriun ėshtė frika nga vdekja dhe meqė ajo ėshtė e pėrgjithėshme dhe, pėrkundėr pėrgjithshmėrisė sė saj,ėshtė mė e tmerrshmja e tė tėra frigave, e ndjeve veten tė obliguar qė ta shpjegoi kėtė ēėshtje.
Frigė nga vdekja mund tė katė ai qė nuk di se ē'ėshtė vdekja nė esncė, ose nuk di se ku do tė shkojė shpirti i tij, apo mendon se kur tė prishet dhe tė shkatėrrohet organizmi i tij, do tė humbet dhe personi i tij dhe t'i zhduket shpirti, ashtu qė s'do tė ekzistojė mė, ndėrsa bota tjetėr do tė mbetet edhe mė tutje pa marrė parasysh se a ekziston ai apo jo, ashtu siē mendojnė ata tė cilėt nuk e njohin ekzistencėn eshpirtit pas vdekjes dhe jetėn e tij tė re.
Gjithashtu, frigė mund tė ketė pėr arsye se mendon se vdekja dhimbje tė rėndė pėrveē sėmundjeve tė cilat mund t'i paraprijnė si shkaktar tė saj. Shkaktar i frigės mund tė jetė edhe ajo se i tilli beson nė dėnim i cili do t'i fillojė menjėherė mbas vdekjes, ose sepse e ka humbur shpresėn dhe nuk di se ēfarė do tė bėhet me te, apo pėr arsye se id himbet pasuria dhe ēdo gjė qė ka fituar. Tė gjitha kėto mendime janė tė pabaza dhe tė paarsyeshme.

I
Atij qė nuk di se ē'ėshtė vdekja, do t'ia shpjegoj se ajo s'ėshtė kurgjė tjetėr pėrveē asaj se shpirti e braktis tė pėrdorurit e veglės sė vet, e ajo vegėl janė pjesėt e ndryshme tė trupit tė cilat sė bashku quhen organizem.
Kjo ėshtė njėsoj sikur mjeshtri ta le veglėn e vet, sepse shpirti ėshtė njė substancė jo e lėndėt, imateriale, e jo dukuri e gjė e rastit. Pėr atė arsye ai nuk duron prishje apo shkatėrrim. Pėr ta argumentuar kėtė nevojitet mė parė njė njohuri e veēantė e ajo ėshtė dhėnė e shpjeguar nė vend tė vet. Edhe atėherė, kur kjo substancė do tė ndahet nga organizmi, ajo edhe mė tutje do tė ekzistojė ashtu si i takon; bėhet e kthjelltė dhe e pastėr prej turbullirės fizike, e gėzuar dhe e pėrsosur. Ajo nuk mund tė shkatėrrohet, as tė zhduket, sepse substanca si e tillė nuk shkatėrrohet, as nuk humb qenien e vet. Zhduken vetėm dukuritė, cilėsitė, relacionet dhe lidhjet mes saj dhe trupit me ēfaqjen e kundėrshmėrive tė tyre. Sa i takon substancės, ajo s'ka kundėrshmėri, e ēdo gjė qė shkatėrrohet, nga kundėrshmėritė e saja. Sikur tė vėzhgojmė substancėn materiale, tė lėndėt, e cila ėshtė sa e sa mė e ultė se substanca e lartėsuar e lartėpėrmendur, do tė shohim se as ajo nuk shkatėrrohet dhe si e tillė nuk zhduket, por vetėm shndėrrohet prej njė forme nė tjetrėn, me ē'rast zhduken vetėm disa cilėsi dhe dukuri tė saja. Sa i takon substancės shpirtrore, e cila nė esencė nuk duron ndėrrime as ndryshime, por vetėm pranon pėrsosmėri dhe plotėsime tė formės sė saj, si atėherė nuk mund tė mendohet a sypozohet se ajo shaktėrrohet dhe zhduket.

II

Ai i cili i frigohet vdekjes sepse nuk di se ēfarė do tė bėhet me te ose mendon se, kur organizmi i tij do tė prishet dhe shkatėrrohet, me te do tė zhduket edhe personaliteti i tij, ashtu qė edhe shpirti i tij do tė pėrfundojė sė ekzistuari, sepse nuk e di se shpirti edhe mė tutje do tė ekzistoj, apo nuk di si do tė jetė jeta e re e tij, ai nė tė vėrtetėn nuk i frigohet vdekjes, por nuk e di ate qė duhet ta dijė. Pėr kėtė arsye mosdija ėshtė ai rrezik i cili e shkakton frikėn. Ky fakt nė tė vėrtetė i ka shtyrė dijetarėt tė shtojnė dituri ashtu qė nuk u kujdesen pėr nevojat e tjera tė veta, duke hequr dorė prej kėnaqėsive trupore. Ata vėrejten se qetėsia tė cilėn e mbėrrin njeriu kur ēlirohet nga padituria ėshtė qetėsi e vėrtetė, e qė lodhje e vėrtetė ėshtė lodhja qė vjen nga padituria, sepse padituria ėshtė sėmundje shpirtrore, shėrimi nga e cila ėshtė shpėtim dhe kėnaqėsi e pėrhershme. Dijetarėt tė cilėt kanė mbėrrijtur nė kėtė shkallė, kanė ndier njė qetėsim shpirtėror. Tė mirat e kėsaj bote, tak ata, nuk kanė pasė njė vlerė tė ēmuar. Pasurinė, andjet trupore dhe ato dėshira qė e kėnaqin trupin, dhe tė gjitha ato qė masa e rėndomtė i ēmon sė tepėrmi, ata i kanė pėrbuzė sepse ato janė tė paqėndrueshme dhe tė pėrkohshme, shpejt zhduken dhe kalojnė, e pėrndryshe, sendėrtmin e atyre tė mirave e kėnaqėsive e pėrcjellin shumė brenga ndėrsa zhdukjen e tyre dhimbje tė mėdha. Pėr kėtė arsye ata e konfizuan vetveten vetėm nė atė qė ėshtė e domosdoshme pėr jetėn nė kėtė botė duke hequr dorė nga ēdo tepricė e komoditete qė sjellin tė meta.
Nga ana tjetėr, tė gjitha ato dėshira apo andje janė tė pafundė sepse kur, nė realizimin e tyre, njeriu mbėrrinė te ndonjė kufi, atėherė hapen dėshira tė reja qė kėrkojnė shtyrjen e mėtutjeshme tė atij kufiri, ashtu qė kurrė nuk mund tė pėrfundojnė nė njė pikė tė caktuar. Kjo, pra, ėshtė vdekja e pafrigė; lakmia pėr dėshira ėshtė lakmi ndaj tė kalueshmes; kujdesi ndaj tyre ėshtė kujdes ndaj tė padobishmes. Pėr kėtė arsye, dijetarėt kanė pohuar se ekzistojnė dy lloje vdekjeje: vdekja me kėnaqėsi dhe vdekja e natyrshme; ashtu siē ekzistojnė edhe dy jeta: jeta me kėnaqėsi dhe jeta e natyrshmee. me vdekjen me kėnaqėsi nėnkuptojnė zhdukjen e epsheve dhe ndėrprerjen e lidhjeve dhe kujdesit ndaj tyre; me jetėn me kėnaqėsi nėnkuptojmė ushqimin, epshet dhe dėshirat tjera pėr tė cilat njeriu orvatet nė kėtė jetė, ndėrsa me jetėn e natyrshme nėnkuptojmė qėndrimin e pėrhershėm tė shpirtit nė kėnaqėsi tė vazdueshme tė cilėn e mbėrrinė me anėn e diturisė, gjegjėsisht duke iu shmngur injorancės. Pėr kėtė Platoni - Zoti i dhashtė paqė nė varr! - ate qė dėshiron tė pajiset me dituri e porosit; "Vdiq me kėnaqėsi, pėr tė jetuar shpirtrisht (natyrshėm)."


Ai i cili i frigohet vdekjes sė natyrshme, nė tė vėrtetė, frigohet nga ajo nė tė cilėn duhet ta dėshirojė. Njė gjė e tillė pohohet pėr arsye se vdekja nocion i cili e plotėson definincionin e njeriut. Me fjalė tė tjera, njeriu ėshtė qenie e gjallė qė mendon dhe vdes. Pėr atė arsye nocioni i vdekjes e plotėson dhe pėrsosė esncėn e tij dhe me ndihmėn e saj ai ngritet nė sfera mė tė larta. Ai qė e ka tė njohur se ēdo gjė e pėrbėn esenca e saj, e qė esenca pėrbėhet prej gjinisė sė nocionit mė tė afėrm dhe shenjave me tė cilat dallohet prej nocioneve tė tjera tė tė njėjtės gjini si dhe nocioni mė i afėrm i gjinis ė sė njeriut ėshtė "qenie e gjallė" e shenjat e tia "mendon" dhe "vdes" ai, atėherė, duhet ta dijė se do tė shkrihet nė gjini dhe shenja tė veta, sepse ēdo gjė qė ėshtė e pėrbėrė do tė shkrihet nė ata nocione prej tė cilave ėshtė e pėrbėrė. A, ka, pra injorant mė tė madh se ai i cili
frigohet nga ajo qė e pėrbėn personin e tij: kush mund tė jetė nė gjendje mė tė vėshtirė se ai i cili mendon se zhduket duke jetuar dhe mungohet duke u plotsuar! Sepse, kur i manguri i frigohet plotsimit tė vet, ai, atėherė, deri nė fund nuk e njeh vetveten. Andaj, ēdo i kuptuar duhet tė frigohet nga tė metat, dhe mungesat, ndėrsa tė jetė i kėnaqur me ēdo gjė qė e pėrsos. Ai duhet tė kėrkoi ēdo gjė qė duhet ta plotėsojė, pėrsosė, madhėshtojė dhe qė do ta ēlirojė nga shrėngesat dhe sigurojė nga rreziku, e jo qė tė jetė mė i shtrėnguar, mė i komplikuar. Detyrė e tij ėshtė qė tė jetė plotėsisht i sigurtė se substanca hyjnor, kur tė ēlirohet nga substanca e matur trupore duke u bėrė mė e pastėrt dhe e kthjelltė, e jo mė e ngjitur dhe e turbulltė, do tė ngritet nė botėn mė tė lartė, i kthehet mbretėrisė sė vet, duke iu afruar Krijuesit-Mbretit tė gjithėsisė dhe pėrzihet me shpirta tė mirė si ai apo tė tillė, ndėrsa duhet tė dėshirojė qė tė shpėtojė nga ēdo gjė qė ėshtė e  kundėrta e kėsaj.
Nė bazė tė kėsaj dimė se shpirti i cili ndahet prej trupit duke pasur lakmi ndaj tij dhe duke iu friguar kėsaj ndarje ėshtė i pafat dhe ndien dhimbje tė madhe ndaj qenies sė vet: dredhon nė skajin mė tė largėt tė banimit tė tij tė pėrhershėm dhe gjithnjė kėrkon paqė e qetėsi nė banimin etij tė pėrkohshėm..

III
Pėrsa i takon atij qė mendon se vdekja ka dhimbje tė madhe, Perveē dhimbjes sė sėmundjes, qė mund t'i paraprijnė ose tė ēojnė nė tė, ai ka mendim plotėsisht tė pabazė dhe tė gabueshėm. Kėtė pėr arsye se dhimbja ndihet me tė tė kuptuarit, kurse vetėm ai qė ėshtė i gjallė kupton dhe ndjenė, kėshtu qė i gjalli pranon ndikimin e shpirtit, ata nuk mund tė kenė as dhimbje, as qė e ndjejnė fare. Prandaj vdekja, e cila nuk ėshtė gjė tjetėr vetėm ndarja e shpirtit nga trupi, nuk mund tė ketė fare dhimbje, sepse organizmi ka qenė i sėmundė dhe e ka ndier ate nė saje tė shpirtit dhe veprimit tė shpirtit, atėherė ai nuk ndien as qė ka fare dhimbje. Nga kjo shihet qartė se vdekja ėshtė gjendje e organizmit qė pason nė saje tė ndarjes sė shpirtit prej tij dhe kėshtu kjo gjendje nuk mund tė jetė e ndjeshme, as qė dhimb, sepse organizmi ka pasur dhe ndierė dhembje, pėrmes shpirtit.


IV
Ai qė i frigohet vdekjes pėr shkak tė Dėnimit, nė tė vėrtetė nuk i frigohet vdekjes, por dėnimit. Denimi pra, mund tė jetė pėr ata qė merr me vete edhe pas vdekjes. Nga kjo rrjedh se ai domos do i pranon mėkatet dhe veprat e liga pėr shkak tė tė cilave meriton dėnimin, kėshtu qė pranon gjykatėsin e drejtė i cili dėnon pėr vepra tė kėqija e jo pėr vepra tė mira. Veprat e kėqija tė cilat quhen gjynah, rrjedhin nga anėt e dobėta dhe negative tė shpirtit e kėto anė negative tė shpirtit janė tė meta qė ne i kemi numruar (nė vendin tjetėr) dhe cekur virtyte tė cilat qėndrojnė pėrballė tyre. Prandaj, ai qė i frigohet vdekjes nė kėtė mėnyrė, ai nė tė vėrtetė nuk e njeh atė prej sė cilės duhet friguar, ndėrsa frigohet nga ajo e cila nuk ka frigė dhe as qė ka farė veprimi. Ilaēi i mosditurisė ėshtė dija: kush di ėshtė i qetė dhe e ka tė qartė udhėn e fatit dhe asaj udhe niset.
Kush niset rrugės sė drejtė pėr ndonjė qėllim, ajo rrugė edhe do ta shpjerė atje a dyshim. Kjo siguri, e cila bazohet nė shkencė, ėshtė bindja tė cilėn e ka ia qė ėshtė i pastėr nė pikpamje tė besimit tė vet dhe qė i pėrmbahet menēurisė.

V
Kush, mendon se nuk i frigohet vdekjes, por ankon pėr familje, fėmijė dhe pasuri qė len dhe ėshtė i pikėllueshėm pėr kėnaqėsitė e kėsaj jete, tė cilat do ta kalojnė, ai duhet sqaruar se nuk ka dobi nga pikėllimi pėr atė qė patjetėr duhet tė ngjajė. Njeriu bėn pjesė nė grupin e qenieve tė cilat zhduken. Ēdo gjė qė lind edhe zhduket. Prandaj, ai qė do tė dėshironte qė tė mos zhduket, ai nė tė njėjtėn kohė dėshiron edhe tė mos ekzistojė. Pra, kush dėshiron tė mos ekzistojė, ai vetė dėshiron tė zhduket, edhe tė mos zhduket, dėshiron tė ekzistojė dhe tė mos ekzistojė. Kuptohet se kjo ėshtė e pamundshme, qė nuk mund t'i bjerė nė mend tė menēurit. Pėrveē kėsaj, sikur t'ishte e mundur qė njeriu tė jetė i pėrjetshėm, atėherė do tė kishin mbetur tė Pėrjetshėm ata qė kanė qenė para nesh. Sikur njerėzit tė mbetnin tė pėrjetshėm, pėrkundėr shumėzimit qė ekziston tek ata dhe sikur tė mos vdisnin, e mbarė toka do t'ishte e ngushtė. Kėtė mė sė miri do ta kuptosh nga kjo qė vijon: merre me mend se njė njeri nga ata qė kanė ekzistuar para katėrqind vitesh tė kishte mbetur deri tash dhe le tė jetė ai nga njerėzit me autoritativ qė tė mundesh t'i numrosh pasardhėsit e tij qė ekzistojnė, si p.sh. emirulnuminin Ali Ibn Ebi talib. Ta marrim me mend se ai i ka pasardhėsit e vet dhe se kėshtu mbeten pėr jetė duke u shmėzuar dhe se askush sish nuk vdes. Pastaj llogarite sesa sish deri mė sot do tė shumėzohen. Me siguri do ta gjejsh se sish do tė jenė nė kėtė shekull nė mbarė botėn, nė lindje dhe nė pėrendim. Sikurse nė kėtė mėnyrė nė mbarė botėn nė lindje dhe nė perendim. Sikurse ne ti caktosh.

Shqipėroi: Idriz Demiri

 


                                                                        

copyright © Albanian Islamic Pages
pyetjet apo kerkesat tuaja mund ti dergoni ne adresen [email protected]
apo duke plotesuar kete forme

Hosted by www.Geocities.ws

1