Jeta e varrit
E'udhu
bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
Falėnderimi i
takon All-llahut, Atė e falėnderojmė dhe
prej Tij ndihmė dhe falje kėrkojmė.
Kėrkojmė
mbėshtetje tek All-llahu nga tė kėqiat e
shpirtit dhe veprave tona. Atė qė udhėzon
All-llahu, s'ka kush e humb dhe atė qė
humb, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka
zot tjetėr pėrveē All-llahut dhe dėshmoj
se Muhammedi ėshtė rob dhe i Dėrguar i
Tij.
Tė
dashur vėllezėr muslimanė!
Njeriu jeton
nė kėtė botė dhe gjatė veprimtarisė sė
tij jetėsore kryen vepra tė mira apo tė
kėqia dhe vjen momenti kur ai vdes.
All-llahu nė Kur'an thotė: "Ēdo
krijesė do ta shijojė vdekjen..." (El-Enbija:
35). Por kjo vdekje nuk ėshtė fundi i
jetės, por mbyllja e njė periudhe qė
ėshtė periudhė sprove pėr tė, argument
pėr kėtė ėshtė fjala e All-llahut nė
Kur'an: "Ėshtė Ai qė krijoi
vdekjen dhe jetėn pėr t'ju sprovuar se cili
prej jush ėshtė mė vepėrmiri. Ai ėshtė
Ngadhėnjyesi, Mėkatfalėsi."
(El-Mulk: 2) dhe fillimi i njė periudhe
tjetėr e vėrtetuar nga fjalėt e All-llahut
nė Kur'an dhe hadithet e Lajmėtarit .
Jetėn pas vdekjes mund ta ndajmė nė dy
periudha:
1. Jeta e
varrit.
2. Ahireti.
Nė kėtė
fletushkė do tė pėrpiqemi tė tregojmė
diēka nga jeta e varrit, e cila fillon pas
vdekjes sė njeriut dhe mbaron me ringjalljen
e tij nė ditėn e Gjykimit. Se ē'farė i
ndodhė njeriut gjatė kėsaj periudhe e ka
sqaruar mjaftė i Dėrguari nė shumė
hadithe, njėri prej tė cilėve ėshtė
hadithi i mėposhtėm:
Transmeton
Imam Ahmedi nga Berai bin Azib r.a. qė ka
thėnė:
"Dolėm
me tė Dėrguarin u me xhenazen e njė
burri prej ensarėve (medinasve). Pasi e
varrosėm, u ul i Dėrguari i All-llahut nė
drejtim tė Kiblės dhe ne u ulėm rreth tij,
sikur mbi kokat tona tė qėndronte njė zog
(u ulėm qetė). Nė dorė i Dėrguari u
kishte njė shkop, me tė cilin gėrvishtte
tokėn. Pastaj filloi tė shikojė nė qiell
dhe nė tokė, e ngriti dhe e uli shikimin e
tij tri herė, dhe tha: "Kėrkoni
ndihmėn e All-llahut nga ndėshkimi i
varrit." Pastaj tha: "Kur njeriu
besimtar gjendet nė momentin e ndarjes nga
kjo botė dhe pritjes sė ahiretit, i zbresin
atij melaike nga qielli me fytyra tė bardha
si dielli, me vehte kanė qefinė nga
qefinėt e xhennetit dhe erėra tė mira nga
ato tė xhennetit. Ata i ulen atij me njė
gjėrėsi sa i sheh syri. Pastaj vjen meleku
i vdekjes, i cili ulet tek koka e tij dhe
thotė: "O shpirt i mirė, dil pėr nė
mėshirėn All-llahut dhe kėnaqėsinė e
Tij". Pastaj shpirti del me njė
lehtėsi tė tillė, siē del pika e ujit nga
gryka e shtėmbės, dhe meleku i vdekjes e
merr atė. Kėtė shpirt e pėrshėndesin tė
gjithė melaiket e qiellit dhe tė tokės, i
hapen atij dyert e qiellit dhe secili prej
kėtyre grupeve tė melaikeve qė rrijnė nė
kėto dyer, i luten Zotit qė ta ngrejė
kėtė shpirt edhemė lart. Nė momentin kur
meleku i vdekjes ia merr shpirtin, melaiket e
mėshirės ia rrėmbejnė atij kėtė shpirt
sa hap e mbyll sytė, dhe nuk e lėshojnė
atė de-risa e vendosin nė atė qefin dhe
nė ato erėra dhe del nga kjo njė erė
misku - mė e mira erė qė gjėndet nė
sipėrfaqen e tokės. Kėshtu melaiket e
mėshirės ngrihen me kėtė shpirt lart nė
qiell. Rrugės kėta takojnė grupe melaikesh
tė cilėt thonė: "Ē'ėshtė ky shpirt
i mirė?" U pėrgjigjen: ėshtė filani
i biri i filanit, duke e pėrmendur me emrat
mė tė bukur me tė cilėt e kanė thirrur
nė dunja. Kėshtu shkojnė derisa tė
arrijnė nė qiellin e dunjasė. Kėtu
kėrkojnė qė t'u hapet ky qiell, dhe ai
hapet. Melaiket qė rrijnė nė kėtė qiell
e shoqėrojnė shpirtin deri nė qiellin qė
vjen mė pas dhe kėshtu deri sa tė arrijnė
nė qiellin e shtatė. Thotė All-llahu U:
"Shkruajeni librin e robit tim nė
Ilijjin (libėr nė tė cilin shkruhen veprat
e mira) pastaj i thuhet: "Kthejeni nė
tokė, se Unė ua kam premtuar atė, se nga
ajo (toka) i krijova dhe tek ajo i kthej dhe
prej saj do t'i ngrej pėrsėri nė ahiret
(ditėn e Gjykimit)". Pastaj shpirti i
kthehet nė tokė. Pasi shpirti ėshtė
kthyer nė trupin e tij ai ndjen zhurmėn e
hapave tė atyre qė ikin. Nė kėtė ēast
tė vdekurit i vijnė dy melaike me pamje tė
ashpėr dhe i ulen afėr duke e pyetur:
"Kush ėshtė zoti yt?" -ai
pėrgjigjet: "Zoti im ėshtė
All-llahu". Pastaj thonė: "Cila
ėshtė feja jote?" -thotė: "Feja
ime ėshtė Islami". Pastaj pyesin:
"Cili ishte ai burrė qė ju dėrgua
juve?" - thotė: "Ai ėshtė i
Dėrguari i Zotit u" Melaiket e
pyesin pėrsėri: "Cila ka qėnė puna
jote?" -thotė: "Lexova librin e
All-llahut dhe e besova atė". Kėto tre
janė e fundit sprovė qė i paraqitet
besimtarit, siē thotė All-llahu nė Kur'an:
"I pėrforcon All-llahu ata tė cilėt
besuan, me njė fjalė tė palėkundėshme
nė jetėn e kėsaj bote". Prandaj ai
thotė: "Zoti im ėshtė All-llahu, feja
ime ėshtė Islami dhe i Dėrguari im ėshtė
Muhammedi u". Thėret njė
thirrės nė qiell: "Tha tė vėrtetėn
robi Im, prandaj shtroni atij prej shtrojeve
tė xhennetit dhe visheni atė me veshje tė
xhennetit dhe hapni atij derėn tek
xhenneti". I vjen atij nga era e tij dhe
mirėsitė e tij, gjithashtu i zgjerohet
varri me njė hapėsirė sa sheh syri. Nė
kėtė moment i vjen atij njė burrė me
pamje tė hijshme me rroba tė bukura dhe me
erė tė mirė dhe thotė: "Gėzohu me
atė qė tė gėzon ty, pėrgėzohu me
kėnaqėsinė e Zotit dhe xhennete nė tė
cilat ka mirėsi tė pėrhershme", kjo
ėshtė dita e cila tė ėshtė premtuar.
Pastaj shpirti i tij thotė: "Edhe ty
tė pėrgėzoftė All-llahu me tė mira, po
kush je ti?" -"Unė jam puna jote e
mirė. Pėr Zotin, vėrtet ti ishe i shpejtė
nė mirėsi dhe bindje ndaj All-llahut dhe i
ngadalshėm nė mėkate. Prandaj All-llahu
tė shpėrbleftė me tė mira". Pastaj i
hapet atij njė derė nga zjarri dhe i
thuhet: "Ky do tė ishte vendi yt po tė
ishe prej mėkatarėve, e zėvėndėsoi Zoti
kėtė vėnd me kėtė dhe i paraqitet
xhenneti. Ndėrsa sheh se ē'ka atje, thotė:
"Zoti im, shpejtoje kijametin me qėllim
qė tė shkoj tek tė afėrmit e mi dhe
pasuria ime". I thuhet atij: "Rri i
qetė!".
Ndėrsa
mosbesimtarit, kur ėshtė nė momentin e
ndarjes nga kjo botė dhe afrimit pėr nė
ahiret, i zbresin atij melaiket nga qielli,
me pamje tė ashpėr, me fytyra rė zeza. Nė
duar ata mbajnė pėlhura prej zjarri dhe i
ulen atij nė njė distancė sa sheh syri.
Pastaj vjen meleku i vdekjes i cili i ulet
tek koka dhe i thotė: "O shpirt i keq,
dil pėr tek zemėrimi i All-llahut".
Kėshtu del shpirti nga trupi i tij me
vėshtirėsi tė madhe sikurse del boshti me
kunja nga leshi i lagur. Ndėrkohė e
mallkojnė atė tė gjithė melaiket midis
qiellit dhe tokės dhe tė gjithė melaiket
nė qiell. I mbyllen atij tė gjitha dyert
nė qiell dhe melaiket qė qėndrojnė nė
kėto dyer i luten Zotit qė mos ta ngrejė
kėtė shpirt tė keq pranė tyre. Kur meleku
i vdekjes ia merr shpirtin, melaiket qė
zbritėn nga qielli ia marrin atij nga duart
sa hap e mbyll sytė dhe e vendosin nė atė
pėlhurėn prej zjarri prej ku del njė erė
shumė e keqe, mė e keqja erė qė gjendet
nė faqen e dheut. Pastaj ngrihen me tė nė
qiell dhe kur kalojnė pranė ēdo grupi
melaikesh ata pyesin: "Ē'ėshtė ky
shpirt i keq?" -i pėrgjigjen:
"ėshtė filani i biri filanit"
-dhe i pėrmendin emrat mė tė kėqinj me
tė cilėt e kanė thirrur nė dunja. Kur
arrijnė me tė nė qiellin e tokės dhe
kėrkojnė t'u hapet, ai nuk u hapet. Pastaj
tha i Dėrguari i All-llahut: "Nuk u
hapen atyre dyert e qiellit dhe nuk hyjnė
nė xhennet aq sa hyn deveja nė vrimėn e
gjilpėrės". Thotė All-llahu i
Lartėsuar: "Shkruajeni librin e tij nė
sixhxhin (libri ku shkruhen veprat e kėqia),
nė vėndin mė tė ulėt". Pastaj u
thuhet: "Kthejeni robin tim nė tokė,
sepse unė nga ajo i krijova, tek ajo do t'i
kthej dhe prej saj do t'i nxjerr
pėrsėri". Pastaj hidhet shpirti derisa
tė shkojė nė trupin e tij, dhe ai dėgjon
hapat e shokėve kur largohen. Ndėrkohė i
vijnė atij dy melaike me pamje tė ashpėr
tė cilėt i ulen pranė dhe i thonė:
"kush ėshtė Zoti yt?" -thotė:
"Ah! Ah! Nuk e di". Pyesin
pėrsėri: "Ē'mund tė thuash pėr
njeriun qė u dėrgua tek ju?" -ai nuk
ėshtė i udhėzuar ndaj dhe s'e thotė dot
emrin e tij. Dhe i thuhet:
"Muhammedi!". - "Ah! Ah!
-Thotė: "Nuk e di. Kam ndėgjuar
njerėzit ta pėrmėndnin" dhe i thonė:
"Nuk e dite, prandaj s'e the".
Dėgjohet mė pas njė thirrje nga qielli qė
thotė se gėnjeu. Shtrojeni atė nė shtroje
prej zjarri. Hapet pastaj njė derė prej
dyerve tė zjarrit kėshtu qė atij i vjen
afsh i nxehtė dhe erė kalbėsire. Varri i
ngushtohet derisa brinjėt e krahėrorit i
ndėrfuten me njėra-tjetrėn. Pastaj i
afrohet njė burrė me fytyrė tė shėmtuar,
me rroba tė kėqia dhe me erė tė keqe dhe
i thotė: "Pėrgėzohu me tė keqen
tėnde. Kjo ėshtė dita jote e cila tė
ėshtė premtuar". -Po ty, tė
pėrgėzoftė Zoti me sherr, kush je ti?
Burri i shėmtuar thotė: "U jam puna
jote e keqe. Pėr Zotin ti ke qenė njeri i
ngadalshėm nė bindjen dhe adhurimet ndaj
All-llahut dhe i shpejtė ne vepra tė kėqia
(mėkate), prandaj All-llahu tė
shpėrbleftė me tė keqia!
Pastaj
goditet me njė ēekan hekuri, qė sikur tė
goditej me tė njė mal do tė bėhej pluhur.
Kėshtu goditet me tė dhe bėhet pluhur.
Pastaj All-llahu e kthen edhe njė herė siē
ishte dhe goditet pėrsėri dhe ai nxjerr
njė klithmė tė fortė qė e dėgjon ēdo
gjė pėrveē njerėzve dhe xhinėve. Dhe
hapet njė derė nga xhehennemi dhe i
shtrohet shtroje prej xhehennemi dhe thotė:
"O Zot mos e bė kijametin".
Shėnim
Sigurisht nė
qoftė se ne hapim varrin e njė personi dhe
shohim nėse ėshtė i zgjeruar apo i
ngushtuar, do tė shohim se varri i tij ka po
atė madhėsi qė ka pasur kur e kemi
varrosur kėtė njeri. Kjo ēėshtje
(zgjerimi apo ngushtimi i varrit) ėshtė
njė e fshehtė qė ne nuk mund ta
pėrceptojmė dot qoftė edhe me mjete shumė
tė sofistikuara. Ashtu siē ėshtė dija
jonė rreth shpirtit pėr tė cilin shumė
studiues nga fusha tė ndryshme tė shkencės
janė pėrpjekur pa sukses pėr ta zbuluar.
Dhe vėrtet nė Kur'an thuhet:
"Tė pyesin
pėr shpirtin, thuaj: Shpirti ėshtė
ēėshtje qė i takon vetėm Zotit tim.
Por juve nuk ju ėshtė dhėnė nga dija
veēse pak."
(El-Isra:
85)