HAXHI 
(Pelegrinazhi ne token e shenjte Islame)


Haxhi...

Ėshtė pelegrinazh ne token e shenjte Islame (Meken), eshte tubimi madhėshtor, tė cilin Allahu xh.sh. e bėri obligim tė domosdoshėm pėr ēdo musliman nė botė, edhe atė sė paku njė herė nė jetė, natyrisht pėr atė qė ka mundėsi. Nė Kur’ an, veē tjerash, Allahu xh.sh. thotė: “Pėr hir tė Allahut, vizita e shtėpisė (Qabes) ėshtė bėrė obligim pėr atė qė ka mundėsi udhėtimi te ajo...”

Ky tubim madhėshtor qė bėhet njė herė nė vit, dallohet nga ibadetet apo lutjet tjera qė bėjnė pjesė nė shtyllat apo konditat e fesė islame - nga namazi, nga zeqati dhe nga agjėrimi - sepse ky tubim madhėshtor organizohet nė tė njėjtin vend dhe nė tė njėjtėn kohė pėr tė gjithė muslimanėt e botės.

Pra, edhe pse, pėr shembull, namazi e ka kohėn e caktuar pėr tė gjithė besimtarėt, gjegjėsisht, tė gjithė muslimanėt i falin pesė kohėt e namazit, ata nuk falen tė gjithė nė njė vend. Ngjashėm, edhe agjėrimi e ka kohėn e caktuar pėr tė gjithė muslimanėt, porse ai nuk kryhet nė njė vend tė caktuar, sikundėr edhe zeqati.

Pra, Haxhi ėshtė shtyllė e pestė e besimit islam i cili tė gjithė muslimanėve tė botės ua mundėson tubimin nė njė vend dhe nė njė kohė pėr t’ u njohur mes vete, pėr tė qenė sa mė afėr njėri tjetrit, tė njihen me gjendjen sociale mes vete etj.

Edhe haxhi ėshtė njė dėshmi e asaj se, bashkimin nė njė vend dhe kohė tė caktuar tė tė gjithė popujve, racave e fiseve e bėnė vetėm feja madhėshtore islame.

Pejgamberi a.s. ka thėnė: 

“Kush e kryen haxhin dhe nuk u nėnshtrohet mė epsheve tė shfrenuara, atij i shlyhen mėkatet dhe bėhet i pastėr si nė atė ditė kur e lindė nėna e tij”, dhe tha: “Haxhi ėshtė pastrim (i pėrgjithshėm, fizik e shpirtėror) pėr tė nuk ka gjykim tjetėr pėrveē se shpėrblim me Xhenet”.


Per me teper rreth Haxhit dhe Umres lexoni literaturen vijuese:


 

 


                                                                        

copyright © Albanian Islamic Pages
pyetjet apo kerkesat tuaja mund ti dergoni ne adresen [email protected]
apo duke plotesuar kete forme

Hosted by www.Geocities.ws

1