HAXHI dhe UMRA


H y r j e

 Falėnderimi qoftė pėr Allahun, shpėtimi i bekimi qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij, Muhamedin a.s. dhe mbi tė gjithė ata qė e ndjekin rrugėn e tij

Nga leximi i ajeteve kur’ anore vėrejmė se Haxhi ėshtė obligim i domosdoshėm dhe se ėshtė njėra nga shtyllat-shartet e fesė sė pastėrt islame. Pejgamberi a.s. ka thėnė: “Islami ėshtė ngritur nė pesė shtylla: nė dėshmi se NUK KA ZOT TJETĖR PĖRVEĒ ALLAHUT, DHE SE MUHAMEDI ĖSHTĖ I DĖRGUARI I ALLAHUT, FALJA E NAMAZIT, DHĖNIA E ZEQATIT, AGJĖRIMI I RAMAZANIT, DHE VIZITA E SHTĖPISĖ (HAXHI) NĖ QABE.”

Nė kėtė broshurė, nė vazhdim do tė flasim vetėm pėr regullat qė kanė tė bėjnė me Haxhin. Kur’ani fisnik thotė: “Dhe thirr ndėr njerėz pėr haxhin, se tė vijnė ty kėmbėsorė e edhe kalorės me deve tė rraskapitura qė vijnė prej rrugėve tė largėta.” (El Haxhxh, 27).

Shumė nga dietarėt u ndalėn dhe i dhanė njė sy studiues mė tė thellė kėtij ajeti kur’ anor i cili tregon pėr fshehtėsitė e Allahut nė universin e Tij. Nga ky ajet gjithashtu mėsojmė pėr njė element shumė me rėndėsi! Shtrohet pyetja: si mund tė renditet apo tė organizohet i gjithė njerėzimi pėr tė arritur nga tė gjitha anėt dhe rrugėt e largėta, kur dihet se thirrėsi prej Qabes mund t’ i thėrrasė vetėm haxhinjtė qė gjenden brenda aty. Ėshtė e vėrtetė se ata asnjėherė nuk e kanė prishur rendin e haxhit, asnjėherė nuk kanė shprehur pakėnaqėsi, porse gjithmonė kanė qenė tė kėnaqr. Ėshtė imani-besimi i fortė e i paluhatshėm (nė Allahun xh.sh.) qė ua shėndrit rrugėn tė gjithėve atyre qė arrijnė aty dhe gjatė qėndrimit tė tyre nė atė vend tė shenjtė. Nėse mundėsitė e njerit janė tė kufizuar, fuqia e Allahut ėshtė e pakufsihme. Nėse zėri i thirrėsit ėshtė i dobėt apo mund tė dėgjohet jo mė larg se njė kilometėr, atėherė nuk kemi se ē’ tė bėjmė tjetėr veēse t’ i pranojmė gjėrat qė mund tė ndodhin vetėm prej Allahut Fuqiplotė, i Cili vendos ēdo gjė qė dėshiron nė kėtė botė me vullnetin e Tij tė paskajshėm. Kėtė mė sė miri e sqaron momenti kur Allahu xh.sh. e urdhėroi Ibrahimin a.s. qė tė thirrė njerėz pėr nė haxh: “Dhe thirr ndėr njerėz pėr haxhin...” Ai (Ibrahimi a.s.) i tha: “O Zot! E ēfarė vlefte mund tė ketė zėri im qė ta njohtojė hapėsirėn?” Allahu xh.sh. iu pėrgjegj: “Pėr ty ėshtė qė tė thėrrasish e ta paraqesėsh thirrjen, kush tė dėgjojė le tė dėgjojė...”

Allahu xh.sh. e urdhėroi Ibrahimin a.s. qė t’ i thėrrasė njerėzit pėr nė haxh nga shkaku se zėri mund tė depėrtojė edhe deri ta ata qė janė tė verbėt apo qė nuk dinė tė lexojnė. Ndaj, telbija mbeti si simol dhe pjesė e haxhit pėrmes sė cilit haxhinjtė thirren me zė: “LEBEJKE ALL-LLAHUME LEBEJK. LEBEJKE LA SHERIKE LEKE LEB-BEJK. INNEL HAMDE VE NIAMETE LEKE VEL MULKU LA SHERIKE LEKE”. Me kėtė pos qė i bėhet lutje Allahut xh.sh. nė tė njėjtėn kohė i pėrgjigjemi edhe thirrjes sė Tij, duke thėnė: “Lebejke” qė do tė thotė “tė pėrgjigjem...”

Pėrveē pėrgjigjes sonė pėr nė haxh, gjithashtu hyjmė edhe nė zbatimin e shumė rregullave qė i pėrmbledh haxhi nė esencėn e vet, pėr tė cilat do tė flasim nė vazhdim.

Mirėpo, i nderuari haxhi! Ta keshė parasysh se i gjithė haxhi pėrbėnė njė edukatė tė brumosur e tė farkuar nė kullėn e imanit-besimit nė njė Zot tė Plotėfuqishėm. Pra, udhėtimi pėr nė haxh pėr atė qė ka mundėsi ėshtė shprehje e besimit tė thellė e tė paluhatshėm nė njė Zot. Po ashtu, ky obligim, apo, kjo shtyllė e pestė e islamit, i nxitė muslimanėt kudo nė botė qė tė jenė punėtorė tė palodhshėm dhe qė me pėrpjekjet dhe mundin e tyre tė shkojnė nė vendin e tyre tė shenjtė pėr ta pastruar shpirtin i cili ka nevojė pėr pastrim dhe ushqim. Vizita e Shtėpisė sė Shenjtė, pra, Qabes, ėshtė me tė vėrtetė njė ushqim i plotė shpirtėror.

Dhe nė fund, shpėtimi, bekimi dhe paqa e Allahut qoftė mbi ju!
Me nderime!
 - autori -
 El Behji El Huli

 

Haxhi dhe Umreja mes kuptimit gjujhėsor (terminologjik) dhe kuptimit nė Sheriat (etimologjik)

 

1. Fjala HAXH do tė thotė qėllim, synim. Nė kėtė rast, qėllim apo synim ėshtė tė vizituarit e Qabes, Shtėpinė e pastėr tė Allahut xh.sh. tė cilėn e bekoi Ai dhe e bėri obligim vizitėn e saj.

2. Ndėrkaq, fjala UMRE do tė thotė vizitė - pra vizitė Qabes me qėllim tė afrimit tek Zoti Fuqiplotė.


Vlenė tė theksohet se qė tė dyja, edhe Haxhi edhe Umreja kanė dallim njėra prej tjetrės dhe bartin karakterisika pėr tė cilat do t’ ju njohtojmė nė vazhdim.


 

RREGULLAT E HAXHIT DHE TĖ UMRES  

Haxhi ėshtė obligim i domosdoshėm, i argumentuar me ajete kur’ anore e me hadithe tė Pejgamberit a.s.

a) Argument i Kur’anit Famėlartė ėshtė ajeti ku Allahu xh.sh. urdhėron: “Pėr hirė tė Allahut, vizita e shtėpisė (Qabes) ėshtė bėrė obligim pėr atė qė ka mundėsi udhėtimi te ajo”.

Nga ky ajte kuptohet se Allahu xh.sh. haxhin e beri obligim qė pėr hirė tė Tij besimtarėt tė cilėt posedojnė pasuri tė shkojnė nė Qabe, pa kursyer, ngase Krijuesi Fuqiplotė ėshtė Ai qė i dhuroi njeriut tė mira tė panumėrta materiale e shpirtėrore.

b) Si argument nga suneti i Pejgamberit a.s. mund tė shėrbejė hadithi qė e transmeton Ibni Abasi e qė thotė: “ Gjatė njė fjalimi tė vet Resulullahu s.a.v.s. mes tjerash tha: “O ju njerėz, haxhi ėshtė caktuar pėr ju, e ju veproni ashtu, shkoni nė haxh.” Nė ndėrkohė u ngrit Akrea, djali i Habisit dhe e pyeti: “A pėr ēdo vit, o i Dėrguari i Allahut?” Pejgamberi a.s. iu pėrgjegj: “Nėse ju them po, do t’ ju obligoj, e nėse ju obligoj, nuk do tė veproni ashtu e as qė do tė keni mundėsi pėrherė. Haxhi duhet tė bėhet njėherė, e ai qė e pėrsėrit disa herė, e bėn kėtė nga dėshira dhe vullneti i tij.”

Po tė sqarohet siē duhet porosia e Pejgamberit a.s., mund tė konstatohet se i Dėrguari i Allahut xh.sh. na e bėn me dije se “haxhi ėshtė bėrė farz”.

 2. Po ashtu, nė bazė tė ligjeratės sė Pejgamberit a.s. tė ciloin e transmeton Ibni Abasi, argumentohet se haxhi, respektivisht vizita e Qabes, nuk ėshtė obligim tė bėhet mė shumė se njė herė dhe, ai qė e viziton mė shumė se njė herė, kėtė e bėnė nga dėshira e vet.

 3. Kur bėhet fjala pėr Umren, njė grup dietarėsh islam e vlerėsuan atė si punė tė lavdėruar, pra mustehab, e kurrsesi farz. Lidhur me kėtė Ebu Hurejra r.a. transmeton njė hadith tė Pejgamberit a.s. ku thuhet: “Ka thėnė Pejgamberi i Allahut: “Haxhi nė kohė tė caktuar ėshtė farz, ndėrsa umreja ėshtė vullnet.” Njėri nga tė pranishmit iu drejtua: “O i Dėrguari i Allahut, na trego pėr umren, ėshtė apo nuk ėshtė obligim!” E Pejgamberi a.s. iu pėrgjegj: “Jo, por kush e kryen umren ėshtė gjė e mirė pėr tė.”

Siē shihet edhe nga ky hadith, umreja nuk ėshtė obligim, farz, por kryerja e umres e afron besimtarin tek Allahu xh.sh. dhe pa dyshim ėshtė mė mirė tė afrohemi tek Krijuesi se sa ta lėmė anash umren. Pra, mė i lavdėruar ėshtė vullneti i mirė dhe dėshira se sa pėrtacia dhe kopracia.

Njė grup tjetėr dietarėsh islam, e konsideron umren, nė njė mėnyrė, si farz, duke marrė pėr mbėshtetje hadithin tė cilin e bart gojarisht i biri i Abdullahut, Xhabiri, qė thotė: “Ka thėnė Pejgamberi a.s.: “Haxhi dhe umreja janė dy farze.” Po ashtu, transmetohet prej Aishes r.a. e cila e paska pyetur Pejgamberin a.s.: “O i Dėrguari i Allahut, a kėrkohet nga femra xhihadi?” Pejgamberi a.s. u pėrgjegj: “Po, edhe nga ato kėrkohet xhihadi, pa vrasje e dyluftim, e kjo ėshtė shkuarja nė haxh dhe nė umre.”

Duhet theksuar kėtu se, edhe fėmija i cili ka arritur moshėn e pjekurisė dhe ka vetėdie tė plotė, e si i kėtillė dėshiron tė shkojė nė haxh pėr hirė tė Allahut xh.sh., atėherė ai e ka obligim qė vėrtet tė shkojė e ta kryej kėtė obligim

4. Ndėr obligimet tjera qė parashtrohen pėr kryerejn e haxhit ėshtė edhe kjo qė del nga porosia e Pejgamberit a.s. i cili porosit qė duhet shpejtuar nė kryerjen e Haxhit.

 

 Pėr kend ėshtė haxhi obligim

1. Haxhi ėshtė obligim pėr ēdo musliman qė ėshtė i pjekur nė moshė dhe i menēur (psikikisht i aftė), e nuk ėshtė obligim pėr jomuslimanin, as pėr fėmijėt, e as pėr tė rinjtė qė ende nuk kanė hyrė nė pubertet, siē nuk ėshtė obligim as pėr atė qė psikikisht nuk ėshtė i aftė.

Kjo konfirmohet edhe nė kėtė hadith tė Pejgamberit a.s.: “Ėshtė ngritur lapsi pėr tri kategori njerėzish: “Pėr atė qė ėshtė nė gjumė pėr derisa tė zgjohet, pėr fėmijėn derisa tė rritet e tė hyjė nė moshėn e pjekurisė dhe pėr atė qė nė njė periudhė ėshtė i sėmurė psikikisht pėrderisa t’ i rikthehet vetėdia.”

 

2. Mirėpo pėr kryerjen e kėtij obligimi kushtozohet qė personi tė ketė edhe kushte materiale. Kėtė e vėrteton edhe ajeti kur’anor i cili thotė: “Pėr hirė tė Allahut vizita e shtėpisė (Qabes) pėr njerėzit ėshtė obligim pėr atė qė ka mundėsi udhėtimi te ajo.”

Dijetarėt islam kur e zbėrthyen kėtė ajet kur’ anor konstatuan se termi “mundėsi udhėtimi” i dedikohet atyre qė kanė mundėsi t’ i pėrballojnė harxhimet e udhėtimit. Kur e pyetėn Pejgamberin a.s. pėr fjalėn “ES SEBILL” qė nė pėrkthim do tė thotė “mundėsi udhėtimi”, iu pėrgjegj duke u sqaruar se fjala ėshtė pėr tepricėn dhe prehjen.

Nga kjo nėnkuptohet se kėtu fjala ėshtė pėr ata qė nuk jetojnė as nė Meke e as nė rrethinė e qė posedojnė pasuri pėr t’ i pėrballuar rrugės deri nė haxh dhe, po ashtu, prej pasurisė qė ka njė pjesė tė saj ia lė familjes e cila duhet tė mos ndjejė mungesė ushqimi pėrderisa tė kthehet ai prej haxhit.

Pra kjo qė u tha kėtu ėshtė kusht i domosdoshėm pėr atė i cili shpreh dėshirė pėr ta zbatuar urdhėrin e Alahut xh.sh. , porse qė nuk ėshtė vendas i Mekes por i vendeve tė largėta. Ndėrsa sa i pėrket banorėve tė Mekes e tė rrethinės, meqė e kanė mundėsinė e udhėtimit pėr ēdo moment, ky kusht pėr ta nuk mund tė vijė nė konsiderim.

Sa po kalon koha aq mė tepėr shkenca po pėrparon e po pėrsoset e me kėtė edhe mjetet e komunikacionit po modernizohen, kėshtu qė sot udhėtimi pėr nė Shtėpinė e Zotit xh.sh. po bėhet i mundshėm pėrmes lloj-lloj mjeteve, tė paisura, veē tjerash, edhe me ushqime te ndryshme e tė freskėta. Kjo po mundėson qė nė rrugė pėr nė haxh nuk ka mė nevojė qė haxhiu tė marrė ushqim me vete, sepse, pos nė mjetet e udhėtimit ushqimin e gjenė tė bollshėm e tė freskėt nė ēdo vend e skaj tė rrugės.

3. Kusht tjetėr qė kėrkohet pėr kryerjen e haxhit ėshtė edhe ai qė personi duhet tė jetė i moshės sė pjekur, qė do tė thotė se, sabiu-kalamani nuk obligohet ta bėjė haxhin. Mirėpo nėse shkon nė haxh bashkė me familjen e vet, ai mund t’ i kryej tė gjitha ceremonitė, ndėrkaq, nė kėtė rast, haxhi i tij ėshtė i vėrtetė. Por, kur i njėjti hy nė pubertet haxhi i tij mė nuk merret parasysh, qė do tė thotė se ai edhe mė tej mbetet i obliguar tė shkojė nė haxh. Kjo sepse, pėrderisa ka qenė fėmijė ai nuk ka qenė nė gjendje pėr ta kuptuar pėrgjegjėsinė dhe ka qenė i varur prej prindėrve tė vet si dhe ka vepruar ashtu siē ka parė. Kėtė e konfirmon edhe ky hadith: “Nė qoftė se njė voglush e ka kryer haxhin me prindėrit e vet, pastaj (mė vonė) hy nė pubertet (nė moshėn e pjekurisė) pėr tė njėjtin kėrkohet pėrsėritja e haxhit.”

Nėse fėmija nuk ka ihram, pėr atė tėrė barrėn e mbanė prindi i tij, pėr tė lutjet si dhe hudhjen e gurėve e bėn prindi i tij.

 

4. Ndėrkaq, sa i pėrket kryerejs sė haxhit nga ana e femrės kėtu shtrohen edhe disa kushte tjera qė u theksuan nga disa dietarė islam tė cilėt thonė se, femra e cila shkon nė haxh duhet tė jetė e shoqėruar nga bashkėshorti i saj, ose nga njė mashkull qė ėshtė shumė i afėrt me tė, si p.sh.: djali apo vėllai.

Ekziston edhe njė mendim tjetėr i njė grup dietarėsh tė cilėt theksojnė se femra ėshtė e obliguar tė shkojė nė haxh, pa varėsisht se a ka burrė apo tė afėrm tjetėr.

 

5. Nėse i ndjeri nuk arrinė ta kryej haxhin, ndėrkaq pėr kėtė ka shprehur dėshirė para se tė vdesė, atėherė trashėgimtari i tij duhet tė shkojė nė vend tė tij me pasurinė e vet, apo me pasurinė qė e ka lėnė i ndjeri, e nėse nuk ka mundėsi tė shkojė vetė, atėherė kėrkohet qė ta caktojė njė njeri tjetėr tė cilit do t’ ia paguajė tė gjitha shpenzimet.

 

6. Nėse personi ka hyrė nė kohėn e pleqėrisė sė rėndė, apo vuan prej ndonjė sėmundje tė pashėruar, atėherė prej tij kėrkohet qė ta caktojė ndonjė njeri i cili do tė shkojė nė haxh pėr tė. Nė kėtė rast, personi qė shkon bedel ėshtė i obliguar qė tė gjitha ceremonitė dhe lutjet t’ i kryejė nė emėr tė atij pėr tė cilin ka shkuar nė haxh.

Tė theksojmė kėtė se, nė kėtė rast ai person qė shkon nė haxh si bedel, paraprakisht ai duhet ta ketė tė kryer kėtė kusht, pra tė ketė qenė nė haxh pėr vete.

 

Koha e posaēme pėr haxh dhe umre (mikatet e haxhit dhe umres)

 Kohėt pėrcaktojnė shumėsin e kohės. Ndėrsa, koha e posaēme ėshtė kohė e caktuar pėr kryerjen e ndonjė urdhėri.

Kur ėshtė fjala pėr kohėn e caktuar pėr haxh, atė e pėrbėjnė kohėzgjatja e qėndrimit nė haxh dhe kryerja e ceremonive. Nė kohėn e posaēme hy momenti i kryerjes sė urdhėrit dhe vendi nė tė cilin duhet kryer urdhėri. Te haxhi dhe umreja janė tė caktuara vendet pėr ta kryer urdhėrin, e po ashtu ėshtė e caktuar edhe koha pėr takimin e haxhinjėve. Pėr kėtė shkak kėto pėrcaktime ndahne nė dy lloje:

- pėrcaktimi i kohės

- pėrcaktimi i vendit

 

1. Pėrcaktimi (mikati) i kohės.

 

Kohėn e kryerjes sė haxhit e pėrcaktoi dhe e urdhėroi Zoti i Madhėrishėm dhe, pikėrisht Ai e caktoi edhe kohėn kur duhet tė kryhet haxhi me tė gjitha ceremonitė e veta. Lidhur me kėtė Kur’ani famėlartė thotė: “Haxhi ėshtė nė muajt e caktuar...” E kėta muaj janė: muaji sheval, dhul-kade dhe dhul-hixhe. Lidhur me kėta muaj shumica e dietarėve islam thonė se, vetėm dhjetė ditėt e parė tė muajit dhul-hixhe bėjnė pjesė nė muajt e haxhit.

Kur analizohet urdhėri i Allahut: “Haxhi ėshtė nė muajt e caktuar”, mund tė konstatohet se, kurrsesi nuk lejohet qė haxhi tė kryhet as para e as pas kėtyre muajve. Pra, nuk lejohet tė hymė nė haxh para muajve tė caktuar.

Ndėrsa, kur ėshtė nė pyetje umreja, dihet se pėr kryerjen e saj nuk ka kohė tė caktuar. Umreja mund tė kryhet nė ēdo periudhė kohore, pra edhe gjatė muajit tė haxhit, ēėshtje kjo qė, esencialisht, e dallon haxhin prej umres.

Ėshtė e njohur se Pejgamberi a.s. e ka bėrė umren nė muajin sheval dhe nė muajin dhul-kade, dhe, lidhur me kėtė ka thėnė: “Umreja nė muajin ramazan, ėshtė i pėrafėrt me haxhin”.

Duhet theksuar se porosia e kėtij hadithi nuk do tė thotė se umreja e kryer nė muajin ramazan mund ta zėvendėsojė haxhin, por do tė thotė se, umreja nė ramazan ka vleftė tė madhe dhe ai qė e kryen atė nė kėtė muaj pret shpėrblim tė madh nga Allahu Fuqiplotė. Sidoqoftė, edhe po qe se kryhet umreja nė muajin ramazan, njeriu qė e kryen ka sevape tė mėdha, por obligimi i kryerjes sė haxhit mbetet domosdoshmėri.

 

2. Pėrkufizimi (mikati) i vendeve.

 

Siē theksuam mė sipėr, koha pėr kryerjen e haxhit dhe tė umres ėshtė caktuar prej vetė Allahut xh.sh., i Cili pėr mysafirėt e Mekes, qoftė nė haxh apo umre, ka kėrkuar qė nė Shtėpinė e Tij tė hynė tė pastėr nė ēdo aspekt, tė veshur me ihrame qė janė simbol i pastėrtisė.

Edhe vetė veshja e ihramit ka kohėn dhe vendin e caktuar, ngase duhet tė vishet jashtė Mekes, e me qėllim qė ai i cili udhėton pėr nė Qabe ta ndėrrojė gjendjen e tij shpirtėrore dhe pamjen fizike, tė pastrohet nga ēdo e keqe dhe ta largojė ēdo gjė tė mallkuar prej vetes. Vetėm i kėtillė mysafiri i Allahut mund ta kryej vizitėn e vendeve tė bekuara e tė shenjta.

Vendet ku vishen haxhinjtė nė legjislaturėn islame njihen si mikate, gjegjesisht, si vendtakime, si vende tė pėrcaktuara apo si vende tė nisjes.

Rėndėsi tė posaēme mikateve u dha edhe vetė Pejgamberi a.s. i cili i caktoi nė tė katėr anėt e Mekes:

 a) Dhul-Halife: pėrafėrisht gjendet katėrqindepesėdhjetė kilometra nė veri tė Mekes, e vend i nisjes konsiderohet edhe Medina dhe ēdo vend tjetėr qė gjendet nė veri tė Mekes.

b) El-Xhuhafe: ėshtė njė fshat nė veriperėndim tė Mekes. Pejgamberi a.s. pat thėnė se populli i Shamit e ka kėtė vend pėr vendnisje. Pėrndryshe, ky vend u pat shkatėrruar tėrėsisht nė kohėrat kur i takonte tokave tė Shamit, kurse sot nė atė vend gjendet fshati Rabig qė konsiderohet vendtubim i haxhinjėve tė Shamit, apo vend prej ku kėrkohet qė haxhinjtė e Shamit, tė Egjiptit, tė tokave tė Turqisė, tė shteteve tė Ballkanit dhe vendeve tė tjera rreth tyre , siē janė Libia, Maroku, Tunisi, Algjeria etj. qė haxhinjtė e kėtyre viseve vendin e fundit pėr ta veshur ihramin ta kenė pikėrisht kėtė vend.

c) Jelmelem: ėshtė njė kodrinė qė shtrihet nė jug tė Mekes, vend tė cilin Pejgamberi a.s. e caktoi pėr ta veshur ihramin populli i Jemenit. Jelmelemi ėshtė vendtakimi i fundit pėr tė gjithė ata qė vijnė nga jugu i Mekes.

d) Kurnul Menazil: ėshtė mal nė lindje tė Mekes dhe vendtakimi i haxhinjėve tė Nexhdit si dhe tė vendeve tė tjera qė gjenden nė lindje tė Mekes dhe pas kėtij mali.

Tė gjitha kėta vendtakime apo mikate duhet tė respektohen plotėsisht, sepse janė pika tė fundit ku mund tė vishen ihramet, pa marrė parasysh a vijnė haxhinjtė nga toka apo deti. Pejgamberi a.s. pat caktuar qė nėpėr kėta vende duhet kaluar medoemos i veshur nė ihram

 Sa i pėrket banorėve tė cilėt jetonė brenda kufije tė kėtyre vendeve, apo mes Mekes dhe kėtyre vendtakimeve, ata duhet tė vishen me ihram nė vendbanimin ku jetojnė, pra tė dalin nga shtėpitė e tyre tė veshur me ihram. Ndėrsa, nėse ihrami ėshtė pėr umre, atėherė ju lejohet tė dalin me veshje normale perderisa t’ i afrohen Mekes. Distanca hapėsirore ku kėta njerėz duhet t’ i veshin ihramet ėshtė gjashtėmbėdhjetė kilometra rreth e pėrqark Mekes. Nė kohėrat e hershme arabėt nga ēdo anė vendosnin shenja tė bardha pėr tė bėrė me dije se ku ėshtė caku apo kufiri i fundit pėr veshjen e ihramit. Ata qė jetonin tej shenjave tė bardha ose mes shenjave dhe Mekes, shkarkoheshin nga obligimi i veshjes sė ihramit.


faqja 1 nga 2

   

 


                                                                        

copyright © Albanian Islamic Pages
pyetjet apo kerkesat tuaja mund ti dergoni ne adresen [email protected]
apo duke plotesuar kete forme

Hosted by www.Geocities.ws

1