Xhamia e Et’hem Beut 


 

Xhamia e Et’hem Beut, nje nga xhamite me kryesore dhe domethenese te Botes Islame Shqiptare, u themelua nga Mulla Beu nga Petrela rreth fundit te shekullit te tetembedhjete.

 

xhamia e Et'hem Beut, ne qender te Tiranes


Mbi deren e pare te xhamise edhe sot e kesaj dite gjendet nje rrase ne te cilen vertetohet qe kjo xhami u ndertua nga Mulla Beu, nje njeri i pasur Tiranas, i cili me qellim bamiresie i hodhi themelet e para te kesaj Xhamie me 1791.

Mulla Beu i cili hodhi themelet e kesaj faltoreje, arriti te mbaroje dhe cepat e kubese se kesaj xhamie. I ndjeri, nuk mundi te perjetonte zbukurimet dhe pikturimet ne kete xhami, pasi nderroi jete me 1807.

Fale Allahut (s.w.t.), i biri i Mullait, Haxhi Et’hem Beu, i pasur me dije dhe pozite, arriti te plotesoje minaren e xhamise. Ai beri dekorimin me piktura te xhamise, ndertoi tavanin e portrikun, dhe keshtu mundi te perfundoje xhamine me 1830/31. Qe pas kesaj kohe Azani filloi te degjohej nga kjo xhami 5 vaktet e dites.

Per arkitekin e kesaj xhamie nuk ka te dhena, por per anen e pikturimit te xhamise, mes popullit te Tiranes flitet se kane qene 2 qytetare intelektual te Tiranes, te quajtur Mulla Isuf Zorba dhe Mulla Halim Bulku.
 
 

Rreth Xhamise

Nje vecori e kesaj xhamie eshte futja e elementit te natyres ne dekoratimin e xhamise. Salla e xhamise eshte e ndare ne kate ne te cilat gjejme nje natyra te qeta, te cilat ngjiten deri ne kube.


ne korridorin e xhamise

Kubeja e xhamise me nje pamje madheshtore eshte e zbukuruar me “Ajetul Kursine” shkruar ne forme spirale. Ndersa ne fund te kubese jane shkruar te nente dhjete e nente (99) emrat e Allahut (s.w.t.).

Xhamia permban 18 dritare, ka nje mimber te madh prej druri. Ne xhami gjithashtu gjendet dhe nafili ne te cilin falen grate. 

 

 




                                                                        

copyright © Albanian Islamic Pages
pyetjet apo kerkesat tuaja mund ti dergoni ne adresen [email protected]
apo duke plotesuar kete forme

Hosted by www.Geocities.ws

1