TAHA MUDEVVER
ISLAMI GJATĖ SHEKUJVE
TĖ FUNDIT NĖ ANDALUZI
DHE NĖ PERANDORINĖ OSMANE
Shkup
1415/1995

Biblioteka Historia
 
 
 
Titulli i origjinalit:
TAHA EL-MUDEVVER
"MEXHDUL-ISLAMI FIL-KURUNIL-EHIRETI 
FIL ANDALUS VE FIL MEMLEKETIL - UTHMANIJJE"
 
Botuar nga: 
MATBA'ATUL - "ITTIHAD" - DAMASK
 
Pėrktheu:
Muhamed MUSTAFA
 
 
 
 

CIP - Katalogizacija vo publikacija 

Narodna i unverzitetska biblioteka 

"Kliment Ohridski", Skopje 

  

El-Mudevver, Taha 

Islami gjatė shekujve tė fundit nė Andaluzi dhe nė Perandorinė Osmane / Taha Mudevver ; pėrktheu Muhamed Mustafa. - Shkup : 

Logos-A, 1995. - 134 str. ; 27 sm. - (Biblioteka Historia) 

  

Prevod na deloto: "Mexhdul-Islami fil-kurunil-ehireti fil Andalus ve fil memleketil-Uthmanije". - Fusnoti kon tekstot. 

ISBN 9989-601-17-8 

  

a) [panija - Istorija - 8-15 v. b) 

Osmanska imperija - Istorija - 13-19 v. 

TAHA MUDEVVER
ISLAMI GJATĖ SHEKUJVE TĖ FUNDIT NĖ ANDALUZI
DHE NĖ PERANDORINĖ OSMANE
 

KREU I PARĖ____ 
PJESA E PARĖ____  

DOBĖSIMI I SHTETIT ISLAM ANDALUZIAN NĖ PERĖNDIM  

PJESA E DYTĖ____  

ĒLIRIMET E FUNDIT ISLAME NĖ LINDJE___  

KREU I DYTĖ____  

PJESA E PARĖ____  

SI FILLOI EVROPA TĖ ZGJOHET 

PJESA E DYTĖ____  

BASHKIMI EVROPIAN KUNDĖR PERANDORISĖ OSMANE  

KREU I TRETĖ___  

SHKAQET E DOBĖSIMIT TĖ SHTETIT OSMAN__  

KREU I KATĖRT 

PJESA E PARĖ____  

DEPĖRTIMI I EVROPĖS NĖ LINDJE___  

PJESA E DYTĖ___  

ĒĖSHTJA ORIENTALE________  

PĖRFUNDIM________  

KUR DO TA RIPĖRTĖRIJNĖ MUSLIMANĖT FAMĖN E TYE TĖ LARTĖ___  


Nė emėr tė All-llahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit!

  

Falėnderimi i takon All-llahut tė Plotfuqishėm e tė Lartmadhėruar, kurse paqja dhe mėshira e Tij qofshin mbi tė dėrguarin Muhammed a.s.! 

Vendosa qė tė sqaroj parimin e progresit tė Perėndimit dhe dekadencėn e Lindjes, posaēėrisht tė muslimanėve, nė kėtė vepėr qė titullohet "Islami gjatė shekujve tė fundit nė Andaluzi dhe nė Perandorinė osmane." Gjithashtu do tė cekė tė vėrtetat qė i kam kuptuar gjatė studimit, hulumtimit dhe pėrsiatjes rreth Lindjes e Perėndimit, rezultatet qė i kam arritur gjatė thellimit nė brendinė e librave historikė tė vjetėr e tė rinj dhe faktorėt e progresit tė Perėndimit dhe tė dekadencės sė Lindjes. 

Do tė pėrpiqem ta krahasoj vlerėn e rilindjes islame me vlerėn e rilindjes sė popujve tjerė, si nė Lindje ashtu edhe nė Perėndim, pėr tė sqaruar metodat, mėnyrat dhe faktorėt qė e atribuojnė progresin e muslimanėve si tė amshueshėm. 

E lus All-llahun tė mė mundėsojė njė akt tė tillė qėllimpastėr dhe tė mė udhėzojė nė rrugėt e tė vėrtetave ngase shpresoj gjithmonė tė zbuloj rrugėn e vėrtetė. 

Ai ėshtė Udhėzues nė rrugė tė drejtė! 

Autori

DISA FJALĖ

Nė kėtė vepėr autori detajisht bėn fjalė pėr ditėt e fundit tė muslimanėve nė Andaluzi dhe shkallėn e progresit tė tyre qė e kanė arritur pėr shkak tė zbatimit tė mėsimeve tė fesė sė pastėr qė urdhėron nė devotshmėri, mirėbėrėsi dhe ndalon tė kėqijat, derisa e kanė formuar shtetin islam nė parajsėn andaluziane e qė koha nuk ka mundur ta fshijė deri mė sot.
Ai gjithashtu cekė shkaqet e zhdukjes sė atij autoriteti tė lartė pėr shkak tė zilisė, urrejtjes dhe devijimit nga qėllimet islame, tė cilat i kanė praktikuar emirėt, mbretėrit dhe udhėheqėsit qė ishin tė zhytur nė kėnaqėsi e korrupsion dhe e kishin lėnė pas dore ēėshtjen e popullit tė tyre derisa kanė luftuar mes vete, edhe pse ishin vėllezėr tė gjakut, fesė e rrjedhės, vetėm pėr shkak tė sulltanatit tė pėrkohshėm dhe ēėshtjeve tė pavlera. Gjendja e tillė u mundėsoi armiqve qė pritnin nė kurthė t'i sulmojnė qytetet, t'i pushtojnė nga arabėt pas njė sundimi tė gjatė e tė frytshėm dhe t'i torturojnė e t'i vrasin muslimanėt nė mėnyrė tė pashembullt nė historitė e popujve. 

Pas njė sqarimi tė tillė me plot vuajtje e keqardhje, autori pėrqėndrohet nė ditėt e fundit tė muslimanėve nė Lindje, ku kish lulėzuar civilizimi i vendeve osmane pėr shkak tė ēlirimeve islame. Muslimanėt kishin fuqi dhe autoritet aq shumė saqė i kishin frikuar shtetet e Evropės. Evropa kėrkonte ndihmė prej tyre nė njė anė, dhe ndiente njėfarė frike nė anėn tjetėr. 

Civilizimi islam do tė arrinte edhe nė viset mė tė largėta tė Evropės, si nė Lindje ashtu edhe nė Perėndim, Veri e Jug sikur tė mbėshteteshin mbretėrit dhe sulltanėt nė All-llahun e Lartmadhėruar dhe nė shenjtėrinė e idesė islame gjatė depėrtimeve, sundimit dhe zgjerimit tė tyre. 

Gjatė rrėfimit tė ngjarjeve historike, autori i vė nė pah edhe rezultatet negative tė ndarjes, mosmarrėveshjes dhe tė grindjes mes mbretėrve dhe emirėve nė njė anė dhe braktisjes sė mėsimeve fetare pėr drejtėsinė dhe kontrollimin e epsheve dėmtuese nė anėn tjetėr, gjė qė ka shkaktuar humbjen e sulltanatit dhe pushtetit pas formimit dhe themelimit qė zgjatėn shekuj tė tėrė. 

Jemi tė bindur se autori dėshiron t'ua tėrheq vėmendjen muslimanėve e ta ripėrtėrijė famėn e tyre duke e cekur nė veprėn e tij fuqinė dhe autoritetin, ndarjen dhe amoralitetin dhe i nxitė ta rikthejnė famėn e tyre, me shembuj dhe leksione nga historia e tyre e afėrt. 

Ky ėshtė shkaku qė na shtyri ta botojmė kėtė vepėr tė vlefshme historike nė dobi tė vėllezėrve tanė. 

Qėllimi ynė ėshtė ta fitojmė pėlqimin e All-llahut xh.sh. 

Botuesi

BIOGRAFIA E AUTORIT

 
Profesori i ndjerė, Taha Mudevver, autor i kėtij libri, ka qenė njė ndėr zhurnalistėt mė tė njohur arabė, bile ka qenė kryesues i njė shkolle zhurnalistike qė ka pėrgatitur shumė dijetarė tė njohur nė Siri dhe Liban. 

I ndjeri kreu shkollėn fillore nė Bejrut kurse mėsimet e larta nė Universitetin e Stambollit, kur edhe kthehet nė Bejrut. Nė vitin 1910 ka qenė redaktor i gazetės "Er-re'jul-am", e cila ka luajtur rol tė rėndėsishėm nė ngjarjet me tė cilat ballafaqohej Shteti osman para dhe gjatė Luftės sė Parė Botėrore. 

Kėshtu, emri i tė ndjerit fillon tė shkėlqejė, pėrfiton autoritet tė madh nė Stamboll e Bejrut saqė bashkėkohanikėt e tij konfirmonin se i ndjeri e ka arritur atė pozitė nė qarqet e larta tė Shtetit osman tė cilėn e gėzonte vetėm njė numėr i caktuar. 

I ndjeri ka gėzuar autoritet tė lartė nė Shtetin osman deri nė okupimin francez tė Sirisė dhe Libanit, nė vitin 1918. Ai me qėndrimin e tij trimėror kundėr okupimit francez pėrfiton shumė simpatizues nė Liban, kurse me artikujt e tij i nxiste ndjenjat e popullit. Pėr kėtė shkak shpeshherė maltretohej kurse gazeta ndalohej. 

Pas keqėsimit tė gjendjes nga presioni i francezėve nė Liban, e transferon gazetėn nė Haleb, ku i ndihmon edhe vėllai i tij i ndjerė prof. Munir Mudevver. Pastaj kthehet nė Bejrut ku shoqėrohet ngushtė me Ahmed Nami Begun, i cili, kur caktohet kryetar i Sirisė nė vitin 1926, kėrkon prej tij ta ritransferojė pėrsėri gazetėn e tij nė Damask. Ai ia plotėsoi kėtė dėshirė afėr tre vjet me radhė ngase mė vonė daljen e gazetės e ndalon qeveria e tė ndjerit Taxhudin el-Husejnit. 

Prej vitit 1929, i ndjeri largohet krejtėsisht nga gazetaria dhe i qaset shkrimit tė librave. Me kulturėn e tij tė lartė, me njohuritė e gjera dhe me lapsin e pėrpiktė boton disa libra tejet tė rėndėsishėm pėr bibliotekėn arabe: "Rilindja arabe", "Socializmi nė Islam", "Civilizimet dhe fetė" ndėrsa librin "Islami gjatė shekujve tė fundit nė Andaluzi dhe nė Perandorinė osmane" nuk arriti ta botojė pėr shkak tė vdekjes sė tij. 

Sot, pasardhėsit e tij e realizojnė dėshirėn e babait tė tyre tė ndjerė me botimin e kėtij libri tė vlefshėm. 

Mendimet qė i shprehte Taha Mudevver nė gazetėn e tij arabe dhe nė veprat e tij tė vlefshme do ta ndriēojnė rrugėn e gjeneratave tė ardhshme nė njohjen e civilizimit tė stėrgjyshėrve tė tyre, famėn e popullit tė tyre dhe do t'i nxisin tė pėrfitojnė virtyt dhe nder. 

Zoti e mėshiroftė tė ndjerin dhe e zėvendėsoftė me tė tjerė qė do tė jenė gjithashtu tė sinqertė, shkrimtarė besimtarė dhe dijetarė nė vepėr. 

Prof. Nasuf Babil

KREU I PARĖ

PĖRFUNDIMI I FAMĖS SĖ ISLAMIT

PJESA E PARĖ

DOBĖSIMI I SHTETIT ISLAM ANDALUZIAN[1] NĖ PERĖNDIM

Ēdo shfletues i historisė sė popujve muslimanė prej fillimit deri nė fund tė shek. X h, do tė kuptojė nivelin e progresit tė tyre, territorin e gjerė dhe parimet e civilizimit me dritėn e tė cilit ėshtė ndriēuar Perėndimi dhe ka pėrparuar ashtu siē e shohim sot.
Vlera e muslimanėve dhe pėrhapja e civilizimit tė tyre, nuk mund tė krahasohet nė aspektin social, edukativ dhe tradicional me asnjė civilizim tjetėr tė mėparshėm si p.sh. me civilizimin e egjiptasve, persianėve dhe tė romakėve, e nėse dėshiron tė bindesh nė kėtė tė vėrtetė, mjafton t'i shikosh gjurmėt e kėtij civilizimi qė ekzistojnė deri sot nė Andaluzi. Ai i cili e lexon librin arkeologjik tė Gustav Leopoldit me titull "Civilizimi arab", habitet qė nė fillim nga komentet dhe detajizimet e civilizimit arab-islam, edhe atė vetėm nė Andaluzi. 

Kėtė e vėrteton ēdo mendim dhe konkluzion tė tij me piktura dhe fotografi qė e mahnisin ēdo musliman bashkėkohor dhe e pikėllojnė nė tė njėjtėn kohė, ngase mahnitet me kronologjinė dhe pėrkryerjen e gjurmėve arkeologjike tė cilat i kanė lėnė arabėt nė Andaluzi dhe janė tė pakrahasueshme me ato tė Evropės, pėrpos progresit dhe civilizimit tė tij, kurse pikėllohet nga zhytja e muslimanėve nė injorancė e dekadencė dhe nga braktisja e atij civilizimi famėlartė pas njė kohe tė shkurtė qė ekziston nė Spanjėn e sotme - Andaluzinė e djeshme. 

Ndoshta lexuesi habitet pse e argumentojmė vetėm me librin e Leopoldit civilizimin dhe progresin e popullit musliman, e jo me libra tė tjerė, vetėm e vetėm tė shohim se ēka shkruajnė tė huajt dhe si e argumentojnė progresin e muslimanėve, pėrkryerjen dhe qytetėrimin e tyre. 

Historia dhe historianėt nuk e kanė kthyer anash interesimin e tyre nga hulumtimi i kėtij civilizimi famėlartė, pra i gjenė tė gjitha historitė islame dhe evropiane pėrplot informata pėr civilizimin islam dhe famėn e tij tė madhe qė e kanė pėrhapur muslimanėt me intelektet dhe me mėsimet e fesė sė tyre tė pastėr. 

Sikur tė dėshironim t'i cekim shkollat tė cilat i kanė ndėrtuar muslimanėt nė Andaluzi, bibliotekat shkencore, institutet fetare e letrare, do tė pėrpilonim libra tė mėdhenj. Mjafton tė cekim vetėm njė pjesė tė vogėl, prej tė cilės lexuesi mund tė kuptojė madhėshtinė e kėtij populli qė shtrihej nė tre kontinente nėn flamurin e paqes dhe tė drejtėsisė, pra nė Evropė, Azi dhe Afrikė, kur kontinentet tjera ishin ende tė pazbuluara. 

Sipėrfaqja e territorit tė tyre i ka tejkaluar muret, kodrat dhe luginat, nė mėnyrė tė pakrahasueshme me ndonjė shtet tjetėr. Perandoria islame, prej vitit 30-657 hixhri kishte 12.000.000 milje katrorė, apo prej Kine nėpėr Tibet, Indi, Turkmeni, Afganistan, Persi, Azi tė Vogėl, Siujdhesėn Arabe, Egjipt, bregdetin e Afrikės Veriore, Bengazi deri nė Gjibraltar[2], si nė Lindje e Perėndim ashtu edhe nė Veri e Jug, p.sh. prej vendeve mė tė largėta tė Etiopisė, Sudanit, Saharės sė Madhe dhe asaj tė Vogėl, luginės sė Nilit, Anadollisė, Algjerit tė Detit Mesdhe, gjysmės sė Italisė, Spanjės, Portugalisė deri nė Francėn Jugore, pastaj gjatė periudhės sė Perandorisė osmane Islami ishte pėrhapur edhe nė Greqi, nė ujdhesat e Arkipelagut, Bizant ose nė shtetin Romak, Maqedoni, Serbi, Malin e Zi, Moldavi, Bullgari, deri nė Vjenėn e Austrisė, pastaj nė veri tė Anadollit, nė malet e Kaukazit, nė vendet e tatarėve nė pjesėn jugore tė mbretėrisė ruse dhe nė Poloni. 

Kėto ishin territoret e vendeve islame nė fillim dhe nė mes tė periudhės sė ēlirimeve, kjo ishte edhe fuqia e tyre e mbėshtetur nė drejtėsi dhe njohje. 

Tash na mbetet ta cekim dobėsimin dhe dekadencėn e muslimanėve si dhe shkaqet e njė gjendjeje tė kėtillė. Nuk kemi ndėrmarrur ndonjė hap tė caktuar rreth parimit tė famės islame, vendosjes sė muslimanėve dhe ndikimit tė tyre nė botė e as qė i kemi cekur shkaqet dhe faktorėt qė ua lehtėsuan muslimanėve distribuimin e civilizimi tė tyre. 

* * * 

Pasi qė pak mė parė cekėm progresin e Shtetit islam nė Andaluzi, njeriu habitet me dekadencėn dhe dobėsimin e njė shteti tė fuqishėm islam nė Andaluzi dhe me tė drejtė vajton me lotė tė pėrgjakur atė famė tė lartė qė u bė viktimė e injorancės, mosinteresimit tė emirėve muslimanė, pėrēarjeve, luftėrave dhe copėtimeve tė brendshme derisa papritmas i sulmojnė armiqtė, ua uzurpojnė faltoret, ua marrin atė qė ata e kanė civilizuar, ndėrtuar dhe reformuar, i dėbojnė, xhamitė i shndėrrojnė nė kisha dhe i shfrytėzojnė pallatet e tyre tė mėdha, kurse muslimanėt e ndarė rrėnkonin dhe u vetėdijėsuan se sikur tė mos vepronin ashtu, sikur tė mos ishin ndarė e pėrēarė as nuk do t'ua mundėsonin armiqve okupimin e vendeve tė tyre dhe shkatėrrimin e civilizimit tė tyre qė i kishin fituar me pėrpjekje tė mėdha. Ata u penduan por vonė ngase Andaluzia me pasuritė, pallatet dhe institutet e saj kaloi nė duart e francezėve. 

Ata e kanė rikthyer vendin e tyre por jo ashtu siē e kishin lėnė. Spanjollėt atė e braktisėn si shkretėtirė tė thatė me qytete tė shkatėrruara, kurse pas kthyerjes sė tyre gjetėn kopshte dhe parqe me lumenj si nė xhennet (parajsė), fushat e tyre i gjetėn pjellore dhe tė frytshme, fshatrat u ngjanin qyteteve si dhe pallate tė reja tė pakrahasueshme deri mė sot: hamame, xhami, institute dhe shkolla...! 

Muslimanėt e vėrejnė gjendjen e tyre tė mjerė dhe pėr herė tė parė e kuptojnė dėmin e madh qė ua kanė shkaktuar vendasit e mėparshėm. Kėshtu ata vajtojnė me tė madhe, thurin elegji dhe nuk gjejnė nė vete fuqi tė mjaftueshme pėr mėkėmbje ngase ishin tė pėrēarė dhe pas pak kohe zhyten nė gjumė, dekadencė, injorancė sikur tė mos kishin humbur kurrgjė - si dhe sikur tė mos kishte ndodhur ndonjė katastrofė. 

Arabėt muslimanė pas largimit nga Andaluzia fillojnė tė kėrkojnė fuqi pėr ta rikthyer pasurinė e tyre por nuk e gjejnė dot. 

Mjerė pėr popullin i cili pasi qė e ka tronditur tokėn me ushtarėt dhe kalorėsit e tij dhe ka ēliruar qytete e shtete, vetėdijėsohet pas humbjes sė margaritarit mė tė ēmueshėm dhe orvatet ta rikthejė pasurinė qė e ka trashėguar nga stėrgjyshėrit e tij tė fituar me pėrpjekje tė mėdha dhe jetėn e miliona njerėzve, por nuk gjenė nė vetė fuqi pėr njė aksion tė tillė...! 

Si do ta gjenin kur ishin tė ndarė me ambicie provinciale, kur fuqitė e pėrbashkėta i kishin humbur duke i shfrytėzuar nė luftė kundėr njėri-tjetrit e jo kundėr armiqve!!! 

Faktorėt e dobėsimit

Pėrēarjet dhe mosmarrėveshjet e emirėve ishin shkaqe tė dobėsimit, dekadencės dhe tė shkatėrrimit tė Perandorisė islame nė Andaluzi. Prej vitit 139 h. deri nė vitin 418 h. nė Perandorinė islame andaluziane ekzistonte vetėm njė halif, kurse mė vonė, emirėt dhe udhėheqėsit filluan tė pėrēahen derisa janė bėrė 20 halifė, 50 provinca dhe dhjetėra vilajete tė pavarura, vetėm pėr shkak tė zilisė dhe lakmisė ndaj pushtetit, dhe kėshtu fillon grindja dhe pėrēarja, pastaj lufta derisa kthehen francezėt dhe e rikthejnė Andaluzinė ngase mezi pritnin njė oportunitet tė tillė nga arabėt.
Pėr fat tė keq, muslimanėt i kishin mbyllur sytė dhe nuk ishin tė vetėdijshėm pėr rreziqet qė i kanoseshin perandorisė sė tyre tė formuar shekuj me radhė. Periudha e fundit qė e prezenton unitetin e tyre ėshtė ajo e halifit Hishami i tretė mes viteteve 412-418 h. 

Mė vonė, Perandoria andaluziane filloi tė copėtohet nė emirate tė pavarura. Transmetohet nga halifi famėkeq, i njohur si Ebu Bekėr, se ministri Ebul-Hazėn, i njohur si Xhehver, i ka shkruar pas vendimit tė emirėve nė Kordovė pėr pozitėn e tij si halif. Hishami nė atė kohė ishte i vendosur nė pallatin "El-Bint", nė bregdet, edhe atė te Ebu Abdull-llahu, i njohur si El-Mutega-lib. Kėshtu prezenton dhe ia dhuron halifatin nė muajin Rebiul-ev-vel 418 h. dhe e quan me titull El-Mu'tedd Bil-lahi. Pėr kėtė shkak janė shkaktuar intriga dhe gjakderdhje mes emirėve afėr tre vjet me radhė derisa janė pajtuar qė tė arrijnė nė Kordovė, kryeqytet i halifatit, nė vitin 420 h, mirėpo pas njė kohe tė shkurtė disa ushtarė tė tij rebelohen dhe shkaktojnė trazira tė mėdha. Pėr kėtė shkak, Hishami sė bashku me shėrbėtorėt dhe gratė e tij shpėrngulet nė Xhaminė e Madhe e mė vonė nė qytetin Leridė, gjatė periudhės sė emirit Ibn Hud, pastaj shkon nė Saragozė, Tortozė dhe mė nė fund vdes i vetmuar nė Meragė nė vitin 407/h. Ky ishte edhe sundimtari i fundit nga familja emevite nė Andaluzi. 

Ishte kjo njė paraqitje e shkurtė e ngjarjeve tė fundit nė Shtetin islam andaluzian. Edhe pse paraqitja ėshtė e shkurtė, i vėrejmė gjėrat e pėrgjithshme dhe ēėshtjet e mėdha qė ndikuan negativisht nė halifatin andaluzian. 

Vijon ēėshtja e Andaluzisė dhe e muslimanėve pas humbjes sė fronit tė halifatit. 

Pas pėrfundimit tė emevitėve, Perandorinė andaluziane fillojnė ta udhėheqin disa vezirė dhe i pari prej tyre pas Hishamit ishte veziri Xhehver, tė cilin e cekėm mė parė. Ai e mbajti postin katėrmbėdhjetė vjet, pastaj erdhi i biri i tij Muhammed ibn Xhehver, i njohur me titullin Ebul-Velid i cili qėndroi afėr tetė vjet. Pas tij erdhi Me'mun ibn Dhen-nuni i Toledos, i cili vdiq pas njė kohe tė shkurtė. Atė e trashėgoi njė berberian i quajtur Musa ibn Akkashe derisa pėsoi disfatė nga Dhafir Bihaulil-lah dhe kėshtu vilajeti i Kordovės bie nėn dominimin e Seviljes. 

Pastaj formohet shteti i Husejnive, mė vonė ai i Samamidėve e kėshtu me radhė deri nė formimin e shtetit tė Beni Ahmerėve nė Granadė. Granada ishte qendra e fundit e muslimanėve nė Andaluzi kurse Beni Ahmerėt emirėt e fundit nė te. 

Ėshtė shėnuar njė ngjarje lidhur me sulltan Pajazatin e Dytė, qė ka ngjarė nė vitin 892 h. dhe qė argumenton vėshtirėsitė e Beni Ahmerėve dhe tėrheqjen e tyre pėr shkak tė presionit tė madh nga sundimtarėt spanjollė, tė cilėt i kishin rikthyer vendet andaluziane nga muslimanėt, gjatė kohės sė pėrēarjeve dhe luftėrave tė brendshme qė ua kishin humbur fuqinė. 

Ngjarja vijon kėshtu: "Njėrit nga udhėheqėsit e Beni Ahmerėve, tė quajtur El-Muntesir, i ėshtė kėrcėnuar rreziku nga mbreti Filip i Kastiljes dhe ka kėrkuar ndihmė nga Shteti osman nė Lindje kur sulltan ishte Pajaziti i Dytė. Shteti osman nė atė kohė gėzonte autoritet tė lartė dhe fuqi tė madhe, kishte anije qė lundronin nė Detin Mesdhe dhe qė i ēlironin bregdetet e Evropės Jugore dhe tė Afrikės Veriore. Pas arritjes sė mesazhit tė Muntesirit me emisarin e tij special tė quajtur Nasir ibn Abdull-llah-Dhakirij, sulltan Pajaziti i Dytė urdhėron menjėherė njėrin prej emirėve tė detit, tė quajtur Kemal Reis, tė pėrgatitet me anijet osmane dhe tė shkojė nė bregdetin e Andaluzisė pėr t'i ndihmuar udhėheqėsit tė Granadės kundėr Filipit tė lartpėrmendur. 

Nė atė kohė Pajaziti i Dytė (All-llahu e mėshiroftė) i luftonte memelukėt nė Egjipt mirėpo dėshira e tij pėr ta ngritur flamurin islam nė viset mė tė largėta tė detit romak ishte mė e madhe. Kėshtu, Kemal Reisi niset me anijet osmane drejt bregdetit tė Spanjės, mirėpo kthehet pa e realizuar qėllimin e tij edhe atė me urdhėrin e vet sulltan Pajazitit pėr shkak tė largėsisė sė madhe ndėrmjet Andaluzisė dhe Shtetit osman, si dhe pėr shkak se i biri i sulltan Pajazitit, emiri Xhem, ishte nė njė udhėtim nėpėr Evropė. 

Pajaziti kujdesej qė Evropa tė mos mendojė se njė aksion i tillė paraqet bashkimin e muslimanėve kundėr Evropės dhe se pėrgatiten luftėra fetare, ashtu siē kishte ndodhur mė parė. Kėshtu, emiri Kemal Reis kthehet nga bregdeti i Spanjės nė vitin 892 h. pa gjuajtur asnjė gjyle topi kundėr mbretėrisė sė Filipit katolik por vetėm i ishte kėrcėnuar. 

Pak mė parė cekėm tre probleme qė janė tė rėndėsishme dhe kanė lidhshmėri tė ngushtė me kėtė hulumtim. 

Problemi i parė

Gjendja politike e Evropės nė atė kohė ishte ashtu siē ėshtė edhe sot dhe sulltan Pajaziti kishte kujdes qė mos t'i nxisė ndjenjat fetare tė Evropės me tė ndihmuarit e shtetit tė Beni Ahmerėve islamė nė Andaluzi, sepse njė ndihmė e tillė mund tė konsiderohej si bashkim islam kundėr kontinentit krishter. Kėshtu, ai e ndėrron mendimin tij dhe urdhėron kthimin e anijeve osmane. Ai me kėtė gjest bėn njė gabim trashanik vetėm pėr shkak tė imagjinatės sė tij, sepse Beni Ahmerėt kishin nevojė pėr ndihmėn e tij, jo pėr shkak tė lidhjeve fetare por pėr shkak tė mbrojtjes sė Shtetit islam, i cili po qe se forcohej, Lindja dhe sulltani do tė kishin dobi tė mėdha dhe Islami do tė vazhdonte deri mė sot.
Ky gjest politik qė ka ndodhur para 82 vjetėve, mė rikujton pėrpjekjet e qeverive tona sot pėr tė kooperuar, tė bashkuara mes vete pa kurrfarė dallimi dhe pėr ta mbrojtur qenien e tyre nė bazė tė lidhjeve ekzistuese. Qeveritė tona bėjnė pėrpjekje tė tilla nga faktori, qė e kishte frikuar edhe vetė sulltan Pajazitin e Dytė kur i kishte dėrguar anijet nė Andaluzi, por pas pak kohe i kishte kthyer vetėm pėr t'u mbrojtur nga ideja qė mund tė lindte nė shtetet evropiane dhe t'i dėmtonte Lindjen e Perėndimit. 

I madhėruar ėshtė All-llahu! 

Popujt dhe mbretėritė janė ende ashtu siē kanė qenė para 82 vjetėve, ndjenjat dhe iluzionet dominuese njerėzore janė tė pandryshueshme edhe pse janė nė kulm tė civilizimit. 

Mendojmė se shek XV h. nuk ėshtė mė i zhvilluar se shek X, ngase ndjenjat dhe politika janė ende tė njėjta. 

Problemi i dytė

Historia e mesjetės na rrėfen se ardhja e anijeve franceze dhe angleze nė ujėrat e Shtetit osman nė vitin 1904 gjatė kohės sė sulltan Abdulhamidit, i ka pėrgjasuar lundrimit tė anijeve osmane nė bregdetin spanjoll nė vitin 1487, gjatė periudhės sė Filipit tė Dytė.
Vėrejmė se shkaqet dhe faktorėt janė tė njėjtė! 

Me kalimin e kohės, ndryshon forma e kėtij fenomeni shoqėror, sepse njė kohė anijet tona lundronin nėpėr bregdetin e Perėndimit pėr shkaqe politike e fetare, kurse tash i gjejmė anijet e Perėndimit nė bregdetin e Lindjes pėr shkaqe dhe faktorė tė njėjtė. 

I Madhėruar ėshtė Ai qė e ndryshon gjendjen! 

Problemi i tretė

Kooperimi i muslimanėve

Mjafton qė e cekėm pak mė parė gabimin e sulltan Pajazitit kur i ka rikthyer anijet e tij para se ta kryejnė detyrėn e tyre pėr shkak tė iluzionit tė tij politik ndaj shteteve evropiane.
Nuk kemi cekur se vetėm udhėtimi i anijeve ishte argument pėr bashkėpunimin e muslimanėve dhe se vet sulltan Pajaziti e dėshironte njė gjė tė tillė. Ky ėshtė njė gjest pozitiv i tij ashtu siē ėshtė gjest negativ kthimi i anijeve, mirėpo nuk dimė se a ishte kjo ngjarje e caktuar nga qielli apo nga mosbashkėpunimi i muslimanėve nė atė kohė derisa e humbnin fuqinė e tyre tė madhe pa kurrfarė ndikimi nė zemrat e tyre. 

Realiteti ėshtė se populli islam atė bashkėpunim dhe unitet qė e ka patur nė fillim e shndėrroi nė diē krejt ndryshe, saqė vėrejmė se Beni Ahmerėt e Granadės, kur merr fund koha e tyre, e braktisin emiratin islam nė Andaluzi, tė shkatėrruar e tė dobėsuar, kurse nė emiratet islame tė Lindjes e Perėndimit nuk ka ekzistuar keqardhje apo mėshirė pėr ta! 

Problemi i katėrt

Dobėsimi i tepėrt i mbretėrve tė fundit andaluzianė

Mesazhi i Ibn Hazmit[3], dėrguar sulltan Pajazitit argumenton shkallėn e dobėsimit dhe dekadencėn e emirėve tė fundit nė Andaluzi.
Ky ėshtė edhe shembull pėr tė tjerėt! 

Muntesiri e dinte fuqinė e armikut tė tij dhe dobėsinė e fuqisė sė vet kundėr atij armiku dhe pėr kėtė shkak kėrkoi ndihmė prej halifatit tė muslimanėve nė Lindje. Mbretėritė qė kėrkojnė ndihmė nga jashtė pėr mbrojtje janė nė prag tė vdekjes. E tillė ishte edhe mbretėria e Beni Ahmerėve, ngase pas njė kohe tė shkurtė e braktisėn Andaluzinė. 

Pėr ta plotėsuar ēėshtjen e dobėsimit dhe tė shkatėrrimit tė shtetit andaluzian, do tė pėrmendi edhe disa detaje tjera: 

Spanjollėt filluan tė korrin fitore nė Andaluzi prej vitit 475 h, edhe atė pas okupimit tė qytetit tė parė islam, Toledos, qė konsiderohej ndėr qytetet mė tė rėndėsishme nė siujdhesėn e gjelbėrt nė kohėn e mbretit Alfonso, kurse emir nė tė ishte Kadir Bil-lah ibn Me'mun Jahja ibn Dhen-nun. 

Abdull-llah ibn Ferexh el-Behsij pėr kėtė ngjarje thotė kėshtu: 

Nxitni kuajt o banorė tė Andaluzisė 

se qėndrimi nė tė nuk ėshtė i sigurt, 

Ai qė ėshtė afėr tė keqes nuk ėshtė i sigurt, 

si mund tė jetohet bashkė me gjarpėrinjtė? 

Nga kėto vargje e kupton dobėsinė dhe dekadencėn e madhe qė i kishin kapluar zemrat nė Andaluzi. 

Spanjollėt nuk e kanė rikthyer vendin nga muslimanėt por nga vajtuesit, qė i kishin zemrat pėrplot frikė. Fjala e kėtij poeti ka ndikuar nė frikė dhe dorėzim, i kanė humbur shpresat dhe e kanė harruar mbrojtjen e vendit tė tyre. Pra, pėr kėtė shkak ka ndodhur ajo qė ndodhi. 

Pas hyrjes nė Toledo, Alfonso me krenari ka kėrkuar prej Mu'temid ibn Abbad, emir i Kordovės, Seviljes dhe i Baxhes tė paguaj mė tepėr se haraēi i rėndomtė[4], dhe t'ia dorėzojė tė gjitha fortifikatat e Kordovės e tė jetojė nė shkretėtirė. 

Emiri refuzon kategorikisht njė kėrkesė tė tillė dhe kėshtu Alfonso niset me njė ushtri tė madhe kundėr tij. Ibn Abbadi kėrkon ndihmė prej Jusuf ibn Tashfinit, sulltan i Magribit me qendėr nė Fas, prej Mutevekkil Umer ibn Habbus es-Sanhaxhit, emir i Granadės. Kėshtu, kacafyten kėto ushtri me ushtrinė e Alfonsos dhe zhvillojnė njė luftė tė rreptė, ku Alfonso dėshton kurse muslimanėt fitojnė. Kjo luftė, pėr shkak tė zhvillimit tė saj nė vendin Zelaka quhet "lufta e Zelakės". 

Nga kjo luftė mund tė kuptohet se muslimanėt kanė qenė tė bashkuar, mirėpo pėr ta njohur shkallėn e zilisė, ndarjes dhe urrejtjes sė fshehur nė zemrat e emirėve muslimanė, do tė cekim njė gjė qė mund t'i habitė lexuesit, vetėm pėr shkak se jemi tė obliguar t'i argumentojmė shkaqet e pėrfundimit tė perandorisė sė muslimanėve nė Andaluzi. 

Pasi qė kthehet Jusuf ibn Tashefini nė Magribin arab si fitues, e len nė Andaluzi komandantin e tij tė shquar, emirin Sira bin Ebi Bekėr tė luftojė njė kohė nė vendet franceze. Mė vonė ai i shkruan sulltanit tė tij Jusufit, dhe i ankohet se andaluzianėt nuk i ofrojnė ndihmė nė luftė kundėr francezėve. Pėr kėtė shkak, sulltani i jep urdhėr t'i sulmojė vendet islame, dhe kėshtu fillon luftėn kundėr emirėve tė Beni Hudit dhe i okupon territoret e tyre, pastaj vazhdon kundėr Beni Tahirit nė lindje tė Andaluzisė, kundėr Beni Samadihit, kundėr Mutevekkil Umer ibn Muhammedit, emir i Badahas dhe nė fund kundėr Mu'temid ibn Abbadit[5], emir i Seviljes, tė cilin e zė rob kurse pasurinė dhe territorin ia okupon. 

Kur e vėren Tashefini kėtė fitore, i hipė anijes nė Fas dhe pėr herė tė dytė udhėton nė Andaluzi. Pas arritjes nė shkretėtirėn e Granadės, del emiri Abdull-llah ibn Belkin dhe e pėrshėndetė. Para se tė kthehet nė Granadė, Tashefini e sulmon, e okupon Granadėn dhe e konfiskon krejt pasurinė. 

Kėshtu, situata ishte e tendosur deri kur francezėt e ēlirojnė qendrėn britaneze afėr Saragozės nė vitin 480 h. e jo nė vitin 456 h, siē transmetohet nė librat "Nefhut-tib" dhe "El-esir". 

Nė kėtė ngjarje spanjollėt kanė vrarė 100.000 muslimanė dhe shumė i kanė robėruar, ndėrsa kanė konfiskuar plaēka tė mėdha lufte. Mė vonė kur francezėt e ēlirojnė Toledon dhe qytetet tjera me radhė nėpėr vendet islame, gjykatėsi Ebu Ahmed ibn Hixhaf, nė Valenci e zen Ibn Dhen-nunin e lartpėrmendur nė pallatin e tij dhe e vret. Pas dorėzimit tė Toledos nė duart e francezėve, emiri i Saragozės, Jusuf ibn Hudi e therė gjykatėsin Ebu Ahmed (ose e djeg me zjarr) dhe e okupon Valencinė. Nė vitin 630 h, spanjollėt e sulmojnė afėr Saragozės nė drejtim tė Detit Mesdhe dhe vrasin 20.000 muslimanė, sipas transmetimit tė "Nefhut-tib". 

Armiqtė pastaj e shfrytėzojnė rastin e luftės mes Ebu Muhammed Bejasit dhe emirit Adil dhe hyjnė nė emiratin e Adilit nė Elche, nė vitin 630/h. 

Po nė tė njėjtin vit, Andaluzia ngritet nė kryengritje kundėr Me'mun ibn Abdulmu'minit pėr shkak tė vendosjes sė Ibn Hudit nė Murci. Nė Almeri vendoset Ebu Abdull-llah ibn Muhammed el-Temimi ku dashurohet nė njė robėreshė dhe nė njė luftė pėr shkak tė saj e vret Ibn Hudin. Mė vonė vjen Ibn Ahmeri i Granadės dhe e pushton gjersa vijnė francezėt dhe ua marrin Beni Ahmerėve nė vitin 639/h. 

Kėshtu, ēdo ditė francezėt pushtojnė disa vende prej muslimanėve deri nė vitin 645 h. kur e okupojnė krejt Andaluzinė Lindore dhe i dėbojnė muslimanėt nga ato vende, si p.sh. nga Sevilja, Murcia, Kastilja, Kordova etj. 

Kėshtu pėrshkruhet gjendja e muslimanėve gjatė atyre viteve tė tjera nė faqen 589 tė librit "Tarihul-urfit-tibi:"..Pas hyrjes sė spanjollėve nė shumė vende andaluziane banorėt e Andaluzisė ende inspirohen nga disfatat e mbretėrve dhe fatkeqėsitė qė tė hakmerren me poezi e prozė... Njėri prej tyre pėr rėnien e Velencies nė duart e spanjollėve thotė: 

  

"Oj Valencė, nė pėrkujtimoren tėnde rrjedh 

gjak e jo ujė..." 

  

Kurse Toledoja pėrshkruhet kėshtu: 

  

“A nuk ka qenė qendėr kryesore e fesė, 

ashtu siē dėshironte Zoti; 

Gjithė banorėt e saj janė dėbuar 

dhe janė shndėrruar nė atė qė ėshtė caktuar". 

  

Pėrgjithėsisht, pasi qė shkuan nga duart e muslimanėve kryeqendrat e njohura andaluziane si p.sh. Kordova, Sevilja, Toledo dhe Mursia, muslimanėt janė tubuar nė Granadė, qė ishte nė duart e Beni Ahmerėve. Gjendja e muslimanėve vazhdon tė acarohet pėr shkak se spanjollėt e vazhdojnė okupimin e vendit deri nė vitin 800 h. e posaēėrisht paraqiten pėr sulmin e Granadės. Emiri i Granadės kėrkon ndihmė prej mbretit tė Marokos (Beni Merrin) por ai refuzon. Refuzimi i tij nuk e pengon fitoren e muslimanėve dhe shkatėrrimin e armiqve tė tyre, mirėpo, pas fitores, Beni Ahmerėt, pėr fat tė keq, ndahen mes vete edhe pse gjendja ishte tejet e tendosur dhe kishin njė pėrvojė tė hidhur gjatė viteve tė kaluara. 

Nė Granadė ishte emiri Hasan Ali ibn Sa'd en-Nasrij el-Galibij el-Ahmerij, kurse nė Malagė emiri Ebul-Hasan. Emiri i Malagės kishte ushtri tė madhe dhe pėr kėtė shkak kishte filluar tė zhytet nė kėnaqėsitė e epshit, kurse ēėshtjet administrative ua kishte dorėzuar vezirėve tė tij. Kėshtu, mbretėron dėshtimi dhe amoraliteti, fatkeqėsia dhe tirania kurse emiri fshehet me robėreshat dhe kėngėtaret e tij ngase mendonte se armiku nuk do tė afrohet pėr shkak tė fuqisė tė tij. 

All-llahu ia dėrgon njė fortunė me shi dhe ia shkatėrron begatitė e tokės. Kėshtu fillon pėrēarja mes popullit dhe vezirėve pėr shkak tė fėmijėve tė emirit, ngase disa i kishte me njė romake kurse tė tjerėt me gruan e tij muslimane. Populli ndahet nė dy tabore dhe ēdo tabor anonte kah emiri i tij. Kėtė rast e shfrytėzojnė spanjollėt dhe e sulmojnė qytezėn Alhane nė vitin 887 h. 

Fėmijėt e emirit Ebul-Hasan Abdull-llah Muhammed dhe tė emirit Ebul-Haxhxhaxh Jusuf Ali shkojnė nė Guadex pas kryengritjes sė tyre kundėr etėrve tė tyre. Banorėt e Granadės i pranojnė si udhėheqės kurse etėrit e tyre largohen nė Malagė. Nė vitin 888 h. nė luginėn e Malagės konfrontohen muslimanėt dhe francezėt ku zhvillohet njė luftė e rreptė. Nė atė luftė, francezėt e robėrojnė sulltanin Ebu Abdull-llah dhe e dėrgojnė nė vendin e tyre. 

Pas vdekjes sė sulltanit Ebul-Hasan, banorėt e Granadės e caktojnė vėllain e tij, sulltanin Ebu Abdull-llah. 

Nė vitin 890 h. armiku okupon disa fortifikata tė Malagės dhe Rana's dhe i nėnshtron banorėt e Malagės perėndimore. 

Pastaj francezėt janė drejtuar kah Granada, mirėpo muslimanėt korrin fitore kundėr tyre. 

Nė vitin 891 h. pėr shkaqe politike lirohet sulltani Ebu Abdull-llah, eventualisht pėr tė shkaktuar grindje tek muslimanėt gjatė zgjedhjes mbretėrore, gjė qė me tė vėrtetė edhe ndodhė, ngase gjatė kryengritjes nė Granadė pėr shkak tė zgjedhjes sunduesi i Kastiljes i sulmon muslimanėt dhe okupon disa vende e fortifikata. 

Nė vitin 892 h. sunduesi i Kastiljes, e dėrgon pėr sė dyti herė Ebu Abdull-llahin pėr t'i nxitė muslimanėt. Mbreti spanjoll kastilian i ofronte pasuri tė madhe atij. 

Ky tradhtar u ndihmonte francezėve nė ēlirimin e Andaluzisė deri kur mbreti kastilian depėrtoi nė Granadė, (qendra e fundit nė Andaluzi) pas rrethimit shtatėmujorė nė vitin 897/h. Muslimanėt ishin tė obliguar t'i dorėzohen armikut, por pas plotėsimit tė 67 kushteve, siē transmetohet nė "Tarihu takvimil-buldan", p.sh.: sigurimi i jetės, pasurisė, lejimi i praktikės fetare, tė qėndrojnė xhamitė dhe vakėfet ashtu siē janė, tė mos e udhėheqė arabin francezi apo hebreu dhe tė mos dėmtohet krishteri i islamizuar; muslimani i krishterizuar tė qėndrojė disa ditė derisa tė qartėsohet gjendja e tij, tė mos obligohet muslimani nė mikpritjen e spanjollėve, tė mos hyjnė nėpėr shtėpitė e tyre, tė jenė arabėt tė sigurt me pasurinė dhe fėmijėt e tyre, tė mos pengohet muezini, falėsi i namazit, agjėruesi dhe tė mos paguajnė tatim pėr vite tė caktuara, etj. 

Pas njė kohe tė shkurtė, apo nė vitin 904 h, spanjollėt e shkelėn fjalėn e dhėnė ngase priftėrinjtė i obligojnė tė gjithė krishterėt e islamizuar t'i rikthehen krishterimit. 

Pas tendosjes sė situatės, disa vendas tė Granadės i vrasin udhėheqėsit dhe pėr kėtė shkak tė gjithė muslimanėt bėhen tė krishterė, ngase vendimi pėr vrasje del nga kompetencat e sulltanit, eventualisht, ata qė nuk bėhen tė krishterė vriten, kurse ata qė shpėtojnė nga kjo gjakderdhje emigrojnė. 

Ėshtė interesant se territoret qė i kanė ēliruar arabėt gjatė njė periudhe trevjeēare, spanjollėt kanė mundur t'i rikthejnė pas tetė shekujve. 

Gjendja ishte e tillė derisa ishin bėrė tė krishterė tė gjithė, kurse tė tjerėt kishin ikur nėpėr male, mirėpo francezėt edhe ata i kishin vrarė, pėrveē disa muslimanėve tė disa vendeve qė kishin luftuar me sukses kundėr francezėve e pastaj kishin emigruar nė Maroko, Tuniz, Algjer, Sham dhe Konstantinopojė. Muslimanėt e fundit e braktisėn Andaluzinė nė vitin 1017 h, kurse sulltan i fundit ishte Ebu Abdull-llah Muhame ibn sulltan Ebil Hasan. 

Me pėrfundimin e shtetit tė tij merr fund Perandoria islame nė Andaluzi dhe nė vend tė muslimanėve, spanjollėt i trashėgojnė gjurmėt e civilizimit arab, i shndėrrojnė xhamitė nė kisha dhe ushtrojnė tortura pa precedentė nė histori mbi muslimanėt e pafajshėm. 

Kėshtu, derisa muslimanėt i mbronin tė krishterėt dhe i respektonin marrėveshjet me ta, ata vepronin nė mėnyrė tė kundėrt, ashtu siē pamė pak mė parė. 

Nga kjo qė u cek rreth ditėve tė fundit tė muslimanėve nė Andaluzi shihet qartė se vetė muslimanėt e kanė dėmtuar vetveten e jo francezėt, ngase francezėt kanė ardhur pėr ta rikthyer vendin e tyre tė dikurshėm. 

Muslimanėt i ka zėnė gjumi nė kohėn kur duheshte ta mbrojnė vendin, janė ndarė nė sekte e grupacione, kanė luftuar njėri me tjetrin njė kohė... 

Kėto janė ndėr shkaqet kryesore, tė cilat ua kanė trasuar rrugėn spanjollėve dhe ua kanė mundėsuar fitoren kundėr muslimanėve dhe dėbimin e tyre, bile edhe krishterimin e tyre!?


PJESA E DYTĖ

Ēlirimet e fundit islame nė Lindje

Nga ajo qė u cek mė parė pėr historinė e Andaluzisė dhe skakun e shkatėrrimit tė saj, kuptojmė se faktori kryesor i shkatėrrimit qėndron nė mosmarrėveshjet mė mesin e muslimanėve dhe nė luftimin e tyre nė mes vete derisa shkatėrrohet shteti i tyre.
Derisa njė situatė e tillė mbretėronte te muslimanėt e Perėndimit, Perandoria osmane me qendėr nė Stamboll dhe Mbretėria abaside nė Egjipt, grindeshin pėr shkak tė halifatit. 

Pėr t'u habitur ėshtė se gjatė njė shekulli, shek. X h, dhe pėrafėrsisht nė njė vit shkatėrrohen shteti abasid nė Egjipt (nė vitin 922/h) dhe shteti i ehvanėve nė Andaluzi (pas disa viteve). Dallimi mes kėtyre dy shteteve qėndron aty se me shkatėrrimin e shtetit islam nė Andaluzi formohet shteti krishter, kurse nė Lindje nuk ngjanė e njėjta gjė sepse pas shtetit abasid islam erdhi Shteti osman islam. Pra, muslimanėt nuk e humbin shtetin e tyre por i shikonin osmanlinjtė me krenari dhe e konsideronin fitore ngase shteti abasid ishte dobėsuar tepėr dhe ishte pėrplot mosmarrėveshje gjatė periudhės sė fundit tė halifėve abasidė deri nė kohėn e halifit El-Mutevekkil i Tretė. 

Sulltan Selimi i Parė i njohur si "Javuz"[6] shkon nė Egjipt dhe e merr prej Mutevekkilit tė Tretė halifatin pasi qė vėren dobėsinė e shtetit abasid dhe mundėsinė e kalimit tė halifatit atje ku nuk ėshtė e preferuar, ngase halifati konsiderohet lidhje e vetme qė i bashkon tė gjithė muslimanėt rreth fronit tė halifit. 

Sulltani nė atė rast ka vepruar mirė, sepse me humbjen e halifatit prej duarve tė abasidėve qė shkonin vazhdimisht nė dobėsim e sipėr, ndoshta tė gjitha vendet islame prej Marokos deri nė Indi do tė luftonin mes vete pėr ta mbrojtur atė thesar tė shenjtė. 

Pas kėsaj hyrjeje tė shkurtė mendojmė t'i kthehemi kėsaj pjese pėr ta realizuar qėllimin tonė. 

Pasi qė ky hulumtim ka tė bėjė me betejat e fundit islame nė Lindje gjatė shekujve tė fundit dhe me dobėsimin e dekadencėn e shteteve islame dhe tė muslimanėve, atėherė do tė fillojmė me ardhjen e sulltan Sulejmanit, tė njohur me titullin "Kanuni" pėr shkak tė besnikėrisė sė tij ndaj drejtėsisė dhe kanunit. 

Nuk i kemi cekur sulltanėt qė i paraprijnė atij, ngase tema jonė kėtu pėrqėndrohet nė betejat e fundit islame nė Lindje pas shkatėrrimit tė shtetit islam nė Perėndim. 

Sulltan Sulejman Kanuni, halif i dytė osman dhe sulltan i dhjetė, hipi nė fronin e sulltanatit nė vitin 926 h. nė moshėn 26-vjeēare. 

Ēėshtjeve tė administratės sė perandorisė u qaset me seriozitet dhe qė nė fillim fillon me reformat e ushtrisė dhe zmadhimin e flotės islame derisa ua tejkalon shumė shteteve nė Detin Mesdhe. 

Gjithashtu edhe ushtria e tij organizohet nė mėnyrė mė tė pėrkryer sipas standardeve tė atėhershme ushtarake. 

Vetė sulltan Sulejman Kanuni, Zoti e mėshiroftė, e ka udhėhequr ushtrinė e tij 13 herė dhe gjithmonė ka korrur sukses kundėr armiqve tė tij. 

Ekspeditat ushtarake tė tij do t'i cekim njė pas njė sepse me pėrfundimin e tyre pėrfundojnė edhe ēlirimet islame nė Lindje, pastaj fillon dobėsimi gradual i Shtetit osman ashtu siē kishte ndodhur me shtetin andaluzian, kurse shtetet fillojnė tė shkėputen nga Perandoria islame. 

Gjithashtu do t'i cekim edhe faktorėt tė cilėt na kanė sjellur nė kėtė gjendje nė tė cilėn gjendemi sot. 

Ēlirimet e para

Sulltan Sulejmani dhe ekspedita e tij e parė

Para se t'i cekim ekspeditat e kėtij sulltani famėlartė, mendojmė se ėshtė e arsyeshme tė pėrshkruhet gjendja e atėhershme e Evropės si hyrje nė ekspeditat dhe ēlirimet e tij pėr shkak tė lidhjes sė ngushtė me jetėn e kėtij sulltani famėlartė e luftarė dhe me ēlirimet e tij tė suksesshme.
Koha e sulltan Sulejman Kanunit ėshtė vėshtirė tė krahasohet me kohėt e udhėheqėsve tė Lindjes dhe tė Perėndimit pėr shkak tė luftėrave dhe fitoreve tė shumta nė te. 

Shtetet evropiane nė atė kohė kishin filluar tė kėndellen nga gjumi mirėpo aktiviteti i tyre nė luftėrat fetare e vonon Evropėn pėr njė interval tė gjatė. Franca atėherė pėrgatitej pėr njė rol tė ri politik gjithashtu edhe Anglia, Polonia, Venediku dhe Rusia, ndėrsa Spanja dhe Franca ishin shtete nė kėndellje e sipėr. 

Kur erdhi sulltan Sulejman Kanuni nė fron, Evropa ishte nė periudhėn transitore dhe tė luftėrave fetare pėr shkak tė doktrinės sė Luterit e cila njihet si doktrinė protestante. 

Pasi qė mė vonė do t'i cekim shkaqet e zgjuarjes sė shteteve tė Perėndimit, t'i kthehemi hulumtimit kryesor rreth ēlirimit tė merhumit, sulltan Sulejman Kanunit. 

Ekspedita e parė - ēlirimi i Beogradit
Pas hipjes sė sulltan Sulejmanit nė fronin e sulltanatit dhe pas rregullimit tė disa ēėshtjeve tė brendshme, disa vezirė tė tij propozojnė udhėheqjen e tij personale nė ushtri gjatė aksioneve luftarake. Vezirėt e tij e nxisin kundėr mbretit tė Hungarisė pėr shkak tė mospėrurimit tė tij me rastin e ardhjes sė sulltanit nė fronin osman. Pėr kėtė shkak, Shteti osman i shpallė luftė dhe e dėrgon kryevezirin Beri Pashėn, i cili e rrethon fortifikatėn e fortė tė Beogradit, kurse mė vonė edhe sulltan Sulejmani i bashkangjitet me njė ushtri tė fuqishme dhe qė tė dy e ēlirojnė qytetin tė cilin nuk ka mundur ta ēlirojė as sulltan Mehmet Fatihu nė vitin 927/h.
Ekspedita e dytė - ēlirimi i Rodosit
Disa luftėtarė kryqtarė e sundonin Rodosin dhe e kishin rrethuar me njė fortifikatė tė madhe saqė edhe vet Mehmet Fatihu kishte hasur nė vėshtirėsi me ta. Pasi qė Shteti osman dominonte nė Egjipt, e pa tė arsyeshme domosdonė e ēlirimit tė Rodosit pėr shkak tė pozitės sė tij mes Egjiptit dhe Stambollit. Sulltan Sulejmani e dėrgoi vezirin Mustafa Pashėn[7]; si udhėheqės tė 600 apo sipas njė transmetimi tjetėr tė 700 luftanijeve dhe mė vonė edhe vet sulltan Sulejmani i cili ishte nisur prej Marmarės, i ishte bashkuar. Kėshtu anijet osmane pas rrethimit gjashtėmujor, luftės qė zhvillohej natė e ditė dhe humbjeve tė mėdha e ēlirojnė Rodosin nė vitin 929 h. ose 1522 sė bashku me disa ujdhesa tjera dhe kėshtjellėn Bodrum.
Mė 18. sefer 929 h. sulltan Sulejmani kthehet nė Stamboll[8]
Ekspedita e tretė - depėrtimi nė Hungari dhe Beteja e Budimit
Pas ēlirimit tė Beogradit, hungarezėt vazhdimisht nxitnin trazira dhe pėr kėtė shkak, sulltan Sulejmani nė vitin 932 h. e kalon lumin Danub dhe ēliron dy kėshtjella. Nė vazhdim konfrontohet ushtria osmane me atė hungareze dhe vritet mbreti hungarez Luisi i Dytė. Ushtrinė osmane e udhėhiqnin dy komandantė: Hashru Begu, bir i njė emiri arab dhe Bali Begu nga njė familje e njohur nė Egjipt. Pėr kėtė shkak ushtria hungareze ka ikur kurse osmanlinjtė e kanė ēliruar kėshtjellėn e Budimit dhe e kanė pėrhapur kulturėn osmane aty.
Pastaj sulltani nė atė territor cakton njė zėvendės tė quajtur Xhon Zabuli dhe kthehet nė Stamboll. Gjatė kthimit ēliron edhe dy kėshtjella tjera[9]
Ekspedita e katėrt - rrethimi i Vjenės
Nė vitin 936 h, sulltan Sulejmani e ka dėrguar kryevezirin e tij Ibrahim Pashėn qė ta rrethojė Vjenėn. Shkaku i rrethimit qėndronte nė atė se mbreti francez Fransoa i Parė kishte kėrkuar ndihmė prej sulltan Sulejman Kanunit pėr ta mposhtur fuqinė e mbretit Sharlkan, perandor i Spanjės, i cili kishte depėrtuar atėherė nė Evropė. Mbreti francez dėshironte ta okupojė Karlin nė Austri me ushtrinė osmane ngase Sharlkani dėshironte ta caktojė vėllain e vet Ferdinandin mbret tė Austro-Hungarisė.
Kėshtu, Ibrahim Pasha, pas rrethimit trejavor tė Vjenės, detyrohet tė tėrhiqet pėr shkak tė mosarritjes sė topave tė mėdhenj dhe u kthye nė Stamboll para se tė arrijė dimri. 
- (Fillimi i privilegjeve tė tė huajve) -
Sulltan Sulejman Kanuni bėn gabim tė rėndė politik me pranimin e kontratės politike mes Francės dhe Shtetit osman qė ishte realizuar nėpėrmjet emisarit special tė mbretit Fransoa dhe qė u kishte garantuar tė huajve privilegje tė cilat i gėzojnė deri nė ditėt e sotme.
Se kontrata e tillė politike ishte grusht vdekjeprues pėr Perandorinė osmane, do tė sqarojmė me detaje tė plota dhe parashtrim tė pėrpiktė. 

Sa u pėrket marrėdhėnieve mes Shtetit osman dhe atij francez, vlejnė tė ceken bisedimet ndėrmjet dy mbretėrve tė asaj kohe qė i ngjajnė shkresės sė zotėriut dėrguar shėrbėtorit ose tė sunduesit dėrguar punėtorit, gjė qė vėrteton autoritetin e lartė tė sulltanit tė Shtetit osman gjatė atyre shekujve tė kaluar! Pėr shkak tė dobėsimit tė politikanėve nė kohėn e sulltan Sulejmanit tė huajt i kanė fituar ato privilegje tė mallkuara. 

Sipas historianėve evropianė dhe osmanė si p.sh. Safali Mid'hat dhe Neobosi, dobėsimi politik nė Shtetin osman fillon tė vėrehet qė atėherė e pastaj fillon dobėsimi administrativ qė ua ka zmadhuar tė huajve tė drejtat e tyre nė pushtet dhe ndėrhyrjen nė ēėshtjet osmane. Pra, ky dobėsim shkakton dėme tė mėdha, tė cilat nė vazhdim do t'i cekė mė hollėsisht. 

Ėshtė pėr t'u habitur se si e ka pranuar Shteti osman njė gjė tė tillė tė rrezikshme, pa marrė parasyshė se sa i fuqishėm ka qenė! 

Siē po shihet, shpirtmirėsia e Sulejman Kanunit e ka arritur atė shkallė saqė ai nė politikė nuk ka mundur ta dallojė tė mirėn prej tė keqes dhe ndodhi ajo qė ndodhi! 

Askush nuk ėshtė i fuqishėm pėrpos All-llahut tė Lartmadhėruar! 

Ekspedita e pestė - vendet gjermane dhe kontrata paqėsore me Austrinė
Nė vitin 938 h. udhėheqėsi i Hungarisė, Xhon Zabuli, dėrgon emisarė ngase emirėt e Hungarisė refuzonin ta respektonin autoritetin e tij pos Ferdinandin, mbret i Austrisė dhe vėllain e tij, Sharlkanin, mbret i Spanjės. Gjithashtu sulltan Sulejmani u informua se Ferdinandi pėrgatitej pėr rrethimin e qendrės osmane. Gjithashtu edhe ambasadorėt e Fransoas e nxitnin sulltanin nė Stamboll kundėr Karlit tė Madh, gjė qė shkakton hidhėrimin e tij, pėrgatitjen e njė ushtrie tė madhe prej afro 100,000 ushtarėsh dhe nisjen pėr nė Vjenė duke i shpallur luftė Sharlkanit dhe vėllait tė tij Ferdinandit, mbretit tė Austrisė. Qėllimi i tij kryesor ishte qė t'i kėrcėnohet e jo t'i shpallė luftė tė vėrtetė ngase nuk i kishte marrur me vete topat e rrethimit, dhe kėshtu, ushtria osmane kishte depėrtuar nė brendėsi tė Austrisė. Kjo ekspeditė quhet "Ekspedita nė vendet gjermane".
Pasi qė ushtarėt e Austro-Hungarisė ishin strehuar nėpėr kėshtjella tė fuqishme, sulltan Sulejmani nuk u kishte shpallur luftė, pėrpos rrethimit dhe sulmit tė disa kėshtjellave posaēėrisht nė Shtajer e pastaj kthehet nėpėr rrugėn e Gracit nė Stamboll. 

Mbreti Ferdinand pasi qė vėrejti se nuk ka fuqi qė t'i bėjė ballė sulltan Sulejmanit, i dėrgonte dhurata dhe ambasadorė, nėnshkruan kontratėn qė tė mos ndėrhyjė nė ēėshtjet e Hungarisė, bile kjo ishte edhe kontrata e parė. 

Disa historianė gjermanė e kanė kritikuar Ferdinandin sepse ai i drejtohej kryeministrit Ibrahim Pasha me fjalėn "Vėllai im" dhe se e ndjente veten si vezir tė sulltanit turk. Nė tė njėjtėn mėnyrė e trajtonin edhe shtetet e Evropės!! 

Ekspedita e gjashtė - Ēlirimi i Tebrizit e Bagdadit
Sulltanėt osmanė kishin vendosur tė dominojnė nė tė gjitha vendet islame qė ishin rreth shtetit tė tyre dhe t'i shpėtojnė nga emirėt e provincave pas transferimit tė halifatit tek ata, derisa t'i bashkojnė tė gjitha territoret e vendeve islame dhe t'i pėrforcojnė eventualisht kundėr tradhtive tė brendshme e tė jashtme.
Sulltan Sulejmani ka patur fat sepse formoi perandori tė gjerė qė fillonte prej Algjerit deri nė Persi, Rusinė Jugore, Austri deri nė skaj tė vendeve egjiptase. 

Njė pushtet tė tillė nuk ka formuar asnjė sundues musliman pėrpos nė fillim tė ēlirimeve. 

Rifillimi

Pas kthimit tė sulltan Sulejmanit nga Austria si ngadhėnjimtar, Shah Tohmasebi ēohet nė kryengritje kundėr tij nė Azerbajxhan nė vitin 941 h[10], dhe kėshtu e dėrgon kryeministrin Ibrahim Pashėn nė Tebriz e mė vonė edhe vet i bashkangjiten dhe i nėnshtrohen emirėt persianė si Shah Kejlani dhe guvernatori i Shirvanit;
Pas qetėsimit tė Tahmasibit, sulltan Sulejmani kalon me ushtrinė e tij prej Huzistanit nė Irak deri nė Bagdad nėpėr Hamadan, ku e pret guvernatori Dhulfikar Han me mirėseardhje. 

Udhėtimi i sulltanit prej Tebrizi deri nė Bagdad ka zgjatur dy muaj e gjysėm nė kėmbė dhe njėherit konsiderohet si shkathtėsi e jashtėzakonshme ushtarake qė e kishin arritur ushtarėt dhe prijėsit e shkathėt. Ai ka qėndruar nė Bagdad katėr muaj duke bėrė pėrpjekje ta reformojė administratėn e shtetit dhe t'i mbrojė interesat e popullit. Me drejtėsinė e tij ai e riktheu kohėn e halifėve tė hershėm si p.sh. tė Harun Reshidit dhe Me'munit. Pastaj udhėtoi nė Stamboll duke kaluar nėpėr vendet e kurdėve pas rikalimit nėpėr Azerbajxhan dhe ngadhėnjimit kundėr Shah Tahamsibit, i cili pėrsėri kishte shkaktuar trazira. 

Vrasja e Ibrahim Pashės

Pas qetėsimit tė gjendjes, sulltani u kthehet ēėshtjeve tė shtetit tė tij.
Njė ndėr gjėrat e dhimbshme qė kanė ngjarė atėherė ėshtė vrasja e vezirit tė tij, Ibrahim Pashės i cili ishte shumė inteligjent dhe i shkathėt. 

Shkaku i vrasjes sė tij qėndronte nė atė se ai kishte filluar tė ndjejė njėlloj krenarie ngase sulltani i shqyrtonte tė gjitha ēėshtjet e perandorisė me te. Sulltani e vrau atė nė njė natė tė muajit tė Ramazanit nė pallatin e tij nė vitin 942 h, edhe atė duke qenė nė gjumė[11]

Ekspedita e shtatė dhe e tetė

Rrethimi i Korfuzit -

Hakmarrja e Barbaros Hajruddin Pashės (shqiptar - N.A.) dhe ekspedita e tij nė Detin Mesdhe - Beteja e Prevezės - ēlirimi i Indisė dhe Adenit - ēlirimi i Gjenovės dhe nėnshtrimi i Italisė - pasqyrė politike - historia ripėrsėritet - ndryshimi i kohėve.
Gjatė shfletimit tė historisė pėr detajizimin e ekspeditave tė sulltan Sulejman Kanunit dhe ēlirimeve tė tij, vėrejmė njė pasqyrė historike qė ėshtė cekur nė udhėtimet detare osmane. 

Nė atė histori gjejmė se rrethimi i Korfuzit i ngjanė lėvizjes dhe intrigave qė i ka nxitur Italia nė trojet shqiptare. Intrigat e para Italia i bėri kur emiratet e saja ishin tė ndara, pra nė vitin 1536 kurse tė dytat nė vitin 1911. Mes intrigave tė para italiane kundėr Shtetit osman dhe atyre tė dytave janė plot 375 vjet dhe ende vazhdon tė shkaktojė trazira nė territorin e shtetit pėr t'i realizuar qėllimet e veta. Ēdokush qė i shfleton ngjarjet e kryengritjes malėsore vėren se Italia ka qenė shkaktare e saj, mirėpo All-llahu nuk ka lejuar qė ky shtet t'i realizojė qėllimet e veta edhe pse njė kohė bukur tė gjatė pėrdori metodėn e shpifjeve dhe intrigave. 

Kėshtu, historia pėrsėritet, kryengritja e dytė shqiptare pėrfundon nė vitin 1911 me fitore tė shtetit italian ashtu siē pėrfundon edhe kryengritja e vitit 1536. 

Pra, lexuesi mund tė vėrejė se emiratet italiane kanė vepruar asisoi qė tė hakmerren ndaj sulmeve osmane. 

Sulltan Mehmet Fatihu e kishte dėrguar qysh mė herėt Ahmed Pashėn nė bregdetin e Italisė dhe e kishte ēliruar Apoloninė, mirėpo mė vonė, shteti i Spanjės e rikthen ate. 

Ėshtė interesante se Franca, e cila e kishte nxitur Italinė nė vitin 1911 ta sulmojė Tripolin, gjithashtu e nxiti edhe sulltan Sulejman Kanunin ta sulmojė Italinė nė vitin 1537. 

O Zot! 

Ēfarė intriga nė shtetet evropiane, edhe atė nė kohėn e civilizimit!!! 

Historia argumenton se Evropa e mesjetės ka qenė mė e zhvilluar moralisht se nė kohėt e mėvonshme qė njihen si "periudha e civilizimit". 

Franca ndėrmori njė hap tė tillė pėr shkak tė lidhjeve tė saja me sulltan Sulejman Kanunin, ashtu siē cekėm mė parė dhe siē do tė cekim nė vazhdim. 

Italia e kuptoi njė aksion tė tillė dhe pėr kėtė shkak filloi tė nxisė dhe tė shpifė pėr ta penguar sulmin osman qė ishte duke u pėrgatitur nėn udhėheqjen e Barbaros Hajrudin Pashės, mirėpo njė gjė e tillė nuk e ka brengosur sulltan Sulejmanin, prandaj ai urdhėroi qė tė ndėrmerren dy sulme; i pari nė det nėn udhėheqjen e Hajrudinit kurse i dyti nė tokė nėn udhėheqjen e vet sulltanit. Njė gjė e tillė edhe ndodhi, ngase tė dy grupet janė nisur nė prill tė vitit 943 h. - 1537. 

Sulmi detar pėrbėhej prej 180 anijeve luftarake kurse ai tokėsor prej 150.000 ushtarėsh dhe kėshtu arrijnė nė Bregdetin Adriatik. 

Populli italian veē kishte dėgjuar pėr nisjen e anijeve osmane prej Stambollit dhe pėr kėtė shkak, banorėt e bregdetit ishin transferuar nė brendėsi, kurse Papa (Paolo i Tretė) kishte ikur nga Roma dhe kishte urdhėruar tė mbrohet ajo. Kėshtu, jehona e anijeve osmane i kishte tronditur zemrat e italianėve. Nisja e osmanėve nga Dardanelet nuk e kishte hutuar vetėm Italinė por mbarė Evropėn dhe pėr kėtė shkak tė gjitha qeveritė evropiane, pėrpos asaj franceze ngase ajo kishte lidhur marrėveshje me Shtetin osman, filluan tė bashkohen e tė pėrgatiten pėr kundėrsulm nėn udhėheqjen e admiralit italian Andrea. 

Sulltani pasi qė e kishte qetėsuar kryengritjen e shqiptarėve, e kishte urdhėruar flotėn osmane tė niset nė Itali dhe ta rikthejė Apoloninė nėn udhėheqjen e Asker Lufti Pashės, ngase Hajrudin Pasha kishte shkuar deri nė Aleksandri pėr tė sjellur municion dhe ushqim pėr ushtrinė. Lufti Pasha me sukses e ka rikthyer Apoloninė dhe i ka zėnė robė shumė italianė pastaj ėshtė kthyer, mirėpo, gjatė kthimit ballafaqohet me flotėn evropiane tė udhėhequr nga admirali Andrea ngase ky admiral kishte dėgjuar pėr udhėtimin e Hajrudinit nė Egjipt, dhe kėshtu pas njė beteje tė ashpėr, evropianėt ikin dhe fillojnė t'i ndjekin anijet qė lundronin nė afėrsi tė tyre dhe i fundosin. Admirali Andrea rastėsisht ėshtė ballafaquar me pesė anije osmane qė ishin nėn udhėheqjen e Ali Reisit dhe qė ishin nisur nė drejtim tė flotės osmane dhe i ka sulmuar derisa i ka fundosur kurse marinarėt i ka robėruar. 

Kjo ka ndikuar tepėr nė sulltan Sulejmanin ngase kishte lidhur kontratė me Venedikun qė tė mos luftojė kundėr osmanėve. Pasi qė vendqėndrimi i flotės evropiane ishte nė territorin e Venedikut, sulltan Sulejmani i sulmon anijet evropiane dhe ēliron 143 fshatra. Pas qėndrimit katėrmujor kthehet nė Stamboll gjatė stinės sė dimrit. 

Hakmarrja e Barbaros Hajrudin Pashės 
Ekspedita nė Detin Mesdhe

Pasi qė admirali Andrea i dėmtonte anijet e tregtarėve osmanė, Barbarosi kėrkon prej sulltan Sulejmanit qė t'i japė leje pėr kalimin e stinės sė dimrit nė det. Sulltani e lejon edhe pse kishte frikė nga deti nė dimėr mirėpo, Barbarosi i pėrgjigjet me kėto fjalė tė njohura: "Ekselenca ime, unė jam robi yt, i lindur nė det dhe i rrethuar me ujė, pra nuk i frikohem atij" dhe niset me 60 anije nė det.
Qėllimi i Barbarosit ishte hakmarrja ndaj Andreas dhe italianėve qė kishin fundosur me qėllim disa anije osmane. Sė pari e ka sulmuar Skinosin e pastaj Imrozin, Khiosin etj., ku edhe ka plaēkitur plaēka tė mėdha luftarake dhe ėshtė kthyer nė Stamboll. Mė vonė pėrsėri kthehet dhe i vazhdon sulmet derisa e rrethon ujdhesėn e Kretės ku ēliron 300 fshatra, pastaj vazhdon dhe e ēliron edhe ujdhesėn e Karpathos. 

Nė realitet, nga ekspeditat e emirit tė detit, Barbaros Hajrudinit, shteti ka fituar 25 ujdhesa; 12 prej tyre kanė pranuar t'i takojnė Shtetit osman kurse tė tjerat kanė paguar haraē. 

Beteja e Barbarosit me Andrean
- Beteja e Prevezės -

Pas fitoreve tė mėdha tė sulltan Sulejmanit, nėn nxitjen e papės Paolo i Tretė janė bashkuar anijet e Venedikut, Gjenovės, Maltės, Spanjės dhe Portugalisė nė krye me admiralin Andrea pėr t'i sulmuar dhe shkatėrruar anijet osmane ngase kishin shkaktuar dėme tė mėdha nė vendet dhe tregtitė e tyre si dhe kishin mbjellur frikė nė zemrat e tyre.
Ata e kanė quajtur kėtė sulm tė madh me emrin "sulmi kryqtar". 

Kėtė gjė e ka dėgjuar sulltan Sulejman Kanuni dhe i ka dėrguar anijet luftarake nė krye me Barbarosin edhe pse aty ishin Turguti, Salih Reisi dhe Ibrahim Reisi. 

Numri i anijeve kryqtare ishte 600 kurse i atyre osmane vetėm 122, pra dallimi mes fuqive tė tyre ishte shumė i madh, mirėpo, emiri i detit, Barbarosi nuk ėshtė demoralizuar por i ka ndarė anijet nė tre grupe, i ka udhėzuar komandantė, i ka inkurajuar, u ka dhėnė instruksione dhe i ka nxitur qė tė thyejnė bllokadėn nė ēfarėdo mėnyre qoftė. Njėrėn pjesė e ka caktuar si rezervė qė t'i pengojė sulmet e armikut nga tė dy anėt dhe ta pengojė kthimin. Kėshtu, anijet e armikut fillojnė t'i rrethojnė anijet osmane. 

Nė ditėn e tretė tė Xhumadijel-ula, 945 h, anijet osmane formojnė njė gjysėmrreth dhe fillojnė t'i afrohen armikut afėr Ajamoros pėr ta ndarė nė katėr grupe. Pjesėn rezervė ia dorėzon Turgut Reisit dhe e le pas, kurse tri pjesėt tjera i drejton nė njė vijė. Pjesėn e mesme e udhėhiqte ai, tė djathtėn Salih Reisi dhe tė majtėn Ali Reisi. 

Qėllimi i Barbarosit ishte ta thyej vijėn luftarake tė armikut dhe ta ndajė. 

Gjithashtu, edhe anijet e armikut ishin ndarė nė katėr grupe. Papritmas, kanė filluar tė fryejnė erėrat jugore qė i kanė frikuar osmanėt dhe pėr kėtė shkak i janė lutur All-llahut xh.sh., dhe i kanė ngjitur ajetet e Kur'anit nė tė dy anėt e anijeve. Pas ndaljes sė erės, beteja ka filluar nė mėnyrė tė ēuditshme sepse britmat e muslimanėve mė tepėr e kanė hutuar armikun se krismat e topave. Gjatė pėrleshjes, admirali Andrea ėshtė orvatur shpesh ta pengojė prapavijėn e Hajrudin Pashės, por si do tė mund ta bėnte njė vepėr tė tillė kur atė vigan nuk mund ta befasojė asgjė. 

Pėr fat tė mirė cakarritja e topave osmanė ishte mė e madhe se ajo e armikut, gjė qė i ka ndihmuar Barbarosit t'i shpartallojė anijet e shumta tė armikut. Nė kėtė betejė, nga trimėria e ushtarėve osmanė dhe menēuria e Barbarosit, armiqtė kanė filluar tė frikohen dhe tė ikin kur ka filluar tė bie muzgu i mbrėmjes, edhe pse numri i tyre ishte shumė mė i madh. Turgut Reisi i ka ndjekur dhe ka konfiskuar disa anije, kurse tė tjerat i ka fundosur. 

Para se tė agojė mėngjesi, brohoritjet e ushtarėve osmanė ngadhėnjimtarė janė ngritur nė qiell sepse kremtonin fitoren e muajit shtator tė vitit 1538. Nė mėngjesin e tė nesėrmes, deti ishte pėrplot mbeturina nga anijet e shkatėrruara tė armikut. Andrea nė atė betejė humbi 128 anije. 

Profesori anglez Frizi, thotė se ajo ishte njė ndėr betejat mė tė mėdha detare nė atė kohė, kurse sipas admiralėve Rodni, Sent Vinsent dhe Nelson si dhe sipas tė gjithė udhėheqėsve tė njohur detarė britanezė qė i kanė lexuar detajet e kėsaj beteje pas 200 vjetėve, shkathtėsia e Barbaros Hajrudin Pashės nė kėtė luftė apo thyerja e vijave tė armikut ėshtė shndėrruar nė metodė, tė cilėn e kanė ndjekur mė vonė si Nelsoni ashtu edhe tė tjerėt. 

Pasha jetėn time, kjo ėshtė mburrja mė e madhe e udhėheqėsve muslimanė nė fillim tė shekujve tė fundit. 

Pas ngadhėnjimit, Barbarosi u kthye nė Stamboll sipas urdhėrit tė sulltanit. Kėtė fitore e kanė festuar tė gjitha trojet osmane, kurse sulltani i ka shpėrblyer luftėtarėt me dhurata mė tė ēmueshme. 

Ēlirimi i Adenit dhe ekspedita nė Indi

Nė vitin 946 h, sulltani i Indisė ka dėrguar njė ambasador nė Stamboll qė tė kėrkojė ndihmė prej sulltan Sulejman Kanunit kundėr sulmeve tė portugezėve nė Indi dhe kundėr tiranisė sė Himaja Shahit, mbretit mongol. Sulltani i ka dėrguar anijet osmane prej Suezi nėn udhėheqjen e Sulejman Pashės, i cili nė fillim ka shkuar nė Aden. Emiri i Adenit, Amir ibn Davud i ishte dorėzuar menjėherė Sulejman Pashės pa kurrfarė lufte ose pėrleshje, mirėpo ai (Sulejman Pasha) e kishte vrarė pėr shkak tė pasurisė sė tij tė madhe, gjė qė kishte ndikuar shumė nė Indi dhe Jemen dhe i kishte larguar prej osmanėve.
Pas arritjes nė Indi, Sulejman Pasha e kishte rrethuar kėshtjellėn "Dijo", mirėpo pėr shkak tė mungesės sė municionit ishte kthyer nė Stamboll, kurse indianėt, pas shkuarjes sė tyre nėnshkruajnė paqe me portugezėt. 

Sipas transmetimit tė historisė sė udhėtimeve detare osmane, njė ndėr shkaqet e ekspeditės sė sulltan Sulejmanit ka qenė tentimi i njė emiri portugez ta okupojė Mekken, Kudusin, Egjiptin dhe Siujdhesėn Arabe, mirėpo pas sulmit islam nė Lindje, aspiratat e tij kanė pėrfunduar para se tė fillojė t'i realizojė dhe kėshtu ka pranuar tė vazhdojė si guvernator i Indisė pas largimit tė Sulejman Pashės. 

Ēlirimi i Gjenovės dhe mposhtja e Italisė

Nė vitin 947 h, luftėrat qė zhvilloheshin vazhdimisht ndėrmjet Barbarosit dhe Venedikut, pėrfundojnė me ngadhėnjimin e Hajrudin Pashės, eventualisht me mposhtjen e Italisė, apo tė pushtetit tė Venedikut. Ata i kanė ofruar sulltan Sulejman Kanunit dorėzimin dhe kontratė paqėsore, kurse sulltani e ka pranuar atė ofertė pas marrjes sė kėshtjellave tė bregdetit tė Dalmacisė dhe tė Algjerit si haraē dhe 300.000 lira si kompensim luftarak[12].

Rikthimi i Algjerit

Perandori Karl vuante nga sulmi osman nė Detin Mesdhe dhe e konsideronte si nėnēmim. Pėr kėtė shkak pėrgatiti afro 270 anije dhe e sulmoi Algjerin mė 28 Xhumadijel-ula 968/h-1542 me 50.000 ushtarė, mirėpo njė velijjull-llah i quajtur Dede i ėshtė lutur All-llahut t'ua lėshojė armiqve njė shtrėngatė[13], gjė e cila me tė vėrtetė edhe ka ndodhur si pėrgjigje ndaj lutjes sė tij. Njė numėr i madh i anijeve ėshtė fundosur kurse tė tjerat kanė ikur.
Kėshtu Emiri Hasan, sundues i Algjerit, e rikthen vendin prej pushtetit tė spanjollėve. 
Ekspedita e nėntė dhe e dhjetė

Luftėrat e Hungarisė dhe pushtimi i pjesėrishėm

Siē cekėm mė parė, lidhjet ndėrmjet Sulejmanit dhe mbretit tė Hungarisė, Ferdinand ishin tė mira deri nė vitin 948 h, kur vdes Xhon Zabuli dhe e trashėgon i biri i tij Stefani, mirėpo, pasi qė ky nuk ishte i moshėrritur e zėvendėsoi e ėma e tij, Izabela. Pasi qė mbreti Ferdinand nuk e pranonte lidhjen mes Stefanit dhe tė jatit tė tij, e sulmon Inkrausin, dhe pėr kėtė mbretėresha Izabela ka kėrkuar ndihmė prej sulltan Sulejmanit. Sulltani menjėherė ka dėrguar njė ushtri tė madhe nė krye me vezir Sufi Muhammed Pashėn. Mė vonė edhe sulltani ėshtė nisur mirėpo, nė mes tė rrugės ėshtė informuar se Ferdinandi e ka ndėrruar mendimin dhe kėshtu, duke e parė rėndėsinė e Hungarisė, e cakton Sulejman Pashėn si udhėheqės besnik, mirėpo Ferdinandi pasi nuk dėshironte t'i nėshtrohej sulltan Sulejmanit, fillon tė shpifė e ta nxisė popullin austriak kundėr sulltanit.
Sulltani e dėrgon emirin e detit, Barbarosėn nė Spanjė pėr t'i bėrė presion Karlit, vėllait tė mbretit Ferdinand, kurse ai vet tė depėrtojė nė brendėsi tė Hungarisė. Kėshtu, fillon t'i ēlirojė qytetet njėrin pas tjetrit derisa i ēliron tė gjithė nė vitin 950/h. 

Luftimet e fundit tė Barbarosit dhe vdekja e tij

Kėto ishin ngjarjet nė Hungari, kurse emiri i detit, Barbaros Hajrudin Pasha i ka marrur me vete 100 anije luftarake pėr nė Spanjė qė ta sulmojė perandorin Sharlkan[14], mirėpo njė ngjarje ia ka ndryshuar drejtimin.
Mbreti i Francės, Fransoa i Parė, kishte filluar tė xhelozojė ndaj Sharlkanit qė e kishte pėrfituar perandorinė e Gjermanisė ngase vetė mbreti francez kishte dashur ta pėrfitojė. Kėshtu pasi qė Sharli ishte bėrė mbret dhe perandor i Gjermanisė, Austrisė, Belgjikės, Sicilisė etj, Fransoa i Parė i kishte shpallur luftė me pretekst se Sharli e kishte destabilizuar baraspeshėn evropiane, qė pėrfundon me robėrimin e Fransoasė mė 24. shkurt 1525/h. Nėna e Fransoas kėrkoi ndihmė prej sulltan Sulejman Kanunit, kur Perandoria osmane ishte nė zenitin e saj dhe ishte zgjeruar prej burimit tė Nilit deri nė Oqeanin Indian, Kaukaz, Maroko, nė Evropėn e Mesme deri nė kufijtė gjermanė. Sharli kishte ardhur nė Nicė tė Francės pėr ta rrethuar atė mirėpo sulltani e kishte urdhėruar Barbarosėn t'i shkojė nė ndihmė Fransoas sė Parė, i cili kishte kėrkuar ndihmė prej sulltanit pėr herė tė dytė. Kėshtu, emiri i detit ishte nisur me 100 anije luftarake nė vitin 1543/949 h. pėr t'i ndihmuar. 

Barbarosi pas shkatėrrimit tė Sicilisė, niset pėr nė Marsej dhe prej aty vazhdon nė Tulon, ku francezėt i shprehin mirėseardhje. Kėshtu pas bashkimit tė anijeve franceze dhe osmane, nėn udhėheqjen e Barbarosit nisen pėr nė Nicė ta shpėtojnė nga duart e Karlit. 

Sipas historisė sė ekspeditave detare osmane, Barbaros Hajrudin Pasha i ka kritikuar pėrgjegjėsit e anijeve franceze pėr shkak tė mungesės sė disiplinės nė radhėt e tyre si dhe ka deklaruar se anijet e tyre janė mė tė fuqishme pėr luftė. 

Kjo kritikė e argumenton aftėsinė ushtarake osmane dhe organizimin ushtarak tokėsor e detar nė krahasim me ushtrinė e Evropės, gjė qė e pranojnė edhe vetė historianėt anglezė si p.sh. Xhon Devenport. 

Pas arritjes nė Tulon Barbarosi ka marrur prej mbretit Fransoa i Parė 800.000 monedha ari pėr flotėn osmane dhe pastaj ėshtė kthyer nė Stamboll nė prill tė vitit 1544. Kjo ekspeditė e Barbarosit ka shkaktuar frikėn e shteteve evropiane prej Francės dhe i ka detyruar tė nėnshkruajnė paqe qė ishte nė favor tė Fransoas sė Parė, ngase duke i falėnderuar ndihmės detare nga Barbarosi, sulltan Sulejmani i rrethon vendet gjermane nga ana e kufijve tė Austrisė. 

O Zot! Kėtė shėrbim qė ia ka ofruar shteti i madhėruar osman Francės nuk duhet ta harrojė asnjėherė ngase me shpatėn e osmanėve ka shpėtuar nga sulmet e Karlit tė Madh, por e gjithė kjo mvaret nga niveli i moralit tė popujve e posaēėrisht tė francezėve. 

Vdekja e Barbarosit

Njė ose dy vjet pas kthimit nga xhihadi nė Detin Mesdhe, qė e ka lartėsuar autoritetin osman, Hajrudin Pasha transferohet nė rahmetin e Zotit tė Madhėruar nga njė sėmundje kronike e pashėrueshme nė ditėn e gjashtė tė xhumadijel-ula 953 h. apo nė ditėn e katėrt tė korrikut 1546 nė Stamboll.
Ai gjatė shėrbimit dymbėdhjetėvjeēarė nė Shtetin osman e ka lartėsuar dritėn e fesė e tė shtetit, ka mbjellur frikė nė zemrat e shteteve evropiane dhe e ka pėrparuar taktikėn detare nė njė shkallė mė tė lartė se ajo e evropianėve. 

Historianėt e konsiderojnė si udhėheqės mė tė madhėruar detar nė botė pėr shkak tė aftėsisė, shkathtėsisė dhe trimėrisė sė tij. 

Ai ėshtė udhėheqėsi detar osman i nėntėmbėdhjetė. 

Ėshtė pėr t'u habitur se poetėt e asaj kohe kanė thurur elegji historiografike pėr vdekjen e tij, ku nė fund thuhet: "Ka vdekur sunduesi i detit". 

Zoti e mėshiroftė dhe e caktoftė nė xhennetet e Tija tė gjera! 

Varri i tij nė Beshiktash ekziston edhe sot. 

Paqja mes Karlit dhe Ferdinandit

Kur kanė filluar vazhdimisht problemet e Karlit tė Madh me Barbarosėn dhe tė Ferdinandit me ushtarėt osmanė afro pesė vjet me radhė, qė tė dy kanė kėrkuar prej sulltan Sulejmanit paqe dhe pas ndėrmjetėsimeve tė gjata, i kanė miratuar ēlirimet osmane islame nė Austro-Hungari nė vitin 954 h, dhe kanė pranuar tė paguajnė 30.000 florinj haraē vjetor.
Kur Shteti osman e arrinė kėtė autoritet tė lartė, sulltan Sulejmani pikėllohet pėr shkak tė vdekjes sė fėmijėve tė tij, Muhammedit dhe Xhihangirit. 

I pari ka vdekur nė Magnezi kurse i dyti nė Haleb, Zoti i mėshiroftė! 

Ekspedita e njėmbėdhjetė dhe e dymbėdhjetė

Ēlirimi i Iranit dhe ngjarja e sulltan Mustafasė

Nė vitin 955 h. Kasi Mirza i ėshtė ankuar sulltan Sulejmanit pėr tiraninė e vėllait tė tij, Tahma Sibit, mbret i Iranit[15], edhe ate nė kohėn kur vet sulltan Sulejmani vuante nga Tahma Sibi, dhe kėshtu ka pėrgatitur njė ushtri nėn udhėheqjen e tij personale derisa ka arritur nė Tibriz pas rikthimit tė kėshtjellės Van, kurse njė pjesė tė ushtrisė e ka dėrguar nė Gruzi nėn udhėheqjen e Kara Ahmed Pashės dhe e ka qetėsuar gjendjen atje.
Pas qetėsimit tė Tahma Sibit, sulltani kthehet, mirėpo Tahma Sibi e shfrytėzon kėtė rast dhe sulmon disa vende, gjė qė ka shkaktuar rikthimin e sulltan Sulejmanit dhe nėnshkrimin e parė paqėsor dhe zyrtar me Iranin. 

Gjatė kėtij udhėtimi vritet i biri i sulltan Sulejmanit, emir Mustafa, vali i Karamanit nė njė kurthė tė vajzės sė sulltanit Mehermah dhe tė burrit tė saj, kryeministrit Rustem Pasha, tė cilėt e kishin akuzuar pėr sharjen e tė jatit tė tij me qėllim qė t'ia pėrforcojnė Shehzade Pajazitit, vėllait tė Mehermahit, ardhjen nė pushtet pas vdekjes sė tė jatit tė tij nė vend tė emir Mustafės. Pėr kėtė shkak, sulltani e vret tė birin pa kurrfarė mėshire afėr Konjės. 

Kjo ėshtė pika e zezė e historisė sė Sulejmanit tė njohur, qė i ka pikėlluar edhe banorėt e perandorisė. 

Kthimi nė ngjarjet e Hungarisė dhe ēlirimi i Timishoarės

Nė ngjarjet e Hungarisė, qė i cekėm pak mė lartė, pamė se mbretėresha Izabela kishte kėrkuar ndihmė prej sulltan Sulejmanit pėr ta mbrojtur nga sulmet e mbretit Ferdinand kundėr birit tė saj Stefanit pas tutorimit tė saj tė mbretėrisė nė vitin 948 h. E njėjta gjė ka ndodhur edhe pas dhjetė vjetėve, eventualisht nė vitin 958 h. kur Ferdinandi pėrsėri e sulmon dhe pėr kėtė shkak sulltan Sulejmani e dėrgon vezirin e tij Sokol Muhammed Pashėn me 80.000 luftėtarė sė bashku me vezirin e dytė Kara Ahmed Pashėn. Kėshtu, ata ēliruan disa kėshtjella derisa arritėn nė Timishoarė, ku edhe hynė pas njė rrethimi dhe lufte tė gjatė, e pastaj qė tė dy u kthyen nė Stamboll nė vitin 959/h.

Ekspeditat e Ali Reisit, Turgut Reisit dhe vdekja e tij para ujdhesės sė Maltės

Sulltan Sulejman Kanuni shpeshherė mendonte ta pushtojė Indinė dhe kėshtu atje dėrgon njė flotė nėn udhėheqjen e Beri Reisit mirėpo ajo ballafaqohet me flotėn portugeze dhe detyrohet tė kthehet pėr shkak tė epėrsisė luftarake tė saj.
Pastaj sulltani e dėrgon edhe flotėn e dytė nėn udhėheqjen e Ali Reisit, i cili ēliron disa qytete lindore nė jug tė Siujdhesės Arabe, i sulmon anijet e portugezėve si dhe kthehet nėpėr tokė pas endjes sė tij katėrvjeēare nė Persi dhe Indi dhe nė vitin 963 h. i sjell sulltan Sulejmanit nė Stamboll oferta tė disa emirėve qė kėrkonin paqe me sulltanin. 

Nė historinė e "Mir'atul-memalik" dhe "El-Muhit" transmetohen ekspeditat e tij ngase nuk kemi mundėsi t'i cekim kėtu. 

Pas kthimit tė Turgut Reisit nga luftėrat e tij kundėr kusarėve tė Detit Mesdhe, sulltan Sulejmani e autorizon t'i ēlirojė Xherbėn dhe Maltėn. 

Turgut Reisi pas njė beteje tė gjatė e ēliron me sukses Xherbėn me ē'rast i rritet fama dhe e fiton titullin "Pashė" prej sulltanit si dhuratė ndėrsa Evropa fillon t'i frikohet ashtu siē i frikoheshte mėsuesit tė tij Barbaros Hajrudin Pashės. 

Pas rrethimit tė Maltės u shkaktua njė mosmarrėveshje mes tij dhe Mustafė Pashės i cili ishte udhėheqės i flotės osmane, gjė qė shkaktoi vrasjen e Turgut Pashės para kėshtjellės sė Maltės (Zoti e mėshiroftė!), dhe tėrheqjen e anijeve osmane nė vitin 972 h. Gjatė kėsaj beteje, ata nuk e kishin ēliruar kėshtjellėn por vetėm e kishin shkatėrruar. 

Sulltani ishte fatkeq me fėmijėt e tij. (U cek mė parė vrasja e djalit tė tij, Mustafės), pastaj edhe grindja e gjatė mes dy fėmijėve tė tij, Selimit dhe Pajazitit[16] pėr pozitė pėr shkak tė intrigave tė Rustem Pashės e qė pėrfundon me ikjen e Pajazitit sė bashku me fėmijėt e vet nė Persi dhe me strehimin te emiri Tahma Sibi, guvernator i Tibrizit, i cili i mbron katėr vjet dhe nė fund i lajmėron nė Stamboll. Thuhet se Tahma Sibi ka qenė i detyruar t'i vret tė gjithė pėr shkak se Pajaziti kishte thurė njė poezi ku cekej disfata e tij nė luftėn me sulltan Sulejmanin, dhe kėshtu kishte filluar t'i urrejė e mė nė fund i kishte vrarė "Zoti i mėshiroftė"! 

Ekspedita e trembėdhjetė dhe e fundit
Nė vitin 974 h. sulltan Sulejmani ishte dobėsuar dhe mėrzitur pėr shkak tė vdekjes sė fėmijėve tė tij, kurse Maksimiliani, i biri i Ferdinandit, mbretit tė Austrisė, mendonte se Shteti osman ėshtė dobėsuar, kėshtu qė e kishte ndalur pagimin e xhizjes dhe e kishte sulmuar Erdelin.
Kur kupton sulltan Sulejmani, pėrgatitė afro 80.000 ushtarė dhe niset pėr nė Beograd. Kjo ishte ekspedita e trembėdhjetė dhe e fundit qė kur kishte qėndruar nė fronin e sulltanatit osman dyzet e tetė vjetė. Ai me sukses depėrton nė Hungari dhe pėrsėri e nėnshtron mė 21. sefer 974 h, kur edhe vdes nė moshėn 74-vjeēare. Gjatė periudhės sė tij dyzetetėvjeēare tė qėndrimit nė fronin e Perandorisė osmane popullit musliman nė Lindje i siguroi autoritet dhe fuqi tė madhe aq sa nuk mund tė krahasohet me udhėheqėsit tjerė tė Islamit, eventualisht pas shekullit tė dytė hixhrij, derisa edhe mbretėrit e Evropės i janė pėrulur. 

Me vdekjen e tij pėrfundojnė ēlirimet islame nė Lindje dhe fillon periudha e dobėsimit dhe dekadencės, pėrpos disa ēlirimeve nė kohėn e tė birit tė tij, sulltan Selimit tė Dytė. 

Gjatė ekspeditave dhe ēlirimeve tė sulltan Sulejman Kanunit nuk e kemi cekur rikthimin e Tripolitanisė nė vitin 959/1551 nėn udhėheqjen e Turgut Pashės, eventualisht pas okupimit spanjoll prej emirit Muhammed ibn Hasan, i cili ishte zhytur nė kėnaqėsitė e epshit, e qė kishte zgjatur 43 vjet, apo prej vitit 916 h. deri nė 959 h. Sulltan Sulejmani e ka caktuar pastaj Turgut Pashėn vali tė Tripolitanisė. 

Periudha e sulltanatit tė Sulejman Kanunit ishte periudhė e ēlirimeve tė suksesshme islame. 

Sulltani kishte sukses nė luftėra, ishte i shkathėt dhe sillej me urtėsi nė raste kritike, i shkatėrronte tradhtarėt, quhej "Kanuni" ngase kishte qėndrim tė denjė ndaj kanunit qė e kishte pėrpiluar pėr interesat e vendit tė tij nė atė kohė. Nė kohėn e tij industria ka qenė e zhvilluar, shkenca ishte pėrhapur nė krahasim me kohėn e stėrgjyshėrve tė tij, kurse ushtria dhe marina luftarake kishin arritur aq progres, organizim dhe fuqi tė madhe saqė ua kanė tejkaluar ushtrive tė shteteve evropiane. 

Emrat e qyteteve mė tė njohura qė i ka ēliruar janė: Beogradi, Rodosi, Tibrizi, Bagdadi, Timishoara, Adeni, Algjeri, Tripoli etj. 

Para se tė shuhet drita e jetės sė tij, Shteti islam osman filloi tė dobėsohet nė Lindje sepse ēlirimet e kėtij sulltani konsiderohen ēlirime tė fundit islame nė Lindje pas shuarjes sė Shtetit andaluzian islam nė Perėndim. 

Ēdo gjė ndodhė sipas caktimit tė All-llahut xh.sh. 

Nė pėrfundim tė themi se sulltan Sulejmani ka lėnė perandori tė gjerė qė shtrihej nė tre kontinente: Rumeli, Bosnjė, Budim, Timishoarė, Sofje, Manastir, Shkodėr, Janinė, Qustendil, Selanik, Shkup, Prizren, Prishtinė, Anadoll, Qipro, Sham, Tripoli, Rakka, Mosul, Dijarbakėr, Van, Bagdad, Basra, Hassa, Jemen, Ankarė, Konja, Anatoli, Etiopi, Egjipt, Tripoliadė, Tunis, Algjer, Hixhaz, Hungari, disa vende tė Austrisė, Iran, bregdeti i Italisė, tė gjitha ujdhesat e Detit Mesdhe, etj. 

Ēfarė pushteti tė madh kemi humbur sot pėr shkak tė injorancės, gjumit, vetėmashtrimit dhe politikės sė gabuar!!!


KREU I DYTĖ

SHKAQET E ZGJIMIT EVROPIAN

PJESA E PARĖ

Si filloi Evropa tė zgjohet

Pas cekjes sė dobėsimit dhe shkatėrrimit tė Shtetit andaluzian islam, parashtrimit tė shkaqeve tė shkatėrrimit, dhe pas ēlirimeve tė fundit islame nė Lindje, mendojmė tė cekim edhe shkaqet qė e kanė pėrparuar Evropėn, pėrgatitjen pėr rikthimin e vendeve tė tyre nga duart e muslimanėve, pastaj dominimin dhe kolonializimin e vendeve islame.
Ėshtė e vėrtetė se Andaluzia ishte qendėr ku vinin emirėt dhe bijtė e tyre pėr tė mėsuar nė shkollat e larta islame edhe atė qė nga shekulli i tetė (hixhrij), apo kur janė vendosur muslimanėt nė mbarė Andaluzinė. 

Evropiani kthehej atėherė i pasuruar me njohuri nga shkencat moderne tė asaj kohe qė u shėrbenin njerėzve, mirėpo si do t'i plotėsonte zbrazėtirat e sociologjisė, teshri'it apo qė sot njihen si "shkencat e jurisprudencės", jetės sė pavarur, jetės revolucionare, eventualisht tė ēdo shkence shoqėrore! 

I mėsuari kthehej nė vendlindjen e tij, vėrente dekadencėn dhe mjerimin e madh pėrderisa nė Andaluzinė islame lulėzonte jeta pėrparimtare, dhe fillonte tė ngjallė jetėn e re qė e mbante nė zemėr prej Andaluzisė evropiane. 

Grupacionet pėr tė mėsuar kanė vazhduar tė shkojnė prej Evrope nė Andaluzi deri nė fund tė shekullit tė nėntė hixhrij, kur ka filluar tė ngjallet shpirti i rilindjes nė disa vende tė Evropės, posaēėrisht nė jug dhe nė qendėr tė Francės, pra aty ku banonin spanjollėt autoktonė dhe francezėt. 

Gustav Leopoldi, historian i njohur francez, nė librin e tij "Civilizimi arab nė Andaluzi", ka cekur disa delegacione shkencore qė i ka dėrguar Evropa nė[17] Andaluzi pėr t'i mėsuar shkencat moderne (tė atėhershme). 

Kjo rilindje i nxiti spanjollėt ta rikthejnė vendin e tyre dhe kanė patur fat sepse rrethanat ua mundėsuan njė veprim tė tillė, eventualisht, pėr shkak tė mosmarrėveshjeve, ndarjeve dhe armiqėsive qė ekzistonin mes emirėve muslimanė nė Andaluzi. Nė ato troje, spanjollėt i kanė sulmuar muslimanėt afėr njė shekull e gjysmė dhe kanė zhvilluar luftėra tė ashpra derisa pėrfundojnė me ngadhėnjimin e tyre dhe me dėbimin e muslimanėve nga pjesa e pasur me gjurmė tė tyre nė Spanjė. 

Faktori i dytė i luftėrave spanjolle kundėr muslimanėve ishte frika nga kthimi i sėrishėm i tyre dhe nga sulmi i dytė ndaj Francės pas dėshtimit tė parė, duke u mbėshtetur nė inteligjencėn, civilizimin dhe diturinė e tyre tė gjerė. 

Gjithashtu edhe priftėrinjtė kanė luajtur rol tė rėndėsishėm nė nxitjen e emirėve spanjollė ngase ata frikoheshin mė tepėr prej rikthimit islam se tė gjithė pjesėtarėt tjerė tė popullit. 

Si nė Perėndim ashtu edhe nė Lindje ngjarjet ishin tė njėjta por me njė formė interesante politike dhe pikėlluese. 

Kur i cekim shkaqet e dobėsimit tė territoreve islame (posaēėrisht Shtetit osman), vėrejmė se udhėheqėsit osmanė bėnin presion mbi banorėt e ujdhesave dhe tė vendeve qė i nėnshtronin, ndonjėherė silleshin nė mėnyrė njerėzore e ndonjėherė jo, me haraēe tė mėdha, pėrkundėr metodės sė ēliruesve tė parė dhe kėshtu, Evropa i bashkon forcat detare pėr shkatėrrimin e fuqisė osmane, dhe sikur tė mos ekzistonte mosmarrėveshja mes Karlit tė Madh spanjoll dhe Fransoas sė Parė francez, Evropa do tė bashkohej dhe pėrsėri do tė zhvilloheshin kryqėzatat mes Lindjes e Perėndimit. Luftėrat do tė ishin aq tė rrepta saqė do ta humbnin jetėn shumė njerėz pėr shkak tė zbulimit tė topave qė nuk ekzistonin gjatė periudhės sė parė tė kryqėzatave. 

Evropa e kuptoi se nuk mundet ta shkatėrrojė Shtetin osman pos me shkencė dhe metoda politike, dhe kėshtu, filloi ta shpėrndajė shkencėn nga Andaluzia dhe aksiomatikisht i ka fituar edhe metodat politike. Evropa nė fillim ka filluar me lidhjet politike mes sulltan Sulejman Kanunit dhe Fransoas sė Parė, mbretit francez, bile edhe mosmarrėveshjet mes dy mbretėrve tė mėdhenj Karlit tė Madh dhe Fransoas kanė ndikuar nė mėnyrė tė tėrthortė nė Shtetin osman pėr shkak tė moskujdesit tė politikanėve osmanė. 

Ēdo gjė ndodhė sipas dėshirės sė All-llahut! 

Thamė se pėr shkak tė grindjes me Karlin e Madh, Fransoa i Parė ka kėrkuar ndihmė prej sulltan Sulejman Kanunit, ngase ai e kishte robėruar dhe dėrguar nė Spanjė, dhe pėr kėtė shkak mbreti Fransoa kishte dėrguar emisarin francez, Zhan Frankianin nga fundi i vitit 1525 nė Stamboll, gjė qė e vėrteton fuqinė osmane tė atėhershme. 

Autoritetin e lartė tė sulltan Sulejmanit dhe fuqinė e Perandorisė osmane e vėrteton edhe mesazhi i sulltanit dėrguar pėr ēlirimin e Fransoas sė Parė nė vitin 932 h. 

Letra e sulltanit fillon kėshtu: 

"Prej Sulejmanit... 

Nė emėr tė All-llahut, Bamirėsit dhe Mėshiruesit tė Pėrgjithshėm! 

Me madhėrinė e All-llahut Fuqiplotė e tė Lartmadhėruar, me mrekullitė e profetit tė fundit, Muhammedit a.s. qė ėshtė shembull i besimtarėve dhe me shpirtrat e shenjtė tė tė katėrve: Ebu Bekrit, Umerit, Uthmanit dhe Aliut (r.a.), dhe tė gjithė evlijave tė All-llahut, unė jam sulltan i sulltanėve, zemėrgjerė, kurorėzues i mbretėrve, hija e Zotit nė tokė, sulltan i Detit Mesdhe, tė Zi, Anadollit, Rumelisė, Karamanėve, Dijarbekrit, Kurdistanit, Azerbajxhanit, Persisė, Shamit, Halebit, Egjiptit, Mekkes, Medines, Kudusit, i mbarė vendeve arabe, Jemenit dhe i shumė territoreve tjera qė i kanė ēliruar etėrit e mi fisnikė dhe stėrgjyshėrit viganė me fuqi tė papėrshkruar (Zoti i shpėtoftė), si dhe i vendeve qė i kam ēliruar unė. 

Prej meje, sulltan Sulejman Hanit ibn sulltan Selim Hanit ibn sulltan Pajazit Hanit, Frensisit, mbretit tė vilajetit tė Francės. Mė ka ardhur letra, qė e keni dėrguar me emisarin tuaj Frankijanin e aftė e qė mė informoi me tė pėr disa ēėshtje, dhe gojarisht mė njoftoi se armiku i juaj e ka okupuar territorin tuaj dhe se ju jeni tash i burgosur si dhe kėrkoni qė tė pėrpiqem qė t'ju liroj. Ēdo gjė qė keni thėnė ėshtė shtruar para nesh dhe ėshtė e njohur pėr ne detalisht. Ēdo gjė e kam kuptuar dhe nuk ėshtė pėr t'u habitur burgosja e mbretėrve e as dobėsimi i tyre. 

Bėhu zemėrgjerė e mos kujto shumė sepse etėrit e mi fisnikė dhe stėrgjyshėrit viganė (Zoti i shpėtoftė) nuk kanė ikur nga lufta pėr ēlirimin e vendeve dhe pėr pėrballimin e armikut; edhe ne jemi nė rrugėn e tyre dhe nė ēdo kohė ēlirohen vendet e vėshtira dhe kėshtjellat e fuqishme ndėrsa kuajt tanė natė e ditė janė tė shaluar. 

Zoti e lehtėson mirėsinė me dėshirėn e vet! 

Ēėshtjet tjera do t'i kuptoni nga emisari i juaj i pėrmendur dhe ta dini se do tė liroheni nė fillim tė muajit tė tretė hixhrij tė vitit 932 h. nė vendin e Sulltanatit tė lartė tė Konstantinopojės, tė mbrojtur e preventiv". 

Sulltani, pas dėrgimit tė letrės qė ruhet sot nė muzetė e Francės, me tė vėrtetė e realizon premtimin e tij dhe e lufton Ferdinandin, mbret i Austrisė dhe vėlla i Karlit tė Madh, derisa ngadhėnjen (detalisht kemi folur pėr kėtė nė ēlirimet e sulltan Sulejmanit - kreu i parė) dhe e shpėton Francėn prej tiranisė sė tij. 

Kėshtu, marrėdhėniet mes osmanėve dhe Francės janė pėrforcuar dhe zmadhuar nė mėnyrė tė jashtėzakonshme. 

Nė vitin 1532, sulltan Sulejmani priti njė emisar tė Francės nė Beograd (zotėriun Renson), pas kthimit nga rrethimi i Vjenės, kryeqytet i Austrisė, me rreshtimin e ushtarėve nė tė dy anėt e emisarit dhe topat kanė gjuajtur pėr nder tė tij, kurse emisarėt e mbretėrve tjerė i ka pritur me nėnēmime. Edhe Franca ėshtė dashur tė veprojė nė mėnyrė tė tillė ndaj Shtetit osman pėr shkak tė ndihmave dhe shėrbimeve qė ia ka ofruar. 

Sulltan Sulejmani i ndjerė gjithashtu ka qenė i obliguar tė kuptojė njė gjė tė tillė, mirėpo, siē shihet, ai ka dashur t'ia tregojė Francės madhėshtinė dhe dėshirėn e tij nė likuidimin e armiqve tė tij e tė saj. 

Franca e ka shfrytėzuar me mjeshtri kėtė shoqėri, bile edhe kėtė naivitet tė politikanėve tė Shtetit osman. Ajo e dėrgoi nė fillim tė shtatorit tė vitit 1536 ambasadorin La Forie, i cili me shkathtėsitė e tij ka mundur tė nėnshkruajė me sulltan Sulejman Kanunin kontratėn e verifikuar edhe nė divanin e sulltanatit ku thuhet se francezėt qė vijnė nga Franca pėr tė banuar nė Shtetin osman gėzojnė disa privilegje. 

Teksti origjinal ėshtė arabizuar nga kodi i Baron de Testa: 

"Le ta dinė tė gjithė se nė muajin... tė vitit 942 (sipas hixhretit tė Muhammedit) apo nė shkurt tė vitit 1536, nė Stambollin famėlartė mes z. Zhan de Lafories, tė caktuar si kancelar dhe ambasador i ekselencės, emirit tė thelluar nė krishterim dhe mbretit tė Francės, Fransoas, te perandori famėlartė, i fuqishėm e ngadhėnjyes, sulltan Sulejman Hakani turk (deri nė fund tė titujve tė tij) dhe mes emirit famėlartė, tė fuqishėm dhe kryesor nė ushtrinė e sulltanit, pas shqyrtimeve rreth luftės dėmtuese dhe paqes qė siguron qetėsi e kėnaqėsi e nėnshkruajnė kontratėn qė i pėrmban nenet vijuese: 

NENI I PARĖ[18]: Tė ty kontaktuesit, si zėvendės tė ekselencės sė halifit mė tė madh dhe tė mbretit tė Francės nėnshkruajnė pėr paqe tė vėrtetė dhe marrėveshje tė sinqertė gjatė tėrė jetės sė tė dyve nė tė gjitha territoret, vilajetet, kėshtjellat, qytetet, limanet, gjiret, detet, ujdhesat, territoret e nėnshtruara ose qė hyjnė nėn mbrojtjen e tyre mė vonė, ashtu qė ju lejohet banorėve tė tė dy vendeve tė udhėtojnė me anije tė sigurta ose tė pasigurta nėpėr tė dy vendet, qėndrimin nė tė dy vendet ose kthimin nė gji, qytet, etj., me qėllim tregtie sipas dėshirės sė tyre dhe me liri tė plotė pa kurrfarė dėmtimi tė tyre ose tė tregtisė sė tyre. 

NENI I DYTĖ: Banorėve tė tė dy palėve u lejohet shitblerja e tė gjithė artikujve tė lejuar, udhėtimi dhe transportimi i tyre tokėsor e detar prej njė mbretėrie nė tjetrėn me pagesė tatimi tė zakonshme qysh mė herėt, ashtuqė francezėt paguajnė nė Shtetin osman ashtu siē paguajnė turqit, si dhe turqit nė Francė paguajnė njėjtė sikur francezėt pa kurrfarė pagesa ose tatime tjera. 

NENI I TRETĖ: Ēdoherė kur cakton mbreti i Francės konsull nė Stamboll ose nė qytetet tjera tė Perandorisė osmane si p.sh. caktimi i tashėm i konsullit nė Aleksandri, pritet dhe trajtohet ashtu siē i takon, obligohet tė dėgjojė, gjykojė e vendosė sipas kanunit dhe ndėrgjegjes sė tij nė ēdo rast qė ėshtė nė kompetencat e tij, prej ēėshtjeve qytetare e penale mes pėrkatėsve tė mbretit tė Francės pa ndėrhyrjen e gjykatėsit, kadisė sė sheriatit (subashit) ose tė ndonjė funksionari tjetėr. 

Nėse ndokush prej francezėve refuzon respektimin e urdhėrave ose vendimeve tė konsullit, konsulli mund tė kėrkojė ndihmė prej funksionarėve tė ekselencės sė sulltanit pėr aplikimin e tyre. Sidoqoftė, nuk i lejohet kadiut tė sheriatit ose ndonjė funksionari tjetėr tė gjykojė konfliktet mes tregtarėve francezė dhe tė tjerėve qė i pėrkasin mbretit tė Francės edhe nėse kėrkojnė prej tyre njė akt tė tillė; edhe nėse gjykon nė raste tė tilla, gjykimi kategorisht anulohet dhe nuk aplikohet. 

NENI I KATĖRT: Paditė qytetare qė i ngrenė turqit, mbledhėsit e haraēit ose njerėzit tjerė tė ekselencės sė sulltanit kundėr tregtarėve ose shtetasve tjerė francezė si dhe gjykimet nuk lejohen, derisa paditėsit nuk kanė leje ose fakt zyrtar prej kadiut tė sheriatit apo tė konsullit francez, e nėse e kanė atėherė njė akt i tillė realizohet vetėm me praninė e pėrkthyesit tė konsullatės. 

NENI I PESTĖ: Nuk u lejohet gjykatėsve tė sheriatit ose funksionarėve tjerė tė Shtetit osman tė marrin parasyshė ēfarėdo padie penale ose ndonjė vendim kundėr tregtarėve dhe shtetasve tė Francės nė bazė tė ankesave tė turqve, mbledhėsve tė haraēit ose tė shtetasve tjerė tė Shtetit osman, por gjykatėsi ose funksionari qė ėshtė kompetent pėr akte tė tilla, obligohet tė thirrė praninė e tė paditurve nė Portėn e Lartė eventualisht nė zyrėn zyrtare tė kryeministrit. Nė rast se nuk ekziston porta e tillė (gjegjėsisht nėse ndodhė diēka jashtė Stambollit), thirren para funksionarėve mė tė mėdhenj tė Shtetit osman dhe atėherė do tė vlejė pranimi i dėshmisė sė mbledhėsit tė haraēit dhe personit francez kundėr njėri-tjetrit. 

NENI I GJASHTĖ: Nuk lejohet tė gjykohen tregtarėt francezė, shfrytėzuesit dhe shėrbėtorėt e tyre pėr ēėshtjet fetare para kadisė, sanxhakbegut, subashit ose funksionarėve tjerė por gjykohen para Portės sė Lartė, kurse nė anėn tjetėr u lejohet praktikimi i ceremonive fetare; nuk mund tė obligohen nė Islam ose tė konsiderohen muslimanė derisa vet, pa dhunė, nuk deklarohen. 

NENI I SHTATĖ: Nėse njė ose mė shumė shtetas tė Francės lidhin kontratė me ndonjė osman apo kanė blerė prej tij artikuj apo kanė marrur prej tij borxh dhe del jashtė territoreve osmane para realizimit tė kontratės, kategorisht nuk pyetetet konsulli, as tė afėrmit e tij e as ndonjė person francez, gjithashtu as mbreti i Francės nuk pėrgjigjet pėr diēka, por obligohet paditėsi tė kėrkojė prej tė paditurit ose pasurisė sė tij nėse gjendet nė territoret e shtetit francez ose nėse ka nė tė pasuri. 

NENI I TETĖ: Nuk lejohet tė shfrytėzohen tregtarėt francezė, shfrytėzuesit, shėrbėtorėt ose anijet dhe gjėrat qė gjenden nė to, topat, municioni ose tregtia pa pėlqimin e tyre nė shėrbim tė ekselencės sė sulltanit famėlartė ose tė ndonjė njeriu tjetėr nė tokė e nė det, derisa ta pranojnė vet vullnetarisht njė gjė tė tillė. 

NENI I NĖNTĖ: Tregtarėt francezė dhe shtetasit tjerė tė Francės kanė tė drejtė t'i shfrytėzojnė tė gjitha pasuritė me testament pas vdekjes natyrore ose jonatyrore dhe ndahet pasuria sipas porosive tė testamentit, e nėse vdes pa testament, e trashėgon trashėguesi ose zėvendėsi i tij me dije tė konsullit nėse ka konsullatė e nėse jo, atėherė me dijen e kadisė sė vendit. Nėse ka konsullatė, kadiu ose funksionari i financave nuk kanė kurrfarė tė drejtė nė caktimin e trashėgimisė, e nėse ndodhė diēka e tillė, atėherė i dorėzohet konsullit ose zėvendėsit tė tij nėse e kėrkon para tashėgimtarit ose zėvendėsit tė tij. Konsulli obligohet t'ia dėrgojė (trashėgiminė) pronarit tė saj dhe t'ia dorėzojė. 

NENI I DHJETĖ: Me anė tė kėsaj kontrate mes ekselencės sė sulltanit dhe mbretit francez, tė gjithė shtetasit qė gjenden nė vendet e tė dyve, nė anije, nė territor ose provincė qė i pėrket autoritetit tė tė dyve, nė rast robėrimi, qoftė me shitblerje ose robėrim lufte, menjėherė lirohen vetėm me kėrkesė ose deklaratė tė ambasadorit, konsullit ose ndonjė tė autorizuari tjetėr, edhe nėse ndonjėri prej tyre e ka ndėrruar fenė dhe besimin e tij. Prej tash e tutje nuk i lejohet ekselencės sė sulltanit ose mbretit tė Francės e as udhėheqėsve tė detit, luftėtarėve ose ndonjė personi tjetėr qė i pėrket njėrit prej tė dyve ose atė qė e shfrytėzojnė, qoftė nė tokė ose nė det, marrja, shitblerja, burgosja e robėrve tė luftės, vlerėsimi i kusarėve, konfiskimi i pasurisė sė tundshme e tė patundshme. Nėse eventualisht ndodhė diēka, lajmėrohet mbreti dhe dėnohet pėr shkak tė mosrespektimit tė kushteve paqėsore si shembull pėr tė tjerėt, i rikthehen gjėsendet e konfiskuara pronarit, e nėse jo, atėherė ndalohet hyrja e tij dhe bashkėpunėtorėve tė tij nė shtet; pushteti tė cilit i pėrket e konfiskon pasurinė e tij dhe e kompenson tė dėmtuarin nga pasuria e konfiskuar; i dėmtuari mbėshtetet pėr kompensim nė garantuesit e kėsaj kontrate e qė janė autoritetet ushtarake nga pala osmane dhe gjykatėsit suprem nga pala e mbretit tė Francės. 

NENI I NJĖMBĖDHJETĖ: Nėse ballafaqohen anijet e shteteve nė kontratė me ato tė shtetit tjetėr, detyrohen t'i lartėsojnė flamujt e shtetit qė i pėrkasin pėr tė mos u konfiskuar e as tė maltretohen nga anijet luftarake. Nėse eventualisht shkaktohet ndonjė dėm obligohet menjėherė kompensimi. Nėse takohen anijet e tė dy shteteve, lartėsohet flamuri, pėrshėndesin me njė gjuajtje topi dhe pėrgjigjen sinqerisht nė rast pyetjeje rreth shtetit pėrkatės. Pas marrėveshjes mes tyre nuk lejohet tė kontrollohen me forcė e as tė pengohen. 

NENI I DYMBĖDHJETĖ: Nėse arrinė ndonjė anije franceze rastėsisht apo me qėllim nė ndonjė qytet ose bregdet tė shtetit tė Lartė, e furnizon me ushqim dhe paguhet me ēmim tė realtė pa e detyruar me zbritjen e gjėrave pėr tė pėrfituar ēmimin pastaj lejohet tė shkojė kudo qė dėshiron. Nėse arrinė nė Stamboll dhe dėshiron tė del pas lajmit pėr dalje nga dogana, pagimit tė obligueshėm dhe kontrollimit me lejen e pėrgjegjėsit, nuk lejohet kontrollimi i saj nė asnjė vend tjetėr pos nė qendrėn e Dardaneleve pa kurrfarė pagese, as te Gryka e as nė ndonjė vend tjetėr pėrveē asaj qė ėshtė paguar, qoftė kėrkesa nė emėr tė ekselencės sė sulltanit ose tė ndonjė funksionari tjetėr. 

NENI I TREMBĖDHJETĖ: Nėse fundoset ose shkatėrrohet anija e njėrit prej tė dy shteteve rastėsisht ose jorastėsisht nė territoret pėrkatėse, ai qė shpėton ėshtė i lirė dhe i merr gjėrat qė i takojnė pa kurrfarė pengese. 

Nėse fundosen tė gjithė njerėzit, sendet e shpėtuara i dorėzohen konsullatės ose zėvendėsit pėr t'ua dėrguar pronarėve. Kapidan pasha, sanxhak beu, subashi, kadiu e as funksionarėt tjerė tė shtetit nuk kanė tė drejtė tė marrin diēka, e nėse marrin dėnohen rreptėsisht. Funksionarėt obligohen t'i ndihmojnė tė autorizuarit pėr pranimin e gjėrave tė pėrmendura. 

NENI I KATĖRMBĖDHJETĖ: Nėse ikė ndonjė rob prej osmanėve dhe kėrkon mbrojtje nė shtėpinė ose anijen e francezit, lypet nė shtėpinė ose anijen e francezit. Nėse gjendet tek ai, francezi dėnohet me dijen e konsullit kurse robi i kthehet zotėriut tė tij. Eventualisht, nėse nuk gjendet nė shtėpinė ose anijen francezit, atėherė nuk pyetet pėr tė fare. 

NENI I PESĖMBĖDHJETĖ: Ēdo shtetas i Francės nėse nuk ka qėndruar nė territoret e Shtetit tė Lartė plot dhjetė vjet pandėrprerė, nuk obligohet tė paguaj haraē ose tatim tjetėr, as t'i mbrojė vendet fqinje, as nė depo tė ekselencės sė sulltanit, as tė punojė nė kantier anijesh e as ndonjė punė tjetėr. E njėjta gjė vlen edhe pėr shtetasit osmanė nė Francė. Mbreti francez ka kushtėzuar qė tė jetė pėr papėn dhe mbretin e Anglisė vėlla dhe aleat i pėrhershėm si dhe tė jenė pjesėmarrės nė kėtė kontratė nėse dėshirojnė por me kusht qė ta lajmėrojnė ekselencėn e sulltanit dhe tė kėrkojnė pėlqimin e tij brenda afatit tetėmujorė, qė fillon me datėn kur ėshtė shkruar. 

NENI I GJASHTĖMBĖDHJETĖ: Ekselenca e sulltanit dhe mbreti i Francės ia dėrgojnė njėri - tjetrit verifikimin e kėsaj kontrate brenda gjashtė muaj prej datės sė nėnshkrimit, me premtim se tė dy do ta mbrojnė dhe se do t'i kėshillojnė tė gjithė funksionarėt, kaditė, nėpunėsit tjerė dhe tė gjithė banorėt qė t'i mbrojnė tė gjitha tekstet me pėrpikshmėri e pėr tė mos pretenduar ndokush se nuk e di kėtė kontratė, kopjet e saj do tė shpėrndahen nė Stamboll, Aleksandri, Egjipt, Marsej dhe nė tė gjitha vendet e njohura, si nė tokė ashtu edhe nė det, qė u takojnė tė dy shteteve; 

Pėrfundon...!!!" 

Kjo ėshtė kontrata qė e ka realizuar Franca me Shtetin osman duke i falėnderuar shkathtėsisė sė ambasadorėve tė saj. 

Kemi bėrė pėrpjekje tė gjejmė dobinė qė e ka fituar Shteti osman prej kėsaj kontrate, por hasim vetėm dėm tė madh, pastaj habitemi me nenet qė i ka pranuar Shteti osman pėr kufizimin e vetvetes, edhe pse shteti nuk kishte nevojė pėr njė kontratė tė tillė duke e marrė parasyshė fuqinė dhe madhėshtinė e tij. 

Nga e gjithė kjo qė u cek konkludojmė dy gjėra: 

1. Francezėt kanė pėrparuar nė shkencė pėr shkak tė afėrsisė sė tyre me vendin e shkencės (Andaluzinė) dhe marrjes sė shkencės prej andaluzianėve, kurse osmanėt pėrkundrazi, asgjė nuk kanė marrur prej shkencave tė vėllezėrve tė tyre andaluzianė, por e kanė lėnė Perėndimin tė pėrparojė me tė. Pas shkatėrrimit tė shtetit andaluzian, osmanėt e kanė kuptuar qėllimin e Evropės pėr shkatėrrimin e shtetit islam por ishte shumė vonė. 

2. Nė kushtet paqėsore tė Francės gjejmė intriga dhe komplote nga brendėsia e sulltanatit dhe nuk mohohet qė Ibrahim Pasha el-Muhtedi (ministėr i sulltan Sulejmanit) tė jetė aktori kryesor. 

Pėrgjithėsisht, kjo kontratė ishte faktor shumė i rėndėsishėm pėr ndėrhyrjen e Francės, e mė vonė edhe tė shteteve tė Evropės nė ēėshtjet e Perandorisė osmane, posaēėrisht nė krizat e fundit deri mė sot. 

Sipas mendimit tim, njerėzit e tillė si Ibrahim Pasha, Rustem Pasha e kanė futur Shtetin osman nė kėtė kurthė pėr t'i nėnēmuar muslimanėt. Kjo ishte njėherit edhe fitore rikthyese e Evropės. Ky dorėzim ėshtė njė ndėr lėshimet mė tė mėdha tė sulltan Sulejman Kanunit, qė ka shkaktuar pas vdekjes sė tij, nė trupin e shtetit, shumė sėmurje dhe dėme prej tė cilave ende vuajmė. 

Larg ėshtė shpėtimi i shtetit prej kėsaj fatkeqėsie! 

I madhėruar ėshtė All-llahu, i cili lartėson dhe poshtėron! 

Gjendja keqėsohet edhe mė tepėr kur kėto kontrata tė vjetra, tė cilat i kishin pėrfituar Franca dhe Anglia prej sulltan Sulejmanit, ripėrtėrihen nė kohėn e sulltan Ahmedit tė Parė nė vitin 1604, bile edhe me disa shtojca sepse edhe Holandės i lejohet ajo qė i ishte lejuar Francės. 

Franca, e cila kishte fituar kontratė tė ēmueshme prej Shtetit osman, nuk i ka mbrojtur tė drejtat dhe interesat e osmanėve por ka lejuar qė Austria, Polonia, Venediku, Malta e murgjve, Papa dhe Rusia tė bashkohen e t'i shpallin luftė tė shenjtė. Admirali Dokin i sulmonte gjiret osmane me anije dhe i dėnonte, gjė qė ndikonte nė Shtetin osman. Franca largohet nga kontrata pėr ta pėrfunduar luftėn e shenjtė qė e kishtė proklamuar me nxitjen e Papės nė vitin 1683, qė pėrfundon me thyerjen e muslimanėve. Pastaj vjen Mustaf Pasha, nė kohėn e sulltan Sulejmanit tė Dytė, ua kthen sulmet atyre shteteve dhe e rikthen shumicėn e territoreve. 

Nė vitin 1709 Petri i Madh pėrgatitet pėr luftimin dhe shkatėrrimin e Shtetit osman, mirėpo i kundėrvihet Balltaxhi Muhammed Pasha nė kohėn e sulltan Ahmedit tė Tretė me 200.000 ushtarė dhe e rrethon sė bashku me bashkėshorten e tij Katarinėn. Sikur tė mos e mashtronte ajo me bukurinė dhe thesarin e saj, Rusia sot do tė ishte vetėm emėr e jo realitet. 

Gjėja mė e ēuditshme qė ka ndodhur tek osmanėt, ėshtė se Franca, pas shkeljes sė kontratės e shfrytėzon rastin e luftėrave tė shumta qė i shpallte Evropa kundėr Shtetit osman. Nė vitin 1740 u ripėrtėrinė privilegjet e vjetra nė kohėn e Lujit tė Pesėmbėdhjetė me disa lehtėsime pėr Francėn. 

Pas vitit 1740 fillojnė tė shkėputen prej territoreve tė Shtetit tė Lartė kėshtjellat dhe provincat njėra pas tjetrės, me intriga tė shteteve evropiane, me mashtrime deri nė vdekjen e Petrit tė Madh dhe me shpalljen e testamentit tė tij tė njohur, qė do ta cekim mė vonė, varėsisht nga dėshira e All-llahut tė Madhėruar.


PJESA E DYTĖ 

Bashkimi evropian kundėr Perandorisė Osmane

Lexuesi nga kjo qė u cek pak mė parė vėren se shtetet evropiane bashkoheshin dhe e nxitnin Papėn pėr sulm kundėr Shtetit osman e pėr ta dėbuar nga territoret qė i ka ēliruar, edhe atė duke e shfrytėzuar rastin e mosmarrėveshjeve, trazirave tė brendshme dhe zhvillimin e luftėrave mes Shtetit osman dhe disa shteteve tė Evropės Lindore, Jugore e Qendrore. Tash mendojmė t'i cekim shkaqet e kėtij bashkimi qė ishin formuar nga zgjimi i mbarė Evropės.
Thamė se Papa i nxiste shtetet evropiane pėr ta luftuar Shtetin osman dhe se Franca kishte kontratė konsullare me Portėn e Lartė. Kur Shteti osman kėrkoi ndihmė prej Francės, Papa sė bashku me tė gjitha shtetet e Evropės e bindnin qė tė mos pranojė (Nė opinionin e tyre, Franca ishte shtet tradhtar pėr shkak tė kontratės sė saj me njė shtet islam qė ishte armik i tyre), bile Papa i ishte kėrcėnuar Francės se do t'i ndėrpresė tė gjitha marrėdhėniet me te. Mė nė fund, mbreti Fransoa i Parė refuzon t'i ndihmojė shtetit aleat osman dhe kėshtu kjo luftė fillon tė zhvillohet mes shteteve tė bashkuara kundėr vetėm njė shteti. 

Me ndihmėn e All-llahut, pjesėn mė tė madhe tė Hungarisė dhe tė Serbisė e rikthen edhe pse shtetet evropiane ishin kompakte qė t'i ēlirojnė nga ushtria osmane. 

Derisa kėto ngjarje zhvilloheshin nė Evropėn Juglindore pėr shkak tė "zgjuarjes" sė qeverive evropiane dhe pėrhapjes sė "shpirtit progresiv nė shoqėri", Evropa Jugperėndimore gjithashtu zbatonte tė njėjtėn metodė ndaj shtetit islam nė Andaluzi, bile ishte edhe mė e rreptė pėr shkak tė dy faktorėve tė rėndėsishėm: 

1. Grindja mes muslimanėve. 

2. "Progresi" nė pjesėn mė tė madhe tė spanjollėve e portugezėve si dhe depėrtimi i shkencave dhe arteve arabe. 

Nga fundi i vitit viti 1017 h. tė gjithė muslimanėt janė deportuar nga Siujdhesa e Andaluzisė, xhamitė janė shndėrruar nė kisha, kurse nė Lindje Shteti osman luftonte me fuqi tė ēuditshme ngase ishte ende shtet i ri, pėrkundėr shtetit tė Andaluzisė qė ishte mplakur dhe kishte mbushur 980 vjet. 

Derisa pjesa mė e madhe e banorėve tė Evropės Perėndimore punonte nė deportimin e muslimanėve prej vendeve tė tyre shekullore islame dhe i luftonte nė mėnyra tė ndryshme, herė me shpatė e herė me intriga, kurthe dhe mashtrime, njė grup prej tyre lundronte nėpėr dete pėr tė "zbuluar" Indinė dhe rrugėn qė shpiente kah ajo, duke u mbėshtetur nė literaturėn arabe dhe artet qė i kishin marrur prej arabėve, si p.sh. Kristofor Kolombo e "zbulon" Amerikėn, Vasko de Gama "zbulon" Kepin e Shpresės sė Mirė (nė jug tė kontinentit afrikan) e pastaj edhe rrugėn e Indisė, ndėrsa menjėherė pas "zbulimit" Afrika Lindore okupohet nė vitin 1503. 

Nė vitin 1507 "zbulohet" dhe okupohet ujdhesa e Zanzibarit, kurse nė vitin 1509 "zbulohet" India dhe okupohet nė emėr tė qeverisė portugeze. 

Prej atėherė, dashuria pėr kolonializim dhe ekspansion fillon tė zgjerohet nė shtetet e Evropės dhe kėshtu, Holanda, Anglia, Franca pastaj edhe Gjermania fillojnė ta imitojnė Spanjėn dhe Portugalinė, ngase "rilindja evropiane zhvillohej shumė shpejtė pas depėrtimit tė shkencave tė arabėve andaluzianė dhe joandaluzianė, dhe rrymat ideologjike nė Evropė fillojnė tė ndryshojnė prej njė faze nė fazė tjetėr. Metoda luftarake e hershme e Evropės ishte mbrojtje me dorėzim mirėpo me ndryshimin e kohės, shndėrrohet nė metodė kolonialiste ekspansioniste. 

Kėshtu, aspiratat e shteteve evropiane zgjerohen aq shumė saqė fillon edhe grindja mes tyre, p.sh. disa luftėra janė zhvilluar mes Anglisė, Francės dhe Spanjės. Me ardhjen e tij nė skenėn politike franceze, Napoleoni zhvillon luftėra tė tmerrshme dhe e okupon pjesėn dėrrmuese tė mbretėrive evropiane. 

Evropa nuk e harron shtetin islam osman nė Lindje pas shkatėrrimit tė shtetit islam andaluzian nė Perėndim, por orvatet t'i kthejė tė gjitha vendet qė i kanė ēliruar muslimanėt. 

Nė tė vėrtetė, prej zbulimeve tė vendeve tė panjohura nuk kishin kaluar as 100 vjet apo nė vitin 1650 Evropa tashmė e kishte pushtuar mbarė Amerikėn, pjesėn dėrrmuese tė Indisė, dhe shumė siujdhesa e provinca afrikane. Ēdo shtet evropian mori nga njė pjesė pėr vete nė tė gjitha vendet e zbuluara. 

Mė vonė, "progresi qytetar dhe shoqėror" fillon tė pėrhapet nė Angli dhe Francė, qeveritė fillojnė tė formohen me model tė ri qė njihet sot si "parlament". Pėr kėtė shkak janė zhvilluar disa revolucione nė Angli, posaēėrisht Franca ka derdhur shumė gjak dhe ka ndėrruar shumė frone derisa stabilizohet gjendja nė kohėt tona, sipas kėrkesave tė kėtyre dy popujve. 

Mė vonė, ky "progres" zhvillohet edhe te shtetet tjera evropiane derisa tė gjitha shndėrrohen nė shtete "parlamentare". 

Thamė mė parė se shtetet e Evropės bėnin pėrpjekje qė ta shkatėrrojnė Shtetin osman dhe t'i bėjnė ballė. Pėr ta realizuar kėtė qėllim, janė mbėshtetur nė tri metoda: 

METODA E PARĖ: Zhvillonin luftėra kundėr Shtetit osman pa kurrfarė shkaku ose motivi si p.sh. luftėrat e Hungarisė qė i kishin shpallur shtetet e Unitetit tė shenjtė nėn ndikimin e Papės. Si zakonisht, qėllimi dihet, pra, shkatėrrimi i Shtetit osman dhe deportimi i muslimanėve nga Evropa. 

METODA E DYTĖ: Gjatė konflikteve luftarake me Shtetin osman, Evropa pėrballohej me fuqi tė jashtėzakonshme, dėrgonte ambasadorė e emisarė nė kryeqendrėn e hilafetit dhe nėnshkruante kontrata qė pėrmbanin shumė intriga[19], bile u ndihmonin edhe disa funksionarė tė sulltanėve, tė cilėt shtireshin me Islam, ashtu siē kishte ndodhur me kontratėn konsullare mes Francės, Anglisė dhe Holandės, ndėrsa vet Mustafa Pasha, kryeministėr nė kohėn e Muhammedit tė Katėrt, ka deklaruar se ka shitur kontrata kundėr shtetit ashtu siē shiten artikujt. 

METODA E TRETĖ: Disa shtete tė mėdha tė Evropės: Rusia, Franca dhe Austria i dinin pozitat e dobėta tė Shtetit osman dhe pritnin rastin e volitshėm pėr ta sulmuar pikėrisht nė ato pozita, herė me shpata e herė me lojėrat e tyre politike, ngase shumica e vezirėve tė sulltanėve osmanė kishin pak pėrvojė, bile ishin edhe fare pa pėrvojė nė ēėshtjet politike. Disa prej tyre nuk ishin tė sinqertė, p.sh. ambasadori i Francės nė kohėn e sulltan Mahmut Hanit tė Parė e udhėhiqte politikėn lindore dhe perėndimore si dhe luante role tė shumta nė pallatin e sulltanit, derisa e ka obliguar Shtetin osman tė nėnshkruajė kontratė mbrojtjeje e sulmi me mbretėrinė e Suedisė. Dihet se mbretėria e Suedisė shtrihet nė Veri tė Evropės, pra ēfarė interesi ka prej kėsaj kontrate? Ambasadori kishte pėr qėllim ta nxisė Rusinė nė ndėrmjetėsim, eventualisht me Shtetin e Lartė. 

Ai zakonisht i gėnjente vezirėt e shtetit, kinse Rusia do ta sulmojė Perandorinė osmane dhe do ta okupojė Konstantinopojėn, kurse bashkimi i osmanėve me Suedinė e huton dhe e pengon Rusinė. 

Edhe pse kėto pretendime janė tė realta sipas aspektit politik, qėllimi i ambasadorit ishte qė Rusia ta shkatėrrojė Shtetin osman. 

Prej kėtyre tri metodave tė lartpėrmendura konkludojmė se Shteti osman nuk ka patur baraspeshė mes diturisė dhe fuqisė; ai ishte i fuqishėm me ushtri por i dobėt me funksionarė, gjė qė nuk ishte nė rregull nė njė perandori tė madhe e tė fuqishme si ajo osmane. 

Ēfarė dobie ka prej ēlirimit tė vendeve me fuqi tė madhe nėse nuk i adaptohen formės sė civilizimit osman? Evropa nė atė kohė kishte fuqi nė funksionarėt e saj por jo edhe nė ushtri, pra rasti ishte krejtėsisht i kundėrt me atė osman, por me kalimin e kohės bėhet e fuqishme me funksionarė, ushtarė, financa dhe me ēdo gjė qė ka lidhje me jetė, ngase pėrpjekja pėr superioritet dhe autoritet e detyronte tė vrapojė pas ēdo gjėje tė dobishme e tė vlefshme. Me Shtetin osman ndodhte e kundėrta, pra, u ishte dorėzuar faktorėve tė dekadencės dhe injorancės derisa dallimi mes tij dhe Evropės ėshtė bėrė sa prej toke deri nė qiell. 

Pashė Zotin, si mund t'u pėrballojė kėtyre shteteve, prej tė cilave nė kėtė kohė mvaret jeta apo vdekja e perandorisė?! 

Nė kohėn e sulltan Muhmudit tė Dytė, Abdulmexhidit, Abdulazizit dhe Abdulhamidit ėshtė ndier njėfarė zgjimi mirėpo ėshtė shuar dalėngadalė nė kohėn e Abdulmexhidit dhe Abdulazizit. Kur ka ardhur koha e Abdulhamidit, gjendja e shtetit ėshtė keqėsuar edhe mė tepėr pas orvatjeve reformiste tė Abdulmexhidit. Gjendjen e tillė e ka pėrjetuar edhe sulltan Reshadi. 

Nga ky sqarim, lexuesi kupton se shkaqet e zgjimit evropian qėndronin pas moskujdesit tonė, pėrēarjes sė muslimanėve dhe pėrqėndrimit evropian nė shkencė. 

Pėrēarja e shteteve muslimane dhe zgjimi i shteteve evropiane ia kanė mundėsuar Perėndimit dominimin nė Lindje pas njė kohe kur Lindja dominonte nė shtetet e Evropės me lehtėsi tė plotė. 

Por, kjo ėshtė dėshira hyjnore dhe ndoshta do t'i kthehet Lindjes lindja e saj! 

All-llahu ėshtė i Plotfuqishėm!


KREU I TRETĖ

ISLAMI GJATĖ KOHĖVE TĖ FUNDIT NĖ LINDJE

Shkaqet e dobėsimit 
tė Shtetit Osman

Pas rezymesė sė gjendjes nė Andaluzi dhe shktarrimit tė saj si dhe ēlirimeve tė fundit islame nė Lindje, mendojmė se jemi tė obliguar t'i cekim shkaqet e dobėsimit tė vendeve islame nė Lindje pas cekjes sė shkaqeve tė shkatėrrimit tė shtetit islam nė Perėndim, eventualisht grindjet dhe pėrēarjet e vazhdueshme mes emirėve dhe sunduesve tė Andaluzisė.
Nė Lindje, gjendja ishte e kundėrt dhe shkaqet ndaheshin nė katėr: 

1. Presioni i Shtetit osman ndaj disa popujve evropianė. 

2. Mbėshtetja nė fuqi e zgjerim territorial dhe mosformimi i civilizimit islam nė vendet e ēliruara. 

3. Trazirat brenda territoreve osmane, dhe 

4. Zgjimi i Evropės, dorėzimi i popujve muslimanė dhe moskujdesi i udhėheqėsve, sundimtarėve dhe emirėve muslimanė. 

Para detajizimit tė kėtyre katėr shkaqeve, globalisht do ta pėrshkruajmė gjendjen e vendeve tjera islame prej kohės sė sulltan Sulejman Kanunit deri nė kohėn bashkėkohore. 

Nė kohėn e sulltan Sulejmanit ekzistonin dy shtetet e para nė Marokun e Perėndimit, shteti i Beni Tashefinit i dyti Shteti osman nė Lindje. 

Maroku ishte gjithmonė nė luftė me mbretėrit e Spanjės, kurse fiset luftonin ndėrmjet vete edhe pėr shkaqe mė tė imėta, bile edhe sot gjendja ėshtė e njėjtė. 

Shteti osman dominonte mbi tė gjitha shtetet tjera islame si p.sh. Algjerin, Tunizin, Egjiptin, Emiratet, Irakun, Bagdadin, Persinė, Indinė, Emiratet turke dhe Emiratet e tatarėve, bile disa emirate kanė ngelur nėn Shtetin osman deri nė fillim tė shek. XX, kurse disa tė tjerė kanė fituar pavarėsi dhe kanė shpėtuar prej sundimit osman me ndihmėn e Evropės ose pa tė. 

Emiratet qė kanė ngelur nėn Shtetin osman janė: Algjeri, Tunizi, Egjipti, Iraku, kurse ato qė kanė fituar pavarėsi pa ndihmėn e tjetėrkujt janė: Persia, India, Emiratet turke dhe tatare, si p.sh. Shagari, Bluxhistani, Hakandi, Karami, Turkistani, tė cilėt i kanė marrur Rusia dhe Anglia me fuqi. 

Nuk mund tė mohojmė se Shteti osman, nė kohėn e sulltan Sulejmanit i ka ngadalėsuar kėto emirate islame me dominimin e tij, ngase nuk u ka ofruar mundėsi ta pėrforcojnė vetveten e as qė u ka ndihmuar kundėr sulmeve tė armiqve, gjegjėsisht tė jenė nėn mbrojtjen osmane. Sikur tė vepronte kėshtu, tė mos copėtohej shteti e tė mos i sulmonte, sot do tė ishte i zhvilluar, krenar, i fuqishėm dhe nuk do t'i jepte mundėsi dominuese Evropės. Zgjerimi i Shtetit osman pa administratė dhe civilizim tė pavarur ka shkaktuar lajthitje dhe shkatėrrim nė tė gjitha emiratet derisa ka ardhur Evropa dhe i ka marrur pėr vete, p.sh. Shteti osman e ka sulmuar Persinė mė shumė se dhjetė herė. 

Persia nuk u qasej problemeve tė brendshme, por vazhdimisht zhvillonte luftėra me osmanėt. 

Kėto janė emėrtimet e shteteve islame qė ekzistojnė sot nė tre kontinente: nė Evropė, Azi dhe Afrikė, tė varura e tė pavarura deri nė fillim tė Luftės sė Parė Botėrore: 

I. Shteti osman - i pavarur, 

II. Maroku - i pavarur pastaj ka rėnė nėn sundimin e Francės pas kontratės sė vitit 1911 mes Gjermanisė dhe Francės, 

III. Siria, Palestina, Jordani - pavarėsi administrative, kurse politikisht nėn Shtetin osman, 

IV. Algjeri - nėn sundimin e Francės, 

V. Tunizi - nėn sundimin e Francės, 

VI. Karmanėt - nėn sundimin e Rusisė, 

VII. Turkistani - nėn sundimin e Rusisė, 

VIII. Kaukazi - nėn sundimin e Rusisė. 

IX. Samarkanda, Hakandi, dhe Blukistani - nėn sundimin e Rusisė, 

X. Afganistani - i pavarur, 

XI. Iraku - i pavarur, 

XII. Saudija - e pavarur, 

XIII. Zanzibari dhe Jemeni - nėn sundimin anglez, 

  

Kėto janė shtetet islame qė ekzistojnė deri nė fund tė famės islame ndėrsa edhe pse ekzistojnė disa shoqėri islame, ato nuk kanė formė shteti ose emirati, disa janė tė shpėrndara nėpėr ujdhesa e disa nė Afrikė, por qė tė gjitha nėn shtetet evropiane. 

Na mbetet t'i analizojmė katėr shkaqet e shkatėrrimit tė shteteve islame nė Lindje, tė cilat i cekėm nė fillim tė kėtij kapitulli: 

1. Presioni i Shtetit osman ndaj disa popujve evropianė

Kėtė presion qė me tė vėrtetė ėshtė bėrė, e gjejmė nė historinė e betejave jeniēere nė Ballkan, Hungari, Austri, pastaj edhe te emirėt e detit si p.sh. Barbaros Hajrudin Pasha, Tor Gari, Ali Reisi, etj, tė cilėt bėnin gabime qė nuk i bėjnė njerėzit muslimanėt, edhe pse udhėheqėsit francezė, admirali italian Andrea dhe tė tjerėt bėnin gabime edhe mė tė mėdha ndaj muslimanėve. Qėndrimet e tilla ishin traditė e asaj kohe mirėpo, udhėheqėsit tanė kanė qenė tė obliguar ta ndjekin rrugėn e ēliruesve tė Islamit tė hershėm pėr pėrfitimin e zemrave.
Sipas konkluzioneve historike, ne jemi tė mendimit se kėto gabime mė vonė nė qendrėn e shtetit islam kanė ndikuar negativisht dhe e kanė rezultuar problemin e ēėshtjes orientale dhe mbrojtjen e tė krishterėve nė Lindje. 

Lexuesi hasė gabime tė tilla mė sė shumti nė periudhėn e ēlirimeve tė sulltan Sulejmanit. Edhe pse sulltani nuk ishte dakord pėr ato ēėshtje, ato ndodhnin pa dėshirėn e tij dhe nė kohėn e mosprezencės sė tij. 

2. Mbėshtetja nė fuqi e zgjerim territorial dhe moszhvillimi i civilizimit islam nė vendet e ēliruara

Secili qė e shfleton historinė e ēlirimeve tė Perandorisė osmane, eventualisht ēlirimet e sulltan Sulejman Kanunit, vėren se Shtetit osman i mjaftonte vetėm ēlirimi i ndonjė vendi ose shteti dhe caktimi i guvernatorit osman ose obligimi me xhizje dhe haraē. Shteti osman asnjėherė nuk ka bėrė pėrpjekje qė trojeve tė ēliruara t'ua imponojė gjuhėn, fenė e as traditat dhe me kalimin e kohės t'i asimilojė nė frymė islame, ashtu siē veprojnė sot shtetet kolonialiste me kolonitė e tyre!!!
Osmanėt kanė vepruar nė mėnyrė tė tillė vetėm brenda territorit tė tyre, si p.sh. te arabėt, kurdėt dhe shqiptarėt ngase frikoheshin pėr hilafetin mė shumė se ēdo gjė tjetėr. Si ta mbronin arabėt hilafetin kur ata ishin dobėsuar? 

Sikur tė vepronte kėshtu nė tė gjitha vendet qė i kishte ēliruar Sulejman Kanuni dhe pasardhėsit e tij, tė cilat vende shkėputeshin nga Shteti osman gjatė viteve tė fundit tė shek. XIX., ato sot do tė ishin vende tė pastra islame. Kėshtu vepronin sundimtarėt arabė nė ēdo mbretėri qė e ēlironin. 

Kemi shembullin e shtetit tė Andaluzisė, Egjiptit, Etiopisė, berberėve, ku tė gjithė muslimanėt janė arabizuar individualisht dhe familjarisht me vullnet tė lirė pėr shkak tė pastėrtisė sė fesė islame dhe cilėsive tė saj. 

Pas kėtij pakujdesi tė sulltanėve osmanė (kjo metodė ėshtė aplikuar nė kohėn e Muhammedit a.s., as'habėve (shokėve) tė tij, halifėve emevitė dhe abasidė), vendet e ēliruara ose tė obliguara vetėm me haraē, nė kohėn e dobėsimit tė Shtetit osman janė ngritur kundėr tij dhe gradualisht janė shkėputur aq shumė saqė mendohej se Shteti osman do tė rikthehet nė qendrėn e tij origjinale nė Azi. 

Kush e analizon gjendjen e Maqedonisė sot dhe mė parė, bindet nė saktėsinė e mendimit tonė, sepse bullgari, serbi e greku dėshirojnė qė shteteve tė tyre t'u bashkangjitet ky shtet qė ka fituar pavarėsi. 

Vijojnė emrat e shteteve qė i ka ēliruar Shteti osman e tė cilat mė vonė janė ngritur nė kryengritje dhe nė vite tė ndryshme e kanė fituar pavarėsinė: 

I. Hungaria: ka fituar pavarėsinė nė vitin 1699 me kontratėn e Karloviēit pas luftimeve, 

II. Rumania: ka fituar pavarėsinė nė vitin 1878 me marrėveshjen e Berlinit, 

III. Bullgaria e Rumelia Lindore: kanė fituar pavarėsinė nė vitin 1909 nė kohėn e proklamimit tė kushtetutės osmane sepse e kanė shfrytėzuar gjendjen e trazuar nė vendet osmane. 

IV. Serbia: ka fituar pavarėsinė nė vitin 1878 me marrėveshjen e Berlinit, 

V. Mali i Zi: ka fituar pavarėsinė nė vitin 1878. 

VI: Greqia: ka fituar pavarėsinė nė vitin 1831 pas kryengritjes dhe ndėrhyrjes sė shteteve tjera. 

Disa shtete dhe vende tė tjera janė ndarė nėn ndikimin e disa faktorėve tė tjerė, e posaēėrisht pėr shkak tė dobėsisė qė e kishte kapluar Perandorinė osmane, mosaplikimit tė sistemit tė ri evropian dhe mungesės sė bashkėpunimit me shtetet qė ishin nė zgjim e sipėr. Shteti osman ua ka lėshuar shteteve tjera mundėsinė e pėrparimit dhe progresit kurse vet i ėshtė dorėzuar dekadencės dhe pasivitetit. 

Ato shtete janė: 

I. Algjeri: Franca nė vitin 1847 e ka okupuar atė nga Shteti osman, mirėpo, nė kuptimin e osmanėve, ai konsiderohet ende shtet osman. 

II. Tunizi: Franca e ka okupuar atė nga Shteti osman nė vitin 1881, 

III. Egjipti: ėshtė ngritur nė kryengritje nė vitin 1837, ka fituar pavarėsinė administrative nė vitin 1840 ndėrsa nė vitin 1882 bie nėn okupimin anglez. 

IV. Karamanet: i ka okupuar Rusia nė vitin 1783, ndėrsa e fituan autonominė nė vitin 1884. 

V. Persia: E okupoi Anglia nė vitin 1908. 

3. Trazirat brenda territoreve osmane

Para se tė vdesė sulltan Sulejman Kanuni (Zoti e mėshiroftė) nga dhembjet interne dhe vuajtjet e tij pėr shkak tė vrasjes sė djalit tė tij Sheherzade Mustafa, grindjes sė dy fėmijėve tė tij, Selimit dhe Pajazitit, deri kur nė fronin e sulltanatit erdhi sulltan Selimi i Dytė, trazirat e brendshme fillojnė tė kulmojnė ngase ai, Zoti ia faltė, anonte kah jeta nė shoqėri, kėnaqėsi dhe argėtim, pastaj shkonte me shokėt e tij nė pallatin e Xhubuklit dhe tė Sulltanijes pėr tė dėgjuar recitime e kėngė. Sikur tė mos ishte kryeministri i tij, Sokol Mehmet Pasha, pasojat e moskujdesit tė tij do tė kishin ndikim tė madh nė perandori.
Menjėherė pas vdekjes sė tij dhe ardhjes sė tė birit, Muratit tė Tretė, fillojnė trazirat nė Persi dhe nė ushtri tė cilat ndikojnė shumė negativisht, dhe pėr fat tė keq, qeveria nuk tregonte interesim pėr qetėsimin e trazirave deri nė kohėn e sulltan Mahmudit i cili i qetėson mirėpo me vonesė sepse ato veēse e kishin dobėsuar shumė perandorinė. 

Mė vonė merr hov edhe lėvizja vehabiste nė juglindje tė Anadollit, pastaj edhe kryengritja e Ali Pashė Tepelenės (i njohur nė vendet shqiptare). 

Problemi i katėrt ishte ai egjiptas dhe kryengritja e Mehmed Ali Pashės (po ashtu shqiptar, N.A.), qė kishte ndikuar tepėr nė organizimin e shtetit dhe e kishte lodhur. 

Shteti osman pas qetėsimit tė ndonjė trazie, menjėherė ballafaqohej me trazira tjera. 

Goditjet e fundit i mori prej kryengritjeve edhe luftėrave tė vazhdueshme sllave kundėr Shtetit osman, derisa rezultoi problemi i ēėshtjes orientale. 

Kėshtu, Shteti osman dobėsohet dhe paaftėsohet derisa pas luftėrave tė rrepta merr fund ēėshtja e tij. 

4. Zgjimi i Evropės dhe pakujdesi i shteteve islame

Derisa Shteti osman bėnte pėrpjekje qė t'i qetėsojė trazirat e brendshme dhe derisa shtetet dhe emiratet tjera islame luftonin kundėr njėri - tjetrit pėr ēėshtje tė kota, pra, derisa trazirat e kishin pėrfshirė tėrė territorin islam, shtetet evropiane kishin filluar tė zgjohen nga gjumi, tė bashkohen, tė pėrhapin shkencėn, artin dhe industrinė dhe tė udhėtojnė nėpėr dete pėr zbulimin e vendeve dhe zgjerimin e tregtisė me qėllim pasurie dhe ekspansioni politik e fetar.
Sa herė qė shtetet islame vonoheshin njė hap nė jetė, shtetet evropiane pėrparonin shumė hapa dhe kėshtu natyra e relacionit mes Lindjes dhe Perendimit fillon tė ndryshojė por nė formė trishtuese. 

Kur shtetet islame ishin shembull i pėrparimit, civilizimit dhe jetės sė zhvilluar, Evropa ishte e thelluar nė mosdije dhe dekadencė, kurse tash jemi shndėrruar nė Evropėn e Mesjetės sė errėt dhe sot ajo luan rolin tonė. 

Vetėm pas kalimit tė disa viteve nga vdekja e sulltan Sulejmanit, u vėrejtėn kėto dallime mes Lindjes e Perėndimit dhe ėshtė e ditur se deri ku kanė arritur ato sot dhe pėr kėtė shkak historianėt periudhėn e sulltan Sulejmanit e konsiderojnė periudhė tė fundit tė ēlirimeve islame dhe fillim i dekadencės sė muslimanėve. 

Mjerė pėr famėn qė e shkelėm ne me kėmbėt tona, pėr shtetet qė i humbėm pėr shkak tė injorancės dhe epsheve tona dhe arritėm nė njė nivel tė ulėt, kurse tė tjerėt na zėvendėsuan dhe u ngritėn nė piedestalin e famės!!! 

Vaj pėr gjendjen e Lindjes dhe pėr vendet islame! 

All-llahut i mbėshtetemi dhe Atij i kthehemi!


KREU I KATĖRT

REZULTATET E DOBĖSIMIT

PJESA E PARĖ

Depėrtimi i Evropės nė Lindje

Depėrtimi i vėrtetė i shteteve evropiane nė Lindje fillon nė vitin 1760 gjatė kohės sė sulltan Mustafa Hanit tė Tretė dhe dalėngadalė i ka pėrfshirė katėr tė pestat e territorit islam, kurse vetėm njė e pesta kanė ngelur vende tona (Zoti i mbroftė!).

Periudha e parė: Kontrata e Kinarxhės

Depėrtimi i parė i Perėndimit nė Shtetin osman fillon me sulmin e Rusisė nė vitin 1774 qė pėrfundon me marrėveshjen mes tė dy shteteve e qė njihet si Kontrata e Kinarxhės, sipas emrit tė njė qyteti nė Rumuni dhe pėrmban 28 nene dhe dy nene sekrete.
Rezymeja e kėtyre neneve ėshtė: pavarėsia e vendeve tė Karamanėve, Besarabisė, Tobanit dhe t'i dorėzohen Karamanit tė gjitha vendet qė i ka okupuar Rusia (tė lehtėsohet marrja e tyre nė tė ardhmen). Perandori rus e preferonte titullin "Padishah" gjatė bisedimeve tė tij me Portėn e Lartė dhe ua kishte kushtėzuar (osmanėve) kėtė nė kontratė. Osmanėt kanė qenė tė obliguar t'i pėrgjigjen kėrkesės sė tij, pastaj anijet ruse tė lundrojnė nė Detin e Zi dhe nė Mesdhe, Rusia tė ndėrtojė kishė nė Alibejogllu - Stamboll dhe t'i mbrojė krishterėt ortodoksė osmanė. 

Padyshim, kjo kontratė ėshtė fitore e madhe e shtetit evropian ndaj atij osman edhe pse vėrejtėm fuqinė (e Shtetit osman). 

I pastėr ėshtė Ndryshuesi i gjendjeve! 

Dy nenet sekrete ishin kėto: 

1. Shteti osman obligohet tė paguaj 15.000 qese si kompensim luftarak deri nė fund tė korrikut tė vit. 1777, 

2. Tė lidhė kontratė me Rusinė se do t'i ofrojė ndihmė me kusht qė Rusia t'i tėrheq anijet prej ujdhesave bizantine. 

Me kėtė kontratė dhe injorancėn e burrėshtetasve osmanė nė ēėshtjet politike Rusia i ka realizuar tė gjitha kėrkesat e saj, e ka shkatėrruar mbretėrinė e Suedisė sipas kėshillave tė Petrit tė Madh dhe kėshtu, para saj ka ngelur vetėm Shteti osman, ngase, sikur t'i kuptonte qėllimet e Rusisė dhe tė bashkohej me Karlin e Dymbėdhjetė, mbret i Suedisė, i cili kishte ardhur nė Stamboll, i kishte treguar qėllimet e Rusisė dhe kishte kėrkuar tė bashkohen pėr ta luftuar Rusinė, sot Rusia do tė ishte e shkatėrruar dhe nuk do tė mendonin shtetet evropiane tė na sulmojnė pas kėsaj kontrate qė e nėnēmonte Shtetin osman me nenet e saj. 

Mė vonė u kuptua se Rusia kėrkonte pavarėsinė e Karamanit vetėm pėr t'ia bashkangjitė perandorisė pas pėrfundimit tė luftės me osmanėt. 

Periudha e dytė: Bashkimi i disa shteteve evropiane pėr ndarjen e Perandorisė osmane

Shtetet evropiane, qysh nė kohėt e lashta, ishin bashkuar fshehurazi pėr ta ndarė Perandorinė osmane dhe pėr ta shkatėrruar. Rusia e realizoi qėllimin e saj me okupimin e vendeve tė Karamanit dhe pas kontratės sė Kinarxhės me tė cilėn garantohet pavarėsia e Karamanit, ajo ėshtė pėrgatitur qė ta sulmojė (Shtetin osman), mirėpo njė shtet qė ishte armik i Rusisė, e lajmėron Portėn e Lartė tė mos shpallė luftė pėr shkak tė kontratės sekrete mes Rusisė dhe Austrisė[20], qė ishte lidhur ndėrmjet perandores ruse Katarina dhe perandorit austriak Zhozefi i Dytė pėr ta sulmuar Shtetin osman dhe pėr tė formuar qeveri tė pavarur qė do tė qėndrojė mes tyre dyve dhe Shtetit osman qė do tė pėrbėhej prej Felahit, Bagdadit dhe Besarabisė dhe do ta udhėheqė mbreti ortodoks, pastaj Rusia ta merr limanin Osakov dhe disa ujdhesa bizantine kurse Austria ta merr Serbinė, Bosnjėn e Hercegovinėn dhe Dalmacinė. Pasi qė Austria i ka marrur tė gjitha ato vende, Rusia e merr edhe Greqinė me dy ujdhesat: Kretėn dhe Qipron, kurse Evropės do t'i japin pjesė tjera tė Shtetit osman ashtu si do ta vendosin mė vonė.
Nėse tė dy shtetet korrin sukses dhe depėrtojnė nė Stamboll, do ta rikthejnė Perandorinė Bizantine ashtu siē ka qenė para zgjerimit osman, kurse Konstantini caktohet perandor me kusht qė tė tėrhiqet nga Rusia qė tė mos i udhėheqė Perandorinė Ruse dhe atė bizantine vetėm njė njeri...[21] Pas bindjes sė Shtetit osman se ekziston njė kontratė e tillė, nuk i shpallė luftė Rusisė por bashkėpunon me shtetin qė e informon. Sipas historisė sė Xhevdet Pashės, ky shtet ishte Franca, kurse sipas historisė sė Muratit, mbretėria e Suedisė, apo mbreti suedez Gustavi i Tretė pėr shkak tė dėmeve tė mėdha tė atėhershme nga Rusia. 

Kur osmanlinjtė nuk i shpallin luftė Rusisė, ajo ia bashkangjet vetes vendet Karamane nė vitin 1774. Pas abstenimit tė Shtetit tė Lartė, Rusia e rrethon kėshtjellėn "Suastibul", pėrkundėr kontratės sė lidhur, dhe i dėrgon spiunėt e saj nė Felah dhe Bagdan pėr t'i nxitur krishterėt kundėr shtetit me qėllim qė tė hyjnė nė luftė me Shtetin osman dhe sė bashku me Austrinė t'i realizojnė qėllimet e veta, tė cilat i cekėm pak mė parė. 

Kėto lėvizje armiqėsore ruse preknin nė nderin e Shtetit osman dhe pėr kėtė shkak, Shteti osman vendosė ta befasojė Rusinė me njė sulm tė rreptė para se tė pėrgatitet ajo pėr luftė. Pėr tė gjetur shkak lufte, kėrkon prej ambasadorit tė rusisė nė Stamboll tė quajtur Xholkakof, nė vitin 1787, qė shteti i Rusisė t'ia dorėzojė Moro Kodanon, guvernator i Felahit, i cili ishte ngritur kundėr Shtetit osman e pastaj ishte fshehur nė Rusi dhe tė tėrhiqet (Rusia) nga Kaukazi ngase ai territor ėshtė nėn mbrojtjen osmane. Gjithashtu i ka ndėrruar konsujt e saj, pastaj ka vendosur qė Porta e Lartė t'i kontrollojė anijet ruse qė kalojnė nėpėr ngushtica, konfiskimin e armėve dhe municionin luftarak si dhe disa gjėra tjera tė vėshtira. 

Si do t'i pranonte Rusia kėto vendime kur dihet se ajo, nė kohėn e Katarinės, e cila i ngjante Petrit tė Madh, ndjekte njė politikė kategorike? Pas refuzimit tė Rusisė, Shteti osman i shpallė luftė Rusisė, mirėpo nė tė njėjtėn kohė, Austria i shpallė luftė Shtetit osman, dhe kėshtu ky shtet lufton kundėr dy armiqve tė rreptė, kurse nė anėn tjetėr, Gustavi i Tretė, mbret i Suedisė, i shpallė luftė Rusisė pėr t'i kthyer territoret e humbura. 

Kėshtu, me ndihmėn e All-llahut, Shteti osman korrė fitore dhe e shkatėrron Austrinė nė kėshtjellėn e Timishoarės dhe Beogradit, kurse perandori Zhozefi i Dytė ikė dhe e braktisė tėrė ushtrinė nė vitin 1789. 

Gjatė kėtyre ngjarjeve, vdes sulltan Abdulhamidi i Parė (nė vitin 1203/h) kurse nė vend tė tij vjen sulltan Selimi i Tretė. Megjithatė, zjarri i luftės mes Shtetit osman dhe dy shteteve (Rusia dhe Austria) nuk ėshtė shuar. Pas njė kohe, udhėheqėsi rus dhe ai austriak i bashkojnė ushtritė, e sulmojnė ushtrinė osmane dhe korrin fitore. Rusėt e okupojnė pjesėn mė tė madhe tė Melahit, Bagdanit dhe Bisarabisė, kurse austriakėt Beogradin dhe e ēlirojnė pjesėn mė tė madhe tė territorit tė Serbisė. 

Shteti osman bie nė njė fatkeqėsi tė madhe sepse lufton kundėr dy shteteve tė fuqishme, kurse shpėtimi mund tė vijė vetėm prej All-llahut! 

Pas vdekjes sė Zhozefit tė Dytė, perandor i Austrisė, nė fillim tė vitit 1790, nė vend tė tij vjen Leopoldi i Dytė, i cili ishte i obliguar tė kėrkojė ndėrmjetėsimin e disa shteteve pėr ta ndalur luftėn me Shtetin osman dhe t'i qaset pengimit tė revolucionit tė brendshėm qė mund tė reflektohej nga revolucioni francez nė kohėn e Luit tė Gjashtėmbėdhjetė, dhe kėshtu, lidhin kontratė mė 4 gusht 1791, me tė cilėn Austria ia kthen tė gjitha vendet Perandorisė osmane. 

Kontrata e Zeshtevisė

Vijon teksti i rezymuar i kontratės:
1. Lidhet kontrata e pėrhershme paqėsore nė tokė e nė det mes Shtetit osman dhe Austrisė, amnestohen tė dėnuarit politikė tė tė dy palėve, e posaēėrisht ata tė Bosnjės, Malit tė Zi dhe Serbisė; 

2. Marrėdhėniet mes dy mbretėrive do tė zhvillohen ashtu siē kanė qenė nė kohėn e kontratės sė lidhur nė Beograd dhe kontratės sė 7. majit tė vitit 1775, me tė cilėn tėrhiqet nga Bukvini. 

3. Shteti osman do t'i mbrojė anijet tregtare tė Austrisė dhe Gjermanisė nga kusarėt e Perėndimit, tregtarėt e Austrisė do tė kenė liri tė plotė nė tė gjitha viset e Shtetit tė Lartė dhe tė gjitha vendimet dhe fermanet tė aplikohen. 

4. dhe 5. Austria do t'ia kthejė Shtetit osman tė gjitha vendet dhe kėshtjellat qė i ka okupuar prej tij, municionin e konfiskuar dhe kėshtjellėn e Shotimit kur tė pėrfundojė lufta osmano-ruse. 

6. Kėto kėshtjella do t'i dorėzohen Shtetit osman brenda 30 ditėve, tė vendosen kufijtė e mėparshėm dhe tė rrėnohen kėshtjellat e ndėrtuara gjatė periudhės sė luftės, edhe atė gjatė afatit dymujorė. 

7 dhe 8. Pasi qė shteti austriak ia kthen tė gjithė ushtarėt dhe civilėt e robėruar Shtetit osman, atėherė edhe Porta e Lartė ia kthen tė gjithė robėrit austriakė qė gjenden brenda Shtetit osman, ashtu qė tė mos mbetet asnjė nėn shtetin e tjetėrkujt pėrpos atyre qė janė islamizuar dhe krishteruar, muslimanėt mbeten nė Shtetin osman kurse tė krishterėt nė shtetin austriak. 

8. Tė drejtat e tregtarėve kthehen ashtu siē kanė qenė, huadhėnėsi ka tė drejtė tė kėrkojė atė qė i takon qoftė edhe para lufte dhe gjyqet obligohen t'i verifikojnė kėto procese. 

10. dhe 11. Tė dy shtetet do tė orvaten t'i mbrojnė kufijtė e vet dhe t'i qetėsojnė trazirat qė mund tė shkaktohen brenda tė dy shteteve si dhe t'u ndihmojnė banorėve vendas e tė huaj (austriakėve nė Shtetin osman dhe osmanėve nė Austri) gjatė udhėtimeve tregtare. 

12. Liria e praktikimit fetar katolik, liria e priftėrve, restaurimi i kishave dhe liria e vizitės sė vendeve tė shenjta nė Jerusalem (Kudus), mbrojtja e kėtyre vendeve dhe vizita e tyre dhe se Porta e Lartė i ripėrtėrinė tė gjitha privilegjet e fesė katolike qė janė garantuar me kontrata dhe fermane tė hershme. 

13. Secila palė i dėrgon njėra-tjetrės ambasadorė qė i prezentojnė shtetet e tyre dhe trajtohen me respekt tė plotė. Ata dėrgohen pėr t'i ripėrtėrirė marrėdhėniet mes dy shteteve, kurse Shteti osman do tė bėjė pėrpjekje qė tė sigurojė lumturinė e atyre qė vijnė nga pallati austriak nė vendet osmane. 

Periudha e tretė - Kontrata e Bashit

Rusia vazhdimisht e ka luftuar Shtetin osman, e ka okupuar qytetin Ismaili dhe i ka maltretuar banorėt e tij aq shumė saqė e tejkaloi maltretimin italian nė Tripoli. Pėr kėtė, Shteti osman ėshtė shqetėsuar mirėpo ndėrhyjnė Anglia, Gjermania dhe Holanda dhe mė nė fund ēėshtja pėrfundon me lidhjen e kontratės nė vitin 1792/ 1206/h. me tė cilėn Rusisė i mbeten vendet Karamane, njė pjesė e Kaukazit, Bisarabisė dhe provincat mes lumenjve Buxh dhe Deniber dhe kėrkohet tėrheqja e Shtetit osman nga qyteti Osakov.
Kjo marrėveshje njihet si "Kontrata e Bashit", sipas emrit tė qytetit ku ėshtė nėnshkruar. 

Pas pėrfundimit tė kėtyre luftėrave Shteti osman pėrqėndrohet nė reforma tė brendshme, mirėpo me njė vonesė tė madhe, ngase shtetet e Perėndimit veēse e kishin tejkaluar nė shumė periudha. Kėshtu fillon me sistemimin e ushtrisė sipas modelit evropian, me instruktorė evropianė, gjė qė ndikon negativisht nė ushtrinė jeniēere, e cila revoltohet pas vdekjes sė sulltan Sulejman Kanunit, gjatė kohės sė Abdulhamidit tė Parė, Selimit tė Tretė dhe Mustafės sė Katėrt. Ushtria janiēere nuk mund t'u bėnte ballė ushtrive tė sistemuara evropiane nė njė anė, e as qė i respektonte urdhėrat e emirėve dhe sulltanit nė anėn tjetėr. Kėshtu, shpeshherė shprehnin revoltėn dhe protestėn nė mėnyrė publike. 

Sipas historianėve, revolta e jeniēerėve konsiderohet si njė ndėr shkaqet e dekadencės sė Shtetit osman gjatė shekujve tė fundit si dhe e kanė nxirrė historinė e tyre tė hershme tė bardhė e pėrplotė me trimėri dhe fuqi gjatė ēlirimeve tė sulltanėve, nė kohėn e Kanunit dhe tė tjerėve. 

Anulimi i ushtrive tė vjetra nė kohėn e sulltan Mahmudit tė Dytė pėr shkak tė ērregullimit dhe josistematizimit tė tyre tė brendshėm, ka shkaktuar katastrofė qė ka mundur ta shkatėrrojė Perandorinė osmane. 

Kur sulltan Selimi i Tretė pėrpiqej tė aplikojė disa arte dhe zbulime tė reja ushtarake nė vendin e tij dhe kishte hapur fabrika pėr prodhimin e armėve si p.sh. pushka e topa etj, pėrpos reformave tjera tė nevojshme pėr shtetin qė tė barazohet me shtetet evropiane nė progres, papritmas befasohet me kryengritjen e Osman Pashės, vali nė Serbi i cili njėherit edhe i inkurajon lėvizjet kryengritėse nė emirate dhe vilajete, herė mes vete e herė kundėr sundimtarėve tė tyre, gjė qė ka shkaktuar dobėsimin dhe dekadencėn. 

Sulltani ishte i obliguar ta qetėsojė kėtė gjendje tė rrezikshme me plotėsimin e kėrkesave tė kėtij valiu, eventualisht e caktoi si vali deri nė vdekje. Ashtu ka vepruar edhe me emirėt dhe valitė tjerė duke u premtuar se do t'i realizojė kėrkesat e tyre. 

Periudha e katėrt: Sulmi i Napoleonit

Derisa ngjarjet nė Perandori zhvilloheshin ashtu siē u cek mė parė papritmas pėrhapet lajmi i hyrjes sė Napoleonit nė Egjipt nė vitin 1798/1213 h. me ushtri dhe me anije tė mėdha, edhe atė duke e okupuar Aleksandrinė, Kajron dhe Port-Saidin pas pengesave tė vogla me memelukėt.
Napoleoni deklarohej se nuk ka ardhur nė Egjipt pėr t'i edukuar memelukėt (argument mė i keq se mėkati, sepse memelukėt nuk kanė qenė kryengritės!). Kur kupton Shteti i Lartė, hidhėrohet nga ky sulm pėr shkak se me Francėn ishin aleatė tė ngushtė, e ndiente veten tė sigurt prej saj dhe kėshillohej me te nė rastet kritike. Kjo befasi ishte e mirėseardhur pėr tė sepse i anulon kontratat dhe e drejton ushtrinė kah Egjipti nė koalicion me Anglinė dhe Rusinė. Anglia i bashkohet Shtetit osman pėr shkak tė frikės nga depėrtimi i Napoleonit nė Indi, kurse Rusia pėr t'u hakmarrė ndaj armikut tė saj. Kėshtu fillon lufta mes Nelsonit (admiral anglez) i cili me sukses e shkatėrron flotėn franceze dhe e fundosė nė betejėn Ebu Kajr, kurse Napoleoni rrethohet nė Egjipt. 

Kur dėgjon Napoleoni pėr fundosjen e flotės sė tij dhe bashkimin e osmanėve, anglezėve dhe rusėve pėr ta luftuar atė, dėshiron ta sulmojė Sirinė pėr t'i penguar qėllimet e Shtetit osman dhe kėshtu niset pėr nė Palestinė me 13.000 ushtarė, e okupon Gazėn, Remlin, Jafan dhe Akkan nė vitin 1213 h, mirėpo nė vazhdim pėson disfatė dhe detyrohet tė kthehet nė Kajro pa e realizuar qėllimin. Pastaj udhėton papritmas nė Francė. Nėn kontrollin e Anglisė ushtria osmane dhe angleze fillojnė t'i deportojnė francezėt nga Egjipti nė vitin 1801 me anije angleze, kurse Egjipti sėrisht bėhet osman, ashtu siē ishte mė parė. 

Napoleoni nuk shqetėsohet por kontakton pėrsėri me Shtetin osman (pasi qė caktohet kryetar nė Republikėn e Francės) dhe lidhė kontratė nė vitin 1801[22]. Kjo kontratė pėrbėhet prej katėr neneve vijuese: 

1. Lidhet paqja mes tė dy shteteve dhe francezėt i gėzojnė privilegjet qė u jepen tė huajve nė Egjipt, 

2. Republika e Francės pranon formimin e Republikės sė Algjerit dhe tė vendeve tė hershme tė Venedikut, 

3. Dy shtetet vendosin mėnyrėn e caktimit tė pasurisė sė konfiskuar para lufte dhe lirohen tė gjithė tė burgosurit, 

4. Ripėrtėrihen kontratat e hershme mes Portės sė Lartė dhe Francės ndėrsa tė drejtat tregtare vazhdojnė ashtu siē kanė qenė mė parė. 

Periudha e pestė: Trazirat e brendshme

Pos trazirave tė jashtme qė zhvilloheshin nė Perandorinė osmane gjithashtu edhe trazirat e brendshme luanin rol tė rėndėsishėm, e posaēėrisht ato tė vitit 1217-h/1803 nė kohėn e sultan Sellimit tė Tretė, qė pėrfundojnė me revokimin e sulltan Selimit tė Tretė dhe me ardhjen e Mustafės sė Katėrt nė vend tė tij. Mė vonė edhe ky revokohet dhe e zėvendėson sulltan Mahmudi i Dytė.
Kėto trazira tė brendshme janė pasojė e intrigave tė tė huajve e posaēėrisht nė territoret e serbėve dhe shqiptarėve, sepse gjatė luftės osmano-ruse shumė njerėz prej Maqedonisė emigronin nė Hungari dhe luftonin me Austrinė kundėr Shtetit osman. Pas pėrfundimit tė luftės kthehen nė vendlindje por tė mbushur nė zemrat e tyre me shembuj tė tė huajve pėr kėrkim tė pavarėsisė, kurse jeniēerėt i maltretonin pėr shkak tė kėtyre ideve, dhe mė nė fund, serbėt ēohen nė kryengritje dhe e fitojnė pavarėsinė. 

Nė tė njėjtėn kohė, territoret e shqiptarėve ishin pėrplot trazira e kryengritje, p.sh. valiu i Shkodrės dhe ai i Delvinės ēohen nė kryengritje kundėr shtetit pėr tė fituar pavarėsi por nėn ndikimin dhe nxitjen e Rusisė. Mirėpo Shteti osman i qetėson me sukses pas pėrpjekjeve tė mėdha. Pastaj ėshtė ngritur udhėheqėsi i Maqedonisė, Ali Pasha i cili ishte me prejardhje romake, i ka luftuar kryengritėsit qė i kishte nxitur Rusia me intrigat e veta dhe i ka nėnshtruar derisa shteti e cakton vali tė Rumelisė. Pasi qė ky post ishte i lartė, vendosė tė kėrkojė pavarėsi dhe ndahet nė Epir - Janinė, mirėpo pushteti e vret Ali Pashėn dhe gjendja qetėsohet. Pas njė kohe nė Rumeli paraqiten grupe tė armatosura e tė fuqishme, tė cilat i shkatėrron shteti pas pėrpjekjeve tė shumta. Menjėherė pas qetėsimit tė gjendjes nė Rumeli, serbėt ngrihen nė kryengritje nė vitin 1806 dhe kėrkojnė pavarėsi. Kėshtu, intrigat evropiane e posaēėrisht ato ruse vazhdimisht pėrhapeshin nė Maqedoni dhe popujt e ballkanit ēoheshin nė kryengritje tė kohėpaskohshme kundėr Shtetit osman derisa ky i shpall luftė Rusisė. 

Para se ta paraqesim zhvillimin e kėsaj lufte, tė pėrqėndrohemi nė veprimin e jeniēerėve. Ata, edhe pse ekzistonin trazirat dhe tronditjet nė shtet, ēohen nė kryengritje kundėr Shtetit osman pėr shkak se sulltan Selimi i Tretė e aplikonte sistemin ushtarak evropian. Sulltani detyrohet t'i plotėsojė kėrkesat e tyre, mirėpo ata e tejkalojnė kufirin e normales dhe e revokojnė atė nė vitin 1807/1223-h. 

Nė luftėn osmano-ruse, qė shpallet pėr shkak tė intrigave tė dyta nė Maqedoni, bashkohet Anglia me Rusinė kundėr osmanėve pėr ta shkatėrruar Napoleonin qė kishte lidhur kontratė me osmanėt. Kėshtu, flota angleze depėrton nė Dardanele dhe lokalizohet para Kelipotit nėn udhėheqjen e admiralit Arbonthot, i cili pėr herė tė fundit ia tėrheq vėrejtjen sulltanit dhe kėrkon prej tij t'ia lėshojė vilajetet e Falahit dhe Bagdanit tė Rusisė, kurse ambasadori i Francės (Sebastijani) dėbohet, e nė anėn tjetėr u shpallė luftė osmanlinjve. 

Sulltani refuzon njė kėrkesė tė tillė dhe fillon tė pėrgatitet pėr pengimin e kthimit tė flotės angleze, gjė qė e frikon admiralin anglez dhe e detyron tė ikė nė Detin Mesdhe. Admirali pėr t'u hakmarrė, e sulmon Egjiptin por pėson disfatė dhe kthehet i mposhtur me humbje tė mėdha kah fundi i marsit tė vitit 1807, edhe atė, duke iu falėnderuar trimėrisė sė Mehmed Ali Pashės (shqiptar, N.A.) vali i Egjiptit. Gjatė kėsaj lufte janė vrarė 600 ushtarė dhe janė djegur dy anije luftarake. 

Rusia, edhe pas largimit tė admiralit anglez nga Dardanelet, vazhdimisht luftonte kundėr osmanėve nė Falah dhe Bagdan... 

Trazirat jeniēere, revokimi i sulltan Selimit tė Tretė dhe caktimi i Selimit tė Katėrt nė vend tė tij nė njė anė dhe pėrgatitja e Rusisė kundėr Napoleonit nė anėn tjetėr, pėrfundojnė luftėn osmano-ruse sepse ndėrhyn Napoleoni dhe Rusia obligohet ta braktisė Falahin dhe Bagdanin, mirėpo pas njė kohe, ajo pėrsėri kthehet nė ato dy vilajete dhe e rifillon luftėn me osmanėt. 

Rusia hyn nė luftė pėr shkak tė marrėveshjes sekrete qė ishte lidhur mes Aleksandrit tė Parė, car i Rusisė dhe Napoleonit, perandor i Francės, dhe me tė cilėn ishte vendosur qė Franca tė bashkohet me Rusinė nėse Porta e Lartė nuk i plotėson kėrkesat e tyre dhe t'i armatosin tė gjitha vilajetet e Shtetit osman nė Evropė (pėrveē Stambollit) duke i caktuar edhe Austrisė njė pjesė tė vogėl. Me atė kontratė parashihej qė Franca ta merr vilajetin e Bosnjės, territoret shqiptare, greke, maqedone, pastaj Austrisė t'i jepen territoret arabe kurse Rusisė Falahi, Bagdanin Bullgaria dhe territori deri nė lumin Marica[23]

Ky ėshtė komploti i dytė i shteteve tė Evropės pėr ndarjen e territoreve osmane, por, ku janė marrėveshjet e Napoleonit me osmanėt dhe ndihmat e duarve tė pastra qė i ishin ofruar atij dhe Francės!?... 

E gjithė kjo pėrfundon me ambiciet bonapartiane politike e pastaj edhe me ato tė republikės franceze, mirėpo kėtu ekziston njė mėsim pėr osmanlinjtė qė tė mos i besojnė ndonjė shteti evropian ngase Evropa nuk ia dėshiron tė mirėn Shtetit osman. Mė mirė do tė ishte sikur tė mos mbėshtetej nė kėto shtete, qė dėshironin vetėm pėrfundimin e Perandorisė osmane; ajo mendon ndryshe e punon ndryshe, gjė qė e vėrteton vet historia! 

Gjatė rrjedhave politike, zhvillohen edhe trazira tė brendshme, gjegjėsisht jeniēerėt ēohen nė kryengritje kundėr sulltan Mustafės tė Katėrt dhe e revokojnė pėr shkak tė reformave ushtarake sipas metodave evropiane, pra edhe ky sulltan pėrfundon sikur sulltan Selimi i Tretė. Ai revokohet mė 5 Xhumadijel-ula 1223 dhe nė vend tė tij caktohet vėllai i tij sulltan Mahmudi i Dytė i cili nuk kalon mė mirė se dy sulltanėt e mėparshėm, Selimi dhe Mustafa, ngase jeniēerėt ende vazhdojnė kryengritjet e tyre e posaēėrisht kur dėgjojnė se sulltan Mahmudi i Dytė do ta aplikojė parimin e sulltanėve tė mėparshėm nė sistemimin e jeniēerėve dhe do t'i ushtrojė me taktikat moderne ose do t'i anulojė pėr shkak tė paaftėsisė sė tyre gjatė luftės osmano-ruse dhe mosnjohjes sė taktikave ushtarake. Kėshtu, kur dėgjojnė njė gjė tė tillė, vendosin ta revokojnė sulltan Mahmudin e Dytė pas vrasjes sė Mustaf Pashės, udhėheqės i lėvizjes reformiste. 

Edhe pse ushtria e rregullt qeveritare orvatet t'u pėrballojė, jeniēerėt vendosin ta djegin Stambollin nga disa anė dhe kėshtu, pasi qė sulltan Mahmudi i Dytė frikohet nga shkatėrrimi i kryeqendrės, detyrohet t'i pranojė kėrkesat e tyre. Pastaj u qaset lidhjeve paqėsore me Anglinė dhe Rusinė qė pėrfundojnė me kontratėn e Bukureshtit pėr ta reformuar territorin e tij tė brendshėm. 

Me kėtė kontratė, Rusia ia kthen Shtetit osman vilajetet Falah dhe Bagdan dhe vendet serbe mirėpo shpejton dhe e merr Besarabinė, gjė qė ndikon negativisht nė popullin serb dhe kėshtu ēohet nė kryengritje, mirėpo shteti e qetėson pas formimit tė "Sobranjes" nė krye me Millosh Obrenoviēin, edhe atė nė vitin 1817. 

Koha nuk e lejon kėtė shtet t'i rregullojė ēėshtjet e brendshme dhe tė jashtme sepse vazhdimisht fillojnė tė zhvillohen trazira, probleme politike dhe kryengritje derisa dobėsohet fuqia e tij dhe dominojnė shtetet qė kishin ambicie kundėr kėtij shteti. Kėto ēėshtje qė zhvillohen nuk mund t'i pėrshkruajė as lapsi! 

Gjatė kėsaj periudhe paraqitet njė problem i ri i njohur si "Ēėshtja lindore", vetėm pėr shkak se Shteti osman nuk e ka pėrhapur gjuhėn dhe civilizimin e tij nėpėr territoret evropiane qė ishin nėn dominimin e tij. 

Trazirat zhvilloheshin herė mes muslimanėve e herė mes shtetit dhe vendeve tė ēliruara. Menjėherė pas pėrfundimit tė kryengritjes serbe, sulltan Mahmudi ballafaqohet me kryengritjen e vehabitėve prej vitit 1228 deri mė 1234 sipas hixhretit. Vehabitėt pėrfaqėsojnė njė lėvizje qė e udhėhiqte Shejh Abdulvehabi i Hixhazit. Ai ishte arab i shkathėt, i sjellshėm dhe ka bėrė ixhtihad pas hulumtimeve tė shumta nė bazat e katėr shkollave juridike islame dhe nė parimet parėsore e dytėsore tė usuli fikhut, posaēėrisht nė medhhebin hanefit. Shumė arabė i bashkangjiten dhe pėr kėtė shkak, sulltan Mahmudi duke u frikuar nga trazirat dhe pėrēarjet e muslimanėve, e dėrgon Mehmed Ali Pashėn (vali i Egjiptit) pėr t'i luftuar, kurse valiu i Egjiptit e autorizon Tosun Pashėn pėr sulm ushtarak nė Hixhaz kundėr vehabitėve, qė ishin ngritur nė kryengritje (sepse valiu Mehmed Ali Pasha ishte lodhur me memelukėt nė Egjipt). 

Tosun Pasha pasi qė nuk ka patur sukses nė sulmet e tij, kthehet nė Egjipt, kurse nė vend tė tij, Mehmed Ali Pasha e dėrgon Ibrahim Pashėn. Ibrahim Pasha udhėton deri nė Nexhd, i rikthen tė gjitha territoret e Perandorisė osmane, e zen udhėheqėsin e vehabitėve, Shejh Abdull-llah ibn Sa'udin dhe e dėrgon nė Stamboll, ku edhe vdes. 

Ibrahim Pasha pas kryerjes sė misionit tė tij kthehet nė Egjipt. 

Se pas ēdo trazire shkaktohej trazira tjetėr argumenton edhe e dhėna se pas nėnshtrimit tė vehabistėve, sulltan Mahmudi ballafaqohet me kryengritjen e Ali Pashės nė Epiros (tė cilin e cekėm pak mė parė). Ai fortifikohet nė malet e Epirosit, mirėpo Shteti osman e vret dhe e masakron pas refuzimit tė respektimit tė urdhėrave tė sulltanit, pos asaj qė ai kishte lidhje me udhėheqėsit e kryengritjes sė Greqisė. 

Pėr kėtė, sulltani urdhėron tė dėrgohet njė ushtri e fuqishme, nėn udhėheqjen e Hurshid Pashės, i cili e rrethon, e zen dhe ia pren kokėn tė cilėn pastaj e dėrgon nė Stamboll.


PJESA E DYTĖ

ĒĖSHTJA ORIENTALE

Faza e parė: Fillimi i ēėshtjes orientale

Cekėm mė parė se sulltan Mahmudi i Dytė i ka pėrjetuar kryengritjet e kurdisura qė zhvilloheshin nė tė gjitha viset e Perandorisė dhe ēdoherė kur bėnte pėrpjekje pėr reforma shtetėrore, fillonin trazira nė ndonjė vend. Pas vrasjes sė Ali Pashės dhe qetėsimit tė trazirave tė tjera, udhėheqėsit e Greqisė janė ngritur nė kryengritje pėr tė kėrkuar liri dhe pavarėsi publikisht, kurse nė realitet dėshironin tė ēlirohen nga Shteti osman. Kėtė lėvizje e ka nxitur Aleksandri i Parė, car i Rusisė, pėr tė shkaktuar trazira tė brendshme nė Shtetin osman dhe ta arrijė qėllimin, eventualisht ta "ēlirojė" Stambollin, pėr tė cilin kishte porositur Petri i Madh. Kėtė e argumenton edhe formimi i shoqatės sekrete greke "Hiterija" nga vet cari rus edhe atė nė Kijev dhe nė Odesė, bile vetė ai e financonte me tė madhe me tė hollat e tij personale. Kjo shoqatė aktivizohet nė mbarė Greqinė ndėrsa numri i anėtarėve tė saj nė vitin 1821 arrinė nė mė tepėr se 20000 vetė dhe shumica e tyre i takonin "rinisė" pėrparimtare greke.
Pasi qė udhėheqėsit e kėsaj shoqėrie e vėrejnė preokupimin e Shtetit osman me Ali Pashėn e Janinės, ēohen nė kryengritje kurse Shteti osman e dėrgon Hurshid Pashėn, vrasėsin e Ali Pashės mirėpo pėson disfatė nė Dhul-hixhxhe tė vitit 1237/ gusht 1822[24], gjė qė e pikėllon shumė dhe bėn vetėvrasje. 

Marinarėt grekė me sukses e kishin djegur flotėn osmane nė Sakuzė dhe kishin vrarė tre mijė ushtarė osmanė, kurse osmanėt, tė prekur shumė, fillojnė t'i vrasin dhe t'i masakrojnė banorėt e ujdhesave Samos dhe Sakuzė sepse u kishin ndihmuar grekėve, si dhe i rikthejnė tė dy ujdhesat prej grekėve, mirėpo jehona e kėsaj ngjarjeje depėrton nė Evropė dhe i nxitė disa shtete tė ndėrhyjnė (siē do tė shohim nė vazhdim). Prej kėtu fillon ēėshtja orientale, eventualisht prej vitit 1821/1236 h. 

Ē'ėshtė ēėshtja orientale

Ēėshtja orientale do tė thotė ndėrhyrja e shteteve tė mėdha evropiane nė ēėshtjet e shtetit lindor evropian (osman) gjatė kryengritjes sė Greqisė, e pastaj gjatė kryengritjeve ballkanike krishtere qė zhvilloheshin me intrigat e disa shteteve evropiane kundėr Shtetit osman derisa t'u mundėsohet njė intervenim i tillė nė ēėshtjet e brendshme tė Shtetit osman, me pretekst se duan t'i mbrojnė krishterėt nė Lindje duke u mbėshtetur nė kontratat e sulltanėve osmanė me ato shtete.
Ēėshtja ishte e tillė sipėrfaqėsisht kurse nė thelb qėllimi i tyre pėr mbrojtjen e krishterėve nė Lindje ishte vetėm pėr ta copėtuar Perandorinė osmane, dhe kėtė e verejtėm edhe para fillimit tė ēėshtjes orientale kur Rusia dhe Austria bashkohen nė njė anė dhe Rusia me Francėn nė anėn tjetėr pėr ta copėtuar territorin osman. 

Ēėshtja orientale i prezentonte idetė e Evropės nė mėnyrė publike, pasi qė ishin harruar njė kohė dhe kishin qenė tė pėrkufizuara vetėm nė qytetet e mėdha kurse tash Rusia, Austria, Franca, Anglia, Italia dhe Gjermania fillojnė t'i kėrkojnė territoret osmane. Disa prej tyre kėrkonin Maqedoninė, disa Egjiptin kurse disa Tripolin e kėshtu me radhė, dhe sikur tė mos grindeshin nė kėrkesat e tyre, do tė zhdukej Shteti osman mirėpo, All-llahu xh.sh. shkakton mosmarrėveshje mes tyre nė kohė tė ndryshme dhe e mbron shtetin prej intrigave tė tyre. 

Ēėshtja orientale ėshtė formuar nė vitin 1821 gjatė kryengritjes sė Greqisė, posaēėrisht gjatė masakrave qė kanė ndodhur mes muslimanėve dhe jomuslimanėve ngase Aleksandri i Parė rus i ka shprehur ngushėllimet e veta sulltan Mahmudit tė Dytė kurse nė anėn tjetėr, i ka thirrur shtetet evropiane tė mbajnė kongres nė Petrograd. Kėshtu, kongresi mbahet nė janar tė vitit 1824, kur Rusia kėrkon ndarjen e Greqisė nė tre emirate tė pavarura, mirėpo kėrkesa e saj refuzohet dhe mbaron vetėm me pranimin e Shtetit osman dhe grek nė mėnyrė tė lirė e jo tė imponuar edhe atė nė prill tė vitit 1825. Nė kėtė kongres caktohet Anglia tė ndėrmjetėsojė me sulltan Mahmudin e Dytė qė t'i plotėsojė kėrkesat e grekėve edhe atė me ndihmėn e Rusisė. Pėr ta realizuar kėtė qėllim, Sir Willingtoni, ambasador i Anglisė nė Petrograd, lidhė kontratė me Rusinė dhe e lajmėrojnė Portėn e Lartė. Nė atė kontratė kėrkohej qė sulltan Mahmudi i Dytė t'u ofrojė grekėve administratė tė pavarur, me kusht qė t'i paguajnė Shtetit osman xhizje normale ēdo vit. 

Kur arrinė kjo kontratė te Porta e Lartė, ajo e refuzon kategorikisht, ngase nuk pranon ndėrhyrjen e shteteve nė ēėshtjet e Shtetit osman. Pėr shkak se kjo pėrgjigje ndikon shumė nė shtetet evropiane, bashkohen rreth kėsaj ēėshtje[25] nė prill tė vitit 1827. 

Beteja e Navarinit dhe Kontrata e Edrenesė

Rusia, Anglia dhe Franca i kanė dėrguar anijet e tyre nė gjirin grek Navarin pėr t'u bėrė ballė anijeve osmane e egjiptase dhe i kanė dėrguar Portės sė Lartė paralajmėrim pėr pėrfundimin e luftės nė Greqi, si dhe t'i jep Greqisė pavarėsi administrative. Porta e Lartė ka refuzuar dhe ėshtė shqetėsuar pėr shkak tė ndėrhyrjes joligjore. Shtetet evropiane pas refuzimit tė Portės sė Lartė, e kanė sulmuar flotėn osmane dhe e kanė fundosur mė 2. tetor 1827.
Franca, Rusia dhe Greqia janė gėzuar nga ky rezultat dhe kanė organizuar festivale argėtuese popullore pėrpos popullit anglez, i cili ka shprehur keqardhje pėr kėtė katastrofė, kurse qeveria angleze pos ngushėllimeve e ka ndėrruar admiralin e vet mirėpo turpin e Evropės nuk kanė mundur ta fshijnė asnjėherė. 

Kjo ngjarje ka ndikuar nė sulltan Mahmudin e Dytė aq shumė saqė menjėherė u shpallė luftė kėtyre shteteve dhe ka kėrkuar prej tyre kompensim e falje, mirėpo ato nuk i janė pėrgjigjur dhe kėshtu ka shpėrndarė nė popullin osman njė proklamatė nė tė cilėn thuhej: "Shtetet e huaja duan tė ndėrhyjnė nė ēėshtjet e perandorisė sonė nė emėr tė fesė e jo tė politikės, ngase ne jemi shteti i vetėm islam qė ka ngelur nė Evropė dhe Azi, mirėpo si tė luftojė njė shtet kundėr tre shteteve tė mėdha e tė bashkuara". Ata ende janė nė luftė me grekėt, Franca ka dėrguar 15.000 ushtarė dhe e ka okupuar Greqinė Jugore, Rusia i ka okupuar disa vende nė Anadoll kurse me njė ushtri tjetėr edhe Rumelinė deri nė Edrene, kurse Anglia e ka bindur Ibrahim Pashėn egjiptas (me prejardhje shqiptare), tė cilin e kishte autorizuar Shteti osman nė vitin 1825 pėr t'i luftuar grekėt, qė tė kthehet nė Egjipt dhe ėshtė kthyer nė gusht tė vitit 1828. 

Kėshtu, Shteti osman bie nė gjendje kritike ngase pjesa mė e madhe e territorit tė tij ishte nėn okupimin e Rusisė dhe tė Francės dhe detyrohet tė lėshojė pe para kėtyre tri shteteve dhe atė me nėnshkrimin e kontratės sė Edrenesė me Rusinė nė shtator tė vitit 1829, gjė qė shkakton problemin e ēėshtjes orientale, kurse Rusia fillon t'i realizojė ambiciet e saj nė Lindje. 

Ēėshtja orientale vazhdon tė zhvillohet edhe mė tepėr prej vitit 1832 e deri mė sot. 

Transmetohet se Nikolla i Parė, car i Rusisė, pas realizimit tė kėtij qėllimi, e ka vizituar Anglinė, ku u ka propozuar politikanėve ta copėtojnė shtetin e "sėmurė" (Shtetin osman), mirėpo Anglia ka refuzuar jo nga dashuria ndaj osmanlinjve por nga frika se mos zgjerohet autoriteti rus nė Lindjen e Afėrt e t'ia rrezikojė kolonitė nė Iindi. 

Me kontratėn e Edrenesė, ėshtė formuar ēėshtja orientale, Evropa ka korrur sukses kundėr Shtetit osman, disa vilajete osmane janė copėtuar, anijet osmane janė djegur nė Navarin pėr shkak tė intrigave evropiane dhe udhėheqėsi egjiptas, Ibrahim Pasha ėshtė obliguar ta braktisė Greqinė dhe tė kthehet me ushtarakėt e tij nė Egjipt. 

Me kontratėn e Edrenesė kėrkohet qė Greqia tė fitojė pavarėsi brenda kufijve tė caktuar. 

Shtetet e mėdha e kanė pranuar pavarėsinė e saj nė vitin 1830 nė Kongresin e Londrės. Nė tė kėrkohet gjithashtu pavarėsia administrative e arabėve, Falahit dhe Bagdanit, kurse t'i jepen Rusisė disa ujdhesa tė Danubit, Shteti osman tė mos i pengojė anijet ruse nė grykėn e Bosforit dhe tė Dardaneleve, liria e tregtisė ruse nė tė gjitha limanet e Detit tė Zi, pastaj Shteti osman t'i jep dėmshpėrblim lufte Rusisė. 

Pėr shkak tė dobėsimit tė pasurisė shtetėrore, Shteti osman ia ka mundėsuar Rusisė t'i realizojė qėllimet e saja politike. 

Njė ndėr faktorėt tjerė qė e detyruan Shtetin osman ta pranojė kontratėn e Edrenesė ėshtė edhe kryengritja e jeniēerėve. Ne cekėm mė parė se trazirat e brendshme e kanė dobėsuar trupin e perandorisė, bile konsiderohen edhe si faktorė tė rėnies dhe dekadencės sė saj. 

Nė fund, sulltan Mahmudi vendosė, pas ngjarjeve tė kurdisura qė i cekėm mė parė, t'i eliminojė kėta njerėz tė dėmshėm nga Shteti osman dhe urdhėron tė vriten deri nė fund. 

Mė 8 Dhul-ka'de 1240 ose nė vitin 1826 e shkatėrron kėtė njėsi tė dėmshme dhe e zėvendėson me ushtri moderne sipas sistemit evropian, pastaj ndėrton akademi ushtarake dhe pėrpiqet tė aplikojė reforma tė mėdha mirėpo papritmas shqetėsohet nga Mehmed Ali Pasha, vali i Egjiptit ngase ky kėrkon pavarėsi. 

Me kėtė kėrkesė tė Mehmed Ali Pashės, ēėshtja orientale prezentohet nė njė formė tė dytė: "Pėr shkak tė kėrkesės sė kėtij valiu pėrsėri ndėrhyjnė shtetet e Perėndimit". 

Faza e dytė: Ēėshtja orientale

Kryengritja e Mehmed Ali Pashės

Ende pa e pėrfunduar luftėn me Rusinė dhe vrasjen e jeniēerėve, sulltan Mahmudi i Dytė fillon tė interesohet pėr reformimin e ēėshtjeve tė Perandorisė, sepse si njė mjek i shkathėt e me pėrvojė, komponon njė civilizim tė lartė me civilizimin evropian dhe atė islam, fillon me reformat nė ushtri, e ndėrron uniformėn e vjetėr turke me atė tė ushtrisė sė huaj, e pėrdorė fesin (torbushin), bile nė vitin 1837 ka caktuar ligj pėr mjekrėn dhe mustaqet, mirėpo kur i qaset reformės administrative shtetėrore nuk gjenė nė mesin e muslimanėve "elitė pėrparimtare".
Derisa ai mendonte pėr metodat e reformės dhe anulimin e nėnēmimit nga kontrata e Edrenesė e befason Mehmed Ali Pasha, vali i Egjiptit, i cili e dėrgon ushtrinė nėn udhėheqjen e tė birit Ibrahim Pasha nė Siri. Shkaku i kryengritjes sė Mehmed Ali Pashės qėndron aty se ai ka kėrkuar prej sulltan Mahmudit kompensim pėr ushtrinė tokėsore dhe detare qė ia kishte ofruar Shtetit osman gjatė luftės me Greqinė, mirėpo nuk ka mundur ta plotėsojė premtimin pėr shkak tė okupimit tė territorit grek nga ushtritė e tri shteteve. 

Muhammed Alia i ka kėrkuar territoret e Shamit kurse sulltani nuk ka pranuar dhe nuk i ka lejuar tė luftojė pėr ekspansionizėm, mirėpo ai nuk e ka dėgjuar dhe kėshtu, ka filluar tė depėrtojė nė vendet tjera arabe dhe tė veprojė si tė ishte sulltan legjitim pėr shkak tė famės dhe tiranisė sė tij. 

Kur sulltani e refuzon kėrkesėn e tij niset dhe e okupon Akkėn, mirėpo Porta e Lartė, pėr tė mos e vlerėsuar njė akt tė tillė, e konsideron si grindje mes valiut tė Egjiptit dhe atij tė Akkės, dhe e urdhėron tė kthehet me ushtrinė e tij nė Egjipt. Mehmed Ali Pasha insistonte nė kėrkimin e vilajetit tė Sirisė dhe bashkangjitjen e tij Egjiptit dhe pėr kėtė, sulltani urdhėron edukimin e tij. Ibrahim Pasha e kishte realizuar dominimin nė Akkė, Tripoli dhe Haleb vetėm me 30.000 ushtarė nė vitin 1832, kurse sulltan Mahmudi i dėrgon 60.000 ushtarė nėn udhėheqjen e Husein Pashės, mirėpo Ibrahim Pasha ngadhėnjen vetėm brenda 20 ditėsh. 

Jehona e kėsaj kryengritjeje depėrton nė Evropė, posaēėrisht pas kėrkesės sė Mehmed Ali Pashės drejtuar sulltanit qė ta merr Sirinė dhe Anadollin ose tė luftojė nė Stamboll. 

Sulltan Mahmudi dėrgon njė ushtri tė re nėn udhėheqjen e Reshid Pashės kundėr Ibrahim Pashės dhe konfrontohen nė Konja, mirėpo Reshid Pasha pėson disfatė kurse ushtria e tij robėrohet, dhe kėshtu, Mehmed Ali Pasha sundon nė Anadoll, Siri, Egjipt dhe nė vendet tjera, edhe atė me ndihmėn e fanatizmit tė dervishėve nė territoret osmane qė kėrkonin tė vazhdojė gjendja ashtu siē ka qenė para periudhės sė reformave nė kohėn e sulltan Mahmudit. Ata e nxitnin popullin kundėr shtetit dhe e preferonin sundimin e valiut Mehmed Ali Pashės. 

Ibrahim Pasha gjatė udhėtimit tė tij pėr nė Anadoll thotė: "Do tė shkoj deri te kufijtė e fundit ku lexohet gjuha arabe", dhe siē dihet, gjuha arabe pėrfundonte nė lumin Danub tė Evropės Qendrore ngase pjesa dėrrmuese e muslimanėve e njihnin gjuhėn arabe, qoftė edhe vetėm leximin arab. 

Ibrahim Pasha i afrohet gradualisht Stambollit ndėrsa edhe Evropa frikohet prej luftės sė pėrgjithshme. 

Ndėr mė tė gėzuarit pėr fitoret e Mehmed Ali Pashės ishte populli francez, i cili e quante "Napoleoni i Lindjes", por me qėllime tė tėrthorta, kurse cari i Rusisė, Nikolla i Parė, mendonte ndryshe sepse frikohej prej ēlirimeve tė komandantit egjiptas dhe hyrjes sė tij nė Stamboll. Kėshtu ai ia rrėnon tė gjitha ėndrrat pėr okupimin e kėsaj kryeqendre dhe ia bashkangjet Anadollin Egjiptit. 

Pėr kėtė shkak vendosė t'i bėjė ballė Ibrahim Pashės dhe t'i ndihmojė Shtetit osman, qė pas fitores ta shfrytėzojė dobėsinė e Perandorisė e tė kėrkojė kėrkesa mė tė levėrdishme. Pėr ta realizuar kėtė ide, i ka ndihmuar edhe depėrtimi i Ibrahim Pashės me ushtrinė e tij nė Brusė, gjė qė e shqetėson shumė sulltan Mahmudin dhe e detyron tė kėrkojė ndihmė prej Rusisė. Cari i Rusisė, Nikolla i Parė, veēse ishte duke pritur njė kėrkesė tė tillė dhe menjėherė dėrgon 12.000 ushtarė nė Stamboll dhe i pėrqėndron nė Yskydar, njė flotė ruse kah hyrja nė Stamboll dhe 30.000 ushtarė tjerė hyjnė nė Maqedoni nga Rumania. 

Suksesi i Rusisė nė Lindje i shqetėson Francėn dhe Anglinė, kurse Austria nuk ka reaguar ngase ka kėrkuar prej Rusisė t'i lejojė tė zgjerohet nė Gjermani dhe Itali. 

Franca fillon ta shfrytėzojė autoritetin e saj nė Stamboll me ndihmėn e ambasadorit, admiralin Rusen, qė ta pengojė Portėn e Lartė e tė mos kėrkojė ndihmė prej Rusisė, kurse nė anėn tjetėr, kėrkon prej Mehmed Ali Pashės tė mos depėrtojė nė Anadoll. 

Anglia praktikon metodė tjetėr pėr pengimin e qėllimeve tė fshehta tė Rusisė ndaj Shtetit osman dhe kėshtu vendosė sė bashku me Rusinė dhe Austrinė qė ta detyrojė Muhammed Aliun ta pranojė ofertėn e Portės sė Lartė, ndėrsa Muhammed Aliu insiston nė bashkangjitjen e Sirisė dhe Adanės me Egjiptin. 

Kur ai sheh[26] se ushtria ruse ėshtė vendosur nė disa vise tė Anadollit dhe se anijet angleze qė lundronin nė ujėrat e Aleksandrisė i kėrcėnoheshin me sulm, atėherė pranon t'i jepet Siria atij kurse vilajeti i Hirmanit djalit tė tij, Ibrahim Pashės, ashtu siē kėrkonin shtetet prej Portės sė Lartė. 

Kėshtu Ibrahim Pasha kthehet tek i ati i tij me ferman tė sulltanit edhe atė pas kontratės sė Kotahisė tė lidhur mė 5 maj 1833. Ushtria ruse tėrhiqet nga Stambolli mė 10 korrik 1883 pas kontratės sė Ankarasė mes Portės sė Lartė dhe Rusisė, qė ėshtė lidhur mė 8 korrik 1833, kur Rusia vendosė t'i ofrojė ndihmė eventuale ushtarake gjatė periudhės sė ardhshme tetėvjeēare, kurse Porta e Lartė vendosė ta mbyllė ngushticėn por jo edhe pėr anijet ruse qė lundronin me liri tė plotė. 

Me kėtė kontratė Shteti osman tėrthorazi bie nėn mbrojtjen e Rusisė. 

Nėse dėshirojmė t'i shqyrtojmė shkaqet e kryengritjes sė Mehmed Ali Pashės dhe rezultatet e saj, do ta theksojmė vetėm atė qė e ka thėnė historiani austriak Ostin. Sipas tij, shkaqet e kėsaj lėvizje janė: administrimi i gabuar dhe reformat shtetėrore, mirėpo sipas historianėve osmanė, kryengritja e Mehmed Ali Pashės kundėr hilafetit, nė realitet ėshtė rezultat i intrigave tė funksionarėve francezė qė jetonin nė shoqėrinė e tij, ngase Franca, sipas historisė politike tė Evropės, dėshironte ekspansion nė Lindje, posaēėrisht pas okupimit tė Algjerit, dhe pėr kėtė kėrkonte prej francezėve qė ishin nė Egjipt ta nxisin Ali Pashėn pėr okupimin e Sirisė. Ata e quanin "Napoleoni i Lindjes" dhe i premtonin ndihmė ushtarake, pėrsosjen e ushtrisė sė tij dhe zgjerimin e flotės, derisa bie nė kurthė e ēohet nė kryengritje kundėr halifit. E gjithė kjo pėrfundon me ndėrhyrjen e shteteve evropiane dhe me ripėrtėrirjen e problemit tė ēėshtjes orientale. 

Mehmed Ali Pasha e vėren rrezikun e pozitės sė Sulltanatit tė Lartė dhe zhgėnjimin e vet me intrigat e tė huajve, e posaēėrisht me ato franceze dhe fillon tė deklarojė atė qė e transmeton historiani austriak, eventualisht, e mohon copėtimin e territorit osman, deklaron se ai ėshtė shėrbyesi mė i sinqertė i sulltanit dhe kėnaqet vetėm me kėrkimin e Sirisė dhe vilajetit tė Adanės. Qėllimi i ardhshėm i Francės ishte gjithashtu okupimi i Egjiptit dhe Sirisė. 

Sulltan Muhmudi i Dytė pasi e vėren qėllimin serioz tė Mehmed Ali Pashės dhe e ndien veten tė nėnēmuar pėr shkak tė okupimit tė Muhammedit nė tri vilajete osmane, nė vitin 1839 pėrgatitė njė ushtri nėn udhėheqjen e Hafidh pashės. 

Kur ushtria osmane arrinė nė vendin Nesibejn, mė 11. Rebi'uth-thani 1253 ose nė vitin 1839, konfrontohet me ushtrinė egjiptase, ku pas njė beteje tė ashpėr, ushtria osmane pėson disfatė tė thellė kurse Ibrahim pasha ngadhėnjen. 

Sulltan Abdulmexhidi

Kur nė Stamboll arrinė lajmi i disfatės sė ushtrisė osmane, sulltan Mahmudi i Dytė veēse kishte vdekur kurse nė vend tė tij ishte caktuar sulltan Abdulmexhidi edhe atė mė 20. Rebi'uth-thani 1255.
Qėndrimin e Shtetit osman ndaj Mehmed Ali Pashės e keqėson edhe mė tepėr pėrgatitja e njė flote nėn udhėheqjen e Ahmed Pashės pėr rrethimin e bregdetit tė Egjiptit dhe dorėzimi i kėtij udhėheqėsi detar nė duart e Mehmed Ali Pashės pa kurrfarė konflikti luftarak. Shteti osman pėr pak do t'i pranonte kėrkesat e Muhammed Aliut: caktimi i udhėheqjes sė tre vilajeteve pėr pasardhėsit e tij (me nxitjen e Francės, ashtu siē cekėm mė parė), mirėpo Anglia ndėrhynė dhe nuk e lejon njė pėlqim tė tillė. Shteti osman, nga frika se mos fillon pėrsėri lufta nė Anadoll, kėrkon ndihmė prej Rusisė, sipas kontratės sė Ankarasė, e cila eventualisht mund tė hyjė nė Anadoll e tė mos kthehet. Ndėrkohė, Austria kėrkon prej shteteve evropiane qė Porta e Lartė tė mos vendosė pa kėshillimin me Evropėn[27]. Kėrkesa e saj pranohet dhe informohet Porta e Lartė mirėpo njė vendim i tillė nuk i pėlqen Francės dhe fshehurazi pėrpiqej ta bindė Mehmed Ali Pashėn tė mos pranojė. Ajo tentonte qė sundimi i Anadollit, Sirisė dhe i Egjiptit tė kalojė nė duart e fėmijėve tė Mehmed Ali Pashės, mirėpo Morstoni, ministėr i Punėve tė Jashtme tė Anglisė, nė vitin 1840 i tubon tė gjithė ambasadorėt e shteteve nė Londėr, pėrpos ambasadorit tė Francės dhe nėnshkruajnė njė kontratė qė pėrbėhej prej pesė neneve. 

1. Mehmed Ali Pashės i lejohet vetėm sundimi i Egjiptit dhe i Shamit Jugor, 

2. Anglia dhe Austria kanė tė drejtė ta dėbojnė ushtrinė e Egjiptit prej bregdetit tė Sirisė, 

3. Flotat luftarake tė Anglisė, Rusisė dhe Austrisė kanė tė drejtė tė hyjnė nė Stamboll pėr ta mbrojtur prej Mehmed Ali Pashės dhe Ibrahim Pashės. 

4. Askush nuk ka tė drejtė tė hyjė nė Stamboll derisa nuk i kėrcėnohet Stambollit rreziku. 

5. Tė gjitha shtetet ta miratojnė kėtė kontratė gjatė afatit dymujor. 

Franca me kėtė vendim shqetėsohet aq shumė saqė ishte nė gjendje tė luftonte kundėr atyre shteteve, mirėpo i dėshtojnė shpresat kur hyjnė anijet e Anglisė dhe tė Austrisė nė Bejrut mė 3. tetor 1840, tė cilat e detyrojnė Ibrahim Pashėn tė kthehet nė Egjipt. 

Pastaj ia kanė dorėzuar Mehmed Ali Pashės vendimin e sundimit tė tij vetėm nė Egjipt dhe kanė kėrkuar prej tij qė flotėn osmane t'ia dorėzojė Portės sė Lartė duke ia zėvendėsuar atė me sundim trashėgues, Porta e Lartė tė mos ndėrhyjė nė zgjedhjen e trashėgimtarėve pas vdekjes sė Mehmed Ali Pashės kurse Shteti osman tė merr prej tė ardhurave tė Egjiptit vetėm njė tė katėrtėn si dhe Egjipti tė mos caktojė eprorė pa vullnetin e sulltanit. 

Pasi qė Mehmed Ali Pasha tė gjitha kėto vendime i refuzon, ndėrhyjnė Franca dhe shtetet tjera evropiane dhe zgjidhet mosmarėveshja kurse sulltan Abdulmexhidi shkruan edhe njė ferman mė 1 qershor tė vitit 1841[28]

  

Shtetet pastaj e shpallin pėrfundimin e ēėshtjes egjiptase me vendimin e katėrshit, kurse me kėrkesėn e Francės dhe Anglisė, lidhet kontrata e Ngushticės mes shtatė shteteve tė mėdha mė 23. Xhumadijel-ula 1257 apo nė vitin 1841 nė vend tė kontratės sė Hankarit qė lidhet mes Rusisė dhe Shtetit osman. 

Kjo kontratė pėrbėhet prej katėr neneve, tė cilat Rusia i pranon me vėrejtje. 

1. Ekselenca e sulltanit ka tė drejtė tė pengojė hyrjen e secilės anije luftarake nė ngushticė gjatė kohės sė paqes, kurse gjashtė shtetet e mėdha obligohen ta respektojnė vendimin e ekselencės sė sulltanit. 

2. Sulltani ka tė drejtė tė shkruaj fermane pėr lejimin e kalimit tė disa anijeve tė vogla luftarake qė janė nė shėrbim tė ambasadave me lidhje shoqėrore. 

3. Ekselenca e sulltanit ka tė drejtė tė kėrkojė prej shteteve tjera qė kanė marrėdhėnie shoqėrore tė veprojnė sipas kėsaj kontrate, 

4. Shtetet e interesuara pėr kėtė ēėshtje e aprovojnė kėtė kontratė pas kalimit tė afatit dymujor nga nėnshkrimi i saj nė Londėr. 

Nga e gjithė kjo qė u cek, lexuesi e kupton mėnyrėn e formimit tė ēėshtjes orientale nė fazėn e dytė, qė ėshtė mė katastrofale se nė fazėn e parė, mirėpo nė anėn tjetėr edhe pozitive, ngase ndėrhyrja e disa shteteve ishte deri diku nė favor tė sulltanatit osman.


PĖRFUNDIM

Kur do ta ripėrtėrijnė muslimanėt famėn e tyRe tė lartė

Pasi qė populli musliman sot i imiton popujt e Perėndimit dhe largohet nga elementet qė mund t'ia kthejnė autoritetin dhe famėn, mendimi korrekt ėshtė ai i ērrėnjosjes sė dekadencės dhe dobėsisė prej ēėshtjeve tona tė brendshme e politike dhe aplikimi i metodave tė shėndosha qė shpiejnė nė bashkim dhe udhėheqje, qė janė mė se tė nevojshme sot.
Nėse vendosim tė pėrparojmė derisa tė arrijmė nė nivel tė njėjtė me popujt e civilizuar dhe ta rikthejmė pozitėn tonė qė ėshtė e zhytur nė thellėsitė e moskujdesit dhe copėtimit qysh para disa shekujve, atėherė obligohemi qė pos asaj qė theksova nė kėtė libėr, t'i hedhim njė vėshtrim kritik gjendjes sonė tė tashme. 

Nėse kthehemi pak prapa apo para pesė shekujsh dhe e vėshtrojmė gjendjen politike dhe pozitėn e Evropės dhe Amerikės, gjejmė se pėrpjekja pėr liri dhe kryengritja kundėr tiranisė pėr tė fituar pavarėsi me ndihmėn e bashkimit, kanė qenė njė ndėr detyrat mė tė rėndėsishme pėr pjesėn dėrrmuese tė tė dy kontinenteve, eventualisht pėr kėtė kanė luftuar: Xhorxh Uashingtoni nė Amerikė, Garibaldi nė Itali, Bismarku nė Gjermani, Lenini nė Rusi etj., dhe kanė mundur tė formojnė vend tė fuqishėm e tė bashkuar dhe popuj tė bashkuar qė as koha nuk mund t'i ndajė, as periudhat e turbullta e as befasitė politike, pa marrė parasysh sa i madh ėshtė rreziku dhe sa vazhdojnė katastrofat, edhe atė duke iu falėnderuar udhėheqjes sė tyre tė fuqishme. 

Edhe sipėrfaqja dhe numri i banorėve tė Siujdhesės Arabike nuk mund tė krahasohen me ato tė Rusisė apo tė Amerikės, por a thua vallė ka aftėsi kjo siujdhesė ta realizojė shpresėn e secilit arab, qė ėshtė uniteti i vendeve arabe prej Oqeanit deri nė Gji, e prej Jemeni deri nė Toros! 

Kjo pėrpjekje e rėndėsishme dhe fisnike shpresoj se sė shpejti do tė realizohet dhe se do tė mbretėrojė fama, fuqia dhe autoriteti! 

Bota e muslimanėve rrotullohet nė gjithėsi dhe nė fund tė rrotullimit do tė jetė fillimi, nėse All-llahu dėshiron! 

O vend i shenjtė, zgjohu! 

Aty ku bie hilafeti, aty edhe ringjallet (N.A.)
 
Recensent:
Nuredin AHMETI
 
Lektor-korrektor:
Fatmire AJDINI - HOXHA
 
Pėrgatitja kompjuterike dhe shtypi: FOCUS
 
 
 
 
 
 
 
 

Spored misleweto na Ministerstvoto za kultura br.08-1845/2 od 09.03.1995 za Islamot vo tekot na poslednite vekovi vo Andaluzija i Osmanskoto carstvo se pla}a povlastena dano~na stapka. 

  

Sipas mendimit tė Ministrisė pėr Kulturė nr. 08-1845/2, tė datės 09.03.1995 pėr Islami gjatė shekujve tė fundit nė Andaluzi dhe nė Perandorinė Osmane bėhet pagesa e lehtėsuar tatimore. 

  

  

  

 



[1]Spanja e sotme (pėrkthyesi).
[2]Ka pėr qėllim Tripolin, Tunizin dhe Marokon.
[3]Emiri i Granadės e ka dėrguar atė si misionar te sulltan Pajaziti i Dytė pėr tė kėrkuar ndihmė kundėr mbretit Filip.;
[4]Mu'temid ibn Abbadi, emir i Kordovės dhe Seviljes, u paguante mbretėrve spanjollė xhizje si shenjė nėnshtrimi,
[5]Sulltan Tashefini i ka ndihmuar Mu'temid ibn Abbasit kundėr mbretit francez, pra vet paramendo se si e ka kapluar zilia dhe urrejtja pa kurrfarė shkaku kundėr tij. Kjo ngjarje ėshtė njė ndėr shkaqet e marrjes sė Andaluzisė nga duart e arabėve. Shkak i fitoreve franceze, nė rend tė parė, ishte zhytja e andaluzianėve nė kėnaqėsi dhe epshe.;
[6]Ky term ėshtė term turk dhe do tė thotė mprehtėsi apo pronar i shpatės sė mprehtė;
[7]Transmetohet se luftėtarėt francezė, qė ishin afėr 700, i kishin sulmuar osmanėt dhe se kishin vrarė qindra osmanlinj. Kėshtu, Beri Pasha ka urdhėruar t'i sulmojnė me rėrė. Sipas historianit Xhesnaj, kėtė metodė sė pari e kanė zbuluar osmanlinjtė gjatė rrethimit tė Rodosit. Ushtria osmane numėronte afėr 40,000 lundrues, 20,000 marinarė, 2000 mercenarė dhe 8000 jeniēerė, kėshtu ushtria e sulltanit numėronte afėr 100,000 ushtarė!!!;
[8]Dihet se sulltan Sulejmani ua ka siguruar krishterėve jetėn e tyre, pasuritė dhe ju ka lejuar liri tė plotė fetare, ua ka falur haraēin pėr 5 vjet; kur e ka takuar udhėheqėsin e tyre, i ka pėlqyer shkathtėsia e tij dhe ka thėnė: Mė vjen shumė keq qė ndahem prej kėtij vigani trim" dhe pastaj udhėheqėsi udhėton pėr nė Maltė.
[9]Nė historinė e Ibrahim Baxhurit turk thuhet se gjatė kėtyre ngjarjeve muslimanėt kanė korrur sukses jashtėzakonisht tė madh, me ē'rast kanė konfiskuar 300 topa dhe plaēka tjera luftarake. Sulltani gjatė luftės atje i ka vizituar tė gjitha njėsitė dhe nėn flamurin e secilės njėsi e ka lutur All-llahun pėr ndihmė e fitore me lot nė sy para ushtarėve dhe komandantėve tė tij, me qėllim qė t'ua sugjerojė demosdoshmėrinė e mbėshtetjes nė Zot gjatė luftėrave. Kjo sjellje ishte karakteristikė e pėrgjithshme e tė gjithė sulltanėve osmanė.
[10]Azerbajxhani i takonte Shtetit Persian, kurse shteti i Iranit e rikthen atė prej Shtetit osman nė vitin 1175/h.;
[11]Shkaku i vrasjes sė kėtij veziri ceket nė librin "Kumhul ahbari", ku thuhet se ai e ka nxitur sulltan Sulejman Kanunin ta vret Iskender Xhillijj Defterdar nė Bagdad pėr shkak tė njėfarė konflikti mes tij dhe ministrit. Nė njė ėndėrr sulltani sheh se ka gabuar dhe kėshtu pas kthimit nė Stamboll e vret, ashtu siē cekėm mė parė. Thuhet se Iskender Xhillijju ka qenė shumė i pasur dhe se ua ka mėsuar fėmijėve tė tij leximin dhe moralin ndėrsa prej trungut familjar tė tij kanė dalur shtatė vezirė famėlartė.
[12]Historia e Shtetit osman, Abdurrahman Sheref Nadhir el-Mearif.
[13]Kėtė ngjarje e transmeton "Mu'xhemut-tarihi" dhe historiani anglez Xhon Devenport;
[14]Ky perandor nė historinė evropiane njihet si Don Karlos;
[15]Ėshtė interesant se sulltan Sulejman Kanuni gjatė tėrė jetės sė tij ka qenė mbėshtetės pėr tė nėnshtruarit, Zoti e mėshiroftė!;
[16]Gruaja e sulltanit, Rokslana, e qė njihej te turqit me emrin "Hurum" pėrpiqej ta sigurojė pozitėn pėr djalin e saj Selimin, qoftė edhe me vrasjen e fėmijėve tė sulltan Sulejmanit;
[17]Tre delegacione franceze, njė anglez e disa spanjollė. Delegacionin e parė francez e ka udhėhequr Elizabeta, e bija e hallės sė Lujit tė gjashtė, kurse atė anglez princesha angleze.
[18]Kėtė kontratė tė marrur nga libri "Historia e Shtetit osman", e cekim vetėm pėr ta informuar lexuesin se sa tė pakujdesshėm kanė qenė politikanėt osmanė nė kohėn e Kanunit.
[19]Edhe Franca, e cila kishte pėrfituar shumė prej Shtetit osman nė kohėn e sulltan Sulejman Kanunit, ka filluar t'u dėrgojė ambasadorėve tė vet mesazhe sekrete nė kohėn e sulltan Muhammedit tė Katėrt ku kėrkohej prej tyre tė thurin intriga brenda Perandorisė osmane. Veziri Kypyrli Muhammed Pasha ka zbuluar mesazhe tė tilla nė Edrene, dhe kur ka kėrkuar prej ambasadorit (francez) t'i sqarojė, ai ka refuzuar. Kėshtu, shteti e ka burgosur tė birin e ambasadorit pėr shkak tė sjelljes jonjerėzore ndaj vezirit dhe prej kėtij momenti Franca haptazi fillon t'u ndihmojė armiqve (tė Shtetit osman);
[20]Kėtu qartėsohet injoranca politike e politikanėve osmanė ngase ata nuk dinin se ēfarė kontratash lidheshin nė Evropė, ashtu siē kishte ngjarė edhe me Rifat Pashėn, pėrgjegjės i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Shtetit osman, i cili nuk kishte njohuri pėr kontratėn e vitit 1911 mes Rusisė dhe Gjermanisė pėr hekurudhėn Bagdad - Iran;
[21]Shiko: "Historia e Shtetit osman".
[22]Shiko: "Kamus ibni Xhel-ladin"
[23]Shiko: "Tarih Lafalija anid-devletil-uthmanijjeti",
[24]Nė historinė e Sinoposit, transmetohet se njė udhėheqės grek, i quajtur Karadijas, ka sulmuar nė vitin 1821 nė Rumani, gjegjėsisht nė Kahlas, i ka shkatėrruar xhamitė dhe publikisht ka kėrkuar vrasjen e muslimanėve.;
[25]Shiko: "Historia politike" e Karl Senijojos.;
[26]Disa thonė se ai pretendonte fronin e sulltanit, kurse disa tė tjerė se ai nuk i ka theksuar tė metat e administratės osmane dhe korrupsionin e funksionarėve. Mehmed Ali Pasha gjithashtu u ka thėnė evropianėve qė ishin nė Aleksandri: "A e dini rezultatin nė qoftė se copėtohet territori osman? I gjithė populli islam ikė prej meje e nė krye tė tij edhe i biri im, mirėpo sulltani nuk din se ē'vepron dhe e gjithė kjo ėshtė dėnim prej Zotit". Historiani i njohur austriak Ostin thotė se Muhammed Aliu i ka thėnė pėrfaqėsuesit anglez nė Egjipt kur ka kėrkuar prej tij (Muhammedit) tė shpallė pavarėsinė: "Unė dua tė jem shėrbyes i sulltanit edhe nė qoftė se hyn i biri im Ibrahimi nė Stamboll".
[27]Shiko deri ku ka arritur ndėrhyrja evropiane nė Lindje pėr shkak tė kryengritjes sė Mehmed Ali Pashės.
[28]Pastaj, vijojnė caktimet e kufijve, etj.
Nė atė ferman theksohej qė ushtria e Egjiptit tė ketė vetėm 18.000 ushtarė, hadijevitėt tė kenė tė drejtė zgjedhjeje deri nė gradėn e admiralit, tė mos ndėrtohen anije luftarake pa lejen e Portės sė Lartė dhe t'i paguaj ēdo vjet njė shumė prej 10.000.000 frankash. 

 
.  
 
Hosted by www.Geocities.ws

1