Prej shekujsh shqipja ka marrė e dhėnė me gjuhėt fqinje:
greqishten, latinishten dhe italishten, serbishten, maqedonishten
po edhe me gjuhėt e pushtuesve, sidomos me turqishten, gjatė mė se
pesqind vjet pushtimi nga Perendoria Osmane. Kėrkimet nė kėto
drejtime kanė qenė dhe mbeten nė qendėr tė hulumtimeve rreth
shqipes. Por kuadri i sotėm i vėshtrimit tė shqipes si gjuhė nė
kontakt nuk duhet tė mbetet vetėm nė mjediset e Shqipėrisė dhe tė
shqipes nė trojet e saj tė moēme e kompakte nė Ballkan. Duhet parė
edhe gjendja e shqipes nė kontakt me gjuhė tė tjera, si me
anglishten, gjermanishten, italishten etj. nėpėr ngulimet e reja tė
diasporės shqiptare.
Konkluzioni ynė paraprak ėshtė se, ndryshimet gjuhėsore nisin mė sė
pari nė sistemin leksikor. Gjuha synon t'u pėrshtatet pėrherė e mė mirė
nevojave kumtuese tė folėsve. Mirėpo, kėto nevoja kumtuese janė tė lidhura
me shkollimin, me arsimin, me kulturėn e me faktorė tė tjerė
jashtėgjuhėsorė, tė cilėt, veē e veē e sė toku, i shtrojnė njeriut nevoja mė
tė mėdha kumtuese, pėr plotėsimin e tė cilave atij i lypset njė sasi mė e
madhe mjetesh pėr t'u shprehur. Zhvillohen e pėrparojnė njerėzit, rriten dhe
shumėfishohen kėrkesat e tyre dhe kjo pasqyrohet edhe nė gjuhė. Mbi kėtė
bazė del e qartė se nuk ka zhvillim leksikor nė vetvete e pėr vetvete, por
shndėrrime e shtresėsime tė paprera e tė ndėrgjegjshme tė shkaktuara nga
nevojat gjithnjė nė rritje tė folėsve pėr tė kumtuar. Pra, nuk ėshtė se
fjalėt e trajtat dialektore "tėrhiqen" pėrpara atyre letrare normative (apo
"standarde") ashtu siē tėrhiqet njė ēetė e shpartalluar pėrballė njė armate
mė tė fuqishme, siē lėnė pėr t'u kuptuar ndonjėherė termat e pėrdorur nė
shpjegimin e marrėdhėnieve gjuhė-dialekt, por ėshtė njeriu, folėsi, qė, pėr
arsye tė zgjerimit tė kumtimit dhe nė pėrputhje me rrethanat tashmė
cilėsorisht mė tė ngritura shoqėrore edhe tė mjedisit ku kryhet komunikimi,
rreshtet me vetėdije tė plotė nga fjalėt e trajtat e ngushta dialektore dhe
parapėlqen ato qė janė me njė diapazon mė tė gjerė ose normative.