Libri i ri "Gjuha shqipe pėr tė huajt dhe shqiptarėt jashtė atdheut", botim
i Shtėpisė botuese "TOENA", ėshtė shkruar nga dy gjuhėtarė me pėrvojė tė
gjatė: prof. dr. Gjovalin Shkurtaj, pedagog nė Fakultetin e Historisė dhe tė
Filologjisė dhe as. prof. dr. Enver Hysa, punonjės shkencor nė Institutin e
Gjuhėsisė e tė Letėrsisė. Kjo vepėr e shumėpritur nga lexuesit plotėson njė
mungesė tė ndieshme dhe i pėrgjigjet nė kohė njė nevoje tė shumė njerėzve qė
dėshirojnė ta mėsojnė gjuhėn shqipe si gjuhė tė huaj, ose qė e kanė shqipen
gjuhė amtare, por nuk i kanė mundėsitė pėr ta nxėnė atė me programe tė
rregullta shkollore, siē ėshtė rasti i arbėreshėve dhe i shqiptarėve jashtė
atdheut, tashmė aq tė shumtė kudo nė Evropė e mė gjerė nė tė gjithė Botėn.
Hapja e Shqipėrisė ndaj botės ka bėrė qė tė shtohen shumė lėvizjet dhe
shtegtimet e tė huajve drejt Shqipėrisė sė vogėl, por edhe aq tėrheqėse e tė
bukur, po edhe tė Shqiptarėve drejt viseve tė ndryshme nė kėrkim tė punės e
tė njė jetese mė tė mirė. Pėr kėtė rrethanė, kėto vitet e fundit, kontaktet
e shqiptarėve me botėn dhe tė tė huajve me shqiptarėt janė shtuar sė tepėrmi
dhe, pėr pasojė, edhe numri i dashamirėve tė gjuhės shqipe e tė kulturės
shqiptare ėsdhtė rritur shumė. Deri vonė gjuhėn shqipe e dinte vetėm ndonjė
albanolog i huaj dhe rrallė e tek ndonjė nga diplomatėt e akredituar nė
vendin tonė, kurse sot nuk ėshtė mė njė ēudi qė e dinė shumė mirė gjuhėn
shqipe edhe shumė njerėz tė fushave tė tregtisė, tė politikės, tė sekteve
fetare e tė shoqatave tė ndryshme qė kanė selinė nė Shqipėri ose qė,
sidoqoftė, ua do puna tė merren me Shqipėrinė dhe ēėshtjen shqiptare.
Gjithashtu, nė shumė universitete tė botės ka edhe katedra a lektorate tė
gjuhės shqipe e tė letėrsisė shqiptare, ku gjuha shqipe dhe letėrsia e
shkruar nė kėtė gjuhė mėsohen nga njė sasi pėrherė e mė e madhe studentėsh.
Tė gjithėve, kudo qė tė gjenden, ky libėr i ri pėr mėsimin e gjuhės shqipe
do t' u vijė nė ndihmė, si pėr kurset me mėsues, ashtu edhe atyre qė duan ta
mėsojnė shqipen nė mėnyrė vetiake (autodidakte) pa mėsues. Po, ky libėr do
t' u shėrbejė edhe shumė shqiptarėve e arbėreshėve kudo nė Evropė e mė
gjerė, tė cilėt, nė pamundėsi pėr tė pasur shkolla e shkollim ne gjuhėn
amtare, me anėn e tij, krahas gjuhėve tė vendeve ku gjenden, si kujtim tė
paharruar nga vendlindja, do tė gjejnė te "Gjuha shqipe pėr tė huajt dhe
shqiptarėt jashtė atdheut" njė mjet shumė tė vyer e tė pėrshtatshėm pėr tė
mos e bjerrė gjuhėn e tyre, pėr ta nxėnė mirė gjuhėn e tė parėve tė tyre dhe
pėr ta mbajtur tė pashuar ndjenjėn e shqiptarisė nė zemrat e tyre, qoftė
edhe pse larg atdheut e gjirive tė tyre qė aq shumė i duan dhe i dėshirojnė.
Shqipja nė botė, si pėr mėrgimtarėt arbėreshė tė moēėm, ashtu edhe pėr
mėrgimtarėt mė tė rinj shqiptarė, mbetet kudo e kurdoherė "gjuhė e zemrės"
pėrballė gjuhėve tė vendit ku ndodhen, tė cilat, sidoqoftė, i pėrdorin si
"gjuhė buke".
Libri nis me njė parathėnie e me njė hyrje nė pesė gjuhė:
shqip, anglisht, gjermanisht, frėngjisht dhe italisht dhe pėrmban tri
korpuse kryesore: njė sasi mėsimesh hyrėse, ku jepen njohuri fillestare pėr
shqiptimin dhe bisedimin nė gjuhėn shqipe si dhe pėr shkrimin e shqipes,
pastaj vijnė 30 mėsime rreth gramatikės, tė pajisura me tekste, pyetje pėr
ushtrime tė foluri si dhe me rregulla tė thjeshta e me ushtrime tė
mjaftueshme pėr zbatimin praktik tė tyre e pėr zotėrimin e tė folurit e tė
shkruarit mirė tė shqipes.Ushtrimet gramatikore janė gėrshetuar natyrshėm
edhe me pjesė tė lehta leximi, vjersha, fjalė tė urta, gjėegjėza, fabula dhe
pjesė proze tė zgjedhur sipas temave pėrkatėse tė lėndės qė pėrmbahet nė
secilin mėsim. Njė pjesė tė rėndėsishme pėrbėjnė nė libėr edhe pasqyrat
gramatikore kushtuar lakimit tė emrave, mbiemrave e pėremrave si dhe
zgjedhimit tė foljeve kryesore. Tė gjitha fjalėt e pėrdorura nė libėr janė
renditur nė fund nė formėn e njė fjalori tė pėrkthyera nė katėr gjuhė:
anglisht, gjermanisht, frėngjisht dhe italisht.
Libri mbyllet me njė sasi tekstesh tė zgjedhura pėr lexim nga rreth 60 autorė shqiptarė dhe arbėreshė,
si dhe me njė fashikull me pamje tė ndryshme nga Shqipėria.
Me njė pėrmbajtje tė tillė dhe, sidomos, mė pėrgatitjen e kujdeshme e parashtrimin
metodik tė lėndės pėr secilin mėsim, libri "Gjuha shqipe pėr tė huajt dhe
shqiptarėt jashtė atdheut" do tė jetė njė libėr shumė i dobishėm dhe i
kėrkuar.