Ministria e Reformës Legjislative dhe Marrëdhënieve me
Parlamentin në bashkëpunim me
Qendrën Administrative për Koordinimin e Asistencës
dhe Pjesëmarrjes së Publikut
zhvilluan një program aktivitetesh esenciale e themelore për
të stimuluar debatin publik
dhe për të mbledhur informacionin publik në lidhje me
çështje kushtetuese. Donatorë të
ndryshëm të huaj dhe Organizatat Jo-Qeveritare vendase kombinuan
përpjekjet e tyre
për të realizuar një seri takimesh të strukturuara
mbi secilin prej tre pushteteve bazë
qeverisës, Legjislativit, Ekzekutivit dhe Gjyqësorit.1
Aktiviteti përfundimtar është
Simpoziumi mbi Tre Pushtetet.
Fillimisht, Forumet e OJQ-ve u mbajtën në Tiranë.
Këto Forume mblodhën së bashku
përfaqësues të OJQ-ve të ndryshme për të
diskutuar mbi pushtetin legjislativ, pushtetin
ekzekutiv dhe atë gjyqësor. Këta përfaqësues
punuan në grupe të vogla duke përdorur
metodat moderne të brainstorming për të paraqitur rekomandime
dhe për të identifikuar
çështjet që kërkonin diskutim të mëtejshëm.
Më pas, donatorët dhe OJQ-të vendase organizuan Diskutime
të Fokusuara në Grupe të
cilat kishin për qëllim diskutimin e çështjeve
të identifikuara në Forumet e OJQ-ve dhe
mbledhjen e sugjerimeve dhe rekomandimeve më specifike.
Një kombinim i ekspertëve
ligjorë, përfaqësuesve të OJQ-ve, zyrtarëve
të qeverisë dhe politikanëve morën pjesë në
këto Diskutime të Fokusuara në Grupe. Rezultatet
e diskutimeve u inçizuan dhe u hodhën
në letër.
Duke u mbështetur në takimet e mëparshme, Simpoziumi
mbi Tre Pushtetet paraqet
kulminacionin e aktiviteteve të fazës së parë.
Simpoziumi është një mundësi që u jepet
udhëheqësve shqiptarë të përfshirë në
proçesin e hartimit të kushtetutës për t’u njohur
me
komentet dhe sugjerimet e ekspertëve shqiptarë dhe të
huaj mbi ato çështje të
identifikuara nga publiku shqiptar gjatë serisë së aktiviteteve
publike të sipërpërmendura.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Gjatë fazës së dytë të aktiviteteve, Qendra
Administrative për Koordinimin e Asistencës
dhe Pjesëmarrjes së Publikut (QAKAPP), planifikon të
ndihmojë dhe të organizojë një
seri aktivitetesh jashtë kryeqytetit, Tiranë. Donatorë
të ndryshëm të huaj, duke përfshirë
ABA/CEELI-in dhe Programin e Rrjetit për Demokraci ORT, në
bashkëpunim me
OJQ-të lokale, kanë planifikuar që të organizojnë
një seri Diskutimesh Rajonale gjatë
muajve të verës. Duke përfituar nga infrastruktura
egzistuese e OSBE-së, QAKAPP-i
ka planifikuar që të organizojë Diskutime Rajonale në
Shkodër, Gjirokastër dhe Vlorë në
bashkëpunim me Zyrat ekzistuese rajonale të OSBE-së.
Përsa i përket fazës së parë,
qëllimi do të jetë stimulimi i debatit publik dhe mbledhja
e informacionit publik në lidhje
me çështjet kushtetuese.
Duke patur parasysh rezultatet e Forumeve të OJQ-ve dhe Diskutimeve
të Fokusuara në
Grupe që shoqërojnë këto Forume, Diskutimet Rajonale
do të rishikojnë gamën e
çështjeve që tashmë janë diskutuar.
Gjithashtu, do të diskutohet edhe për ato projekt
dispozita kushtetuese që egzistojnë. Këto aktivitete
do të përqëndrohen në pjesëmarrjen
e qytetarëve dhe politikanëve të rajonit. Diskutimet
do të dokumentohen, dhe më pas
informacioni i mbledhur do t’i paraqitet Komisionit Parlamentar për
Kushtetutën.
VINI RE: Megjithëse donatorët ndërkombëtarë kanë sponsorizuar shumë nga këto aktivitete, Shoqatat dhe OJQ-të shqiptare kanë qënë të përfshira në mënyrë aktive me QAKAPP-in ashtu sikurse kanë organizuar dhe vetë aktivitetet e tyre të cilat përfshijnë dhe çështje të tjera kryesore kushtetuese. Lista e OJQ-ve shqiptare përfshin Shoqatën për Kulturë Demokratike (Sh.K.D.), Komitetin Shqiptar të Helsinkit, Shoqatën e Kryebashkiakëve, Shoqatën e Gjyqtarëve Shqiptarë (Sh.Gj.Sh.), Qëndrën për Studime Ekonomike dhe Sociale (Q.S.E.S), Fondacionin për Kulturë Juridike (F.K.J.), Fakultetin e Drejtësisë, Shkollën e Magjistraturës, Qëndrën Ligjore SOROS, Institutin e Studimeve Bashkëkohore (I.S.B.), Shoqatën Europiane të Studentëve të Drejtësisë (E.L.S.A.), dhe Qëndrën Shqiptare të të Drejtave të Njeriut (Q.Sh.D.Nj.).