Forumi i Dytë i OJQ-ve:
“Çështje të Kushtetutës--Legjislativi”

Prezantuar dhe Sponsorizuar nga ORT Rrjeti për Demokraci
me Asistencën Organizative të QAKAPP-it

Raport për Komisionin Kushtetues
Prezantuar nga ORT Rrjeti për Demokraci

Tiranë, 25 Shkurt 1998

Rezultatet e
Forumit të OJQ-ve për Kushtetutën:
Pushteti Legjislativ
 

Më 16 Janar 1998, tek Tirana International Hotel u organizua “Forumi i Dytë i OJQ-ve për
Kushtetutën: Pushteti Legjislativ”.  Pjesëmarrësit përfaqësonin Organizata Jo-Qeveritare dhe
Fakultetin e Drejtësisë.  Ky forum ndoqi formatin e forumit të parë mbi Pushtetin Gjyqësor.
Duke përdorur metodën ndërvepruese të tërheqjes së opinioneve “brainstorming”,
moderatorët shqiptarë dhe të huaj bënë të mundur që pjesëmarrësit të identifikojnë çështjet
e rëndësishme për kushtetutën e re në lidhje me pushtetin legjislativ.  U ngritën shumë
çështje, dhe pas votimit u formulua lista  me çështjet e konsideruara si më të rëndësishmet.
Specialistët që do të marrin pjesë në Diskutimet e Përqëndruara në Grupe pasuese, do të
përdorin këto çështje si bazë për të zhvilluar sugjerime të ndryshme se si mund të
strukturohet një Kushtetutë.  Rezultatet e Forumit të Dytë të OJQ iu paraqiten Komisionit
Kushtetues të Parlamantit më 25 Shkurt 1998.

Bashkangjitur do të gjeni një listë me çështjet që pjesëmarrësit identifikuan për Pushtetin
Legjislativ.  Ato janë radhitur përgjithësisht sipas numrit të votave që morrën në procesin e
votimit.  Forumi nuk është ideuar për të dhënë zgjidhjet e mundshme të çështjeve.
Megjithatë, ne kemi paraqitur krahas çdo çështjeje edhe shqetësimet kryesore të
pjesëmarrësve.

Ky forum u organizua nga ORT Rrjeti për Demokraci, një program i financuar nga USAID,
me ndihmën organizative të Qendrës Administrative për Koordinimin e Asistencës dhe
Pjesëmarrjen e Publikut (QAKAPP).  Në forum asistuan edhe mbikqyrën edhe përfaqësues
të tjerë të Donatorëve Ndërkombëtarë si USAID, Komisionit të Venecias të Këshillit të
Evropës (KE) dhe  Nisma Ligjore e Evropës Qendrore dhe Lindore e Organizatës së
Jurisëve Amerikanë (ABA/CEELI).
 

Çështje të Kushtetutës për Legjislativin:
(Forumi për Legjislativin)
 

Struktura e Parlamentit: 2 dhomë vs. 1 dhomë (kompetencat e secilës dhomë)

Pjesëmarrësit menduan që është e rëndësishme që në kushtetutë të parashikohet nëse
parlamenti shqiptar do të përbëhet prej një dhome ose dy dhomash.  Në përcaktimin e
numrit të dhomave duhet të mbahet parasysh tradita shqiptare.  Pati diskutime të shumta,
por të gjithë ishin të mendimit se në rastin e një legjislativi me dy dhoma është shumë e
rëndësishme të parashikohet ndarja e kompetencave të dy dhomave.
 

Iniciativa Legjislative

Pjesëmarrësit e konsideruan të rëndësishme që kushtetuta të përcaktojë se cilët organizma
kanë të drejtën e iniciativës ligjore.  Ata sugjeruan që përveç subjekteve egzistuese, këtë
inciativë ta kenë edhe një numër i caktuar organizatash jo-qeveritare.
 

Procedurat e Miratimit dhe Ndryshimit të Kushtetutës 
 

Pjesëmarrësit diskutuan për procedurën e miratimit dhe ndryshimit të kushtetutës.
 

Sovraniteti dhe Delegimi i tij
 
 

Çështja, ngriti shumë diskutime mes pjesëmarrësve.  Për shkak të orientimit të ri të
Shqipërisë drejt Europës dhe Komunitetit Europian, pjesëmarrësit ishin të interesuar për
qartësimin e marrëdhënies së tij me sovranitetin e Shqipërisë.
 

Papajtueshmëria e Pozicionit të Ministrit me atë të Deputetit

Pjesëmarrësit e konsideruan këtë problem si një çështje që duhet të zgjidhet nga kushtetuta.
Sipas mendimit të pjesës më të madhe, ministrat nuk duhet të jenë në të njëjtën kohë edhe
anëtarë të parlamentit, kjo për arsye se sjell si rezultat një përzirje të pushteteve.
 

Pozita e Parlamentit në Ndarjen e Pushteteve

Siç u tha edhe më sipër, pjesëmarrësit theksuan rëndësinë që çdo pushtet duhet të ketë
pavarësinë e tij dhe njëkohësisht të dihen qartë edhe raportet mes tyre.  Cili është roli i
Parlamentit në raport me pushtetet e tjera?  A duhet që Parlamenti të ketë superioritet mbi pushtetet e tjera?
 

Cili ka Kompetencën për të Thirrur dhe Shpërndarë Parlamentin dhe Kur?  Cili ka Kompetencën për të Shpallur Zgjedhjet e Parakohshme dhe Kur?
 

Pjesëmarrësit diskutuan mbi rëndësinë e përcaktimit të kompetencave të parlamentit apo të
presidentit në lidhje me këto çështje.
 

Ndarja e Pushteteve

Kushtetuta duhet të parashikojë shprehimisht ndarjen e pushteteve dhe të caktojë
kompetencat e secilit prej këtyre
pushteteve.
 

E Drejta e Vetos

E drejta e vetos duhet të njihet por edhe të saktësohet përdorimi i saj në mënyrë të tillë që të
mos ketë shpërdorim apo bllokim të demokracisë dhe të pavarësisë së organizmave të tjerë.
 

Garantimi i Zbatimit të Ligjeve

Kjo është një çështje mbi të cilën diskutantët kishin mendime nga më të ndryshmet.  Për
shembull, cili do të jetë organi që do të merret me mbikqyrjen e zbatimit dhe të
kushtetuetshmërisë së ligjeve?  Pavarësisht nga mendimet e ndryshme  theksi iu vu zbatimit
të ligjeve të aprovuara nga parlamenti.
 

Procedurat e Hartimit të Ligjeve dhe e Drejta e Qytetarëve për të Ngritur Çështje
të Rëndësishme për ta në Parliament

Pjesëmarrësit diskutuan mbi të drejtën e pjesëmarrjes së shtetasve në procesin e ligjbërjes
dhe konsideruan të rëndësishme që hartuesit të përcaktojnë se në ç’mënyrë shtetasit mund
të ngrenë  çështje të rëndësishme para parlamentit.  Pjesëmarrësit komentuan rëndësinë e
pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të shtetasve në fazën e konstituimit të ligjit për çështje shumë
të rëndësishme, si formë e lartë dhe e drejtpërdrejtë demokracie.
 

Kompetenca për të Hequr Presidentin

Cili do të jetë organi që do to ketë kompetencë heqjen e presidentit nga posti i tij?  Po në
rast se presidenti do të zgjidhet nga populli si do të mund të rregullohet një çështje e tillë ?
 

Përcaktimi i Formës së Qeverisjes

Pjesëmarrësit komentuan që kjo do të  përcaktonte jo vetëm formën e zgjedhjes së
presidentit (direkt nga populli apo nga parlamenti) por edhe shumë  nga kompetencat e parlamentit dhe të presidentit.
 

E Drejta e Votuesve për të Revokuar Përfaqësuesin e tyre në Parlament.  Kur, Si dhe Pse Elektorati ka të Drejtë të Revokojë Mandatin e Deputetit?

 
Një nga elementët e demokracisë është edhe mundësia e elektoratit për të pasur lidhje me
përfaqësuesit e tyre në Parlament.  Në këtë kuadër, u konsiderua e rëndësishme e drejta e
elektoratit për revokimin e deputetit të tyre dhe përcaktimi i kritereve dhe procedurave të
revokimit.
 

Numri, Përbërja dhe Organizimi i Brendshëm i Parlamentit

Në këtë çështje u theksua që duhet të gjenden raporte të qëndrueshme për numrin, dhe
organizimi i Parlamentit të shërbejë jo vetëm për veprimtarinë e tij si punë e parlamentarëve
por të ketë mekanizma të tillë ku të njihet e drejta e pjesëmarrjes në të.
 

Botimi, Interpretimi dhe Hyrja në Fuqi e Ligjeve

Kjo çështje u pa e rëndësishme jo vetëm nga aspekti procedurial dhe logjistik, por për më
tepër edhe nga ana e rolit dhe rëndësisë që ka pjesëmarrja e publikut dhe specifikimi i
interpretimit të ligjeve.  Nën këtë çështje pjesëmarrësit u përqëndruan në faktin që ligjet
duhet të jenë të financuara në mënyrë të rregullt.  Në këtë mënyrë do të shmangen edhe
problemet që mund të krijohen gjatë aplikimit të ligjeve.
 

Përcaktimi i Afatit të Legjislaturave 
 

Këtu kishte diskutime nga dy plane. Së pari nga efektshmëria e aplikimit në lidhje me
rezultatet dhe se dyti në raport me koston që do të kërkonte ribërja e zgjedhjeve në afate
kohore më të shkurtra.
 

Komisionet Teknike të Parlamentit

Kjo çështje u ngrit për faktin që si në rastin e komisioneve të përhershme dhe atyre ad hoc
të dihet qëllimi dhe sidomos ndarja mes tyre sipas qëndrueshmërisë së detyrave që kryejnë
 

Kush Cakton/Zgjedh Presidentin

Pjesëmarrësit do të donin të dinin më shumë për variantet e mundshme dhe më pas të
gjykohej për formulën.
 

Organizimi dhe Shpallja e Referendumeve

Kushtetuta duhet të parashikojë kushtet, rrethanat si dhe kush do të jetë organi që ka të
drejtë për të shpallur një referendum në lidhje me çëshje të ndryshme dhe të rëndësishme.
 

Kompetenca e Parlamentit për të Kontrolluar Strukturat e Mbrojtjes dhe Politikat
e Mbrojtjes

Parlamenti duhet të ketë të drejtë të kontrollojë strukturat e mbrojtjes dhe politikat e
mbrojtjes së vendit tonë.
 

Kompetenca për të Përcaktuar Politikat Kombëtare

Pjesëmarrësit konsideruan të rëndësishme kompetencat e parlamentit për përcaktimin e
politikave të ndryshme kombëtare.
 

Hosted by www.Geocities.ws

1