Raport për Komisionin Kushtetues
Prezantuar nga ABA/CEELI
Tiranë, 18 Dhjetor 1997
Rezultatet e Forumit të OJQ-ve për Kushtetutën:
Pushteti Gjyqesor
Më 18 Dhjetor 1997, përfaqësues të organizatave
jo-qeveritare, sistemit gjyqësor,
Ministrisë së Drejtësisë, Fakultetit të Drejtësisë
dhe Shkollës së Magjistraturës morrën
pjesë në “Forumin e Parë të OJQ-ve, Çështje
të Kushtetutës--Gjyqësori.” Me këtë
ngjarje filloi faza e pjesmarrjes së publikut në diskutimin
e gjerë të çështjeve që kanë të
bëjnë me Kushtetutën dhe gjithashtu proçesi i
edukimit publik. Nëpërmjet metodës
ndërvepruese të tërheqjes së opinioneve “brainstorming”
(vënia e mendjes në lëvizje) të
udhëhequr nga moderatorë shqiptarë dhe të huaj,
pjesmarrësit identifikuan çështjet më
të rëndësishmë sipas mendimit të tyre, të
cilat kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe duhet të
përfshihen në Kushtetutën e re. Çështjet
e ngritura nga pjesmarrësit do të adresohen
në diskutime të fokusuara në grupe, seminare, artikuj
dhe emisionet e medias.
Pjesmarrësit i ngritën këto çështje në
mënyrë që ato së fundi të mund të merren
në
konsideratë nga hartuesit e Kushtetutës.
Çështjet që do të renditen më poshtë
u identifikuan si të rëndësishme nga pjesëmarrësit
nëpërmjet një proçesi demokratik votimi.
Çështjet janë të renditura në bazë të
numrit
të votave që morën gjatë forumit. Ndërsa
shumë nga pjesmarrësit i shprehën
mendimet e tyre si zgjidhje të mundshme të disa prej këtyre
çështjeve, qëllimi i këtij
forumi të parë ishte identifikimi i çështjeve
dhe jo zgjidhja e tyre.
Ky forum u organizua nga Organizata e Juristëve Amerikanë--Iniciativa
Ligjore për
Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore (ABA/CEELI), projekt ky
i financuar nga
USAID. Shpenzimet e konsiderueshme të organizimit të
këtij forumi u financuan nga
Programi Gjerman për Asistencë Teknike (GTZ). Asistenca
organizative u sigurua nga
Ministria për Reformën Institucionale dhe Marrëdhëniet
me Parlamentin dhe nga
Qendra Administrative e Koordinimit të Asistencës dhe Pjesmarrjes
së Publikut
(QAKAPP). Ndërsa Shkolla e Magjistraturës krijoi mundësitë
dhe ambientet për
zhvillimin e Forumit. Moderatorët e diskutimeve në
grupe ishin specialistë nga
Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Europë
(OSBE), Komisioni i
Venecias i Këshillit të Europës (CoE), QAKAPP-i dhe
ABA/CEELI.
Çështje të Kushtetutës mbi Gjyqësorin
Një Gjyqësor i Paanshëm: Papajtueshmëria
e Detyrës së Gjyqtarit me Detyra
të Tjera dhe me Përkatësinë në Partitë
Politike.
Pjesëmarrësit diskutuan rolin e Kushtetutës në përkrahjen
e një gjyqësori të paanshëm.
Ata vunë në dukje nevojën për një gjyqësor
të paanshëm sidomos në lidhje me çështjet
që kanë të bëjnë me partitë politike.
Pjesëmarrësit ishin të mendimit se për të
përkrahur paanësinë e gjyqësorit, hartuesit duhet
të kenë në konsideratë faktin nëse
gjyqtarët duhet të ushtrojnë ose jo funksione të
tjera apo të kenë përkatësi politike.
Në mënyrë të veçantë ata ngritën
pyetjen nëse gjyqtarët duhet të mbajnë ose jo
pozicione në degë të tjera të qeverisë duke
shërbyer si profesorë të Fakultetit të
Drejtësisë apo të Shkollës së Magjistraturës,
duke ushtruar profesionin e lirë si avokatë
privatë apo duke patur një pozicion aktiv në një
parti politike. (Disa pjesëmarrës
mendonin se pozicioni i profesorit në fushën e drejtësisë
ishte i pajtueshëm me
pozicionin e gjyqtarit).
Emërimi, Përzgjedhja dhe Disiplinimi i Gjyqtarëve--Roli
i Këshillit të Lartë të
Drejtësisë ose Organeve të Tjera Përgjegjëse
Pjesëmarrësit diskutuan për sa i përket sistemit
të emërimit, zgjedhjes, disiplinimit dhe
lëvizjes nga detyra të gjyqtarëve. Ata ishin të
një mendjeje për sa i përket faktit se
Kushtetuta duhet të specifikojë organet që do të
përfshihen në këtë proçes dhe
proçedurat që mund të ndiqen. Pjesëmarrësit
i identifikuan këto çështje si të
rëndësishme në proçesin e ndarjes së pushteteve,
dhe të rëndësishme për integritetin
dhe pavarësinë e gjyqësorit.
Shqyrtimi Gjyqësor Kushtetues dhe Identifikimi i Organit (Organeve)
që do të
Kryejë Këtë Shqyrtim: Gjykatë Kushtetuese,
një Gjykatë e Lartë e Vetme
apo Sisteme të Tjera
Pjesëmarrësit diskutuan për sisteme të ndryshme
të shqyrtimit gjyqësor kushtetues.
Ata identifikuan organe të ndryshme--të tilla si një
gjykatë kushtetuese, një gjykatë të
lartë të vetme ose një këshill shtetëror--që
mund të përcaktohet në kushtetutë për të
drejtuar shqyrtimin gjyqësor kushtetues. Pjesëmarrësit
komentuan gjithashtu
polemikën aktuale midis Parlamentit dhe Gjykatës Kushtetuese.
Pavarësia e Gjyqësorit
Pjesëmarrësit ranë dakort me faktin se Kushtetuta duhet
të përmbajë garanci që të
përkrahet pavarësia e gjyqësorit. Pjesëmarrësit
e disa grupeve diskutuan për çështje
të veçanta si pavarësia politike, administrative dhe
financiare e gjykatave.
Pavarësia Financiare e Gjyqësorit
Pjesëmarrësit diskutuan për rolin e pavarësisë
financiare në përkrahje të integritetit të
gjyqësorit dhe të ndarjes së pushteteve.
Sistemi Anglo-Sakson (Common Law) Përkundrejt Sistemit të
së Drejtës
Civile (Roman Law)
Pjesëmarrësit diskutuan mbi avantazhet dhe dizavantazhet e
sistemit anglo-sakson
përkundrejt atij të së drejtës civile. Ndryshimet
përfshijnë përdorimin e vendimeve
gjyqësore si preçedentë dhe gjykimi i çështjeve
penale nga një juri e përbërë prej
pesonave që nuk janë pjesë e komunitetit të juristëve.
Gjykata e Specializuara/Gjyqtarët
Disa pjesëmarrës sugjeruan se hartuesit e Kushtetutës
duhet të konsiderojnë faktin
nëse Kushtetuta do të vendosë për egzistencën
e gjykatave apo gjyqtarëve të
specializuar, për shembull për çështjet e falimentimit
apo për çështje që kanë të bëjnë
me të miturit, etj. Pjesëmarrës të tjerë
mendonin se kjo çështje mund të trajtohej më
mirë në një ligj të veçantë sesa në
Kushtetutë.
Trainimi/Kualifikimi Gjyqësor
Pjesëmarrësit identifikuan çështjen e trainimit/kualifikimit
gjyqësor si çështje e një
rëndësie të veçantë. Ata vunë
në dukje situatën aktuale në Shqipëri ku roli i gjyqtarëve
mbulohet edhe nga persona që kanë kryer vetëm një
trainim 6-mujor në fushën e
drejtësisë. Disa nga pjesëmarrësit sugjeruan
se kjo çështje mund të trajtohet më mirë
nga një ligj i veçantë sesa nga Kushtetuta.
Pagat e Gjyqësorit
Pjesëmarrësit komentuan mbi rëndësinë që
kanë pagat e gjyqtarëve për sa i përket
rritjes së integritetit të gjyqësorit.
Prokurorët Duhet të Jenë Pjesë Gjyqësorit apo e Ekzekutivit?
Pjesëmarrësit mendonin që hartuesit e Kushtetutës
duhet të adresojnë në Kushtetutë
çështjen nëse prokurorët duhet të jenë
pjesë e gjyqësorit apo e ekzekutivit.
Organizimi i Gjyqësorit
Pjesëmarrësit theksuan se një pjesë e rëndësishme
e Kushtetutës duhet të merret me
organizimin e gjyqësorit duke përfshirë këtu edhe
hierarkinë e gjykatave.
Kohëzgjatja e Proçesit Penal
Pjesëmarrësit shprehën mendimin se Kushtetuta mund të
adresojë çështjen e
kohëzgjatjes së proçesit penal. Pjesëmarrësit
diskutuan në mënyrë të veçantë për
periudhën e kohës midis arrestimit dhe gjykimit të të
pandehurit.
Roli i Opinioneve të Gjykatave Ndërkombëtare në Sistemin Ligjor Shqiptar
Pjesëmarrësit diskutuan për përqasjet e ndryshme
për sa i përket trajtimit të
opinioneve të gjykatave ndërkombëtare në gjykatat
shqiptare. Disa pjesëmarrës
hodhën idenë se kjo çështje duhej adresuar në
seksionin e Kushtetutës së re që ka të
bëjë me të Drejtat e Njeriut.
E Drejta e Publikut për të Kërkuar Shqyrtim Gjyqësor Kushtetues të Ligjeve
1Pjesëmarrësit diskutuan mbi modele të ndryshme të
përfshirjes së publikut në proçesin
e shqyrtimit të ligjeve. Përveç çështjeve
të tjera u diskutua edhe problemi nëse duhet
të ndalohet dhënia e “opinioneve këshilluese të
gjykatës”, në lidhje me çështje
kushtetuese ose të tjera.
Forumi i Parë i OJQ-ve për Çështje të
Kushtetutës--Gjyqësori
Prezantuar dhe Sponsorizuar nga ABA/CEELI dhe GTZ me Asistencën
Organizative të QAKAPP-it
1. Agri Verria Projekti IRIS
2. Ariana Fullani Shoqata e Grave Juriste, Klinika Ligjore
3. Artan Hoxha Ministria e Drejtesise
4. Aurela Anastasi Universiteti i Tiranes, Fakulteti i Drejtesise
5. Beqir Kokoshi Prokuroria e Tiranes
6. Bledar Habili Shoqata e Juristeve te Rinj
7. Dalip Bushi Gjykata e Apelit
8. Enton Dauti Forumi Shqiptar i OJQ-ve
9. Ilir Rusmali Shkolla e Magjistratures
10. Irena Reso Avokate
11. Jeta Katro Shoqata Gruaja ne Zhvillim
12. Kleanthi Koçi Dhoma Kombetare e Avokateve
13. Ledi Bianku Universiteti i Tiranes, Fakulteti i Drejtesise
14. Petrit Harizaj Shoqata per Kulture Demokratike
15. Petrit Plloçi Shoqata e Gjyqtareve Shqiptare
16. Rasim Gjoka Fondacioni Shqiptar per Pajtimin e Mosmarreveshjeve
17. Arben Rakipi Prokuroria e Pergjithshme
18. Elio Mazreku Shoqata Ambientaliste “Aquarius”
19. Fiqirete Mullai Gjykata e Apelit
20. Flutura Skenderi Shoqata e Grave Juriste
21. Genc Ruli Instituti per Studime Bashkohore
22. Kozara Kati Qendra Shqiptare e te Drejtave te Njeriut
23. Ksenofon Krisafi Univeristeti i Tiranes, Fakulteti i Drejtesise
24. Liliana Mero Grupi Ligjor i Grave
25. Niazi Jaho Komiteti i Helsinkit
26. Petrit Shehu Shoqata e Pensionisteve Shqiptare
27. Shpresa Kurti Shoqata e Notereve Shqiptare
28. Sokol Berberi Keshilltar Ligjor prane Parlamentit
29. Stavri Çeço Universiteti i Tiranes, Fakulteti
i Drejtesise
30. Violanda Theodhori Ministria e Drejtesise
31. Ylvi Myrtja Prokuroria e Pergjithshme
32. Arben Puto Komiteti i Helsinkit
33. Ariana Mallkuçi Dhoma e Notereve Shqiptare
34. Artan Hajdari Ministra e Drejtesise
35. Artan Hoxha Instituti per Studime Bashkohore
36. Artur Selmani Prokuroria e Pergjithshme
37. Avni Shehu Gjykata e Kasacionit
38. Donika Deti Grupi Ligjor i Grave
39. Eni Çobani Universiteti i Tiranes, Fakulteti i Drejtesise
40. Fatmira Laskaj Shoqata e Grave Juriste
41. Filip Lako Keshilltar Ligjor prane Parlamentit
42. Flutura Laknori Shoqata e Grave Profesioniste e Afariste
43. Genti Sinani Gjykata e Rrethit Tirane
44. Perparim Kalo Avokat
45. Vasilika Hysi Universiteti i Tiranes, Fakulteti i Drejtesise
46. Ylli Manjani Qendra Ligjore e SOROS-it
47. Adrian Dhima Qendra Ligjore e SOROS-it
48. Arta Mandro Universiteti i Tiranes, Fakulteti i Drejtesise
49. Astrit Basha Gjykata e Kasacionit
50. Bujar Sheshi Prokuroria e Tiranes
51. Gasper Koka Dhoma e Avokateve te Shkodres
52. Ilir Panda Shkolla e Magjistratures
53. Iva Zajmi Universiteti i Tiranes, Fakulteti i Drejtesise
54. Luljeta Xhixho Shoqata e Grave Profesioniste e Afariste
55. Maksim Haxhia Avokat
56. Miranda Gaçe Shoqata per Kulture Demoratike
57. Naim Isufi Shoqata e Juristeve te Rinj
58. Neritan Kallfa Banka Shqiptare
59. Roza Dedja Shoqata e Grave Juriste, Klinika Ligjore
60. Sokol Çomo Gjykata e RrethitTirane