I. Parimet Bazë në të Cilat Duhet të Mbështetet Veprimtaria, Funksionet dhe Organizimi i Pushtetit Lokal.
U theksua veçanërisht sanksionimi i parimeve të autonomisë
lokale, vetëqeverisjes, pavarësisë
dhe decentralizimit në përputhje me Kartën Evropiane
të Vetëqeverisjes Lokale.
- Në diskutim u theksua se parimet e organizimit
dhe funksionimit të pushtetit lokal duhet të jenë në
themel të kreut të kushtetutës për pushtetin lokal.
Diskutantët kritikuan formulimin e projekt-kushtetutës, sipas
të cilit pushteti lokal duhet të mbështetet në parimin
e decentralizimit. Disa prej diskutantëve e konsideruan decentralizimin
si proces gradual që ndihmon realizimin e parimit të autonomisë
por që nuk mund të shihet i shkëputur prej këtij të
fundit. Njëri nga diskutantët shprehu mendimin se mbështetja
vetëm në parimin e decentralizimit mund të shërbejë
si instrument kushtetues në duart e ekzekutivit për të mbingarkuar
organet e pushtetit lokal dhe për të cënuar autonominë
e tyre. Së fundi, pjesëmarrësit ranë dakord se
kushtetuta duhet të pasqyrojë të gjitha parimet e sanksionuara
në dispozitat kushtetuese aktuale duke i
harmonizuar ato me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes
Lokale (në veçanti me nenin 3 të saj).
II. Pasqyrimi në Kushtetutën e Re i Ndarjeve Territoriale dhe Administrative, Niveleve të Tyre, Kritereve të Ndarjes dhe Autoriteteve Shtetërore Kompetente.
U rekomandua me forcë që kushtetuta të përmbajë përcaktime të qarta dhe garancitë e nevojshme në lidhje me këto çështje, duke i lejuar zgjedhësit të shprehin vullnetin e tyre nëpërmjet referendumeve, në përputhje me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale.
- Në lidhje me këtë çështje diskutimi u zhvillua i gjatë dhe me detaje. Në përgjithësi pjesëmarrësit pranuan se ajo duhet të konsiderohet çështje kushtetuese. Shumica e pjesëmarrësve pranuan si më optimale ekzistencën e dy niveleve të pushtetit lokal. Rëndësi e posaçme iu kushtua përfshirjes në kushtetutë të garancive që përmban Karta Evropiane (neni 5) kundrejt ndryshimeve arbitrare të kufijve territorialë. U theksua se kushtetuta duhet të përcaktojë ndarjet territoriale dhe që garantimi i kufijve territorialë të bëhet me ligj.
- Disa pjesëmarrës u shprehën për
një nivel të tretë të pushtetit lokal në formën
e rajoneve; ky nivel të mos zgjidhet drejtpërdrejt nga populli,
por të formohet nga përfaqësuesit e zgjedhur. Ky opinion
u kundërshtua me argumentin se kjo skemë mund të krijojë
konfuzion në strukturën organizative të pushtetit lokal.
Disa folës panë si zgjidhje më racionale një ndarje
të re territoriale në nivelin e rretheve, duke pakësuar
numrin dhe duke zmadhuar kufijtë e tyre, mundësisht deri në
nivel prefekture. U sugjerua se kushtetuta duhet ta lerë të hapur
këtë alternativë për të ardhmen.
III. Kushtetuta Duhet të Trajtojë Shprehimisht Tagrat e Organeve të Pushtetit Lokal në Nivelet Përkatës.
Përfshirja e tagrave të pushtetit lokal në kushtetutë u konsiderua thelbësore jo vetëm për çështjen e vetëqeverisjes, por edhe për vendosjen e raporteve të drejta midis kompetencave ekskluzive dhe atyre të deleguara.
- Në lidhje me këtë problem disa pjesëmarrës argumentuan se tendencat e zhvillimeve urbane do të çojnë në përqëndrimin e popullsisë në disa qendra të mëdha. Për këtë arsye kushtetuta duhet të krijojë mundësi për rregullimin me ligj të veçantë të strukturës organizative të pushtetit lokal.
- Disa pjesëmarrës kërkuan një
status të veçantë për kryeqytetin, duke mundësuarkrijimin,
brenda bashkisë, të njësive të vogla vetëqeverisëse
me jo më shumë se 100.000 banorë, të cilat të
drejtohen nga njësi të zgjedhura drejtpërdrejt nga populli.
IV. Sanksionimi i Autonomisë së Vërtetë Financiare si Çështje Kardinale për Pavarësinë e Pushtetit Lokal.
U theksua se pa autonomi financiare të qëndrueshme dhe efektive, të garantuar nga kushtetuta, nuk mund të realizohen parimet e qeverisjes lokale.
- Pjesëmarrësit ishin të mendimit se kushtetuta duhet të njohë të drejtën e organeve të pushtetit lokal për të qenë palë në akte juridike dhe për të vendosur taksa lokale. Garantimi kushtetues i autonomisë financiare të pushtetit lokal u sugjerua që të bëhet sipas paragrafit 1 të nenit 9 të Kartës Evropiane.
- Një pjesë e pjesëmarrësve ishin
të mendimit se kushtetuta duhet të përcaktojë jo vetëm
statusin juridik të organeve lokale, por edhe të drejtën
e tyre për të administruar pjesë të pasurive kombëtare,
për të emetuar obligacione, për të marrë kredi
etj. U tha, gjithashtu, se e drejta e pushtetit lokal për të
mbledhur taksa e tatime duhet të rregullohet me ligj dhe jo me kushtetutë.
V. Mbrojtja e Statusit Juridik të Ofiqarëve Lokalë.
Mbrojtja e të zgjedhurve lokalë nga ndërhyrjet e ekzekutivit
qëndror u konsiderua si garanci për
ruajtjen e autonomisë së pushtetit lokal.
- Kushtetuta të shprehet qartë për mandatin dhe imunitetin e tyre. Trajtimi i hollësishëm i këtyre çështjeve duhet të jetë objekt i një ligji të veçantë, por kushtetuta duhet të përmbajë të gjitha garancitë e nevojshme që mandati dhe imunitetit i të zgjedhurve lokalë të jetë i krahasueshëm me atë të deputetëve.
- U shpreh mendimi se kushtetuta nuk duhet t'ia japë
ekzekutivit të drejtën për të shkarkuar
të zgjedhurit lokalë. Shpërndarja e këshillit të
rrethit ose komunës apo shkarkimi i kryetarëve të bashkive
duhet të jetë tagër i Presidentt të Republikës.
VI. Tagrat e Pushtetit Lokal.
Pjesëmarrësit ishin të gjithë të mendimit se kushtetuta duhet të shprehet qartë për këtë çështje.
- U paraqitën dy zgjidhje alternative:
1. Më shumë se gjysma e pjesëmarrësve ishin të mendimit se kushtetuta duhet të përcaktojë fushat kryesore të veprimtarisë si shërbimet publike, arsimin, kulturën, shëndetësinë, mbrojtjen e mjedisit etj., duke lënë mundësinë që me ligj të përcaktohen edhe fusha të tjera;
2. Pjesa
tjetër ishin të mendimit se kushtetuta duhet të përcaktojë
kompetencat ekskluzive të pushtetit lokal, duke njohur njëkohësisht
edhe mundësinë e delegimit të kompetencave. Në
këtë rast kushtetuta duhet të sanksionojë që çdo
delegim ligjor të shoqërohet me akordimin e fondeve të nevojshme.
VII. Kontrolli Shtetëror mbi Veprimtarinë e Pushtetit Lokal.
Pjesëmarrësit theksuan se kushtetuta duhet të shprehet
edhe për kufijtë e shtrirjes së kontrollit
nga ana e pushtetit qendror dhe sugjeruan se organet e pushtetit qëndror
duhet të bëjnë vetëm kontrollin ligjor të akteve
pa shqyrtuar përmbajtjen e tyre.
___________________________________________________
Administrative Center for Coordination of Assistance and Public Participation
ACCAPP is an independent entity, formed at the request of the Government
of
Albania and sponsored by the Organization for Security and Cooperation
in
Europe. Its mission is to coordinate assistance and public participation
in
the drafting of a constitution for the Republic of Albania.
Staff:
Ardita Abdiu, Coordinator
Erinda Ballanca, Coordinator
Scott Carlson, Coordinator and OSCE Project Manager
Darian Pavli, OSCE Project Officer
Elda Gorenca, OSCE Project Officer
Contact Information:
accapp/qakapp
OSCE Presence
Rr. "Donika Kastrioti" Vila 6
Tirane, Albania
355-42-40672 (v)
355-42-40673 (f)