I. A Duhet të Jenë Prokurorët Pjesë e Gjyqësorit apo e Ekzekutivit?
Pjesëmarrësit mendonin që hartuesit e Kushtetutës
duhet t’i adresonin asaj çështjen nëse
prokurorët duhet të jenë pjesë e gjyqësorit
apo e ekzekutivit.
Në lidhje me vendin e prokurorisë së përgjithshme
në kuadrin kushtetues,
pjesëmarrësit sollën tre sugjerime të ndryshme:
prokuroria e përgjithshme duhet të jetë pjesë e
ekzekutivit
Pjesëmarrësit që u shprehën në favor të
përfshirjes së prokurorisë së
përgjithshme në degën e ekzekutivit argumentuan se,
meqënëse
ekzekutivi është më i interesuari për rendin dhe
qetësinë, ai është në
pozicionin më të mirë për shpejtimin e proçesit
të gjetjes së
kriminelëve dhe paraqitjes së tyre në gjyq. Përfshirja
e prokurorisë
së përgjithshme në degën e ezekutivit bën
të mundër realizimin e
objektivave në një afat kohor relativisht të kënaqshëm.
Pjesëmarrësit e konsideruan si pozitiv faktin e përfshirjes
së
prokurorisë së përgjithshme në ekzekutiv, pasi
prokurori përfaqëson
shtetin në një proçes gjyqësor.
prokuroria e përgjithshme duhet të jetë pjesë e
gjyqësorit
Pjesëmarrësit që ishin në favor të përfshirjes
së Prokurorisë së
Përgjithshmë tek gjyqësori, kishin mendimin se përfshirja
e
prokurorisë në degën e ekzekutivit do të cënonte
paanësinë e
prokurorisë në një proçes gjyqësor ku palë
mund të jetë edhe
ekzekutivi. Meqënese Prokuroria e përgjithshme është
pjesë në
proçes, ajo nuk mund të jetë akuzatore e një
ministri apo e
kryeministrit. Prokurori i përgjithshëm nuk duhet të
emërohet nga
ekzekutivi, por nga parlamenti. Prokuroria e përgjithshme duhet
të
ketë kompetencën e emërimit të prokurorëve
të saj. Sipas
pjesëmarrësve, Prokuroria e Përgjithshme dhe Gjyqësori
duhet të
jenë një e vetme në mënyrë që të
evitohet influenca e politikës.
ajo duhet të jetë e pavarur
Një sugjerim i tillë nuk pati mbështetje nga pjesëmarrësit
pasi nuk e
vlerësuan si një gjë reale.
II. Organizimi i Gjyqësorit
Pjesëmarrësit e cilësuan si një pjesë të
rëndësishme të Kushtetutës pjesën e organizimit
të
gjyqësorit duke përfshirë këtu edhe hierarkinë
e gjykatave.
Pjesmarrësit theksuan faktin që përderisa gjyqësori
është një degë pushteti,
Kushtetuta duhet të adresojë organizimin e tij. Pjesëmarrësit
ishin të mendimit se
duhet të ruhet tradita e organizimit me dy shkallë e gjykatave.
Ato duhet të jenë:
Gjykatat e Rrethit të ngritura pranë çdo rrethi apo
qendre administrative;
Gjykatat e Apelit që mbulojnë hapësira territoriale
më të mëdha se të parat
dhe që do të caktohen sipas shpërndarjes gjeografike.
Pjesëmarrësit sugjeruan që emërimi i gjyqtarëve
të shkallës së parë duhet të bëhet
nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe në bazë
të kritereve të caktuara.
Proçedura e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatave
të Apelit duhet të jetë më
strikte se proçedura e emërimit të gjyqtarëve
të gjykatave të shkallës së
parë. Pjesëmarrësit sugjeruan që kandidatët
për gjyqtarë në Gjykatat e
Apelit duhet të propozohen nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë
dhe të ishin
subjekt i votës popullit.
Pjesëmarrësit ishin të mendimit që emërimi
i anëtarëve të Gjykatës së
Lartë/Kasacionit të bëhet sipas kritereve të përmendura
më sipër.
Përsa i përket krijimit të gjykatave të specializuara,
pjesëmarrësit theksuan se
ndryshimi i marrëdhënieve sociale e bën të nevojshme
një gjë të tillë. Sugjerimet
ishin të ndryshme përsa i përket fushave dhe mënyrës
së ndarjes të tyre. Sidoqoftë
egzistonte konsensusi i përgjithshëm që fushat ku mund
të bëhej specializimi dhe
ndarja në seksione e gjykatave mund të ishin:
Seksioni administrativ;
Seksioni tregtar/falimentimi;
Seksioni për të miturit;
Seksioni civil; dhe
Seksioni penal.
Mendimi i përgjithshëm ishte që një ndarje e tillë
e detajuar nuk duhet të
pasqyrohet në Kushtetutë, por të rregullohet me ligj
të veçantë. Kushtetuta
mund të parashikojë vetëm parimet lidhur me ndarjen
e gjykatave. Duke
parashikuar në një ligj në mënyrë të
detajuar specializimin e gjykatave,
egziston një fleksibilitet në rast se nevoja për gjykata
të specializuara në
fusha të caktuara zhduket apo rritet.
Një çështje tjetër mjaft e debatuar ishte nëse
Kushtetuta duhet të sanksionojë ose
jo gjykata të jashtëzakonshme (gjykata të krijuara për
një qëllim dhe kohë të
caktuar). Megjithëse pati pikëpamje të kundërta,
mendimi i përgjithshëm ishte që
Kushtetuta duhet ndalojë shprehimisht krijimin e gjykatave të
jashtëzakonëshme
apo speciale. Gjithashtu, pjesëmarrësit theksuan që
në Kushtetutë duhet të bëhet i
qartë ndryshimi i gjykatave të specializuara nga ato speciale
apo të
jashtëzakonshme.
Pjesëmarrësit sugjeruan që të krijohet një
praktikë e re në gjykimin e çështjeve më
pak të rëndësishme, të cilat mund të zgjidhen
duke eliminuar proçedurat e gjata që
ndiqen momentalisht. Ata sugjeruan që me këto çështje
ose “petit crimes” mund të
merret një gjykatës i vetëm, i cili do të japë
vendimin pasi të shqyrtonte çështjen.
Megjithatë, pjesëmarrësit theksuan që ligji duhet
të lejojë që palët të vendosin
lidhur me çështjen dhe pa veprimin e gjykatës.
III. Kohëzgjatja e Proçesit Penal
Pjesëmarrësit diskutuan se Kushtetuta mund të adresojë
kohëzgjatjen e një proçesi penal.
Ata folën në mënyrë specifike për kohën
ndërmjet ndalimit dhe gjykimit të një të
pandehuri.
Pjesëmarrësit ishin të mendimit që një çështje
e tillë duhet të adresohet në
Kushtetutë vetëm parimisht, si për shembull “afati i
arsyeshëm”, por jo të
parashikojë periudhën e ndalimit të personit.
Pjesëmarrës të tjerë theksuan që
shpejtësia e proçesit penal nuk është një
çështje kushtetuese dhe se Kodi i
Proçedurës Penale përcakton mjaft mirë afatet
e ndalimit. Ndaj Kushtetuta mund
të jetë vetëm një normë referuese për
Kodin Penal.
Për afatin e ndalimit pjesëmarrësit dhanë sugjerime
të ndryshme që
varionin nga 48 orë në 96 orë. Afati i gjatë
i ndalimit merr parasysh
problemet me infrastrukturën në Shiqipëri, gjë
që sjell që afatet e shkurtëra
të ndalimit të jenë pa rezultat.
IV. Roli i Opinioneve të Gjykatave Ndërkombëtare në Sistemin Ligjor Shqiptar
Pjesëmarrësit diskutuan qëndrime të ndryshme lidhur
me trajtimin e opinioneve të
gjykatave ndërkombëtare në gjykatat shqiptare.
Njëri nga pjesëmarrësit ishte i mendimit
se kjo çështje duhej adresuar në seksionin e të
Drejtave të Njeriut të Kushtetutës së re.
Pjesëmarrësit ishin të mendimit se trajtimi i opinioneve
të gjykatave
ndërkombëtare është një çështje
si gjyqësore ashtu edhe politike. Mendimi i
përgjithshëm ishte se roli i opinioneve të gjykatave
ndërkombëtare nuk është
plotësisht i qartë. Pjesëmarrësit theksuan
se çështja nëse do të merren në
konsideratë opinionet e gjykatave ndërkombëtare, lidhet
me të Drejtën Pozitive.
Kjo për arsyen se detyrimi për marrjen në konsideratë
të opinioneve të gykatave
ndërkombëtare varet nëse shteti ka nënshkruar marrëveshje
që i bëjnë këto
opinione të detyrueshme. Ata përmendën se njihen
fare pak shembuj nga praktika
botërore ku opinionet e së drejtës ndërkombëtare
kanë dominuar vendimet
vendase. Gjykatat shqiptare mund t’i referohen interpretimit
të së drejtës apo
zakoneve ndërkombëtare.
Përsa i përket opinioneve të së drejtës ndërkombëtare,
dy çështje paraqesin
interes dhe duhen marrë në konsideratë:
Detyrimi ligjor,
Interpretimi.
Përsa i përket sistemit që mund të vendosej pati
opinione të ndryshme. Dy
prej tyre spikatnin më shumë:
Sistemi monist: Karakteristikat
1) Kushtetuta sipas këtij sistemi e bën më të lehtë
zbatimin e së drejtës ndërkombëtare,
2) Roli dhe efekti shfuqizues në Kushteutë,
3) Përgjegjësi më të madhe sipas së drejtës
ndërkombëtare nga anëtarësimi në organizata
ndëkombëtare.
Sistemi dualist: Karakteristikat
1) E drejta ndërkombëtare nuk ka prioritet ndaj së drejtës
vendase,
2) Aktet dhe konventat ndërkombëtare nuk bëhen
automatikisht pjesë e legjislacionit vendas.
Megjithatë pjesëmarrësit ishin të mendimit që
Kushtetuta duhet të
sanksionojë:
1) Rolin e opinioneve të gjykatave ndërkombetare,
2) Detyrimet ndërkombëtare sipas të drejtës zakonore.
V. E Drejta e Publikut për të Kërkuar Shqyrtimin e Kushtetutshmërisë së Ligjeve
Pjesëmarrësit diskutuan modele të ndryshme për përfshirjen
e publikut në proçesin e
shqyrtimit të kushtetuetshmërisë së ligjeve.
Po kështu u diskutua dhe problemi nëse duhet
të ndalohet dhënia e opinioneve këshilluese të
gjykatës në lidhje me çështje kushtetuese
ose të tjera.
Pjesëmarrësit diskutuan nëse publiku duhet të ketë
të drejtën e shqyrtimit të
kushtetutshmërisë së ligjeve dhe nëse po, si do
të bëhet ky shqyrtim. Pjesëmarrësit
dhanë opinione të ndryshme mbi modelet që duhet të
ndiqen për të siguruar
pjesëmarrjen e publikut në rishikimin e ligjeve.
Pjesëmarrësit identifikuan një sërë çështjesh
për t’u marrë në konsideratë
në procesin e hartimit të Kushtetutës, ku përfshihen:
1) Mungesa e kontrollit paraprak të kushtetueshmërisë
së akteve ligjore;
2) Kontrolli nga ana e Gjykatës Kushtetuese/së Lartë
për projekt-ligjet;
3) Gjykata nuk mund të bëjë kontrollin e projekt-ligjeve
sepse nuk
dihet në ç’formë do të aprovohen këto
ligje në Parlament;
4) Gjykata Kushtetuese duhet të egzistojë në mënyrë
që të marrë
përsipër proçesin e shqyrtimit të kushtetutshmërisë
së ligjeve;
5) OJQ-të të mund të fillojnë proçesin e
shqyrtimit të kushtetueshmërisë së akteve ligjore;
6) Iniciatorët duhet të provojnë se kanë interes
në çështjen që shqyrtohet;
7) Mund të shqyrtohet vetëm kushtetueshmëria e ligjeve
dhe jo e akteve administrative.
Lista e Pjesëmarrësve në Diskutimin e Fokusuar në Grup nr. 3 mbi Çështje të Kushtetutës--Gjyqësori, zhvilluar më 3 Prill 1998
1. Sokol Nako (Moderator)
2. Kastriot Selita (Student i Fakultetit të Drejtësisë)
3. Bledar Doracaj (Student i Fakultetit të Drejtësisë)
4. Bledar Abdullai (Student i Shkollës së Magjistraturës)
5. Sandër Simoni (Student i Shkollës së Magjistraturës)
6. Teuta Hoxha (Studente e Shkollës së Magjistraturës)
7. Shkëlzen Selimi (Student i Shkollës së Magjistraturës)
8. Tereza Gjoni (Studente e Shkollës së Magjistraturës)
9. Manjola Bejleri (Studente e Shkollës së Magjistraturës)
10. Eduart Halimi (Student i Shkollës së Magjistraturës)
11. Fabiola Dhima (Studente e Shkollës së Magjistraturës)
12. Enkeledi Bicakani (Student i Shkollës së Magjistraturës)
13. Marsela Balili (Studente e Shkollës së Magjistraturës)
14. Marsida Xhaferllari (Studente e Shkollës së Magjistraturës)
15. Monika Zeqo (Studente e Shkollës së Magjistraturës)
16. Albert Meco (Student i Shkollës së Magjistraturës)
17. Luljeta Ikonomi (Studente e Fakultetit të Drejtësisë)
18. Entela Meta (Studente e Fakultetit të Drejtësisë)
19. Hamedie Daci (Shoqata e Ligjit dhe të Drejtave të
Gruas)
20. Vera Leska (Shoqata për Aktivitete Shoqërore)
21. Mrika Cara (Shoqata e Grave Profesioniste dhe Afariste)
22. Erion Muharremi (Student i Fakultetit të Drejtësisë)
23. Irena Dule (Studente e Fakultetit të Drejtësisë)
24. Ervin Metalla (Student i Fakultetit të Drejtësisë)
25. Ergin Treza (Student i Fakultetit të Drejtësisë)
26. Luan Hasani (Student i Shkollës së Magjistraturës)
27. Alfred Abdullai (Këshilli për Zhvillimin Shqiptar)
28. Enkelejd Alibeaj (Student i Shkollës së Magjistraturës)
29. Elvis Kotini (Student i Shkollës së Magjistraturës)
30. Kastriot Gramshi (Student i Shkollës së Magjistraturës)
31. Vasilika Hysi (Pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë)
32. Ledio Bianku (Pedagog në Fakultetin e Drejtësisë)
33. Ilir Panda (Pedagog në Shkollën e Magjistraturës)
34. Altin Shkurti (Student i Shkollës së Magjistraturës)
35. Karmen Qineti (Drejtore e Shkollës së Magjistraturës)