I. Pavarësia e Gjyqësorit
Pjesëmarrësit ranë dakort se Kushtetuta duhet të
përmbajë garanci për promovimin e
gjyqësorit. Pjesëmarrësit e disa grupeve diskutuan
për çështje të veçanta si për pavarësinë
politike, financiare dhe administrative të gjykatave.
Sigurimin e pavarësisë së gjyqësorit në këto
drejtime:
Pavarësinë politike të gjykatave dhe Këshillit
të Lartë të Drejtësisë “KLD”;
Pavarësinë financiare;
Pavarësinë administrative/funksionale;
Shkrirja e Gjykatës së Kasacionit dhe Gjykatës Kushtetuese
në një të vetme
që mund të merrte emrin Gjykata e Lartë;
Ndryshimi i përbërjes së KLD-së duke shtuar në
të juristë ekspertë të
specializuar.
Pjesëmarrësit propozuan që KLD duhet të përbëhet
nga:
Pedagogë të Shkollës së Magjistraturës;
Kryetari i Gjykatës së Lartë;
Kryetarët e gjykatave të apelit;
Përfaqësues nga shoqatat e avokatëve dhe prokurorëve;
Disa përfaqësues sugjeruan që Ministri i Drejtësisë
dhe Presidenti i Republikës
nuk duhet të jenë anëtarë të KLD-së;
Zgjedhja e përfaqësuesve të shoqatave të avokatëve
dhe prokurorëve në
përbërjen e KLD-së do të minimizojë influencën
politike. Për më tepër juristë
dhe skolarë mund të jenë anëtarë të KLD-së.
KLD-ja duhet të jetë një organ vetë-administrues
që do të thotë se KLD-ja do
të jetë përgjegjës vetëm për ekzekutimin
e detyrave të tij pa ndërhyrjen e
ndonjë organi tjetër qeveritar.
Proçesi i emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve
është një fushë tjetër që siguron
pavarësinë e gjyqësorit. Pjesëmarrësit
sugjeruan që gjyqtarët dhe prokurorët mund
të emërohen nga KLD-ja (nëse një organ i tillë
do të egzistojë), por kandidatët e
paraqitur në KLD duhet të zgjidhen nga:
Konferenca Gjyqësore;
Komuniteti ligjor që përfshin të gjitha organizatat
profesionale;
nga votimi popullor.
Në mbështetje të kësaj, ata argumentuan se emërimi
i gjyqtarëve nga
ekzekutivi do të cënonte rëndë pavarësinë
e tyre, duke i bërë ata subjekt të influencës
politike. Gjithashtu, ata shprehën shqetësimin e tyre lidhur
me zgjedhjen e gjyqtarëve
dhe prokurorëve me votim popullor. Edhe pse kjo paraqitet
si formë demokratike, do
të rrezikonte të shndërrohej në një çështje
politike, për vetë situatën tepër të
politizuar të vendit.
Pjesëmarrësit konkluduan se modeli egzistues që detyron
Këshillin e Lartë të
Drejtësisë për të emëruar gjyqtarët është
më i pranueshëm për dy arsye: (1)
formalisht qëndron mbi partitë politike dhe: (2) kufizon
ndërhyrjen e
ekzekutivit. Pjesëmarrësit ranë dakort që
çështje të tjera si përzgjedhja, nuk
duhet të shtjellohen nga Kushtetuta, por duhet të rregullohen
me ligj të
veçantë.
Pjesëmarrësit diskutuan mbi garancitë që do të
siguronin shkarkimin e gjyqtarëve në
mënyrë arbitrare. Ata ishin të mendimit se një
garanci e tillë duhej të parashikohej në
Kushtetutë. Por, proçedura dhe mënyrat e sigurimit
të një garancie të tillë duhet të
rregullohen në mënyrë të detajuar me ligj.
KLD-ja ose ndonjë organ tjetër i ngjashëm me të
duhet të merret me
proçedurat e inkriminimit dhe shkarkimit të gjyqtarëve.
Disa pjesëmarrës
ishin të mendimit se gjyqtarët duhet të paraqesin mendimin
e tyre para se ata
të inkriminohen apo të shkarkohen nga posti i tyre.
Rastet e inkriminimit të
gjyqtarit duhet të përcaktohen dhe të rregullohen në
mënyrë të qartë me ligj.
Këto raste mund të jenë:
1) Vepra penale;
2) Kundravajtje penale;
3) Sëmundje mendore;
4) Shkaqe të tjera ligjore që cënojnë rëndë
besueshmërinë e gjyqësorit.
Këto raste duhet të përcaktohen drejtë dhe në
mënyrë transparente për të
shmangur keqinterpretimet që mund të cënojnë pavarësinë
e gjyqësorit.
Për sa i përket kontrollit të gjyqësorit, duke përfshirë
këtu kontrollin mbi rastet e
abuzimit nga gjyqtarët, pjesëmarrësit ngritën pyetjen
se kush do të jetë organi që do
të kontrollojë këto abuzime--Këshilli i Lartë
i Drejtësisë apo Ministria e Drejtësisë.
Opinioni i përgjithshëm ishte se Ministria e Drejtësisë
duhet të merret vetëm me rastet
e abuzimeve që kanë të bëjnë me:
1) ligjet dhe rregullat;
2) proçedurat e kontrollit; dhe
3) çështjet administrative.
Të drejtën e hetimit fillimisht duhet ta ketë KLD-ja.
Pjesëmarrësit ngritën pyetjen se
si do të proçedohet, sa evidenca abuzimesh duhet të
sigurohen dhe se si do të
drejtohet hetimi fillestar.
Pjesëmarrësit paraqitën dy mundësi:
A) Duke siguruar informacion nga persona të ndryshëm të
cilët i vërejnë
këto abuzime në marrëdhëniet e tyre me gjyqtarët;
B) Me anë të iniciativës së KLD-së për
të kryer hetime periodike.
Pjesëmarrës të tjerë ishin të mendimit se KLD-ja
nuk duhet ta marrë
iniciativën vetë pasi kjo mund të çojë në
humbjen e vlerës së saj si një hallkë e
veçantë në sistemin e drejtësisë.
Për sa u përket masave të kontrollit dhe
atyre ndëshkimore që mund të ndërmerren ndaj gjyqtarëve
të konsideruar si
fajtorë nga gjykata, pjesëmarrësit u treguan të
kujdesshëm që të vinin në
dukje se gjyqtarëve të akuzuar duhej t’i garantohej e drejta
e mbrojtjes. Një
e drejtë e tillë duhet t’i njihet një gjyqtari dhe kur
gjykata merr vendimin.
II. Pavarësia Financiare e Gjyqësorit
Pjesëmarrësit diskutuan për rolin e pavarësisë
financiare në promovimin e integritetit të
gjyqësorit dhe të ndarjes së pushteteve.
Pati një konvergjencë të opinioneve të pjesëmarrësve
lidhur me pavarësisë financiare
të gjykatave. U diskutuan dy mundësi për sigurimin
e kësaj pavarësie:
Administrimi i një buxheti të pavarur për gjykatat;
Rritja e rrogave të gjyqtarëve.
Për sa i përket buxhetit të gjykatave, pjesëmarrësit
ishin të mendimit se ai
duhet të jetë:
I pavarur dhe i mjaftueshëm për përmbushjen e plotë
të aktivitetit të sistemit
gjyqësor;
Ai duhet të miratohet nga më shumë se dy të tretat
e parlamenti;
Të rriten mundësitë për një shpërndarje
të drejtë të tij;
Duhet të jetë parlamenti dhe jo ekzekutivi organi që
bën kontrollin e
shpenzimeve.
Në lidhje me përcaktimin e kritereve që duhet të
përdoren për caktimin e
buxhetit pjesëmarrësit sugjeruan që buxheti i gjykatave
të caktohet në një
përqindje fikse të buxhetit të përgjithshëm
shtetëror. Një formulë e tillë do të
sjellë si rezultat rritjen e buxhetit të gjyqësorit
sa herë që do të rritet dhe
buxheti i përgjithshëm.
Një zyrë për buxhetin e gjyqësorit dhe administrimin
e tij (siç egziston i rregulluar
aktualisht nga një projekt-ligj) mund të krijohet nga një
ligj i veçantë. Kjo zyrë do të
jetë përgjegjëse për hartimin e buxhetit të
gjykatave, duke përcaktuar nevojat
financiare të gjykatave. Një zyrë e tillë
mund të përbëhet nga juristë (gjyqtarë) dhe
specialistë financiarë. Administrimi i kësaj zyre
do të jetë i pavarur nga ekzekutivi
dhe gjyqësori.
III. Gjykatat e Specializuara/Gjyqtarët
Pjesëmarrësit sugjeruan se hartuesit e Kushtetutës duhet
të konsiderojnë faktin nëse
Kushtetuta do të parashikojë krijimin e gjykatave të
specializuara apo gjyqtarëve të
specializuar. Për shembull gjykata për çështjet
e falimentimit dhe çështjet e të miturve.
Pjesëmarrës të tjerë mendonin se kjo çështje
mund të trajtohet më mirë në një ligj të
veçantë
sesa në Kushtetutë.
Kushtetuta duhet të ndalojë shprehimisht krijimin e gjykatave
të jashtëzakonshme,
apo të gjykatave speciale që krijohen zakonisht për
një qëllim dhe kohë të caktuar.
Gjykatat e specializuara që mund të rregullohen nga një
ligj i veçantë mund të jenë:
Gjykatat tregtare/të falimentimit;
Gjykatat e të miturve;
Gjykatat administrative; dhe
Gjykatat ushtarake.
IV. Treinimi/Kualifikimi Gjyqësor
Pjesëmarrësit identifikuan çështjen e treinimit/kualifikimit
gjyqësor si çështje të një rëndësie
të veçantë. Ata vunë në dukje problemin
me gjyqtarët e kurseve gjashtë mujore.
Pjesëmarrës të tjerë ishin të mendimit se
kjo çështje mund të trajtohet më mirë nga një
ligj i
veçantë sesa nga Kushtetuta.
Pjesëmarrës të ndryshëm u shprehën në
favor të përfshirjes së kësaj çështjeje
në
Kushtetutë me arsyetimin se Kushtetuta do të kontrollojë
të gjitha ligjet e tjera. Ata
sugjeruan krijimin e një komisioni që do të përcaktonte
kriteret e emërimit për
kandidatët për gjyqtarë. Kriteret e sugjeruara
përfshijnë:
nivelin minimum të arsimimit, duke përfshirë mbarimin
e Shkollës së
Magjistraturës;
moshën minimale;
të kaluarën profesionale dhe etike;
papajtueshmërinë me funksione të tjera;
treinimin.
Një aspekt tjetër që u prek ishte egzistenca ose jo e
gjykatësit “laik” apo popullor.
Edhe për këtë pati opinione të ndryshme, pro dhe
kundër. Disa nga pjesëmarrësit
diskutuan si një element mjaft demokratik në sistemin gjyqësor.
Sipas tyre,
egzistenca e gjykatësit “laik” si një ndihmës gjyqtar
i jep një sens human gjykatës
dhe si rrjedhim vendimet e gjykatës do të jenë më
afër realitetit. Nga ana tjetër,
pjesëmarrës të tjerë ishin kundër gjykatësve
popullorë, duke i cilësuar si
joprofesionistë.
V. Pagat e Gjyqësorit
Pjesëmarrësit komentuan mbi rëndësinë që
kanë pagat e gjyqtarëve për promovimin e
integritetit të gjyqësorit.
Mendimi i përgjithshëm i pjesëmarrësve ishte se
ato duhet të variojnë sipas kritereve
që mund të caktohen. Disa nga pjesëmarrësit
ishin të mendimit se një diferencim i
tillë duhet të bëhet për gjyqtarët që
punojnë brenda Tiranës dhe atyre që punojnë
jashtë saj. Pjesëmarrës të tjerë ishin të
mendimit se një diferencim i tillë duhet të
bëhet:
brenda për brenda gjykatës;
midis gjyqtarëve të shkallëve të ndryshme;
midis distrikteve;
në bazë të diferencave në kualifikim dhe viteve
të eksperiencës në punë; dhe
largësisë së tyre nga vendbanimi.
Pjesëmarrësit paraqitën disa opinione në lidhje
me pagat. Sipas tyre duhet të
sigurohen:
pagat për gjyqtarët, të cilat duhet të garantohen
me ligj;
të gjitha pagat e tjera t’i referohen me ligj pagës së
gjyqtarit;
indeksimi i pagave;
gjyqtarët duhet të distancohen nga administrimi i buxhetit
të gjykatave; pagat
duhet të jenë të vendosura si përqindje fikse e
buxhetit vjetor.
Lista e Pjesëmarrësve në Diskutimin e Fokusuar në
Grup Nr. 2 Për Çështje të Kushtetutës--Gjyqësori,
mbajtur më 26 Mars 1998
1. Sokol Nako (Profesor në Shkollën e Magjistraturës
dhe Këshilltar Ligjor për Qeverinë)
2. Gramoz Xhangolli (Departamenti Ligjor në Ministrinë
e Punës)
3. Adriana Shehu (Departamenti Ligjor i Telekomit)
4. Luan Omari (Anëtar i Akademisë së Shkencave)
5. Ilirjan Rusmali (Ekspert i të Drejtës Kushtetuese)
6. Genti Sinani (Gjykata e Rrethit Tiranë)
7. Shpresa Kurti (Presidente e Shoqatës së Noterëve)
8. Karmen Qineti (Drejtore e Shkollës së Magjistraturës)
9. Eduart Halimi (Student i Shkollës së Magjistraturës)
10. Shkëlzen Selimi (Student i Shkollës së Magjistraturës)
11. Shefki Bejko (Pedagog në Fakultetin e Drejtësisë)
12. Miranda Gaçe (Shoqata për Kulturë
Demokratike)
13. Adrian Vaso (AQUARIUS)
14. Njazi Jaho (Komiteti Shqiptar i Helsinkit)
15. Nesti Zoi (Bashkimi Kombëtar i Fermerëve
Shqiptarë)
16. Flutur Laknori (Shoqata e Grave Profesioniste dhe Afariste)
17. Vera Lesko (Gratë për Aktivitete Shoqërore)