
Që nga hapja e saj më 15 Tetor 1997, QAKAPP
ka punuar me komunitetin vendas dhe atë
ndërkombëtar për mbledhjen e informacionit dhe
komenteve (teknike dhe jo teknike), sigurimin e
treinimeve, organizimin e sondazheve,
shpërndarjen e informacionit, organizimin e
inisiativave për edukimin e publikut etj.
QAKAPP nuk përfaqëson interesat e qeverisë
dhe të asnjë partie politike dhe është i hapur
për
bashkëpunim me të gjitha partitë e interesuara.
Veprimet Ndërlidhëse
Një funksion primar i QAKAPP-it, është të
shërbejë si një ndërlidhës midis pjesëmarrësve
shqiptarë dhe atyre të huaj për procesin e
hartimit të kushtetutës. Synimi është që
nëpërmjet një koordinimi efektiv midis palëve të
interesuara të shmangen iniciativat konfliktuale
dhe dublikative.
Ndërlidhës me Parlamentin dhe Stafin Teknik
QAKAPP merr kërkesat për materiale, treinime
dhe lloje të tjera ndihme nga një anëtar i
Komisionit Parlamentar, nga një anëtar i
Parlamentit i cili është kryetari i një grupi
partlamentar (Kryetari i Grupit) dhe Stafi
Teknik. Më pas, këto kërkesa u shpërndahen
donatorëve të ndryshëm, OJQ-ve dhe
ekspertëve të mundshëm.
Eshtë parashikuar që asistenca teknike të
organizohet rreth grupimeve kryesore të
mëposhtme:
QAKAPP pranon asistencën e ofruar nga OJQ
shqiptare dhe donatorët e huaj të cilët dëshorjnë
të paraqesnin materiale, organizojnë treinime
dhe japin asistencë tjetër. Këto oferta
diskutohen me anëtarët e Komisionit
Parlamentar dhe Stafin Teknik dhe nëse është e
përshtatshme edhe me OJQ dhe donatorë të
huaj. Gjthashtu, sesione pune mbahen nga OJQ
dhe donatorë për zhvillimin e planeve të
veprimit për organizimin e asistencës dhe
nxitjen e pjesëmarrjes së publikut në procesin e
hartimit të kushtetutës.
Në komunitetin Shqiptar, ka OJQ dhe shoqata
që do të marrin pjesë ne procesin e hartimit të
kushtetutës. Me përfshirjen e tyre në këtë
proces do të ketë:
1) një pjesëmarrje më të mirëinformuar të
shtetasve në hartimin e kushtetutës së re; dhe 2)
një ndjenjë pronësie të qytetarëve shqiptarë
për
kushtetutën.
Pjesëmarrja dhe Informimi i Publikut
QAKAPP dhe Ministria e Reformës
Legjislative dhe Marrëdhënieve me Parlamentin
ka përgatitur një program aktivitetesh fillestare
kryesore për të stimuluar debate të publikut dhe
diskutimin e çështjeve kushtetuese.
Forumet e Publikut
Për angazhimin e publikut në proces, një seri
takimesh po organizohen rreth secilës prej pesë
fushave bazë: Pushtetit Legjislativ, Pushtetit
Gjyqësor, Pushtetit Ekzekutiv, Pushtetit Lokal
dhe të Drejtave të Njeriut. Këto takime
përbëhen nga tre kategori: Forume të OJQ,
Diskutimet e Përqëndruara në Grupe dhe Grupet
Rajonale të Diskutimit. Dy të parat janë
organizuar në Tiranë dhe e fundit, siç tregon
edhe emri, jashtë saj.
Forumet e OJQ-ve janë forumet e para mbi këto
çështje të organizuara nga donatorë që punojnë
me OJQ Shqiptare. Secili Forum organizohet
mbi një prej të pesë fushave kryesore. Këto
Forume të OJQ hapen me një sesion plenar të
shkurtër, dhe menjëherë pas kësaj kthehen në
diskutim. Pjesëmarrësit ndahen në grupe të
vogla në të cilat përdoren metodat moderne të
"brainstorming" për të dhënë rekomandime dhe
përcaktuar çështjet që kanë nevojë
për
diskutime më të detajuara. Diskutimet e
Përqëndruara në Grupe pasojnë çdo Forum
të
OJQ dhe bashkojnë ekspertë, kryetarë të OJQ
dhe zyrtarë të qeverisë për të diskutuar çështjet
e identifikuara si të rëndësishme gjatë Forumeve
të OJQ. Sapo të gjithë Forumet dhe Diskutimet
e Përqëndruara në Grupe të kenë përfunduar,
do
të ketë një informacion të bollshëm për
t'u
prezantuar dhe diskutuar jashtë Tiranës. Në
Grupet Rajonale të Diskutimit, çdo pjesëmarrës
do të marrë një paketë materialesh që përmban
Rezultatet e Forumeve të OJQ-ve dhe
Diskutimet e Përqëndruara në Grupe në të pesë
fushat. Për domosdoshmëri praktike, u vendos
që Diskutimit Rajonale në Grupe, ndryshe nga
paraardhësit e tyre në Tiranë të mos kufizohen
vetëm në njërën nga të pesë fushat.
Buletini Koordinues
Buletini i QAKAPP-it, Koordinatori Kushtetues,
botohet rregullisht në Shqip dhe Anglisht. Ky
buletin raporton mbi aktivitetet e Qeverisë,
OJQdhe organizatave ndërkombëtare që kanë
ndodhur. Gjithashtu, Koordinatori Kushtetues
përmban një listë të ngjarjeve të planifikuara
për
të ardhmen. Qëllimi i buletinit është të
sigurojë
një burim të besueshëm informacioni për të
siguruar koordinim të plotë dhe pjesëmarrje në
aktivitetet kushtetuese.
Materialet Teknike
QAKAPP ka inkurajuar dhe organizuar
përgatitjen e Materialeve Konceptuese. Qëllimi
i tyre është të bëjnë një përshkrim
të shkurtër
dhe të kuptueshëm për publikun e gjerë.
Përgjigja ka qënë pozitive dhe QAKAPP ka
aktualisht më shumë se njëzetekatër të tilla,
në
Anglisht dhe Shqip, të pregatitura nga Ekspertë
shqiptarë dhe të huaj. Numrit të Materialeve
Konceptuese i shtohen edhe Materiale Teknike
të detajuara, që përqendrohen në çështje
më
komplekse me interes për hartuesit e
kushtetutës.
Funksioni Depozitues
Për arsye se Procesi i Hartimit të Kushtetutës
është një pikë kyçe në historinë
e çdo kombi,
është e rëndësishme që procesi të dokumentohet
dhe ruhet. QAKAPP po mbledh të gjithë
dokumentacionin aktual për sistemimin,
botimin dhe ruajtjen e tij. QAKAPP, fton të
interesuarit të paraqesin informacion që kanë
përgatitur dhe mund të sigurojë çdo
informacione që i nevojitet për aktivitetet e
tyre.
Ftesë e Hapur
QAKAPP mirëpret sugjerimet konstruktive për
përmirësimin e koordinimit dhe të pjesëmarrjes
në procesin e hartimit të kushtetutës. Ky proces
është një hap i rëndësishëm për
Republikën e
Shqipërisë dhe koordinimi i plotë midis
donatorëve të huaj, OJQ-ve, dhe qytetarëve
shqiptarë dhe Qeveria e Shqipërisë është një
komponent thelbësor i këtij procesi.
----------------------------------------------------
Administrative Center for Coordination of Assistance and Public
Participation
ACCAPP is an independent entity, formed at the request of the Government
of Albania and sponsored by the Organization for Security and Cooperation
in Europe. Its mission is to coordinate assistance and public participation
in the drafting of a constitution for the Republic of Albania.
Staff:
Ardita Abdiu, Coordinator
Erinda Ballanca, Coordinator
Scott Carlson, Coordinator and OSCE Project Manager
Shkelzen Zeneli, OSCE Project Officer
Elda Gorenca, OSCE Project Officer
Contact Information:
accapp/qakapp
OSCE Presence
Rr. "Donika Kastrioti" Vila 6
Tirane, Albania
355-42-40672 (v)
355-42-40673 (f)