
Hapet
zyra e QAKAPP-it pranë Përfaqësisë së OSBE-së
Mbledhja
e Donatorëve Ndërkombëtarë
ABA
CEELI do të Organizojë Seminarin më të Madh
Programi
i Rrjetit të Demokracisë (DemNet) Përqëndrohet tek
OJQ-të
Kontributi
i GTZ-së për Reformën Kushtetuese
QAKAPP-i
Përgatit Listën Fillestare të Çështjeve
Plan
Strategjik i Ministrisë, IDK Amerikan dhe QAKAPP-it
QAKAPP-i
Organizon një Konkurs në Fakultetin e Drejtësisë
QAKAPP-i
bën Thirrje për Dhënien e Informacionit për Kontaktim
_________________________________________________
accapp/qakapp OSCE Presence Rr.
"Donika Kastrioti" Vila 6
Tiranë, Albania
355-42-40672 (v) 355-42-40673 (f)
[email protected]
Në 15 tetor 1997, Arben Imami, Ministër Shteti
për Reformën Legjislative dhe Mardhëniet
me Parlamentin, dhe Ray Snider, Përfaqësues
i Organizatës për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë
(OSBE), hapën zyrtarisht Qendrën Administrative për
Koordinimin e Asistencës dhe Pjesmarrjen e Publikut
(QAKAPP) pranë Përfaqësisë së OSBE-së,
Vila 6,
Tiranë, Shqipëri. QAKAPP është përgjegjës
për
organizimin e pjesmarrjes kombëtare dhe
ndërkombëtare në procesin e hartimit të Kushtetutës
shqiptare. QAKAPP do të punojë me shqiptarët dhe
komunitetin ndërkombëtar për të lehtësuar
asistencën
teknike, për të mbledhur dhe shpërndarë informacion,
për të siguruar trainim, dhe për të organizuar
sondazhe
e iniciativa mbi sensibilizimin e opinionit. QAKAPP
nuk përfaqëson interesat e asnjë partie apo qeverie
të
veçantë.
Në bazë të Vendimit 339 të Parlamentit shqiptar,
të
datës 3.9.1997, Ministria e Reformës Legjislative dhe
Mardhënieve me Parlamentin ftoi tre juristë të
mblidhen për të formuar një Grup Koordinues për
të
koordinuar asistencën dhe pjesmarrjen e publikut në
procesin e hartimit të kushtetutës. Grupi Koordinues
përbëhet nga tre juristë, Ardita Abdiu, Erinda
Ballanca, dhe Scott Carlson, që bënë propozimin
fillestar për QAKAPP-in dhe janë përgjegjës për
administrimin e tij. Znj. Abdiu sponsorizohet nga
ABA CEELI; Znj. Ballanca sponsorizohet nga GTZ;
dhe Z. Carlson nga OSBE. Materialet shtesë dhe
mbështetja administrative është siguruar nga OSBE-ja
dhe Programi PHARE i Bashkimit Evropian.
Funksioni Ndërlidhës me Parlamentin dhe Stafin
Teknik
Një funksion kyç i QAKAPP-it do të jetë ai i shërbimit
si ndërlidhës me Parlamentin dhe Stafin e tij Teknik.
QAKAPP do të marrë kërkesa nga një anëtar
i
Komisionit Parlamentar, Kryetar Grupi Parlamentar,
dhe nga Stafi Teknik për materiale, trainime dhe lloj
tjetër ndihme. Këto kërkesa do t'i shpërndahen
donatorëve të ndryshëm, OJQ-ve, dhe ekspertëve
të
disponueshëm. Përveç kësaj QAKAPP do të
ndihmojë
në formulimin e raporteve Parlamentare dhe teknike,
për shpërndarjen e tyre brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Në bazë të Vendimit 339, mendohet që asistenca
teknike të përqëndrohet në këto grupime kryesore:
Legjislativi: Përbërja, formulimi,
dhe
administrimi i kompetencave të legjislativit
Gjyqësori: Përbërja, formulimi,
dhe
administrimi i kompetencave të gjyqësorit.
Ekzekutivi: Përbërja, formulimi,
dhe
administrimi i kompetencave të ekzekutivit.
Pushteti Lokal: Përbërja, formulimi,
dhe
administrimi i kompetencave të pushtetit
lokal.
Të Drejtat e Njeriut: Përkufizimi
dhe mbrojtja
e të drejtave të njeriut.
Funksioni Ndërlidhës për OJQ-të dhe Donatorët
QAKAPP mirëpret oferta për ndihmë nga OJQ
shqiptare që do të dëshironin të siguronin materiale,
trainime, dhe lloje të tjera asistence. Këto oferta do t'i
komunikohen anëtarëve të Komisionit Parlamentar dhe
të Stafit Teknik dhe, sipas rastit edhe OJQ-ve të tjera
dhe donatorëve të tjerë ndërkombëtarë.
Nga ana tjetër,
do të organizohen takime pune me OJQ-të dhe
donatorë ndërkombëtarë për të përgatitur
strategji dhe
plane pune për organizimin e asistencës dhe nxitjen e
pjesmarrjes së publikut në procesin e hartimit të
kushtetutës. Ky buletin do të raportojë rregullisht
mbi
këto aktivitete për të siguruar koordinim të plotë.
Brenda komunitetit shqiptar ka OJQ dhe shoqata që do
të përfshihen në procesin e hartimit të kushtetutës.
Me
përfshirjen e tyre në proces do të kemi: 1) pjesmarrje
më të informuar të qytetarëve në hartimin
e një
Kushtetute të re, dhe 2) qytetarët do të ndihen si
hartues në produktin përfundimtar të kushtetutës.
Këto
OJQ dhe shoqata do të ftohen të marrin pjesë në
komentimin e të gjitha grupimeve bazë të përmendura
më sipër. Eshtë parashikuar që OJQ-të dhe
shoqatat do
të jenë veçanërisht efektive në:
Sondazhet e opinionit publik: si 1) periodike
për të matur masën e të
kuptuarit dhe
ndërgjegjësimit të qytetarëve;
dhe 2) për të
testuar opinionin publik rast pas rasti për
çështje specifike të kushtetutës.
Sensibilizimi i Opinionit: 1) forume mbi
çështje të ndryshme: debate
të ekspertëve mbi
çështje të ndryshme; debate
të partive politike
dhe të studentëve; 2) forume televizive
mbi
çështje të ndryshme, debate,
dhe emisione me
lidhje direkte telefonike; 3) debate radiofonike
dhe emisione me lidhje telefonike të
drejtpërdrejtë; 4) artikuj mbi çështje
të
ndryshme kushtetuese, mbi vetë procesin,
dhe
përkufizime të ndryshme; 5) takime
me
publikun/diskutime mbi kushtetutën në
rajone
të ndryshme; 6) iniciativa në nivelin
e
shkollave të mesme; 7) debate të
nivelit
universitar; 8) tema mbi kushtetutën
të
përgatitura nga ekspertë për
t'u studiuar dhe
për t'u diskutuar nga ekspertë,
juristë, studentë
në përgjithësi dhe ata të
fakultetit të drejtësisë
në veçanti; dhe 9) konkurs për
shkrimin e
eseve mbi kushtetutën.
Mbledhja e Donatorëve Ndërkombëtarë
Në 26 Shtator 1997, u mblodh pranë
Përfaqësisë së OSBE-së në Tiranë,
një
mbledhje e donatorëve ndërkombëtarë. Ishin
të ftuar përafërsisht 24 dhënës asistence
dhe ambasadat
që kishin shprehur që më parë interes për
iniciativat e
reformës ligjore në Shqipëri. Ministri Imami dhe
Përfaqësuesi i OSBE-së Ray Snider hapën mbledhjen
dhe prezantuan Grupin e Koordinimit. Mbledhja
shqyrtoi propozimin për QAKAPP-in dhe aktivitetet e
mundshme që do të përfshiheshin në procesin e
hartimit të kushtetutës. Kështu, u identifikuan
një
numër fushash të rëndësishme, ku do të ishte
e
nevojshme asistenca e donatorëve.
Sensibilizimi i Opinionit
Do të organizohen forume dhe mbledhje në të gjithë
vendin dhe do të përgatiten botime të ndryshme për
të
informuar komunitetin kombëtar dhe ndërkombëtar:
Forume të OJQ-e
Programe Televizive
Diskutime të Grupeve të Qytetarëve
Artikuj dhe Komente në Shtypin e Shkruar
Broshura, Fletpalosje, dhe Postera
Buletini i QAKAPP-it i Shtypur dhe i
Shpërndarë nëpërmjet Rrugëve
Elektronike.
Sondazhe
Sondazhet do të organizohen për të matur masën e
të
kuptuarit të çështjeve të ndryshme të kushtetutës
nga
opinioni publik dhe për të përcaktuar qartë iniciativat
e sensibilizimit të publikut.
Sondazhi I (krijimi i bazës fillestare
- p.sh.,
Nëntor 1997)
Sondazhi II ( ndjekja - p.sh., Mars 1998)
Asistenca Teknike
Dhënia e asistencës së ekspertëve ligjorë në
procesin e
hartimit të kushtetutës:
Konsultime me Ekspertë të Huaj
Analiza të Projekteve
Mbështetje e Stafit Teknik (kërkim
materialesh, vizita studimore, etj.)
Këshilli i Evropës do të Luajë
Një Rol kyç
Këshilli i Evropës është angazhuar të luajë
një
rol kyç në procesin e hartimit të kushtetutës.
Në mënyrë të veçantë, ky Këshill
ka si
qëllim të marrë pjesë në këtë proces
nëpërmjet
Komisionit Evropian për Demokraci Nëpërmjet Ligjit
(Komisioni i Venecias). Kjo strukturë këshilluese
brenda Këshillit të Evropës është e specializuar
në
fushën e së drejtës kushtetuese.
Komisioni i Venecias përbëhet nga ekspertë të pavarur
nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës,
si dhe nga
shtete jo - anëtare. Aktualisht, në punën e Komisionit
marrin pjesë rreth 40 shtete. Detyra kryesore e tij është
të kooperojë me vendet që kërkojnë ndihmën
e tij në
procesin e reformave kushtetuese. Përveç kësaj,
Komisioni ndërmerr gjithashtu detyra të përgjithshme
dhe propozon projekte të tjera ligjesh dhe traktatesh.
Komisioni i Venecias e ka filluar punën e tij në
Shqipëri në tre muajt e fundit të vitit 1991, kur siguroi
asistencë për reformat kushtetuese, të medias, sociale,
mësimore, dhe të pushtetit lokal. Duke parë interesin
e shprehur nga qeveria shqiptare, Komisioni formoi
një Grup Pune special për Shqipërinë, në Tetor
1997.
Ky Grup Pune u krijua për të ndihmuar në mënyrë
specifike në hartimin e kushtetutës shqiptare.
Ekspertët e këtij Grupi Pune do të qëndrojnë
në pritje
të kërkesave për ndihmë, dhe të gatshëm
të ndihmojnë
hartuesit e kushtetutës shqiptare me analiza, komente,
dhe konsultime.
Anëtarët e Grupit të Punës të Komisionit janë:
Z. Antonio La Pergola (Itali), Kryetar, Avokat
i Përgjithshmëm i Gjykatës
së Drejtësisë të
Komunitetit Evropian;
Znj. Ana Milenkova (Bullgari), Anëtare
e
Asamblesë Kombëtare;
Z. Giorgio Malinverni (Zvicër), Nën/Kryetar,
Profesor në Universitetin e Gjenevës;
Z. Matthew Russell (Irlandë), ish Asistent
Ligjor i Parë në Prokurorinë
e Përgjithshme;
Z. Ergun =99zbudun (Turqi), Profesor
në
Universitetin e Ankarasë, zv/President
i
Fondacionit Turk për Demokraci;
Z. Jan Helgesen (Norvegji), Profesor në
Universitetin e Oslos.
Z. Sergio Bartole (Itali), Profesor në
Universitetin e Triestes;
Z. Constantin Economides (Greqi),
Zv/President, Profesor në në Universitetin
e Pantios, Drejtor i Departamentit Ligjor
në
Ministrinë e Punëve të Jashtme;
Z. Gerard Batliner (Lihtenshtain), President
i
Këshillit Akademik të Institutit
të
Lihtenshtainit
Informacioni për kontaktim:
Venice Commission
Council of Europe
F-67075 Strasbourg Cedex
France
Tel: +33 3 8841 20 00 (Central)
Tel: +33 3 8841 30 48 (Linjë direkte)
Fax: + 33 3 8841 37 38
E-mail: [email protected]
ABA CEELI do të Organizojë Seminarin më të Madh.
nga Robert Pulver, Specialist Ligjor i CEELI-it
Me kërkesën e Ministrit Imami, projekti
Nisma Ligjore për Vendet e Evropës
Qëndore dhe Lindore i Organizatës së
Juristëve Amerikanë ka pranuar të organizojë tre
seminare një-ditore që do të mbulojnë tre pushtetet:
legjislativin, ekzekutivin, dhe gjyqësorin. Këto
tre
seminare do të sigurojnë një forum publik për të
diskutuar më në thellësi shumë çështje
që janë
diskutuar më parë gjatë procesit të hartimit të
kushtetutës. Ekspertë shqiptarë dhe të huaj
(si
evropianë edhe amerikanë) do të ftohen si lektorë
në
këto seminare për të ndarë eksperiencën e
tyre me
pjesmarrësit, pjesa më e madhe e të cilëve do të
jenë
përfaqësues të tre pushteteve. Seminaret (të
përcaktuar
paraprakisht për t'u organizuar në Shkurt ose Mars) do
të përfaqësojnë përfundimin e fazës fillestare
të
procesit kushtetues. (Seminari mbi gjyqësorin do të
organizohet në bashkëpunim me Shoqatën e Gjyqtarëve
Shqiptarë).
Midis përpjekjeve të tjera për të ndihmuar Shqipërinë
në përgatitjen dhe përshtatjen e një kushtetute
të re
demokratike, CEELI ka përzgjedhur një grup
ekspertësh që do të ndihmojë në hartimin e
materialeve
konceptuese mbi çështje të ndryshme kushtetuese
dhe
do të sigurojë edhe komentimin e tyre. =80ështjet
që do
të diskutohen janë përzgjedhur nga komuniteti shqiptar,
si të një rëndësie të veçantë
në procesin kushtetues.
Grupi i ekspertëve përfshin:
I Nderuar Robert H. Alsdorf, Gjykatës
në
Gjykatën Supreme të Shtetit të
Washingtonit;
Z. Stanley Bach, Specialist i parë në
Procesin
Legjislativ, Biblioteka e Kongresit të
SH.B.A,
Shërbimi i Punës Kërkimore
të Kongresit;
E Nderuara Dorothy T. Beasley, Kryetare e
Gjykatës së Apelit të Shtetit
të Xhorxhas;
Z. Louis Fisher, Specialist i Parë për
Ndarjen
e Pushteteve, Biblioteka e Kongresit të
SH.B.A, Shërbimi i Punës Kërkimore
të
Kongresit;
Z. Gary M. Shaw, Profesor i Fakultetit të
Drejtësisë në Touro;
I Nderuar Robert F. Utter, Gjykatës
(pensionist) në Gjykatën e Lartë
të Shtetit të
Washingtonit;
Z. Eric Schnurer, Jurist;
I Nderuar Robert Sweet, Gjykatës në
Gjykatën
e Distriktit Jugor të New Yorkut;
Dr. Robert Kaufman, Profesor i Shkencave
Politike dhe Juridike në Universitetin
Katolik
Amerikan;
Z. Nathan W. Harter, Asistent Profesor i
Organizimit të Punës Drejtuese
në Shkollën
Universitare të Teknologjisë në
Purdue;
Z. Charles A. Marvin, Profesor në Kolegjin
e
Drejtësisë së Universitetit
Shtetëror të
Xhorxhias;
Znj. Marlene Arnold Nicholson, Profesore në
Kolegjin e Drejtësisë DePaul;
Znj. Claire Sylvia, Këshilltare Ligjore
e
Senatit Amerikan;
Z. John Kelley, Koordinator i ABA/CEELI;
Z. Robert Pulver, Specialist Ligjor i
ABA/CEELI.
CEELI ka punuar me anëtarë të komunitetit ligjor
shqiptar që në vitin 1991, për të ndihmuar në
ndërtimin
e demokracisë dhe në lehtësimin e tranzicionit drejt
një
sistemi demokratik. Projekti CEELI, i krijuar nga
Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim
Ndërkombëtar (USAID), u ofron ekspertizë ligjore
amerikane dhe evropiano-perëndimore vendeve që
janë në procesin e modifikimit ose të ristrukturimit
të
ligjeve ose sistemeve të tyre ligjore. CEELI punon
kryesisht në njëzetenjë vende të Evropës Qëndrore
dhe
Lindore. Juristë amerikanë punojnë vullnetarisht
si
rezidentë Koordinatorët e CEELI' për një
periudhë
një ose dy vjeçare në secilin prej këtyre vendeve.
Puna
e CEELI-t në Shqipëri ka përfshirë: botimin dhe
shpërndarjen e ligjeve shqiptare të kodit civil, kodit të
procedurës civile, kodit penal, kodit të procedurës
penale, dhe shumë materiale të tjera ligjore të
nevojshme në gjithë Shqipërinë; ka punuar me juristët
shqiptarë si bashkmësues në kurset ekzistuese të
së
drejtës tregëtare dhe të çështjeve të
tjera; ka ndihmuar
në krijimin dhe funksionimin e një klinike të ndihmës
ligjore pa pagesë për gratë shqiptare të varfra;
ka
ndihmuar Shoqatën e Gjyqtarëve Shqiptarë në marrjen
e iniciativës për botimin e revistës akademike
Jurisprudenca Shqiptare'; ka ndihmuar në formimin
dhe zhvillimin e Shkollës Shqiptare të Magjistraturës;
ka ndihmuar Dhomën Kombëtare Shqiptare të
Avokatëve në hartimin dhe botimin e një statuti për
organizatën e tyre dhe të një kodi etik për avokatët;
ka
ndihmuar juristët shqiptarë në hartimin e një
Broshure
mbi të Drejtat e Grave' për të informuar gratë
jo -
profesioniste shqiptare mbi të drejtat e tyre ligjore; ka
ndihmuar gjithashtu në krijimin dhe/ose zhvillimin e
ligjeve të ndryshme të lidhura me shoqatat jo -
fitimprurëse shqiptare. CEELI punon shpesh si partner
me Këshillin e Evropës, GTZ dhe organizata të tjera
shqiptare dhe evropiane, që janë të interesuara për
reformën demokratike.
Informacion për kontaktim:
ABA CEELI
Rr. "Ismail Qemali," P. 34, Ap. 2
Tiranë, Shqipëri
Tel..: 355-42-34624
Fax: 355-42-33197
E-mail: [email protected]
Koordinator: John Kelley
Specialist Ligjor: Robert Pulver
ABA CEELI
740 15th St., N.W., 8th Floor
Washington, D.C. 20005-1009
Tel: (202) 662-1950
Fax: (202) 662-1597
E-mail: [email protected]
Country Director: Lisa Dickieson, Esq.
Http://www.abanet.org/ceeli
Programi i Rrjetit të Demokracisë (DemNet) Përqëndrohet tek OJQ-të
nga Lisa Davis, Drejtore Projekti
Me iniciativën e Ministrit Imami dhe të
QAKAPP-it, Programi i Rrjetit të
Demokracisë për Shqipërinë (Dem Net) do
të organizojë një Forum të OJQ-e shqiptare në
Tiranë,
Grupe Diskutimi për =80ështje të Përcaktuara, dhe
një
Grup Diskutimi Rajonal mbi problemin e Pushtetit
Legjislativ. Duke qenë se të gjithë partnerët
e DemNet
janë OJQ-të e orientuara në politikën publike,
të
angazhuara në kërkimin, hartimin, dhe marrjen në
mbrojtje të politikave dhe ligjeve, forumi i organizuar
nga ORT-ja do t'i sigurojë organizatave të financuara
prej saj dhe OJQ-ve të tjera, mundësinë për të
identifikuar dhe diskutuar formimin e një strukture
ligjore të përdorshme nga OJQ-të si dhe nga publiku
i
gjerë. ORT-ja është në etapën e planifikimit
të
Forumit të OJQ-ve, i cili do të mbahet në mes të
Dhjetorit ose fillim të Janarit në Tiranë, dhe që
do të
ndiqet nga Grupet e Diskutimit për =80ështje të Caktuara
në Shkurt-Mars, dhe një Grup Diskutimi Rajonal në
Mars-Prill 1998.
DemNet, një projekt i krijuar nga USAID, është e
ideuar për forcimin e komunitetit të OJQ-e të
orientuara në politikën publike në katër sektorë
parësorë: demokracia, zhvillimi ekonomik, mjedisi dhe
rrjeti i sigurimit shoqëror. Programi i siguron OJQ-ve
shqiptare asistencë teknike, trainime, dhe grante për
aktivitetet e tyre në fushën e sensibilizimit të opinionit
dhe të politikës publike.
Mbështetje për Pjesmarrjen e OJQ-ve në Procesin e
Hartimit dhe të Miratimit të Kushtetutës
Përgjithësisht, programi DemNet siguron asistencë
teknike dhe fonde për mbështetjen e aktiviteteve të
OJQ-ve në fushat e mëposhtme:
Sondazhe të Opinionit Publik dhe Pyetsorë
Programi DemNet po punon tani me 35 OJQ për një
pyetësor kërkimor në shkallë kombëtare, i
ngritur mbi
një trainim kërkues të mëparshëm në vitin
1996.
Pyetsori administrohet në nivel lokal dhe mbledh të
dhëna të rëndësishme mbi faktorët ekonomikë,
politikë
dhe socialë të krizës së fundit dhe zgjidhjet e
mundshme dhe teston gjithashtu opinionin publik dhe
njohuritë mbi mardhëniet shtet-qytetar. Në Nëntor
1997 do të përfundojë administrimi i pyetësorit,
ndërsa
analiza e të dhënave dhe raporti do të përfundohen
në
Janar 1998. OJQ-të do t'i përdorin rezultatet e
kërkimit për të përcaktuar projektet e sensibilizimit
të
opinionit dhe të dhënies së shërbimeve, dhe për
të
mbështetur politikën e rekomandimeve për qeverinë.
Rezultatet e punës kërkimore do të jenë të
disponueshme nga kushdo që do të jetë i interesuar për
to.
Programi DemNet është duke i siguruar asistencë të
vazhdueshme teknike njërës prej shoqatave që
mbështeten me financime prej tij, asaj për Kulturë
Demokratike, për përcaktimin dhe administrimin e
sondazheve të opinionit publik në lidhje me procesin
e hartimit dhe miratimit të kushtetutës.
Sensibilizimi i Opinionit
Programi DemNet është duke i siguruar asistencë të
vazhdueshme teknike, shoqatës së mbështetur prej tij,
Shoqatës për Kulturë Demokratike, për përcaktimin
dhe prodhimin e katër-pesë programeve televizive
kombëtare mbi problemin e kushtetutës. ORT-ja do të
ndihmojë Shoqatën në formimin dhe përdorimin e
grupeve të punës në planifikimin e çdo debati,
si dhe
ofron ndihmë në përgatitjen e mediatorëve për
debatet.
ORT-ja do ta mbështesë gjithashtu Shoqatën në
mbajtjen e diskutimeve të mëpasshme në grupe në
nivel rrethesh, për të analizuar debatet. Së fundi,
duke
u bazuar në rezultatet e sondazhit të parë publik,
Shoqata në bashkëpunim me programin DemNet do të
organizojë një mbledhje mbi planet dhe strategjitë e
OJQ-ve, për të diskutuar vazhdimësinë e sensibilizimit
të opinionit, si dhe formulimin dhe hartimin e çështjeve
dhe të punës së OJQ-ve për marrjen në mbrojtje
të
politikave. Programi DemNet do të ofrojë fonde
për
të mbështetur vazhdimësinë e aktiviteteve të
OJQ-ve.
Programi DemNet i ka dhënë një fond të vogël
Kërkuesve të Rinj të Shkencave Shoqërore në
Shkodër,
për të sponsorizuar një seri prej gjashtë debatesh
formale, në të cilat do të marrin pjesë studentë
dhe
profesorë të shkencave shoqërore (drejtësisë,
historisë,
letërsisë, dhe filozofisë), drejtues të OJQ-ve,
gazetarë,
dhe juristë e sociologë. Debatet do të përqëndrohen
në
gjashtë çështje të rëndësishme që
i përkasin
demokracisë dhe përgjegjësive të qytetarëve
dhe të
qeverisë. Për të arritur një audiencë
sa më të gjerë,
OJQ-të do të kërkojnë t'i pasqyrojnë
këto aktivitete në
televizionin lokal dhe nëpër gazeta.
Identifikimi i Cështjeve, Diskutimi,
Hartimi,
dhe Marrja në Mbrojtje e Politikave
Programi DemNet po mbështet Komitetin Shqiptar të
Helsinkit në punën e tij për të drejtat e njeriut,
nëpërmjet dhënies së fondeve, asistencës teknike
dhe
trainimit. Kohët e fundit, Komiteti i Helsinkit ka
organizuar dy diskutime në tryeza të rrumbullakta: një
mbi mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, dhe një
tjetër mbi çështje të rëndësishme të
kushtetutës. Me
ndihmën e fondeve të dhëna nga ORT-ja, Komiteti i
Helsinkit ka botuar gjithashtu dy periodikë, njëri i
përdyjavshëm Faxletter' dhe një Human Rights
Newsletter' mujor, i cili dokumenton shqetësimet
lokale lidhur me të drejtat e njeriut dhe padrejtësitë
proceduriale, si dhe diskutime mbi mbrojtje të
rëndësishme nën kuadrin e ligjit vendas dhe
ndërkombëtar.
Siç u tha më lart, programi DemNet do të ndihmojë
Shoqatën për Kulturë Demokratike në ideimin e
sondazheve të opinionit publik dhe në drejtimin e një
mbledhje mbi planet dhe strategjitë e OJQ-ve për të
diskutuar rezultatet e dala nga sondazhi i parë i
Shoqatës. Mbledhja mbi planet dhe strategjitë e OJQ-ve
do të=
zhvillohet në Dhjetor ose Janar. OJQ-të e
interesuara do të ndihmohen nga ORT-ja në hartimin
e rekomandimeve për procesin e hartimit të
kushtetutës.
Informacion për kontaktim:
ORT Albania Democracy Network Program
Rr. Vaso Pasha # 4
Tiranë, Shqipëri
Tel./Fax: 355-42-235-64
E-mail: [email protected]
Drejtoresha e Programit: Lisa Davis
ORT International Cooperation
2025 I St., N.W., Suite 320
Washington, D.C. 20006
Tel: (202) 293-2560
Fax: (202) 293-2577
US Director: Celeste Scheib Angus
Kontributi i GTZ-së për Reformën Kushtetuese
nga Dr. Michael Blecher, Drejtor Projekti, Instituti Icon
Pas krizës së vitit 1997, shoqëria shqiptare u
përball me dy detyra të vështira:
Të rivendosë dhe të legjitimojë
autoritetin
politik; dhe
Të integrojë anëtarët
e saj nga pikpamja
shoqërore.
Me fjalë të tjera, shoqëria shqiptare duhet t'i
përgjigjet këtyre pyetjeve:
Si të vendosë një rregull politik
demokratik e
të qëndrueshëm; dhe
Si të kanalizojë konfliktet politike
dhe
shoqërore, që janë sidoqoftë
të paevitueshme.
Proçedura e hartimit të një kushtetute të re shqiptare
është rasti' për të gjitha forcat politike
dhe shoqërore
në Shqipëri për t'i shtruar këto probleme, të
cilat do të
përcaktojnë qëndrueshmërinë politike dhe shoqërore
të
Shqipërisë, dhe, së fundi, por që nuk është
më pak e
rëndësishme, përparimin e saj ekonomik në një
kontekst demokratik evropian dhe ndërkombëtar. Nuk
mund të pritet që vendosja e kushtetutës të përcaktojë
një strukturë të përjetshme' të shoqërisë,
pasi
kushtetutat dhe zbatimet e tyre ndryshojnë vazhdimisht
së bashku me kushtet ekonomike e shoqërore--megjithë
përpjekjet e njëkohshme për të ruajtur disa
garanci'.
Sidoqoftë, kushtetutat përcaktojnë programin e
ekzistencës' së një shoqërie dhe çelin hapësirën
publike
në të cilën mund të zërë vend procesi
shoqëror i
fermentimit'.
Duke dëshiruar të nënvizojë rëndësinë
e këtij procesi,
Pjesa e Reformës Ligjore e Projektit të Qeverisë
Gjermane mbi Legjislacionin Ekonomik në Shqipëri'
(GTZ), do të mbështesë Programin e Reformës
Kushtetuese të qeverisë shqiptare, në arritjen e qëllimit
të sigurimit të një pjesmarrje të gjerë të
të gjithë
aktorëve shoqërorë në ristrukturimin e rregullit
social-politik të=
vendit.
Në mënyrë specifike GTZ-ja ka për qëllim:
1. Të ndihmojë QAKAPP në përpjekjet e tij
për të
përcaktuar objektivat dhe koordinuar procesin e
hartimit të kushtetutës dhe të pjesmarrjes së publikut,
duke përfshirë ndihmën e organizatave të ndryshme
të
huaja. Në këtë kuadër, GTZ ja po financon
njërin nga
ekspertët shqiptarë të Qendrës si dhe bashkëfinancon
disa nga botimet dhe seminaret e planifikuara. Përveç
kësaj, zyra e GTZ-së do të ndihmojë në organizimin
e
disa prej këtyre seminareve nëpërmjet një mbështetje
të kufizuar administrative.
2. Të ndihmojë ato grupe të përfshira në
procesin
teknik të hartimit, nëpërmjet koordinimit të QAKAPP-it,
me anë t=
ë ekspertizës së siguruar nga një ekspert i
mirënjohur gjerman, Dr. Gunter Frankenberg, i cili
është profesor i së Drejtës Kushtetuese dhe së
Drejtës
Publike në Universitetin e Drejtësisë në Frankfurt.
Profesor Frankenberg ka punuar më shumë se 20 vjet
mbi çështje të ndryshme që i përkasin organizimit
kushtetues në shoqëritë moderne, dhe e ka
dokumentuar këtë punë në shumë botime krahasuese
të
lidhura me këtë problem. Ai është i njohur
mirë me
sistemin ligjor dhe shoqëror shqiptar, pasi është
përfshirë në hartimin e Kodit të ri Shqiptar të
Procedurës Administrative gjatë dy viteve të fundit.
Me kërkesën e ekspertëve shqiptarë të Ministrisë
së
Reformës Legjislative, Profesor Frankenberg do të
kontribuojë në mënyrë specifike në konceptimin
e
materialeve, ku përfshihen edhe ato teknike, të
përgatitura nga QAKAPP-i për shpërndarje publike.
Gjithashtu, ai do të marrë pjesë në konferencat
e
lidhuara me këto probleme, do të komentojë projekt-propozimet,
dhe, n=
ë rast se do t'i kërkohet, do të
përfshihet direkt në procesin e hartimit.
3. Projekti i Reformës Ligjore të GTZ-së do t'i
sugjerojë projektit të GTZ-së për Zhvillimin e
stacioneve radio-televizive lokale në Shqipëri, të
ndihmojë në nxitjen e informimit publik dhe të
diskutimeve të lidhura me çështje të ndryshme
ligjore
dhe kushtetuese të përfshira në këtë
proces.
4. Në zgjerimin dhe realizimin e procesit të reformës
kushtetuese, në bashkëpunim me donatorët e tjerë,
GTZ-ja do të ndihmojë në të gjithë procesin
e
reformave kushtetuese, duke u përqëndruar në:
Reformën e organizimit të gjykatave
Reformën e proçedurës së
gjykatave
administrative
Reformën e pushtetit lokal dhe administratës
Reformën e shërbimit civil
Reformën e medias dhe shtypit
Informacion për kontaktim:
GTZ Economic Legislation Project in Albania
Ministria e Financave
Tiranë, Shqipëri
Tel..: 355-42-30414
Fax: 355-42-30417
E-mail: [email protected]
Drejtor i Projektit: Dr. Michael Blecher
Dr.Guenter Frankenberg
Frankfurt University
Frankfurt, Germany
Tel: 49-69-798-22991
Fax: 49-69-798-28383
E-mail: [email protected]
QAKAPP-i Përgatit Listën Fillestare të Çështjeve
Për të siguruar një bazë fillestare për
planifikimin dhe diskutimin, QAKAPP-i
kërkoi të mbledhë kontribute nga shumë
profesionistë, shqiptarë dhe të huaj, për të
zhvilluar një
listë bazë të çështjeve të mundshme.
Kopje të kësaj
liste çështjesh janë të disponueshme si në
anglisht edhe
në shqip. Kjo listë çështjesh nuk është
përfundimtare,
por më tepër një përpjekje për të lehtësuar
diskutimet
kushtetuese. Ndërsa shumë nga këto çështje
janë
parashtruar në Dispozitat Kryesore Kushtetuese të
Shqipërisë, të tjerat nuk janë parashtruar.
Për
rrjedhojë, jo të gjitha çështjet e përfshira
në këtë listë
janë domosdoshmërisht të natyrës kushtetuese.
Sidoqoftë, të gjitha këto çështje janë
paraqitur në
kontekstin e procesit të hartimit të kushtetutës
shqiptare. QAKAPP-i mirëpret të gjitha komentet mbi
këto çështje, si dhe sugjerime për çështje
të tjera që
mund t'i shtohen listës.
Në këtë drejtim, QAKAPP-i po kërkon përgjithësisht
kontribute për materiale konceptuese' dhe materiale
teknike' që do të lehtësojnë diskutimin e këtyre
çështjeve. Materialet konceptuese duhet të jenë
të
shkurtra (2-5 faqe të shtypura) dhe t'i drejtohen
publikut të gjerë shqiptar. Materialet teknike duhet
të
jenë diskutime ligjore të detajuara për çështje
të
ndryshme, dhe t'i drejohen hartuesve të kushtetutës.
Ndërsa mirëpret të gjitha materialet e përgatitura,
QAKAPP-i nuk mund të garantojë publikimin dhe/ose
shpërndarjen e materialeve konceptuese të veçanta,
dhe
QAKAPP-i rezervon të drejtën e redaktimit si për
formatin ashtu edhe për përmbajtjen e të gjitha
materialeve të përgatitura për publikim dhe
shpërndarje.
Megjithëse janë të mirëpritura materialet e përgatitura
mbi të gjitha problemet, komuniteti ligjor vendas ka
shprehur interes në disa çështje. Këto
janë si më
poshtë vijon:
Pushteti Gjyqësor dhe Roli i Prokurorit
të
Përgjithshëm
Përzgjedhja, Emërimi, dhe Disiplinimi
i
Gjyqtarëve
Legjislativ Njëdhomësh v. Dydhomësh
dhe
Marrëdhëniet e Legjislativit me
Pushtetin
Lokal dhe me Degë të Tjera të
Qeverisë
Sistemi i Qeverisjes: Presidencial,
Gjysmëpresidencial, ose Parlamentar
Organizmat dhe Procesi i Shqyrtimit të
Kushtetueshmërisë
Roli i Traktateve dhe Normave
Ndërkombëtare për të Drejtat
e Njeriut
Dallimi midis të Drejtave dhe Lirive
Politike
dhe Ekonomike
Sigurimi i Mbrojtjes së të Drejtave
Themelore
të Njeriut
QAKAPP-i po kërkon për të marrë angazhime
të tjera,
veçanërisht të lidhura me problemet më me interes
të
çështjeve të pushtetit ekzekutiv dhe lokal.
Formati i sugjeruar për materialet konceptuese
Materiali konceptues duhet të formulohet me terma të
thjeshta, kështu që qytetari i zakonshëm të mund
të
përqëndrohet në zbatimin e përgjithshëm të
çështjes
dhe nuk duhet të ketë asnjë referencë politike
apo
kulturore që të mund ta tërheqë apo ta paragjykojë
lexuesin. Për rrjedhojë QAKAPP-i kërkon që
të gjitha
materialet konceptuese të përmbajnë:
Një paraqitje e shkurtër (përgjithësisht
një
paragraf) ku të përshkruhet çështja
dhe
historiku i saj dhe/ose rëndësia
ndërkombëtare për t'u përfshirë
në një
kushtetutë.
Një shembull të shkurtër që
t'i shpjegojë
qytetarit të zakonshëm me terma
jo-teknike, si
dhe pse kjo çështje është
e rëndësishme.
Një diskutim i përgjithshëm
i çështjes, duke
analizuar sa më gjerësisht mundësitë
e
ndryshme që mund të zbatohen në
çështjen
përkatëse dhe pasojat e secilës.
Plan Strategjik i Ministrisë, IDK Amerikan dhe QAKAPP-it
Me kërkesën e Ministrit Imami, Instituti
Demokratik Kombëtar (NDI), organizoi
në 10 - 11 nëntor 1997 në Ministrinë e
Reformës Legjislative, një sesion planifikimi
strategjik. Ky sesion u drejtua nga ekspertja e NDI-t,
Lynn Hunter, ish-parlamentare kanadeze, me
eksperiencë në fushatat kushtetuese dhe referendumet.
Qëllimi i këtij sesioni ishte të ndihmohej Ministria
dhe
stafi i QAKAPP-it në zhvillimin e një strategjie për
inkurajimin e pjesmarrjes së publikut në procesin e
hartimit të kushtetutës dhe në koordinimin e
komunikimit. Pas dy ditësh produktive, Ministria dhe
QAKAPP-i zhvilluan një plan bazë për të ndihmuar
pjesmarrjen e publikut dhe për të koordinuar
komunikimin. Mbledhja u mbyll me një plan për
takime të mëtejshme për të përcaktuar detajet
shtesë.
Projekti i NDI-it në Shqipëri është krijuar nga
USAID.
NDI është një institut që siguron asistencë
teknike me
eksperiencë të gjerë në fushat e trainimit praktik
në
pjesmarrjen e publikut në jetën demokratike, në
mbështetjen e zhvillimit profesional të legjislaturave,
në inkurajimin e pjesmarrjes së gjerë të publikut
në
procesin legjislativ, dhe në nxitjen e parimeve të
transparencës dhe besueshmërisë në programin
shtetëror kombëtar.
Informacion për kontaktim:
National Democratic Insitute
Rr. "Myslym Shyri" P. 23, Shk. 1, Ap. 4
=
Tiranë, Shqipëri
Tel./Fax: 355-42-28779
E-mail: [email protected]
Drejtore e Projektit: Erin Saberi
National Democratic Institute
1717 Massachusetts Ave., N.W., 5th Floor
Washington, D.C. 20036
Tel: (202) 328-3166
Fax: 202-939-3166
E-mail: [email protected]
Http://www.ndi.org
QAKAPP-i Organizon një Konkurs në Fakultetin e Drejtësisë
Për të stimuluar diskutimet ndërmjet studentëve,
QAKAPP-i organizoi një konkurs në
Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit të
Tiranës. QAKKAP-i është i vetëdijshëm
se studentët
e drejtësisë mund të kontriboujnë në këtë
proces, dhe
përfshirja e tyre do të luajë një rol të rëndësishëm
në
edukimin e tyre profesional, duke i përgatitur ata për të
mbrojtur dhe shpjeguar parimet kushtetuese në të
ardhmen.
Në ndihmë të këtij objektivi QAKAPP ndërmorri
iniciativën për Konkursin për Punimin më
të Mirë'.
Konkursi është i hapur për të gjithë studentët
e
drejtësisë që kanë përfunduar vitin e parë.
Studentët
do të zgjedhin një nga çështjet e mundshme të
identifikuara që i përkasin kushtetutës (të diskutuara
në artikullin e mësipërm) dhe do të bëjnë
një punim.
Data e fundit e dorëzimit të këtyre materialeve është
25 nëntor 1997.
Pas këtij afati, punimet do të shqyrtohen nga anëtarë
të
Stafit Teknik dhe atij të QAKAPP-it. Punimet më të
mira do të marrin çmime. Do të ketë dy
lloj çmimesh.
Së pari, punimet më të mira do t'i paraqiten
Komisionit të Kushtetutës së Parlamentit dhe Stafit
të
tij Teknik, pas të cilit do të përfshihen në një
botim që
do të dokumentojë procesin e hartimit të kushtetutës.
Së dyti, autorët e punimit më të mirë do të
marrin
çmime shtesë, gjatë një ceremonie, koha e së
cilës do
të përcaktohet më vonë.
Anëtarët e stafit të QAKAPP-it, kanë hasur në
entuziazmin e studentëve të drejtësisë gjatë
shpërndarjes së listave të çështjeve.
QAKAPP-i do t'i
shpallë fituesit në numrin e ardhshëm të Koordinatorit
Kushtetues.
Shënim për Donatorët
Megjithëse përgjigjet e donatorëve kanë qenë
pozitive, mbetet ende një nevojë e madhe
për ndihma të tjera. QAKAPP-i duhet të
marrë ende angazhime nga donatorët për të mbuluar
nevojat që ka. Në këtë drejtim, duhet theksuar
se
QAKAPP-i nuk ka një buxhet të pavarur për t'u
angazhuar në aktivitete thelbësore dhe kjo përfshirje
e
donatorëve do të mbetet një element esencial në
të
gjithë procesin e hartimin të kushtetutës. Stafi
i
QAKAPP-it është gjithnjë i gatshëm për të
ndihmuar
donatorët në zhvillimin e planeve për të marrë
pjesë në
këtë përpjekje vendimtare. Të gjithë
donatorët mund
të kontaktojnë me zyrën e QAKAPP-it, për të
përcaktuar një takim në lidhje me planet e tyre, nga
e
hëna deri të premten, në orarin 9 - 18.00.
QAKAPP-i bën Thirrje për Dhënien e Informacionit për Kontaktim
Për të siguruar përfshirjen në iniciativat e
ardhshme të QAKAPP-it, ajo i kërkon të gjithë
personave të interesuar të japin emrin e tyre,
organizatën me të cilën janë të lidhur, adresën,
numrat
e telefonit dhe të fax-it, dhe adresën e e-mail -it, sa më
shpejt që të jetë e mundur. QAKAPP-i do të
mbajë një
sistem të dhënash publike për të gjithë personat
e
interesuar, me qëllim lehtësimin e shtrirjes dhe të
koordinimit të pjesmarrjes së publikut.
-----------------------------------------------------------------------
Administrative Center for Coordination of Assistance and Public Participation
ACCAPP is an independent entity, formed at the request of the Government
of
Albania and sponsored by the Organization for Security and Cooperation
in
Europe. Its mission is to coordinate assistance and public participation
in
the drafting of a constitution for the Republic of Albania.
Staff:
Ardita Abdiu, Coordinator
Erinda Ballanca, Coordinator
Scott Carlson, Coordinator and OSCE Project Manager
Shkelzen Zeneli, OSCE Project Officer
Elda Gorenca, OSCE Project Officer
Contact Information:
accapp/qakapp
OSCE Presence
Rr. "Donika Kastrioti" Vila 6
Tirane, Albania
355-42-40672 (v)
355-42-40673 (f)