
Forumi
mbi Ekzekutivin i Organizuar nga QAKAPP
Mbledhja
e Gjashtë e Komisionit Kushtetues
Mbledhja
e Shtatë e Komisionit Kushtetues
Mbledhja
e Tetë e Komisionit Kushtetues
Mbledhja
e Nëntë e Komisionit Kushtetues
USAID
Mbështet Treinimin për Kushtetutën
Konkursi
në Fakultetin e Drejtësisë
Diskutimet
e Përqëndruara në Grupe të ORT
Vatikani
Sugjeron një Formulim
Grupet
e Opozitës Shpallin Shqetësimet e tyre
Aktivitetet
e Ardhshme
_________________________________________________
accapp/qakapp OSCE Presence Rr.
"Donika Kastrioti" Vila 6
Tiranë, Albania
355-42-40672 (v) 355-42-40673 (f)
[email protected]
Më 12 Mars 1998, QAKAPP organizoi forumin e
katërt të OJQ-ve për Kushtetutën. Forumi
- i
përqëndruar tek ekzekutivi - vazhdoi fazën e
pjesëmarrjes së publikut në procesin e hartimit të
kushtetutës dhe edukimit të publikut. Gjatë forumit,
qytetarë dhe grupe qytetarësh shqiptarë identifikuan
çështje mbi pushtetin ekzekutiv të cilat sipas tyre
duhet të përfshihen në Kushtetutën e re të
Shqipërisë.
Në Forum morrën pjesë më shumë se dyzetë
përfaqësues të OJQ-ve. Forumi filloi me një seancë
të
shkurter referimesh prej ekspertëve shqiptarë,
Theodhori Sollaku dhe Genti Ibrahimi. Referimet e
ekspertëve ishin në mbështetje të çështjeve
që do të
diskutoheshin. Më pas u organizua procesi i
"brainstorming" i drejtuar nga lehtësues shqiptarë dhe
të huaj. Pjesëmarrësit u inkurajuan të ngrinin
lirisht
çështje që ata ndjenin se ishin të rëndësishme
për
kushtetutën. Pasi u diskutuan çështjet e ngritura
u
kalua në procesin e votimit për të identifikuar çështjet
më të rendësishme. Çështjet më
të rëndësishme për
çdo grup u paraqitën më pas në sesionin plenar
prej
raportuesve të çdo grupi.
Pas forumit QAKAPP kombinoi rezultatet për secilin
prej katër grupeve në një listë të vetme çështjesh
të
cilën do t'ia paraqesë Komisionit Kushtetues të
Parlamentit. Këto çështje mendohet të debatohen
në
Diskutimin e Përqëndruar në Grupe, workshope, dhe
aktivitetet e shtypit; përfundimisht do t'u paraqiten
edhe hartuesve të Kushtetutës.
Më poshtë do të gjeni rezultatet e forumit. Ndonëse
shumë pjesëmarrës paraqitën edhe qëndrimet
e tyre
mbi zgjidhjet e mundshme për çdo çështje, qëllimi
i
forumit ishte të identifikonte çështjet dhe jo t'i
zgjidhte ato.
Zgjedhja e Presidentit
Shumë nga diskutantët në Forum e zgjodhën këtë
çështje si një nga çështjet e rëndësishme.
Gjatë
diskutimit u ngritën probleme dhe shqetësime si;
mënyra e votimit për Presidentin; procedura e
shkarkimit; mosha; anëtarësia në parti politike; dhe
marrëdhënia e tij me partitë politike në përgjithësi.
Shumë prej tyre ishin të mendimit që nga momenti i
zgjedhjes në postin e Presidentit, personi duhet të
ndërpresë funksionet partiake dhe të distancohet nga
partitë politike.
Funksionet dhe Kompetencat e Presidentit
Kjo çështje u diskutua gjërësisht pothuajse nga
të
gjithë pjesëmarrësit në Forum. Ata diskutuan
për
probleme të tilla; si papajtueshmëria e funksionit të
Presidentit me funksione të tjera; heqja e Presidentit;
marrëdhëniet e tij me pushtetet e tjera; kompetencat
ekzekutive të Presidentit--në emërimin e kuadrit të
lartë ushtarak, kompetencat mbi forcat e armatosura,
raporti i kompetencave të Presidentit me ato të
Kryeministrit; kompetencat e vetos etj. Një nga
çështjet e rëndësishme për pjesëmarrësit
ishte edhe
përcaktimi i rasteve dhe i ushtrimit të kompetencave të
emergjencës nga Presidenti. Gjithashtu pjesëmarrësit
diskutuan gjërësisht edhe për rolin dhe kompetencat
e
Presidentit në lidhje me çështjet e sigurisë
kombëtare
dhe të shërbimit sekret.
Zgjedhja e një Sistemi Qeverisës
U morrën në konsideratë zgjedhja midis sistemeve
Parlamentar, Gjysëm-Presidencial, Presidencial ose
Monarkik. Disa prej pjesëmarrësve sugjeruan që
një
çështje e tillë duhet të jetë një nga
çështjet e
referendumit për kushtetutën.
Roli i Ekzekutivit në Kohë Krizash Qeveritare:
Mekanizma për një Kalim Paqësor
Pjesëmarrësit identifikuan si të rëndësishme
edhe
përcaktimin e procedurave që duhet të ndiqen në
rastet
e krizave qeveritare. Dispozitat kushtetuese duhet të
ndihmojnë në arritjen e një kalimi paqësor të
pushtetit
duke shmangur konflikte që mund të jenë në dëm
të
shtetit dhe të mirëqënies së shoqërisë
në përgjithësi.
Ushtrimi i së Drejtës Ligjvënëse nga Ekzekutivi
Për këtë çështje, diskutantë në
Forum, u shprehën se
Kabinetit i duhet njohur e drejta ligjvënëse, por kjo
vetëm në ato raste kur legjislativi nuk është në
gjëndje
t'a bëjë një gjë të tillë dhe kur kjo
është një
domosdoshmëri për rrethanat përkatëse.
Struktura, Funksioni, Roli dhe Kompetencat e
Këshillit të Ministrave
Shumë nga pjesëmarrësit diskutuan për problemin
në
fjalë si një nga më të rëndësishmit për
çështjet e
Ekzekutivit. Brenda kësaj kornize ata diskutuan për
përbërjen e Kabinetit dhe kriteret politike për
emërimin e anëtarëve të tij si dhe të administratës
shtetërore në përgjithësi. Gjithashtu ata
përmendën
edhe rishikimin e marrëdhënieve që Kabineti duhet të
ketë me publikun dhe me organizatat jo-qeveritare në
veçanti. E rëndësishme për ata ishte edhe
raporti që
duhet të ketë midis konfidencialitetit të Kabinetit
me
Interesin Publik. Disa nga pjesëmarrësit diskutuan
edhe për nevojën e një strukture të caktuar të
Kabinetit
qeveritar me dispozita të kushtetutës.
Zgjedhja dhe Kompetencat e Funksionit të
Kryeministrit
Pjesëmarrësit ishin të shqetësuar mbi mënyrën
dhe
procedurën e zgjedhjes së Kryeministrit. Gjithashtu,
ata diskutuan edhe për raportin që kompetencat e këtij
funksionari (Kryeministrit) duhet të kenë me ato të
Presidentit të vendit. Disa prej tyre theksuan që në
mënyrë të veçantë këto kompetenca duhet
të
rregullohen për kushtet e gjëndjes së jashtëzakonshme.
Raporti i Qeverisë Qëndrore me Pushtetin Lokal
Diskutantët ngritën probleme të ndryshme në lidhje
me
këtë çështje por ranë dakort për nevojën
e forcimit të
kompetencave të pushtetit lokal. Në mënyrë
të
veçantë pjesëmarrësit theksuan që autoritetet
lokale
duhet që të kenë kompetenca mbi tatimet.
Marrëdhëniet Midis Funksionarëve Politikë dhe
Atyre të Shërbimit Civil
Në këtë kuadër, diskutantët ngritën shqetësimin
e tyre
mbi nevojën e përmirësimit të legjislacionit ekzistues
me synim qartësimin e kësaj marrëdhënie.
Nëpunësit
shqiptar --theksuan shumica prej diskutantëve--duhet
të jenë të mbrojtur në kryerjen e detyrave të
tyre. Një
përkufizim më i qartë i përgjegjësive të
ministrave dhe
nëpunësve civil është i nevojshëm. Brenda
kësaj
çështje pjesëmarrësit diskutuan rreth përkatësisë
politike dhe anëtarësisë në Kabinet. Ata
gjithashtu
ngritën edhe çështjen e kritereve profesionale të
kualifikimit që duhet të zbatohen dhe se çfarë
lloj
imuniteti duhet ose nuk duhet të zbatohet për veprimet
e marra.
Mbledhja e Gjashtë e Komisionit Kushtetues
Më 25 Shkurt 1998, Komisioni Kushtetues i
Parlamentit Shqiptar pati mbledhjen e tij të
gjashtë. Takimi kishte këto çështje në
rendin e ditës:
Diskutimi i projektit të listës së
çështjeve
kushtetuese kryesore të përgatitur
prej Stafit
Teknik. (Sipas Rregullores së Brendshme
të
Komisionit Kushtetues këto çështje
do të jenë
objekt i një votimi special);
Shqyrtimi dhe miratimi i anëtarëve
të rinj të
Stafit Teknik; dhe
përgatitja e një kalendari dhe plani
për
regjistrimin televiziv dhe në kaseta
audiofonike të mbledhjeve të Komisionit.
Komisioni dëgjoi gjithashtu:
Prof. Dr. Jur. George Brunner prej Institutit
të
Drejtësisë së Universitetit
të Këlnit i cili
diskutoi mbi çështje dhe procesin
kushtetues.
Z. Brunner u ofroi gjithashtu parlamentarëve
ndihmën e tij mbi çështje
të procesit të
hartimit të kushtetutës gjatë
qëndrimi të të tij
në Shqipëri.;
ORT Rrjeti për Demokraci mbi rezultatet
dhe
çështjet që ishin ngritur
në Forumin e dytë të
OJQ-ve, në të cilin ishin trajtuar
çështje të
legjislativit. Ky raport u paraqit nga
Përfaqësuesja e Programit Juli Hoxha;
Përfaqësuesin e ABA\CEELI John Kelley
në
lidhje me programin e USAID mbi treinimin
për Kushtetutën, i planifikuar për
t'u
organizuar në Uashington, D.C.
Përveç anëtarëve të Komisionit në këtë
mbledhje morri
pjesë edhe Kryetari i Kuvendit Popullor Skënder
Gjinushi.
Mbledhja e Shtatë e Komisionit Kushtetues
Më 27 Shkurt 1998, Komisioni Kushtetues u
mblodh për të diskutuar Listën e Çështjeve
Themelore për Projekt-Kushtetutën.
Anëtarët e Stafit Teknik paraqitën secilën prej
çështjeve duke u shpjeguar secilën prej tyre anëtarëve
të komisionit. Lista e Çështjeve u miratua me
disa
ndryshime. Në fund të mbledhjes Bashkëkryetarët
Sabri Godo dhe Arben Imami i kërkuan Stafit Teknik
të përgatiste Hyrjen dhe një kapitull të parë
ku të
trajtoheshin parimet themelore si p.sh. simbolet
kombëtare etj.
Mbledhja e Tetë e Komisionit Kushtetues
Më 13 Mars 1998, Komisioni Kushtetues u
hap me një diskutim në lidhje me
pjesëmarrjen e anëtarëve të partive të
opozitës. Bashkëkryetari Godo ngriti mendimin se
dikutimi i çështjeve të rëndësishme duhej
të shtyhej
për t'i dhënë kohë anëtarëve të
opozitës, e cila u kthye
në Parlament më 21 Mars, të caktonin formalisht
përfaqësuesit e tyre në Komision. Pas diskutimesh
dhe
debatesh u pranua shtyrja e diskutimit të çështjeve
të
rëndësishme. Më pas, përfaqësuesi i
ABA\CEELI
parashtroi shkurtimisht rezultatet e treinimit të
USAID. Në takim ishin të pranishëm me statusin
e
dëgjuesit edhe përfaqësues të komuniteteve më
të
mëdha fetare.
Mbledhja e Nëntë e Komisionit Kushtetues
Më 18 Mars 1998, Komisioni Kushtetues i
Parlamentit Shqiptar mbajti takimin e tij të
nëntë. Ky takimin kishte këtë rend dite:
Shqyrtimi dhe diskutimi i Hyrjes dhe
Kapitullit të Parë, të paraqitura
nga stafi
teknik;
Shpërndarja e projektit të Kapitullit
të Dytë i
cili trajton të Drejtat e Njeriut, i
paraqitur nga
stafi teknik;
Shpëndarja dhe diskutimi i një neni
mbi lirinë
e shprehjes të hartuar nga organizatat
Artikulli
19 dhe Grupi Shqiptar për të Drejtat
e Njeriut.
Edhe në këtë mbledhje ishin të pranishëm përfaqësues
të grupeve më të mëdha fetare. Si reagim
ndaj
pjesëmarrjes së përfaqësuesit të Fesë
Ortodokse,
Anëtari i Komisionit dhe përfaqësues i Partisë
së Ballit
Kombëtar, Hysen Selfo, refuzoi të hynte dhe të merrte
pjesë në mbledhjen e Komisionit.
USAID Mbështet Treinimin për Kushtetutën
Gjatë javës prej 1-7 Mars, katër anëtarë të
Komisionit Kushtetues të Parlamentit dhe dy
ekspertë kushtetues morrën pjesë në një
sesion treinimi në Washington, D.C., të sponsorizuar
nga Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim
ndërkombëtar (USAID). Pjesëmarrësit shqiptarë
ishin:
Fehmi Abdiu, Anëtar i Parlamentit (Partia Socialiste);
Anëtar i Komisionit Kushtetues dhe Kryetar i
Komisionit të Ligjeve të Parlamentit.
Zamira Çaka, Anëtare e Parlamentit (Partia Socialiste);
Anëtare e Komisionit Kushtetues.
Petrit Kalakula, Anëtar i Parlamentit (Partia
Demokratike e Djathtë); Anëtar i Komisionit
Kushtetues.
Vladimir Metani, Anëtar i Parlamentit (Partia
Socialiste); Anëtar i Komisionit Kushtetues; Anëtar i
Komisionit për Çështjet Kushtetuese dhe Pushtetin
Lokal.
Illirjan Rusmali, Ekspert Kushtetues; ish Pedagog i së
Drejtës Kushtetuse; Ish-Këshilltar Ligjor i Ish-Presidentit
Sali Berisha.
Theodhori Sollaku, Anëtar i Stafit Teknik të
Komisionit Kushtetues; Këshilltar Ligjor i
Presidentëve Rexhep Meidani dhe Sali Berisha.
Treinimi u ideua dhe organizua nga Iniciativa Ligjore
e Vendeve të Europës Qëndrore dhe Lindore, projekti
i Organizatës së Juristëve Amerikanë (ABA\ CEELI)
dhe World Learning me ndihmesën e QAKAPP, Zyrës
së OSBE për Institucione Demokratike dhe të Drejtat
e Njeriut (ODIHR), Qendra e së Drejtës Kushtetuese
Europiane dhe GTZ.
Treinimi konsistonte në një sërë diskutimesh të
përqëndruara në çështjet kryesore të
mëposhtme:
Pushteti Ekzekutiv;
Pushteti Legjislativ;
Pushteti Gjyqësor;
Pushteti Lokal;
Të Drejtat e Njeriut;
Bërja e Ndryshimeve dhe Shtesave në
Kushtetutë; dhe
Parime të Hartimit Legjislativ.
Për secilën nga këto çështje, njëri
prej anëtarëve të
Delegacionit Shqiptar hapte sesionin duke bërë një
përshkrim të shkurtër të problemeve ekzistuese
për t'u
zgjidhur në Shqipëri në atë fushë. Pas
këtij përshkrimi
një ekspert i huaj ftohej të jepte përgjigje të
përgjithshme për çështjet. Pas kësaj,
ekspertëve të
tjerë të huaj u kërkohej të diskutonin në
hollësi për sa
më lart. Anëtarët e delegacionit shqiptar mund
të
ndërhynin dhe të kërkonin sqarime mbi secilën prej
çështjeve.
Ekspertët e huaj përfaqësonin një numër të
konsiderueshëm shtetesh, duke përfshirë Gjermaninë,
Greqinë, Italinë, Poloninë dhe Shtetet e Bashkuara.
Si
rezultat i këtij grupi multinacional, Delegacioni
Shqiptar pati mundësi të merrte pjesë në një
diskutim
të detajuar të ngjashmërive dhe ndryshimeve të
sistemeve ligjore dhe instrumentave të përdorura në
demokracitë e sotme.
Në fund të programit, pjesëmarrësve iu kërkua
të
vlerësonin programin dhe vlerësimi i përgjithshëm
i
dhënë ishte tejet pozitiv. Pjesëmarrësit
shprehën
dëshirën për të vazhduar këtë lloj dialogu
intelektual
për çështje të tjera të cilat mund të
lindin gjatë procesit
kushtetues.
Informacion kontaktimi:
ABA CEELI
Rr. "Ismail Qemali", Nr.30
Tiranë, Shqipëri
Tel/Fax: 355-42-34950/346 24
E-mail: [email protected]
Liaison: John Kelley
E-mail: [email protected]
Liaison: Kim Meyer
ABA CEELI
740 15th St., N.W., 8th Floor
Washington, D.C. 20005-1009
Tel: (202) 662-1950
Fax: (202) 662-1597
E-mail: [email protected]
Drejtore për Shqipërinë: Lisa Dickieson, Esq.
http://www.abanet.org/ceeli
World Learning--Europa në Tranzicion
USAID Participant Training Program
Rr. "Ali Demi," #24, 2nd Floor
Tiranë, Shqipëri
Tel: 355-42-40305
E-mail: [email protected]
Drejtore e Projektit: Matty Thimm
Konkursi në Fakultetin e Drejtësisë
Në mbyllje të Forumit të OJQ-ve për Çështjet
e Ekzekutivit, QAKAPP shpalli fituesit e
Konkursit për Punimin më të Mirë për
Kushtetutën të organizuar në Fakultetin e Drejtësisë
së
Universitetit të Tiranës. Çmimet u sponsorizuan
prej
Shërbimit Informues të Shteteve të Bashkuara (USIS).
Më poshtë po paraqesim fituesit, titujt e punimeve të
tyre, si dhe çmimet:
Dritan Mishto, Roli i Prokurorit të
Përgjithshëm në Lidhje me Pushtetin
Gjyqësor--çmimi, një fjalor
i terminologjisë
juridike Black's Law Dictionary;
Ditmir Bushati, Shqyrtimi Gjyqësor i
Kushtetueshmërisë së Ligjeve--çmimi,
një
fjalor American Heritage Dictionary;
Për të gjithë studentët
që morrën pjesë në
konkurs u shpërndanë kopje të
librit Letrat e
Federalistëve.
Z. Mishto, shprehu dëshirën e tij për ta ndarë këtë
çmim me të gjithë studentët e Fakultetit Juridik
të
Universitetit të Tiranës. Ai ia ofroi fjalorin
Bibliotekës së Fakultetit të Drejtësisë.
Diskutimet e Përqëndruara në Grupe të ORT
Më 19-20 Mars 1998, the ORT Rrjeti për
Demokraci, në bashkëpunim me OJQ
shqiptare Qendra për Studime Ekonomike,
Fakultetin e Drejtësisë dhe Fondacionin për Kulturë
Juridike organizoi dy Diskutime të Fokusuara në
Grupe mbi çështje të Pushtetit Legjislativ.
Edhe
QAKAPP dha ndihmesë materiale e organizative.
Diskutimi i Përqëndruar në Grupe u mbështet mbi
çështjet e identifikuara nga Forumi i OJQ-ve mbi
Pushtetin Legjislativ organizuar nga ORT. Lista e
çështjeve u nda në dy grupe, gjysma e parë u
diskutua
më 19 Mars dhe gjysma tjetër më 20 Mars. Shtatë
përfaqësues të OJQ-ve u paraqitën çështjet
pjesëmarrësve, duke bërë edhe një koment për
çdo
çështje sipas shqetësimeve që ishin ngritur në
grupet e
tyre. Në shumë raste ata u ngritën pyetje ekspertëve
dhe juristëve që morrën pjesë. Në secilin
prej grupeve
morrën pjesë rreth 25 persona që përfshinin juristë,
pedagogë drejtësie dhe anëtarë të Stafit Teknik
të
Komisionit Kushtetues.
Secili prej Diskutimeve të Përqëndruara në Grupe
u
Lehtësua prej dy juristësh, të cilat provokonin dialogjet
interesante dhe drejtonin diskutimin. Për secilën nga
çështjet ato përmblodhën sugjerimet, duke marrë
parasysh të gjitha opinionet dhe argumentat e
shprehura nga pjesëmarrës të ndryshëm. Secili
prej
sesioneve u regjistrua në kaseta dhe u mbajtën
shënime. Së shpejti ORT do të përmbledhë
rezultatet
dhe do të përgatisë një raport të detajuar
në lidhje me
sugjerimet që dolën nga ky diskutim publik.
Informacion Kontaktimi:
ORT Rrjeti për Demokraci
Rr. Mustafa Matohiti, Nr. 16
Tiranë, Shqipëri
Tel/Fax: 355-42-
E-mail: [email protected]
Drejtore e projektit: Lisa Davis
ORT International Cooperation
2025 I St., N.W., Suite 320
Washington, D.C. 20006
Tel: (202) 293-2560
Fax: (202) 293-2577
Drejtore në US: Celeste Scheib Angus
Vatikani Sugjeron një Formulim
Në Mbledhjen e Komisionit Kushtetues të
datës 27 Shkurt, Bashkëkryetari Godo lexoi
një letër të dërguar nga Selia e Shenjtë.
Kjo
letër paraqiste një propozim për formulimin e
dispozitës mbi lirinë e fesë. Formulimi i sugjeruar
jepet në version e tij të plotë më poshtë:
Liria e Fesë dhe Ndërgjegjes
i) Të gjitha grupet fetare janë të barabrta përpara
ligjit
dhe të ndara nga shteti. Ato respektojnë këto
parime
mbi bazën e reciprocitetit dhe bashkëpunimit për të
përmirësuar bashkarisht shoqërinë.
ii) Republika e Shqipërisë deklaron hapur dëshirën
e
saj për të respektuar dhe garantuar të drejtën
themelore
të lirisë së fesë dhe ndërgjegjes, siç
parashikohet nga
marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara
prej saj.
Grupet e Opozitës Shpallin Shqetësimet e tyre
Duke iu referuar Deklaratës Tre-Parlamentare,
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe
Grupi Parlamentar e Djathta e Qendrës
paraqiti një listë formale me shqetësimet e tyre me
17
Mars. Kjo listë përmbante çështje që
këto grupe
mendonin se duhet të zgjidheshin për të bërë
të
mundur pjesëmarrjen e tyre në Komisionin Kushtetues
të Parlamentit. Lista paraqiste këto kërkesa:
1) Diskutimi i përbërjes së
Komisionit
Kushtetutes, për të bërë
të mundur që këto dy
grupe, të cilët konkretisht kanë
30 deputetë
dhe rreth 32% të votave të proporcionalit,
të
kenë të drejtën e votës
bllokuese, ç'ka do të
ndihmonte në marrjen e vendimeve me
konsensus;
2) Bashkëkryetari i Komisionit që
përfaqëson
opozitën duhet të zgjidhet prej
partive të
opozitës;
3) Kryesia e Komisionit nuk duhet të ketë
një
anëtar të kabinetit qeveritar.
Artikulli 19 & Grupi Shqiptar i
të Drejtave të Njeriut Paraqesin
Një Propozim
Në mbledhjen e 26 Marsit të Komisionit
Parlamentar, ACCAPP paraqiti një propozim
të bërë nga organizatat Artikulli 19 dhe
Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut. Këto
dy
organizata u takuan me QAKAPP dhe diskutuan
mendimet e tyre dhe paraqitën një projekt për
formulimin e një neni mbi lirinë e shprehjes dhe
informimit. Më poshtë po paraqesim propozimin e
tyre:
Liria e Shprehjes dhe Informimit
i) Çdo njeri ka të drejtën e lirisë së shprehjes
dhe
informacionit. Kjo e drejtë përfshin lirinë e
opinionit,
lirinë për të marrë e dhënë informata
dhe ide të çdo
lloji, pavarësisht nga kufijtë, në formën me gojë,
me
shkrim, të shtypur, ose artistike, nëpërmjet medias
ose
me çdo mjet të zgjedhur prej tij, pa ndërhyrjen e
autoritetit publik.
ii) Ky nen nuk i ndalon shtetet të vendosin një sistem
autorizimesh për institucionet e transmetimit për shkak
të kufizimeve teknike dhe mbështetur në kritere jo
diskriminuese. Media e shtypur përjashtohet nga ky
kufizim.
iii) Nuk lejohet asnjë censurim paraprak.
iv) Ushtrimi i këtyre lirive do t'i nënshtrohet disa
formaliteteve, kushteve dhe kufizimeve ose
ndëshkimeve të cilat janë të parashikuara me ligj
dhe
të domosdoshme në një shoqëri demokratike:
(a) për respektimin e së drejtës ose reputacionit të
të
tjerëve;
(b) për mbrojtjen e sigurisë kombëtare, ose rendit
publik, ose shëndetit dhe moralit publik.
v) Cdo shtetas ka të drejtën e marrjes së informacionit
shtetëror, e drejtë që mund t'u nënshtrohet vetëm
kufizimeve të parashikuara nga paragrafi (iv).
Informacion kontaktimi:
Artikulli 19
Qendra Ndërkombëtare Kundër Censurës
Lancaster House
33 Islington High St.
Londër N1 9LH
Mbretëria e Bashkuar
Tel.: 44 171 278 9292
Fax: 44 171 713 1356
E-mail: [email protected]
Drejtore e Projektit: Helen Darbishire
Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut
Rr. "Myslym Shyri", Pall. 44, Shk.4, Ap.37
Tirana, Albania
Tel/Fax: 355 42 250 60
Celular: +382023950
E-mail: [email protected]
Drejtore: Elsa Ballauri
Për të siguruar koordinimin e aktiviteteve të
ardhme kushtetuese, QAKAPP u kërkon të
gjithë përsonave të interesuar të paraqesin
detaje mbi aktivitetet e planifikuara. QAKAPP u
kërkon të gjithë sponsorëve që së bashku
me
informacionin për aktivitetet e ardhshme të na
dërgojnë edhe emrin e tyre, anëtarësinë
në organizata
të ndryshme, adresën, numrin e telefonit dhe faksit dhe
adresën e E -mail-it.
3 Prill - Diskutim i Përqëndruar
në Grupe -
CEELI & GTZ
9-10 Prill-Diskutim i Përqëndruar
në Grupe -
ACCAPP/QAKAPP
Prill - Debat Publik në Korçë
- Shoqata për
Kulturë Demokratike
13-15 Maj - Workshopi mbi Tre Pushtet
Kryesore CEELI & GTZ (Datë
e re.)
Prill-Qershor -Grupet e Diskutimit Rajonale
Donatorë të Ndryshëm
(Planifikimi në
progres)
ACCAPP is an independent entity, formed at the request of the Government
of
Albania and sponsored by the Organization for Security and Cooperation
in
Europe. Its mission is to coordinate assistance and public participation
in
the drafting of a constitution for the Republic of Albania.
Staff:
Ardita Abdiu, Coordinator
Erinda Ballanca, Coordinator
Scott Carlson, Coordinator and OSCE Project Manager
Shkelzen Zeneli, OSCE Project Officer
Elda Gorenca, OSCE Project Officer
Contact Information:
accapp/qakapp
OSCE Presence
Rr. "Donika Kastrioti" Vila 6
Tirane, Albania
355-42-40672 (v)
355-42-40673 (f)