_________________________________________________________________________
   Informacion mbi Procesin e Hartimit te Kushtetutes ne Shqiperi  shkurt 1998
_____________________________________________________________________________________
 
 


Forumi i OJQ-ve i Organizuar nga ORT mbi Legjislativin

Më 18 Janar 1998, ORT Rrjeti për
Demokraci mbajti Forumin e Dytë të
OJQ-ve për Kushtetutën.  Forumi, i
cili përqëndrohej në pushtetin legjislativ, vazhdoi
fazën e pjesëmarrjes së publikut në hartimin e
kushtetutës dhe edukimit të publikut.  Gjatë
forumit, qytetarë shqiptarë dhe grupe qytetarësh
përcaktuan çështje në lidhje me pushtetin
legjislativ që ata mendojnë që duhen të përfshihen
në Kushtetutën e re shqiptare.

Më shumë se pesëdhjetë përfaqësues të OJQ-ve
morrën pjesë në forum.  Nëpërmjet metodës
"brainstorming" të drejtuar nga lehtësues
shqiptarë dhe të huaj, pjesëmarrësit u inkurajuan
të ngrinin lirisht çështje që ata mendonin ishin të
rëndësishme për kushtetutën.  Pas diskutimit të
çështjeve të ngritura, pjesëmarrësit votuan për
përcaktimin e atyre që ishin më të rëndësishme.
Më vonë raportuesit për çdo grup, paraqitën
rezultatet në sesionin plenar.

Pas forumit, QAKAPP-i, kombinoi rezultatet e të
katër grupeve në një listë të vetme për t'ia
prezantuar Komisionit Kushtetues të Parlamentit.
Është menduar që këto çështje do të paraqiten në
Diskutimet e Përqëndruara në Grupe, workshope
e aktivitete të medias dhe e më pas edhe
hartuesve të Kushtetutës së Shqipërisë.

Rezultatet e Forumit po i paraqesim më poshtë.
Çështjet e përcaktuara nga pjesëmarrësit janë
renditur  kryesisht sipas numrit të votave të marra
gjatë Forumit.  Megjithëse shumë pjesëmarrës
shprehën mendimet e tyre për zgjidhje të
mundshme, qëllimi i këtij Forumi ishte të ngrinte
çështje, e jo t'u jepte zgjidhje atyre.

Struktura e Parlamentit: 2 Dhoma vs. 1 Dhomë
(Kompetencat Respektive)

Pjesëmarrësit ishin të mendimit që është e
rëndësishme që Kushtetuta të përcaktojë nëse
Parlamenti Shqiptar do të përbëhet nga një ose dy
dhoma.  Në përcaktimin e strukturës së
Parlamentit,  duhet të merret në konsideratë
tradita shqiptare.  U diskutuan ide të ndryshme,
por të gjithë ishin të mendimit se është shumë e
rëndësishme të përcaktohen qartë kompetencat e
secilës dhomë nëse do të ketë dy dhoma.

Iniciativa Legjislative

Pjesëmarrësit konsideruan si shumë të
rëndësishme të përcaktohet në Kushtetutë cilat
organizma dhe ose individë kanë të drejtën e
iniciativës legjislative.

Procedurat për Miratimin dhe Ndryshimin e
Kushtetutës

Pjesëmarrësit diskutuan procedurën për miratimin
dhe ndryshimin e Kushtetutës.

Sovraniteti dhe Delegimi i Tij

Kjo çështje qe shumë e diskutueshme.  Për shkak
të orientimit të ri të Shqipërisë drejt Evropës dhe
Bashkimit Evropian, pjesëmarrësit ishin të
interesuar  në qartësimin e rrjedhojave që mund të
ketë një gjë e tillë në lidhje me sovranitetin e
Shqipërisë.

Papajtueshmëria e Detyrës së Ministrit me atë të
Deputetit

Pjesëmarrësit konsideruan si shumë të
rëndësishme që kjo çështje të zgjidhet me
Kushtetutë.  Sipas shumë pjesëmarrësve që
ngritën këtë çështje, Ministrat nuk duhet të marrin
pjesë në Parlament për shkak të rrezikut të

moszbatimit të teorisë ndarjes së pushteteve.

Pozicioni i Parlamentit në Ndarjen e Pushteteve

Është shumë e rëndësishme që pushtetet të jenë të
ndara, dhe në të njëjtën kohë, është shumë e
rëndësishme të përcaktohen qartë marrëdhëniet
midis tyre.  Cili është roli i  Parlamentit në lidhje
me pushtetet e tjera?  A duhet që Parlamenti të
ketë supermaci mbi pushtetet e tjera?

Kush ka Kompetencën për të Thirrur dhe
Shpërndarë Parlamentin dhe Kur?  Kush ka
Kompetencën të Thërrasë Zgjedhje të Reja?

Pjesëmarrësit diskutuan rëndësinë e përcaktimit
të kompetencave të Presidentit dhe/ose
Parlamentit në lidhje me këtë çështje.
 
Ndarja e Pushteteve

Kushtetuta duhet të përcaktojë në mënyrë të
veçantë ndarjen e pushteteve dhe kompetencat
për secilin prej pushteteve.

E Drejta e Vetos

E drejta e vetos duhet të parashikohet, por
përdorimi i këtij instrumenti duhet të përcaktohet
në mënyrë që të sigurohet që ky instrument nuk
pengon ose bllokon demokracinë dhe pavarësinë
e organizmave të tjerë.

Garanci për Zbatimin e Ligjeve

Kjo është një çështje mbi të cilën u dhanë ide të
ndryshme.  P.sh., cilat organe do të kenë të drejtë
të bëjnë shqyrtimin gjyqësor të kushtetueshmërisë
së ligjeve?  Pavarësisht nga opinionet e ndryshme,
u theksua zbatimi i ligjeve ekzistuese.

Procedurat e Hartimit dhe e Drejta e Qytetarëve
për të Ngritur Çështje të Rëndësishme në
Parlament.
 

Pjesëmarrësit diskutuan të drejtën e qytetarëve
për të marrë pjesë në procesin e hartimit të
ligjeve.  U rekomandua që hartuesit të
përcaktojnë mënyrën se si qytetarët mund të
ngrenë çështje të rëndësishme në Parlament.
Pjesëmarrja direkte e qytetarëve në konsultimet e
fazës së hartimit u konsiderua si shumë e
rëndësishme dhe një formë e lartë e demokracisë
direkte.
 
Kompetenca për të Hequr Presidentin

Cili organ do të ketë të drejtë të lëvizë Presidentin
nga pozicioni i tij?  Si do të zgjidhet kjo çështje
në rast se Presidenti do të zgjidhet me votim të
drejtpërdrejtë nga populli?

Përcaktimi i Formës së Qeverisjes

Është shumë e rëndësishme të përcaktohet në
Kushtetutë forma e qeverisjes.  Kjo do të zgjidhë
jo vetëm çështjen e zgjedhjes së Presidentit
(direkt nga populli apo nga Parlamenti), por
gjithashtu kompetencat respektive të Parlamentit
dhe Presidentit.

E Drejta e Votuesve për të Revokuar Përfaqësues
në Parlament: Kur, Si dhe Pse Elektorati ka të
Drejtën të Revokojë Mandatin e një Deputeti.

Një mundësi në demokraci është e drejta e
elektoratit të revokojë një përfaqësues në
Parlament.  Pjesëmarrësit konsideruan këtë si një
të drejtë të rëndësishmë të elektoratit dhe vunë në
dukje nevojën për procedura të detajuara në lidhje
me këtë.

Numri, Përbërja dhe Organizimi i Brendshëm i
Parlamentit

Pjesëmarrësit theksuan nevojën për të pasur një
ide të qartë mbi numrin, përbërjen dhe strukturën
e Parlamentit.  Kjo strukturë duhet të vendosë dhe
parashikojë mekanizma transparence shtesë
demokratike.

Botimi, Interpretimi dhe Efektshmëria e Ligjeve

Pjesëmarrësit ishin të mendimit që kjo çështje ka
rëndësi jo vetëm nga pikëpamja proceduriale, por
gjithashtu për ndikimin thelbësor që ka në
pjesëmarrjen e publikut.   Për këtë çështje,
pjesëmarrësit u përqëndruan në faktin se ligjet
duhet të kenë edhe mbulimin e rrjedhojave
finaciare që do sjellin, ose kjo do të shërbejë si një
justifikim për implementimin e problemeve.
Gjithashtu, nuk duhet të ketë ligje dhe/ose
rregullore "sekrete".

Përcaktimi i Afatit të Legjislaturave

Në këtë çështje, kishte dy drejtime kryesore:
dobia e përdorjes së termave më të shkurtra
legjislative dhe konseguencave financiare që
lidhen me të.

Komisionet Teknike Parlamentare

Si Komisionet Parlamentare të Përkohshme ashtu
edhe ato të Përhershme duhet të krijohen për
arsye specifike dhe duhet të kenë një dallim të
qartë midis tyre.

Kush Emëron/Zgjedh Presidentin

Pjesëmarrësit do të donin të dinin më shumë mbi
opsionet e mundshme.

Organizimi dhe Shpallja e Referendumeve

Kushtetuta duhet të specifikojë grupet që kanë të
drejtë të thërrasin një referendum mbi çështje të
ndryshme.

Kompetenca e Parlamentit për të Kontrolluar
Strukturat dhe Politikën e Mbrojtjes

Pjesëmarrësit konsideruan si të rëndësishme që
Parlamenti duhet të jetë organi kompetent për të
kontrolluar strukturat militare dhe politikën e
mbrojtjes të Shqipërisë.

Kompetenca për të Përcaktuar Politikat
Kombëtare

Pjesëmarrësit përcaktuan si të rëndësishme
kompetencën e Parlamentit për të përcaktuar
politikat kombëtare.

Informacion Kontakti:

ORT Rrjeti për Demokraci
Rr. Vaso Pasha Nr.4
Tiranë, Shqipëri
Tel/Fax: 355-42-235-64
E-mail: [email protected]
Drejtore e projektit: Lisa Davis

ORT International Cooperation
2025 I St., N.W., Suite 320
Washington, D.C. 20006
Tel: (202) 293-2560
Fax: (202) 293-2577
Drejtore në US: Celeste Scheib Angus
 

CEELI Organizon Diskutimin e Parë të
Përqëndruar në Grupe

Më 19 Janar 1998, ABA CEELI
organizoi Diskutimin e Parë të
Përqëndruar në Grupe në Shkollën e
Magjistraturës në Tiranë.  Rreth 20
persona morën pjesë, duke përfshirë një numër
zyrtarësh (si p.sh., Ministrin e Drejtësisë dhe
Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese).  Grupi
diskutoi çështje të ndryshme në një sesion dy
orësh të regjistruar.

Siç është sqaruar në numrat e mëparëshme,
qëllimi i Diskutimeve të Përqëndruara në Grupe
është të bashkojnë ekspertë, drejtues të OJQ-ve
dhe qeveritarë për të diskutuar mbi çështjet e
përcaktuara si të rëndësishme në Forumet e OJQ-ve.
CEELI po grumbullon rezultatet e
Diskutimeve të Përqëndruara në Grupe për t'ia

paraqitur ato më pas Komisionit Parlamentar dhe
për t'i botuar në një numër të ardhshëm të këtij
buletini.

Sapo të gjithë Forumet dhe Diskutimet e
Përqëndruara në Grupe të kenë mbaruar, do të
ketë një informacion të bollshëm për t'u
prezantuar dhe diskutuar jashtë Tiranës.  Në
Grupet Rajonale të Diskutimit, është menduar që
çdo pjesëmarrësi t'i jepet një paketë materialesh
që të përmbajë Materiale Konceptuese, Rezultatet
e Forumeve të OJQ-ve dhe ato të Diskutimeve të
Përqëndruara.

Informacion Kontakti:

ABA CEELI
Rr. "Ismail Qemali", Nr.30
Tiranë, Shqipëri
Tel/Fax: 355-42-34950
E-mail: [email protected]
Specialist Ligjor: Robert Pulver
E-mail: [email protected]
Liaison: John Kelley
E-mail: [email protected]
Liaison: Kim Meyer

ABA CEELI
740 15th St., N.W., 8th Floor
Washington, D.C. 20005-1009
Tel: (202) 662-1950
Fax: (202) 662-1597
E-mail: [email protected]
Drejtore për Shqipërinë: Lisa Dickieson, Esq.
Http://www.abanet.org/ceeli
 

Forumi i OJQ-ve i Organizuar nga Këshilli i
Evropës dhe Qendra Shqiptare e të Drejtave të
Njeriut

Më 11 Shkurt 1998, Këshilli i Evropës
dhe Qendra Shqiptare e të Drejtave

të Njeriut organizuan Forumin e
Tretë të OJQ-ve tek Hotel
EuropaPark.  Forumi i cili u përqëndrua mbi të
drejtat e njeriut, vazhdoi fazën e pjesëmarrjes së
publikut për hartimin e kushtetutës dhe edukimit
të publikut.  Gjatë gjysmës së parë së forumit,
ekspertë të njohur, vendas dhe të huaj, mbajtën
leksione mbi të drejtat e njeriut. Në gjysmën e
dytë, qytetarë shqiptarë dhe grupe qytetarësh
diskutuan çështjet e ngritura gjatë këtyre
leksioneve, sikurse edhe çështje të tjera me interes
për pjesëmarrësit.  Aktualisht, Këshilli i Evropës
dhe Qendra Shqiptare e të Drejtave të Njeriut,
janë duke hartuar një raport mbi forumin.
Rezultatet e këtij raporti do t'i paraqiten
Komisionit Kushtetues të Parlamentit dhe
publikut në një të ardhme të afërt.

Informacion Kontakti:

Këshilli i Evropës
Drejtoria e të Drejtave të Njeriut
F-67075 Strasbourg Cedex
Francë
Tel:  33 3 88 41 23 07
Fax: 33 3 88 41 39 88
E-mail: [email protected]
Drejtor Projekti: Hugh Chetwynd

Qendra Shqiptare e të Drejtave të Njeriut
Rr. Kont Urani, Nr. 17
Tiranë, Shqipëri
Tel/Fax:  355 42 30630
E-mail: [email protected]
Director: Kozara Kati
 

Vlerësime Pozitive rreth Forumeve të OJQ-ve

Në Forumin e OJQ-ve të organizuar nga
CEELI-GTZ rreth çështjeve mbi
Gjyqësorin dhe atë të organizuar nga
ORT rreth çështjeve mbi Legjislativin,
të dyja organizatat sponsorizuese mblodhën

informacion nga pjesëmarrësit.  Duke përdorur
formularë vlerësimi, CEELI-GTZ-ja dhe ORT-ja
mblodhën kontributin e pjesëmarrësve për
formën, organizimin dhe kryerjen e Forumeve  të
OJQ-ve.  Këta dy sponsorë, i kanë paraqitur
QAKAPP-it informacionin dhe elementët më të
rëndësishëm të cilat janë si më poshtë:

     Pjesëmarrësit sugjeruan disa tema të reja
     rreth të cilave të organizohen forume në
     të ardhmen si: zgjedhja e përfaqësuesve,
     sistemet e zgjedhjes, iniciativat publike
     legjislative, referendume, etj.

     Lidhur me metodën e përdorur, shumica
     e pjesëmarrësve e vlerësuan metodën e
     "brainstorming", duke komentuar faktin
     që për ta, kjo ishte një mënyrë e re
     demokratike për nxitjen dhe mbledhjen e
     ideve.  Gjithashtu, pjesëmarrësit
     shprehën vlerësim për mënyrën e
     organizimit, diskutimet në grupe të
     vogla, profesionalizmin dhe
     kompetencën e lehtësuesve shqiptarë dhe
     atyre të huaj.

     Suksesi i këtyre forumeve u demonstrua
     në përgjigjet që pjesëmarrësit dhanë
     lidhur me forumet e ardhshme.  Rreth
     80% e pjesëmarrësve shprehën dëshirë
     dhe interes për të marrë pjesë në Forumet
     e ardhshme të OJQ-ve të organizuara
     rreth çështjeve kushtetuese.
 

Vizitat e Delegacionit Tre-Parlamentar

Më 22-23 Janar 1998, një Delegacion
Parlamentar Evropian, i përbërë nga
parlamentarë të Këshillit të Evropës,
Bashkimit Evropian dhe
Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në
Evropë vizitoi Shqipërinë.  Delegacioni takoi një
sërë udhëheqësish politikë që u përkasin
spektrave të ndryshëm të politikës, duke synuar

zhbllokimin e krizës politike, e cila ka penguar
përpjekjet për çuarjen e procesit të hartimit të
kushtetues përpara.  Në konkluzion të vizitës së
tij, Delegacioni nxorri një Deklaratë ku u shpreh
opinioni mbarë ndërkombëtar mbi një sërë
çështjesh politike.  Menjëherë pas kësaj, edhe
Qeveria e Shteteve të Bashkuara nxorri një
deklaratë e cila pajtohej me tekstin e Deklaratës
së Treshes.  Të gjitha partitë politike e quajtën
Deklaratën si një hap pozitiv përpara dhe një bazë
mbi të cilën mund të fillojë dialogu.  Kjo
Deklaratë është riprodhuar më poshtë në mënyrë
të plotë:

                          Deklaratë e
 
                   Misionit Tre-Parlamentar
 
                          në Shqipëri
 

Një delegacion i përbërë nga shtatë anëtarë të
lartë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së,
Asamblesë Parlamentare të K.E. dhe të
Parlamentit  Evropian, që ishte në Shqipëri më 22
dhe 23 Janar 1998:

U takua me një numër të gjërë drejtuesish
kombëtarë dhe kërkoi në gjetjen e mundësive për
të kapërcyer bllokimin shqetësues në procesin e
hartimit të kushtetutës;

Shprehu shqetësimin serioz rreth situatës së
vështirë dhe delikate politike, ekonomiko-shoqërore
dhe të sigurisë në Shqipëri;

Riafirmoi pranueshmërinë e zgjedhjeve të 29
Qershorit, 1997 dhe legjitimitetit të Parlamentit
aktual;

Refuzoi sugjerimet për zgjedhje parlamentare të
parakohshme; dhe

Kërkoi mënyra për t'i dhënë fund mungesës
shqetësuese dialogut të duhur politik dhe i bëri

thirrje të gjitha palëve të gjejnë kompromis dhe të
punojnë së bashku në një frymë të pajtimit
kombëtar.

Mbi procesin kushtetues, delegacioni:

Nënvizoi nevojën, siç u shpreh nga të gjitha partitë
politike, për një kushtetutë të re si baza për një
stabilitet politik të qëndrueshëm;

Ra dakort me partitë politike që një kushtetutë e
re do të hapte rrugën për legjislacionin tjetër të
nevojshëm dhe të sigurojë mbështetjen
ndërkombëtare për Shqipërinë;

Vëzhgoi që Komisioni Kushtetues Parlamentit
është një mekanizëm i vlefshëm ligjërisht për
hartimin e një kushtetute të re, siç edhe është
theksuar nga akademikë kushtetues me emër;

Nxiti të gjitha palët të vendosin procesin e
hartimit në rrugën e duhur duke marrë pjesë në
mënyrë konstruktive në punën e Komisionit
Kushtetues;

Vuri re dëshirën e anëtarëve të Komisionit
Kushtetues për të rishikuar përbërjen dhe
procedurat nëse kjo do të ishte e nevojshme;

Vuri në dukje që kushtetuta e re duhet të bazohet
në një konsensus të gjërë politik dhe që
pjesëmarrja e domosdoshme e publikut në
kushtetuën e re do të sigurohet përmes
referendumit që do të pasojë procesin e aprovimin
e draftit nga ana e Parlamentit;

I Bëri thirrje Bashkimit për Demokraci që t'i japë
fund menjëherë bojkotimit nga ana e tyre të
Parlamentit dhe që të marrin pjesë në hartimin e
kushtetutës së re; dhe

Propozoi që një grup këshillues ndërkombëtar,
me përfaqësues të institucioneve parlamentare
Evropiane, të ngrihet për plotësimin e grupeve
egzistuese konsultative që punojnë me

komisionin Kushtetues, siç është Komisioni i
Venecias i Këshillit të Evropës, Qëndra
Administrative për Koordinimin e Asistencës dhe
të Pjesëmarrjes së Publikut (QAKAPP); dhe të
organizatave të shoqërisë civile brenda
Shqipërisë.

Delegacioni gjithashtu:

Nxiti ruajtjen e pavarësisë së gjyqësorit dhe të
gjetjes të një zgjidhjeje të shpejtë të konfliktit
midis Gjykatës Kushtetuese dhe Parlamentit;

I bëri thirrje për një zbatim të drejtë të
marrëveshjeve të bëra në lidhje me median
publike;

Theksoi që punësimi dhe emërimi i nëpunësave
civil, forcave të armatosura dhe të policisë duhet
bazuar mbi meritat dhe kualifikimin profesional;

Parashtroi që standartet demokratike të
procedurave parlamentare të vëzhgohen, duke
përfshirë respektimin e të drejtave të opozitës
parlamentare; dhe

Propozoi që praktikat parlamentare të
monitorizohen në mënyrë sistematike nga
vëzhgues ndërkombëtarë.

Duke përfunduar misionin e tij, delegacioni
shpreh me këtë rast shpresën dhe pret që vizita
e tij të ketë siguruar katalizatorin e nevojshëm
për të shtyrë përpara bashkëpunimin politik
dhe parlamentar. Delegacioni konfirmon edhe
një herë interesin e komunitetit ndërkombëtar
në konsolidimin e shtetit demokratik, të bazuar
në parimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Anëtarët e Delegacionit janë:

Leni Fischer (Gjermani), Presidente e Asamblesë
Parlamentare të Këshillit të Evropës;
Frank Swaelen (Belgjikë), President Nderi i Asamblesë
Parlamentare të OSBE-së dhe President i Senatit

Belg;
Renzo Imbeni (Itali), Zëvëndës Presidenti i Parlamentit
Evropian;
Tana De Zulueta (Itali), Reportere mbi Çështjet
Ekonomike të Komitetit të Përgjithshëm të
Asamblesë Parlamentare të OSBE-së;
Doris Pack (Gjermani), Kryetare e Komisionit
Parlamentar Evropian për Marrëdhëniet me
Vendet Juglindore;
René van der Linden (Hollandë), Reporter i Asamblesë
Parlamentare të Këshillit të Evropës për
Shqipërinë;
Jordi Sole Tura (Spanjë), Reporter i Asamblesë
Parlamentare të Këshillit të Evropës për
Shqipërinë.
 

Mbledhja e Katërt e Komisionit Kushtetues

Më 26 Janar 1998, Komisioni Kushtetues i Parlamentit
Shqiptar, u mblodh për të diskutuar hartimin e
Rregulloren e Brendshme të Komisionit dhe çështje
të tjera.  Me pjesëmarrjen e rreth 10 anëtarëve nga
21 që është numri total, nuk u mor asnjë vendim
i rëndësishëm. Pjesëmarrësit ishin optimistë që anëtarët e
opozitës të Bashkimit për Demokraci do të
merrnin pjesë duke ndjekur kështu Deklaratën e
Treshes Parlamentare.  Megjithatë, ata
kundërshtuan edhe këtë herë.

Mbledhja e Pestë e Komisionit Kushtetues

Komisioni Kushtetues i Parlamentit
Shqiptar, u mblodh në mbledhjen e tij
të pestë më 16 Shkurt 1998.  Në
rendin e ditës së kësaj mbledhje ku
morrën pjesë 14 anëtarë ishin pikat e mëposhtme:

     Shqyrtimi i çdo komenti rreth Deklaratës së
     Treshes Evropiane;

     Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt Rregullores
     së Brendshme të Komisionit; dhe

     Shqyrtimi dhe miratimi i kandidatëve të
     Stafit Teknik.

U bënë vetëm komente të vogla mbi Deklaratën.
Pas kësaj, Komisioni shqyrtoi dhe miratoi Projekt
Rregulloren e Brendshme dhe Stafin Teknik.

Për herë të parë në këtë mbledhje, morri pjesë një
përfaqësues nga opozita Bashkimi  për
Demokraci i cili ishte anëtar i  Partisë së
Bashkimit Demokrat.
 

Qeveria Greke Sponsorizon
një Ekspert Kushtetues

Qeveria Greke njoftoi QAKAPP-in se ajo
do të sponsorizonte ekspertin e njohur
kushtetues, Profesor Dimitris Th. Tsatsos,
për të kontribuar në procesin e hartimit
të kushtetutës.  Profesor Tsatsos' bëri vizitën e tij
të parë më 19-22 Shkurt 1998 ku ai u takua me
politikanë të spektrave të ndryshëm politikë, OJQ
dhe qeveritarë.

Gjatë tranzicionit Grek nga diktatura ushtarake në
demokraci, Profesor Tsatsos luajti një rol të
rëndësishëm në hartimin e Kushtetutës së re
Greke.  Përveç kontributit të tij teknik,  Professor
Tsatsos ishte gjithashtu një reformator aktiv
politik gjatë periudhës së tranzicionit.  Ai u
arrestua dhe u burgos për shkak të protestave të tij
kundër diktaturës.

Profesor Tsatsos ka një histori të pasur skolastike
dhe ka punuar me një numër Universitetesh, duke
përfshirë Universitetin e Athinës, atë të Selanikut,
të Heidelbergut dhe Institutin e Max-Planck.
Gjatë gjithë karierës së tij, Profesor Tsatsos ka
qënë një shkrimtar aktiv dhe ka një sërë
publikimesh mbi çështje kushtetuese.

Përveç kredencialeve të tij skolastikë, vlejnë për
t'u përmendur edhe ato politike.  Krahas karierës
së tij skolastike, Profesor Tsatsos ka ruajtur një

karierë aktive politike.  Që nga 1994, ai është
Anëtar i Parlamentit Evropian.
 

Rezultatet e Konferencës së
Krerëve të Bashkive të Shqipërisë

Siç u raportua edhe në numrin e fundit të
buletinit tonë, më 13-14 Janar 1998, u
mbajt një mbledhje e Shoqatës së
Krerëve të Bashkive të Shqipërisë
(SHKBSH).  Kjo mbledhje u organizua dhe
sponsorizua nga Projekti PAPA, Shoqata
Hollandeze e Bashkive (VNG-SLGCP) dhe
Instituti Urban.  Njëzetedy pjesëmarrës që
përfaqësonin 13 bashki nga i gjithë vendi morën
pjesë në këtë aktivitet.  Organizuesit e
Konferencës shpërndanë një pyetsor të përgatitur
në konsultim me QAKAPP-in.  Dy pyetjet e
drejtuara pjesëmarrësve nëpërmjet këtij pyetsori
ishin:

     Cilat janë çështjet më të rëndësishme që
     duhet të mbulohen nga Kushtetuta e re
     Shqiptare në lidhje me rolin e autoriteteve
     lokale në administrimin publik; dhe

     Çfarë roli mund të luajë SHKBSH, si
     përfaqësuese e autoriteteve lokale në
     zhvillimin e Kushtetutës?

Duke iu përgjigjur pyetjes së parë, pjesëmarrësit
vunë në dukje katër çështje të rëndësishme:

Ndarja e Qartë e Qeverisë Lokale nga Ajo
Qëndrore Shtetërore në të gjitha Aspektet

18 nga 22 pjesëmarrës, theksuan nevojën që
Kushtetuta e re të shprehet me një gjuhë të qartë
mbi këtë çështje.

Pavarësia Financiare nga Qeveria Qëndrore

13 pjesëmarrës theksuan rëndësinë e  pavarësisë

financiare nga qeveria qëndrore si një kërkesë e
domosdoshme për forcimin e pushtetit lokal.

Ratifikimi i Kartës Evropiane

Shtatë nga pjesëmarrësit shprehën mendimin që
ratifikimi i Kartës Evropiane është një
domosdoshmëri për garantimin e autonomisë
lokale.

Përcaktimi se Cilat nga Pasuritë Publike i
Përkasin Qeverisë Qëndrore dhe Cilat Asaj
Lokale

Gjashtë nga pjesëmarrësit shprehën dëshirën për
ta parë këtë çështje të sqaruar në Kushtetutën e re.

Përveç çështjeve të mësipërme, pjesëmarësit vunë
në dukje  një numër çështjesh të tjera, disa të
shprehura si rekomandime që mund të përfshihen
në Kushteturën e re:

Bashkitë Duhet të Kenë Policinë e Tyre

Bashkitë Duhet të Mbajnë Shumicën e të
Ardhurave nga Taksat

Shërbimet Publike Duhet të Jenë nën Autoritetin
e Qeverisjes Lokale

Zhvillimi Kombëtar dhe Rajonal Duhet të Bazohet
në Bashkëpunimin e Përbashkët

Në përgjigje të pyetjes së dytë, pjesëmarrësit bënë
sugjerimet e mëposhtme:

SHKBSH mund të luajë një rol shumë  të
rëndësishëm, në atë pjesë të Kushtetutës që lidhet
me pushtetin lokal.  Ajo duhet të ketë
karakteristikat e një organi që bën sugjerime dhe
i paraqet Parlamentit ndryshime në lidhje me
strukturën ligjore me karakter të përbashkët.

Para se projekt ligjet të përfundohen nga qeveria
qëndrore, duhet t'i kalojnë SHKBSH-së, që ata të

jenë në dijeni të zhvillimeve dhe të lejohen të
japin kontribute mbi shqetësimet dhe nevojat
urgjente të pushtetit lokal, me të cilat bashkiakët
ndeshen rregullisht.  Në këtë moment kritik për
Shqipërinë, SHKBSH-ja nuk duhet të neglizhohet
në asnjë aspekt.

Përfaqësimi i SHKBSH--së në Komisionin
Kushtetues të Parlamentit, është shumë i
rëndësishëm për pjesën që i përket pushtetit lokal.

SHKBSH-ja duhet të luajë një rol shumë të
rëndësishëm në hartimin e Kushtetutës sepse ata
kanë një vizion të qartë për probleme të vështira
të ndeshura nga qeveritarët në lidhje më çështjet
e ligjit dhe buxhetit.

Ligji për pushtetin lokal, duhet të hartohet mbi
bazën e eksperiencës së pushtetit lokal dhe
përfshirjen e SHKBSH-së, përpara se ky t'u
paraqitet strukturave të tjera më të larta për
miratim.

Mendimi i SHKBSH-së duhet të merret në
konsideratë jo vetëm gjatë hartimit të Kushtetutës
por gjithashtu edhe gjatë miratimit të ndonjë
projekt ligji.  SHKBSH-ja mund të quhet një
"senat" me pjesëmarrjen e 20-25 bashkive.

Roli i SHKBSH-së është të mbrojë interesat e
qytetarëve ndaj arbitrariteteve të qeverisë
qëndrore ose ministrive duke dhënë alternativa
praktike për zgjidhjen e konflikteve.

Duhet të bashkëpunohet dhe insistohet që pikat e
mësipërme të përfshihen në Kushtetutë me qëllim
që të arrihet autonomia lokale.

SHKBSH të organizojë disa mbledhje për
shkëmbimin e mendimeve dhe vizioneve ndërmjet
Bashkiakëve.

Informacion Kontakti:

Projekti i Administrimit Publik, USAID

Tirana International Hotel, Sheshi "Skënderbej"
Tiranë, Shqipëri
Tel: 355 42 325 24
Fax: 355 42 341 88
E-mail: [email protected]
Këshilltar për Zhvillim Ekonomik: Bart Kennedy

Instituti Urban
Ministria e Transportit dhe Punëve Publike
Tiranë, Shqipëri
Tel/Fax:  355 42 27945
E-mail: [email protected]
Këshilltar për Infrastrukturën: Steven M. Swanson

Shoqata Hollandeze e Bashkive VNG-SLGCP
Rr. Vilave Gjermane, N.8/b
P.O. Box 1735
Tiranë, Shqipëri
Tel: 355 42 288 73
Fax: 355 42 352 35
E-mail: [email protected]
Drejtues Projekti: Erik Boven
 

Shoqata për Kulturë Demokratike
Merr Rol Aktiv

Shoqata për Kulturë Demokratike
(SHKD), një OJQ Shqiptare, që
fokusohet mbi çështje të demokracisë, ka
ndërmarrë një numër aktivitetesh, duke
synuar përfshirjen e qytetarëve në procesin e
hartimit të kushtetutës.  SHKD konsideron
hartimin e Kushtetutës një çështje thelbësore për
popullin Shqiptar.  Për të siguruar fonde të
mjaftueshme për organizimin e aktiviteteve të
nevojshme për kushtetutën, SHKD hartoi një
propozim për grant.  Rezultati i këtij propozimi
ishte akordimi i një granti nga Qeveria e Shteteve
të Bashkuara nëpërmjet financimeve të
Komisionit për Demokraci.  Me këtë mbështetje,
SHKD po planifikon aktualisht një sërë
aktivitetesh, duke përfshirë workshope treinimi,
tavolina të rrumbullakëta, debate, diskutime,
pyetsorë dhe botime të materialeve që shpjegojnë

çështje kushtetuese.  Më poshtë, është një
përmbledhje e disa prej aktiviteteve të
rëndësishme të përfunduara deri tani.

Organizimi i Dy Sondazheve Kombëtarë

Për të parë njohuritë e qytetarëve dhe mendimet
e tyre mbi çështje të kushtetutës, SHKD-ja ka
marrë përsipër të organizojë dy sondazhe
kombëtare.  Sondazhi i parë përfundoi në Janar
1998.  Pyetjet vëzhguese u hartuan në konsultim
më QAKAPP, NDI, Komisionin e Venecias dhe
specialistë shqiptarë të kësaj fushe.  Ky pyetsor u
shpërnda më 17 Janar 1998 dhe Stafi Lokal i
SHKD-së mblodhi përgjigjet (të dhënat) më 24
Janar 1998.  Pyetsori përmbante 60 pyetje mbi
pesë çështjet kryesore kushtetuese:

Pushteti Ekzekutiv;
Pushteti Legjislativ;
Pushteti Gjyqësor;
Pushteti Lokal; dhe
Të Drejtat e Njeriut.

Analiza e të dhënave kryesore, u përfundua më 28
Janar 1998 dhe rezultatet do të publikohen çdo
muaj në bashkëpunim me debatet televizive të
SHKD-së.  Në debatin e parë televiziv, SHKD-ja
shpalli rezultatet në lidhje me të drejtat dhe liritë
e njeriut.  Përgjigjet e dhëna për 8 pyetjet mbi
këtë çështje janë si më poshtë:

I.   Në rast se të drejtat e njeriut janë, liria e fjalës,
liria e besimit fetar, liria e grumbullimeve, e arsimimit,
ligji është për të gjithë njësoj, etj., mund të thoni se në
Shqipëri të drejtat e njeriut janë të respektuar?
 
 

Nr
Shpërndarja
Njerëz
%
1
Tërësisht
25
6.13
2
Më së shumti
87
21.32
3
Ndonjëherë
197
48.28
4
Thuajse kurrë
52
12.75
5
Kurrë
34
8.33
6
S'kam mendim
7
1.72
7
Nuk përgjigjen
6
1.47
 
 II.  Mendoni ju se Shqiptarët duhet t'i nënshtrohen një
ligji ose rregulli që nuk është publikuar?
 
 
Nr
Shpërndarja
Njerëz
%
1
Po
179
43.87
2
Jo
181
44.36
3
Nuk e di
42
10.29
4
Nuk përgjigjen
6
1.47
 

 III. Mendoni ju se duhet caktuar avokat për çdo
person të akuzuar për një krim?
 
 

Nr
Shpërndarja
Njerëz
%
1
Po
318
77.94
2
Jo
68
16.67
3
Nuk e di
17
4.17
4
Nuk përgjigjen
5
1.23
 
 IV. Në rast se nuk ka një ligj që të lejojë një veprimtari
të caktuar, mendoni se kjo veprimtari është e ndaluar?
 
Nr
Shpërndarja
Njerëz
%
1
Po
188
46.08
2
Jo
178
43.63
3
Nuk e di
37
9.07
4
Nuk përgjigjen
5
1.23
 
 
 V.  A jeni pro dënimit me vdekje?
 
 
Nr
Shpërndarja
Njerëz
%
1
Po
270
66.18
2
Ndonjëherë
112
27.45
3
Jo
17
4.17
4
Nuk e di
4
0.98
5
Nuk përgjigjen
5
1.23
 

 VI. Shënoni llojet e krimeve të renditura më poshtë që
duhet të dënohen me vdekje
 
Nr
Shpërndarja
Zgjedhje
%
1
Përdhunim
381
35.02
2
Vrasje
269
24.72
3
Vjedhje
35
3.22
4
Tradhti
61
5.6
5
Mashtrim
13
1.2
6
Rrëmbim
311
28.58
7
Të tjera (specifikoni)
18
1.65
 
 
VII.  Shënoni aspektet e lirisë së fjalës që duhen
mbrojtur:
 

Nr
Shpërndarja
Njerëz
%
1
Mundësinë për të
kritikuar qeverinë
276
36.36
2
Mundësinë për të kritikuar shokët dhe shoqërinë
153
20.16
3
Mundësinë për të thënë gjëra të pavërteta
290
38.21
4
Mundësinë pë të shprehur mendimet e tua
14
1.84
5
Asnjë nga të mësipërmet
26
3.43
6
Nuk kam mendim
 
 
 

 VIII.  Shënoni ku duhet kufizuar liria e fjalës:
 

No
Shpërndarja
Njerëz
%
1
Kur fjalët nxisin dhunë
227
55.64
2
Kur fjalët nxisin urrejtje
79
19.36
3
Kur fjalët shkatërrojnë një reputacion
20
4.9
4
Kur qeveria e gjykon të domosdoshme
33
8.09
5
Asnjëherë
29
7.11
6
Nuk kam mendim
15
3.68
7
Nuk përgjigjen
5
1.23
 

Modeli i pyetsorit kombëtar u zgjodh me ndihmën
e Institutit Shqiptar të Statistikave (INSTAT), i
cili i sugjeroi SHKD-së shpërndarjen e
pyetsorëve në disa zona specifike të Shqipërisë.
Ky pyetsor, përfshiu qendrat kryesore urbane dhe
fshatrat e tyre afër.  SHKD-ja konsideron këtë
model si të përshtatshëm për të plotësuar kërkesat
demografike të Shqipërisë.

Pyetsori i dytë do të kryhet nga SHKD pas
aktiviteteve të planifikuara dhe do të përdoret për
vlerësimin e rritjes së informacionit dhe njohurive
të qytetarëve mbi çështjet e kushtetutës.

Organizimi i Debateve Televizive

SHKD do të organizojë debate mbi të pesë
çështjet kryesore kushtetuese.  Më shumë se
4,500 qytetarë do të përfshihen në diskutimet mbi
hartimin e kushtetutës.  Debatet do të
organizohen në pesë qytete të Shqipërisë, të cilët
kanë Universitete: në Elbasan, Shkodër, Vlorë,
Korçë dhe Tiranë.  Këto debate, do të shfaqen në
Televizionin Shqiptar dhe secili prej tyre do të
ndiqet nga diskutimet në degët e SHKD-së në
rrethe.  Data e përfundimit të projektit është
llogaritur të jetë brenda 5 muajve të ardhshëm.

Debati i parë televiziv u organizua në Elbasan
mbi çështjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
Mbi 60 vetë morën pjesë dhe 30 prej tyre
plotësuan formularë duke shprehur opinionet e
tyre mbi këtë çështje.  Disa nga këto opinione
janë renditur më poshtë:

Ligji i dënimit me vdekje duhet të forcohet;

Liria e shtypit nuk duhet të jetë e pakufizuar
dhe gazetarët të mbajnë përgjegjësi për
lajmet e botuara;
Ligji nuk duhet të shprehë vetëm të drejtat
por edhe detyrimet e shtetasve; dhe
Kapitulli i të Drejtave të Njeriut nuk duhet të
paraqesë vetëm aspektet ndërkombëtare, por
edhe ato kombëtare.

Informacion Kontakti:

Shoqata për Kulturë Demokratike
Rruga "Hamdi Shijaku"
Pall. 6, Shk. 1, Ap. 3
Tiranë, Shqipëri
Tel: 355 42  27674
Fax: 355 42  30350
Drejtore: Miranda Gaçe
Zv. Drejtor: Petrit Harizaj
 

Shoqata e Romëve Paraqet një Propozim

OJQ-ja, Rromani Baxt, e cila përfaqëson
interesat e Rromëve, një pakice etnike,
ju drejtua QAKAPP-it lidhur me këtë
minoritet në kuadrin e procesit të
hartimit të kushtetutës.  Pas diskutimesh, Rromani
Baxt i paraqiti propozimin e tij QAKAPP-it për
përfshirjen e minoritetit të tyre në procesin e
hartimit të kushtetutës.  Ky propozim është
riprodhuar në mënyrë të plotë më poshtë:

Konceptim
 
Bazuar në Ligjin Finlandez
 
për Minoritetin Rrom
 

Rromët, si qytetarë të vendosur prej shekujsh në
Shqipëri e si degë e një populli me prejardhje
indiane të shpërndarë në të gjithë vendet e
Evropës, si dhe më gjerë (shih Rez. e OKB-së Nr.

E/CN.4/sub.2/L.670, dt.26.08.1977), në përputhje
me parashikimet e ligjeve, gëzojnë autonomi në
çështjet që lidhen me gjuhën, kulturën, vlerat
shpirtërore e mënyrën e tyre të jetesës në atë masë
ku interesi i tyre nuk bie ndesh në mënyrë
eksplicite e të hapur me interesin e Shtetit; midis
të tjerash ata gëzojnë të drejtën për të ruajtur,
ngritur e zhvilluar gjuhën e kulturën e tyre, nën
administrimin e tyre e me mbështetjen
këshillimore e financiare të shtetit - kjo nëpërmjet
sistemit të arsimimit shtetëror dhe/ose privat
(shkollë fillore, e mesme, e lartë, e natës, me
korrespondencë e parashkollore, me rromishten
qoftë si gjuhë amtare qoftë si gjuhë e dytë), si
nëpërmjet botimeve, emisioneve e mjeteve të tjera
të përhapjes e komunikimit.

Në tekste me karakter politik, shoqëror,
publicistik apo shkencor, qoftë gojore apo të
shkruara, rromëve do t'u referohet vetëm me
emërtimin e tyre tradicional RROM, duke ndjekur
praktikën e instancave evropiane e duke
përjashtuar çdo emërtim tjetër (si p.sh.: arixhi,
kurbat, gabel, magjup, cigan, endacak, nomad
etj.).

Me firmosjen e Kartës Evropiane për Gjuhët
Rajonale e Minoritare të Këshillit të Evropës,
Qeveria do ta lajmërojë Këshillin e Evropës që do
ta zbatojë këtë Kartë edhe për gjuhën rrome e për
gjuhët e tjera jo-territoriale, që mund të ndodhen
në Shqipëri.

Përkatësia e identitetit si rrom(e) caktohet vetëm
dhe tërësisht me vendim të vetë individit, kjo në
një mënyrë plotësisht të lirë, duke qenë se ky
vendim i përket ndërgjegjes e vetëdijes së tij;
përkatësia si rrom(e) në asnjë mënyrë nuk duhet
të ndihet si një element negativ nga të tjerët.
Duhet të njihen gjuha e kultura rrome, si dhe
ndihmesa e rromëve gjatë historisë së Shqipërisë
si një pjesë përbërëse e kapitalit shpirtëror e
material të vendit tonë.

Përmirësimi i gjendjes së rromëve si dhe e çdo
pjese tjetër të popullsisë, përbën një faktor të
domosdoshëm për përmirësimin e mirëqënies së
të gjithë qytetarëve e për stabilitetin shoqëror të
vendit në tërësi.

Pas miratimit të ligjit kushtetues, rromët do të
dëgjohen herë pas here nga Parlamenti për
çështjet që lidhen me ta; dëgjimi do të kryhet në
përputhje me procedurën e përshkruar ne Kodin
Parlamentar, nëpërmjet një grupi të përbërë nga
përfaqësues prej të cilëve:

Një pjesë do të jetë e zgjedhur drejtpërdrejt në
bazë ndër Rromët, një pjesë do të jetë e emërtuar
me marrëveshje midis shoqatave e institucioneve
rrome në vend, e pjesa tjetër do të përbëhet nga
specialistë të kësaj fushe në bashkëpunim me
institucionet rrome e organizatat ndërkombëtare
a sipërkombëtare ku Shqipëria ka aderuar e që
merren me çështjen rrome.

Përfaqësimi i rromeve nëpër institucione të
veçanta shtetërore do të rregullohet nëpërmjet
klauzolave të posaçme në rregulloret e tyre.

Punuar nga Pëllumb Furtuna & Xheladin Taço
Burim: Z. Rauno Viemerö, OSBE, 29.09.199

Shoqata Rrome "Rromani Baxt"
Tiranë, Shqipëri
Tel:   355 42 683 24
Fax:  355 42 651 97
 

Ngjarjet e Ardhshme

Për të siguruar koordinimin e aktiviteteve
të tjera kushtetuese në të ardhmen,
QAKAPP-i kërkon që të gjithë të
interesuarit të paraqisin detaje për çdo aktivitet të
planifikuar.  QAKAPP-i kërkon që të gjithë
sponsorët bashkë me informacionin mbi
aktivitetin që do të zhvillohet, të paraqesin edhe
emrat e tyre, anëtarësinë në organizatë, adresën,
numrin e telefonit dhe atë të faksit si dhe adresën
e e-mail.

27 Shkurt - 8 Mars - Treinimi i Komisionit
Kushtetues në Washington, D.C. ? CEELI-USAID
me asistencën teknike të GTZ, OSBE dhe
Qeverisë Greke
6-8 Mars -Mbledhje e Komisionit të Venecias
Këshilli i Evropës
12 Mars - Forumi i OJQ-ve mbi Pushtetin
Ekzekutiv ? ACCAPP/QAKAPP
17 ose 18 Mars - Debat Publik në Vlorë ?
Shoqata për Kulturë Demokratike
Prill - Workshopi për tre Pushtetet ? CEELI
Prill - Debat Publik në Korçë ? Shoqata për
Kulturë Demokratike
 

Hosted by www.Geocities.ws

1