PROJEKTI I KUSHTETUTES SE REPUBLIKES SE SHQIPERISE
23 Janar 1993
 
Preambul
Ne, populli i Shqiperise, me deshiren per te ndertuar nje shtet demokratik, pluralist dhe juridik qe te garantoje per te gjithe shtetasit ushtrimin e lire te te drejtave dhe lirive themelore te njeriut dhe qe te mbroje zhvillimin e lire te personalitetit te gjithsecilit drejt qellimeve te paqes, mireqenies, kultures dhe solidaritetit shoqeror; te ndergjegjshemse paqja, mirekuptimi dhe bashkepunimi ndermjet popujve jane vlera me e larte e komunitetit nderkombetar, caktojme dhe miratojme kete Kushtetute:
P J E S A E P A R E
PARIME THEMELORE
Neni 1
Republika e Shqiperise eshte shtet unitar, sovran, i pavarur dhe territori i saj i pandashem. Neni 2
Kushtetuta eshte Ligji Themelor i Republikes se Shqiperise. Populli mbron teresine dhe frymen e kesaj Kushtetute. Neni 3
Sovraniteti kombetar i perket popullit, i cili e ushtron ate ne format dhe caqet e parashikuara nga Kushtetuta. Neni 4 Pushtetet ligjvenes, ekzekutiv dhe gjyqsor jane te ndare dhe me vete. Neni 5
Republika e Shqiperise njeh dhe respekton normat pergjithsisht te pranuara te se drejtes nderkombetare si dhe parimet e normat e traktateve dhe mareveshjeve nderkombetare ne te cilat ben pjese.
Neni 6
Partite marrin pjese ne formimin e vullnetit politik te popullit nepermjet zgjedhjeve. Ato mund te krijohen lirisht. Organizimi i tyre duhet te perputhet me parimet demokratike.
Ndalohet veprimtaria e partive qe rrezikon egzistencen e Republikes se Shqiperise dhe te institucioneve themelore demokratike.
Neni 7
Republika e Shqiperise ne mardheniet me jashte mbron pavaresine dhe interesat kombetare, ndjek politiken e bashkepunimit e te fqinjesise se mire, te paqes e te sigurimit nderkombetar.
Republika e Shqiperise mbron te drejtat e shtetasve te saj me banim te perkoheshem ose te perhereshem jashte kufijve te saj. Ajo mbeshtet njohjen dhe mbrojtjen e te drejtave kombetare te popullsise shqiptare qe jeton jashte kufijve te Shqiperise.
Neni 8
Republika e Shqiperise nuk ka fe zyrtare. Ndalohet veprimtaria fetare qe rrezikon egzistencen e Republikes ose te institucioneve themelore demokratike.
Neni 9
Pushteti shteteror ushtrohet vetem nga organet e shtetit te krijuara me ligj.
Asnje funksion shteteror ose status nepunesie nuk mund te krijohet ose te hiqet vecse me ligj.
Neni 10
Organet shtetrore dhe shtetasit kane per detyre te respektojne Kushtetuten dhe ligjet.
Neni 11
Forcat e Armatosura te Republikes se Shqiperise sigurojne sovranitetin dhe pavaresin e saj dhe mbrojne teresine tokesore dhe rendin kushtetues te saj.
Neni 12
Ekonomia e vendit bazohet ne parimet e tregut, derisa nuk cenohen interesat kombetare.
Neni 13
Shqipja eshte gjuha zyrtare.
Neni 14
Flamuri kombetar eshte i kuq me nje shqiponje te zeze dykrenore ne mes.
Neni 15
Himni i Shqiperise eshte "Perreth flamurit tone te bashkuar".
Neni 16
Kryeqyteti i Shqiperise eshte Tirana.
TE DREJTAT DHE LIRITE E NJERIUT
Neni 17
Liria e mendimit, ndergjegjes, ose e besimit eshte e padhunueshme. Nuk mund te nxirret asnje ligj qe te heqe ose te kufizoje paraprakisht lirine e fjales, te shtypit, ose te mjeteve te tjera te komunikimit, pervec se ne rastet e mbrojtjes se interesit te femijeve ose te jetes se njerezve. Gjithkush ka te drejte te shprehe lirisht mendimet nepermjet fjales, shkrimit ose çdo mjeti tjeter te perhapjes, por pergjigjet sipas ligjit per shperdorimin e kesaj te drejte. E drejta per tu informuar nuk mund ti mohohet askujt.
Neni 18
Shteti nuk mund te cenoje jeten private te personit. Te dhena rreth jetes private te nje personi mund te mblidhen vetem me lejen e tij, ose kur eshte e domosdoshme te kryhen hetime per nje veper penale, ose me aprovimin e Prokurorit te Pergjithshem kur kjo eshte e domosdoshme per sigurimin kombetar. Askujt nuk mund ti mohohet e drejta qe te njihet me te dhenat e mbledhura rreth tij, vecse me vendim gjyqsor per te mbrojtur interesat e procesit penal ose te sigurimit kombetar. Shteti nuk mund te cenoje fshehtesine e korespondences ose te cdo forme tjeter te komunikimit privat, pervec se me vendim gjyqsor per te mbrojtur interesat e procesit penal ose me miratimin e Prokurorit te Pergjithshem kur kjo eshte e domosdoshme per sigurimin kombetar. Hyrja ne banese mund te behet pa pelqimin e personit qe banon ne te, vetem me vendim gjyqsor ne rastet e parashikuara me ligj ose per te shmangur nje rrezik te atyperatyshem per jeten e njerzve. Askujt nuk mund ti behet kontroll personal me perjashtim te rasteve te hyrjes ne teritorin e shtetit dhe te daljes prej tij ose per te menjanuar nje rrezik te atyperatyshem qe i kanoset sigurimit publik.
Neni 19
Askujt nuk mund ti mohohet e drejta te organizohet kolektivisht per cfaredo qellimi te ligjshem. Kufizime ne ushtrimin e kesaj te drejte per punonjesit e sherbimit publik mund te caktohen me ligj.
Neni 20
Grumbullimet paqesore dhe pa arme nuk mund te kufizohen. Grumbullimet ne vendet per perdorim te lire publik mund te behen pa kerkese paraprake. Grumbullimet ne sheshet dhe vendet e kalimit publik behen me lejen paraprake te organit kompetent, i cili mund te mos i lejoje vetem per shkaqe te bazuara qe rrezikojne seriozisht rendin dhe sigurimin publik.
Neni 21
Askujt nuk mund ti mohohet e drejta te kete prone private, vet ose se bashku me te tjeret.
Fitimi, gezimi dhe tjetersimi i prones si dhe e drejta e trashegimise rregullohen me ligj. Askush nuk mund te shpronesohet, pervec se per nje interes publik dhe kundrejt shperblimit te duhur.
Neni 22
E drejta e punonjesve per greve qe synon permiresimin e kushteve te punes, te pages ose te çdo perfitimi tjeter nga puna nuk mund te kufizohet. Me ligj mund te vendosen kufizime per kategori te caktuara punonjesish.
Neni 23
Askujt nuk mund ti mohohet e drejta qe vecas ose se bashku me te tjeret tu drejtohet organeve shteterore te cdo niveli.
Neni 24
Te gjithe personat e lindur ne Shqiperi jane shtetas shqiptar. Asnje personi te lindur qofte edhe nga nje prinder shqiptar nuk mund ti mohohet shtetesia shqiptare. Askujt nuk mund ti hiqet shtetesia shqiptare pa pelqimin e tij.
Neni 25
Askujt nuk mund ti mohohet e drejta e ndryshimit te vendbanimit ose e levizjes brenda Shqiperise per cfaredo qellimi te ligjshem. Shtetasit mund te dalin jashte shtetit dhe te kthehen lirisht. Asnje shtetas shqiptar nuk mund te debohet. Ndalohet debimi kolektiv i te huajve. Debimi i individeve te huaj lejohet ne kushtet e percaktuar me ligj.
Neni 26
Cdo shtetas qe ka mbushur moshen 18 vjec ka te drejten e zgjedhjes. Vota eshte personale, e barabarte, dhe e fshehte.
Neni 27
E drejta e cdo njeriu per te jetuar mbrohet me ligj. (VARIANT: Askujt nuk mund ti hiqet jeta, pervec se me vendim te gjykates per nje krim tejet te rende, per te cilin denimi me vdekje eshte parashikuar me ligj. Denimi me vdekje nuk mund te jepet ndaj grave, ose ndaj te rinjeve, te cilet ne kohen e kryerjes se krimit kane qene nen moshen 18 vjec.)
Neni 28
Askush nuk mund ti nenshtrohet tortures, ose denimit apo trajtimit mizor, cnjerezor ose poshterues.
Neni 30
Askujt nuk mund ti kerkohet te kryeje nje pune te detyruar pervec se ne rastet e ekzekutimit te nje vendimi te gjykates, te kryerjes se nje sherbimi qe rrjedh nga nje gjendje e jashtezakonshme ose fatkeqesi natyrore qe kercenon jeten ose shendetin e njerzve.
Neni 31
Liria, prona, ose te drejtat e pranuara me ligj nuk mund te cenohen pa nje proces te rregullt ligjor. Askujt nuk mund ti hiqet e drejta per nje gjykim te drejte, publik dhe te shpejte nga nje gjykate kompetente, e pavarur dhe e paanshme. Prania e publikut dhe e mjeteve te informacionit mund te kufizohet gjate gjykimit, kur kete e kerkojne interesat e rendit ose te moralit publik, te sigurimit kombetar, te jetes private te paleve ose te drejtesise.
Neni 32
Askush nuk mund te akuzohet ose te deklarohet fajtor per nje veper penale, e cila nuk konsiderohej si e tille me ligj ne kohen e kryerjes se saj. Nuk mund te jepet nje denim me i rende se sa ai qe ka qene i parashikuar ne ligj ne kohen e kryerjes se vepres penale.
Neni 33
Askush nuk mund te ndalohet pa te dhena te mjaftueshme. I ndaluari duhet te njoftohet menjehere per aresyen e ndalimit dhe brenda nje kohe te aresyeshme te paraqitet perpara nje autoriteti gjyqsor. Askush nuk mund te mbahet i ndaluar per me teper se 72 ore pa miratim gjyqsor. Cdo person i ndaluar ose i arrestuar ka te drejte te komunikoje menjehere me avokatin. I arrestuari ka te drejte te ankohet ne gjykate kunder arrestimit te tij.
Neni 34
Askush nuk mund te detyrohet te deshmoje ose te pohoje kunder vetvehtes.
Neni 35
Askush nuk mund te konsiderohet fajtor sa kohe qe nuk i eshte provuar fajesia. Askush nuk mund te deklarohet fajtor mbi bazen e te dhenave te mbledhura ne menyre te paligjshme.
Neni 36
Askush nuk mund te denohet pa qene i pranishem ne gjyq.
Neni 37
Gjate procesit penal, askujt nuk mund ti hiqet e drejta: (a) te vihet ne dijeni menjehere dhe hollesisht per akuzen qe i behet; (b) te kete kohen dhe lehtesite e mjaftueshme per te pergatitur e mbrojtjen e vet; (c) te kete ndihmen pa pagese te nje perkthyesi, kur nuk flet ose nuk kupton gjuhen shqipe; (d) te mbrohet vete ose me ndihmen e nje mbrojtesi ligjor te zgjedhur prej tij si dhe te komunikoje lirisht dhe privatisht me te; ti sigurohet mbrojtje falas kur nuk ka mjete te mjaftueshme; (dh) ti beje pyetje deshmitareve te pranishem dhe te kerkoje paraqitjen, si deshmitare, te eksperteve dhe personave te tjere te cilet mund te sqarojne faktet.
Neni 38
Askush nuk mund te gjykohet ose te denohet me shume se nje here per te njejten veper penale, me perjashtim te rasteve kur eshte vendosur rigjykimi i ceshtjes nga nje gjykate me e larte. Askush, qe eshte deklaruar i pafajshem, nuk mund te rigjykohet per te njejten veper penale.
Neni 39
Askujt nuk mund ti mohohet e drejta per te apeluar nje vendim gjyqsor ne nje gjykate me te larte te krijuar me ligj.
Neni 40
Askujt nuk mund ti mohohet e drejta te reabilitohet dhe kompesohet ne perputhje me ligjin ne rast se ai eshte denuar per shkak te mosushtrimit te rregullt te drejtesise. Asnje te burgosuri nuk mund ti mohohet trajtimi njerzor dhe reabilitimi moral.
Neni 41
Askujt nuk mund ti mohohet aresimi falas, qe zgjat jo me pak se tete vjet. Aresimi i mesem eshte i hapur per te gjithe. Ndjekja e aresimit te larte mund te kushtezohet vetem me arritjet ne mesim. Nxenesit dhe studentet kane te drejte te arsimohen edhe ne shkollat private.
Neni 42
Kushdo ka te drejten e sigurimeve shoqerore ne pleqeri ose kur eshte i paafte per pune, sipas nje sistemi te caktuar me ligj.
Neni 43
Kushdo qe ka arritur moshen e marteses ka te drejte te zgjedhe lirisht bashkeshortin dhe te krijoje familje. Martesa dhe familja gezojne mbrojtje te vecante te shtetit. Zgjidhja e marteses rregullohet me ligj.
Neni 44
Femijet, te rinjte, grate shtatzena dhe nenat e reja kane te drejten e nje mbrojtjeje te vecante me ligj.
Neni 45
Askujt nuk mund ti mohohet mundesia per te gezuar ne menyre te barabarte kujdesin shendetsor te shtetit. Mjekimi i detyrueshem behet vetem ne dobi te pacientit ne rastet e caktuara me ligj.
Neni 46
Te gjithe shtetasit jane te barabarte para ligjit. Askush nuk mund te diskriminohet per shkak te seksit, races, fese, etnise, bindjes politike, ose perkatesise prindore.
Neni 47
Shteti nuk mund te kufizoje shprehjen, ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kulturor, fetar dhe gjuhesor te pakicave etnike. Kjo e drejte nuk mund te interpretohet ne ate menyre qe te perligje akte te cilat nxisin ndarjet dhe grindjet etnike. Askush nuk mund te detyrohet te deklaroje kombesine e tij.
Neni 48
Askujt, te cilit i eshte cenuar nje e drejte e njohur me kete Kushtetute, nuk mund ti mohohet rivendosja efektive e se drejtes ne gjykate.
P J E S A E T R E T E
PARLAMENTI
Neni 49
Pushteti ligjvenes ushtrohet nga Parlamenti, i cili perbehet nga nje dhome, me jo me pak se 140 anetare. Jo me pak se njeqind anetare zgjidhen sipas sistemit mazhoritar, por ne cdo rast secili rreth perben te pakten nje zone zgjedhjeje. Vendet e mbetura u shperndahen partive ne proporcion me votat e fituara ne shkalle vendi ne raundin e pare.
Neni 50
Parlamenti zgjidhet per 4 vjet. Ne rast lufte ose gjendjeje te jashtezakonshme zgjatja e mandatit mund te behet vetem me miratimin e Presidentit te Republikes. Zgjedhjet e Parlamentit te ri behen jo me vone se 60 dite nga dita e mbarimit te mandatit, ose e shperndarjes se Parlamentit te meparshem. Mandati i Parlamentit vazhdon deri ne mbledhjen e pare te Parlamentit te ri.
Neni 51
Parlamenti thirret ne mbledhjen e pare me dekret te Presidentit te Republikes, jo me vone se 20 dite nga perfundimi i zgjedhjeve. Parlamenti i zhvillon punimet vjetore ne dy sesione. Sesioni i pare fillon te henen e trete te Janarit dhe sesioni i dyte fillon te henen e pare te Shtatorit. Parlamenti mblidhet ne sesion te jashtezakonshem kur thirret nga Presidenti i Republikes, Kryeministri ose nje e treta e deputeteve.
Neni 52
Parlamenti zgjedh Kryetarin dhe zevendesin e tij. Parlamenti krijon nga gjiri i tij komisione te perhereshme dhe te perkoheshme. Parlamenti vendos me shumicen e anetareve, me perjashtim te rasteve te parashikuara ndryshe nga kjo Kushtetute.
Parlamenti funksionon sipas rregullores se miratuar prej tij.
Neni 53
Mbledhjet e Parlamentit behen te hapura. Me kerkesen e Presidentit te Republikes, Kryeministrit ose te nje te pestes se deputeteve, mbledhjet e Parlamentit mund te behen te mbyllura kur per kete kane votuar dy te tretat e anetareve. Neni 54 Deputet mund te zgjidhet cdo shtetas shqiptar me banim te perhershem ne Shqiperi te pakten dy vitet e fundit (dhe qe ka mbushur moshen 21 vjec). Neni 55
Deputetsia nuk pajtohet me asnje funksion tjeter shteteror (publik) ose privat. Ne qofte se nje Deputet caktohet minister ai zevendesohet per kohen qe qendron ne kete detyre.
Neni 56
Deputeti perfaqson te gjithe popullin dhe nuk lidhet me asnje mandat detyrues. Deputeti nuk ka pergjegjesi per mendimet e shprehura ose voten e dhene ne Parlament. Deputeti nuk mund te ndiqet penalisht pa autorizimin e Parlamentit. Ai mund te ndalohet pa autorizim vetem kur kapet ne kryerje e siper te nje krimi te rende.
Neni 57
Parlamenti nxjerr ligje qe i cmon te domosdoshme dhe te pershtatshme per te permbushur pushtetin qe i njihet me Kushtetute.
Neni 58
Te drejten per te propozuar ligje e kane Qeveria (Kryeministri) dhe cdo Deputet.
Propozimi i ligjeve qe sjellin efekte financiare mund te behet vetem nga Qeveria (Kryeministri).
Neni 59
Projektligji votohet jo me pak se dy here ne dite te ndryshme.
Neni 60
Aktet e Parlamentit nenshkruhen nga Kryetari i tij.
Neni 61
Ligji quhet i shpallur, kur brenda 15 diteve nga paraqitja e tij, Presidenti i Republikes nuk ka ushtruar veton. Ligji hyn ne fuqi me kalimin e jo me pak se 10 diteve nga botimi ne Fletoren Zyrtare. Ne rastet e gjendjes se jashtezakonshme ose te luftes, kur Parlamenti vendos me dy te tretat e anetareve dhe Presidenti i Republikes jep pelqimin, ligji mund te hyje ne fuqi menjehere vetem pasi eshte njoftuar publikisht. Ligji duhet te botohet ne numrin me te pare te Fletores Zyrtare. Neni 62
Presidenti i Republikes ka te drejte tia ktheje ligjin Parlamentit per rishqyrtim vetem nje here, duke parashtruar aresyet perkatese. Vetoja e Presidentit mund te rrezohet kur kunder saj kane votuar jo me pak se dy te tretat e deputeteve.
Neni 63
Kryeministri ne emer te Qeverise duhet te paraqese projktligjin per buxhetin ne fillim te sesionit te vjeshtes, i cili nuk mund te mbyllet pa e miratuar ate. Neqoftese ligji per buxhetin nuk arrin te miratohet deri ne fillim te vitit te ardhshem financiar, Qeveria zbaton buxhetin e vitit te meparshem derisa te miratohet buxheti i ri.
Neni 64
Qeveria eshte e detyruar qe brenda sesionit te pare te vitit pasardhes ti paraqese Parlamentit per shqyrtim dhe miratim shpenzimet e vitit te kaluar. Asnje shpenzim nuk mund te autorizohet pervec se me ligj. Taksat dhe tatimet caktohen me ligj dhe vetem per qellime publike.
Neni 65
Me ligj, Parlamenti ratifikon traktatet qe sjellin ndryshime ne ligjet, jep amnisti, shpall gjendjen e luftes dhe ate te jashtezakonshme si dhe vendos per berjen e referendumit popullor. Kur shpall gjendjen e luftes dhe ate te jashtezakonshme Parlamenti me ligj mund te kufizoje ushtrimin e te drejtave te njeriut me perjashtim te te drejtave te parashikuara (sot) ne nenet 8, 11, 12, 15, 29, 31 te Kushtetutes.
PRESIDENTI I REPUBLIKES
Neni 66
Presidenti i Republikes eshte Kryetar i Shtetit. President mund te zgjidhet vetem shtetasi shqiptar me banim jo me pak se 10 vjet ne Shqiperi dhe qe ka mbushur moshen 35 vjec.
Neni 67
Presidenti zgjidhet me votim te fshehte nga nje Trup Zgjedhor i perbere nga anetaret e Parlamentit si dhe nga dy perfaqsues te zgjedhur per cdo rreth, sipas menyres se caktuar me ligj. Ai quhet i zgjedhur kur per te kane votuar shumica e te gjithe anetareve te Trupit Zgjedhor. Ne rast se ne votimin e pare asnjeri nga kandidatet nuk ka marre shumicen e kerkuar, ne votimin e dyte, qe behet brenda 7 diteve, quhet i zgjedhur kandidati qe ka fituar me shume vota. Kur ka barazi votash, quhet i zgjedhur President me i moshuar. Presidenti fillon ne detyre pasi ben betimin para Trupit Zgjedhor, por jo me pare se te kete mbaruar mandati i Presidentit qe largohet. Pas betimit Trupi Zgjedhor shperndahet. (formula e betimit)
Neni 68
Presidenti i Republikes zgjidhet per 5 vjet me te drejte rizgjedhjeje vetem njehere. Zgjedhja e re e Presidentit behet jo me vone se nje muaj para mbarimit te kesaj periudhe.
Mandati i Presidentit mund te zgjatet vetem kur Parlamenti nuk mund te mblidhet per shkak lufte ose fatkeqesie natyrore.
Neni 69
Presidenti i Republikes nuk mund te kryeje asnje funksion tjeter publik, partiak ose privat.
Neni 70
Presidenti i Republikes pergjigjet vetem per kryerjen e krimeve te renda. Shkarkimi i Presidentit per shkelje te renda te Kushtetutes mund te kerkohet nga jo me pak se nje e katerta e deputeteve dhe vendoset nga jo me pak se dy te tretat e tyre. Neni 71
Ne rast shkarkimi, vdekjeje, semundjeje te rende qe e ben te paafte per ushtrimin e detyres ose doreheqjeje te Presidentit, Kryetari i Parlamentit ze vendin dhe ushtron kompetencat e tij, me perjashtim te shperndarjes se Parlamentit. Zgjedhja e Presidentit ne keto raste behet brenda 45 diteve. Neni 72
Presidenti me propozim te Kryeministrit mund te shperndaje Parlamentin.
Neni 73
Presidenti nenshkruan traktate dhe mareveshje nderkombetare. Ato qe parashikohen nga neni 65 ratifikohen me pare nga Parlamenti. Presidenti emeron perfaqsuesit diplomatike te Shqiperise dhe pret perfaqsuesit e huaj.
Neni 74
Presidenti ushtron te drejten e faljes, jep shtetesine dhe lejon lenien e saj sipas ligjit, jep dekorata e tituj nderi, graden ushtarake te gjeneralit si dhe cakton daten e zgjedhjeve per Parlamentin, per organet e pushtetit lokal dhe Trupin Zgjedhor.
Neni 75
Presidenti eshte Kryekomandant i Forcave te Armatosura. Per qellime te mbrojtjes ai krijon organizma ndihmese. (Varianti i dyte: Presidenti i Republikes eshte Kryekomandant i Forcave te Armatosura dhe kryeson Keshillin e Mbrojtjes, te krijuar sipas ligjit).
Neni 76
Asnje akt i Presidentit nuk ka vlere pa kunderfirmen e Kryeministrit ose te ministrave perkates, pervec rasteve te parashikuara ne nenet 83.
Neni 77
Presidenti i drejton Parlamentit mesazhe per ceshtjet me te rendesishme te politikes se shtetit.
QEVERIA
Neni 78
Pushteti ekzekutiv ushtrohet nga Qeveria, e cila perbehet nga Kryeministri dhe ministrat.
Kryeministri zgjidhet nga Parlamenti me propozim te Presidentit te Republikes. Ne qofte se per dy here rradhazi kandidaturat e propozuara nuk fitojne, Presidenti shperndan Parlamentin. Neni 79
[The function of criminal prosecution is executive in nature and vests in the Minister of Justice. Albanian translation temporarily unavailable.]
Neni 80
Ministrat caktohen dhe shkarkohen nga Presidenti i Republikes me propozim te Kryeministrit.
Qeveria fillon ne detyre pasi ben betimin para Parlamentit ne menyren e caktuar me ligj.
Neni 81
Minister mund te caktohet kushdo qe ka cilesite qe kerkohen per deputetsi. Ministri nuk mund te ushtroje asnje funksion tjeter publik ose privat. Ministrat gezojne imunitet parlamentar dhe nuk mund te ndiqen penalisht pa autorizimin e Presidentit te Republikes. Neni 82
Kryeministri perfaqson Qeverine, drejton politiken e pergjithshme te shtetit si dhe kontrollon deget e ndryshme te administrates publike. Kryeministri cakton nje nga ministrat si zevendes te tij. Kryeministri cakton zyrtaret e tjere te larte ekzekutive sic parashikohet me ligj. Neni 83 Ne qofte se Parlamenti, me shumicen e anetareve, miraton mocionin e mosbesimit ose nuk pranon mocionin e besimit, Presidenti i Republikes brenda 10 diteve ose propozon Kryeministrin e ri ose vendos shperndarjen e Parlamentit. Ne kete rast te gjithe ministrat detyrohen te japin doreheqjen.
Neni 84 Qeveria vazhdon te qendroje ne detyre deri ne betimin e Qeverise se re.
Neni 85
Kur Parlamenti ndodhet ne pushim dhe nuk mund te mblidhet, Qeveria ka te drejte te nxjerre dekretligje, te cilat i parashtrohen Parlamentit per shqyrtim ne sesionin e ardhshem. Ne rast te kundert ato bien vetvetiu nga fuqia.
Dekretligji hyn ne fuqi vetem pasi eshte njoftuar publikisht dhe per kete ka dhene pelqimin Presidenti i Republikes. Dekretligji duhet te botohet ne numrin me te pare te Fletores Zyrtare.
Neni 86
Kryeministri pergjigjet politikisht dhe jep llogari para Parlamentit per politiken e pergjithshem te Qeverise, ministrat per veprimtarine e tyre perkatese.
GJYQSORI
Neni 87
Pushteti gjyqsor ushtrohet nga Gjykata e Larte dhe nga gjykatat e tjera qe krijohen me ligj. Gjykata e Larte perbehet nga 9 anetare.
Neni 88
Gjyqtaret caktohen nga Parlamenti me propozim te Presidentit te Republikes. Koha e qendrimit te tyre ne detyre nuk mund te kufizohet si dhe paga dhe perfitimet e tyre nuk mund te ulen. Parlamenti nuk mund ti heqe ata nga detyra pervec se per kryerjen e nje krimi te rende.
Neni 89
Gjyqtaret nuk mund te merren me politike. Ata mund te hiqen per veprimtari politike vetem me vendim te Gjykates se Larte. Neni 90
Cdo gjyqtar, ne ceshtjet e kompetences se tij, ka te drejte te zbatoje drejtpersedrejti Kushtetuten.
Neni 91
Cdo vendim gjyqsor duhet te tregoje faktet dhe ligjin ku ai mbeshtetet. Gjykata duhet te botoje vendimet si dhe mendimet ne pakice te gjyqtareve, pervec rasteve kur te gjitha palet jane kunder.
Neni 92 Parlamenti vendos proceduren ligjore per ceshtjet gjyqsore si dhe per caktimin e denimeve, por nuk mund te zgjidhe asnje ceshtje konkrete.
Neni 93
Parlamenti mund te krijoje gjykata te specializuara, por ne asnje rast gjykata per ceshtje te vecanta.
Neni 94
Gjyqtari nuk mban pergjegjesi per vendimet qe jep pervec se me miratim te Gjykates se Larte. Ai nuk mban pergjegjesi per mendimet e tij ne pakice.
Neni 95
Gjykatat kane buxhet te vecante.
Neni 96
Qenia gjyqtar nuk pajtohet me asnje funksion shteteror ose privat.
MIRATIMI DHE AMENDIMI I KUSHTETUTES
Neni 97
Kjo Kushtetute hyn ne fuqi pasi miratohet nga jo me pak se dy te tretat e anetareve te zgjedhur per Konventen Kushtetuese.
Konventa Kushtetuese perbehet nga deputetet e Kuvendit Popullor dhe nga dy perfaqsues te zgjedhur nga cdo Keshill Rrethi.
Neni 98
Amendamente te Kushtetutes mund te propozojne nje e pesta e anetareve te Parlamentit. Amendamenti hyn ne fuqi pasi miratohet nga dy te tretat e anetareve te dy Parlamenteve radhazi. Presidenti i Republikes nuk mund te ktheje asnje amendament te Kushtetutes.

Courtesy: Constitution Finder

Hosted by www.Geocities.ws

1