D E K R E T
PER
SHPALLJEN E KUSHTETUTES SE
REPUBLIKES SE SHQIPERISE
Në mbështetje të nenit 28, pika 4, të ligjit nr.
7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”; të
nenit 183, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,
si dhe bazuar në rezultatet përfundimtare të nxjerra nga
Komisioni Qëndror i Votimit për referendumin e miratimit të
Kushtetutës
D E K R E T O J :
Shpalljen e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë
miratuar nga populli me referendumin e datës 22 Nëntor 1998.
Tiranë, më 28.11.1998
Nr. i dekretit : 2260
PRESIDENTI I REPUBLIKES
REXHEP MEIDANI
REPUBLIKA E SHQIPERISE
PRESIDENTI
D E K R E T
PER SHPALLJEN E REFERENDUMIT PER
MIRATIMIN PERFUNDIMTAR TE KUSHTETUTES
SE REPUBLIKES SE SHQIPERISE
Në mbështetje të nenit 28, pika 4, të ligjit nr.
7491, datë 29.4.1991
“Për dispozitat kryesore kushtetuese”, të nenit 6, të
ligjit nr 7866, datë 6.10.1998 “Për Referendumet”, si dhe të
vendimit nr. 393, datë 21.10.1998 të Kuvendit Popullor,
D E K R E T O J:
Neni 1
Shpallet referendumi për miratimin përfundimtar të Kushtetutës
së Republikës së Shqipërisë
Neni 2
Referendumi të zhvillohet ditën e dielë, datë 22
nëntor 1998.
Neni 3
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Tiranë, më 21.10.1998
Nr. i dekretit: 2241
PRESIDENTI I REPUBLIKES
REXHEP MEIDANI