I. Çfarë është e Drejta Ndërkombëtare?
Krijimi i shteteve moderne sovrane, solli nevojën e krijimit të
një grumbulli rregullash për
rregullimin e marrëdhënieve midis tyre. Ky grup rregullash
- i përbërë nga zakonet dhe
traktatet - është ajo që ne e quajmë e drejta ndërkombëtare.
Zakoni e ka origjinën në ndjekjen nga ana e shteteve të
një praktike të përgjithshme që
ndjehej e detyrueshme. Ai aplikohet në të gjithë
shtetet dhe disiplinon në një mënyrë të
përgjithshme një numër të kufizuar çështjesh,
siç janë për shembull përdorimi i forcës,
imuniteti diplomatik, përdorimi i detit dhe i qiellit dhe e drejta
e traktateve.
Traktati është një instrument që shtetet përdorin
kur dëshirojnë të punojnë së bashku dhe
të vendosin më shumë rregulla të detajuara midis
tyre. Marrëveshje ndërkombëtare janë
nënshkruar për tregtinë dhe mbrojtjen e mjedisit, për
problemet financiare dhe bujqësore,
si dhe në çdo fushë të veprimtarisë qeveritare
ku ka vend për një bashkëpunim të
suksesshëm.
Në disa raste, traktatet kanë krijuar instrumenta të
përhershëm të bashkëpunimit
ndërqeveritar. Kjo ka çuar në lindjen e organizmave
ndërkombëtarë, siç janë Organizata
e Kombeve të Bashkuara (OKB), një organizatë botërore
që ka për detyrë ruajtjen e
paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, Këshilli i Evropës,
të cilit i është besuar promovimi i
demokracisë, të drejtave të njeriut dhe zbatimit të
ligjit, Komuniteti Evropian (EC), i cili
krijoi një treg të përbashkët dhe një bashkim
gjithnjë e më të ngushtë të një numri në
rritje
vendesh evropiane, Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim
në Evropë (OSBE),e
angazhuar në përmirësimin e marrëdhënieve
midis Botës Perëndimore dhe demokracive
të reja të Evropës Qëndrore dhe Lindore, dhe shumë
të tjera me një kompetencë më të
kufizuar.
Qëllimi i të drejtës ndërkombëtare, ndonëse
shumë i gjerë, ndikon edhe në veprimtarinë e
qeverive dhe organizatave ndërkombëtare, duke nxjerrë
të drejta, detyrime dhe rregulla
mbi të cilat shtetet do të ngrenë marrëdhëniet
e tyre. Zakonisht kjo e drejtë nuk i
shqetëson individët. Sidoqoftë, këta të
fundit mund të kenë liri dhe të drejta të mbrojtura
nga instrumenta ndërkombëtarë, kur qeveritë marrin
përsipër garantimin e tyre për secilin
që është brenda juridiksionit të tyre.
Marrëveshjet ndërkombëtare janë përdorur gjithashtu
edhe për ngritjen e gjykatave për
zgjidhjen e kundërshtive midis shteteve, sipas ligjit ndërkombëtar.
Kjo favorizon ruajtjen
e paqes, dhe kufizon përdorimin e forcës. Institucioni
më i lartë gjyqësor në këtë drejtim,
është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
II. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, është
organi gjyqësor kryesor i Kombeve të
Bashkuara. Eshtë një organizëm i përbërë
nga gjykatës të pavarur, të zgjedhur, dhe një
institucion ndërkombëtar i përhershëm. Funksioni
i saj, është që të vendosë në bazë të
ligjeve ndërkombëtare mbi mosmarrëveshjet e një
natyre ligjore, që i janë paraqitur asaj
nga shtetet. Asnjë çështje nuk mund t’i paraqitet
Gjykatës n.q.s. të dy palët nuk janë
shtete. Një individ ose organizatë, mund të çojë
një çështje përpara Gjykatës
Ndërkombëtare të Drejtësisë, vetëm nëse
shteti i tyre - duke u bazuar në të drejtën
ndërkombëtare - e merr përsipër një gjë
të tillë. Në këtë mënyrë mosmarrëveshja
kthehet në një midis shteteve.
Një çështje mund t’i paraqitet Gjykatës vetëm
me pëlqimin e shteteve të interesuara. Në
fjalë të tjera, asnjë shtet sovran nuk mund të
bëhet palë në një proces përpara Gjykatës
pa dhënë, në një mënyrë apo një
tjetër, pëlqimin e saj për këtë. Për
shembull, në rastin e
Arit të Marrë nga Roma në vitin 1943, i cili i takonte
Shqipërisë, Italia aplikoi në
Gjykatë, duke pretenduar shpërndarjen e arit si shpërblim
i pjesshëm për dëmin e pësuar
nga një ligj shqiptar. Shqipëria nuk bëri aplikim
në Gjykatë. Në vendimin e saj më 15
Janar 1954, Gjykata vendosi se nuk mund të trajtohej mosmarrveshja
midis Italisë dhe
Shqipërisë, përderisa Shqipëria nuk kishte dhënë
pëlqimin e saj për këtë gjë. Në fakt,
ky
ar iu dha Anglisë me Vendimin e Gjykatës së vitit 1949
mbi çështjen e Kanalit të
Korfuzit, dhe i është kthyer Shqipërisë kohët
e fundit.
Vendimet e Gjykatës, janë të detyrueshme, përfundimtare
dhe të paapelueshme për palët.
Vendimi i Gjykatës, nuk ka fuqi për mosmarrëveshje midis
shteteve apo palëve të
çështjes të cilat janë të ndryshme nga ato
për të cilat vendimi është marrë. Megjithatë,
Gjykata kur plotësohen disa kritere, ka juridiksionin që
të interpretojë ose të rishqyrtojë
vendimet e saj.
Sot, Gjykata është e hapur praktikisht për të gjitha
shtetet e botës, duke përfshirë edhe
Shqipërinë. Në fakt, Shqipëria ishte një
nga palët e çështjes së parë që duhet të
trajtonte
kjo Gjykatë; (Mbretëria e Bashkuar v. Shqipëria).
Në këtë çështje, disa anije britanike u
dëmtuan rëndë dhe anëtarë të ekuipazhit
të saj u vranë nga një eksplozion minash, ndërsa
po kalonin nëpër një hapësirë të ujrave
shqiptare të ç’minuara më parë. Mbretëria
a
Bashkuar e akuzoi Shqipërinë se kishte kryer ose kishte lejuar
një palë të tretë që të
shtronte mina pasi ishin kryer operacionet e pastrimit të tyre.
Shqipëria, nga ana e saj, i
drejtoi një kundër-akuzë Mbretërisë së
Bashkuar për dhunim të sovranitetit të Shqipërisë,
nëpërmjet dërgimit të anijeve luftarake në
ujrat shqiptare dhe për kryerjen e operacioneve
të pastrimit të minave në ujrat shqiptare pas shpërthimit.
Gjykata dha tre vendime për
këtë çështje dhe të gjitha ato ishin të
detyrueshme për të dy vendet. Gjykata vendosi që
Shqipëria ishte përgjegjëse për shpërthimet,
por nuk e pranoi tezën sipas së cilës
Shqipëria i kishte vendosur vetë minat. Nga ana tjetër
u vendos se minat nuk mund të
vendoseshin pa dijeninë e qeverisë shqiptare. Gjykata
vendosi që Mbretëria e Bashkuar
kishte ushtruar të drejtën e kalimit të pafajshëm
në rrugët ujore ndërkombëtare, por nga
ana tjetër u gjykua se pastrimi i minave kishte dhunuar sovranitetin
e Shqipërisë, sepse
ishte kryer në kundërshtim me vullnetin e qeverisë shqiptare.
Gjykata vendosi që
Shqipëria të paguante një shifër prej 844.000 paund.
III. Mbrojtja Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut
E gjitha kjo është, ose mund të duket se është
shumë larg interesave të qytetarit të
zakonshëm, i zënë me preokupimet e tij të përditshme.
E drejta ndërkombëtare - mund
të thotë dikush - mund të jetë e përdorshme
në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis
shteteve sovrane dhe të imponojë zbatimin e ligjit
në vende të mëdha e të vogla. Ajo
mund të mbrojë paqen dhe sigurinë, të nxisë
bashkëpunimin dhe drejtësinë midis
kombeve, por a është ajo vërtet e lidhur direkt me një
qytetar të zakonshëm?
E drejta ndërkombëtare, mund të ndihmojë shqiptarin
apo francezin, gjermanin apo çdo
qytetar tjetër evropian, që t’i respektohen të drejtat
e tij njerëzore. Shumë gjëra që ne
përfitojmë në jetën e përditshme, janë
të bazuara në ato që ne i quajmë “të drejtat e
njeriut”. Këto të drejta përfshijnë të
drejtën për të jetuar të lirë, për të
shprehur opinionet
dhe idetë, për t’u trajtuar ndershmërisht dhe me dinjitet
nga të tjerët, dhe pa asnjë
diskriminim mbi baza të tilla si seksi, raca, feja, mendimi politik
apo i ndonjë lloji tjetër.
Të drejtat e njeriut janë zakonisht një pjesë themelore
e çdo kushtetute moderne, por ato
janë gjithashtu të garantuara nga një numër tekstesh
ndërkombëtare, duke përfshirë
Konventën e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen
e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive
Themelore, e nënshkruar më 1950. Shqipëria është
pjesë e Konventës që nga 29 Korrik
1996. Me anë të këtij traktati, Shqipëria
dhe 39 vende të tjera evropiane, janë angazhuar
të garantojnë respektimin e disa të drejtave themelore
të njeriut për të gjithë qytetarët që
ndodhen nën juridiksionin e tyre.
Këto të drejta duhet të jenë, dhe sigurisht janë,
të siguruara më mirë në nivel kombëtar.
Dispozitat e Përkohshme Kushtetuese shqiptare, dhe pa dyshim kushtetuta
e ardhshme,
përmbajnë dhe do të përmbajnë kryesisht të
njëjtat të drejta me ato të Konventës.
Kontrolli ndërkombëtar, i zbatuar nga institucionet e përcaktuara
nga Konventa, është
dhe duhet të jetë vetëm dytësor. Megjithatë
roli i tij është shumë i rëndësishëm.
Rëndësia e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Rëndësia e kësaj konvente nuk qëndron vetëm
në numrin e të drejtave të përfshira në të,
por gjithashtu në mekanizmat mbrojtës të vendosura në
Strasburg për të hetuar shkeljet e
kallëzuara dhe për të respektuar respektimin e detyrimeve
që rrjedhin nga Konventa.
Ajo mbahet nën shqyrtim të vazhdueshëm në mënyrë
që të përmirësohet mbrojtja që jep
Konventa si nëpërmjet zgjerimit të numrit të të
drejtave të garantuara ashtu edhe
nëpërmjet përmirësimit të strukturave ekzistuese.
Qëllimi i Konventës është dhënia e një
një garancie ndërkombëtare, në vijim të mbrojtjes
në shtete të veçanta. Për më tepër,
çështjet gjyqësore të Komisionit Evropian dhe të
Gjykatës së të Drejtave të Njeriut, kanë zhvilluar
më shumë dispozitat e Konventës dhe
kanë ushtruar një influencë gjithnjë e më
të thellë mbi ligjet dhe realitetet shoqërore të
shteteve anëtare. Gjykatat kombëtare të shteteve
anëtare të Konventës, kur vendosin
mbi një çështje të të drejtave të njeriut,
i referohen tashmë gjithnjë e më tepër vendimeve
të Strasburgut, dhe zbatojnë standartet dhe parimet e vendosura
atje. Gjithashtu, mund të
përmenden shumë raste të modifikimit të legjislacionit
të shteteve dhe të praktikave
administrative përpara ratifikimit të Konventës nga
ana e tyre, veçanërisht në rastin e atyre
shteteve që i janë bashkuar së fundmi Këshillit
të Evropës.
Në vitin 1994, Këshilli i Evropës i kërkoi Shqipërisë
dhe 10 vendeve të tjera në të cilat
ishte ende në fuqi dënimi me vdekje, ta anullonin atë.
Si rrjedhim, Shqipëria ndërmorri
ruajtjen e një moratoria prej tri vjetësh para ekzekutimit.
Ankesat pranë Gjykatës Evropiane, mund të bëhen
si nga shtetet ashtu edhe individët.
Ankesat e individëve përbëjnë pjesën më
të madhe. Numërohen më tepër se 30.000 të
tilla që nga hyrja në fuqi e Konventës në vitin
1953. Gjykata Evropiane, ka dhënë më
tepër se 600 gjykime që nga krijimi i saj në vitin 1959.
Ankesat e individëve i përkasin një numri në rritje
çështjesh, duke përfshirë përdorimin e
dënimit trupor, izolimin e pacientëve mendorë, ndalimin
e endacakëve, të dyshuarve
terroristë dhe redicivistëve, të drejtat e të burgosurve,
disiplinën ushtarake dhe
profesionale, mundësinë e hyrjes në gjykata, gjatësinë
e procedurave ligjore dhe
ndershmërinë e gjykatave, rregjistrimin e telefonatave, ndalimin
e divorcit, ligjet mbi
aktivitetin homoseksual dhe abortin, statusin e transeksualëve,
lirinë e shtypit, radios dhe
televizionit, kujdestarinë dhe përkujdesjen e fëmijëve,
statusin e fëmijëve jashtë ligjit,
veprimtaritë sindikaliste, emigracionin, deportimin dhe ekstradimin,
të drejtat e pronësisë,
kompensimin për shtetëzimet.
Procedura
Rritja e numrit të shteteve anëtare si dhe ndërgjegjësimi
qytetarëve evropianë mbi
mundësitë e ofruara nga Konventa, sollën nevojën
e ndryshimeve të procedurës dhe të
strukturës së institucioneve të Strasburgut. Këto
ndryshime duhet të sigurojnë një
reduktim të ngarkesës dhe një funksionim më të
shpejtë dhe efikas të sistemit.
Që nga 1 Nëntori 1998, do të ketë një Gjykatë
të vetme të përhershme, me një numër
gjykatësish të barabartë me atë të shteteve
anëtare të Konventës. Gjykata do të ketë
juridiksion në të gjitha problemet që i përkasin
interpretimit dhe zbatimit të Konventës.
Gjithashtu, Gjykata do të jetë e aftë të japë
mendime këshilluese, kur një gjë e tillë i
kërkohet nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të
Evropës.
Gjykata do të pranojë aplikime nga çdo person, organizatë
joqeveritare ose grup
individësh që ankohen se janë viktimë e një
shkelje të konventës, d.m.th. i të drejtave të
tyre njerëzore, nga njëri prej shteteve anëtare.
Aplikimi individual do të shqyrtohet nga një trup gjykues
prej tri gjykatësish, i cili do të
ketë kompetencën, që me votë unanime, të deklarojë
si të papranueshëm një aplikim.
Gjykata mund të marrë në shqyrtim një çështje
vetëm pasi të jenë përdorur të gjitha
shkallët gjyqësore vendase, dhe brenda një periudhe
gjashtë mujore nga data në të cilën
është marrë vendimi përfundimtar. Gjykata
nuk duhet të merret me aplikime anonime,
aplikime që në thelb janë të njëjta me një
çështje të trajtuar më parë ose që janë
të
pabazuara. Rreth 90% e rasteve të rregjistruara deri tani,
janë hedhur poshtë si të
papranueshme. Megjithatë, është e rëndësishme
të theksohet se Gjykata është e hapur
për këdo që dëshiron të paraqesë një
ankesë. Për paraqitjen e një aplikimi përpara
Gjykatës nuk kërkohet asnjë lloj shpenzimi apo përfaqësimi
ligjor, megjithëse asistenca e
një juristi është e këshillueshme. Në
të njëjtën kohë, është e mundshme që
aplikantët të
marrin një ndihmë të pjesëshme ligjore.
Nëse një aplikim nuk deklarohet i papranueshëm nga komiteti,
çështja do t’i transferohet
Trupit Gjykues, të përbërë nga shtatë gjykatës,
të cilët do të shqyrtojnë pranueshmërinë
dhe meritat e çështjes. Gjykatësi, i zgjedhur
nga shteti kundër të cilit është paraqitur
çështja, do të jetë gjithmonë i pranishëm
në Trupin Gjykues. Çdo aplikim i regjistruar, do
t’i jepet një gjykatësi raportues (rapporteur) i cili do
të komunikojë me palët duke synuar
arritjen e një zgjidhje miqësore. Procedura normalisht do
të jetë e shkruar dhe gojore.
Nëse nuk arrihet një zgjidhje miqësore, atëherë
Trupi Gjykues do të marrë një vendim.
Pas tri muajsh, nëse nuk është është kërkuar
referimi i çështjes në Trupin e Lartë Gjykues
të përbërë nga 17 gjykatës, vendimi merr formë
të prerë. Referimi i çështjes në Trupin
e
Lartë Gjykues do të lejohet vetëm në rrethana të
jashtëzakonshme, kur çështja ngre
probleme serioze të një rëndësie të madhe.
Gjykimi duhet të jetë i argumentuar dhe i
detyrueshëm për shtetin. Komiteti i Ministrave duhet
të sigurojë zbatimin e vendimit të
Gjykatës nga ana e qeverive.
Më Shumë Instrumenta për të Mbrojtur të Drejtat e Njeriut
Konventa për të drejtat e njeriut është plotësuar
nga Konventa Evropiane për
Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose Dënimit Jonjerëzor
dhe Degradues, anëtare e
së cilës është edhe Shqipëria. Në
vazhdim, shumë marrëveshje dhe rekomandime të tjera
të arritura në fushën e të drejtave të njeriut,
nga Ministrat e Jashtëm dhe Asamble
Parlamentare, të cilat mund të ketë një ndikim
domethënës mbi politikat e shteteve
anëtare në këtë fushë.
Instrumentat e Këshillit të Evropës mishërojnë
një numër parimesh të rëndësishme të
aplikueshme në shtetet e drejtuar nga ligji si: parimi i ligjshmërisë,
e drejta e administrimit
të bazuar të drejtësisë, mundësia e hyrjes
në gjykata, garantimi i një dëgjimi të drejtë
dhe
publik, paanshmëria e gjykatësve dhe proporcionaliteti i
dënimeve. Këto parime duhet të
udhëheqin veprimtarinë e qeverisë dhe autoriteteve të
tjera, si dhe atë të pushtetit
gjyqësor dhe legjislativ.
Konventa nuk është diçka e fiksuar dhe përfundimtare,
por diçka që ka evoluar në
mënyrë të vazhdueshme, qysh prej arritjes së saj
në vitin 1950. Vetë të drejtat kanë
evoluar përgjatë historisë njerëzore. Ato
evoluojnë ende, dhe janë një trashëgimi e çmuar
por e brishtë për të cilën kanë luftuar gra
e burra të guximshëm. Varet gjithashtu nga ne,
të kujdesemi për to, në mënyrë që të
ketë gjithnjë e më pak njerëz të cilëve u
mohoen
këto të drejta.
Punuar nga:
Shkëlzen Zeneli
accapp/qakapp
Rr. Donika Kastrioti, Vila Nr. 6
Tiranë, Shqipëri
Tel: 355-42-40672
Fax: 355-42-40673
E-mail: [email protected]
Giovanni Favilli
Komisioni i Venecias
Këshilli i Europës
F-67075 Strasbourg Cedex
France
Tel: 333 8841 30 48
Fax: 333 8841 37 38
E-mail: [email protected]