I. Hyrje--Kontrolli dhe Ekuilibri (Checks and Balances)
Një synim i rëndësishëm i Kushtetutës së
re shqiptare është që të parashikojë ndarjen dhe
pavarësinë e tre pushteteve--ekzekutivit, legjislativit dhe
gjyqësorit.1 Në një sistem
demokratik të ruajtjes së “kontrollit dhe ekuilibrit” çdo
pushtet është i pavarur nga
pushtetet e tjera dhe të gjithë janë në gjendje
të kontrollojnë njëri-tjetrin. Në këtë
mënyrë, në rast se njëri nga pushtetet abuzon me
fuqinë e vet, pushtetet e tjera kanë
kompetencën të kontrollojnë situatën.
II. Roli i një Gjyqësori të Pavarur
Në rast se gjyqësori do të jetë i pavarur ai do
të jetë në gjendje të mbrojë të drejtat e
individit kur ato shkelen nga qeveria, apo të deklarojë të
pavlefshëm një ligj të miratuar
nga Parlamenti që bie në kundërshtim me Kushtetutën.
Në sistemet demokratike
perëndimore gjykatat veprojnë rregullisht kundër
qeverisë duke e ilustruar këtë pavarësi.
Për shembull, zakonisht gjykatat caktojnë shpërblimin
në para për dëmet e shkaktuara
nga qeveria në rast se ajo ka shkelur kontratën apo ka shkelur
një të drejtë themelore të
një individi.
Në qoftë se gjyqësori nuk është i pavarur,
gjykatat thjesht do të veprojnë në mënyrën e
diktuar nga ekzekutivi apo legjislativi. Kjo do të lejonte
ekzekutivin (apo legjislativin) të
bënte thuajse gjithçka që dëshiron--duke përfshirë
pushimin nga puna të individëve për
shkak të bindjeve të tyre politike apo fetare dhe internimin
e tyre brenda vendit. Për
shembull, sipas sistemit të vjetër sovjetik--në të
cilin gjyqësori nuk ishte i
pavarur--gjyqësori karakterizohej nga “drejtësia e telefonit”
ku gjyqtari do të urdhërohej
me telefon nga zyrtarët partiakë për të vendosur
në një mënyrë të caktuar.
Në Shqipëri ka egzistuar një problem me pavarësinë
e gjyqësorit në një të kaluarë jo të
largët. Komentues të ndryshëm mendojnë se
ekzekutivi dhe legjislativi vepruan jo
ligjërisht duke e hequr nga detyra Kryetarin e mëparshëm
të Gjykatës së Kasacionit.
Gjyqtarë të tjerë janë transferuar në rajone
të largëta si ndëshkim për të qënurit më
shumë
progresiv seç duhet apo se nuk kanë vepruar ashtu siç
dëshironte ekzekutivi. Disa
gjyqtarë janë ndier të kërcënuar nga ekzekutivi
dhe si rrjedhim nuk kanë kundërshtuar për
të bërë gjithçka që ekzekutivi binte dakort.
Pa një sistem gjyqësor të fortë, të pavarur e
me etikë të shëndoshë, demokracia në Shqipëri
nuk mund të ketë sukses.
III. Dispozita Kushtetuese të Veçanta për të
Përkrahur Pavarësinë Gjyqësore
Kushtetuta e re shqiptare mund të përfshijë disa dispozita
të veçanta për të ndihmuar një
sigurim më të madh të pavarësisë gjyqësore.
Për shembull, Kushtetuta mund të
përcaktojë disa gjyqtarë të përjetshëm,
mund të adresojë kohëzgjatjen e punësimit të
gjyqtarëve të tjerë, pagat e gjyqtarëve, vendin
e punës dhe transferimin e gjyqtarëve si
dhe pavarësinë administrative e buxhetore të gjyqësorit.
Megjithëse jo të gjitha këto
çështje do të përfshihen domosdoshmërisht
në Kushtetutë në mënyrë specifike, ato janë
të rëndësishmë për pavarësinë gjyqësore
dhe diskutohen më poshtë.
Dhënia e Titullit Gjyqtar i Përjetshëm Gjyqtarëve
të Caktuar: Në disa
sisteme, gjyqtarët punësohen apo pushohen nga puna më
tepër për arsye politike,
sesa mbi baza merite. Për shembull, gjyqtarët mund
të kërcënohen me heqjen
nga detyra në rast se ata veprojnë në një mënyrë
që nuk i pëlqen qeverisë apo
kur veprojnë në kundërshtim me partinë politike
në fuqi. Për t’i mbrojtur nga kjo
dhe për të ndihmuar në rritjen e pavarësisë
së gjyqtarëve Kushtetuta e re mund të
parashikojë dhënien e titullit gjyqtar i përjetshëm
gjyqtarëve të caktuar. Gjyqtarët
e përjetshëm do të qëndrojnë si gjyqtarë
derisa ata arrijnë një moshë të caktuar
pensioni; ata mund të largohen nga puna në rast se sëmuren
mendërisht dhe nuk
rezultojnë kompetentë mendërisht apo në rast se
ata kryejnë krime të caktuara
gjatë ushtrimit të detyrës së tyre. Në
qoftë se gjyqtarë të nivelit të lartë janë
të
përjetshëm ata do të ishin më të mbrojtur
nga presioni politik. Në të njëjtën
kohë, të qënurit gjyqtarë të përjetshëm
mund të vështirësojë heqjen e gjyqtarëve
të tillë nga detyra kur janë jo eficientë, dembelë
apo të korruptuar.
Kohëzgjatja e Detyrës për Gjyqtarë të Tjerë:
Kohëzgjatja e detyrës për
gjyqtarët e tjerë, ata të niveleve më të ulta,
mund të vendoset të bëhet në mënyra
të ndryshme. Gjyqtarët mund të qëndrojnë
në punë definitivisht, përveç rasteve
kur ata hiqen nga detyra për një shkak të caktuar nga
organi që është i aktivizuar
në përzgjedhjen e gjyqtarëve. Gjyqtarët mund
të emërohen për një periudhë të
caktuar kohe; koha mund të caktohet në mënyrë të
tillë që të mos i korespondojë
ciklit politik zgjedhor. Më pas gjyqtarët mund të
riemërohen nga një organ
gjyqësor përzgjedhës, madje edhe duke e konfirmuar këtë
nëpërmjet një zgjedhje
popullore në rrethin në të cilin ata punojnë.
(Përzgjedhja, lëvizja dhe disiplina e
gjyqtarëve diskutohet në një material tjetër konceptues
vënë në dispozicion nga
QAKAPP-i.)
Pagat e Gjyqtarëve: Paga e gjyqtarëve ka shumë
rëndësi për të siguruar
besueshmërinë dhe ndershmërinë e tyre. Gjyqtarët
që paguhen me një pagë
shumë të vogël mund të tundohen nga korrupsioni.
Kushtetuta mund t’u
garantojë gjyqtarëve një pagë aq të lartë
sa të ndihmojë shmangien nga tundimi
për t’u korruptuar. Paga e gjyqtarët apo zyrtarëve
të tjerë qeveritarë mund të
caktohet në Kushtetutë. Ka disa njerëz të
tjerë të cilët mendojnë të lihet jashtë
Kushtetutës përcaktimi i pagave të gjyqtarëve.
Në vend të kësaj Kushtetuta
mund të specifikojë metodën se si caktohen pagat.
Për shembull, ajo mund t’ia
delegojë pushtet Parlamentit apo një zyre administrative
brenda gjyqësorit për të
caktuar pagat sipas disa udhëzimeve të caktuara.
Politika e Transferimit: Në disa sisteme gjyqtarët
mund të transferohen në një
rajon të largët të vendit kur kundërshtojnë
partinë në pushtet. Në qoftë se
abuzohet me pushtetin për të transferuar gjyqtarët ai
mund të përdoret në mënyrë
jo të përshtatshme për të kërcënuar gjyqtarët
që të vendosnin në një mënyrë të
caktuar për një çështje të caktuar.
Kështu që është e rëndësishmë
të
parashikohet një mbrojtje e mjaftueshme për t’u siguruar
se politika gjyqësore e
transferimit nuk mund të ushtrojë presion politik mbi gjyqtarët.
Mbrojtja më e
mirë kundër kësaj është që të sigurohemi
se organi përgjegjës për transferimin e
gjyqtarëve është vetë i mbrojtur nga presioni politik.
Ndaj, Kushtetuta mund të
parashikojë që organi përgjegjës për përzgjedhjen
dhe heqjen nga detyra të
gjyqtarëve të rregullojë gjithashtu transferimin e gjyqtarëve.
Pavarësia Administrative dhe Buxhetore e Gjyqtarëve:
Eshtë gjithashtu e
rëndësishme që gjyqësori të ketë një
farë kontrolli mbi buxhetin dhe funksionet e
tij administrative. Nëse buxhetet e gjykatave kontrollohen
ekskluzivisht nga
ekzekutivi, ky do të diktojë mënyrën në të
cilën gjykata duhet të shpenzojë paratë
dhe madje mund të mohojë fondet përveç rastit
kur ndiqen mandate politike të
caktuara. Një kontroll administrativ i tepëruar nga
një pushtet tjetër mund të
rezultojë në funksione administrative të politizuara.
Për shembull, zyrat e
përmbarimit shpesh kanë një rëndësi të
madhe për zbatimin e vendimit gjyqësor.
Në qoftë se këto zyra janë të kontrolluara
nga një pushtet tjetër, ky i fundit mund
të vendosë në mënyrë përzgjedhëse
të mos paturit efekt të vendimeve të
caktuara. Kushtetuta e re mund të adresojë pavarësinë
buxhetore dhe
administrative të gjykatave në mënyrë të tillë
që këto fusha të mbrohen nga
kontrolli i tepërt i një pushteti tjetër.
IV. Konkluzion
Megjithëse jo të gjitha çështjet e mësipërme
domosdoshmërisht do të përfshihen në
Kushtetutën e re, është e rëndësishmë
që hartuesit e Kushtetutës t’i marrin në
konsidertatë këto çështje dhe të vendosin
se si të sigurojnë sa më mirë pavarësinë
e
gjyqësorit.
Hartuesit e Kushtetutës duhet gjithashtu të adresojnë
metodat për t’u siguruar se
gjyqësori nuk kapërcen pushtetin e tij. Kështu
që ndërsa ky material është përqëndruar
në pavarësinë e gjyqësorit, është e rëndësishme
gjithashtu të kuptohet se në një sistem të
kontrollit dhe ekuilibrit (checks and balances) qëllimi nuk është
një pavarësi e plotë dhe e
përgjithshme e gjyqësorit. Qëllimi është
që secili nga pushtetet e pavarura të jetë në
gjendje të kontrollojë pushtetet e tjera kur ato kapërcejnë
kufijtë e caktuar të pushtetit të
tyre. Megjithatë ndonëse jo të adresuara, këto
mekanizma kushtetues të mjaftueshëm
gjithashtu duhet të egzistojnë për të kontrolluar
gjyqësorin kur është e nevojshme.
Punuar nga Specialisti Ligjor Robert A. Pulver, Esq.
Organizata e Juristëve Amerikanë (ABA) Iniciativa Ligjore
për Europën Qëndrore e
Lindore (CEELI)
Rr. Ismail Qemali, Pall. 34, Ap.2
Tiranë, Shqipëri
Tel: 355 42 34624
Fax: 355 42 33197
E-mail: [email protected]