Parlamenti Njëdhomësh apo Dydhomësh?
Pothuajse dy të tretat e të gjitha vendeve demokratike moderne
kanë legjislativ me dy
dhoma (bikameral), dhe një e treta kanë atë një
dhomësh (unikameral). Megjithëse ka
disa ndryshime në strukturën e legjislativëve me dy
dhoma, në thelb shumica e tyre janë
organizuar në të njëjtën mënyrë.
Njëra prej dy dhomave, që zakonisht quhet Dhoma e
Ulët, ka më tepër anëtarë dhe një afat
më të shkurtër funksionimi. Ajo zgjidhet me
zgjedhje të përgjithshme dhe më të gjëra.
Shembuj të dhomave të tilla janë Asambleja
Kombëtare e Francës, ajo e Zvicrës, Bundeshtagu Gjerman,
Dhoma e Komuneve e
Britanisë së Madhe, Dhoma e Përfaqësuesve në
SH.B.A. etj.
Dhoma tjetër, që zakonisht quhet Dhoma e Lartë, ka më
pak anëtarë dhe një afat më të
gjatë funksionimi dhe formohet në disa mënyra.
Senati i SH.B.A. përbëhet nga dy
senatorë për çdo shtet, të cilët zgjidhen
nga zgjedhësit e çdo shteti për një periudhë
6
vjeçare. Çdo senator ka të drejtën e
një vote; disa anëtarë të Dhomës Britanike të
Lordëve e trashëgojnë pozitën e tyre; të tjerët
caktohen përjetë nëpërmjet rekomandimit
të kryeministrit.
Përse është dashur që një vend të themelojë
dy dhoma legjislative në vend të një
dhome?
Historikisht ka pasur dy arsye kryesore. E para, disa demokraci
federale e kanë
menduar të nevojshme t'iu japin njësive të tyre (shteteve,
landeve, provincave, rajoneve)
përfaqësim të barabartë në organet legjislative
kombëtare. P.sh. Senati i SH.B.A-së ka
dy anëtarë nga çdo shtet, pa marrë parasysh numrin
e popullsisë. E dyta, dhomat e ulta
janë menduar se janë shumë të lidhura dhe të
influencuara nga orekset dhe pasionet
popullore, dhe për rrjedhojë janë parë si të
rrezikshme për stabilitetin dhe mirëqënien
kombëtare. Prandaj, është parë e nevojshme
sigurimi i një kontrolli të brendshëm në
aktivitetin e legjislativit.
Disa nga cilësitë e Parlamenteve dydhomëshe:
Së pari, po t'i referohemi funksioneve të Parlamentit, përsa
i përket bërjes (miratimit) të
ligjeve, si funksioni kryesor i tij, Dhoma e Lartë (Senati) shërben
si një filtër, i cili bën të
mundur pengimin e miratimit të ligjeve të pasaktë dhe
të papërshtatshëm.
Përsa i përket funksionit ekzekutiv të Parlamentit, duke
qenë se caktimi dhe shkarkimi
nga detyra i Zyrtarëve të (Lartë) të shtetit shpesh
bëhet me pëlqimin e Senatit dhe
nëpërmjet seancave të dëgjimit (hearings), ai shërben
si garant në përzgjedhjen e
kandidatëve dhe mbikqyrës i Ekzekutivit në këtë
drejtim. Eksperienca e Shteteve të
Bashkuara të Amerikës: nga bashkëveprimi i Ekzekutivit
me Legjislativin (Senatin) arrihet
caktimi i Zyrtarëve të (Lartë) të shtetit, si anëtarëve
të kabinetit, drejtuesve të agjencive
administrativë, ambasadorëve, si dhe i gjyqtarëve federalë.
Së dyti, Parlamenti me dy dhoma dhe ripërtëritja e pjesshme
e Senatit, ruan
vazhdimësinë e Legjislativit dhe shmang përmbysjet e
ndjeshme të raporteve të pozitës
me opozitën pas çdo legjislature apo zgjedhje të parakohshme,
si dhe zbut tensionet
politike.
Së treti, Senati detyrimisht përfshin përfaqësues
që janë me banim në atë distrikt (zonë)
ku ata zgjidhen.
Afati i legjislaturës
Në qoftë se do të themelohet një Parlament dydhomësh,
a do të jetë i njëjtë afati për të
dy dhomat?
Po të ndiqet formula e ripërtëritjes së pjesshme
të Senatit dhe caktimi i kësaj ripërtëritjeje
menjëherë me atë të zhvillimit të zgjedhjeve
për Dhomën e Ulët, afati për këtë të
fundit,
është më i vogël se ai për Senatin.
Afati aktual katër vjeçar i Parlamentit të Shqipërsë
duhet diskutuar apo jo? A do të ndikonte një afat më
i shkurtër për të shmangur
tendencën për zgjedhje të parakohëshme? Eksperienca
franceze: nuk mund të ketë një
shpërndarje të re të Asamblesë gjatë një
viti që nga zhvillimi i zgjedhjeve. Afati i shkurtër
i legjislaturës i jep mundësi zgjedhësve që të
korrigjojnë më shpejt vetveten, dhe të
reflektojnë për një përzgjedhje më të
përshtatshme të përfaqësuesve të tyre, kur këta
të
fundit nuk e justifikojnë besimin e dhënë.
Përbërja: Sa anëtarë duhet të ketë Parlamenti?
Ky numër duhet të jetë në raport me popullsinë
dhe fuqinë ekonomike të vendit. Vende
të tjera të fuqishme ekonomike europiane, me një popullsi
disa herë më të madhe se ne,
kanë një numër më të vogël ose afërsisht
të barabatë deputetësh, si p.sh.: Irlanda,
Hollanda etj.
Në përbërjen e Parlamentit të Shqipërisë a duhet të përfshihen apo jo ministrat?
Në vendet ku respektohet realisht parimi i ndarjes së pushteteve,
ministrat, si përfaqësues
të Ekzekutivit, nuk bëjnë pjesë në Legjislativ.
Në disa vende të tjera të demokracive
perëndimore, kërkohet, që cilido që mban postin
e ministrit, të jetë anëtar i parlamentit
(Britani e Madhe), ose ministri nuk pengohet që të jetë
në të njëjtën kohë edhe deputet
(Francë). Në këto vende nuk zbatohet realisht
ndarja e pushteteve, por përkundrazi, në
to zbatohet përzierja e pushteteve, që është karakteristike
për demokracitë parlamentare.
Në rastin e parë, sundon pikëpamja se deputeti është
zgjedhur si përfaqësues i popullit,
dhe me qëllim që të kryejë funksionin e deputetit.
Ai ushtron kontroll ndaj Ekzekutivit,
prandaj nuk mund të jetë ministër, pasi ai nuk mund
të kontrollojë vetveten; po kështu
edhe ministri, nuk mund të jetë në të njëjtën
kohë deputet, pasi ai nuk mund të bëjë pjesë
në komisionet e Parlamentit, ku deputetët punojnë efektivisht.
Ministrat-deputetë votojnë
përsëri projektligjin e paraqitur prej tyre në Parlament.
Kështu, Parlamenti që të jetë
plotësisht efektiv, nuk mund të përfshijë ministrat.
Ç'duhet të bëhet me ata që janë zgjedhur
deputetë dhe më pas caktohen dhe pranojnë të
bëhen ministra? Ata duhet të lënë mandatin
e deputetit për aq kohë sa janë ministra, dhe
dikush tjetër nga lista proporcionale do të punojë në
mënyrë efektive si deputet në vend
të tyre.
Do të ketë kompetencë Parlamenti të ngrejë
akuzë për një krim (impeach) dhe të
largojë nga detyra Presidentin e Republikës, ministrat, ose
gjyqtarët?
Në SH.B.A., vetëm Dhomës së Përfaqësuesve
i njihet e drejta të ngrejë padi
(impeachment) kundër një zyrtari. Rastet e padisë
i shqyrton Senati. Askush nuk mund
të shpallet fajtor pa miratimin e dy të tretave të anëtarëve
të pranishëm të Senatit.
Vendimi në rastet e vënies përpara përgjegjësisë
nuk duhet të jetë më i rëndë se
shkarkimi nga detyra, ose heqja e së drejtës për të
mbajtur dhe ushtruar një detyrë nderi,
post të besuar, ose detyrë fitimprurëse me shpërblim
në shërbim të SH.B.A.-së Senati
nuk mund të japë dënim tjetër. Megjithatë,
ai që gjykohet fajtor, përgjigjet dhe i
nënshtrohet akuzës, procesit gjyqësor, gjykimit dhe
ndëshkimit sipas ligjit.
Kur mblidhet Parlamenti?
Kush e thërret atë?
Shembulli francez: Asambleja Kombëtare thirret pa asnjë formalitet
të enjten e dytë pas
zgjedhjeve (neni 12 i Kushtetutës Franceze).
Në SH.B.A. Kongresi mblidhet të paktën një herë
në vit (dhe kjo mbledhje zhvillohet më
3 janar), në qoftë se Kongresi nuk cakton me ligj një
ditë tjetër si ditë të hapjes së
sesionit. Në Evropë, monarkët mund të mos
i mblidhnin parlamentet, në disa raste për
disa vjet, thjesht duke mos caktuar kohën e mbledhjes. Për
këtë arsye u kërkua që
Kongresi i SH.B.A.-së duhej të mblidhej të paktën
një herë në vit.
Eshtë e nevojshme të ketë Kryesi apo vetëm një Kryetar?
Praktika amerikane dhe britanike: Dhoma e Përfaqësuesve zgjedh
kryetarin e vet
(speaker) dhe zyrtarët e tjerë. Kryesia, e përbërë
nga një kryetar dhe dy zv.kryetarë
funksionarë në fakt bën punën e byrove parlamentare,
që është më tepër karakteristike e
parlamenteve të vendeve të Evropës Lindore. Duhet
që zv.kryetarët e Parlamentit të jenë
funksionarë?
Punuar nga Perikli Zaharia(Polloshi)
Drejtor I Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë
Gjykata e Kasacionit
Tiranë, Shqipëri
Tel: 355-42-23126
Fax: 355-42-23126