Fazat kryesore në trajtimin e projektligjeve
Me përjashtim të ndryshimeve në aspektin procedurial,
legjislativi i shumicës së vendeve
demokratike i shqyrton projektligjet përmes fazave të ngjashme
përpara se ato të bëhen
ligj. Nisma ligjvënëse është e lidhur me
llojin e sistemit demokratik. Në shumicën e
demokracive parlamentare ajo i përket Qeverisë ose Kryeministrit
dhe anëtarëve të
Legjislativit. Në Shqipëri, nisma legjislative i takon
përveç Këshillit të Ministrave dhe
Deputetëve edhe Presidentit të Republikës dhe 20 mijë
shtetasve.
Në shumë legjislativë, çdo anëtar ka të
drejtë të paraqesë një projektligj, ose duke i
dhënë atij një "lexim të parë" në seancë
plenare dhe duke bërë një kërkesë formale për
pranimin e tij, ose duke e hedhur atë në vendin e veçantë
mbi tavolinën e punës së klerkut
ose të sekretarit. Kjo barazi formale në të drejtën
për të paraqitur projektligje megjithatë
është duke u shpërdoruar. Shumë legjislativë
demokratikë, si për shembull Dhoma
Britanike e Komuneve, bëjnë një dallim formal midis
projektligjeve të paraqitura nga
qeveria (atyre të paraqitur nga ministrat në emër të
ministrive të tyre ose qeverisë) dhe
projektligjeve të paraqitura nga anëtarë të veçantë
të kësaj Dhome me iniciativën e tyre
personale.
Debati i Përgjithshëm
Projektligjet që i rezistojnë procesit shqyrtues në komisione
(komitete), i raportohen
përsëri tërë Dhomës në formën origjinale
ose të ndryshuar. Atyre i jepet "leximi i dytë".
Kalimi Përfundimtar
Pas debatit të përgjithshëm dhe pasi të gjitha amendamentet
e propozuara janë pranuar,
hedhur poshtë ose rishikuar, projektligjit i jepet "leximi" i
tretë dhe përfundimtar.
Në Shqipëri ende nuk është parashikuar një
procedurë legjislative specifike për
shqyrtimin e disa projekligjeve me karakter të veçantë,
si ato në fushën kushtetuese dhe
elektorale, të ratifikimit të traktateve ndërkombëtare,
të miratimit të buxhetit të shtetit,
projektligjet organike, ato mbi gjendjen e jashtëzakonshme ose
të shtetrrethimit etj. Në
këto raste, në shumë vende, procedura normale e shqyrtimit
dhe e miratimit është ajo e
drejtpërdrejt nga ana e Dhomës. Si rregull, kësaj
procedure i lihet më tepër kohë dhe
Dhoma funksionon dhe punon si komision.
Rregullorja e legjislativëve të shumë vendeve demokratike,
cakton edhe procedura të
përshpejtuara për shqyrtimin dhe miratimin e projektligjeve
që cilësohen si urgjente. Këto
procedura zbatohen më tepër kur një projektligj është
cilësuar si shumë i ngutshëm ose i
një rëndësie të veçantë nga Qeveria.
Në këto raste, rregullorja mund ta kufizojë zgjatjen e
fjalimeve dhe kohën e debatit. Në shumë legjislativë
bikameralë, dhoma e lartë ka
pushtet vetëm për të sugjeruar amendamente dhe për
t'i shtyrë projektligjet e kaluara nga
dhoma e ulët deri në një kohë të mëvonshme.
Pas kalimit të kësaj kohe dhe pasi dhoma e
ulët i ka pranuar ose i ka hedhur poshtë amendamentet e dhomës
së lartë, projektligji
vazhdon të kalojë në fazën tjetër dhe finale,
pa marrë parasysh objeksionet e mëtejshme
të dhomës së lartë. Ndërsa në SH.B.A.
dhe në pak vende të tjera, çdo projektligj duhet
të kalojë nëpër të dyja dhomat në një
formë të ngjashme, përpara se të kalojë në
fazën
përfundimtare. Kur të dyja dhomat nuk bien dakort për
formulimin përfundimtar të
projektligjit, për detaje, ose për çështje madhore
të politikës, dhe asnjë prej tyre nuk
pranon versonin e tjetrit, divergjencat duhet të sheshohen dhe
projektligji të formulohet në
një mënyrë të tillë që të miratohet
nga maxhoranca në të dyja dhomat. Ky problem lind
me 30 deri në 50 përqind të të gjithë projektligjeve
që kalojnë të dyja dhomat e
Kongresit, duke përfshirë pothuaj çdo projektligj
të rëndësishëm.
Në një legjislativ bikameral të vërtetë, sheshimi
i divergjencave bëhet sipas versionit të
konferencës së komisioneve (komiteteve) amerikane. Këto
konferenca zakonisht arrijnë
kompromise midis versioneve të të dy dhomave, por në
raste të rralla ato hartojnë
projektligje me përmbajtje të re. Për rrjedhojë,
konferenca ka fuqi të konsiderueshme
lidhur me përmbajtjen përfundimtare të projektligjit
- kaq shumë sa disa vrojtues e quajnë
atë "dhoma e tretë e Kongresit". Megjithatë, një
institut i tillë është i domosdoshëm në
çdo legjislativ të vërtetë bikameral. Kështu,
edhe në Francë çdo projekt a propozim
shqyrtohet radhazi në të dy dhomat me synimin që të
arrihet në pranimin e një teksti të
vetëm. Kur, për shkak mosmarrëveshjeje ndërmjet
dy dhomave, një projekt a një
propozim nuk ka qenë e mundur të pranohet pas dy leximesh
nga secila dhomë, ose në
qoftë se Qeveria ka deklaruar nevojën e ngutshme, pas një
leximi të vetëm nga secila
dhomë, Kryeministri ka të drejtë të kërkojë
mbledhjen e një komisioni të përzier mbi
baza barazie të ngarkuar për të propozuar një tekst
për normat e kontestuara. Teksti i
përpunuar nga komisioni mund t’ju shtrohet nga Qeveria për
miratim të dy dhomave.
Asnjë amendament nuk lejohet pa pëlqimin e Qeverisë.
Në qoftë se komisioni i përzier nuk ka arritur një
marrëveshje mbi një tekst të
përbashkët, ose teksti nuk është miratuar si më
sipër, Qeveria, pas një leximi të ri nga
Asambleja Kombëtare dhe Senati, mund t'i kërkojë Asamblesë
Kombëtare që të
vendosë përfundimisht. Në një rast të tillë
Asambleja Kombëtare mund të rimarrë ose
tekstin e përpunuar nga komisioni i përzier, ose tekstin
e fundit të miratuar prej saj dhe të
ndryshuar eventualisht nga një a më shumë amendamente
të pranuara nga Senati.
Veprimi përfundimtar i ndërmarrë nga Ekzekutivi ose Kryetari i Shtetit
Pasi legjislativi ka miratuar zyrtarisht një projektligj, ky i
paraqitet zakonisht Ekzekutivit
ose Kryetarit të Shtetit për miratim zyrtar dhe për
promulgim. Në sistemet parlamentare,
presidentët ose mbretërit nuk kanë zgjedhje tjetër,
veçse t'i miratojnë projektligjet dhe t'i
shpallin ato si ligje. Megjithatë, presidentët mund të
ushtrojnë veton. Në këto raste
projektligji mund të bëhet ligj vetëm nëse kalon
në dhomat përkatëse me maxhorancën e
kërkuar sipas kushtetutës. Kjo maxhorancë në
disa vende kerkohet të jetë absolute, në
disa të tjera e cilësur dy të tretat.
Punuar nga Perikli Zaharia (Polloshi)
Drejtor i Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë
Gjykata e Kasacionit
Tiranë, Shqipëri
Tel: 355-42-23126
Fax: 355-42-23126