Organizimi i Komisioneve:
Çdo Legjislativ demokratik krijon komisionet e përhershme
për të përmbushur funksionet
e veta dhe për të qënë në efiçencë.
Numuri i komisioneve të përhershme eshte i
ndryshem ne legjislative te vendeve te ndryshme. Në disa vende
nmuri i komisioneve të
përhershme është i parashikuar në
kushtetutë, psh në Francë (gjashtë për secilën
dhomë).
Në SHBA secila dhomë e Kongresit ruan një numër
të komisioneve të quajtur "standing
committees", të konsideruar permanent dhe të krijuar në
pajtim me fusha të ndryshme të
jetës: si bujqësia, shërbimi i forcave të armatosura,
çështjet e jashtme, arsimi, puna, etj.
Dhoma Britanike e Komuneve, në ndryshim me legjislativin amerikan
dhe francez, ruan
tetë komisione të përhershme "standing committees" të
emëruar sipas alfabetit, Komisioni
A, B, C, e kështu me rradhë. Komisionet britanike dhe franceze
nuk janë specializuar
sipas çështjeve të ndryshme dhe janë më
pak të fuqishëm se korresponduesit e tyre në
shumë parlamente të tjerë.
Ne Shqiperi numri i komsioneve dhe fusha e veprimit te tyre caktohen
nga Kuvendi
Popullor ne fillim te çdo legjislature. Kuvendi ynë Popullor
ka trembëdhjetë komisione të
tillë të përherëshme, të cilët mbulojnë
fusha të ndryshme të veprimtarisë jetësore. Në
disa
vende, si Hungaria, etj., ndryshimi i numërit të komisioneve
të përhershme bëhet me
konsensusin e grupeve parlamentare.
Pothuajse ne te gjitha vendet demokratike perfaqësimi ne komisionet
e përherëshme
është në proporcion me numrin e vendeve që zënë
forcat politike në Legjislativ. Një
deputet mund të bëjë pjesë në dy ose më
shumë komisione të përhershme. Ai i jep
mundësinë grupeve të vogla parlamentare për të
mbuluar të gjitha çështjet politike që
lidhen me programin e partisë së tyre. Kështu sigurohet
përfaqsimi i përshtatshëm në një
spektër politik më të gjërë në veprimtaritë
e ndryshme të parlamentit.
Legjislativët demokratikë, përveç komisioneve
(komiteteve) të përhershme "standing
committees", krijojnë herë pas here komisione të zgjedhur
"select cmmittees", të cilët
marrin në pyetje, bëjnë hetime të veçanta
dhe rekomandime për çështje të caktuara. Në
Itali, psh, secila dhomë krijon komisione hetimi për çështje
të interesit publik.
Legjislativët bikameral krijojnë nganjëherë komisione
të bashkuar "joint committees", të
përbërë prej antarëve të secilës dhomë,
për të mbikqyrur çështje të caktuara. Kështu
, në
fund të viteve '70 të dy dhomat e Kongresit Amerikan krijuan
komisione (komitete) për të
hetuar vrasjet e Presidentit John F. Kennedy në v.1963 dhe Martin
Luther King, Jr. në
v.1968, për të mësuar në se ato ishin akte të
vrasësve individualë, siç kishin konkluduar
hetimet e herëshme, apo ishin rezultat i konspiracionit.
Edhe Dhoma e Komunëve në Britaninë e Madhe ka themeluar
shumë komisione
(komitete) të caktuar për hetime speciale, të quajtur
"Select Committees". Këto
komisione kanë për qëllim të gërmojnë
dhe të mbledhin informacionin e dëshiruar nga kjo
Dhomë. Për këtë shkak, ato mbajnë seanca dëgjimi,
"hearings", urdhërojnë paraqitjen
para tyre të personave (dëshmitarëve) dhe dokumenteve
, dhe më pas paraqesin raportin,
i cili shpeshherë stimulon ndryshimet në legjislacionin ekzistues
dhe praktikat
administrative. Megjithatë britanikët, ndryshe nga amerikanët,
kryejnë shumë prej
hetimeve qeveritare nëpërmjet komisioneve mbretërore.
Komisione ad hoc hetimi janë krijuar edhe nga Kuvendi Popullor,
si për shembull për
ngjarjet e Shkodrës të 2 Prillit 1991, me qëllim për
të verifikuar rezultatet e hetimit të
kryera nga organet e ndjekjes penale, si dhe për ngjarjet
e shkurt-marsit të këtij viti.
Por, megjithatë në përbërjen e këtyre komisioneve
janë vetëm deputetë dhe jo edhe
persona të tjerë, si specialistë. Gjithashtu, ndryshe
nga komisionet amerikanë ose
britanikë të hetimit, ato nuk mbajnë seanca dëgjimi
(hearings) dhe ligjërisht nuk mund të
urdhërojnë paraqitjen para tyre të personave të
ndryshëm, si dëshmitarë.
Shqyrtimi i projektligjeve nga Komisioni (Komiteti):
Në pjesën më të madhe të legjislativëve
demokratikë, projektligjet u dërgohen dhe
shqyrtohen nga komisionet, përpara se ato të kalojnë
për shqyrtim dhe debat të
përgjithshëm në seancë plenare (në tërë
dhomën). Për rrjedhojë, Komisionet kanë shumë
për të thënë jo vetëm rreth përmbajtjes
së projektligjit, por edhe cilët projektligje kanë
shans realisht për tu bërë ligje. Disa legjislativë
të vendeve të ndryshme, në shqyrtimin e
projektligjeve ndjekin modelin francez, ku është themeluar
Instituti i Reporterit
"Rapporteur". Kështu, meqënëse çdo projektligj
merret në shqyrtim nga një komision i
veçantë, ky cakton një anëtar si reporter për
atë projekt. Ai merr përgjegjësinë dhe
drejtimin e studimit të këtij projekti, për përgatitjen
e raportit përkatës, për mbrojtjen e
pozicionit që mban komisioni në debatin përpara
tërë asamblesë.
Në Dhomën Britanike të Komuneve, megjithatë, projektligjet
i dërgohen komisioneve pas
debatit të përgjithshëm dhe pasi janë vendosur
shumë detaje nga e tërë Dhoma. Në Itali,
çdo projektligj që i paraqitet njërës prej dhomave
legjislative shqyrtohet nga një komision
dhe më pas nga vetë dhoma, e cila e miraton atë nen
për nen dhe me një votim
përfundimtar.
Fuqia dhe roli i komisioneve të përhershme në proçesin
e përgjithshëm legjislativ
ndryshon shumë ndërmjet demokracive moderne, në varësi
të respektimit të parimit të
ndarjes së pusheteve dhe të mbajtjes nën kontroll ose
mbikqyrje dhe ballancë reciproke
të Legjislativit me Ekzekutivin (cheks and balances). Në
njërin ekstrem qëndronjnë
komisionet(komitetet) e Kongresit të Shteteve të Bashkuara
të Amerikës, të cilat janë më
të fuqishmet në botë. Ato jo vetëm pranojnë
projektligje përpara debatit të përgjithshëm
dhe përpara se të jenë marrë vendimet kryesore
politike, por gjithashtu mund të marrin
vetë vendime madhore politike. Në ekstremin tjetër qëndrojnë
komisionet (komitetet) e
Dhomës Britanike të Komuneve, të cilat nuk marrin ndonjë
projektligj deri pas leximit të
tij të dytë, kur tashmë janë marrë vendimet
e politikës bazë. Ato janë të autorizuar të
bëjnë ndryshime dhe amendamente vetëm në detaje
të parëndësishme; nuk janë të
specializuar në çështje të fushave të veçanta,
kështu që ato nuk zhvllojnë ekspertizë
speciale në ndonjë fushë. Anëtarët e tyre
i nënshtrohen një disipline të fortë partiake, si
brenda, ashtu edhe jashtë komisionit (komitetit). Për rrjedhojë,
këto të fundit luajnë një
rol relativisht të parëndësishëm në procesin
legjislativ britanik.
Pushteti (fuqia) i komisoneve(komiteteve) legjislative në demokracitë
e tjera qëndron
midis këtyre ekstremeve. Nga njera anë, raportet e komisionit
shërbejnë zakonisht si bazë
për debat dhe veprim për të tërë legjislativin,
(dhe një komision ka pushtet të
konsiderueshëm për të ridraftuar dhe amenduar projekligjet
që i dërgohen). Nga ana
tjetër, në shumicën e demokracive parlamentare kontolli
i axhendës legjislative nga
qeveria dhe kontrolli i partive politike të votave të anëtarëve
të tyre janë kaq të fortë, sa
që komisionet zorr se mund të bëjnë diçka
kundër dëshirës së qeverisë. Në Shqipëri,
ashtu si në Angli, komisionet zakonisht bëjnë korrigjime
jo esenciale mbi projektligjin e
paraqitur nga qeveria, ose thjesht informojnë Kuvendin Popullor
në seancë plenare lidhur
me mendimin ose opinionin e tyre.
Punuar nga Perikli Zaharia(Polloshi)
Drejtor i Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë
Gjykata e Kasacionit
Tiranë