Marrëdhëniet Midis Tre Pushteteve
 

Hyrje

Çdonjëri nga pushtetet -- legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori-kanë një rol të veçantë që
plotëson funksionet e pushteteve të tjera.  Sidoqoftë, të tre pushtete0t janë të ndërlidhura
dhe në një farë shkalle rolet e tyre përputhen.  Ky material konceptues përshkruan me
pak fjalë rolin e secilit pushtet, dhe vendos një situatë hipotetike duke përfshirë vullnetin e
qeverisë për të inkurajuar investimin e huaj që të ilustrojë ndryshimin se si vepron çdo
pushtet.

Parlamenti

Pushteti legjislativ është përgjegjës për miratimin e ligjeve që janë pasqyruese të vullnetit
popullor.  Sidoqoftë, është e vështirë për të përcaktuar vullnetin popullor, sepse rrallëherë
ekziston konsensusi mes qytetarëve për një çështje të caktuar.  Kjo mungesë konsensusi
është e institucionalizuar në formën presidenciale të qeverisjes, ku pushteti ekzekutiv dhe
ai legjislativ zgjidhen në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, dhe minimizohet në sistemin
parlamentar të qeverisjes, ku autoriteti ekzekutiv rrjedh nga pushteti legjislativ.  Në
veçanti, është e zakonshme që në një sistem presidencial, presidenti dhe ligjvënësit t段
përkasin partive politike të ndryshme, me programe dhe platforma të ndryshme politike.1
Meqënëse presidenti ka të drejtën e vetos ndaj ligjeve, ligjvënësit duhet të marrin në
konsideratë pikëpamjen e ekzekutivit në hartimin e ligjeve.  Për më tepër, me një
parlament dy dhomësh, ekziston mundësia që dhomat të mbizotërohen nga parti politike
të ndryshme.  Në këto raste, duhet të bëhet kompromis mes hartuesve parlamentarë nga
dhomat e ndryshme në mënyrë që të miratohet një ligj.  Nganjëherë miratimi i ligjeve
mund të jetë një proçes i ngadaltë dhe i vështirë, me përgjegjësi politike të mbuluara
sepse çdo parti ia ngarkon tjetrës shkakun pse një kompromis i dhënë në një pjesë të
legjislacionit ka qenë i nevojshëm.  Por avantazhi në këtë sistem është se ligji që miratohet
është produkt i konsensusit të vërtetë, që reflekton kompromiset që kërkohen në mënyrë
të pashmangshme në një shtet demokratik të vërtetë.


Situata është shumë e ndryshme në një sistem parlamentar, ku ekzekutivi dhe legjislativi
kontrollohen qëllimisht nga e njëjta parti politike.  Në një sistem të tillë, pushteti legjislativ
konsiderohet superior ndaj atij ekzekutiv.  Parlamenti është përgjegjës për zgjedhjen e
presidentit që përfaqëson tri pushtetet dhe kryeministrit që ka vetëm funksione
ekzekutive.  Kryeministri është përgjegjës për zgjedhjen e ministrave të tjerë të cilët së
bashku formojnë kabinetin.  Megjithëse është pjesë e ekzekutivit, kryeministri si
udhëheqës i partisë me shumicë në parlament, ruan pozitën e tij vetëm me mbështetjen e
parlamentit.  Në sisteme të tilla, programi legjislativ i partisë në pushtet miratohet me
polemika relativisht të vogla.  Avantazhi i këtij sistemi është se partia në pushtet është
përgjegjëse direkt tek populli për programin e saj legjislativ.  Struktura e sistemit
parlamentar e ndalon partinë në pushtet që të pretendojë se partia e opozitës ka bllokuar
miratimin e ligjeve të rëndësishme, ose ka këmbëngulur në një kompromis që ka qënë i
papranueshëm për partinë në pushtet.  Disavantazhi i këtij sistemi është se një ligj i
paarsyetuar ose i pamotivuar politikisht, mund të miratohet pa shumë debat apo polemika
dhe mund të jetë veprues deri sa partia në pushtet rrëzohet në zgjedhjet e ardhshme.

Përsa i përket ndonjë iniciative ligjvënëse të veçantë, parlamenti ka përgjegjësinë e
vendosjes së një politike të reflektuar në ligj.  Për shembull, për sa i përket një ligji për
investimet e huaja, parlamenti ka prerogativën e vendosjes mbi një sërë çështjesh, duke
përfshirë: (1) nëse entitetet e huaja duhet të jenë në gjëndje për të riatdhesuar fitimet nga
investimi; (2) nëse investitorët e huaj duhet të jenë të detyruar që të zhvillojnë
infrastrukturën lokale; dhe (3) nëse investitorëve të huaj duhet tu kërkohet që të blejnë
lëndën e parë nga furnizues të vendit.

Ekzekutivi

Ndërsa ligjet miratohen nga parlamenti, rregullimet janë zakonisht të nevojshme për t段
implementuar ligjet.  Ligjet janë relativisht të përgjithshme në paraqitje dhe kanë nevojë
për rregulla të tjera që sigurojnë zbatimin e tyre.  Pushteti ekzekutiv ngarkohet me
hartimini e këtyre rregullave sepse ministritë apo agjensitë administrative zakonisht kanë
ekspertizën e nevojshme.

Merr për shembull, një situatë që ka të bëjë me një ligj për investimet e huaja.  Siç u
theksua më sipër, parlamentit do t段 kërkohet që të bëjë një numër zgjidhjesh politike
lidhur me çështjen se si është hartuar ligji.  Po të supozojmë se parlamenti inkurajon
blerjen e lëndës së parë nga furnitorë lokalë, por bazuar në faktin se furnitorët lokalë nuk
mund të jenë të aftë për të ofruar në mënyrë të vazhdueshme cilësi të lartë të të mirave
apo materialeve që kërkohen nga investitori i huaj, nuk e kërkon këtë shprehimisht.  Në
hartimin e ligjit, parlamenti mund të vendosë që tu sigurojë nxitje me anë të taksave për
ata investitorë që përdorin furnizues të brëndshëm.  Ekzekutivit, në formën e autoriteteve
të taksave, do t段 kërkohet që të përcaktojë se çfarë informacioni duhet të paraqesin
investitorët e huaj në mënyrë që të jenë të përshtatshëm për ndryshimin e regjimit të
taksave ndaj tyre, sa shpesh duhet të paraqitet një informacion i tillë dhe çfarë lloj
mbikqyrje nevojitet në mënyrë që të parandalohet falsifikimi i një informacioni të tillë.  E
njëjta ndarje e autoritetit duhet të funksionojë për sa i përket investitorëve të huaj që
kërkojnë të zhvillojnë infrastrukturën lokale, siç janë rrugët.  Parlamenti mund të arrijë në
përfundimin që, për privilegjin e nxjerrjes së mineraleve, investitori i huaj duhet të jetë i
detyruar që të zhvillojë dhe mirëmbajë rrugët për tek minierat apo godinat e tjera.
Agjensia apo ministria përgjegjëse për transportin që të vendosë udhëzuesit për llojet e
rrugëve dhe mirëmbajtjen e nevojshme.

Ekzekutivi mund të nxjerrë gjithashtu dekrete apo urdhëra, në të shumtën e rasteve për të
drejtuar operacionet e agjensive apo ministrive të ekzekutivit.  Ekzekutivi gjithashtu e
ushtron këtë pushtet në kohët e gjëndjes së jashtëzakonshme.  Supozojmë për shembull
se Shqipëria hyn në luftë me një vend tjetër.  Supozojmë se Shqipëria nuk do të
dëshironte që të lejonte personat apo shoqëritë e atij vendi që të investojnë në Shqipëri.
Me anë të vendimeve, presidenti apo kryeministri mund të ndalonin investime të huaja nga
qytetarët e atij vendi.  Çdo vendim ose urdhër mund të rishikohet nga gjyqësori për
shkelje të kushtetutës apo mospërputhje me një ligj tjetër.


Gjyqësori

Roli i gjyqësorit është unik ndërmjet tre pushteteve sepse nuk është përgjegjës direkt ndaj
vullnetit të popullit.  Në këtë shkallë ai është i vetmi pushtet i krijuar për të mbrojtur të
drejtat e minoritetit që të mos shkelen nga shumica.  Në sistemin presidencial siç ekziston
në Shtetet e Bashkuara, të drejtat kushtetuese të fjalës së lirë dhë grumbullimeve të lira
janë shembuj i këtyre të drejtave që, kur ushtrohen nga persona të veçantë, mund të mos
jenë të pranueshme nga shumica.

Gjyqësori gjithashtu rishikon ligjshmërinë e veprimit ekzekutiv dhe legjislativ, duke
përfshirë rishikimin e ligjeve dhe sjelljes së agjensive apo ministrive të pushtetit ekzekutiv.
Edhe njëherë, gjyqësori cilësohet në mënyrë unike për të përcaktuar nëse një ligj i dhënë
apo veprim i agjensisë është në përputhje me kushtetutën, ose ligjet e tjera.  Gjyqësori,
megjithatë, nuk e ka autoritetin për t段 vlerësuar këto ligje.

Përsa i përket ligjit mbi investimet e huaja, gjyqësori do të kishte autoritetin për
përcaktuar nëse ligji cënon ndonjë klauzolë të kushtetutës apo është i papajtueshëm me
ndonjë ligj tjetër.  Për shembull, nëse kushtetuta autorizon riatdhesimin e fitimit nga
investimet e huaja, dhe ligji e ndalon atë, gjyqësori do të ketë të drejtën që të shfuqizojë
ligjin në favor të supremacisë së kushtetutës.  Sidoqoftë, nuk do të autorizohej që të
kthente ligjin me arsyen se, siç ka qenë i hartuar, nuk përmbush qëllimin e inkurajimit të
investimeve të huaja.  Kjo është brenda prerogativës së parlamentit.  Gjyqësori do të
luante të njëjtin rol për sa i përket ndonjë vendimi apo urdhëri ekzekutiv.  Ajo ka
autoritetin që ta rishikojë atë për ndonjë shkelje kushtetuese, si dhe për mospërputhje me
ndonjë ligj.  Përveç kësaj, si një aspirues i anëtarësimit në Komunitetin Europian,
gjyqësori i një vendi si Shqipëria do të ishte gjithashtu i detyruar për të mbështetur,
përveç të tjerash, klauzolat e Bashkimit Europian për mosdiskriminimin, dhe të sigurojë
që ligjet e tjera Shqiptare nuk bien ndesh me të drejtën e Komunitetit Europian.

Përgatitur nga Përfaqësuesja e CEELI-it Kim Meyer
Organizata e Juristëve Amerikanë (ABA) Iniciativa Ligjore për Europën Qendrore e
Lindore (CEELI)
Rr. Ismail Qemali, Nr. 30
Tiranë, Shqipëri
Tel:  355 42 34624
Fax:  355 42 34950
E-mail:  [email protected]
 
 

Hosted by www.Geocities.ws

1