Roli dhe Funksionimi i Këshillit të Ministrave
 

Hyrje

Në sistemet parlamentare, kryeministri zgjidhet nga parlamenti dhe ai më pas emëron
drejtuesit egzekutivë të departamenteve qeveritare.  Ministrat ose drejtuesit e
departamenteve më të rëndësishme përbëjnë kabinetin.  Kryeministrit, kabinetit dhe
ministrave të tjerë që mbeten jashtë kabinetit zakonisht u referohemi si “qeveria”.  Ky
material konceptues do të nënvizojë rolet e ndryshme të ministrave të veçantë në
funksionimin e qeverisë në nivelin egzekutiv dhe shkallën e përgjegjësisë së tyre përballë,
legjislativit apo parlamenit.

I. Kush Zgjidhet

Në të shumtën e rasteve kryeministri gëzon një diskrecion të konsiderueshëm për
emërimin e drejtuesve të departamenteve qeveritare.  Pasi zgjidhet nga anëtarët e partisë
që përbën mazhorancën në parlament, kryeministri përpiqet të balancojë fraksionet e
ndryshme brenda partisë së tij duke vendosur në poste qeveritare përfaqësues të çdo
fraksioni.

II. Roli i Ministrave të Veçantë

Kabineti mblidhet çdo javë për të diskutuar çështjet kryesore dhe për të përcaktuar
politikat qeveritare.  Kabineti është përgjegjës për funksionimin e departamenteve si
organe egzekutive dhe për koordinimin e punës ndërmjet egzekutivit dhe parlamentit.
Ministrat janë përgjegjës, apo politikisht përgjegjës, individualisht për drejtimin e
departamenteve të tyre dhe kolektivisht për politikat qeveritare.

Përgjegjësia individuale:  Përgjegjësi individuale do të thotë që një ministër ka autoritet
për funksionimin e ministrisë së tij, kështu që ministri duhet të bartë si pasojat e sjelljes së
tij ashtu dhe të departamentit të tij.  Normalisht të gjitha veprimet e kryera nga nëpunës
civilë janë nën udhëzimet nominale të ministrit.  Si rrjedhim pritet që një ministër të marë
në mbrojtje veprimet e nëpunësve civil, veç rastit kur veprime të tilla janë të qortueshme
ose nuk aprovohen nga ministri.  Në rastin e fundit ministri nuk është i detyruar të mbrojë
atë çka ai beson se është e gabuar.  Megjithatë ministri mund të përfshihet personalisht
vetëm në vendimet e nivelit të lartë lidhur me politikat apo çështje veçanërisht të
debatueshme.  Marrja e vendimeve të përditshme lihet në diskrecionin e nëpunësve civilë.
Eshte e zakonshme që kur ministri pyetet në parlament ai mëson për herë të parë se
vendimet janë marrë në emër të tij.

Ministri është përgjegjës për krijimin dhe zbatimin e politikës së departamentit të tij.  Ai
përfaqëson departamentin e tij në parlament, i përgjigjet kritikave ndaj tij, prezanton
projektligjet e departamentit dhe e përfaqëson atë para komisioneve.  Nëse ministri
ngulmon t’i bëjë bisht përgjigjes ndaj kritikës lidhur me veprimet ministeriale, cënohet
reputacioni i tij dhe i qeverisë.


Në praktikë koncepti i përgjegjësisë individuale nuk ka pasoja të rënda për një ministër
që përballet me një skandal në departamentin e tij, nëse ministri gëzon mbështjetjen e
kryeministrit.  Nëse ministri mbijeton apo jo politikisht varet nga shkalla e skandalit.
Shumë rrallë ministrat japin dorëheqjen si rezultat i gabimeve të zyrtarëve të
departamenteve të tyre.  Kryeministri duhet të vlerësojë faktin nëse qeveria do të
dëmtohej më shumë nga dorëheqja e ministrit apo nga qëndrimi i tij në postin e tij.
Megjithatë kryeministri ka mënyra më pak drastike se sa të kërkojë dorëheqjen e
ministrit.  Për shembull ai mund të emërojë ministrin në një post tjetër ose të riorganizojë
kabinetin.  Sigurisht gabimet e vogla kërkojnë shumë kohë që të dalin në pah.  Në të
shumtën e rasteve ministrat nuk janë më në postin e tyre që të mbajnë përgjegjësi politike
lidhur me to.  Në ato raste kur një ministër jep dorëheqjen për abuzime në departamnetin
e tij apo për dështimin e politikave, dorëheqja e këtij ministri zakonisht nuk rezulton në
rënien e gjithë qeverisë.

Përgjegjësia kolektive:  Përgjegjësia kolektive i referohet praktikës sipas të cilës
ministrat e kabinetit si një trup i vetëm kanë përgjegjësi për vendimet e kabinetit.
Gjithashtu, kjo doktrinë do të thotë që kabineti përfaqëson një front të bashkuar përballë
parlamentit dhe publikut.  Si rrjedhim shmangen mospajtimet, duke treguar se individë
anëtarë të kabinetit nuk aprovonin politikat e qeverisë.  Megjithtë kjo traditë kufizon
prerazi aftësinë e një ministri të veçantë për të shprehur opinionin e tij personal për një
çështje të veçantë.  Ndërsa ministrat mund të diskutojnë mospajtimet gjatë këshillimeve
sekrete të kabinetit, në rastin kur qeveria vendos mbi një politikë të caktuar, publikisht
ministri detyrohet të mbështesë dhe të mbrojë këtë politikë.1  Nëse ministri mendon se ai
nuk mund të mbështesë politikën e qeverisë ose kursin e veprimeve, zgjedhja e vetme që
ai ka është të japë dorëheqjen, megjithatë, të paktën në Britaninë e Madhe ai lejohet të
paraqesë qëndrimin  e tij personal në parlament.  Kryeministri në disa rrethana lejon
mospajtimin2 veçanërisht nëse ky i fundit do të dëmtonte më pak partinë, se sa vetë
dorëheqja ministeriale apo botimi në shtyp i raporteve lidhur me këto mospajtime brenda
partisë.  Megjithatë, ministrave që nuk bëjnë pjesë në kabinet nuk u akordohet i njëjti
fleksibilitet.  Nëse një ministër që nuk është anëtar i kabinetit shpreh një pikëpamje
kundër politikës së qeverisë është thuajse e sigurt se ai do të shkarkohet.

Në ato rrethana kur parlamenti nuk bie dakord me politikën e qeverisë dhe jep votë
mosbesimi për këtë qeveri, doktrina e përgjegjësisë kolektive kërkon që e gjithë qeveria
të japë dorëheqjen dhe të bëhen zgjedhje të reja.

III. Këshilli i Ministrave Kundrejt Kryeministrit


Megjithëse teknikisht kryeministri konsiderohet si i pari mes të barabartëve, ai ushtron një
influencë reale mbi kabinetin, sepse ai mund të emërojë dhe shkarkojë ministrat e
kabinetit.  Meqënëse ai vendos axhendën për mbledhjet e kabinetit, kryeministri luan një
rol shumë të rëndësishëm për caktimin e tonit të të gjithë qeverisë.  Gjithashtu ai vendos
lidhur me vendimin kolektiv të kabinetit pa votim formal.  Kryeministri mban këtë post
dominues i sigurt në besnikërinë e partisë së tij në parlament, për të mbështetur dhe
aprovuar pa shumë diskutime ose mosmarrëveshje programin e tij legjislativ.  Megjithatë
egzistojnë disa kufizime jozyrtare për pushtetin e kryeministrit mbi kabinetin e ministrave.
Për shembull,  kryeministri mund të detyrohet të braktisë propozimin e një iniciative të
veçantë legjislative e cila has në kundërshtimin e fortë të kabinetit, për hir të homogjenitetit
të kabinetit dhe të partisë.  Praktikisht egziston një masë e konsiderueshme për të dhënë e
për të marrë në këshillimet e kabinetit.  Një kryeministër që në mënyrë konstante nuk
përfill këshillat e kabinetit të tij dhe vepron me stilin e një dore të hekurt, do të gjendet pa
mbështetjen politike të nevojshme për të qëndruar në pushtet.

Përgatitur nga Përfaqësuesja e CEELI-it Kim Meyer
Organizata e Juristëve Amerikanë (ABA) Iniciativa Ligjore për Europën Qendrore e
Lindore (CEELI)
Rr. Ismail Qemali, Nr. 30
Tiranë, Shqipëri
Tel:  355 42 34624
Fax:  355 42 34950
E-mail:  [email protected]
 

Hosted by www.Geocities.ws

1